Written by jozef martini   
Sunday, 31 May 2015





Pėrkujtim

Nė 98 vjetorin e vdekjes sė Imzot Nikollė Kacorrit

 

Pjeter Logoreci

Nė rastin e  98 vjetorit  tė vdekjes sė kolosit atdhetar Imzot Nikollė Kacorrit, arkitektit tė pavarsisė sė Shqipėrisė dhe tė krijimit tė shtetit shqiptar, dėshėroj me kėtė shkrim ti  bėj atij njė homazh, pėr kontributet e tij tė pamohueshme qė ka dhėnė pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Ndėr shkrimet e tjera qė kam bėrė pėr Imzot Kacorrin, kam sjellė dokumenta dhe informacione tė panjohura mbi ngjarjet e komplotet e autoriteteve turke pėr arrestimin e tij, pasi i shqetėsonte aktiviteti i tij atdhetar nė favor tė organizimit tė popullit nė kryengritje pėr liri e pavarsi.

Nė kėtė shkrim, nė kujtim tė Imzot Kacorrit, dėshėroj tė sjell disa dokumenta tė panjohur, tė  cilėt janė pjesė e dosjes PAVARSIA qė gjindet nė arkivėn shtetėrore tė Vjenės. Informacione dhe telegrame tė konsullatave austriake tė Durrėsit, Vlorės e Shkodres qė lidhen me situatėn politike para dhe pas shpalljes sė pavarsisė. Dokumenta mbi krijimin e senatit tė parė shqiptar, listat emrore tė senatorve si dhe njė pėrshkrim tė shkurtėr biografik pėr cdo njėrin prej tyre.  Eshtė pėr tu shėnuar fakti qė kjo dosje ėshtė parė me dhjetra herė nga studiues apo historian tė ndryshėm shqiptar nga tė gjitha trevat tona, por dokumentat ku shkruhej pėr Imzot Kacorrin kanė qėnė „jashtė interesit“ tė tyre (e pėr rrjedhojė tė pabotuara), sikurse kanė qėnė “jashtė interesit” per 94 vjet edhe varri dhe eshtrat e tij. Sic duket, kjo nga njė ndikim i fortė komunist dhe antikristian i diktaturės, pasi Imzot Kacorri shihej si prift katolik dhe ishte i padėshėrueshėm pėr regjimin e Tiranės.

Sipas pėrjetimeve qė pata personalisht mė pas, nė ditėt e pluralizmit (gabimisht besova se erdh demokracia), sjellja ndaj kėtij kolosi tė lirisė dhe shqiptarisė ishte e njėjtė. Interesimi nga shteti postkomunist pėr kėtė figurė vazhdonte tė ishte i pakėt. Qėndrimi i qeverisė dhe diplomacisė shqiptare nė rastin e sjelljes sė eshtrave, ishte i turpshėm dhe mospėrfillės. Mė parė nuk kisha dashur ta besoj, por shpesh mė sillej nė kokė pyetja...: ...pėrse nė monumentin e pavarsisė nė Vlorė nuk ishte Imzot Kacorri, por edhe Luigj Gurakuqi, qė tė dy pėrfaqėsues tė bashkėsisė katolike??? Dhe nje pėrgjigje e mora ditėn e riatdhesimit tė eshtrave tė Imzot Kacorrit nė Shqipėri, ku pervec popullit tė thjeshtė pa dallim feje apo ideje, nė Rinas nuk priste asnjė autoritet nga politika apo administrata e shtetit, megjithėse i kisha informuar.

Shumė pėrsonalitete tė hueja dhe shqiptare janė shprehur pėr ndihmesėn, kulturėn, karakterin dhe atdhetarizmėn e Imzot Kacorrit. Ndėr pėrsonat qė pat kontakte tė shumta e qė e njohu nga afėr atė, ishte dhe Mustafa Merlika Kruja. Nė numrin 9 tė revistės Hylli i Dritės tė vjetit 1938, nė shkrimin: ... “Shqiptari” i 1912-tės. Shqiptarizma nė qarkun e Durrėsit”.. -, autori Shpend Bardhi (pseudonim i Mustafa Merlika Krujės) mbasi pėrshkruen realitetin e situatės tė ndezur nė Durrės, i dedikon Imzot Nikollė Kacorrit kėto fjalė:....Mu nė ballė tė shqiptarve tė Durrėsit, zjarrm e flakė pėr idealin kombėtar, shohim Dom Nikollė Kacorrin. Pėrfaqėsonte atje (nė Durrės) kryepeshkopin e kryedioqezit tė Durrėsit, qi e kishte qėndren e vet nė Delblinishtin e Kurbinit. D. Nikolli ishte prej origjine malsorė; prej Lurės pitoreske atje nalt ndėrmjet Matės, Dibrės e Mirditės. Kishte lemė nė nji familje muslimane, mandej rritun e mėsuem nė seminarin e Shkodres. Shkonte e i shihte shpesh tė vetėt, e i donte shumė. Edhe ata e dojshin. Vllazni e dame ndėr muslimane e katolike s“asht e vetmja nė Lure ajo e Kacorrve. E ky ndryshim feje s“e cenon aspak dashunin ndėrmjet fiseve tė nji vllaznije. Kėtė dashuni ndėrmjet muslimanve e tė krishtenve, D. Nikolli, prej familjes e kishte shtrime pėr  vehte nė tė  gjithė popullin shqiptar. E adhuronte kombin e vet, e i donte tė gjithė shqiptarėt, tė njohun e tė panjohun. Gjithashtu s“kishte njeri qi t“a kishte njohun e mos t“a donte D. Nikollė Kacorrin, natyrisht vec anmiqve tė shqiptarizmės. Qela e tij nė Durrės ishte nji klub, qendra e atyne pak shqiptarve qi numroheshin n“atė qytet dhe vend vizitash, pėr tė gjithė tjerėt qi u takonte m“u pershkue andej, ishte nji votėr kombėtare rreth sė cilės cdo zemėr shqiptari mbushej me afsh atdhetarie e mund tė shfrente lirisht.

Kurse nė numrin 11 tė po kėsaj reviste tė njohur, tė nėntorit 1938-tė, nė faqen 610, autori i kėtij shkrimi Shpend Bardha i cuditur dhe i indinjuar njėkohėsisht vijon:

N“u zgjata pak vecant pėrmbi kėt“idealist tė madh, e bana vec pse deri sod s“mė ka ramė me kėndue kund nonji rresht qi t“a permendė sado pėr zgrip emnin e tij, me gjithė qi ka qenė, pėrkrah Ismail Kemal Vlorės, edhe ndėnkryetar i denjė i sė parės qeverri shqiptare, i zgjedhun prej nj“atij Kuvendi Kombtar qi shpalli pavarsinė e Atdheut e qi mund tė krahasohet, pėr randsin e tij historike, vetėm me Kuvendin e Lezhės tė kryesuem prej Fatosit tė Kombit kėtu e gati nja pesė shekuj pėrpara......

Duke parė rolin qė luajti Imzot Kacorri nė organizimin e lėvizjeve tė armatosura nė malsitė e Krujės e Kurbinit, qė detyruan Stambollin tė pranojė realitetin e ri shqiptar, mund tė thuhet me siguri, qė kontributi i Ismail Qemalit nė diplomaci dhe i Imzot Kacorrit nė organizimin e kryengritjeve antiosmane, sollėn pavarsinė e Shqipėrisė, tė shumėpritur nė shekuj. Mbasi njihte mirė  punėn e Imzot Kacorrit pėr pavarsimin e vendit, pėrfaqėsuesi i Gjirokastrės nė asamblenė kombėtare, Veli Efendia, e propozoj atė tė jetė zėvendėsi dhe krahu i djathtė i Kryeministrit tė parė shqiptar Ismail Qemalit.

Ditėt e sotme nga shteti po bėhen pėrpjekje, shumė tė debatuara nga masat e gjėra tė popullit, familjarėt, shtypi dhe historianėt, pėr rivarrosjen e eshtrave tė Isa Boletinit pranė Ismail Qemalit nė Vlorė, por nuk kam dėgjuar (ndoshta ėshtė pėrsėri jashtė interesit tė shtetit) tė njėjtėn gjė pėr heronjtė e kombit Imzot Nikollė Kacorrin e Luigj Gurakuqin. Uroj dhe shpresoj qė vendi ku gjindet varri i Imzot Kacorrit nė Durrės, tė jetė po ashtu (si nė Vlorė) njė vend pelegrinazhesh pėr tė gjithė rininė dhe cdo shqiptar patriot, nė shenjė respekti dhe falenderimi pėr sakrificėn e vetmohimin e tij, pėr njė Shqipėri tė pavarur, tė lirė nga errėsira qindra vjecare e pushtimit, Shqipėrinė qė gėzojmė ne sot. Shpresoj qė shteti e politika, do tė kujtohen qė tė bėjnė njė ndalesė nė Durrės, pėr tė vendosur njė kurorė nderimi mbi varrin e atdhetarit Nikollė Kacorri!

Po ashtu uroj dhe shpresoj qė do tė rindėrtohet nga shteti, shtėpia e shėmbur e liberatorit Luigj Gurakuqi nė Shkodėr, qė shteti tė marrė nė mbrojtje edhe reliket e tija (teshat e gjakosura e tė shpuara nga plumbat) qė po shkatrrohen tė mbyllura nė terrin, pluhurin dhe mykun e muzeut tė Shkodrės.

           Bashkangjitur me kėtė shkrim, pėr herė tė parė po botoj nje fotografi tė arkitektit tė pavarsisė Imzot Nikollė Kacorrit, i cili ėshtė fotografuar nga miqtė e tij, pjestarėt e familjes Marubi, fotografi qė sot ėshtė pjesė e fototekės Marubi nė Shkoder.

(Wien, me 22.5.2015)

 


Foto 1: Lista e delegatėve tė asamblesė kombėtare tė mbledhur pėr tė shpallur pavarsinė, 28 nėndor 1912, nė telegramin qė konsulli Lejhanec i ka dėrguar Vjenės zyrtare.


Foto 2: Veli Efendia pėrfaqėsues i Gjirokastrės propozon Imzot Nikollė Kacorrin pėr nėnkryetar tė qeverisė sė parė dhe krah tė djathtė tė Ismail Qemalit nė informacionin e konsullatės austriake.


Foto 3: Telegrami qė konsullata austriake nė Vlorė i dėrgon ministrisė sė jashtme tė Austrisė pėr ta njoftuar pėr formimin e qeverisė sė parė shqiptare.


Foto 4: Telegram i konsullit austriak qė raporton krijimin e senatit tė parė shqiptar.


Foto 5: Bashkangjitur telegramit: Emrat e pėrfaqėsuesve nga krahinat e ndryshme tė angazhuar nė detyra tė rėndėsishme si dhe ruajtja e raporteve fetare me tė zgjedhurit





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."