Written by jozef martini   
Saturday, 22 August 2015




ATDHEU I BASHKUAR: ĖNDĖRR SHEKULLORE APO MUNDĖSI E SENDĖRTUESHME ?

 

 (Fjala e hapjes sė tubimit tė XIII tė Shoqatės “Trojet e Arbėrit”, mė 14 gusht 2015 nė Krujė)

 

 

Eugjen Merlika

 

Tė nderuar antarė tė Shoqatės “Trojet e Arbėrit”, shumė tė nderuar miq e tė ftuar, qytetarė tė Krujės tė pranishėm, ......... !

Mė takoi mua sot tė ju pėrshėndes e t’u uroj mirseardhjen nė kėtė sesion tė shoqatės sonė mbarėkombėtare. Falėnderoj nga zemra Kryesinė e Shoqatės qė mė bėri kėtė nderim tė posaēėm, mė tė lartin qė kam patur nė jetėn time, tė kaluar nėpėr kampet e internimit tė komunizmit deri nė moshėn 47 vjeēe e nė mėrgim, nė Vendin e lindjes sė nėnės sime italo – shqiptare prej afėr njė ēerek shekulli.

Kruja, ky qytet i lashtė, zemra e Trojeve tė Arbėrit,  sot na pret me bujarinė e saj karakteristike, madje proverbiale, nėse mbajmė parasysh faktin se njėqind vjet tė shkuara, kėtu nuk kishte njė hotel, sepse ēdo i ardhur, cilido t’ishte, strehohej nė shtėpitė e familjeve bujare tė saj. Sot ajo na uron, me gjithė zemėr, punė tė mbarė nė veprimtarinė tonė rreth 11 – vjeēare, tė Shoqatės mbarė kombėtare.

Dėshmia mė e dukėshme e kėsaj veprimtarie janė 12 vėllimet e botuara deri tani, tė titulluara “E djathta shqiptare nė shėrbim tė Shqipėrisė etnike”,me kumtesat e pregatitura pėr tė gjithė sesionet. Nė to janė trajtuar gjėrėsisht e thellėsisht problemet tona kombėtare tė sė shkuarės e tė sė sotmes, tė qėndresės sė shqiptarėve tė lėnė jashtė kufijve tė shtetit e tė pėrndjekjeve tė pėsuara prej tyre nga qeveritė fqinje, tė pėrpjekjeve tė tyre tė gjithanėshme pėr tė jetuar, si me ajrin, me ėndrrėn Shqipėri. Besojma njerėzore e politike e Shoqatės, nė kėta vite tė veprimtarisė sė saj, ka qenė fjala “Atdhe”, pa tė cilin “njeriu ėshtė njė pikė e humbur nė ngjarjet rastėsore tė kohės e tė hapėsirės”, siē shprehej dikur Lacordaire (1802 – 1860), njė prift i njohur dominikan francez.

Nė kėtė qytet tė lavdisė shqiptare u lindėn tė parėt e mij, madje mė i njohuri i tyre, Mustafa Merlika – Kruja, qe i deleguar nga populli dhe paria e kėtij qyteti, kryeqendrės sė epopesė madhėshtore tė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, tė firmoste n’emėr tė tyre, dokumentin mė tė rėndėsishėm tė historisė shqiptare, Shpalljen e Pavarėsisė sė saj kombėtare, mė 28 nėndor 1912, nė Vlorė. Ky tubim i Shoqatės “Trojet e Arbėrit”, qė ėshtė i trembėdhjeti, e qė mbahet me temėn “Populli shqiptar nė rrjedhat e historisė dhe roli i personaliteteve nga Epoka e madhe e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut e deri nė fund tė shekullit XX”, do tė sjellė jehonėn e bėmave tė shekullit tė madh, por dhe tė atyre pasardhės, me tė gjithė ngarkesėn e tyre tė fitoreve e tė humbjeve, tė dhimbjeve tė shumta e tė gazit tė pakėt, tė gjakut e tė lotėve, tė asaj qė qe historia jonė e vėrtetė.

Kjo Shoqatė ėsht’ e lindur jashtė politikės, si nevojė pėr tė zėvendėsuar mungesat e saj nė skenėn shqiptare, nga njerėz qė jetonin nė krahina tė ndryshme tė trojeve arbėrore e nė Vende tė ndryshme tė botės. Pikėpamja e Atdheut, sipas tyre, ėshtė binjakėzuar me ato tė lirisė e tė demokracisė, duke i u afruar atij tė Giuseppe Mazzinit, njė nga etėrit e Italisė sė bashkuar : “Pėr derisa, vendase apo tė huaj, ju keni njė tirani, si mund tė keni njė Atdhe ? Atdheu ėshtė shtėpia e njeriut, jo e skllavit.”

Nė tubimet e Shoqatės, ajka e studjuesve dhe intelektualėve shqipfolės, ka shkruajtur historinė e vėrtetė tė Shqipėrisė, jo atė tė shtrembėruar, deri nė tjetėrsim, nga historianėt e regjimeve komuniste brėnda e jashtė kufijve zyrtarė tė saj. Nė qindra kumtesat cilėsore ėshtė folur pėr personazhet e historisė sonė, qė janė errėsuar qėllimisht nga ajo zyrtare, pėr pėrfaqėsuesit e nacionalizmit shqiptar, tė vrarė, tė gjymtuar, tė nxirė, tė zhdukur nga kujtesa historike.

Nė sajė tė atyre studimeve i janė kthyer kujtesės historike tė shqiptarėve figura tė ndritura atdhetarėsh, shtetarėsh e martirėsh tė ēėshtjes shqiptare, qė ranė fli nė luftėn pėr idealin kombėtar, pėr Shqipėrinė e bashkuar, pėr pėrparimin e demokratizimin e saj. Atyre u janė shtuar ndihmesat e atyre qė u detyruan tė lenė atdheun e zgjedhės komuniste e tė kėrkojnė njė jetė tjetėr nė vėnde tė ndyshme tė botės, por qė nuk reshtėn kurrė sė punuari pėr tė. Gjithėsia kundėrkomuniste shqiptare, e vėnė nė Vendin e Nderit tė kujtesės  historike, mendoj se ėshtė vepra mė e lėvdueshme e mė e dobishme e kėtyre tubimeve, qė filluan nė Hamburg tė Gjermanisė mė 12 e 13 qershor 2004, e qė vazhduan nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė etnike deri sot, nė Krujėn e Gjergj Kastriotit.

Ka qenė njė punė e madhe e tė gjithėve, kryesisht e drejtuesve tė saj, Prof. Muhamet Shatrit e sekretarit Nue Oroshi, tė cilėt kanė organizuar mbledhjet e janė marrė me botimet e vėllimeve tė kumtesave, pothuajse gjithmonė edhe me sakrificat e tyre vetiake si edhe financiare.

Ky tubim duhet tė ēelė njė shteg tė ri nė punėn tonė. Krahas rikujtimit tė sė shkuarės, ne sot duhet tė bisedojmė shtruar, me qetėsi, me urti, si dikur nė Kuvendet  e Arbėrit, rreth s’ardhmes sonė si shoqėri e, mbi tė gjitha, si komb. Ka mė se njėqind vjet qė populli shqiptar ėshtė i ndarė nė pesė shtete, duke pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn. Problemet, me tė cilėt pėrballohemi, janė tė shumtė e tė larmishėm, por besoj se mund tė njėsohen nė dy rrjedha kryesore : n’atė tė zhvillimit, qė pėrfshin ekonominė, pushtetet, jetėn politike e administrative, marredhėniet me hapėsirėn kufizuese gjeografike shtetore e botėn, dhe n’atė kombėtar qė njėsohet me pritmėrinė e bashkimit tė trojeve  shqiptare nė bashkėsi administrative tė mirėfillta.

Po t’i shtojmė kėtyre faktorėve krizėn morale tė klasės politike, me  korrupsione nė nivele shumė tė larta nė shumicėn dėrmuese tė administratės shtetėrore, kemi njė tabllo tepėr tė zymtė dhe aspak premtuese  pėr t’ardhmen. Pjesėmarrja nė NATO, apo marrėveshjet e shoqėrizimit me BE, megjithė ndryshimin nė ligjet, nė pėrputhje me ata t’Evropės qė, pėr ne shqiptarėt, fatkeqėsisht, mbeten kurdoherė nė zbatim, vartėsi e ndryshueshme  interesash tė grupeve tė pushtetit, nuk kanė arritur tė bėjnė tek ne hopin cilėsor tė domosdoshėm, pėr tė hyrė seriozisht nė rrugėn e zhvillimit tė vėrtetė, si Vendet e tjera tė Lindjes ish komuniste.

Punėt nuk shkojnė mė mirė as edhe nė Kosovė, e cila ka pasur pėrfitimin e pranisė ndėrkombėtare nė tė, qė nga periudha e shkėputjes nga Serbia. Pa hyrė nė analizė tė hollėsive tė jetės ekonomike, fakti i dhjetra mijėra vetėve qė kanė kėrkuar strehim nė Evropė nga Shqipėria dhe Kosova brėnda kėtij viti, dėshmojnė se politikat ekonomike tė tyre nuk kanė qenė nė nivelin e kėrkuar, duke sjellė pėrfundime gjysmė tė dėshtuara.

Nuk po zgjatem mė shumė nė shkoqitjen e kėtyre argumentave, qė janė lėndė pėr tubime ekonomistėsh e njerėzish tė politikės, tė cilėt duhet tė hartojnė strategjitė pėrkatėse e tė marrin vendimet e duhura. Mendimi se hyrja e pritėshme nė Evropė do tė jetė fundi i tė gjitha problemeve tona ėshtė njė formė hashashi pėr tė qetėsuar shpirtėrat e trazuar dhe njė alibi e politikės pėr tė ligjėruar mungesat e saj. Nė Evropė, kurdo qė tė na pranojnė, duhet tė jemi nė rregull me tė gjitha parametrat socio – ekonomikė. Me tė gjithė problemet qė pėrballon sot Evropa, qė nga masat ndėshkimore kundrejt Rusisė tek borxhet e Greqisė, nga dyndjet e miliona njerėzve prej luftėrave nė Lindjen e Mesme apo Afrikės drejt kufijve tė saj, tek referendumi britanik pėr qėndrimin nė BE dhe lindja e forcimi i forcave tė reja antisistem e kundėr traktateve nė brendėsi tė saj, pėrfshirja e Ballkanit Perėndimor nuk ėshtė njė pėrparėsi, pavarėsisht deklaratave tė zyrtarėve tė saj, apo takimeve tė organizuara nga diplomacia gjermane ndėrmjet qeveritarėvet tė gadishullit.

“Fillin e Arianės” pėr tė dalė nga rruga pakrye dhe  e ndėrlikuar, nė tė cilin jemi futur pėr mungesat tona, duhet t’a gjejmė vetė, sė pari duke shėndoshur sėmundjen morale tė shthurjes, qė ka pllakosur politikėn tonė e, sė dyti, duke kryer ato reforma rrėnjėsore, tė cilat duhej t’ishin sendėrtuar sė paku njėzet vjet mė parė. Kėto ēėshtje janė drejt pėr drejt tė lidhura edhe me problemin tonė kombėtar, i cili na rėndon mbi shpinė prej mė se njė shekulli. “Atdheu ndoshta ėshtė si familja, i njihet plotėsisht vlera kur nuk e kemi mė.” shprehej shkrimtari i shquar francez Gustav Flaubert. Pėr ne, shqiptarėt, fatkeqėsisht, ai mbeti si njė joshje mashtruese e paarritėshme, sepse qė nė lindje tė Atdheut tė pavarur, kufijtė e tij e gjymtuan krijesėn e cila, edhe mbas mė shumė se njė shekulli, vazhdon tė pėrpėlitet nga dhimbjet.

Pa hyrė nė thelb tė padrejtėsisė historike qė na detyruan tė pranojmė diplomacitė e Evropės, tek tė cilat sot janė varur shpresat tona, mendoj se nuk ėshtė rasti tė rigjallėrojmė prirjen pėr t’u hequr si viktimė, jo sepse nuk kemi arsye pėr t’a shpallur, por se duhet tė dėshmojmė se jemi nė gjėndje t’a kapėrxejmė e tė gjejmė forcat pėr t’i parashtruar kėrkesat tona, duke u mbėshtetur nė tė drejtėn tonė si popull e nė tė drejtėn ndėrkombėtare.

Nė kėtė drejtim duhet tė jemi tė vetėdijshėm se probleme tė ngjashme me tonat, edhe se jo nė kėto pėrmasa, janė tė pranishėm edhe nė popuj tė tjerė tė rajonit e tė kontinentit. Versaja qé njė faqe e errėt nė historinė e Evropės me vendimet e saj dhe lufta e dytė botėrore qé njė dėshmi edhe e ndikimit tė keq tė tyre. Por Jalta i arkivoi, pa tė drejtė ankimi, tė njėjtat probleme, ndėrsa periudha e re pas komuniste, edhe se mė elastike nė njohjen e shpėrbėrjes sė shteteve tė mėdha shumė kombėshe, ende nuk pėrballon nga kėnd-vėshtrimi etnik ato parregullsi, madje pėrjashton nėn termin “nacionalizėm” ēdo prirje apo pėrpjekje pėr t’i vėnė nė diskutim.

Para se tė arrijmė nė kėrkesat zyrtare pėr referendumet eventuale, qė mund t’i hapin rrugėn sendėrtimit tė dėshirės sė madhe shekullore tė bashkėkombasve tanė, duhet tė shqyrtojmė e tė mbajmė parasysh prirjet e vėrteta  kombėtariste tė shoqėrive tona. Mbas njėqind vitesh nga vendimet e Konferencės sė Londrės dhe 70 vjetėsh tė parantezės sė shkurtėr tė Shtetit tė Bashkuar shqiptar tė kohės sė luftės sė dytė botėrore, e gjysmė shekulli komunist, krejtėsisht i pandjeshėm ndaj konceptit bashkim kombėtar, tė pasuar nga njė mėrgim biblik i njė shumice tė shqiptarėve, shumė gjėra  kanė ndryshuar edhe nė mendėsinė e tyre. Mendoj se ėshtė njė kusht i domosdoshėm tė njohim prirjen e pėrgjithėshme tė tyre pėr t’u bashkuar, nė caqet e saj tė vėrteta. Simbas ndonjė sondazhi opinioni, nuk e di sa tė besueshėm, raporti ndėrmjet pėrkrahėsve tė bashkimit e kundėrshtarėve tė tij ėshtė 62 me 38. 3/5 nė mbėshtetje e 2/5 kundėr nuk ėshtė njė statistikė shumė shpresėndjellėse, nėse ėshtė e vėrtetė. Duke mbajtur parasysh shumė faktorė kundėrshtarė, duke filluar nga institucionet ndėrkombėtare e njė pjesė e politikės shqipfolėse qė i bashkangjitet atyre, nga propaganda e huaj dhe e komunistėve shqiptarė kundėr shprehjes “Shqipėri e madhe”, nga psikoza e frikės e diplomacisė ndėrkombėtare pėr pasoja zinxhir tė proēesit nė zona tė tjera, duhet tė kemi njė vullnet tė fortė tė mbi 80% tė shqiptarėve pėr t’a nisur betejėn.

Njė tjetėr vėshtirėsi nė rrugėn e bashkimit ėshtė fakti se njė shekull administrimi sllav mbi trojet shqiptare ka bėrė qė ato tė mos  mbeten etnikisht tė pastra. Si pasojė e politikave asimiluese tė Jugosllavisė mbretėrore e mė pas edhe komuniste, shpėrnguljes sė forcuar tė popullsive nė trevat shqiptare i ka pasuar mbushja e tyre me pakica sllave, gjė qė ul ndjeshėm njė miratim masiv nė njė referendum tė mundshėm. Ideja e Shqipėrisė sė bashkuar qé, deri nė mbarimin e luftės sė dytė botėrore, flamuri i nacionalizmit shqiptar i cili, pėr t’a sendėrtuar atė, nuk nguroi tė bashkėpunojė edhe me pushtuesit italianė e gjermanė, gjė tė cilėn historiografia komuniste nuk i a fali kurrė edhe sot e kėsaj dite. Por kundėrshtarėt e nacionalizmit, komunistėt shqiptarė, qė kishin si parim udhėheqės “internacionalizmin proletar”, nėn drejtimin e Moskės apo tė Beogradit, nuk nguruan asnjė ēast qė tė shkatėrronin krijesėn nacionaliste, duke i rikthyer Jugosllavisė sė Titos tė gjitha krahinat tė bashkuara me Shqipėrinė nė prill 1941 e nė muajt e mėpastajmė. Dėshmi e pakundėrshtueshme e asaj strategjie tė udhėheqjes komuniste shqiptare ėshtė fjala e Kryetarit tė saj, Enver Hoxha, nė mbledhjen e Byrosė politike tė Komitetit qėndror mė 15 dhjetor 1947 :

“Duhet tė fitojmė kohėn e humbur e tė bėjmė sa mė shpejtė bashkimin de facto tė Shqipėrisė me Jugosllavinė nė tė gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipėria nuk mund tė qėndrojė si shtet i pavarur dhe aq mė pak tė ndėrtojė Socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinė...” 

Nėse mbeti pa u realizuar ky synim i komunistėvet shqiptarė, duhet t’i jemi mirėnjohės Titos i cili, mbas pak muajsh, u shkėput nga vartėsia e Stalinit, nė tė cilėn mbetėn kryekėput, deri nė fund tė jetės sė tyre, mendėrisht drejtuesit shqiptarė. 

Kjo ėshtė historia e mbajtur nė sirtare pėr gati gjysmė shekulli, nė tė cilin shumica e qytetarėve tė Shqipėrisė as nuk e dinin se kishte qėnė njė periudhė gati katėrvjeēare, prill 1941 – janar 1945, nė tė cilėn administrata shqiptare kishte patur pėrfaqėsuesit e saj nė tė gjitha trevat shqipfolėse me pėrjashtim tė Ēamėrisė, tė cilėn italianėt nuk deshėn t’i a bashkojnė Vendit tonė. Ishte i vjeshtės sė dytė 1943 i vetmi kuvend i zgjedhur me pėrfaqėsues tė tė gjitha trojeve shqiptare, atėherė tė bashkuara, nė gjithė historinė tonė, sė cilės komunistėt i u pėrgjigjėn me gjuajtjet e topave, veprim pėr tė cilin mburren edhe sot.

Sot para nesh shtrohet pyetja : a jemi nė gjendje t’a ringjallim, nėpėrmjet njė projekti largpamės e nė ujdķ me rrethanat bashkėkohore, strategjinė kombėtare pėr tė hyrė nė institucionet e kontinentit, jo si pakica kombėtare tė shteteve tė ndryshme, por si njė shtet i vetėm ? Pėrtej termave “Shqipėri e madhe” apo “Shqipėri etnike”, qė janė bėrė gogoli qė tundin para botės fqinjėt tanė, sa herė flitet pėr kombin tonė, ne duhet tė dėshmojmė, me vullnetin tonė mbarėpopullor, se nuk paraqesim rrezik pėr askėnd, se asnjėherė nuk kemi patur synime grabitqare kundrejt fqinjėve, se duam tė jetojmė sė bashku nė atė hapėsirė toke nė tė cilėn kemi qėnė prej mijėvjeēarėsh, sepse na bashkon gjuha, traditat, trashėgimia zakonore, historia e pėrbashkėt, etj.

Kėtė duhet t’a bėjmė nėpėrmjet dokumentavet, qė duhet t’i dėrgohen organizmave ndėrkombėtare, por edhe qeverive tė Vendeve fqinjė me tė cilėt ndajmė problemet, ashtu sikurse atyre tė Vendeve mike, tė cilėt   shpresojmė tė tregojnė njė farė mirėkuptimi. Mendoj se filozofia ndriēuese e kėsaj pėrpjekjeje pėr tė pohuar aspiratėn tonė kombėtare, duhet tė jetė ajo e ish Kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Rruga e tij paqėsore, krijimi i institucioneve paralele, bojkotimi i votimeve, pohimi kudo e para kujtdo tė sė drejtės sonė si komb, mendoj se pėrbėjnė njė pasuri tė ēmuar, tė vlefshme edhe pėr sot edhe pėr t’ardhmen. Koncepti i binjakėzimit tė lirisė me luftėn, i drejtė nė pjesėn mė tė madhe tė historisė sonė, nė kontekstin gjeopolitik tė sotėm, nuk mė duket frutdhėnės. Po sjell kėtu  njė shprehje tė njė shkrimtari gjerman tė shekullit tė shkuar, Peter Rosseger (1843 – 1918), me tė cilėn pajtohem plotėsisht : “ Un dua jo aq atė atdhetarķ qė nxjerr bijtė tanė nė fushat e betejave e i thėrret tė vdesin, por atė qė u mėson atyre tė jetojnė pėr Atdheun.” E thėnė me fjalė tė tjera, kemi nevojė kryesisht pėr qytetarė tė vetėdijshėm e tė pregatitur pėr problemet kombėtare, mė shumė se sa pėr luftėtarė me armė nė dorė.

Duhet mobilizuar populli, sidomos rinia, qė duhet tė dalė nė manifestime, jo me flamuj partish,  por me atė tė Skėnderbeut, e me pankarta, ku tė shkruhet me gėrma tė mėdha : “DUAM BASHKIMIN PAQĖSOR TĖ TROJEVE SHQIPTARE.” Kėta manifestime duhet tė jenė krejtėsisht paqėsorė e tė zhvillohen tė ujdisur njėherėsh nė qytetet e Shqipėrisė, tė Kosovės e ata shqiptarė tė Maqedonisė. Nė ta nuk duhen lejuar elementė skajorė qė do tė duan tė pėrfitojnė nga rasti, nėn shkakun e rremė tė “zellit atdhetar”, pėr t’i dhėnė tjetėr drejtim apo tė tjera qėllime. Vija paqėsore e kėrkesave duhet tė jetė ngulmuese e na duhet tė armatosemi me durim, sepse do tė duhen vite pėr tė arritur synimet tona. Nėse do tė shfaqim vullnetin dhe dashurinė pėr ēėshtjen tonė, pa u epur e pa dėgjuar sirenat gėnjeshtare tė ndryshme, do tė mundemi t’i a arrijmė qėllimit, sepse “Nė tė gjitha sipėrmarrjet njerėzore, nėse jemi nė njė mėndje pėr qėllimin, sendėrtimi ėshtė njė ēėshtje e dorės sė dytė.”, nėse mė lejohet tė parafrazoj njė burrė shteti e historian gjerman tė shekullit 19, Friedrich Cristoph Dahlmann (1785 – 1860), njė nga hartuesit e Kushtetutės gjermane.

Nė kėtė projekt e strategji madhore tė rilindjes sė kombit tė bashkuar nė Evropėn e shekullit XXI, bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn, nė njė tė ardhme tė afėrt, mund tė jetė njė synim i arritshėm, nėpėrmjet njė referendumi nė tė dy shtetet. Njė rezultat i lartė, me njė pjesėmarrje shumė tė gjėrė tė votuesve, do tė ishte baza mė e fuqishme pėr tė kėrkuar bashkimin. Madje do tė ishte njė gjė shumė e rėndėsishme qė nė kėtė shprehje tė mendimit mbarėpopullor tė merrnin pjesė on line tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė nėpėr botė. Tė gjithė argumentat e rendit etnik, kulturor, gjuhėsor e historik janė nė anėn tonė, nuk ka asnjė motiv tė shėndoshė qė dikush, nė diplomacinė ndėrkombėtare, t’i kundėrshtonte njė vullneti tė shprehur hapur e pa mėdyshje. Duhet tė jemi tė gjithė tė njė mėndjeje, qė nga populli, sidomos mosha e re, deri tek institucionet e dy Vendeve. Do tė ishte njė ripėrtėritje, nė formė tjetėr, nė kah bashkėkohor, e pėrvojave mė tė arrira tė shprehjes sė  synimit pėrbashkues tė shqiptarėve nė shekuj, e kohėve tė Gjergj Kastriotit e tė Lidhjes shqiptare tė Prizrenit.

Duhet tė jemi tė bindur gjithashtu, se ikjet pėrpara, nxitimet, ultimatumet apo iluzionet e forcės nuk i shėrbejnė strategjisė sonė. Shumė kush sot nė botėn shqiptare i vesh luftės sė U.Ē.K.-sė meritėn kryesore tė pavarėsisė sė Kosovės. Pa e pėrjashtuar atė meritė dhe as sakrificat qė lidhen me tė, jam i mendimit se njė pėrsėritje e asaj pėrvoje nė proēesin e bashkimit, do t’a dėmtonte shumė synimin tonė e, ndoshta, do t’a varroste pėr jetė atė. Rrethanat e vitit 1999, qė pėrcaktuan kahun e ngjarjeve nė dobinė tonė, nuk pėrsėriten mė, prandaj ēdo iluzion i kėtij tipi do tė ishte shumė i dėmshėm pėr ēėshtjen tonė kombėtare.

U mundova tė skicoj shkurt njė kuadėr tė problemeve tona madhore si komb. Mendoj se pėr tė duhet hapur njė diskutim i gjėrė, nga i cili duhet tė dalė njė strategji e menduar mirė e, si e tillė, edhe fituese. Kritikat, mallkimet e sharjet e atyre qė nuk e duan bashkimin e shqiptarėve, nuk duhet tė na e fashitin vullnetin. Ne, si Shoqatė, duhet tė punojmė pėr strategjinė e tij, duhet tė ballafaqohemi me pjesė tė tjera tė shoqėrisė sonė, por edhe me klasėn politike e cila nuk duhet tė mendojė se zotėron tė vėrtetėn absolute.

Edhe se ėshtė shumė e vėshtirė, edhe se i kemi paguar shtrenjtė nė tė shkuarėn pasojat e mosmarrėveshjeve me njėri tjetrin, edhe se sot nuk jemi ende tė shėruar nga ajo sėmundje e rėndė, duhet tė bėjmė njė mundim tė madh pėr tė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt. Ėshtė njė detyrė e jona kundrejt sė shkuarės e brezave tė saj, qė i vunė themelet shtetit tonė, por ėshtė mė tepėr njė detyrė kundrejt s’ardhmes e brezave qė do tė vijnė, sepse jeta e tyre do tė jetė mė e bukur nė njė atdhe tė bashkuar e tė mirėqeverisur.

Urojmė qė kjo ditė tė mbetet njė ditė historike pėr Shoqatėn tonė, pėr veprimtarinė e Saj e pėr rezultatet qė presim tė sjellė nė dobi tė idealeve, tė dėshirave madhore, tė ėndėrrave tona, si shoqėri e si komb. 

Rroftė e pėrparoftė gjithmonė Atdheu i ynė i pėrbashkėt, Shqipėria e Gjergj Kastriotit e Nėnės Terezė dhe e vėllezėrvet Frashėri.

 

 

Krujė, 14 gusht 2015