Written by jozef martini   
Tuesday, 10 November 2015




Njohja e historisė kaluar, nxjerrja e pėrvojės posaēėrisht nga gabimet  e sė shkuarės, fatkeqėsisht nuk po bėhen “mėsim” lidhur me mendėsķnė.

 




Mėrgim Korēa

Me shumė keq’ardhje e me dhimbje shpirtėrore, nuk i shmangem dot pa ia thėnė lexuesit njė tė vėrtet’e cila ėsht’e pranķshme nė mesin tonė, tė shqiptarėve qė ndodhemi mijėra e mijėra kilometra larg Atdheut tonė, Shqipėrisė sė dashur:  Janė shumė, fatkeqėsisht tė panumėrt, bashkatdhetarėt tanė tė cilėt nuk duan t’ia dijnė mė pėr lajmet nga vėndi ynė.  Nė fakt njė realitet tejet’i hidhur ky, nė parim, apo jo?  Mirėpo ēdo qėndrim e ka edhe arėsyen, tė drejt’apo jo, tė njė qėndrimi tė tillė. Vijm’edhe e ngushtojmė rrethin. As largimet masive nga vėndi, gjithashtu as edhe noftimet lidhur me pėrfshirjen nė rrjetet e trafikimit tė drogės tė bashkatdhetarėve tė mij, as edhe ai korrupsjon nė stil tė gjerė q’e ka pėrfshirė vėndin, nuk kanė arritur deri mė sot tė mė bėjnė ... tė mos t’i ndjek tė rejat e vėndit tim nėpėrmjet internetit.  Mirėpo, dy ditė tė shkuara, u lėkunda edhe unė.  Si njė tėrmet i shfaqur befasisht por me tronditje tė thella e tė fuqishme, mė doli para syve, (tek lexoja shtypin shqiptar), pohimi i njė personi tė cilin ... ah, sa do tė kisha dashur tė kishte qen’i papėrfillshėm nga ana e ime, teksa Z.Ben Blushi shfaqte shpresėn se sa do tė lumturohej ai nė qoftė se qytetarėt elbasanas do ta rrėzonin, (ai thotė “bustin”), shtatoren e Lef Nosit si kolaboracionist!  Shtysa e parė qé ta fikja kompiuterin e tė bashkohesha edhe unė me bashkatdhetįrėt e mij tė tjerė qė nuk donin mė t’i ndiqnin lajmet nga vėndi ynė. Dhe ashtu bėra!  Mirėpo e gjithė dita mė shkoi ... me mėndjen tek deklarata e Z.Ben Blushi !  Ngado qė vėrtitesha, herė mėndja mė fluturonte dhe mė shkonte tek ngjarja e shtat’a tetė viteve tė shkuara kur Kryetarja e Parlamentit, Z/ja Jozefina Topalli, i propozoi Presidentit Z.Bamir Topi tė dekoroheshin me urdhėrin e Skėnderbeut pesė Atdhetįrė tė shquar, (tre prej tė cilėve bashkėnėnshkrues tė Dokumentit tė Mėvehtėsķsė kurse dy tė tjerėt, edhe ata personalitete me njė tė kaluar tejet tė pėrkushtuar ndaj Atdheut si edhe Ēėshtjes Kombėtare), nė njė kohė qė atbotė deputeti Z.Ben Blushi mbajti njė qėndrim skajshėm tė pa respekt pėr nga forma por edhe tė mbėshtetur nė argumenta sipas tij qė, tė krahasuar me pėrgatitjen nga ana kulturore si edhe horizontin qė unė mendoja se duhej tė kishte ai deputet, mė lanė asokohe shumė pėr tė dėshiruar lidhur me tė!  Mirėpo ke parė qė ajo ngjarje thuajse e mbuluar nga tķsi i harresės, erdhi e doli nė sipėrfaqe vrullshėm tek lexoja pohimin e fundit tė Z.Blushi!  E ndjeva qartė se nuk mund tė qėndroja indiferent. I lexova si letrėn e dėrguar Z.Mustafa Greblleshit nga ana e shkrimtarit e studjuesit Dhimitėr Pasko; me shumė vėmėndje e lexova analizėn kritike tė profesorit Romeo Gurakuqi; i lexova jo pa vėmėndje se ē’shkruhej nė shtypin e pėrditshėm shqiptar se cilat qenė shtysat qė e nxisnin Z.B.Blushi tė mbante njė qėndrim aq skajshėm mbėshtetės tė luftės kllasave lidhur me atdhetarin e skajshėm Lef Nosin sa qė ai njėsohet me mendimin se si shtatorja e Lef Nosit duhej tėrhequr zvarrė, etj.etj. Tė gjitha kėto mė detyruan tė mos heq dorė nga ndjekja e lajmeve rreth zhvillimeve nė vėndin tonė dhe ta jap edhe unė mendimin tim modest lidhur me pozicionimin e zotit Ben Blushi.

Nė parim e shikoj shquar se si pavarėsisht se zoti B.Blushi fillė mbas shkėrmoqjes sė diktaturės nė vėndin tonė u transformua nė njė demokrat tė flaktė, me kėtė pozicionim tė tijin tė fundit e shikoj qartė se tek ai ka pasė zėnė vėnd thellė ideologjija komuniste dhe se mėndja e tij vazhdon dhe ėsht’e pushtuar akoma nga propaganda komuniste dhe kundrakombėtare e ish P.K.Sh e nė vazhdim edhe nga ajo e ish P.P.Sh. Pėr kėtė, duke u munduar tė mos zgjatem aspak as me ngjarje dhe as me zhvillime tė kaluara, do tė mundohem nė mėnyrė sa mė tė pėrqėndruar tė vendos  disa piketa kryesore me tė cilat tė ndriēohet rruga e zhvillimeve historike e doemos pėrqėndruar kjo pastaj konkretisht tek qėndrimet nė vazhdim tė vetė personalitetit tė Lef Nosit, tė  na shėrbejė ta ndajmė shapin nga sheqeri.

 

Ėshtė fakt historik i pakundėrshtueshėm pakti sa i poshtėr edhe djallėzor Molotov – Ribbentrop i 23 gushtit 1939!  Apo jo?  Stalini shkarkoi nga detyra e ministrit tė Punėve tė Jashtėme Litvinovin, (hebré rus), duke e zėvėndėsuar me Molotovin, qė mos ta prekte fare nė sedėr udhėheqėsin nazist Adolf Hitlerin.  Vetė ai “pakt ”, i gjykuar nga lartėsit’e vitit 2015, e nderon vallė udhėheqėsin e B.S. pa u shtrirė e tė flasim pėr dhjetramijėra komunistė gjermanė si edhe austriakė qė, duke i dorėzur ata me kėtė rast qenė “haraēi” q’i pagoi Stalini Hitlerit?!  

Prandaj thelbi i problemeve duhet gjurmuar nė dokumentat kohore arkivore. Hedhja dritė mbi ta dhe nga ana tjetėr edhe interpretimi i tyre, padyshim qė na udhėheqin pėrgjatė hullķsė historisė pėr tė dhėnė gjykime tė paanėshme. Vazhdojmė mė tutje.

 

E krijuan P.K.Shqiptare Dushan Mugosha me Miladin Popoviēin.  Kėsisoji kjo u fut totalisht nė dorėn e tyre duke e caktuar, (jo zgjedhur – M.K.), Enver Hoxhėn si Sekretar provizor  tė P.K.Sh. Kryetarėt dhe n/kryetarėt e grupeve komuniste, qė u shkrinė pėr ta formuar Partinė Komuniste Shqiptare, u lanė jashtė Komitetit Qendror Provizor me pretekstin tė mos ushtronin ndikime sipas pikėpamjeve tė grupeve tė ndėrsjellė. Kėsisoji dy jugosllavėt arritėn ta nxisnin partin’e porsaformuar ta ndizte luftėn civile mes forcave qė aderuan me tė, kundra forcave nacionaliste qė bėnin kompromise si edhe kolaboracionizėm e kėsisoji, pėrmes njė propagande djallėzore arritėn t’a pėrēanin edhe nacionalizmėn shqiptare dhe i a ndezėn mėndjen popullit kundra nacionalistėve tė mirėfilltė qė duke sakrifikuar veten, prestigjin si edhe tė kaluarėn e tyre personale, bėnė kompromise me okupatorin italo - gjerman  me objektiv tė tyre madhor interesat kombėtare !   E kėta i emėrtuan tradhėtarė, kompromisaxhinj e kolaboracionistė tė shitur tek armiku !(?) Duke i nxitur si edhe organizuar veprimet tamam terroriste tė njėsiteve edhe ēetave   arritėn qė me taktikėn godite armikun edhe ik, pushtuesi gjerman tė zhdukte e tė asgjėsonte fshatra tė tėrė e kėsisoji pjesa e popullatės fshatare qė shpėtonte i mbushte radhėt e ushtrisė sė quajtur partizane. 

Kėshtu, me tė mbaruar lufta, situatėn si edhe pushtetin e mori nė dorė P.K.Shqiptare e cila, duke pasė qenė krijesė servile e P.K.Jugosllave, zbatoi pa i u dredhur qerpiku politikėn pro jugosllave duke e detyruar popullin shqiptar kėsisoji tė kryente harakirin e tij !

Sa pėr ilustrim po sjellim vetėm tre fakte dokumentimi i tė cilėve hetohet fare lehtė, dhe qė flasin qartė si e zhvilloi kolaboracionizmin P.Komuniste Shqiptare :

 

-Nė muajin korrik tė vitit 1946 u mbajt mbledhja e Kuvėndit tė Sėrbisė ku u miratua aneksimi i Kosovės Jugosllavisė Federale.

Nė muajin gusht tė vitit 1946, vetėm njė muaj mbas aneksimit tė Kosovės, u zhvillua nė Paris Konferenca e Paqės. Atje delegacionit tonė i u drejtuan disa pyetje sa i takonte qėndrimit tė Shqipėrisė   ndaj atij aneksimi. Lidhur me kėtė ju ftoj t’a gjeni e t’a lexoni fjalimin e Enver Hoxhės  mbajtur  nė Konferencėn e Paqės nė Paris, ku ai  thotė shprehimisht : "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha, fjalimi orgjinal mbajtur nga E.

Hoxha nė Konferencen e Paqės nė Paris, A.Q.Sh.).

Mė 15 dhjetor 1946 u zhvillua mbledhja e Byrosė Politike tė Komitetit Qėndror.Sipas proces-verbalit tė mbledhjes qė gjėndet nė dokumentat e ish Arkivit tė KQ te P.P.Sh., gjatė fjalės sė tij Enver Hoxha nė atė mbledhje ka thėnė "Disa anėtarė partie duan tė filozofojnė se mos thotė populli ē'bėtė me Kosovėn ... Ne do tė ua spjegojmė, kush nuk na kupton, ne do ti luftojmė ".   Nė kėtė atmosferė, me urdhėrin e vetė E.Hoxhės i u dorėzuan vėllezėrve si edhe drejtėsisė jugosllave njė varg patriotėsh shqiptarė si patrioti dhe gjuhėtari i shquar prof.Selman Riza, i nipi i Bajram Currit, Shaqir Curri e tė tjerė qė tė gjykoheshin e tė  dėnoheshin prej jugosllavėve.

 

Dhe kulmin e trishtimit e pėrbėn fjala e diktatorit Enver Hoxha nė mbledhjen e Byrosė Politike tė K.Q.P.K.Sh. tė 15 dhjetorit tė vitit 1947, ku ai qé shprehur si vijon :            

” ... Duhet t’a fitojmė kohėn e humbur e tė bėjmė sa mė shpejtė bashkimin DE FACTO tė Shqipėrisė me Jugosllavinė nė tė gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipėria nuk mund tė qėndrojė si shtet i pavarur  dhe  aq mė pak tė ndėrtojė Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINĖ ...”.  

Kurse neve sot, besoj se edhe zoti Blushi e pranon, se nuk na mbetet gjė tjetėr por tė pohojmė se sa tė trishtė kėta qėndrime kolaboracioniste thellėsisht antikombėtarė.

 

Vijmė tashti dhe  e ngushtojmė rrethin duke sjellur konkretisht disa fakte nga jeta e tė nderuarit Lef Nosi tė cilėt, po nuk i dijtėn zoti Ben Blushi me shokė do tė gėzoheshim, ndėrsa nė tė kundėrtėn, po t’i kenė ditur e ... megjithatė kėmbėngulin qė shtatorja e atdhetarit tė madh Lef Nosit duhet tė tėrhiqet zvarr’e tė pėrmbyset, prap nuk mėrzitemi sepse sė paku do t’i vlerėsojė lexuesi i ndershėm dhe i paanshėm !  

Nė vitin 1908 arrestohet nė Shkodėr nga turqit dhe dėnohet me vdekje atdhetįri i shquar Dervish Hima. Atėbotė atdhetįri tjetėr, po aq i shquar Lef Nosi, i dėrgon dy herė letra urgjente Fan Nolit nė Boston qė tė ndėrhynte mundėsisht nė emrin e shqipatėve tė kolonķsė atjeshme pėr t’ia shpėtuar jetėn Dervish Himės, atdhetįrit i cili kishte bėrė aq shumė lidhur me Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Pa u zgjatur ja edhe pėrgjigja qė Fan Noli ia drejton Lef Nosit :

 “I nderēim vėlla. I mora letrat tuaja prej Londre si edhe njė postale… Njėditėzaj, né tė Bostonit bėmė njė mbledhje pėr tė dėrguar njė delegat nė Stamboll dhe zgjodhėm zotin Peci. Protestuam edhe pėr serėn e Dervish Himės qė e zunė dhe e dėnuan me vdekje nė Shkodėr”.(Arkivi Qendror i shtetit–Tiranė.Fondi ,Fan Noli , dosja 14 ).

Vazhdojmė me njė ngjarje tė shėnuar tė historķsė popullit tonė, me Kongresin e Manastirit.  Lef Nosi qé jo vetėm pjesėmarrės nė Kongresin e Manastirit, (pavarėsisht se pa tė drejtė vote), por praktikisht ai qé edhe njeri nga frymėzuesit e atij Kongresi lidhur me gjuhėn e shkruar shqipe ! Po i sjellim lexuesit njė kalim botuar nė gazetėn Liria e cila botohej nė Selanik. Ja edhe teksti i cili flet pėr veprimtarķn’e atdhetarit Lef Nosi :  “U hap njė mėsonjtore nate dhe mėsimet po jepen rregullisht. Mėsimet e natės janė kėto : mėsim gjuhe, histori, dhe shkronjė, letėr-kėmbim e cila mėsohet prej z.Lef Nosi… “.(Gazeta “Liria “ nr.23, datė 3 janar 1909 ).

Shikoni se ē’dėshmķ e vyer gjėndet nė arkivat tona lidhur me Lef Nosin por qė pjellat e diktaturės si edhe shtrembėruesit e historisė ose nuk e dijnė ose bėjnė sikur nuk e dijnė :

 

“Nga Selaniku muarrėm njė letėr ku na thuhej se Zoti Lef Nosi, qė qé dėnuar e dėrguar nė Bursė, u lirua prej qeverisė dhe shkoi nė Elbasan. Gėzohem tepėr pėr kėtė sihariq tė mirė, qė qeveria njohu pafajsinė e kėtij mėmėdhetari tė vėrtetė”.(Gazeta “Liri e Shqipėrisė “ nr.3, Sofje, 31 mars 1911 ) ”.

 

E tani po i paraqesim Z.Ben Blushi edhe njė tjetėr dokument arkivi i cili duhet ta detyrojė Z.Blushi, nė qoftė se ėsht’i ndershėm, tė kėrkojė falje publikisht pėr sa ka deklaruar rreth Personalitetit Madhor Shqiptar, Z.Lef Nosi, duke pohuar se ato qė ka thėnė kanė qenė pasoj’e mosdijes nga ana e tij e dokumentave zyrtare por i prirė vetėm nga ē’kishte dėgjuar nga propaganda komuniste !  Pėrgjatė kėtij shtegu dua t’ia bėj me dije zotit Blushi se pikėrisht ata qė u quajtėn kolaboracionistė, falė bashkėpunimit me forcat madhore q’e kishin pushtuar vėndin tonė e tė cilave ēetat nacionalēlirimtare nuk ishin nė gjėndje t’ua ndryshonin as fare drejtimin qė ata i kishin vėnė vetes pėr tė marrė, u shpėtuan mijėra jetė shqiptarėsh, u ruajtėn fshatra e qytete pa u djegur!  Janė tė pafund vendime si edhe urdhėra tė Regjencės tė nėnshkruar nga Kryetari i Kėshillit tė Naltė tė Regjencės, Z.Lef Nosi, ku lexuesi i paanshėm do tė gjejė gjurmėt qė ka lėnė ai atdhetari i shquar elbasanas si edhe i tė gjithė Shqipėrisė !  Ja pra edhe njeri nga vendimet tė cilėt uroj nga zemra qė z.Ben Blushi mos ta ketė ditur se ... nė tė kundėrtėn as qė do ta kisha marrė mundimin t’ia paraqisja: 

“Vendim datė 22-10-1943. Neni 1. Vendimet e Asamblesė me 12 prill 1939, mbasi ajo nuk pėrfaqson vullnetin e lartė tė popullit shqiptar, janė tė rrezuem. Pėr pasojė bashkimi i Kunores se Shqiperisė, me tė Mbretnis Italiane, nė personin e Mbretit tė Italis, Viktor Emanuel i III dhe trashigimtarėve tė tij, mbetet pa fuqi…Neni 2. Tė gjithė ligjet dekret ligjet, dekretet dhe regulloret tė promulgueme prej datės 7 prill 1939 deri mė 14 shtator 1943, mbeten nė fuqi, veē atyne qė abrogohen ose nuk pajtohen me frymėn e vendimeve tė Kuvendit Kombėtar. Qeverija ngarkohet qė brenda dy muejve, tė shqyrtojė tė gjitha ligjet, dekretligjet, dekretet dhe rregulloret qe permendėm ma nalt dhe t’abrogoje ata qė nuk pajtohen me interesat e nalta tė shtetit… Kryetari Lef Nosi “. ( Gazeta Zyrtare shqiptare, nr.106, datė 23 tetor 1943 ).

 

Lef Nosi, pikėrisht pėr tė gjitha meritat e tija tė vyera nė tė mirėn e Shqipėrisė, u pushkatua nga komunistat me 20 shkurt tė vitit 1946.

Do ta mbyll kėtė shkrim me njė dėshmķ e cila ėshtė nga mė tė fundit sepse e lėshuar mbas shkėrmoqjes sė diktaturės komuniste nga njė hebré i strehuar, e duke ia shpėtuar kėtij jetėn pikėrisht Lef Nosi, njeri nga tė katėr Regjentėt e Shqipėrisė.

 

Profesor Marko Menahemi i ndjerė, i cili  sapo u ndķe se atėbotė sistemi diktatorial komunist po shkėrmoqej, pohoi botėrisht se kur familjen e tij po e deportonin nga Greqia pėr nė kampet e shfarosjes naziste nė Gjermani, ai qé hedhur nga treni nė territor maqedonas dhe mes vėshtirėsish tė shumta vajti nė Shqipėri. Nė Elbasan e kishte strehuar Regjenti Lef Nosi duke e punėsuar nė njė punishte tė tijėn alkoholi si kimist qė ishte Marku. Duhet patur mirė parasysh se asokohe Italia kishte kapitulluar dhe Shqipėria ishte e shkelur nga Gjermania naziste kundrahebréje! Krahas kėtij fakti, profesor Menahemi u shpreh duke pohuar se pėr miqėsķnė qė ai kish vazhduar ta ruante me familjarėt e Lef Nosit, ishte arrestuar nga sigurimi i shtetit dhe nė vazhdimin e akuzave, (tė gjitha pėr miqėsinė si edhe dashamirėsin’e treguar ndaj pjestarėve tė familjes sė Lef Nosit), qé dėnuar me katėr vite burg. Profesor Menahemi bilé kur e kishin pyetur pse kishte qen’i lidhur me familjarėt e familjes Nosi, ishte pėrgjigjur : “Sepse ata mė dhanė jetė tė cilėn ju po ma merrni!”.

Kėsisoj, nuk  mundem ta kaloj pa e theksuar se unė e kam trajtuar prej vitesh nė shtyp problemin e rishkrimit tė tė vėrtetave historike. Prandaj, nė radhė tė parė i ftoj historianėt tanė tė paindoktrinuar, sė bashku me tė tjerėt qė e kanė vullnetin t’i dėgjojnė tė vėrtetat historike qė, mbėshtetur nė kritere shkencore dhe vetėm tė tilla, tė hetojnė, t’i gjurmojnė e pastaj edhe t’i interpretojnė faktet aspak tė reja, por qė kanė qenė mbajtur tė kyēura e tė stėrkyēura ndėr fondet e ndaluar tė arkivave tona, qė tashmė lehtėsisht mund t’i gjurmojnė, dhe tė hapin shtigje tė rinj interpretimesh.   Me pak fjalė mos t’i vijnė qark bunkerit tė tabśve tė trashėguara nga diktatura por, tė futen nė tė e tė gjykojnė sipas kritereve shkencore objektive duke mos e patur mė trurin tė ndrydhur nga trysnķa e kaluar ku kriteret shkencore i pėrcaktonte vetėm udhėheqėsi i gjithėditur !  Ndihmesė si edhe mbėshtetje tė madhe doemos kėta shkencėtarė do tė gjejnė edhe tek studjuesit e rinj.

Do ta mbyll kėtė analizė duke ia bėrė tė qartė Zotit Blushi se si thuajse njė shekull tė shkuar mendimtari dhe shkrimtari i madh Franz Kafka, i njohur nga bota q’e ka vlerėsuar veprėn e tij ku si motiv kryesor i saj shquhej tė ishte faji si edhe dėnimi i tij, ai ka pohuar se:

“ĒDO REVOLUCION AVULLON DUKE LĖNĖ NGA PAS VETĖM BALTOVINĖN E NJĖ BUROKRACIE TĖ RE !”





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."