Written by jozef martini   
Saturday, 05 March 2016


(Genc Kortsha 1924-2016)


SHQIPTARI I MADH I MICHIGAN-it

 

 

Eugjen Merlika

 

 

 

“Shpirt i njeriut sa i ngjan ujit ! Fat i njeriut sa i ngjan erės” 

Johann Wolgang Goethe

 

 

         Ka vetėm pak ditė qė u nda nga familja, rrethi shoqėror e miqėsor, por edhe nga bota shqiptare, Genc Xhevat Kortsha (Korēa). Keqardhja ėshtė e madhe tek familjarėt e tek miqtė e shumtė, tė shpėrndarė nė tė gjithė globin, tė njė jete, lavdi Zotit, tė gjatė e nė lėvizje. Por keqardhja dhe dhimbja janė tė pėrmbajtura, sepse respektojnė njė rend gjėrash qė ėshtė thelbi i filozofisė  sė tė qėnit tonė nė kėtė botė, atė tė ardhjes dhe ikjes prej saj pa vullnetin tonė. Genci, mbas furtunave tė kaluara nė Vendin e lindjes, prej tė cilit u largua pa mbushur tridhjetė vitet, e nė tė cilin la prindėrit dhe vėllanė mė tė vogėl, gjeti nė “tokėn e premtuar”, nė SHBA-s sendėrtimin e personalitetit tė tij profesional e njerėzor nė tė gjithė pėrbėrėsit e tij. Ai mori me vete qetėsinė dhe prehjen shpirtėrore qė burojnė nga ndėrgjegja pa hije nė gjykimin e fundit dhe besimi se shkon nė amėshim, nė njė tjetėr botė ku rrezaton ngado drita e Krijuesit, njė bindje qė mbeti e palėkundur nė gjithė rrjedhėn e jetės sė Tij.

         Duke hedhur e zezė mbi tė bardhė  kėto pak fjalė tė thjeshta, kam para meje njė tufė letrash qė, fatmirėsisht, kam shkėmbyer me Tė nė kėta vite tė njė jete tė zakonshme, por pa prangat e padukėshme qė ndrydhėn mendimin dhe qėnien tonė pėr gati gjysėm shekulli.... “Ky letėrkėmbimi ynė ėshtė si biseda midis dy brezavet me pėrvojė tė ndryshme, un pjesė e brezit qė u formua para dhe gjatė luftės sė dytė botėrore, ti brez i pasluftės. Tė pėrbashkėt kemi pėrvojėn komuniste, tėndja shumė mė e thellė se e imja, e pastaj kemi tė pėrbashkėt pėrvojėn dhe vitet nė mėrgim. Kemi mjaft pėr t’i thėnė njėri tjetrit dhe letrat e tua i pres dhe i lexoj me gėzim...” Kėshtu mė shkruante miku i familjes mė 28 tetor 2001.

         Nė vitet e fundit nuk shkruanim mė letra tė gjata, por mbaheshim gjithmonė nė kontakt telefonik, apo nėpėrmjet njoftimesh tė shkurtėra elektronike. Sot qė dij se nuk do t’a dėgjoj mė zėrin e Tij, ndjej njė zbrazėsirė tė madhe nė zemėr e nė mėndje. Do tė mė mungojė njė njeri i dashur me tė cilin ndaja dertet, jo vetėm familjare. Ai ishte bėrė njė bashkudhėtar i shqetėsimeve tė mij, njė bashkėbisedues i urtė pėr Vendin tonė, problemet e tij, rrugėn e tij, tė shkuarėn ku pėrfshiheshin edhe fatet e veprat e tė parėvet tonė, pėr tė cilėt ndjenim dhimbjen e thellė por edhe krenarinė e ligjėshme. Do tė mė mungojnė komentet e Tij mbi shkrimet e mij, gjykimi i thellė dhe analiza e hollė lidhur me ēdo temė tė bisedės, inkurajimi atėror, fjala e Tij e ngrohtė si njė fllad pėrkėdhelės....

          Sikur t’ishte vetėm pėr t’afėrmit e familjes apo pėr miq si un e tė tjerė zbrazėsira qė la i ndjeri, nuk do t’i shkruaja kėta rreshta. Genc Kortsha ishte njė pasuri shqiptare, jo nė mall e gjė, por nė mėndje, atdhedashuri e karakter. Ishte njė nga ata, pėr  tė cilėt kombi ynė mund tė krenohet me aftėsitė dhe sukseset nė rrugėn e tij.

         I ardhur nė SHBA-s kur i kishte kaluar tridhjetė vitet, si shumė bashkatdhetarė tė Tij, i u vu punės me ngulm e zell pėr tė vazhduar studimet e ndėrprera mė se dhjetė vite tė shkuara. Studjoi duke punuar. Nuk vazhdoi mjekėsinė, qė ishte pasioni i Tij i rinisė, mbasi afatet e diplomimit ishin tė gjata, por zgjodhi Kiminė industriale, qė do t’i hapte rrugėn e karjerės administrative nė Vendin nė tė cilin askush nuk ndihet i huaj e, nė tė cilin, aftėsitė tė bashkuara me fuqinė e karakterit, gjejnė shpejt a vonė fushė veprimi e rrugė tė hapura. Kėshtu edhe Genc Kortsha, nė sajė tė studimeve serioze tė kryera nė Wayne State University, u diplomua me pėrfundime maksimale, aq sa tė meritonte “Ēelėsin e Artė”, njė vlerėsim epror ndėrmjet 10.000 tė diplomuarve amerikanė t’atij viti. Nė sajė tė punės sė Tij cilėsore e tė ndershme mundi tė pėrparojė nė karjerė, deri sa tė zerė vėndin e njėrit nga Drejtorėt ekzekutivė, atė tė tė Higjenės Industriale nė General Motors, njė gjigand botėror i industrisė sė automobilėve dhe segmentėve tė tjerė si mbrojtja ushtarake, telekomunikacionet, satelitėt ekonomikė etj. Pėr 13 vjet mbajti kėtė funksion e roli i Tij spikati edhe pėrtej Shteteve tė Bashkuara, mbasi ndihma e Tij qe shumė e rėndėsishme nė funksionimin e institucioneve tė tilla simotra nė Vende si Britania e Madhe, Italia etj. Madje nė kėtė ndihmesė zyrtare qė Ai i dha Italisė, lindi edhe miqėsia vetiake me Vittorio Prodin, Drejtorin e Higjenės Industriale pėr Vendin e tij, e cila u ruajt pėrgjatė gjithė kohės.

            Me vullnetin, pėrkushtimin e fuqinė e mėndjes arriti tė jetė titullar i njė istitucioni tė rėndėsishėm tė Vendit me ekonominė mė tė pėrparuar tė planetit, President i Akademisė sė SH.B.A-s tė Higjenės Industriale. Pak shqiptarė, ndoshta asnjėri, kanė arritur nė lartėsi tė tilla nė jetėn e tyre profesionale. Por jeta e Tij intelektuale ėshtė e pasuruar me librin autobiografik “Shtegėtimet e njė njeriu drejtė LIRISĖ”, me studimin e thellė historik “Histori apo ideologji”, me shkrime e artikuj tė ndryshėm, kryesisht tė profilit historik.

         Duke folur pėr shkollimin e sukseset nė punė e karjerė tė Genc Kortshės, mė kujtohet njė fragment i njė letre tė Tij tė qershorit 2001 : “.... Mė pat thirrur Tonin Jakova, kur ishte sekretar i parė i partisė nė Shkodėr, pėr tė mė pėrgėzuar se munda tė zhduknja tifon e morrit brėnda tre muajvet. Kur i thanė qė tė mė jepte bursė pėr tė shkuar nė universitet, tė kryeja mjekėsinė, u zgėrdhķ (si thotė Shkodra) dhe tha se mua do tė mė vinte rradha tė shkonja pėr mjekėsi kur tė ndėrtohej universiteti nė Trush!” Zoti desh qė ndihmės mjeku i talentuar tė mos priste “universitetin e Trushit”, por tė diplomohej nė njė universitet amerikan, duke i lėnė sekretarit tė parė dhe kastės sė kuqe tė kolegėve tė tij nė Shqipėrinė komuniste turpin e njė epoke tė qelbur, e cila flijoi nė altarin e marrėzisė ideologjike, qė njihej me dyfjalėshin “luftė e klasės”, mijėra talente shqiptare nė gjysėm shekullin e saj tė kataklizmės njerėzore.

         Do tė ndalem nė pak ēaste tė jetės sė Tij, tė rrėfyera nėpėrmjet letrave vetiake qė janė, pėr mendimin tim, matėsi mė i saktė i vėrtetėsisė dhe sinqeritetit tė njeriut, sepse shkruhen jo pėr konsum publik, por pėr njė shok tė zemrės apo mendimevet. Ja si kujton mbas 65 vitesh, njė jetė njeriu, njė nga periudhat mė tė rėndėsishme, mė vendimtare e mė mallndjellėse tė jetės sė Tij Genci, nė njė letėr tė datės 24 janar 2007 :

         “Nė Fiume isha i huaj. Megjithatė nė shkollė shkoja mirė dhe, megjithėse na rrethonte njė konflikt global, ne tė rinjtė jetonim nė njė flluskė sapuni fosforeshente qė na jepte ndjenjėn e paprekshmėrisė. Mesatarja 8 mė siguronte bursėn universitare dhe prisja nga vetvetja tė merrnja nota tė mira e pra, nė fund tė 6 vjetėve tė dilja mjek. Fortuna e jetės desh ndryshe. Nuk e vijova dot mjekėsinė, dhe m’u desh tė arratisesha nga Shqipėria qė Babai mė kishte mėsuar t’a doja me gjithė zemėr....”

         Ai ishte pjestar i atij brezi, mes dy luftėrave botėrore, qė provoi rrėnimin e ėndrrave dhe tė projekteve pėr jetėn, si pasojė e luftės sė dytė. Por nėse shokėt e shoqet e liceut tė Fiumes vazhduan njė jetė deri diku normale, nė tėrėsinė e vėshtirėsive tė mėdha tė pasluftės, Ai u kthye nė Shqipėri, ku e pėrfshiu vorbulla e luftės civile. Babai, Xhevat Kortsha, qė 17 vjeēar luftėtar me armė nė dorė nė ēetėn e Themistokli Gėrmenjit e Spiro Bellkamenit, ish studenti i shkėlqyer i Universitetit tė Vjenės, mė pas Drejtori i parė i Gjimnazit shtetėror tė Shkodrės, ishte njė pjestar i rėndėsishėm i Mėrgatės antizogiste tė viteve 1924 – 1939. Nė mėrgimin e gjatė kreu falas pėrkthimet e rreth 5000 faqesh tė dokumentave tė arkivave tė Ministrisė sė Jashtėme Austro – Hungareze, qė lidheshin me Shqipėrinė, duke i bėrė njė shėrbim tė paēmuar historiografisė dhe diplomacisė shqiptare. Vetėm ajo punė kolosale do t’i mjaftonte pėr tė patur njė vend nderi nė Panteonin shqiptar, por Ai u burgos sepse kishte marrė pjesė nė Qeverinė e mikut tė Tij tė zemrės, Mustafa Krujės, nė rolin e Ministrit t’Arsimit, pėr tė pėrhapur shkollėn shqipe nė “Tokat e lirueme” e pėr tė hequr italishten, si gjuhė e detyruar, nė shkollat fillore shqiptare, kusht ky i vėnė pėr tė pranuar postin e Ministrit.

         I kthyer nė Shqipėri, Genc Kortsha, studenti i liceut klasik tė Fiumes nė dy vitet e fundit tė tij, mbasi kishte filluar shkollėn nė Gratz tė Austrisė, mori pjesė me rininė e Ballit Kombėtar nė veprimtarinė politike. Ja njė episod, i pėrshkruar prej Tij, nė njė letėr tė datės 1 mars 1999 :

         “Kur u vra nė Tiranė Aziz Ēami, luftėtar i Luftės sė Vlorės, atentator kundėr Zogut nė

 Austrķ dhe udhėheqės i Ballit, ne, njė grup tė rinjsh, shkuam nė Komitetin Qėndror tė Ballit. Aty gjetėm Hasan Dostin. I paraqitėm njė listė komunistėsh dhe kėrkuam lejė qė t’i vrisnim. Na foli me insistim dhe ashpėrsi, duke na treguar se si njė akt i tillė do tė na kthente ne, t’ardhmen e Shqipėrisė, nė kriminelė, kur Shteti kish polici, gjyqe dhe ligje, tė cilėve u takonte t’i zinin e t’i dėnonin vrasėsit e Aziz Ēamit. Atėherė kėrkuam qė kėta emra t’i a jepshim policisė. Kėsaj rradhe na foli edhe mė ashpėr. Si kish mundėsi qė ne tė bėheshim spiunė, ne ajka e rinisė ? Dualėm tė bindur se, po tė vriteshim nga komunistėt, kėrkush nuk do tė na e merrte hakun. Hasan Dosti, jurist i dalluar, njeri me ndėrgjegje e me nder, por nė krye tė njė organizate qė po luftonte pėr vdekje kundėr komunistėvet ? ”

         Ėshtė dėshmia e njė episodi, domethėnės pėr tė kuptuar dinamikat e ngjarjeve tė luftės civile nė Shqipėri dhe pasojat e tyre mbi zhvillimet e mėvonėshme qė njihen. Nuk dua tė bėj kėtu interpretimin e episodit, qė mund tė jetė i ndryshėm e i varur nga kėndvėshtrimi i pėrceptimit, por mė duket se pyetja, qė bėn autori i letrės, ėshtė  kuptimplote pėr tė gjithė. Do tė vazhdojė veprimtarinė e Tij me armė, kėtė herė nė njė tjetėr front, n’atė tė qėndresės sė Kosovės sė bashkuar me Shqipėrinė. Ja ēfarė mė shkruan nė njė letėr tė datės 12 maj 2011 :

         “Nuk e di nėse e din ti se njė batalion vullnetarėsh ballistė (Batalioni Besnik Ēano) luftoi nė Morinė tė Kosovės gjatė verės 1944. Edhe un bėja pjesė nė  kėtė njėsi. Isha ndihmės mitralier dhe pėrgjegjės pėr ēėshtjet shėndetėsore... Pak muaj mė vonė, erdhi nė Tiranė nė burg njė fis i familjes Dani (Mynir Tirana) dhe mė mori nė hetuesi. Mė pyeti nėse do tė kisha vajtur vullnetar nė Kosovė, po t’i kisha ditur lidhjet e ngushta dhe tė ngrohta qė na lidhnin me shokun Tito dhe me popullin jugosllav. U mendova. T’i thosha  se nuk do tė kisha vajtur, do tė ishte gėnjeshtėr dhe pėrulje nga ana ime. T’i thosha se “po”, sigurisht, do tė m’a zgjaste qėndrimin nė burg. I thashė “po” dhe bėra edhe pesė muaj tė tjerė... “

         Rreth nėntė  vite mė mbrapa, i arratisur nga Shqipėria, mbasi kishte ndenjur nė malėsitė e Pukės, i ndjekur nga forcat e mbrojtjes, mbas peripecish tė mėdha, Genc Kortsha kalon  nė Jugosllavi e, prej andej, kapėrcen kufirin me Austrinė, gjithmonė si i arratisur. “Mua kur u arratisa nga Jugosllavia e dola n’Austri mė muarėn nė pyetje anglezėt. Njė toger mė tha se isha tradhėtar me qė, gjatė luftės kisha luftuar kundėr komunistėve qė ishin aleatė me Perėndimin. I thashė t’i ruante ato fjalė pėr ndonjė ushtar anglez se detyra ime ishte t’i ndiqja interesat e Vendit tim e jo t’Anglisė. Nėse ai e bėri se donte tė mė trondiste nuk e di, por edhe sot e kėsaj dite jam i bindur se e meritonte pėrgjigjen.” Kėshtu e pėrshkruan, nė njė letėr tė datės 1 mars 1999, pėrballimin e Tij me njė tjetėr hetuesi, jo me atė tė Sigurimit tė Enver Hoxhės, tė Koēi Xoxes e tė Mehmet Shehut, por me atė tė “aleatėve” tė tyre tė kohės sė luftės. Tė gjitha kėto ndodhķ, pėrtej kontekstit tė ēastit politik nė tė cilin zhvillohen, dėshmojnė njė karakter tė fortė, i cili pėrbėn bazėn kryesore, mbi tė cilėn ngrihet godina e personalitetit tė individit, qė ndikon mė pas edhe nė qėndrimet e familjeve, tė rrethit miqėsor e familjar, tė vetė shoqėrisė.

         Nė njė fragment tė njė tjetėr letre tė Tij pėrshkruhet njė episod kujtese migjeniane, qė hedh dritė mbi formimin e brėndshėm tė personazhit, por edhe mbi tė vėrtetėn e “parajsės socialiste”, qė ende sot kujtohet me “mall” nė disa nga shkruesit e shumtė dhe pa emėr tė rrjeteve sociale.

         “ Kam edhe disa kujtime qė mė janė rrėnjosur nė mėndje. Isha nė punė tė detyruar. Bukėn e ndaja me nėnėn qė s’kish triska e kur mė zinte urija hanja pak  bukė qė mbanja nė xhep. Njė ditė njė grua qė punonte nė gropėn e gėlqeres kish sjellur tre fėmijtė me vete. Dy ēupat loznin me guraleca, ndėrsa djali trevjeēar i shikonte me sy bosh, pa shprehje. Atė ditė un punonja me karrocė dore. I lypa leje s’ėmės dhe e vura djalin e vogėl nė karrocė dhe e shėtita disa herė rreth oborrit. Nuk buzėqeshi. Atėherė i dhashė bukėn rezervė nga xhepi. E mori dhe e shikoi nėnėn, gjene pa shprehje. Pėr t’a fshehur sa isha prekur nga kjo foshnje qė s’kish mė forcė as tė gėzohet, i thashė s’ėmės : “Po ky djalė a s’di tė buzėqeshė?” “Duhet tė jesh beqar” m’u gjegj. “Fėmijtė e uritur nuk qeshin. Akoma s’e ke kuptuar?”

         Shpirtmadhėsia e bujaria ishin tipare thelbėsore tė karakterit tė Genc Kortshės, ndoshta edhe shtysa tė fuqishme, pėr  tė pėrqafuar fenė e Krishtit, sė cilės i qėndroi besnik deri nė minutėn e fundit tė jetės tokėsore.

         “Karakteri i jep shkėlqim rinisė dhe pėrnderim lėkurės sė vyshkur dhe flokėve tė bardha.” Kėto fjalė tė filozofit e poetit tė madh amerikan Ralph Waldo Emerson i shkojnė pėr shtat edhe Genc Kortshės, qė fitoi respektin dhe vlerėsimin mė tė madh nė tė gjitha mjediset, ku studjoi, jetoi, vuajti, punoi e kaloi vitet e Tij, nė Vende tė ndryshme tė botės, gjithėnjė duke ruajtur nė zemėr dashurinė pėr Vendin e lindjes dhe shqetėsimin pėr fatet e tij. Nė kėtė drejtim, n’atė tė konsideratės sė mirė qė gėzonte, madje deri nė sferat e larta tė Shtetit amerikan, besoj se vlen tė vihet nė dukje fakti i pranisė sė tij nė njė delegacion tė  nivelit tė lartė tė Ministrisė sė Punės, i cili mė 1992 erdhi nė Shqipėri me urdhėr tė Sekretarit tė Shtetit, Xhejms Baker.

         N’Itali kthehej herė pas here pėr tė takuar shokė e shoqe tė shkollės e tė njohur tė vjetėr, mbasi “Vjetėt kalojnė, distancat janė tė mėdha dhe miqtė bėhen gjithėnjė e mė tė dashur”, mė shkruante nė gushtin e vitit 2002. Nė kėtė Vėnd tė thesareve kulturore e tė viteve tė rinisė kish krijuar njė lidhje pune e mė pas njė miqėsi tė sinqertė me familjen Prodi e Bolonja, vėnd banimi i saj, pėrbėnte pothuaj se gjithmonė njė ndalesė tė itinerarit tė Tij, siē qe edhe Latina, vėnd banimi i familjes Merlika. Me Romano Prodin, ish Kryeministėr i Italisė dhe ish Kryetar i Komisionit Evropian, Genc Kortsha ka shkuar nė njė takim vetiak edhe te Papa Gjon Pali II, edhe ky njė tregues i prestigjit tė madh qė gėzonte shqiptari i njohur i Michigan-it nė botė.

         Nga mezi i tetorit 2001 Ai u ftua nė St. Petersbourgh (Florida), nė njė miting tė Akademisė Amerikane tė Higjenės Industriale, pėr tė tėrhequr Ēmimin Henry Smith 2001, pėr merita si ish President i asaj Akademie. Fjala e Tij u prit me shumė interesim dhe njė profesor i Universitetit tė Michiganit e mori tekstin nė fjalė pėr t’a pėrdorur si tekst leximi pėr studentėt e tij. Pėrkonte ky veprim me pėrvojėn e Tij tė gjatė  si profesor nw General Motors Institute, nw Wayne State University, nė University of Michigan, madje edhe deri nė tė famėshmin Universitet tė Harwardit.

         Me pak penelata ky qe portreti i Genc Kortshės, Shqiptarit tė madh tė Michiganit, qė plotėsoi rrethin e Tij tokėsor mė 18 shkurt 2016, sapo mbushur moshėn e respektueshme tė 92 viteve. Duke perifrazuar Plutarkun e madh, po i mbyll kėto shėnime me shprehjen : “Anija e Tij mbėrriti nė port”.         

                                                                  



 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."