Written by jozef martini   
Wednesday, 27 May 2015




TRISHTIMI I GJYSMĖ SHEKULLIT

[Mbresa nga leximi i romanit “Pėrralla e hidhur shqiptare” (“L’amara favola albanese”) e shkrimtarit Alberto Frashėri.]

 

Eugjen Merlika

 

 

“Duke vuajtur nga agimi nė perėndim, duke ėndėrruar nga perėndimi nė agim… 

Kaluan kėshtu nė njė heshtje tė shtirur e tė ankthėshme, muaj, vite e dhjetėvjeēarė : vite tė pakthyeshme tė njerėzve, qė numuronin ata nė vend qė t’i jetonin, qė lindnin jo pėr tė gėzuar dritėn, por pėr t’u fshehur n’errėsirė….”

(Alberto Frashėri)

 

“ Besoj se e jona nuk ėshtė thjesht pėrralla e shpresave tė humbura, por historia e atij qė u ēorodit nė zbrazėsirė duke fshirė fenė e tė parėve, e mbeti pa asgjė nė tė cilėn tė mund tė besonte.”

Po e nis pėrshkrimin e mbresave, nga leximi i romanit, me njė fragment tė shkėputur nga faqja e parė e librit. Ka njė titull qė nxit kurreshtėn e lexuesit italian, tė cilit i ėshtė dhėnė 15 vjet tė shkuara, nė fundin e njė mijėvjeēari qė u mbyll ndėrmjet shpresės dhe pasigurisė. Libri ėshtė shkruar nė vetė tė parė por autori, qė nė fillim, pėrcakton se nuk ėshtė autobiografi e tij, edhe se elementė tė saj besoj se nuk mungojnė. Ėshtė rrėfimi i njė njeriu tė takuar rastėsisht, i njė biri italiani apo italianeje qė, i kthyer nė Itali, “besonte se kishte gjetur njė atdhe mbas vitesh tė njė pritjeje t’ankthshme.” Ai njeri, nė njė ēast tė rrėfimit tė jetės sė tij, kupton se kujtesa nuk e bėn mirė punėn e saj e kėtė mangėsi e bashkon me njė bindje, tė krijuar nga pėrvoja e shkurtėr e asaj pak kohe qė ėshtė nė Itali dhe hesht, duke u pajtuar me mendimin se “Do t’ishte mė mirė tė harroja” se “Askush nuk do tė mė kuptonte”.

“Ndėrsa un vendosa t’i tregoj historitė e tij.” shpjegon autori. Kėshtu zė fill tregimi i jetės sė njė individi, tė njė familjeje, tė njė kategorie njerėzish, tė cilėt ishin gjysėm shqiptarė e gjysėm italianė qė, fatkeqėsisht, mbetėn tė tillė gjithė jetėn e tyre,  gjysma, pepino nė Shqipėri e albanesi  nė Itali! Historia e tyre nuk ėshtė shkruar asgjėkundi, mbasi ata nuk pėrbėjnė njė bashkėsi tė madhe, nuk janw njė pakicė kombėtare, ishin njė produkt i njė epoke marredhėniesh politike e njerėzore mes dy popujsh, qė i ndante deti por i bashkonin shekuj tė gjatė historie. Ata kishin tė pėrbashkėtėn e tyre, qė ishte njė histori krijimi familjesh, tė cilat kishin nė bazėn e tyre ndjenjėn mė fisnike njerėzore. Dashuria, nė format e saj tė ndryshme, e lindur ndėrmjet djemve e vajzave tė dy popujve, nė shumicėn dėrmuese tė rasteve, i qėndroi provave, herė herė tė njė ashpėrsie tė jashtzakonėshme. Ajo rezultoi njė ndjenjė shumė e fuqishme, e shoqėruar nga karaktere, tė cilėt parimet e besnikėrisė kundrejt familjes, i quanin dogma tė padiskutueshme, qė pajtoheshin edhe me edukatėn katolike qė kishin marrė qė nė fėmijėri.

Autori, nė veprėn e tij, tė cilėn u a kushton nėnės dhe disa shokėve e shoqeve tė fėminisė e tė rinisė, tė jetės stdenteske, merr pėrsipėr tė paraqesė me nota tė theksuara realizmi mjedise, jetė,  personazhe e ngjarje, tė ngulitura thellė nė kujtesė e tė riprodhuara me mallin e sė shkuarės e tė viteve tė ėndrravet. Ai, fatmirėsisht, nuk ka provuar nė vetė tė parė anėn mė mizore tė realitetit shqiptar, tė cilin mundohet t’a paraqesė, burgjet dhe internimet. Megjithatė ai realitet mbetet i pranishėm, edhe se anėsor, nė ngjarjet e rrėfyera. Personazhe si Borja, si Clara e Zefi, si Evdali, si Vito, njerėz tė afėrt tė rrethit shoqėror e familjar, tė pėrndjekur nga diktatura, tė burgosur apo t’internuar, pėrshkruhen me shumė dashamirėsi e mirėkuptim. Personi rrėfyes i ngjarjeve jeton me fatkeqėsitė e dhimbjet e tyre edhe se rregullat e dhunės shtetėrore nuk i lejojnė tė jetė pranė tyre fizikisht.

Mjedisi kryesor qė zotėron dramėn e romanit ėshtė ai i Tiranės, i kryeqytetit. Nė qendėr ėshtė ai familjari, me ngrohtėsinė e tij ; prindėrit “ishin gjithmonė tė heshtur e tė dėshpėruar” ; gjyshi, “miku i parė”, qė i fut nipit tė vogėl dėshirėn pėr tė lexuar, qė nxjerr nga kujtesa vargjet e Saadiut apo Omar Khajamit ; babai qė sillte nga magazinat e hekurudhės librat e vjetra si “Liza nė botėn e ēēudirave” apo “Djemtė e rrugės Pal” ; shkolla fillore dhe episodi i vizatimit tė mjekrės sė Stalinit e qortimi para gjithė nxėnėsve, nė prani tė nėnės. Jeta nuk ėshtė diēka e mbyllur nė katėr muret e shtėpisė, ajo shtrihet nė komshinjtė, tek t’afėrmit, nė lagjen, nė qytetin, i ngjan rrathėve koncentrikė tė njė pellgu uji, kur nė mes tė tij hidhet njė gur. Nė kėtė kuadėr, qė zmadhohet me ngjarjet e familjeve tė rrethit miqėsor e shoqėror, kryesisht ato tė pėrzjerat italo – shqiptare, gjen vėnd edhe shteti, i pranishėm kudo me fuqinė e verbėr tė marrėzisė, tė paaftėsisė, tė dhunės e paarsyes nė fatet e qytetarėve.

Romani i ngjan njė galerie pikturash ku, secili nga personazhet, vizatohet me tė veēantėn e tij e tė gjithė i bashkon nuanca e ngjyrave qė artisti pėrdor. Nuancat e tyre shkojnė nga ngjyra gri drejt sė zezės qė pėrfaqėson krimin shtetėror. Nė kėtė renditje kuadrosh spikasin fatet e Borjas e familjes Brodski, baba e bir nė burgje tė gjata, ku babai vdes, ndėrsa djali i ri ushtar dėnohet me 15 vjet pune tė detyruar, sepse reagon ashpėr kundrejt veprimit tė kolegut tė tij qė vret njė djalė tė ri qė kėrkonte tė kalonte kufirin. Clara ishte njė grua triestine, qė jetonte nė Tiranė me tė shoqin dhe dy djemtė. Burri arrestohet e dėnohet me 12 vjet burgim, si agjent i CIA-s, ndėrsa ajo nxirret nga shtėpia dhe dėrgohet nė internim nė njė fshat tė jugut. Shtėpinė e saj e merr njė komunist, babai i njė shoku tė klasės sė djalit tė saj, Zefit, siē ndodhte rėndom atėherė, nė epokėn e kusarisė komuniste.

Babai i rrėfyesit kishte studjuar nė Itali, kishte marrė edhe nėnshtetėsinė, duke kryer shėrbimin nė Pallatin Mbretėror dhe ishte martuar me njė vajzė rrobaqepėse, Marian. Ata kishin pesė fėmijė. Babai kishte kaluar disa muaj nė kampin e Prishtinės, i arrestuar nga gjermanėt mbas kapitullimit tė Italisė.

Njė personazh i veēantė ėshtė Mrika, njė grua malėsore e tepėr besimtare, prototip i njė katolikeje tė vėrtetė, e gatėshme tė ndihmonte kėdo qė ishte nė nevojė. “Ajo nuk tė jepte kėshilla, por tė tregonte njė histori tė Biblės ose tė jetės sė Jezuit.” vėren autori. Eqeremi, djali i pronarit tė shtėpisė, njė tiranas autentik, ishte njė tip mjaft interesant. Thellėsisht i ndershėm, ndihmon kėdo qė ka nevojė por ėshtė veēanėrisht i ndjeshėm ndaj njerėzve tė luftuar nga regjimi. Ka njė ėndėrr tė fshehtė nė veten e tij : tė pėrmjerrė varrin e udhėheqėsit. Autori nuk na tregon nėse ai e realizoi dėshirėn e tij, por edhe vetė dėshira tregonte brumin me tė cilin ishte gatuar. Ishte shok klase dhe miku i Borjas, deri nė arrestimin e tij, por mbrapa bėnte ēmos tė ndihmonte nėnėn e tij.

Familja Pinari ishte pronare e fushave tė tenisit, deri sa pushteti vendosi t’i shtetėzojė ato pėr tė ndėrtuar njė bunker tė nėndheshėm antiatomik. Ėshtė argėtuese biseda e Pinarit me ministrin, tek i cili drejtohet pėr t’u ankuar pėr shtetėzimin e fushave tė lojės.

Periudha e gjimnazit jepet me ngjyra mė tė ēelura. Shokėt kryesorė janė Isaia dhe Ahimi, tė dy tė shkėlqyer nė mėsime, tė matur e tė kusyer. Isaia ishte nipi i njė shkencėtari tė gjuhėsisė, por edhe bir i njė ish prefekti nacionalist, tė vrarė nga partizanėt sepse nuk donte komunizmin nė Shqipėri. Ahimi ishte hebre, por asnjėri as tjetri nuk e tregonin historinė familjare. Duhej jetuar nė errėsirė, pėr tė patur ndonjė shpresė tė vakėt pėr njė jetė afėr “normalitetit” tė kohės. Nė gjimnaz ėshtė edhe mėsuesja e rusishtes, njė grua nga thellėsitė e Siberisė, qė ishte martuar me njė ingjinjer shqiptar. Nadiezhda u thonte nxėnėsve t’a thėrrisnin me atė emėr, qė do tė thonte “shpresė”. Por mbas dy vjetėsh, kur mėsuesja u hoq nga puna e saj, njė ditė qė e takoi nxėnėsin e saj i tha :”Mė quaj Nadia, Nadiezhda nuk ekziston mė!” Sjellja e regjimit kundrejt grave tė huaja, tė martuara nė Shqipėri, ėshtė njė njollė turpi pėr tė gjithė shqiptarėt qė, historikisht, janė vlerėsuar pėr konceptet e tyre tė mikpritjes e tė respektit pėr jabanxhinjtė.

Ekdali ishte njė burrė atdhetar. I rritur nė Selanik, ka kryer studimet nė Vjenė pėr artet e bukura e ka punuar si konsull i Shqipėrisė nė qytetin e lindjes. Mė 1944, kur funksionarėt shqiptarė u pėrzunė nga Greqia, Ekdali nuk zgjodhi rrugėn e SHBA-s, por deshi tė kthehej nė vendin e tė parėve. Sapo hyri nė kufi, njė partizan e shoqėroi pėr katėr orė nė kėmbė dhe e dorėzoi tek organet e dhunės. U dėnua me gjashtė vjet burg. Atė  Niku ishte njė prift katolik, gjithmonė i gatshėm t’u qėndronte pranė besimtarėve, por edhe tė tjerėve, duke ngulitur tek ta kurajėn dhe shpresėn. Vdiq para se Shqipėria tė bėhej shtet ateist, por vuante shpirtėrisht pėrndjekjen qė i bėhej kishės. Njė tjetėr personazh emblematik i romanit ishte Vito. Kishte qėnė partizan nė moshėn 14-vjeēare, madje pėr tė ishte kompozuar edhe njė kėngė e njohur. I dėrguar pėr studime nė BS, pati njė karierė tė shkėlqyer nė aviacionin ushtarak. Mbas prishjes me BS u Largua nga puna si vėllai i Dakos, qė kishte patur njė qėndrim tė dyshimtė gjatė luftės, ndėrsa ky i fundit ishte drejtor nė sajė tė “partizanit tė vogėl”. Anakronizmat e regjimit nuk njihnin kufij.

Kėta ishin, nė njė paraqitje tė shkurtėr, disa nga personazhet e romanit, pėrfaqėsues tė njė pjese tė shoqėrisė e secili, nė mėnyrėn e tij, ndihmon plotėsimin e mozaikut tė veprės. Nė shumicėn e tyre, ata mbeten pozitivė, pėrfaqėsues tė asaj Shqipėrie tradicionale nė tė cilėn vlerat e trashėguara respektohen. Por nuk mungojnė edhe personazhet e krahut tė kundėrt, as edhe shfaqjet masive tė instrumentalizimit nga pushteti tė turmave, si ato tė tė rinjve qė shkatėrronin objektet fetare dhe vlerat e tyre artistike. Nė roman flitet edhe pėr shumė letra anonime qė i shkonin organeve drejtues tė universitetit, pėr tė sinjalizuar cenet nė biografi tė studentėve tė pranuar.

Autori, me tė drejtė, ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj dėnimit tė Borjas, qė ze njė vend qėndror nė pėrsiatjet e tij mbi sistemin, nė tė cilin jetonte.

“Tė shtiesh e tė vrasėsh. T’i shtiesh nė trup nga afėr atij djali tė panjohur, qė ishte njėri nga ne e qė kėrkonte t’i kthente shpinėn mjerimit. Kush e di se ēfarė donin. Ndofta ėndėrronin njė botė tė ndryshme. Por a ishin me tė vėrtetė  kaqė tė zotė sa tė ėndėrronin botė tė ndryshme ?” Ajo pyetje mbetet edhe sot pa pėrgjigje, sepse ai realitet aq mizor e jashtė ēdo  logjike njerėzore, ende sot nuk ėshtė dėnuar me forcė nga ata qė kanė trashiguar politikėn dhe pushtetin. Deri nė ditėt e fundit tė ndėrrimit tė regjimit, kryetari Urjah Hip i komunistėve shqiptarė urdhėronte qė tė vriteshin tė rinjtė qė pėrpiqeshin tė arratiseshin. Askush nga drejtuesit e rinj tė kalesės nuk pati guximin tė kėrkonte dėnimin e tij pėr krim kundėr shqiptarėve.....

Pėrsiatja e vazhdueshme, kalimi nė filtrin e aryes e tė ndėrgjegjes sė autorit tė  ēdo veprimi, me tė cilin pėrballet pėrshkrimi i ngjarjeve tė mėdha qė trondisnin shoqėrinė dhe individėt, ėshtė njė kostante e veprės sė Frashėrit, qė mbetet nė tėrėsinė e saj njė amalgamė e kėndėshme e fotografimit tė realitetit dhe interpretimit tė tij, nė dritėn e ideve tė iluminizmit, tė qytetėrimit. Autori ėshtė njė intelektual i mirėfilltė qė, nė heshtje, mban qėndrimin e tij kundrejt njė bote tė vogėl, nė tė cilėn jeton e i kujton shprehjen madhore tė Princit tė Danimarkės : “Kjo botė u ēthur! O prapėsi, o dreq! Qė un s’paskam lindur tė tė ndreq!”

Nė roman renditen ngjarje tė rėndėsishme tė Vendit, si dėnimet ciklike e periodike, jo vetėm tė “armiqve tė klasės”, por edhe tė drejtuesve tė regjimit, episodi i bombės nė Ambasadėn sovjetike  e pasojat e saj tragjike tė njohura, prishja me BS tė Krushovit  e dramat e panumurta familjare qė rrodhėn nga absurditeti i njė politike skajore, pėr tė cilėn qytetari apo familja duhet t’ishin vetėm “ushtarė tė partisė”. Pėrshkruhet bukur atmosfera e viteve 60, me krenarinė e marrė tė “mbrojtjes sė parimeve”, me luftėn e pėrherėshme kundėr “kanunit”, “besimevet fetare”, “zakoneve prapanike” e “ndikimeve tė huaja”. Ishte koha e “dimrit tė vetmisė sė madhe”, qė pėrmbysi tė gjitha vlerat shekullore tė shqiptarėve e historisė sė tyre, pėr t’u njėjtėsuar me dukurinė mė negative tė gjithė historisė kineze, t’ashtuquajturin “revolucion kultural proletar”. Nuk mungojnė nė vepėr veprimtaritė masive, si aksionet e rinisė, zboret ushtarake, apo puna nė prodhim, nė kantjere apo fusha, ndėrtimi i bunkerėve apo paradat e mėdha tė  1 majit e 29 nėndorit, me figurėn e “udhėheqėsit nė qendėr, qė “vadiste me gjak kopėshtin e tij”. 

“Dikush kujtonte profecinė e njė meshtari tė moēėm gjatė luftės sė fundit :

“Ma parė do tė vėrsulen mbi tė pasurit dhe zakonet e tyre, pastaj do tė kapen me ne, kisha e xhamia nuk do tė jenė mė, e mandej do tė mbyten me njėri tjetrin; do tė jetė njė natė e pambaruar gjaku, mbas sė cilės do tė kthehemi neve....”

Meshtari largpamės nuk mund tė parashihte mė saktė, ndofta fjalėt e fundit nuk u vėrtetuan krejtėsisht, por nuk i heqin asgjė vlerės sė profecisė....

Romani pėrbėhet nga shtatė kapituj, njė epilog dhe njė “Rrėfim tė fundit”. Ēdo kapitull fillon me njė shprehje tė zgjedhur nga fanarė tė dijes njerėzore. Thellimi i shkrimtarit nė analizėn e aspekteve tė ndryshme tė realitetit, tė ngjarjeve e dukurive, pėrfundimet e tij filozofike tė shumta e tė larmishme  janė vlera e shtuar e romanit dhe bėjnė atė ndėr mė pėrfaqėsuesit, nga mė cilėsorė, tė letėrsisė sė kėtyre viteve.

Autori e pėrfundon rrėfimin e “Pėrrallės sė hidhur shqiptare” nė vitin 1969, me aksionin e rinisė pėr ndėrtimin e hekurudhės Rrogozhinė – Fier. Siē duket e ka quajtur tė mjaftueshėm portretizimin e Shqipėrisė sė rinisė sė tij, kujtimet e asaj periudhe mbeten gjithnjė  mė tė pėrmallėshmet. I ka kursyer lexuesit terrorin e gjysmės sė dytė tė viteve 70, luftėn e brėndshme nė gjirin e udhėheqjes, qė ēoi nė zhdukjen e Mehmet Shehut, tė Kadri Hazbiut dhe tė dhjetra kuadrosh tė larta tė ushtrisė, kulturės dhe ekonomisė, prishjen me Kinėn dhe dhjetėvjeēarin e fundit tė mjerimit ekonomik tė pashėmbullt tė Vendit.

Epilogu trajton  shkurt edhe fundin e regjimit tė diktaturės, qė lidhet edhe me fatin e shumė personazheve tė tij, qė nxitojnė tė kthehen nė Itali, mbasi “baraka jonė u shemb papritmas” mbas “dhjetėvjeēarėsh letargjie pėr tė mos u harruar”. Por jeta e re nė Italinė e prindėrvet nuk ishte ajo e “ėndėrruara”. Atje familjet e tė riatdhesuarvet u konsideruan si emigrantė tė thjeshtė ekonomikė dhe autori, me hidhėrimin e pėrrallės shqiptare nė gojė, pohon : “Nga biseda e funksionarit dhe nga pėrsosmėri e mustaqeve tė krehura mirė, kuptova se njerėz si un nuk kishin mė njė atdhe....”

Zhgėnjimet pėrbėjnė njė nga kostantet e zakonshme tė jetės njerėzore, bėhen mė tė rėnda kur vijnė mbas njė pritje tė gjatė  shpresah e iluzionesh. Megjithatė libri pėfundon me njė falėnderim pėr ata persona qė e kanė ndihmuar nė ecjen e tij, nė vėndlindjen e nėnės. Para kėtij falėnderimi ai pohon pėrfundimin nė tė cilin arrin me pėrvojėn e tij jetėsore, nė dritėn e s’ardhmes tė viteve qė ka pėrpara, pėr fat nė jetėn e njė njeriu tė lirė, sado tė mbushur me vėshtirėsi e sakrifica, tė cilat janė dhe ato bashkudhėtare tė pėrherėshme tė individėve e tė shoqėrive.

“Tė kuptosh historinė tėnde e tė besosh nė traditėn, fenė dhe zakonet, cilatdo qofshin, ėshtė absolutisht e domosdoshme pėr tė pėrcaktuar ide e vlera, tė cilave i besohet e ardhmja.”

Mendoj se botimi i veprės nė shqip do tė ishte njė ndihmesė e konsiderueshme nė jetėn letrare e nė kujtesėn e shqiptarėve, pėr tė mos harruar gjysmė shekullin gri tė historisė sė tyre.

 

 

Maj 2015




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."