Written by jozef martini   
Sunday, 31 May 2015




RAMIZ ALIA DHE DEMOKRATIZIMI I SHQIPĖRISĖ

 

Eugjen Merlika

 

Para pak ditėsh gazetarja Admirina Peēi, nė tė pėrditėshmen “Shqiptarja.com”, botoi nė tre numura proēes – verbalin e mbledhjes sė sekretariatit tė KQ tė PPSH, tė mbajtur mė 23 korrik 1990.

Materiali ėshtė mjaft interesant, veēanėrisht nė shpalosjen e qėndrimeve tė Ramiz Alisė dhe tė Ismail Kadaresė nė verėn e vitit 1990, gjė qė ravijėzon edhe personalitetet e tyre n’atė periudhė, qė i paraprin tjetėrsimit tė sistemit komunist nė Shqipėri.

Figura e Ramiz Alisė qė atėherė, nė rrethe intelektuale, servirej si ajo e njė personi tė matur, e njė demokrati, e njė njeriu qė po i paraprinte ndryshimeve tė sistemit, nė kundėrshtim me klanin Hoxha, tė drejtuar nga e veja e diktatorit, nga ky proēes – verbal i mbledhjes pėrgėnjeshtrohet plotėsisht. Megjithė respektin pėr urtėsinė e Sabri Godos apo ndonjė tjetri, qė n’ata vite tė para 90 pėrgjėroheshin pėr tė , Ramiz Alia, pėrtej paraqitjes sė tij “aristokratike”, ka qėnė njė komunist enverist i bindur, duke ngulur kėmbė deri nė fund t’a ruante sistemin nė format e tij arkaike e tė dėshtuara. Nė kėtė mbledhje ėshtė e dukėshme prirja autokratike e diktatorit tė fundit komunist dhe Presidentit tė parė pluralist tė Shqipėrisė, pėr t’imponuar mendimin e tij, mbasi tė tjerėt sekretarė bėjnė ndėrhyrje tė rralla e tė shkurtėra.

Mbledhja kthehet nė njė monolog tė Kryetarit, nė tė cilin spikasin dogmatizmi enverist nė trajtimin e problemeve, sipėrfaqėsia tronditėse nė spjegimin e dukurive, paaftėsia  apo shtirja nė tė kuptuarit e thelbit dhe tė arsyes sė ngjarjeve, mungesa e plotė e vullnetit dhe objektivitetit pėr tė pėrballuar situatat e reja tė krijuara. Nė monologun ramizist dalin nė pah disa argumenta, tė cilėt do tė binin ndesh edhe me logjikėn mė parake nė analizėn e ēastit historik qė kalonte Vendi e qė shqetėsonte drejtuesit e partisė. Ramiz Alia mėton se hyrja e qytetarėve shqiptarė nė ambasadat e huaja shkaktohej nga “aktivizimi i agjenturave tė huaja dhe organizimi i koordinuar i tyre pėr futjen e njerėzve nėpėr ambasada”. Besoj se edhe njė fėmijė i fillores nuk mund tė pranojė njė logjikė tė tillė. Arsyeja e mos arsyes sė Ramizit duhet kėrkuar nė dramėn e tij tė brėndėshme, qė ishte humbja e pushtetit. Marrėzia e kėtij shpjegimi jo vetėm qė i trajton qytetarėt shqiptarė si kukulla, tė cilat regjizori i padukshėm i luan nė skenėn e teatrit, por injoron plotėsisht edhe punėn e organeve tė diktaturės qė, papritmas, kanė “lejuar” tė vijnė qindra agjentė e tė gėnjejnė mijra vetė, kur ata kishin 46 vjet qė “zbulonin” agjentė nė tė gjitha mjediset, madje edhe nė krah tė Ramizit.

Sekretarėt e Komitetit qėndror vėrsulen me tėrbim kundėr termave “demokraci” e “pluralizėm”, sė pari sepse kėto dy koncepte ishin tė panjohura pėr ta; sė dyti sepse tė vėna nė jetė nė diktaturėn mė mizore tė komunizmit evropian do tė thonin “tė krijohet njė opozitė kundėr Partisė sonė, e cila nuk do tė ishte thesht luajale, por njė armė nė duart e reaksionit pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor”. Kėta zotėrinj “naivė” tė politikės nuk kanė kuptuar se nė histori e politikė nuk ka asgjė tė pėrjetėshme, se ēdo epokė ka fundin e saj e se ajo komuniste nė Evropė kishte arritur nė pikėn e vdekjes. Tė ngulitur nė kolltuqet e pushtetit qė u siguronin fuqinė dhe privilegjet, edhe se ishin pa vlera tė veēanta, drejtuesit e PPSH kacavirreshin mbas pasqyrave me shpresėn e kotė pėr tė kthyer kursin e ngjarjeve qė pėrcaktonin ndryshimet epokale nė Lindjen evropiane dhe protestat e rinisė shqiptare.

Pėr ta do tė ishte tragjedi kthimi i pronės private, pajtimi kombėtar, nacionalizmi, madje dhe bashkimi kombėtar. Deri nė ditėt e fundit tė pushtetit tė tyre ata shfaqen si grabitės tė pasurive tė qytetarėve, si racistė tė llojit mė tė keq, deri nė autorė genocidi, anti kombėtarė e antishqiptarė. Pėr tė gjetur njė curriculum tė tillė duhet tė marrim kandilin e Diogjenit e tė kėrkojmė nė tė gjithė historinė shqiptare. Ndoshta mund tė gjejmė ngjajshmėri vetėm nė vitin e mbrapshtė 1914, kur hordhitė anadollake tė Musa Qazimit e tė Haxhi Qamilit pėrzunė nga Shqipėria Mbretin qė na kishte dhėnė Evropa.

 Nuk duan pajtim kombėtar sepse “synohet tė luftohet komunizmi”, sepse duhet “tė mbajmė armiqėsi me djalin e ballistit”, “sepse rininė duhet t’a mbajmė gjithėnjė pranė e t’a ushqejmė me ideologjinė tonė”.

Duket se nuk kanė kaluar 46 vjet nga koha kur Ramiz Alia, simbas studjuesit tė njohur Uran Butka, sė bashku me tė tjerė kuadro tė Divizionit tė V, i dorėzonte mė shumė se 4000 djem kosovarė forcave serbo-malazeze pėr masakrėn e Tivarit. Mė 1990 ėshtė po ai njeri, atėherė komisar divizioni, sot Kryetar shteti e partie,  po ato ide, po ajo urrejtje, po ai cinizėm kriminal kundėr Vendit tė tij, i cili nuk mund tė konceptohet ndryshe prej tij veēse i drejtuar prej kastės komuniste me tė nė krye. Obskurantizmi ideor i tij nuk njeh kufij, kur ai kundėrshton mundėsinė e punėsimit tė shqiptarėve jashtė shtetit dhe arrin nė krim shtetėror kur vazhdon tė urdhėrojė vrasjen e atyre shqiptarėve qė duan tė kalojnė kufirin. 

Nuk habit qėndrimi i tij nė lidhje me konceptin e nacionalizmit, qė nė atė periudhė trasformimesh epokale edhe tė shteteve multietnike, mund tė kishte zhvillime pozitive qė i jepnin shpresė edhe shqiptarėve. I njoftuar nga Xhelil Gjoni mbi zėrat e ndryshėm qė vinin nga mjedise mbarėkombėtare, ku diskutohej pėr njė braktisje tė ideologjisė e kthimin e vėshtrimit nga problemi kombėtar, Kryetari i Shqipėrisė shprehet kėshtu : “Po tė pranosh nacionalizmin, do tė thotė tė vijnė kėtu Rexhep Krasniqi, Balli Kombėtar, Legaliteti. Ne nuk mund tė sakrifikojmė idealet tona pėr njė Shqipėri tė tillė “etnike”         

Ėshtė gjuha e atyre qė nė fundin e 1944-ės i dorėzuan Shqipėrinė e bashkuar jugosllavėve, sepse pėr ta kombi dhe interesat e tij shuheshin para internacionalizmit proletar. “Idealet” e tyre vlenin mė shumė se sa Shqipėria etnike, tė tilla qė i shohim mirė edhe nė kėtė proēes – verbal. Ka edhe njė dozė tė theksuar miopie politike nė kėtė pohim, nė mėtimin pėr t’i mbajtur gjithmonė larg atdheut tė mėrguarit politikė, ėshtė njė tregues i faktit se nuk ekzistone tek udhėheqja shqiptare mė 1990 vetėdija se epoka e mureve dhe perdeve tė hekurta nė Evropė kishte perėnduar.

Ana tjetėr interesante e kėtij proēes – verbali ėshtė trajtimi i figurės sė Ismail Kadaresė nga sekretariati i Komitetit qėndror. “Ismail Kadareja nuk po ndihet”, “Pse nuk shkruani nė gazetė qė Ismail Kadareja nuk pranoi tė jepte intervistė ? ”, “ A ėshtė nė nderin e intelektualit tonė tė mos i thotė njė fjalė presidentit Miteran.... ? ”, “Situata e tanishme kėrkon qė Ismaili me qėndrimin e tij prej intelektuali tė njohur t’i bėjė njė shėrbim tė ri popullit, Partisė, Atdheut.”, “Kujt do t’i vlenin botimet e tua kur nuk thua asnjė fjalė pėr kėto qė sheh? “ , janė disa nga shprehjet e Ramizit nė lidhje me qėndrimin politik tė ēastit tė shkrimtarit tė madh. Kuadri ėshtė i qartė : qytetari, deputeti, shkrimtari Kadare, nė kėtė ēast vendimtar pėr t’ardhmen e Vendit tė tij, nuk pranon tė flijojė personalitetin e tij nė dobi tė klikės obskurantiste komuniste tė Shqipėrisė, duke ligjėsuar veprimet e saj regresive. Ky ėshtė njė qėndrim qė paraqet rrezik real pėr tė dhe familjen, e kjo shpjegon kėrkimin e strehimit politik nė Francė mbas pak muajsh. Por njė organ i rėndėsishėm i shtypit shqiptar tė asaj periudhe ve nė gojėn e shkrimtarit njė shprehje tepėr pėrēmuese pėr qytetarėt shqiptarė qė u futėn nėpėr ambasadat : “jashtėqitja e kombit”. Megjithėse shkrimtari e kishte mohuar atė shprehje, nė kėto 25 vjet askush nga zyrat e shtypit apo tė propagandės sė ish partisė sė punės, nuk pati burrėrinė apo ndershmėrinė tė thotė tė vėrtetėn. Pa njė pėrgėnjeshtrim zyrtar ajo shprehje ėshtė instrumentalizuar shumė e kuptohet se sa i ka rėnduar kjo shpifje edhe vetė shkrimtarit e familjes sė tij.

Mbas botimit tė kėtij proēes – verbali, qė ėshtė njė dokument historik, mė duket njė shprehje ndershmėrie intelektuale dhe detyre morale e atyre qė kanė instrumentalizuar atė shprehje tė shpifur, t’i kėrkojnė sinqerisht falje shkrimtarit tė madh. Duhet t’a kėrkojnė zyrtarisht ndjesėn e qytetarit Kadare, njė shqiptari qė e ka ngritur lart nė botė emrin e kombit tė tij si pak kush i lindur nė kėtė truall, por edhe atij qė, n’ata ēaste kritike pėr Shqipėrinė, nuk pranoi tė bėhej vegėl e udhėheqjes komuniste pėr tė njollosur bashkatdhetarėt e tij.

Ndokush mund tė mė kritikojė ashpėr se po flas nė dobi tė “shkrimtarit tė regjimit”, un, njė nga viktimat e atij regjimi. Duhet tė pohoj se ka qenė njė autor tė cilin e kam lexuar me ėndje dhe e kam vlerėsuar jo pėr faktin se ”temat pėr Partinė, Enver Hoxhėn, Atdheun, socializmin janė boshti kryesor qė pėrshkon tėrė veprėn e Ismailit”, siē thotė Ramiz Alia, por pėr talentin e fuqishėm e meritat letrare tė padiskutueshme. Nėse ndokush do tė kėrkonte dosjen time gjyqėsore mė 1980, do tė shihte nė tė se njė nga akuzat qė mė bėhej pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor, ishte kjo : “Ka lexuar Dostojevskin e ka pėlqyer Ismail Kadarenė”, njė akuzė e pranuar prej meje edhe nė gjyq. Nė tavolinėn e hetuesit tim qėndronte libri “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” me nėnvizimet e zakonėshme qė gjinden nė librat e lexuara prej meje. Nga kontrolli nė shtėpi ishin marrė dy libra, njėri prej tyre ishte “Gjenerali...”. Shum kush mund tė shprehė habi pėr kėtė akuzė, dhe vetė nuk e kam kuptuar atėherė, por fakti tė bėn tė reflektosh se shumė gjėra ne nuk i dijmė ende si shkonin, por sigurisht jo ashtu si i shihnim ne prej larg.

Dua tė shtoj edhe pak fjalė pėr qėndrimin e Ismail Kadaresė nė ēerek shekullin e fundit tė sė ashtuquajturės demokraci : ka pėrfaqėsuar denjėsisht Shqipėrinė nė botėn e jashtėme, ka luftuar pėr demokracinė e vėrtetė, nuk ėshtė pajtuar me demokraturėn shqiptare tė kėtyre viteve, ka qenė faktor i fuqishėm pėrparimi, atdhetarie, evropianizimi e demokracie nėpėrmjet veprave tė shkruara, intervistave dhė veprimtarisė publike jashtė Vendit.

Si tė gjithė njerėzit qė hyjnė nė histori, kjo e fundit do tė flasė pėr tė. Si “dritė e sė vėrtetės e mėsuese e jetės”, do tė jetė e drejtė me tė, me dritė-hijet e veprės sė tij, duke mbajtur parasysh kohėt, tejet tė jashtzakonėshme, nė tė cilat pati fatin tė jetojė ai dhe brezi i tij.

 

(Maj 2015)




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."