Thursday, 19 February 2015




A Ka dijeni rreth fakteve qė pasojnė, kur flet pėr Visar Zhitin, Presidenti Nishani?

 

Mėrgim Korēa

 

Nuk mjaftoi mynxyra q’e gjeti ēiftin Zhiti me humbjen aksidentale tė tė vetmit bir tė tyre, (ngjarje e cila ndodhi dhjetorin e kaluar e mos gjetė ēift prindėsh tė tjerė) por, kohėt e fundit u bėnė tė pėrditėshme pohime, shkrime si edhe konsiderata rreth emėrimit tė mundshėm tė poetit si edhe shkrimtarit tone pėrmasash botėrore, Visar Zhitit, si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė pranė Selisė sė Shėnjtė nė Vatikan.

Jo vetėm pa u zgjatur por edhe pa hyrė fare nė diskutime si edhe gjykime dhėnė nga personalitete ose nga persona tė ndryshėm rreth kėtij problemi, por nisur vetėm nga sebepi,  tek i cili mbėshtetet Presidenti Nishani se me tė nuk u konsultua K/ministri lidhur me miratimin e listės pėrfaqėsuesve tė Shtetit Shqiptar akredituar pranė shtetesh tė ndryshėm, mes tė cilėve qé edhe emri i Visar Zhitit, nuk mund tė mos e vemė nė dukje se nė fakt kemi tė bėjmė me njė shkelje tė etikės brėnda rregullave kushtetuese. Dakord. Mirėpo presidenti ka filluar dhe si argument, tashmė thjeshtė personal, pėr mos miratimin pėr t’a emėruar Visar Zhitin si ambasador nė Vatikan ka nxjerr’edhe njė letėr tjetėr nga mėng’e tij, faktin se Visar Zhiti ka pėrdorur edhe cakun gjuhėsor inkuizicion ndaj pozicionimit tė kishės.  Por, duke e shikuar me kėndvėshtrim mė tė shtrirė problemin do tė doja, pa fare komente po thjeshtė t’ua hiqja tisin e harresės disa momenteve nga jeta e Visar Zhitit q’e veēojnė kėtė kandidat ambasador kryekėput nga kolegėt e tjerė tė listės paraqitur Presidentit Nishani pėr miratim. Veē ēmimeve tė tjera por konkretisht akorduar nė Itali poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti kemi nė rend kronologjik :

-Leopardi d’Oro, (1991- Milano), Racconta il tuo Dio, (1992 – Milano), Gaetano Salvetti,        (1997 – Romė), Ada Negri, (1998 – Lodi), Premio Internazionale per la Poesia, (1999 – San Felice Circeo), Premio Internazionale “Mario Luzi”, 2007 – Romė), etj. etj.

-Anėtar i Akademisė Ndėrkombėtare tė Arteve, Letėrsisė dhe Shkencės “Alfonso Grassi” si edhe Anėtar i “El Pen Club”, (i anėtarėsuar nė 2008-ėn nė tė njajtėn ditė me Evgeni Jevtushenko-n).  

Dhe ne na lind e drejta legjitime tė shtrojmė pyetjen, pa as mė tė voglin qėllim fyerės ndaj tė tretėve :  I takon personalitetit tė Visar Zhitit tė futet nė njė listė rrafshuese vlerash?   

E pėr t’i dhėnė si pėrfundim edhe kokė muhabetit lidhur me vlerat e njohura ndėrkombėtarisht Visar Zhitit, ėshtė krejt’e natyrėshme tė  rikujtojm’edhe njė fakt i cili secilin shqiptar duhet t’a bėjė tė ndjehet KRENAR :  

Ishte 1 janari i vitit 2000 ... dhe e festonte bota ardhjen e Mijėvjeēarit tė Ri.   Mes qyteteve tė tjera europiane qė donin t’u a tregonin njeritjetrit vlerat e ndėrsjella tė tyre kulturore, nuk kish  se si tė mos ishte edhe Roma, Djepi i Kulturės Latine.  E pikėrisht nė Romė, nė njė kohė qė tek Stacioni Hekurudhor Termini i saj, pėrzgjedhur nga ajka e inteligjencės bashkėkohore italiane, qé vendosur njė pllakatė gjigande me vargjet e njė poezie tė Goethe-s qė e ēmojnė si gjeniun e poezisė qė dijti nė njė varg tė shkrijė mijėvjeēarė, nė Piazza Navona, vatėr e lasht’e rivalitetit profesional mes arkitektėve tė famshėm Gian Lorenzo Berninit qė ndėrtoi “Shatrivanin e Katėr Lumenjėve”, si edhe Borrominit qė ndėrtoi “Kishėn e Shėn Anjezės”, qé vendosur njė tjetėr pllakatė madhėshtore me vargjet e kujt, do tė pyesė ai qė nuk e di ?    Pikėrisht ato tė  Visar Zhitit, gjigantit tė Letrave Shqipe !  Atij qė kritiku i njohur letrar italian Sebastiano Grasso e ka cilėsuar nė vazhdim tek gazeta Corriere della Sera tė 21 dhjetorit 2012 si “… poeti gladiator, Kalorėsi i Varrit tė Shėnjtė, Poeti Engjėll ndėr Poetėt mė tė Mėdhenj Europianė … ! 

Dy fjalė tashti rreth sebep-it tjetėr qė ka filluar tė zerė nė gojė Presidenti Nishani pėr mos’emėrimin e Visar Zhitit si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė pranė Selisė sė Shėnjtė nė Vatikan. Nuk kam se si mos t’a ve nė dukje se si pohimet e bėra nga Imzot (malltezi) Trendo nė parim ishin aspak diplomatike, (nisur nga sa edhe si i takon tė shprehet njė klerik i atij liveli, pa lé pastaj mirėsjelljes qė mendohet se duhet t’a ketė nė themel njė klerik nė pėrgjithėsi). Qėndrimi si edhe pohimet e kėtij prelati, sollėn nė vazhdim reagimin skajshėm diplomatik ku Visar Zhiti reagoi vetėm me “M’u duk shkrim pėr njė inkuizicion”. Dhe nė fakt Imzot Trendo reagoi menjėherė me njė t’ashtuquajtur “autokritikė nė shtyp”. Kjo mė bėn tė mendoj, edhe jam disi i lėkundur dhe nuk e kam tė plotė bindjen, se Presidenti Nishani e ka informacionin rreth tematikės sė zhvilluar gjatė simpoziumit treditor tė zhvilluar nė Vatikan nga data 29 e deri mė 31 tetor tė vitit 1998 me porosķ tė Atit tė Shėnjtė Wojtyla.  Kjo, sepse Ai donte qė nė pragun e hyrjes sė mijėvjeēarit tė dytė tė njiheshin botėrisht faktet “… lidhur me format e dėshmive tė rréme si edhe pėr pasojė skandalet e lindur dhe zbatuar pėrgjatė harkut tė historisė nga bijt’e Kishės …”, pėr tė cilat Ati i Shėnjtė kėrkoi botėrisht falje mė 12 mars tė vitit 2000 pėrgjatė Ditės sė faljeve. Lidhur me ato zhvillime profesor Agostino Borromeo ka botuar veprėn prej 788 faqesh tė titulluar “Inkuizicioni”, (i cili zgjati jo pak por mbi pesė shekuj).  

Prandaj unė theksoj se po t’a kishte kėtė informacion Presidenti Nishani, jam i bindur se atė vetėm pėrdorimi i cakut gjuhėsor “inkuizicion” nga ana e Visar Zhitit, sido qė tė ishte puna, nuk duhej t’a kishte shtyrė e t’a merrte si sebep pėr mos t’a akredituar Visar Zhitin si ambasador nė Vatikan !  Kaq, pa dashur t’i a hyjm’e t’i shqyrtojmė mė gjatė shėmbujt e njė trajektoreje ecjeje gjithė zig-zage pėrgjatė 25 viteve tė fundit tė personit i cili sot pėr sot, nėn petkun e Presidentit, mėton tė japė leksjone se si duhet vepruar lege artis !    

I mbyllim kėto radhė me bindjen se Presidenti Nishani, nisur nga vlerėsimet qė i bėhen poetit dhe prozatorit shqiptar Visar Zhiti nga personalitete tė shquara ndėrkombėtare tė letrave, do tė dijė t’u shmanget “sebepeve” qė lidhen me vogėlsirat e etikės kushtetuese ose pėrdorimit tė njė caku gjuhėsor tė papėrshtatshėm sipas presidentit dhe, ashtu siē e veēojnė jashtė radhe Visar Zhitin pėr vlerat e tija tė mėdhį nė fushėn e letėrsisė, edhe presidenti do t’a nxjerrė veē nga lista e pėrgjithėshme e propozimeve dhe, KRENAR PĖR KĖ KA NDERIN T’A DĖRGOJĖ PĖRFAQĖSUES TĖ SHQIPĖRISĖ, DO T’A AKREDITOJĖ VISAR ZHITIN PRANĖ SELISĖ SĖ SHĖNJTĖ NĖ VATIKAN !