Written by jozef martini   
Monday, 02 March 2015






FĖMIJA DHE “VIGANI LIBERATOR”

 

“Nėno moj m’a qaj nė Vlorė

Ku tė dha liri, kurorė

Shpirt’i bardhė si dėborė

Ti s’i dhe as varr pėr hor”

(Fan S. Noli)

 

Eugjen Merlika

 

Isha shumė i ri kur u njoha me emrin e Luigj Gurakuqit, nėpėrmjet bisedave tė nėnės e tė gjyshes sime. E para ruante njė kujtim tė mjegulltė tė figurės sė njė burri tė pashėm e shumė tė dashur, qė vinte nė shtėpinė e saj si mik i babait. N’atė shtėpi me qira tė Barit tė vjetėr, ku banonte Sotir Gjika me gruan dhe tė dy fėmijėt, Aleksandrin dhe Elenėn, vinin mjaft miq e shokė tė babait, por kujtesa fėminore e njė pesėvjeēareje kishte regjistruar Luigjin, Mustafain dhe Lin Kamsin. Fėmija ishte afruar mė shumė me zio Luigin, sepse ai bisedonte mė shumė me tė, futej nė botėn e saj tė lodrave, e pėrkėdhelte mė shumė.

Atė mbrėmje kobzezė tė 2 marsit 1925 ajo nuk donte tė flinte, priste zio Luigin, mbasi ai i kishte premtuar njė kukull. Fjalėt e fundit qė Luigji i tha atyre , me tė cilėt ishte nė tryezėn e restorantit “Cavour”, ishin kėto : “Do tė ngrihem sepse do tė shkoj t’i ēoj kukullėn  qė i kam premtuar vajzės sė Sotirit.” Njė njeri i keq nuk e lejoi xhaxhin e dhėmshur t’i dhuronte kukullėn Elenės, mbasi ndėrpreu jetėn e tij me tre tė shtėna tė mallkuara revolveri. Elena fjeti vonė atė natė, por tė nesėrmen, kur mori vesh gjėmėn  e madhe tė Shqipėrisė qau shumė.

Nė funeralin, qė u zhvillua mbas njė jave, babai i saj i sėmurė ishte i pamundur tė shkonte dhe nė vend tė tij foli nėna e saj, mėsuesja Angela Quarta. Kjo histori, qė kishte nė vetvete tė gjithė elementėt e njė pėrralle me njeriun e mirė, me pėrbindėshin dhe fėmijėn e pafajshme, m’u ngul nė tru shpejt duke fiksuar nė tė pėrfytyresėn e njė zotnie, qė kishte qėnė njė nga themeluesit e Shtetit shqiptar, tė cilėn e plotėsova mė vonė, jo vetėm me tregimet e njerėzve tė dashur, por edhe me librat e ndryshme tė shkollės apo jo tė saj.

Sot, nė nėntėdhjetė vjetorin e largimit tė Tij nga jeta tokėsore, figura e tij merr shėmbėllimin e njė njeriu tė afėrt, qė ėshtė mes nesh e na kujton se ky Atdheu i ynė, pėr tė cilin ai flijoi jetėn e Tij, kjo Shqipėri qė qe pėr Tė nusja imagjinare, nuk sendėrtoi idetė e tij, por mbeti gjithmonė nė mes tė rrugės, mes dy botėve, “tė asaj qė nuk don tė vdesė e  tė tjetrės, e pafuqishme tė lindė”. Shqipėria qė ėndėrruan Gurakuqi dhe shokėt e tij, pėr shumė arsye tė tė metave tona e tė fatalitetit historik, qė na dhuroi “shekulli i shkurtėr”, nuk arriti tė gjejė rrugėn e saj normale drejt njė zhvillimi qė do tė mbante  pėr udhėrrėfyese demokracitė e Perėndimit. Ajo rrugė qe shumė e gjatė dhe tepėr e ashpėr sepse, kryesisht, pagoi pasojat e njė patologjie mijėvjeēare tė rracės sonė : paaftėsi ose mungesė dėshire pėr tė kuptuar njėri tjetrin, pazotėsi pėr t’u bashkuar pėrparė rreziqeve, miopi politike, poshtėrimin e nxjerrjen jashtė loje tė njerėzve mė tė ndershėm e mė tė zotė, pėr tė vėnė nė krye tė paaftėt e tė pandershmit.

Ministri i parė i arsimit i Shqipėrisė sė pavarur u mundua tė ravijėzojė njė Vend ku tė zotėronte “Mbretnimi i ligjės dhe i drejtėsisė”, ku “Administrata tė jetė si njė maqinė e lehtė, tė ketė pak nėpunės, por tė zotėt, nėpunės tė paguar mirė por tė marrun me konkurs”, ku ekonomia tė bazohet mbi “konkurencėn e lirė” duke shmangur monopolet, ku harmonia shoqėrore tė mbėshtetet mbi parimin “Besime tė lira nė Shtet tė lirė, mostrazim i Shtetit nė ēāshtjet besimtare, nderim i njeni tjetrit pėr besimin e shoqi shoqit.”.

Shkodrani i madh ishte i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė qė hasnin bashkatdhetarėt e tij nė sendėrtimin e kėtyre synimeve. Ishte vetėm 26 vjeē djalė kur shprehte nė “Albania” tė Faik Konicės kėto bindje : “Na, deri sot, kena kenė kot pėr nji gjuhė shqipe, pse kjo nuk na ka rrnue njeti veē nė mźnde tė disa entuziastėve ; kena folė kot pėr nji komb shqiptar, pse ky nuk e ka diftue kurrė sheshit vetvedin me gjithė ato cilėsķ tė nevojshme, qi i napin gjallnģ e fuqģ ndjenjės kombtare. Deri mė sot nuk jena kenė tjetėr veē Toskė e Gegė tė damė politikisht e tė damė edhe me gjuhė, me idhnime e pėrēarje ndėr vedi, tė cilat shumė herė jena mundue me i ba edhe mā tė mdhaja e tė thershme tuj u kėqyrė me sŷ tė keq e tuj i u kundėrshtue njeni tjetrit.”

Ėshtė diagnoza e njė tė riu qė nuk strehohet nė fantazitė joshėse tė sė “mirės virtuale”, por qė sheh tė vėrtetėn nė sy e ka kurajėn t’a pėrballojė atė me tė gjithė mjetet qė i jep mprehtėsia e mėndjes, vullneti pėr ndryshim, qartėsia e objektivave, largpamėsia nė trajtimin e dukurive. Mbas pak vitesh djaloshi Gurakuqi u bė poet e politikan, mėsues e shkrimtar, diplomat e luftėtar, prijės e flamurtar, duke i vėnė tė gjitha kėto cilėsi nė shėrbim tė njė synimi tė vetėm : Shteti shqiptar i lirė, i pavarur dhe nė njė hap me tė tjerėt. Ndihmesa e Tij u bė vendimtare nė fatet e kėsaj Shqipėrie, sė cilės i qėndroi mbi krye nė ditėn e lindjes sė saj, e tė cilėn e mori pėr dore nė peripecitė e panumurta tė ecjes e tė rritjes, ndėrmjet intrigave e lakmive tė tė huajve e prirjes sė shqiptarėve pėr t’a kthyer nė njė ēiflik tė secilit prej tyre. Nė kėtė kontekst Ai mbeti simbol i pastėrsisė morale tė politikės dhe pika e riferimit mė e besueshme e klasės drejtuese.

Nė vitet pėrcaktuese tė rrjedhės historike tė Vendit 1921 – 24, qėndrimi i Tij ėshtė shumė i pėrmbajtur. Nuk miraton atentatin e Beqir Valterit nė Parlament kundėr kryeministrit Zogu, madje i shkon kėtij nė shtėpi pėr njė vizitė solidarizimi, nuk miraton t’ashtuquajturin “revolucion demokratiko – borgjez” tė qershorit 1924, kundėrshton zgjedhjen e Nolit Kryeministėr. Por natyra e Tij e butė, e hapur e bujare i jep pėrparėsi marredhėnieve me kolegėt, shmangies sė kundėrshtive me ta, pranimin e vendimeve edhe kundėr bindjeve, cilėsi qė zbulojnė njė politikan tė rracės, por qė pėr kohėn u quajtėn si tė meta pėr t’u kritikuar. Nė jetėn e Tij politike pati shumė miq e ndjekės, pati edhe kundėrshtarė, por ajo qė e dallonte nė veēanti ishte respekti qė gėzonte edhe tek kundėrshtarėt, tregues i njė shtati moral e intelektual tė rrallė.

Luigj Gurakuqi ishte njė njeri me kulturė tė thellė e horizont shumė tė gjėrė. Ndihmesa e Tij nė ēėshtjet e gjuhės, si Kryetar i Komisisė letrare tė Shkodrės mė 1916, i vuri bazat studimeve shqiptare, sidomos nė drejtim tė krijimit tė gjuhės letrare kombėtare qė, simbas mendimi tė Tij “do tė rrjedhė prej dialekteve ma tė mėdhaj tė Shqipnisė e nuk do tė jetė tjetėr veē t’afritunit bashkė e tė derdhunit e tyne nė nji”. Komisia letrare vendosi qė “Dialekti i Elbasanit tė merret si gjuhė shkrimi”, madje edhe pėrsa i pėrket ortografisė. Fatkeqėsisht kjo pikėpamje, e pėrkrahur shkencorisht nga gjithė albanologėt e huaj dhe autoritetet gjuhėsore shqiptare, u rrėzua nga njė “kongres drejtshklrimi”, nė tė cilin partia komuniste imponoi zgjedhjen e saj tepėr tė diskutueshme.

Gurakuqi katolik, liberal e demokrat, nė ēdo qelizė tė tij, ishte njė idhtar i shtetit laik, nė tė cilin tė gjithė qytetarėt duhet t’ishin tė barabartė para ligjit. Nė panoramėn politike tė kohės sė tyre, sė bashku me Fishtėn kundėrshtuan krijimin e njė partie politike katolike nė njė Vend me tre besime, duke vėrtetuar largpamėsi e kah pėrgjegjėsie shtetėrore e kombėtare. Mbas 70 vitesh, tė tjerė njerėz, vite dritė larg tyre, pėrsa i pėrket koncepteve e horizontit, i krijuan ato nė Shqipėrinė e kalesės.....

 

Humbja e parakohėshme e Luigj Gurakuqit dėmtoi shumė jetėn politike tė Vendit tonė. Armiqėsia mes Zogut dhe Opozitės nė emigracion erdhi duke u shtuar. Kjo qe e keqja mė e madhe pėr Vendin. Njė Gurakuq i gjallė mund tė kishte qėnė njė faktor pozitiv nė krijimin  e njė atmosfere bashkėpunimi nė dobi tė Shqipėrisė. Nėse ka patur ndonjė llogari nė synimin e vrasjes sė Tij, ajo ka qenė thellėsisht e gabuar, mbasi humbja e Tij ishte njė humbje pėr Shqipėrinė, madje edhe pėr kundėrshtarėt e Tij.  

Figura e Luigj Gurakuqit, me kalimin e kohės, lartėsohet mė shumė. Komunizmi e trajtoi me njė farė realizmi, i njohu atėsinė e shtetit shqiptar, si bir i zgjedhur e besnik i Plakut tė Vlorės, edhe se i vuri nė dukje “kufizimin klasor” nė veprimtarinė politike. E veēoi nga rrethi i miqve e bashkėpuntorėve, qė patėn fatin tė jetojnė, duke i injoruar kėta nė rrėfimin e ngjarjeve historike e duke mos kursyer poshtėrimin dhe asgjėsimin e tė gjitha formave, pėr qėndrimet e tyre antikomuniste. Historiografia komuniste i njohu Gurakuqit meritėn e pjesėmarrjes nė Qeverinė e Nolit, tė cilėn ajo pėlqen t’a quajė si paradhomėn e komunizmit enverian. E vėrteta ėshtė se nė tė ka patur disa elementė tė asaj sfere politike, por trashėgimia mė e denjė nga ka marrė ushqimin socializmi shqiptar ėshtė rebelimi filoturk i Haxhi Qamilit, kundėr tė cilit Luigj Gurakuqi dhe atdhetarėt e vėrtetė shqiptarė tė kohės luftuan me armė nė dorė, edhe duke humbur.

Gurakuqi ka qenė ati shpirtėror i demokracisė embrionale shqiptare, njė personalitet me pėrmasa kontinentale, njė idealist nga mė tė kulluarit e kombit tonė. Vlerėsimin mė tė mirė tė Tij, ndoshta, e ka bėrė kolegu Fan Noli, jo vetėm me elegjinė monumentale “Syrgjyn vdekur”, por edhe me pėrgjigjen qė i jep mik armikut tė tij, Faik Konicės : “Z. Faik Konica ėshtė i mėndjes qė kam qenė vegla e Gurakuqit. Nuk e besoj. Por edhe sikur tė jetė e vėrtetė, e kam dhe do t’a kem pėr nder. Ishte mjaft i madh sa tė kishte vegla si mua.” Fjalė fisnike qė nderojnė atė qė i shpreh dhe atė tė cilit i drejtohen, njė shėmbull i shkėlqyer i njohjes dhe respektit tė vlerave, gjė e rrallė nė jetėn politike shqiptare.

Duke u kthyer tek imazhi i Gurakuqit, i krijuar nė rininė time tė parė, mė del para sysh  njė burrė fisnik e i pashėm, qė pėlqehej nga gratė, por qė nė larpamėsinė e Tij, e quante martesėn si njė gabim qė pėrcaktonte fatkeqėsinė e familjeve tė pjesėmarrėsve tė politikės. Pyetjeve qė i bėheshin nė kėtė drejtim Ai u jepte vetėm njė pėrgjigje : “Jam martuar me Shqipėrinė”. Gjyshes time i thonte shpesh : “Caje, tė ka marrė mė qafė Mustafa. I kam thanė qysh kur : mos u marto, se nuk bāhet politikė nė Shqipni, tue pasė familje!” Sa thellė e kishte njohur mjedisin e politikės sė Vendit tė Tij, sa tė sakta qenė porositė e Tij. “I pėlqente djathi me krimba” mė thoshte gjyshja, ndėrsa nėna ime tregonte njė episod tė rrėfyer nga nėna e saj. Luigji kishte miqėsi me njė grua jo tė bukur, e cila shkonte nė qiellin e shtatė, kur ai e lėvdonte. Gjyshes sime italiane, qė e ngacmonte pėr komplimetat qė i bėnte asaj Ai i pėrgjigjej : “Grave tė bukura i bājnė komplimenta tė gjithė. Por edhe ato qė nuk janė tė tilla kanė nevojė pėr to.”

Altruizmi i Tij nuk njihte kufij, bėnte pjesė nė ADN-nė e Tij si njeri, si intelektual, si Burrė Shteti, njė shembull pėr t’u ndjekur, njė Shqiptar me Sh tė madhe, njė Njeri, vepra e tė cilit ėshtė njė nga stolitė e rralla tė kujtesės historike tė Kombit tonė.

Ėshtė pėr t’ardhur keq qė “demokracia” e re shqiptare e ka lėnė pak nė hije, madje ėshtė e papranueshme qė shteti shqiptar e organet e tij tė kulturės, pėrcjellin me indiferentizėm shkatėrrimin nga koha tė shtėpisė sė Tij, njė objekt qė duhej tė hynte me tė drejtė tė plotė, nė pasurinė muzeale tė trashėgimisė sonė kulturore e historike.

 

 Mars 2015



______________________________________________
Prej arkivit te Albanovaonline:
- Lazer Shantoja, Luigj Gurakuqi
- Mėrgim Korēa - Luigj Gurakuqi, njė nga personalitetet e mėdha tė kombit tonė (lėnė disi nė harresė)
-
Willy Kamsi - Kush don ta zhdukė Luigj Gurakuqin nga historia e Shqipėrisė?
- J.M. - Duhet rindertue shtėpia e Luigj Gurakuqit
- Ardian Ndreca, Andrra e parealizueme e Luigj Gurakuqit











Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."