Written by jozef martini   
Tuesday, 10 November 2015



Mbi  fotografine  “Dy femra”  te  Gjon Milit



 

Qerim Vrioni

Nė luzmėn e fotografive tė quajtura “vizatime me dritė“, qė fotografi Gjon Mili i ka bėrė piktorit Pablo Pikaso gjendet edhe ajo qė mund tė  titullohet “Dy femra” (Mili Gjon-Picasso’s third Dimension-A Triton Press Publication-New York, 1970-f.22). Fotoja ėshtė realizuar nė vitin 1949 gjatė takimit tė parė midis piktorit dhe fotografit nė Vallauris, nė Francėn jugore.  Kėtu u realizua edhe fotoja e njohur “Pikaso duke vizatuar centaurin”, e botuar nė mjaft libra e periodikė mbi fotografinė. Mili dhe Pikaso u takuan sėrish edhe nė  vitin 1967, po nė jug tė Francės, nė vilėn e piktorit nė Kanė edhe aty u realizuan mjaft fotografi tė serisė   “vizatime me dritė“.

Nė foton qė kemi ndėr duar paraqiten nė letrėn fotografike vizatimet e portreteve tė  dy femrave nė errėsirė tė plotė. Ato qėndrojnė pėrballė njera-tjetrės e, nga profilet e vizatuara duket  se midis tyre po shkėmbehen fjalė. Njera, e djathta, ėshtė vajzė e re (ēka duket edhe nga gjoksi), paraqet njė portret femre, thuajse klasik tė Pikasos, siē shkruhet shumė mė herėt pėr tė  nė revistėn LIFE (Revista LIFE, 30 janar 1950), ku botohet edhe ky imazh (vetėm i vajzės). Portreti i majtė, pėrkundruall tė parės, paraqet njė grua tė moshuar, thatanike qė tė jep pėrshtypjen se po grindet me tė parėn. Vėrehet lehtė se Pikaso vajzėn sikur e ka vizatuar me mė kėnaqėsi, ndėrsa plakėn jo, ndonėse sasia e vijave pėrbėrėse tė vizatimeve thuajse janė tė njėjtat. Tė dy imazhet janė krijuar nga piktori me dritėzėn elektrike nė errėsirė. Siē u tha mė sipėr fotoja, si rėndom kėto lloj, ėshtė realizuar nė errėsirė tė plotė. Nė  tė  figura e piktorit nuk duket fare, por shihet vetėm krijimi i tij, pra ajo futet nė grupin e atyre “vizatimeve me dritė“ tė Milit, ku fotografi me synim e  fsheh plotėsisht piktorin brenda territ tė mjedisit, po paraqet  punimin e tij.


 

Duke vėshtruar fotografinė vėrehet se,  femrat janė fiksuar nė njė ēast pėrplasje verbale midis tyre, psh, tė tipit vjehėrr-nuse, plakė-vajzė, gjyshe-mbesė etj.  Kėshtu, mendohet se piktori  Pikaso ka vizatuar pėrballė fotografit dy femra karshi njera-tjetrės e,  bash  kėtė skenė e ka pėrngrirė nė celuloid mjeshtėr Mili.

E vėrteta qėndron fare ndryshe e, kėtė na e thotė vet fotografi nė librin e tij mbi Pikason, tė cituar mė lartė. Ai shkruan se, kėto imazhe tė  dy grave...janė  nė  fakt njė  dhe i njėjti vizatim i kapur njėkohėsisht nga dy aparate, njeri pėrball Pikasos, tjetri nė  krah tė  tij. (Mili Gjon—Picasso’s third…-libėr i cituar-f.22). Pra, aparati i parė ishte perpendikular me planin e vizatimit, ndėrsa i dyti me njė farė kėndi, tė themi 45 gradė. Objektivat e tė dy aparateve ishin drejtuar nga piktori, ose mė mirė nga vizatimi qė do bėnte ky nė errėsirė dhe obturatorėt tė regjistruar me kohėzgjatje disa sekondshe. Pra, tė dy aparatet fotografuan njėkohėsisht imazhin, njeri vertikalisht me planin e  vizatimit (afėrsisht plan), tjetri pjertas me tė. Nga fotografimi u pėrftuan dy imazhe fotografike (nė  tė  vėrtetė  janė dy foto) tė tė njėjtit subjekt, natyrisht tė ndryshme nga njeri-tjetri. Nė laborator (pjesė shumė e rėndėsishme e procesit artistik), Mili i vendosi filmat mbi njeri-tjetrin e, kėshtu e ndehu mbi letėr imazhin pėrfundimtar, ku paraqiten vizatimet e portreteve tė dy femrave (thuajse tė dyja tė kapura pėranash (profil). Tek e fundit, ai bėri njė  farė  montazhi fotografik, brenda teknikės sė  vizatimit me dritė,  njė bashkim fizik tė dy imazheve tė tė njėjtit subjekt . Mili, nė sajė tė kulturės dhe fantazisė sė tij, e dinte fare mirė  se si njė statujė e bėrė me tela, vizatimet nė  hapėsirė  duken ndryshe kur shikohen nga kėndvėshtrime tė  ndryshme (Mili Gjon-Libri i cituar, f.22). Kėtė mendim ai e shtriu praktikisht me mjeshtėri nė  kėtė  fotografi tė thjeshtė, por qė e grish shikuesin pėr mjaft komente e diskutime.

Kjo foto e grupit tė madh tė fiziogramave  futet nė nėndarjen e “vizatimeve me dritė“, sepse paraqet subjekte  konkrete (dy femrat), madje me njė farė marrėdhėnie mes tyre, pra edhe njė skenė tė vogėl. Siē dihet, fiziograma janė fotografime tė lėvizjes (pėrgjithėsisht nė errėsirė) tė njė burimi drite, kryesisht pikėsor, pra tė njė lėvizje ēfardo, pa paraqitur ndonjė send apo subjekt nė zhvillim. Por, fotoja jonė e tejkalon pėrkufizimin e fiziogramės dhe mund tė quhet pamėdyshje, “vizatim me dritė“,  sepse jo vetėm ka dy subjekte tė njohura, por edhe si njė skenė e vogėl e njė shfaqjeje dramatike.

Ndoshta, Pikaso kur ka shikuar foton dhe ka dėgjuar shpjegimin e fotografit, ka vėnė buzėn nė gaz pėr kėtė gjetje tė rrallė pėrfytyruese tė Milit, ēka dhe e ka kėnaqur shumė. E natyrshme, por gjithsesi, fryt i njė imagjinate jo tė zakontė, karakteristikė e veēantė me vlerė e fotografit. Nė tė vėrtetė, fotografi ynė ka pasur pėrpara opsione tė shumtė pėr tė bashkuar tė dy shkrepje nė njė tė vetme, nė varėsi nga vendet e aparateve. Mili zgjodhi kėtė, natyrisht jo pa qėllim dhe, goditi nė  shenjė.

Njohės i mirė i marrėdhėnieve njerėzore, Gjon Mili, mund tė  ketė dashur tė paraqes nė foto pėrplasjen e pėrhershme midis brezave, nė rastin tonė tė dy femrave, njė tė moshuare dhe njė tė reje. Nga vėshtrimi i fotos shikuesit  menjėherė i shkon mendja  tek njė grindje e tė dyjave, kjo nė sajė tė aftėsisė sė Milit pėr tė krijuar njė skenė, nė fakt tė pa ndodhur.

Mbase me kėtė foto Mili ka pėrfytyruar sesi do tjetėrsohej bukuroshja pas shumė vitesh, e kėshtu ai  ka vendosur para vajzės njė pasqyrė (imagjinare), ku ajo mund tė shikojė veten pas disa vitesh.

Fotografia e mėsipėrme, me disa ndoshta, mbase, mund, ofron kumte tė ndryshėm, ēka do tė thotė se Mili ja ka arritur qėllimit, jo vetėm nė sajė tė teknikės, por sidomos me pėrfytyrimin e tij duke krijuar njė foto me shumė vektorė.





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."