Written by jozef martini   
Tuesday, 10 November 2015




POLITIKA DHE ETIKA DJE DHE SOT

 

 




Eugjen Merlika


 

 

“Patriotizmi ama nuk ėshtė vetėm kaq, patriotizmi ka edhe njė fizionomi etike, sepse bashkė me atdheun dhe tek atdheu shihet njė standart, njė vlerė morale mė vete qė duhet forcuar vazhdimisht, duhet pėrkryer e rrezatuar nė ēdo akt tonin.”

ATJON V. ZHITI

 

 

Politika si koncept pėrfshin njė tėrėsi njohurish, rregullash e ligjesh qė merren me themelimin, organizimin dhe mbarėshtimin e shtetit dhe tė jetės publike tė njė shoqėrie e tė njė kombi. Etika ėshtė njė term i futur nė gjuhėn filozofike nga Aristoteli nė Athinėn e lashtė. Duke shfletuar njė enciklopedi universale italiane gjeta kėtė pėrkufizim tė fjalės, qė ka hyrė nė gjuhėt e botės ashtu si e pati sajuar filozofi i madh grek nė shek. IV p.K. :  “Disiplinė politike qė merret me probleme morale ose tė sjelljes (gr. ethos) nė lidhje me mjetet, qėllimet apo shkaqet. Dy degėt kryesore tė etikės janė teoria e vlerės ose assiologjia dhe teoria e detyrimit. E para studion kuptimin e termave vlerėsuese (i mirė, i keq, i dėshiruar) dhe natyrėn e sė mirės, e dyta kuptimin e termave qė shprehin detyrime (i drejtė, i padrejtė, i ndershėm etj.) dhe natyrėn e drejtėsisė morale.”

Tė dy konceptet lidhen me njėri tjetrin sepse janė tė ndėrshkėmbyeshėm nė sendėrtimin e tyre praktik. Mbarėshtimi i shtetit, nė tė gjitha shfaqjet e tij tė larmishme, nėpėrmjet marredhėnieve qė krijohen mes institucioneve dhe shtetasve, apo mes vetė atyre tė parave, dashje e pa dashje, i nėnėshtrohet njė gjykimi tė pėrhershėm qė bazohet mbi parimet dhe kriteret e mirėsjelljes, tė respektit tė ndėrsjelltė, tė mos pėrballimit me mjetet e dhunės, qoftė dhe asaj folėse apo konceptuale.

Nė historinė tonė tė viteve 1944 – 1991, si pasojė e zotėrimit tė parimit komunist “Partia ėshtė e pagabueshme” dhe tė mendimit tė vetėm tė personifikuar prej saj, ai kod etik i pashkruar u mėnjanua krejtėsisht nga jeta shoqėrore. Njėsh mendimi, i sanksionuar nė ligje, urdhėra e udhėzime tė hapura apo tė fshehta, i ligjėruar juridikisht me nenin 55 tė kodit penal qė dėnonte penalisht ēdo shprehje tė opinionit tė kundėrt me tė, u bė pėr njė gjysėm shekulli alfa dhe omega e botės shqiptare. Karakteri i theksuar klasor i sistemit, qė i mohonte njė pjese tė popullsisė, asaj tė pėrndjekur nga regjimi, tė drejtat mė parake njerėzore, ēonte nė koncepte tė tilla skajore, sa disa nga elementėt mė thelbėsorė tė natyrės njerėzore tė trajtoheshin si “mbeturina borgjeze e mikroborgjeze”, “tė dėmshme” pėr shoqėrinė e, pra, tė dėnueshme nė format mė tė ndryshme. Nė kėta kushte edhe etika, me pėrbėrėsit e saj tė mirėsjelljes, tė respektit e tė edukatės, i u nėnėshtrua kriterit klasor tė vlerėsimit tė dukurive. Nė teori ajo zbatohej vetėm me njerėzit “e mirė”, tė cilėt ishin, kryesisht, shėrbyesit mė tė zellshėm tė regjimit, tė cilėt i hasim sot, me pseudonimet mė tė ndryshme nė faqet e internetit, duke i bėrė jehonė asaj mendėsie e duke vazhduar sė sulmuari ndonjė “tė prekur” qė “guxon” tė shprehė nė shkrime mendimet e tij.

Plotfuqia e politikės sė dhunės sė gjithanėshme e kishte degdisur etikėn nė hapėsirat ndėryjore, duke prerė ēdo lidhje mes kėtyre dy pėrbėrsėsve shumė tė rėndėsishėm tė jetės jo lėndore tė shoqėrisė sonė deri nė vitin 1991. Kjo qe trashėgimia e pėrcjellė nga gjysėm shekulli komunist, tė cilėn duhej t’a ndryshonte koha e re dhe njerėzit e saj, kryesisht klasa politike. Por vetė formimi i asaj klase, edhe se e re nė moshė, linte pak shpresė nė njė rikthim tė etikės. Tė rritur e tė shkolluar nė institucionet e diktaturės, kėta drejtues tė rinj tė Shqipėrisė pas komuniste e kishin tė vėshtirė, sa hap e mbyll sytė, tė fitonin shprehitė e njė shoqėrie demokratike e tė pėrvehtėsonin elementet e etikės politike pėr t’i vėnė nė jetė nė veprimtarinė e tyre. Mendohej se, me kalimin e kohės, me ripėrtėritjen e vazhdueshme, me vetė emancipimin e shoqėrisė, sė cilės i u hapėn dyert e botės dhe mundėsia pėr t’u shkolluar nė Vende tė ndryshme, kjo dukuri e trashėguar do tė arkivohej, duke hedhur poshtė opinionet e dashakeqėve tė shqiptarėve mbi “pamundėsinė” e tyre pėr tė ndėrtuar njė shtet qė tė ishte shprehje e njė shoqėrie tė qytetėruar.

Fatkeqėsisht nuk ndodhi kėshtu. Arsyet duhet t’i kėrkojmė kryesisht nė veten tonė, nė konceptin, ende tė fortė, se kundėrshtari politik duhet asgjėsuar, se e vėrteta absolute ėshtė pronė vetiake, se “qėllimi justifikon mjetin” dhe se ēfarėdo lloj mjeti ėshtė i dobishėm kur arrihet qėllimi. Po t’i shtojmė kėtij bagazhi tė trashėguar edhe ndonjė shembull negativ nga bota qė na rrethon e tė cilin e pėrvehtėsojmė pa vėshtirėsi, kuadri plotėsohet. Ai ka epiqendrat e tij kryesore nė Kuvendet e Tiranės dhe tė Prishtinės, ku skenat skandaloze janė tė pranishme gjithėnjė e mė shpesh. “Duelet” neveritėse tė personazheve tė Tiranės gjejnė jehonė nė skena tė papėrfytyrueshme tė kuvendarėve tė Prishtinės. Pamjet e ditėve tė fundit nė Kuvendin e Kosovės janė me tė vėrtetė rrėnqethėse, pėr nga cilėsia e lartė e huliganizmit. Gra tė reja, qė gjuajnė me vezė kryeministrin e Vendit apo hedhin bomba lotsjellėse nė sallėn e kuvendit, janė tė pakonceptueshme si krijesa tė botės shqiptare. Ato bėjnė tė dridhen nė varre eshtrat e Nexhip Dragės, tė Hasan Prishtinės, tė Bajram Currit, tė Isa Boletinit, tė Shotė Galicės, tė Xhaferr Devės, tė Marije Shllakut, tė Shaban Polluzhės e sa e sa burrave e grave qė pėrfaqėsuan, qė luftuan e flijuan jetėn pėr Kosovėn shqiptare. Cilido tė jetė motivi i asaj sjelljeje nuk mund tė pėrligjė kurrė atė qėndrim. Kėtu nuk flitet mė pėr etikė politike, por pėr shkelje tė rendit publik, gjė e pakonceptueshme pėr cilindo pėrfaqėsues tė popullit.

Ka vite qė nė Kuvendin e Shqipėrisė shpalosen akuza tė ndėrsjellta pėr korrupsion, pėr vjedhje, madje sė fundi edhe pėr komplote vrasjesh. Populli voton deputetė njerėz tė paditur apo tė dėnuar pėr krime ordinere jashtė shtetit, pėr mė tepėr milionerė nė euro, e kjo pėrligjet me mungesėn e njė ligji qė do tė kėrkonte ēertifikatėn penale edhe tė qėndrimit nė Vendet e huaja. A ėshtė vetėm “naivitet” i papranueshėm mungesa e kėsaj norme, kur gati gjysma e popullsisė shqiptare jeton jashtė Vendit ? Sigurisht qė jo. Pėrgjegjėsia nuk mund tė bjerė vetėm mbi atė forcė politike qė i ka nė gjirin e saj kėta elementė, sepse ligji nuk u miratua as kur nė fuqi ishte kundėrshtarja  e saj.

Mungesa e etikės shpaloset ēdo ditė nė politikėn shqiptare. Dukuria, si vazhdimėsi, nis qė me vitet e para tė tjetėrsimit tė sistemit. Etika kėrkonte qė nė impiantin administrativ tė shtetit pas komunist, tė bėnin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e njerėzve tė dhunuar  edhe ata tė bashkėsive shqiptare jashtė. U bė shumė pak nė vitet e para n’atė drejtim e qė nga 1997 humbi ēdo gjurmė e kėsaj pranie. Etika kėrkonte qė, nė vitet 90, tė mos luftohej varfėria e shqiptarėve me mjete iluzore, mashtruese e tė kundėrligjėshme, si “piramidat” financiare. Etika u shkel katėrcipėrisht kur, me dėshtimin e tyre, nuk u kthyen paratė e mbetura qytetarėve, siē u mundua tė bėjė Qeveria Meksi nė muajt e parė tė 1997-ės, por u grabitėn paturpėsisht nga Qeveria Nano, qė fitoi edhe zgjedhjet me premtimin e kthimit tė tyre.

Etika nuk ėshtė vetėm mirėsjellje me kundėrshtarin nė kuvend pėr sy e faqe, megjithėse edhe kjo ėshtė njė dukuri e rrallė e pėr t’u vlerėsuar. Etika ėshtė luftė pėr tė drejtėn, pėr moralen, mos pajtim me tė keqen, me shthurjen, me veprimet kundėrligjore, me idenė e pėrgjithėshme se politika ėshtė mjeti pėr t’u pasuruar. Etika ėshtė e lidhur edhe me pėrfytyresėn qė kombi jep para botės, nga e cila, fatmirėsisht, nuk jemi mė tė ndarė nga “perdja e hekurt”, por duam tė bėhemi pjesė e saj pėrbėrėse.

Ēfarė kapitali politik mund tė ketė njė Vend, nė tė cilin hapur, prej vitesh fluturojnė paditė pėr krime tė ndėrsjellta dhe asnjė “kriminel” nuk dėnohet, madje edhe kur jemi para faktit tė katėr qytetarėve tė pa armatosur, tė cilėt vriten nga plumbat e shtirė nga ndėrtesa qeveritare ? Ēfarė kapitali moral mund tė paraqesim kur tė tjerėt na fotografojnė parcelat me kanabis e laboratorėt e drogės nė territorin tonė e kur nuk jemi nė gjėndje tė kapim vrasėsit e njė oficeri nė krye tė detyrės, edhe se n’atė veprim ishin angazhuar qindra forca tė rendit ? Ēfarė besueshmėrie mund tė fitojmė kur i drejtohemi tė huajve pėr personel hetues, sepse nuk jemi nė gjendje tė bėjmė njė hetim qė pėrfshin majat e shtetit, madje edhe kur na i bėjnė ato ekspertiza i nxjerrim si tė pasakta ? Ēfarė besimi mund tė frymėzojmė te tė tjerėt kur, pėr tė zbatuar njė rregull tė pranuar nė tė gjithė botėn, atė tė pagesės sė korrentit tė konsumuar apo dhėnien e kuponave tatimore, duhet tė bėjmė njė “revolucion” e tė shtojmė nenet e kodit penal ? Ēfarė reklame i bėjmė Vendit tonė dhe mundėsive tė tij pėr tė qenė objekt tėrheqės pėr kapitalin e huaj kur, nė panairin mė tė rėndėsishėm tė ekonomisė botėrore pėr ushqimin, siē qe EXPO 2015 nė Milano, paraqitemi me njė pavion qė ka njė gur nė hyrje e maketin e njė mulliri me ujė brėnda, veē projektimit tė diafilmave mbi vlerat e personazheve tona tė njohura ? Fantazia e organizatorėve ėshtė aq e shterpėr sa qė tė mos gjejė mėnyrėn tė paraqesė larminė e prodhimeve bujqėsore, blegtorale apo tė pemtarisė, qė klima e jonė mesdhetare na jep mundėsi tė shijojmė ?

Do tė ishte e padrejtė, pra edhe jo etike, tė mos viheshin nė dukje dhe ato shfaqje tė politikės shqiptare qė shkojnė nė drejtimin e duhur. Qe njė nismė e lėvdueshme e Qeverisė Berisha festimi i njėqind vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, njė nismė qė nuk gjeti kundėrshtim tek Opozita, pėr sa i pėrket vlerėsimit zyrtar tė meritave tė firmėtarėve. Qe njė ide mbresėlėnėse ajo e ekspozimit tė portreteve tė 40 martirėve tė Kishės katolike shqiptare, nė rastin e vizitės sė parė n’Evropė tė Papės Franēesku, nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, por... a pati ndonjė nismė lokale a qėndrore pėr tė emėruar ndonjė shesh, rrugė apo objekt kulturor me emrat e tyre ? Nėse ata janė martirė, nuk duhet tė jenė vetėm nė fasadėn e njė dite, sado tė rėndėsishme, duhet tė skaliten nė kujtesėn e njė populli e jo vetėm nė fjalėt e ndonjė qeveritari nė raste pėrkujtimoresh....

Ėshtė e lėvdueshme prirja pėr tė nxjerrė nė pah vlerat e vėrteta tė kombit nė pėrballimin me kombet e tjerė, si harmonia fetare, shpėtimi i hebrenjve gjatė luftės sė dytė botėrore, apo pėrkatėsia shqiptare e Nėnė Terezės, krenarisė sonė. Por kėto vlera duhet tė paraqiten nė tėrėsinė e tyre tė sė vėrtetės historike, pėr mė tepėr nė kuadrin e trajtimit tė tyre nga regjimi i diktaturės, shumė pėrfaqėsues tė sė cilės, sidomos nė sferėn kulturore e intelektuale, janė pėrsėri veprues. Pėrndryshe paraqitja e vlerave mbetet gjysmake, nėse nuk shfaqet kurajua dhe burrėria tė paditen kundėr vlerat e sistemit komunist qė, kėtė pasuri tė paēmuar tė kombit, e pėrdhosi pėr njė gjysėm shekulli.

Si njė ish fėmijė e atij kampi, nuk mund tė mos falėnderoj Qeverinė Rama pėr pllakėn e vendosur nė ish kampin e ēfarosjes sė Tepelenės dhe pėr fjalėt e pėrfaqėsueses sė saj n’atė rast, ashtu si edhe pėr vendimin e dėmshpėrblimit pėr ata qė kanė kaluar vite jete nė atė skėterrė “socialiste”. Janė tė lėvdueshme disa nisma tė fundit mbi mbledhjen botėrore tė pėrfaqėsuesve tė besimeve fetare nė Tiranė, por edhe ideja e ftuarjes sė tė rinjve serbė nė Shqipėri, me rastin e ndeshjes sė futbollit Shqipėri – Serbi. Meriton, simbas mendimit tim, njė falėnderim rendi publik pėr zhvillimin pa incidente tė asaj veprimtarie sportive.

Ishin kėto disa nga pėrsiatjet e njė qytetari tė Shqipėrisė, qė mėton nga politika e Vendit tė tij tė jetė gjithėnjė e mė shumė bashkėngjitur etikės, vlerave, moralit. Ndoshta kjo dėshirė do tė mbetet njė iluzion i paarritshėm por, afėr fundit tė jetės, mund tė jetė mė e dobishme tė pėrkundem nė tė.

 

Nė krye tė kėtij shkrimi solla njė frazė tė njė Djaloshi, sa tė madh nė mendime e ideale aq tė ri nė moshėn e pėrjetėshme e dua t’a mbyll po me njė shprehje tė Tij, qė duhet tė nxisė vazhdimisht brezin e Tij: “Ne jemi njė grup tė rinjsh tė zhgėnjyer nga realiteti, qė ama ende besojmė, e duan tė kontribuojnė nė ndryshimin dhe pėrmirėsimin e tij.”           

Kemi njė nevojė tė pamasė pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin qė uron filozofi ėndėrrimtar, por a do t’i a arrijmė atij ?.....





 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."