Wednesday, 23 December 2015




I NJEJTI PERSON I VLERĖSUAR NĖ VĖND TĖ HUAJ
DHE .... I HARRUAR NĖ ATĖDHEUN E TIJ

 

Shkruar nga : Inxhinier Maksim Begeja

 

Me kalimin e viteve, ėshtė e qartė se pėrvoja e shkuar nxjerr krye. Ky ballafaqim me tė shkuarėn, nė rastin tim, qė pėrgjatė gjithė periudhės diktaturės komuniste punova nė fushėn e mekanikės bujqėsore, gjithmonė   mė ka shtruar pyetjen: A ke qenė  dėshmitar rastesh ku heshtja sot nuk i shėrben sė vėrtetės?  Jam i detyruar, sė pari ta pranoj sinqerisht se ėshtė  gabim qė nuk jam shprehur. Fakti ėshtė se, qė nė vitin 1991, duke  qenė i preokupuar nga pjesėmarrja nė politikė nuk mė ka mbetur  kohė tė lirė  dhe njėkohėsisht mė ishte larguar vėmėndja nga e kaluara. 

Sot qė nė njėfarė mėnyre jam lehtėsuar nga problemet politike tė ditės dhe nga kontaktet e ēdo jave me shokėt qė kemi mbaruar sė bashku fakultetin, rikujtojmė  tė kaluarėn, problemet qė na lindėn kur filluam punėn, pasionin pėr tė punuar e treguar aftėsitė qė kishim fituar nė fakultet, vėshtirėsitė qė kemi kaluar, mardhėnjet me kolegė tė tjerė etj. etj....   

Mbarova fakultetin e inxhinjerisė mekanike nė vitin 1961. Mė emruan N/drejtor Teknik nė S.M.T-nė e Peshkopisė. Njė ndėrmarje sa e vogėl, por me shumė probleme. Pa ofiēinė ( vetėm njė hangar)  dhe njė gjenerator me motor traktori pėr furnizim me energji elektrike. Njė shkėndijė, njė fakt sa tė thjeshtė aq domethėnės e atyre viteve, mė ndriēoi mėndjen. Pata difekt nė gjenerator, pa tė cilin ndėrpritej puna nė ofiēinė. Njė kolegu im Agimi kishte filluar punėn nė ofiēinėn e Mirmbajtjes Rruga nė Tiranė. I drejtohem atij pėr tė gjetur mundėsinė pėr riparim. Mė thotė sille   se kam njė teknik shumė tė aftė pėr kėto punė. Ai ishte Mėrgim Korēa. Aty u njoha  me Mėrgimin dhe qė nga ajo kohė miqėsia jonė u forcua, mbasi  fati e desh qė Ai tė vazhdonte fakultetin e Inxhinjerisė Mekanike natėn dhe tė punonte nė tė njejtėn fushė profesioni si unė, nė mekanikėn bujqėsore.



(Mėrgim Korēa)
  

Kjo miqėsi, pėrveē anės profesionale, u forcua akoma mė shumė nga bisedat e diskutimet politike qė bėnim me Mėrgimin. Ishin kohė tė vėshtira dhe tė rrezikshme qė tė kushtonin me jetė, por besimi qė krijuam tek njeri tjetri bėri qė tė mos kishim asnjė pasojė. Pėrkundrazi , duke patur tė dy biografi tė keqe, na dukej sikur lehtėsoheshim kur diskutonim dėmet qė i sillte lufta e klasave ekonomisė nė pėrgjithėsķ , tmerret e padrejtėsitė ndaj njerėzve tė pafajshėm, qė ia  rregjim i kishte metodė tė punės sė tij.

Mėrgim Korēa, pasi mbaroi fakultetin e inxhinjerisė, e caktuan nė S.M.T-nė e Lushnjes. Nė saje tė talentit, zgjuarsisė horizontit  tė gjėrė dhe pėrkushtimit qė tregonte nė punė,  arriti tė bėhej  njė inxhinier i talentuar nė fushėn e Mekanikės Bujqėsore.

Ai jetoi pėrgjatė 22 viteve sė bashku me familjen e tij nė Lushnje.

Nė vazhdim unė dua tė hedh dritė rreth kontributit tė inxhinier Mėrgim Korēės nė fushėn e shkencave tė mekanikės bujqėsore ku ai dha njė ndihmė jo tė papėrfillėshme me risķtė e tij  tė cilat, nga njera anė tėrhoqėn vėmėndjen e drejtuesve fillimisht tė rrethit tė Lushnjes e pastaj edhe tė udhėheqjes sė vėndit.

Kur erdhi zv/ministėr i Bujqėsisė Petraq Magjistari, ai na pati treguar se si Enver Hoxha i kishte thirrur nė njė takim urgjent atė dhe Rrapi Gjermenin, (qė tė dy Sekretarė tė Parė tė ndėrsjellė tė rretheve Fier edhe Lushnje). Udhėheqėsi prerė edhe shkurt qé shprehur:  “... Nuk e duroj dot mė mosrealizimin e planit tė prodhimit pambukut nga dy rrethet e juaja si furnizuese kryesore lėnde tė parė tė industrisė tonė tekstile ! Dhe kjo thjeshtė se, duke mos u realizuar dot me krahė procesi i plotėsim-prashitjes sė bimės pambukut, rendimenti bujqėsor ėshtė shum’i ulėt ! Prandaj ju urdhėroj, mblidhni inxhinierėt tuaj mė tė mirė qė kini nė rrethet tuaja, lirojini nga ēdo detyrė tjetėr dhe ngarkojuani detyrėn ta projektojnė dhe ta ndėrtojnė  njė makineri e cila ta kryejė nė mėnyrė tė mekanizuar kėtė proces!  Shkoni nė rrethet e juaja dhe qė nesėr ēojeni porosķnė time nė vėnd!”

Unė nė ato vite punoja nė Drejtorinė e SMT-ve tė Ministrisė sė Bujqėsisė.

Mbaj mėnd se si ato ditė pata shkuar pėr kontroll Nė S.M.T.-nė e Lushnjes. Nė ofiēinė kishin boshatisur njė repart ku po punonte inxhinier Mėrgimi me dy mekanikė dhe njė saldator. I pyeta me se po merreni?   “...Na ka ngarkuar Sekretari i Parė tė ndėrtojmė njė makinerķ rralluese pambuku” ishte pėrgjigja. Nė njerėn faqe muri mbi disa tabakė kartoni, ishte vizatuar me dorė tė lirė nga inxhinjer Mėrgimi pamja “aksonometrike” e makinerisė ardhėshme dhe anash pėrllogaritjet e bėra prej tij.

S.M.T.-ja e Lushnjes prodhoi makinėn  rralluese tė parė tė pambukut.

K/agronomi i SMT-sė  i ndjeri Adriatik Skėnderi mė pati treguar,  se pėr ta provuar kėtė makineri kishin pėrgatitur njė ngastėr tė vogėl ku do tė kryhej rrallimi  i bimėve, K/agronomi ishte shumė enthuziast sa i takonte mėnyrės origjinale qė kishte zgjedhur konstruktori i makinės lidhur me kinematikėn qė do tė ndiqnin instrumentat e punės sė makinės qė do tė kryenin dy funksjone me njė kalim: buketimin si edhe plotėsim-prashitjen gjatė rrjeshtave tė mbirė tė bimės sė pambukut.

Teksa bėhej ky eksperiment paraprak, emocionet e Mergimit dhe e tė gjithė specialistėve qė ishim prezent  ishin tė mėdha. Pambuku ishte mbjellė dhe   makina   priste ditėn kur do tė kolaudohej. Emocionet na u shtuan akoma mė shumė kur Sekretari i Parė i Rrethit, Rrapi Gjermeni kishte njoftuar se si me porosķn’e Enver Hoxhės do tė vinte vetė Kryeministri pėr ta parė dhe vlerėsuar makinėn rralluese nė punė! 

Ditėn e caktuar, traktori qė nė orėn 7:00 tė mėngjesit, kishte zėnė pozicion nė krye tė parcelės. Nga qė fjala kishte marrė dhénė, filluan tė grumbullohen anash parcelės agronomė si edhe brigadierė nga kooperativat e ndryshme. Rreth orės 10:00 erdhi edhe Ministri i Bujqėsisė i shoqėruar nga njeri prej zv/Ministrave tė tij. 

Mbas pak erdhi edhe Kryeministri, Mehmet Shehu. Ai, sapo zbriti nga makina, nuk u takua as me Ministrin e Bujqėsisė e as me drejtuesit e rretheve. Pa vonesė dhe si me nerva tha:  Ku ėshtė konstruktori i makinės rralluese?  Ku do ta shikojmė makinėn rralluese?  Inxhinieri Mėrgim Korēa u shkėput nga grumbulli dhe iu avit Kryeministrit :

Urdhėroni e kalojmė nė parcelė dhe do ta shikoni makinerinė nė punė, shoku Kryeministėr”!

Traktoristi  vuri nė lėvizje makinerinė dhe ajo filloi nga puna !  Traktori nuk kishte avancuar as 20 metra kur Kryeministrit  i qeshte fytyra!  Ishte enthuziast!  E ngriti kokėn dhe iu drejtua inxhinier Mėrgimit: “... Eja more inxhinier tė tė pėrqafoj!  Tė lumshin mėndja edhe duart”! 

Mė vonė sipas modelit tė makinės sė parė rralluese tė pambukut tė ideuar e projektuar nga Mergim Korēa, filloi prodhimin e saj nė seri Uzina Mekanikės Bujqėsore nė Durrės.

Pėr bujqėsinė e atyre viteve ishte problem drenazhimi i qėndrueshėm i parcelave qė do tė mbilleshin. Ky proces bėhej me tuba qeramike, tė cilat pėrveē kostos sė lartė, nevojės pėr shumė krahė pune, por me kalimin e kohės bllokoheshin dhe duhej tė zėvėndėsoheshin nga e para.

Inxhinier Mėrgimit i lindi ideja qė nė mėnyrė tė mekanizuar tė krijohej njė tunel nėntokėsor 75 cm. thellė, me diametėr prej 10 cm. nėn sipėrfaqen e parcelės dhe ... ky tunel tė mbushej me zhavorr, pa vendosur tuba qeramike. Pėr kėtė proces Mergimi arriti tė projektonte dhe prodhonte  nė S.M.T.-nė e Lushnjes agregatin drenazhues, i cili hapte kanalin dhe njėkohėsisht hidhte zhavorrin nė tė.

Si ēdo risķ e cila e ēan rrugėn e saj mes pengesash herė vėrtet objektive po herė tjera edhe mbėshtetur nga xhelozķtė profesionale, pėr ti vėnė vulėn pėrfundimtare prodhimit nė seri tė kėtij agregati, u organizua njė takim nėn drejtimin e zv.kryeministrit tė asaj kohe, me specialistė tė ujrave, tė Institutit Lartė Bujqėsor, agronomė etj.

Nė kėtė takim inxhinieri hidroteknik me pėrvojė tė madhe nė  projektim  veprash ujore, Faredin Nuri u shpreh:  “...nė kėtė takim specialistėsh jemi 16 vetė ku shumica dėrrmuese janė specialistė ujrash dhe kullimesh dhe secilit nuk i vjen mirė qė idéja e mundėsisė kullimit ujrave sipėrfaqėsore me drenazhe ndėrtuar prej zhavorri i lindi njė inxhinieri mekanik, i vetmi i tillė nė kėtė takim, autori i idésė si  dhe i makinerķsė komplekse!”

Nga qė kjo idé e inxhinier Mėrgimit ishte shumė bindėse dhe ishte konkretizuar e provuar nė punė,  nė takim u muar vendim dhe u  miratua idéja e drenazhimit me zhavorr.

 Agregati drenazhues i prodhuar nė  S.M.T.-nė e Lushnjes u vu nė punė dhe dha rezultate tė mira.

Rreth dy muaj mė vonė nė njė takim nė SMT-nė e Cėrrikut  ku do tė eksperimentohej hapja e vijave kulluese me agregate tė prodhuar nga disa ndėrmarje ( pėr tė cilėn do tė flasim mė poshtė), Kryeministri, duke iu drejtuar Mėrgimit  tha: “...Dhe tashti e kuptoj se erdhi ēasti inxhinier Korēa, t’ju vé nė dijeni se kam vendosur tė jap urdhėr qė Industria Mekanike tė prodhojė me dhjetra agregate drenazhimi definiv dhe secila kooperativė e zonės fushore si edhe fermat e po kėtij rangu, tė fillojnė urgjentisht drenazhimet definitive me zhavorr dhe brėnda njė 5-vjeēari ky problem tė jetė zgjidhur nė tė gjithė territorin e Republikės Shqipėrisė!“  

Mėrgim Korēa nuk u ndal nė punėn e tij kėrkimore shkencore. 

Problem ishte hapja e vijave kulluese.

Deri nė atė kohė vijat kulluese hapeshin me plugje te zakonshėm qilizmi ku ploret ēarės e ngrinin dheun ndėrsa dy legenat anėsorė e hidhnin  anash dheun e gėrmuar. Pa llogaritur qė nė shumė kooperativa ky proces bėhej me krahė.

Kjo bėnte qė rreth 5% e sipėrfaqes sė tokės tė mbetej   djerrinė e krijuar nė fushė, si rezultat i dheut tė hedhur anash.

Ideja e dhėnė nga Kryeministri pėr prodhim njė makinerķje ēelje vijash kulluese, vuri nė lėvizje mėndjen e inxhinjer Mėrgimit.

Zbatimi i saj do tė kursente mbi dhjetra mijėra hektarė tokė bujqėsore nė rang republike.

Nė jo mė shumė se njė muaj makinerķa e hapjes vijave kulluese, mbas kolaudimit paraprak si edhe korrigjimeve tė nevojėshme, ishte e gatėshme pėr tu vėnė nė provė.

Kaluan thuajse dy muaj e veē kur njoftohet Seksjoni i Bujqėsisėi Lushnjes qė tė pasnesmen, nė njė parcelė tė Fermės sė Cėrrikut nė rrethin e Elbasanit, duhet tė gjėndej traktori me gjithė makinerin’e hapjes sė vijavekulluese. Aty do tė eksperimentoheshin disa tipe agregatesh  hapės vijash kulluese, tė prodhuara nga SMT dhe uzina mekanike tė tjera. Nė kėtė takim  ishin grumbulluar me dhjetra agronomė, kooperativistė si edhe specialistė tė ndryshėm tė rrethit kureshtarė ta shikonin makinerinė nė punė. Do tė vinte edhe Kryeministri, zv/kryeministri, ministrja e Bujqėsisė, Sekretari i Parė i rrethit tė Elbasanit e me radhė Kryetarė Komitetesh Ekzekutive rrethesh, zv/Ministra e drejtorė drejtorish tė ministrisė   Bujqėsisė e   Industrisė, drejtorė institutesh shkencore.

Makineritė e radhitura nė krye tė parcelės ishin plugje Martinelli  dhe njė hapės vijash kulluese me disk shumė mė tė madh nga ata origjinalėt e importuar, prodhim i U.M.B.-sė Durrėsit. Binin nė sy edhe makineritė e prodhuara nga U.M.B.-ja e Korēės si  dhe nga S.M.T.-ja e Fierit, qė ishin kopje e asaj tė ndėrtuar nė S.M.T.-nė e Lushnjes por, me tė vetmin ndryshim se ato tė dyja mbi planin e pjerrėt kishin vetėm njė turbinė me instrumenta largimi dhéu kurse agregati i Lushnjes kishte dy tė tilla.

Mbasi iu dha urdhėri, u nis traktoristi i SMT-sė Lushnjes.  Makineria po e hapte dora dorės vijėn kulluese.  Sipas vlerėsimit  tė specialistėve tė pranishėm, profili i vijės dilte i rregullt dhe uniform, ndėrsa traktori vazhdonte punėn pa u ndalur.

Makinerija e ndėrtuar nė U.M.B.-nė e Durrėsit, me vėshtirėsķ tė madhe po avanconte. Martinel-ėt po bėnin aq sa mundnin duke i ēarė vijat njė metėr tė gjera, ndėrsa dy makineritė, ajo  e Uzinės Korēės  dhe e S.M.T.sė Cėrrikut ecėn pak ... dhe u bllokuan.  Nė kėtė kohė makineria e prodhuar nė S.M.T.-nė e Lushnjes po avanconte me shpejtėsķ.

Ky takim ndryshoi edhe fatin e  Mėrgim Korēės. Kryeministri i kėnaqur dhe i entuziazmuar nga puna qė po bėnte makineria e hapjes sė vijave kulluese e ndėrtuar nga Mėrgimi, por edhe nga makineritė e tjera si rralluesja e pambukut dhe  agregati drenazhimit, i drejtohet zv. Kryeministrit: “...Shoku Adil, avitu kėtu dhe mbaj shėnim... dėrgoje urdhėrin qė Rrethi i Lushnjes ta lerė tė lirė inxhinierin e ai tė vejė menjėherė tė fillojė punė si konstruktor pranė Uzinės Mekanikės Bujqėsore tė Durrėsit! ... Ke ti, inxhinier Korēa, ndonjė kundėrshtim?“. Kryeministri i ra gjoksit tė inxhinierit, e pėrqafoi duke e falėnderuar pėr punėn e tij tė shquar qė bėnte nė shėrbim tė Mekanikės Bujqėsore dhe i tha “Tė mir’u pafshim brėnda njė kohe tė shkurtėr!” Mirėpo kjo  qé hera e fundit qė Kryeministri Mehmet Shehu u takua me inxhinier Korēėn! 

Duke qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me Mėrgimin, sigurisht qė e di mirė  se Ai  nė ato kohė nuk pati shkruar asnjė radhė nė shtyp apo revista e tė pėrkohėshme, qoftė edhe pėr probleme teknike, ku ishte specialist i mirfilltė.  Aq mė pak qė tė merrej me analiza tė problemeve tė pėrditėshme apo analiza historike.

Ky qėndrim i tij sigurisht qė nė radhė tė parė lidhej me faktin se biografia e tij e vinte nė pozita diskriminuese dhe historianėt e asaj kohe, lakenj tė pushtetit komunist, do ti hidheshin nė fyt dhe Ai do tė pėrfundonte nė ndonjė nga birucat e sigurimit tė shtetit.

  Mirėpo sapo shkeli nė tokėn e Sh.B.A.-ve, ku sundues ėshtė sistemi demokratik, me gjithė trysnit’e mėdha me tė cilat iu desh tė ballafaqohej tashmė 60-vjeēar,  i duhej tė gjente punė, tė mėsonte anglishten, (ndonėse fliste katėr gjuhė tė huaja por anglisht nuk dinte asnjė fjalė), si edhe pengesa tė tjera tė panumurta, ai filloi edhe ... tė shkruante!  Shkrimet e tij tė natyrės analizave kritike, pėr fatin tim tė mirė mi dėrgonte vazhdimisht me postė elektronike dhe Unė i lexonja me shumė kėnaqėsi dhe vėmėndje.

Nė veēanti ato  linin gjurmė tė posaēme tek lexuesit dhe filluan tė botoheshin si nė shtypin shqiptaro-amerikan, nė shtypin tonė kombėtar dhe nė internet.

 Nuk mundem tė mos e zé nė gojė faktin se krahas analizave tė karakterit kritik, inxhinier Mėrgimi filloi tė rivendosė nė vėnd, i mbėshtetur fuqishėm nė dokumenta arkivi, figurat e atdhetarėve tė shquar, intelektualėve, patriotėve si edhe klerikėve tė vėndit tonė tė dėnuar rėndė e deri me vdekje,(si kategorķ), nga sistemi komunist.  Kjo dukurķ doemos e futi atė edhe nė brazdėn e ndeshjeve me historianėt e kohės sė diktaturės qė vazhduan e donin ta kishin pėrparėsķnė nė kėtė lėmė edhe sot ... mbas shkėrmoqjes sė diktaturės komuniste!(?)  Po sjell nė vazhdim ndonjė vlerėsim qė u bėhet shkrimeve tė inxhinier Mėrgim Korēės vetėm qė tė kuptohet nga lexuesi pse ua hyra kėtyre konsideratave. Ja se si e vlerėson shkrimtari Visar Zhiti: “Fjala e tij aq sa ka pathosin e ligjėrimit nga katedrat, po aq e ka edhe thjeshtėsķnė intime tė bisedave me mikun, rigorozitetin e shkencėtarit dhe madhėshtķnė e brėndėshme tė mendimtarit...”.  Ose Profesor Dr.Eshref Ymeri shprehet pėr shkrimet dhe analizat e inxhinier Mėrgim Korēės si vijon: “...Njė autor qė ka pėr yll karvani vetėm tė vėrtetėn ... “.

Ėshtė fatkeqėsi pėr vendin tonė qė personalitete si inxhinjer Mėrgim Korēa vazhdojnė tė kontribuojnė pėr historiografinė shqiptare duke qenė jashtė vėndit. 

Ata vlerėsohen aty ku janė, por harrohen nga Atėdheu i tyre.

 


 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."