Written by jozef martini   
Wednesday, 16 September 2015






Hitleri–Stalini dhe Lufta e Dyte Imperialiste

 

Genc K. Hoti

 

Ata qe nuk dine te kaluaren, nuk mund ta jetojne te ardhmen; 

ndersa ata qe dine gabim te kaluaren, nuk mund ta jetojne as te tashmen.

 

 

Nuk eshte thjeshte problem vetem shqiptar, por eshte nje problem boteror ku mashtrimi historik ka bere vend ne te gjitha shkallet e edukimit shkollor ndershteteror, ku problemi me themelor i luftes se dyte imperialiste (shkaku i shperthimit te saj) i fshihet te vertetes historike edhe pse faktet dhe teoria e formave te luftes nuk e pranojne ate qe thuhet prej 74 vjetesh (edhe vete emertimi si lufte boterore eshte nje mashtrim i paster, pasi ne realitet lufta e viteve 1939-1945 duhet emertuar vetem lufte imperialiste midis bllokut te vjeter kapitalist dhe bllokut te ri, te fshehur pas emertimit socialisto-komunist, i cili ne realitet ka qene kapitalizem monopolist shteteror).

Te pakten ne Shqiperi ka disa qendrime here formale e here me adresim tipik sipas viteve ku ato jane shkruar. Keshtu, deri me 1992, eshte thene: “Sulmi i pabese i Gjermanise hitleriane kunder Bashkimit Sovietik, me 22 qershor 1941, pati nje jehone te thelle e te gjere ne jeten shoqerore e politike te Shqiperise.....Populli sovietik, i udhehequr nge Partia Boshevike me Stalinin ne krye, u ngrit si nje trup i vetem ne mbrojtje te lirise, te pavaresise dhe te fitoreve te medha te socializmit...” (Historia e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, vell. 1, Tirane 1984, f. 203. Me te njejten permbajtje eshte edhe ne Historia e Partise se Punes te Shqiperise, Tirane 1968, f. 66). Dhe kjo ka qene formula interpretative e fillimit te Luftes se dyte imperialiste neper te gjitha nivelet e arsimimit te detyrueshem shqiptar. Ndersa ne literaturen sovietike pranohen kater komponente te aresyes perse Gjermania Naziste kishte epersi ndaj Bashkimit Sovietik pergjate vitit 1941 (Historia e Partise Komuniste te Bashkimit Sovietik, Tirane 1959, f. 587-588 ). Pas vitit 1992 propaganda zyrtare shqiptare, per kete problem, ndryshoi qendrimin duke e thjeshtuar ate si me poshte: “Ne qershorin e v. 1941, Gjermania dhe aleatet e saj europiane, me perjashtim te Bullgarise, sulmuan Bashkimin Sovietik” (Fjalor Enciklopedik Shqiptar, 2008, shih artikullin: Lufta e Dyte Boterore (1939-1945)).

Por ne asnje rast ne literaturen historike shqiptare dhe ate sovietike nuk jane analizuar shkaqet mbi aresyen perse Hitleri sulmoi Bashkimin Sovietik pikerisht me 22 qershor 1941 (asnjehere nuk eshte thene se cfare do te ndodhte po te mos kishte sulmuar Hitleri Bashkimin Sovietik ate date dhe ketu qendron e fshehta e aresyes perse Hitleri sulmoi i pari), kur shqiptaret i kane pasur parasysh te gjitha format e dhunes dhe luftes staliniste (1921-1941) si akte te shtrirjes se revolucionit bolshevik (ketu kam parasysh librin e Michel Sayers dhe Albert E. Kahn: Konspiracioni i madh kunder Rusise, Tirane 1951). Interpretimi i ngjarjeve sipas interesave politike te komunizmit enverist perben esencen e aresyes perse shqiptaret kete problem e zoterojne sipas idiotizmit propagandistik dhe jo sipas realitetit historik.

Duhet panuar qe propaganda shqiptare eci ne gjurmet e propagandes sovietike, e cila pati deklaruar me kohe se Hitleri e sulmoi Bashkimin Sovietik ne befasi dhe se lufta e shperthyer nga hitlerianet filloi ne menyre te favorshme per Gjermanine fashiste (Kolonel M. Tolēionov, Falimentimi i strategjise hitleriane ne Lindje (Qershor 1941 – Qershor 1943), Tirane – TETOR 1945).

Ne studimin: Tjetersimi i historise ose “Ndergjegjja e Ngjarjes”, vell. 3, “Lufta dhe Njerezimi”, kam evidentuar format e luftes ne funksion te formave te shtetit, ku ne kapitullin e VI jepen format e luftės nė njė organizim pa pretendime antagoniste, - pikėpamje teorike (Bashkimi Sovietik nė fazėn e parė dhe tė dytė, dmth para dhe pas 1953. Karakteri spekullues i socializmit sovietik dhe cfare ka qene ne realitet rendi shoqeror pas 1917-es ne Bashkimin Sovietik).

Sipas teorise dhe statistikes se formave te luftes nga viti 1917 – 1941 shteti sovietik i Stalinit ka aplikuar kete dhune dhe ka bere keto lloj luftrash:

1917-1921 – lufta civile ne Rusi

1921,1922 – kryengritjet gjeorgjiane antibolshevike. Pa frikė themi se primare dhe vendimtare nė kėtė epokė ngjarjesh ėshtė lufta civile dhe aspak intervecioni europian. Kėtu qėndron gabimi themelor i autorėve tė konspiracionit tė madh kundra Rusisė, te cilet kane tentuar te shtremberojne thelbin historik te te ashtequajturit revolucion bolshevik.

dhjetor – 1922 – formohet BRSS dhe Stalini behet diktatori i Bashkimit Sovietik.

1927 – pėrjashtohet nga Partia Trocki dhe Zinonievi, ku i pari nė kėtė vit organizoi njė revoltė antibolshevike.

nė fund 1927 – pushkatohet komisari i popullit pėr financėn G.Sokolnikov, i cili atė vit (nėntor) u ngrit vendosmėrisht kundėr argumentimit tė domosdoshmėrisė pėr t’i dhėnė pushtetin prioritar planit mbi pushtetin e parasė.

22 janar 1929 – Trocki dėbohet nga BRSS. Duhet pranuar qė Trocki ka qėnė armiku mė i madh politik i Stalinit, por dhe konkurenti kryesor i zėvėndėsimit tė Leninit. Eleminimi i tij pėrcaktoi konsolidimin e figurės sė Stalinit nė rrafshin politik brėnda vėndit.

13 mars 1930 – pushkatohet Ēernovi, komisari i popullit pėr bujqėsinė nė BRSS.

dhjetor 1930 – pėrjashtohet nga detyra kryetari i kėshillit tė Komisarėve tė popullit tė BRSS A.I.Rikov, si dhe nga detyra e anėtarit tė Byrosė politike. Rikovi qe kryetari i kėtij kėshilli pas vdekjes sė Leninit.

1930 – 1931 – zbulohen tre organizata tė mėdha kundėrrevolucionare: partia industriale, partia e fshatarėsisė punonjėse dhe byroja federale e PPSDR. Tė tre kėto parti formojnė tė ashtėquajturin konspiracion tė Targpromit.

25 nėntor – 7 dhjetor 1930 – gjyqi i partisė industriale.

01 – 09 mars 1931 – gjyqi i menshevikėve tė vjetėr.

12 – 18 prill 1933 – gjyqi i inxhinjerėve tė Vickersit.

Tė tre kėto gjyqe qenė njė veprimtari qė akuzoi lidhjen e forcave cariste me imperializmin anglo-francez. Me sa duket loja sapo kishte filluar, larja e hesapeve me kundėrshtarėt e Stalinit do tė gjente gjithmonė justifikime nė kėtė lidhje.

nė mesin e viteve 30-Stralini frymėzoi, ose nxiti, ēėshtjen Sirēov-Llominaxe. I pari ishte kryetari i kėshillit tė Lartė pėr Ekonominė nė RSFSR dhe kandidati i Byrosė Politike, i dyti anėtar i Komitetit Qėndror dhe Sekretar i parė i komitetit qėndror tė Kaukazit. Ata nuk kishin formuar kurrfarė “blloku konspirativ”, por Llominaxe, duke analizuar pesėvjeēarėt stalinianė e akuzoi regjimin pėr qėndrim prej zotėrinjsh e feudalėsh ndaj nevojave dhe interesave tė punėtorėve e tė fshatarėve, ndėrsa Sirēovi i quajti veprat e para industriale staliniane “hedhėse hi syve” dhe “katunde potemkiane”. Mėndjemprehtėsia dhe guximi pėr tė thėnė tė vėrtetėn e paguan qė tė dy me jetėn e tyre.

01 dhjetor 1934 – vritet Kirovi. Kjo krismė leningradase ishte krisma staliniste e “Aurorės”. Pushkatimi i Leonid Nikollajevit (atentatorit tė Kirovit) shėrbeu si sinjal pėr shkallėzimin e represioneve tė pėrgjakshme politike. Domethėnė kishim tė bėnim me reaksionin e pushtetit ndaj gjėndjes ekonomike tė padurueshme tė masave popullore. Nė qoftė se autorėt e konspiracionit

                           nuk na tregojnė arėsyet e vrasjes sė Kirovit, autori i arrestimit tė rublės na e sqaron saktė kėtė ngjarje. Sipas tij “kongresi XVIII i PK (b) tė BS i ashtėquajturi “kongresi i fitimtarėve”, nė ēėshtjen e zgjedhjes sė liderit tė partisė, i dha pėrparėsi siē e dimė tanimė, Stalinit e jo Kirovit (rezultatet e zgjedhjeve u falsifikuan, Kirovi po atė vit u vra)”.

maj 1934 – vritet Mezhinski, president i GPU.

janar 1935 – gjyqi i Kamenievit dhe Zinovievit

janar 1935 – vritet Kuibishevi

18 qershor 1936 – vritet shkrimtari Maksim Gorki.

Kėto vrasje i atribuohen grupit tė mjekėve nėn drejtimin e Jagodės, ish zėvėndės i Mezhinskit dhe mė vonė president i GPU. Interesant ėshtė fakti se edhe nė Shqipėri ka ekzistuar njė fakt i tillė i aluduar me ministrin e shėndetėsisė Llambi Ziēishti (tė pushkatuar mė 1981).

1936 – pushkatohen Kamenievi dhe Zinonievi.

1936 – pėrjashtohen nga partia Radek, Bukharini, Tomski, Smirnovi.

19 – 23 gusht 1936 gjyqi i qėndrės terrosite trockiste – zinovieviste. Dėnohen me pushkatim dhe burgime tė rėnda Piatakovi, Sokolnikovi, Shestovi, Muralovi dhe 12 bashkėpunėtorė tė tjerė.

25-10-1936 anija sovjetike me 510 ton ar spanjoll u nis nga porti spanjoll i Kartagjenės pėr nė Moskė....dhe ky ar nuk u kthye mė kurrė. BRSS dėrgoi nė ndihmė tė Republikės Spanjolle 2065 oficerė sovjetikė tė rangjeve tė ndryshme, 772 pilotė, 351 tankistė, 100 artilierė, 222 kėshilltarė ushtarakė, 204 pėrkthyes dhe njė numėr oficerėsh zbulimi e kundėr-zbulimi, komisarėsh, diplomatėsh, etj.; gjithsejt ato qenė mbi 3000 sovjetikė. Ndonėse deti spanjoll ishte nėn bllokadė, Stalini dėrgoi nė Spanjė 648 aeroplana, 347 tanke, 60 makina tė blinduara, 1186 topa, 20’486 mitraloza dhe 497’813 pushkė; pa llogaritur municionet, ushqimet, materialet mjeksore, pajimet ushtarake, naftėn e benzinėn. 

23 – 30 janar 1937 – gjyqi i qėndrės trockiste – antisovietike.

11 – 12 qershor 1937 -  gjyqi kundėr Tukaēevskit dhe 7 gjeneralėve tė ushtrisė sė kuqe.

1937 – pushkatohet komisari i popullit pėr shėndetėsinė G.A. Kaminski.

02 – 08 mars 1938 – gjyqi i bllokut tė sė djathtės dhe tė trockistėve.

1938 – pushkatohet Bukharini dhe Rikovi.

1939 – pushkatohet Radeku.

28 shtator 1939 Pakti i mossulmit  Molotov – Ribentrop (diku thuhet me 23-08-1939 me viziten e Ribentropit ne Moske), nėnshkruhet midis Gjermanisė dhe BRSS, Polonia pushtohet nga kėto dy vende dhe kėshtu kufiri i BRSS shtyhet 200 km nė drejtim tė Perėndimit. Nė vend qė punimet e fuqizimet e linjave fortifikuese tė vazhdonin, nė Vjeshtė tė vitit 1939 ndodhi e kundėrta. Garnizonet e rajoneve tė fortifikuara filluan tė tkurren deri sa u zhdukėn fare; materialet pėr ndėrtim fortifkimesh pothuaj u ndėrprenė; armatimet, muncionet, paisjet e vėzhgimit dhe ndėrlidhjes u hoqėn; njė pjesė tė godinave iu dha kooperativave bujqėsore pėr magazinim prodhimi; fortifikime tė tjera u mbuluan me dhe ose u shkatėrruan me dinamit; industria ushtarake ndėrpreu prodhimin e topave 76-mm qė pėrdoreshin kundra-tankeve; pushkėt kundra-tank u hoqėn nga prodhimi, etj. Megjithatė, njė linjė rajonesh tė fortifikuara filloi tė ndėrtohej nė Verė tė vitit 1940 pikėrisht nė buzė tė kufirit gjermano-sovjetik. Kjo linjė, e cila njihet me emrin Linja Molotov, kurrė nuk u mbarua dhe pati si qėllim qė gjermanėt ta shihnin atė si synim mbrojtės. Pėr nga materialet, organizimi, fuqia e zjarrit, minimet, thellėsia dhe prapavija, taktika e luftimit, aftėsia dhe shpejtėsia e mbrojtjes Linja Molotov i ngjante njė loje fėmijėsh. E njėjta situatė ishte edhe pėr fortifikimet gjermane nė kufirin (e vjetėr) gjermano-polak dhe pėr fortifikimet e reja qė ato filluan nė Poloninė e pushtuar pėrballė Linjės Molotov. 

30-11-1939 deri me 13-03-1940. Mėsymja e Ushtrisė sė Kuqe kundėr Finlandės. Nė mesin e Marsit 1940 Ushtria e Kuqe kishte bėrė tė pamundurėn, ku tėrė rajoni mbrojtės ishte kaluar dhe vija Mannerheim ishte thyer. Me traktatin e paqes tė firmosur nė Moskė, Finlanda humbi 11% tė territorit dhe 30% tė burimeve ekonomike. Humbjet e Ushtrisė sė Kuqe ishin: 127 000 tė vrarė, 189 000 tė dalė jashtė luftimit (tė plagosur, tė gjymtuar, tė ngrirė, tė djegur), 5 500 tė kapur, 3 543 tanke dhe mbi 260 avionėt tė shkatėrruar. Humbjet e ushtrisė finlandeze ishin: 26 000 tė vrarė, 46 000 tė plagosur, 1000 tė kapur, 25 tanke dhe 62 aeroplanė tė shkatėrruar.

qershor 1940 – sovietikėt pushtojnė Letoninė, Estoninė dhe Lituaninė.

27 qershor 1940 – sovietikėt pushtojnė Besarabinė dhe Bukovinėn e Veriut.

20 gusht 1940 – vritet Trocki

22 qershor 1941 BRSS sulmohet nga Gjermania Naziste

25-08-1941 – BRSS dhe Britania, nė marrėveshje tė ngjashme me atė midis BRSS e Gjermanisė pėr pushtimin e ndarjen e Polonisė, sulmuan Iranin asnjanės dhe pėrfunduan pushtimin e tij mė 17-09-1941. Kjo eshte nje ngjarje qe i eshte mbajtur e fshehte opinionit shqiptar

                                        

Ky material eshte marre nga librat e meposhtem, pasi termat e perdorur jane sipas autoreve te tyre:

Michel Sayers dhe Albert E. Kahn: Konspiracioni i madh kunder Rusise, Tirane 1951

Aleksej Ēerniēenko, Arrestimi i rublės, Tirane 1992

Historia e Partise Komuniste (Bolshevike) te BRSS, Tirane 1949

Historia e Partise Komuniste tė Bashkimit Sovietik, Tirane 1959

Svetllana Alilujeva, Vajza e Stalinit pėr Stalinin, Tirane 2006

Felix Tchouev, Biseda me Molotovin (140 intervista me ish krahun e djathta te Stalinit), Tirane 2005.

Artur Conte, Jalta dhe ndarja e Botes, Tirane 1994

Grup autoresh, Libri i zi i komunizmit (Krime, terror, dhune), Tirane 2000

Simon Sebag Montefiore, Stalini ne oborrin e Carit te kuq, Tirane 2010

V.G.Krivicki, Ne sherbimin e fshehte te Stalinit, Tirane pa vit botimi

История Великой Отечественной войны Советского Союза 1941-1945, в шести томах, Москва 1960

Lev Trocki, Stalin, Tirane 2010

Materiali i postuar ne internet me autor Saimir Lolja ne gjurmet e librit te Viktor Suvorov mbi shkaqet cilesore te fillimit te luftes se II imperialiste sipas kendveshtrimit ushtarak.

                                                    

Ndersa Gjermania e Hitlerit e fillon jeten e saj si rezultat te krizes politike gjermane  ku me 28 janar 1933 lirohet nga detyra kancelari Franc fon Papen, qe qendroi ne kete detyre vetem 57 dite. Por duhet vene ne dukje fakti qe deri me 1992 ne asnje vend te literatures enveriste nuk behet fjale per menyren se si Adolf Hitleri e mori pushtetin ne Gjermani (1933) dhe cfare beri ai pergjate viteve deri me 1 shtator 1939. Perse ka heshtur literatura politike shqiptare per kete problem? Mos valle pse kane qene te barabarta midis tyre, qofte ne forme e qofte ne permbajtje? Vini re hapsiren e dhunes dhe te luftes pergjate periudhes 1933-1941 ne Gjermanine e Hitlerit dhe krahasojeni me ate te Stalinit, ne qofte se doni te kuptoni se cfare ka qene bolshevizmi sovietik e cfare ka qene nazismi gjerman jashte interpretimeve politike te historiografise enveriste.

30 janar 1933 lindi Rajhu i Trete, ku kancelar i saj behet Adolf Hitler (ne te dy rastet, qofte per Stalinin, qofte per Hitlerin, jeta e tyre private perpara vendosjes se diktaturave perkatese nuk paraq         et interes).

1933-1934 kryhet nazifikimi i Gjermanise.

27 shkurt 1933 digjet Rajhshtagu. “Ndoshta, nuk do te merret vesh kurre e gjithe e verteta lidhur me djegjen e Rajhshtagut. Thuajse te githe ata qe e dinin, sot (1960, GH) jane te vdekur, pjesa me e madhe e tyre te vrare nga Hitleri ne muajt qe pasuan. Madje, as ne Nuremberg, misteri nuk u ndricua dot plotesisht, megjithese ka mjaft prova per te pohuar gati me siguri se ishin nazistet qe e kishin pergatitur zjarrin dhe e kishin bere per qellime politike”. Van der Lybe u shpall fajtor dhe u ekzekutua, kurse lideri komunist gjerman ne parlamentin gjerman, Ernst Torgler, dhe tre bullgaret (midis te cileve edhe Gjergj Dimitrovi) muaren pafajesine.

28 shkurt 1933 Presidenti Hindenburg nenshkroi nje dekret “per mbrojtjen e popullit dhe te shtetit”, duke pezulluar shtate kapitujt e Kushtetutes qe garantonin lirite individuale dhe qytetare duke e paraqitur si “nje mase mbrojtese kunder akteve te dhunes komuniste, qe vene ne rrezik shtetin”.

05 mars 1933 behen zgjedhjet e fundit demokratike ne gjallje te Hitlerit. Nazistet fituan me 17.217.180 vota – dmth nje shtese prej 5.500.000 votash ne raport me zgjedhjet e meparshme, por qe perfaqesonin 44% te votave.

09 mars 1933 permbyset qeveria e Bavarise dhe vendoset regjimi nazist. Kjo shenoi fillimin e kapitullimit te institucioneve me te fuqishme te Gjermanise pa asnje kundershtim

22 mars 1933 ne Operan Krol, ku ishte mbledhur Rajshtagu dhe po shqyrtohej i ashtequajturi Akt i Aftesimit ligjor – “ligji per te lehtesuar fatkeqesite e Rajhut dhe te popullit” – (Gasec cur Behebung der Not fom Folk und Rajh), sic e quajten zyrtarisht; pese paragrafet e tij te shkurtra i hiqnin Parlamentit pushtetin legjislativ, duke perfshire kontrollin e buxhetit te Rajhut, miratimin e traktateve me shtetet e huaja dhe iniciativen e shtajcave kushtetuese, per t’ia dhene qeverise se Rajhut per nje periudhe  katervjecare. Pervec kesaj, dekreti shprehte qarte se tekstet e ligjeve te shpallura nga qeveria duheshin hartuar nga kancelari “dhe mund te shmangeshin nga Kushtetuta”.

01 prill 1933 shpalli nje bojkotim kombetar te dyqaneve te cifuteve (sipas tekstit).

18 prill 1933 Gebelsi shkruan ne ditarin e tij: “ne do te lajme hesapet me Reaksionin. Revolucioni nuk duhet ndaluar ne mes te rruges”. Interesant eshte fakti se diktatura staliniste dhe ajo enveriste ne kete pike perputhen plotesisht me ate naziste te asaj kohe.

Ne fund te prillit 1933 qeveria e shpalli 1 majin 1933 dite Feste Kombetare duke e emeruar “Dita Kombetare e Punes”. Ne fjalimin qe mbajti perpara me shume se 100.000 punonjesve, ne Sheshin e Tempelhofit, Hitleri leshoi parrullen “Nder punes dhe respekt punonjesve!” dhe premtoi se 1 Maji do te kremtohej per nder te punes gjermane “gjate shekujve”.

2 maj 1933 pushtohen te gjitha selite e sindikatave ne te gjithe vendin, fondet e tyre u konfiskuan, organizatat u shperndane dhe udheheqesit u arrestuan.

10 maj 1933 ne Berlin ju vu zjarri afro 20 000 vellimeve libra duke i shpallur lufte te kaluares kulturore gjermane. Kjo date konsiderohet si fillimi i nazifikimit te kultures gjermane (ne gjurmet e kesaj date ne Shqiperi, me 06 shkurt te 1967, fillon komunistizimi dhe enverizimi i kultures shqiptare nen pamjen e realizmit socialist). Ne kater vjetet e pare te Rajhut te Trete numri i te perditshmeve ne te gjithe Gjermanine ra nga 3607 ne 2671 dhe Maks Amani, rreshter i Hitlerit gjate Luftes se Pare Boterore, u be diktatori financiar i shtypit gjerman

21 qershor 1933 policia dhe trupat e sulmit shtine ne dore te gjitha zyrat e Partise Kombetare Gjermane ane e kend Gjermanise.

29 qershor 1933 Hugenbergu, udheheqesi i zjarrte e partise, qe e kishte ndihmuar Hitlerin te merrte postin e kancelarit dha doreheqjen nga qeveria dhe zevendesit e tij “vullnetarisht” shperndane partine.

14 korrik 1933 dekretohet ligji, sipas te cilit “partia Nacional Socialiste e Punonjesve Gjermane perben te vetmen parti politike te Gjermanise”.

25 korrik 1933, pese dite pas ratifikimit te konkordatit me Seline e Shenjte, qeveria gjermane nxorri ligjin mbi sterilizimin, qe fyebte ne menyre te vecante Kishen Katolike. Pese dite me vone u muaren masa per te shperndare Lidhjen e Rinise Katolike. Erih Klausener, udheheqesi i Aksionit Katolik u vra gjate spastrimit te 30 qershorit 1934.

 

30 janar 1934 hyn ne fuqi ligji, sipas te cilit te gjitha “Asamblete popullore” te Shteteve lokale u zhduken. Fuqite sovrane te Shteteve iu kaluan Rajhut, te gjitha qeverite e Landeve u vendosen nen autoritetin e qeverise se Rajhut dhe guvernatoret e Shteteve vareshin tani e tutje nga administrata e ministrit te Brendshem te Rajhut.

30 qershor 1934 pastrimi i pergjakshem i Gjermanise (kjo eshte analoge me spastrimet e Stalinit pergjate viteve 1934-1939 dhe ato te Enver Hoxhes pergjate viteve 1973-1982).

02 gusht 1934 nderron jete  presidenti gjerman  Paul von Hindenburg. Ne kete rast u hoq roli i presidentit dhe Hitleri caktohet Fyhrer dhe Kancelar i Rajhut duke i kerkuar te gjithe oficereve dhe pjestareve te trupave nje betim bindjeje, jo Gjermanise, jo Kushtetutes, por atij vete.

01 tetor 1934 ushtria gjermane mori urdherin te trefishonte trupat nga 100.000 ne 300. 000 vete duke shkelur Traktatin e Versajes

16 mars 1935 u shpall ligji qe vendoste sherbimin e detyrueshem ushtarak  dhe qe parashikonte ne kohe paqeje nje ushtri te perbere prej 12 korpusesh dhe 36 divizionesh, pra, rreth 500.000 vete

korrik 1935 avokati nazist Hans Kerrl caktohet minister i Ceshtjeve Kishetare

07 mars 1936 nje kolone e vogel simbolike e trupave gjermane kaloi ne rresht mbi urat e Rinit dhe depertoi ne zonen e cmilitarizuar dhe po ate dite Hitleri donencoi Paktin e Lokarnos duke pushtuar krahinen e Renanise.

30 janar 1937 Hitleri shpalli se Gjermania anullonte nenshkrimin e vene prej saj poshteTraktatit te Versajes, duke e bere ate te pavlefshem.

04 shkurt 1938 Hitleri merr persiper komanden e forcave te armatosura te Gjermanise duke krijuar Komanden e Larte te Forcave te Armatosura.

11-12 mars 1938 Hitleri pushton Austrine

 

29 shtator 1938 arrihet marreveshja midis kater fuqive duke nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e Francės (Daladier), Mbretėria e Bashkuar (Chamberlain), Itali (Musolini) dhe Gjermania (Hitleri) ne Mynih traktatin mbi Sudetet (ku banonte nje popullate gjermanishtfolese ne Bohemi) duke i hapur rruge pushtimit te Cekosllovakise.

7-12 nentor 1938 java e xhamave te thyer ku masakrohen dhe denohen hebrejte ne Gjermani.

15 mars 1939 trupat gjermane pushtojne Bohemine dhe Moravine. Me 16 mars shpallet protektorati i Gjermanise mbi Bohemine dhe Moravine.

15 mars 1939 trupat hungareze, me ndihmen e trupave gjermane depertuan fare thjeshte ne Ruteni ne oren gjashte te mengjesit dhe te nesermen territori u aneksua zyrtarisht nga Hungaria.

16 mars 1939 Hitleri merr nen mbrojtje Sllovakine.

18 mars 1939 Hitleri arrin ne Vjene per te ratifikuar “Traktatin e Proteksionit”, qe, i nenshkruar me 23 mars ne Berlin, nga Ribentropi dhe dokton Tuka, permbante nje protokoll te fshehte, qe i jepte Gjermanise disa te drejta ekskluzive per shfrytezimin e ekonomise sllovake.

22 maj 1939 nenshkruhet ne Berlin “Pakti i Ēelikte” midis Ēianos dhe Ribentropit, nje aleance ushtarake e karakterit agresiv.

15-21 gusht zhvillohen bisedimet Gjermano – Ruse.

01 shtator 1939 Hitleri sulmon Polonine. Kjo date konsiderohet si data e fillimit te Luftes se dyte Imperialiste.

 

03 shtator 1939 Ultimatumi i Qeverise Britanike mbi terheqjen e forcave gjermane nga Polonia. Vendosja e gjendjes se luftes midis midis Britanise se Madhe dhe Gjermanise. Po kete date nendetesja gjermane U-30 siluronte dhe mbyste vaporin britanik Athenia nja treqind kilometra ne perendim te Hibrideve duke shpallur fillimin e luftes se dyte imperialiste.

28 shtator 1939 nenshkruhet pakti i mossulmit midis Ribentropit dhe Molotovit.

09 prill 1940 Hitleri pushton Danimarken dhe sulmon Norvegjine, te cilen e pushtoi deri ne javen e pare te majit.

10 maj-25 qershor 1940 Hitleri sulmon dhe pushton Belgjiken, Hollanden  dhe Francen.

15 gusht 1940 shperthen beteja ajrore gjermane kunder Anglise me operacionin “Shqiponja”.

23-28 gusht 1940 aviacioni anglez bombardon Berlinin.

shtator 1940 deshton pushtimi gjerman i Anglise.

06-17 prill 1941 Hitleri sulmon dhe pushton Jugosllavine.

27 prill 1941 pushtohet Athina dhe me 28 maj i gjithe territori grek.

10 maj 1941 arratiset nga Gjermania drejt Skocise Rudolf Hesi.

22 qershor 1941 – Hitleri sulmon Stalinin.

                                                    

Ky material eshte marre nga librat e meposhtem:

Traudl Junge, Deri ne oren e fundit (kujtimet e sekretares se fundit te Hitlerit), Tirane 2009

Joakim Von Ribentrop, Planet e Hitlerit per Ballkanin, BOTART, pa vit botimi

Vil Bertold, 42 atentate kunder Hitlerit, Tirane 2004

Pa autor, Gjyqi i Nurembergut, Berat 2002

Eduard F. Doland, Adolf Hitler, portreti i nje tirani, Elbasan 1997

William Joyce, Muzg mbi Angline, Shtepia Botuese “HELGA’S SEKRETS”, pa vit botimi

Adolf Hitler, Lufta ime, Tirane 2012

Adolf Hitler, Testamenti Politik (4 Shkurt – 29 Prill 1945), Tirane pa vit botimi

William B. Breuer, Mistere te pashpjeguara te Luftes II Boterore, Tirane 2007

William L. Shirer, Ngritja dhe renia e Rajhut te Trete (nje histori e Gjermanise Naziste), Tirane 2004

Richard Breiting, Vetem Hitler (intervista sekrete), Tirane 2003

William L. Shirer, RAIH-u i TRETE (shkelqimi dhe rrezimi), Tirane 1998

John Lukacs, Qershor 1941, Hitleri dhe Stalini, Tirane 2008

Richard Overy, Mbas hapjes se dosjeve sekrete te dy diktaturave, Tirane 2008

Zheliu Zhelev, Fashizmi dhe humbesit....(shteti totalitar), Tirane 2001

Julius Mader, Flasin Gjeneralet hitleriane te Spiunazhit, Tirane 2005

Henri Michel, Lufta e dyte Boterore, Tirane 2006

Pa autor, Procesi i Nurembergut, Tirane 2005 (perkthim nga rusishtja)

                                                    

 

Meqenese zbulimi analitik ka per qellim gjetjen e shkakut te fillimit te luftes, vazhdimesia e ngjarjeve te metejshme nuk paraqet interes.

Do te ndjekim kete aresyetim analitik: format e luftes jane rrjedhoja te formes se organizimit shoqeror dhe ne permasa percaktohen nga shkalla e zhvillimit ekonomik. Me qene se eshte pranuar formula e Klauzevicit (Lufta eshte vashdim i politikes me mjete te tjere, pikerisht me mjetet e dhunes – ka shtuar Lenini tek “Socializmi dhe Lufta”) nga te gjithe krahet, behet e kuptueshme qe format e saj fillestare nuk duhen konsideruar lufte (ne kete rast per kete forme lufte duhet pranuar formula: Lufta eshte instinkti i te jetuarit), por perleshje, dhe eshte e trasheguar nga bota paraardhese e Njeriut; tipikisht “Lufta e Trojes” (shek XV Para Kri.) nuk duhet konsideruar lufte (ne kete rast termi dhune eshte me i drejte). Dmth lufta eshte produkt i politikes, e per rrjedhoje, forma te barabarta lufte prodhohen nga politika te ngjashme ne forme e permbajtje. Kjo do te thote se lufta eshte e lidhur me formen shteterore te organizimit shoqeror dhe ka karakter rastesor pa u kthyer asnjehere ne domosdoshmeri. Ajo eshte e lidhur me nje faze te caktuar te zhvillimit shteteror, atehere kur shtetet realizojne zhvillimin perfundimtar te formes se tyre dhe ky zhvillim krijon barazine politike ne planin ekonomik. Analiza e formave te Luftes tregon se Populli Shqiptar eshte i vetmi popull ne Racen e Bardhe qe nuk e ka arritur shkallen e zhvillimit qe te imponon aplikimi i luftes (eshte kjo aresyeja qe per kete popull lufta ka gjithmone karakter rastesor dhe nuk ka luajtur asnje rol ne jeten e tij biologjiko-shoqerore. E ve ne dukje kete dukuri per te treguar se termi “Shqiperi e Madhe” eshte krjuar nga politika jashteshqiptare per te fshehur qellimet skllaveruese te shqiptareve).

I gjithe ky parafrazim filozofik na jep te drejten te nxjerrim format e luftes per popuj te ndryshem dhe krahasimi i tyre mund te na tregoje shkallen e zhvillimi social dhe menyren e organizimit politik te tyre jashte propagandes dhe mesimeve te arsimit te detyrueshem shkollor.

Analiza e te gjitha luftrave te kryera nga Njerezimi (natyrisht nje analize e percipte kohore) tregoi se, pamvaresisht nga shkalla e zhvillimit, cdo forme shteterore aplikon kryesisht tre forma lufte (ne popuj te ndryshem nenformat qe shoqerojne nje forme te caktuar jane te ndryshme duke mos treguar asnje rregull):

1-    Luften civile

2-    Luften pushtuese

3-    Luften imperialiste

Asnje popull ne Bote nuk e ka filluar jeten e vet shtetore pa luften civile dhe asnje shtet ne Bote nuk e ka vazhduar jeten e vet politike pa luften pushtuese, e cila eshte kthyer ne lufte imperialiste per rrethana te percaktuara nga shkalla e zhvillimit ekonomik e pjesmarresve ne te.

Lufta pushtuese ndryshon nga lufta imperialiste ne qellimin per te cilen ato kryhen. Ne kete menyre lufta pushtuese ka per qellim te skllaveroje popujt, kur lufta imperialiste ka per qellim te ndaje kete skllaverim. Termat qe jane perdorur pergjate shekullit te XX-te si shtet imperialist, shtet proletar, shtet komunist, shtet kapitalist, shtet demokratik ndryshojne nga njeri-tjetri nga menyra se si e aplikojne dhe e fshehin ata thelbin e skllaverimit tek seicili popull ku eshte zbatuar.

Analiza historiko-statistikore i ketyre dy grup ngjarjesh ,sipas permbajtjes se tyre, tregon:

1-    Ne Bashkimin Sovietik, pergjate viteve 1917-1941, jane aplikuar keto forma lufte:

      a-lufta civile

      b-lufta pushtuese

      c-lufta imperialiste (ne pamje te pare kjo forme lufte tek Stalini duhet si e imponuar, por lufta me Iranin asnjanes me 1941 tregon se lufta e viteve 1941-1945 ka qene tipikisht lufte imperialiste ne te gjithe segmentin e vet kohor dhe Mbledhja e Jaltes eshte sanksionimi e ketij imperializmi te maskuar).

2-    Ne Gjermanine e Hitlerit, pergjate viteve 1933-1941, jane aplikuar keto forma lufte:

a-lufta pushtuese

b-lufta imperialiste (tek Gjermania kjo forme lufte duke ne marredheniet e dhunshme me Bashkimin Sovietik dhe Britanine e Madhe).

Ndryshimi i numrit te formave te lufte midis Gjermanise dhe Bashkimi Sovietik eshte e lidhur me menyren se si jane formuar dy shtetet historikisht. Bashkimi Sovietik i Stalinit vinte nga permbysja qe i beri formes shteterore te Carit, duke aplikuar luften civile, kur shteti gjerman i Hitlerit vinte nga zgjedhja politike e vete shtetit pa pasur nevoje per luften civile.

Krahasimi i kesaj analize tregon pa paragjykim se Gjermania e Hitlerit dhe Bashkimi Sovietik i Stalinit ishin dy shtete me ndryshueshmeri sasiore brenda se njejtes cilesi te shtetit.

Atehere: cili nga te dy keto shtete eshte shkaktari i luftes se dyte imperialiste? Perse akuzohet vetem shteti i Hitlerit dhe anashkalohet ai i Stalinit?

 

*   *   *

Por sipas autoreve te disa librave, duke perfshire edhe librat e meposhtem (foto poshte), ekzistojne disa ngjarje te “fshehta” qe konfirmojne perfundimet e teorise se formave te luftes ne nje menyre krejtesisht pa lidhje me te.

Ne gjyqin e Nurembergut, gjeneralet hitleriane, dhe, me vone, bashkepunetoret e Stalinit dhe pasardhesit e tyre publikuan fakte te “cuditshme” te cilat nuk mund te anashkalohen me nje te rene te lapsit. Prej dy librave te meposhtem nxora materialin ne fjale:

Behet fjale per dy ushtri te perplasura dhe te organizuara ne menyre te profeksionuar per kohen. Nuk eshte e vertete qe ushtria gjermane sulmoi ne befasi dhe e gjeti ushtrine sovietike te pa pergatitur. Te pakten Shefi i Shtabit te Pergjithshem ushtarak Sovietik Marreshalli G.K.Zhukov ne kujtimet e tij tregon se ne gjashte muajt e pare te vitit 1941u be nje pune teper e madhe per organizimin e ushtrise sovietike per ta pritur armikun ne menyre dinjitoze. Dhe eshte ky marreshall qe deklaroi se “ne teresi aftesite prodhuese kolosale te krijuara gjate dy pesevjecareve te paraluftes dhe tre vjeteve te pesevjecarit te trete siguruan bazen e aftesise mbrojtese te vendit” (f. 331, vell. 1 i kujtimeve). Cfare perfitimi kishin sovietiket per te fshehur te verteten dhe perse nga njera ane propagandonin befasine hitleriane dhe, nga ana tjeter, trumbetonin aftesite mbrojtese dhe punen e madhe qe ishte bere per kete mbojtje? Eshte po ky Zhukov qe deklaron se arti operativo-strategjik i forcave te armatosura te Gjermanise ne fillim te luftes qendronte me lart se ai sovietik duke krijuar epersine nga viti 1941 deri ne veren e 1942-shit (f. 352, vell. 3 i kujtimeve).

Pergjigjen e kesaj pyetje na e jep nje ish ushtarak sovietik (Viktor Suvorov – 1947), funksionar i Sherbimit Sekret ushtarak sovietik dhe historian autodidakt, autor i disa librave mbi Luften e Dyte imperialiste ku perfshihet edhe libri: “Stalini, Hitleri dhe revolucioni boteror bolshevik”.

- Ne diten e pare te sulmit ishin 3 milion ushtare gjermane perballe 5 milion ushtareve sovietike, vetem se te sfazuara ne hapsire dhe ne qellim.

- Forcat sovietike ishin te perqendruara ne jug te frontit perendimor te tyre te gatshme per te prere linjat e furnizimit me karburant te Gjermanise qe vinin nga Rumania, kur gjermanet sulmuan ne veri-qender te frontit.

- Gjeneralet hitleriane konstatuan se ushtria sovietike nuk kishte nje vije mbrojtese mbas shpines se vet.

- Aeroportet ndodheshin vetem 8-10 km larg vijes se pare te frontit.

- Sovietiket kishin 24 000 tanke kundrejt 3 000 tankeve gjermane.

Te gjitha keto i cuan gjeneralet hitleriane ne perfundimin se ushtria sovietike ishte e pergatitur per sulm dhe jo per mbrojtje. Sipas Viktor Suvorov-it ka ekzistuar nje plan i Zhukovit per sulmin sovietik kundra Gjermanise me date 15 maj 1941. Sulmi do te fillonte me 06 korrik 1941 nga ana e sovietikeve me operacionin Groza (fortuna, stuhia). Po sipas ketij autori ekziston dhe nje ngjarje tjeter qe e perforcon kete plan te pazbatuar. Me 22 qershon 1945 Stalini jep urdherin qe ne Moske me 24 qershor te mbahet Parada e Fitores mbi Gjermanine, por vete nuk mori pjese. Urdheri saktesonte qe paraden ta marre zevendesi i Stalinit Marreshalli i Bashkimit Sovietik G.K.Zhukov dhe ta komandoje Marreshalli i Bashkimit Sovietik K.K.Rokosovski (f. 376, vell. i 3 i kujtimeve). Per mungesen e Stalinit ne pareden e fitores jepen dy variante justifikuese: sipas Zhukovit Stalini nuk e pranoi marrjen e parades pasi ishte plagosur pergjate provave me kale (f. 375, vell. i 3 i kujtimeve), por sipas Viktor Suvorovit Stalini ishte i inatosur dhe nuk pranoi te marre pjese ne parade sepse, sipas tij, Bashkimi Sovietik nuk e kishte fituar luften, pasi nuk kishte pushtuar jo vetem Boten, por as Europen.

                                                    

Ky material eshte marre nga librat e meposhtem:

Viktor Suvorov, Stalin, Hitler la rivoluzione bolscevica mondiale, Casa Editrice SPIRALI, 2000

Grup autoresh, I generali di Hitler, Novara 1973

G.K. Zhukov, Kujtime dhe Meditime, Tirane 1995, bot. I i Shtepise botuese te Ushtrise (ne dy vellime).

G.K. Zhukov, Kujtime dhe Meditime, Tirane 2009, bot. II i shtepise botuese Almera (ne tre vellime)

                                                    

Perfundimi:

Ne qofte se Hitleri nuk do te sulmonte Stalinin me 22 qershor 1941, atehere Stalini do te sulmonte Europen me 6 korrik 1941, duke argumentuar qe lufta ne fjale ishte 100% imperialiste nga te gjitha krahet pjesmarres dhe aspak e njeanshme dhe veper vetem e Hitlerit. Per te qene te sakte duhet pranuar se Lufta e dyte imperialiste qe kryesisht rrjedhoje e grykesise imperialiste te Bashkimit  Sovietik dhe aspak rrjedhoje e pazgjidhjeve politike te Luftes se pare imperialiste, sic duan ta paraqesin (kam parasysh librin e Henri Michel, Lufta e dyte Boterore, Tirane 2006). Po te mos ishte Hitleri, Stalini do ta kishte pushtuar Europen dhe historia e shekullit te XX-te per Europen do te kishte qene tjeter per tjeter. Per kete mjafton te shihet ngjarjet pergjate viteve te para te mijevjecarit te trete per te kuptuar se cfare perfaqesonte shteti sovietik (1917-1987) ne historine e politikes europiane.

 

Tirane, 09.09.2015


 

                                        

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."