Tuesday, 07 April 2015


 

Aleanca Politike

 

Jozef Martini

 

Sa herė afrohen zgjedhjet flitet pėr aleancat politike. Asnjena prej tyne nuk bahet pėr interesa personale! Jo, nuk bahet pėr me pasė, simbas forcės apo territorit tė kontrolluem, rriskė tė madhe apo tė vogėl tė tortės publike, shumė apo pak pushtet, poste tė dorės sė parė apo tė dytė, rol kryeministrit, ministrit, zėvendėsministrit apo kryebashkiakut, administrim tenderash nė shifra tė mėdhaja apo pak ma tė vogla. Jo, e gjitha kjo orgji lėpimje pėshtymėsh tė hedhuna dje nė shoqni shokėsh tė ndryshėm prej tė sotmėve bahet vetėm e vetėm "pėr hatėr tė popullit". E gjitha kjo ndamje e re skuadrash nė lojėn makabre tė futbollit me kryet e shqiptarit si top bahet vetėm e vetėm "pėr tė mirėn" e kėtij tė fundit. E betohen pėr kėtė, bile tue pasė mirėsinė mos me pretendue me i besue me sy mbyllė (e pse me i kerkue me mbyllė sytė nji popullit qorr?!); tue mos u justifikue pėr tė kundėrtėn qė kanė ba e thanė dje (e pse me u justifikue pėr tė djeshmen para nji popullit pa kujtesė?!); tue mos tregue a ishin shpifėsa dje apo ashtu e mendojshin vėrtet kur shokėt e sotėm vetė i akuzojshin si kriminela e hajdutė  (e pse me ia spjegue nji popullit qė nuk i len shije tė keqe?!).

 

Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Politike  ky term spjegohet kėshtu:

Aleancė Politike: Asht bashkimi i atyne qė, tė hypun nė kurriz tė popullit, betohen prej mjesit deri nė darkė se e duen popullin me gjithė shpirt dhe janė gati me ba pėr tė ēdo sakrificė… pėrveēse me iu ulė prej kurrizit.






 

 

 

Grafika:

Fracisco Goya (1746-1828), Tu Que No Puedes, 1799.




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."