Written by jozef martini   
Thursday, 17 September 2015




Kujtesė sa me thanė!

 

J.M.

 

Po lexoj se pak netė ma parė nji emision televiziv paska kujtue nji gafė tė bame nė Shkodėr me rastin e “festimeve pėr 70-vjetorin e Ēlirimit” nė nandor tė vjetit tė kaluem. Nė atė rast u vue oroe se nė Vorret e Dėshmorėve ishte vendosė nji pllakė mermerit ku shkruhej “Lavdi Dėshmorėve tė LANĒ” e vazhdonte lista me nė krye Pashko Vasėn e mandej, mes tjerėve edhe Luigj Gurakuqin, Migjenin e Nikė Pjetėr Ndrekėn. Sigurisht qė asht gafė me i vue nė klasifikimin e tė ramėve gjatė Luftės sė Dytė Botnore persona tė vdekun nė 1892, 1925, 1938, 1952! Nė fakt ky titull i pavetėdijshėm asht hija e gjatė e komunizmit, kur kulti i dėshmorit ishte i lidhun kryesisht me mitin e PKSH si udhėheqėse e LANĒ e ne krye tė shkallėve tė tė gjitha memorialeve vihej partizani me pushkė nė krah e me yll nė ballė, si pjesė e nji procesit tė gjatė tė shtrembnimit tė historisė.

Pėrveē rastit nė fjalė, si gjithēka tjetėr, krejt procesi i njohjes sė statusit tė dėshmorit nė Shqipni asht i damtuem sepse qe pjesė e nji falsifikimit 100% tė historisė sė Shqipnisė prej PKSH/PPSH e shėrbėtorėve tė saj. Mohimi i patriotėve tė vėrtetė nga njena anė dhe ngritja e miteve tė rreme nga ana tjetėr e damton randė kujtesėn tonė historike. Vetėm nji kujtesė e ndame bashkarisht, me njohjen e tė njajtės shkallė vlerash, ka me na ēue nė vlerėsimin e vėrtetė tė tė parėve tanė qė ia dedikuen jetėn Shqipnisė, por kjo ditė duket e largėt. Pėrpjekja ma e fundit asht botimi zyrtar i vjetit 2012, “Dėshmorėt e Atdheut” (Ministria e Mbrojtjes), por edhe ky botim nė 100-vjetorin e Pavarėsisė dishmon masakrimin e historisė tonė prej falsifikatorėve tė PKSH/PPSH dhe paaftėsinė apo mosdėshirėn pėr me dalė prej atij rrethi rrenash.


 

Nė pllakėn e sipėrpermendun pėrveē gafės nė pėrcaktimin kohor tė aktit tė vdekjes gjatė LANĒ asht problematike edhe vetė definicioni i “dėshmorit”. Nė fakt, kjo e fundit nuk asht shkamje e Bashkisė sė Shkodrės, mbasi Pashko Vasa apo Migjeni e kanė me tė vėrtetė statusin e dėshmorit tė dhanun me 3 nandor 1969. Por na shqiptarėt kena edhe problemin me kuptimin e fjalėve. Nė fjalorėt e gjuhės shqipe, nė tė gjithė, pėr fjalėn “dėshmor” jepet ky kuptim: “Ai qė vritet, nė luftėn pėr liri e drejtėsi shoqėrore, ai qė fal jetėn pėr tė mirėn e popullit e tė atdheut”. Tashti, nė bazė tė kėtij spjegimi, a janė dėshmorė Pashko Vasa qė vdekja i vjen natyrale nė shtrat tė vet kur ishte guvernator i Libanit apo Migjeni, poeti qė ndėrroi jetė prej tuberkulozit nė nji spital tė Piemontes nė Itali? Edhe nė parathanien e librit nė fjalė (2012), ministri flet pėr martirė (tė dyja kėto fjalė, “dėshmor” e “martir” kanė nė rranjė tė tyne fjalėn “dėshmi” e “dėshmitar”). Duhet me fillue prej pėrcaktimit tė termit “dėshmor” nė fjalorėt e shqipes.

Po u konsultue nė librin nė fjalė statusi i figurave tona tė ndrituna tė naltpermenduna kujtohena se i afrohet qesharakes, shenjė kjo e punės “serioze”! Dėshmorėt listohen me kėto tė dhana: Emri Atėsia Mbiemri/ Vendimi dhe data e dhėnies sė statusit/ Viti dhe vendi i lindjes/ Viti dhe vėndi i rėnies. Pėrsa i pėrket “vitit dhe vėndit tė rėnies”, Pashko Vaso Shkodrani (!), 1892, Beirut Liban; Millosh Gjergj Nikolla, 1938, Itali. Me folė pėr “rėnie” dėshmor tė tyne len dyshimet e kuptueshme, por qesharakja qėndron te vendi i lindjes. Pėr tė gjithė jepet emni i qytetit apo katundit ku kanė lé. Vasa, Gurakuqi e Migjeni a e dini se ku?

-Pashko Vaso Shkodrani ka lé nė 1825 nė Lagjen Ndoc Mazi (Edhe pse vetė Ndoc Mazi, 1920-1944, do lindte nji shekull ma vonė)

-Luigj Pjetėr Gurakuqi ka lé nė 1897 nė Perlat Rexhepi.

-Millosh Gjergj Nikolla, 1911 Tre Heronj.