Written by jozef martini   
Thursday, 15 January 2015


Si sot 70 vjet me pare, me 15 Janar 1945,  kreshniku i Malsise Prek Cali ua vuri pushken komunisteve te Ura e Tamares…
 





PREK CALI DHE EPOPEJA E URES SE TAMARES

 

Ilir Seci

 

Festimi i bujshem i 70 vjetorit te ēlirimit te Shqiperise me 29 Nentor 2014 gervishi nje plage te rende te ndergjegjies shoqerore shqiptare! Plagen e pasheruar te mashtrimit historik! Plage qe keto festime e bene te kulloje perseri duke filluar nga nxjerrja ne sheshe e fotografise se diktatorit, deri te ridekorimi i figurave komuniste si Nexhmije Hoxha apo Vito Kapo, qė jane pergjegjes per krimet e kryera ne 47 vjet Diktature! Diktature qe u vendos me 29 Nentor 1944... Apologjetet e Diktatures po mundohen ta kthejne ne zakon qe ēdo 29 Nentor te festojne daten e "ēlirimit te vendit nga pushtuesit nazi-fashiste"!...   Sepse pikerisht permes kesaj date ata mundohen tė rivleresojne figuren e urryer te diktatorit Enver Hoxha! Politikane, historiane, studiues, kryesisht nga koha e diktatures, ata qe ne vitet e diktatures fallsifikonin historine.  sot me te madhe mundohen ta rehabilitojne diktatorin e urryer duke e nxjerre nga naftalina e ndergjegjieve te tyre kriminale ku e ruajne prej vitesh! …  "Pavaresisht se ē'ndodhi me pas, Enver Hoxha ka rolin e vet ne Luftėn Antifashiste Nacionalēlitimtare! "-shkruajne neper vitrinat e tyre partiake, apologjetet servile perjarges, si Paskal Milo dhe Pellumb Xhufi! …  Krimineli i Luftes se Dyte Boterore Adofl Hitleri, kur erdhi ne pushtet ne vitin 1933 e gjeti monedhen gjermane ne inflacion rekord, 1 dollar Amerikan kembehej me milione marka! Mbas pese vjetesh ne vitin 1938 arriti thuajse ta barazoje me dollarin amerikan! Por deri me sot asnje historian gjerman nuk ka guxuar te dalė e te mbroje Hitlerin per ato merita!? Por le ti hedhim nje sy te ashtequajturit “Ēlirim”!
   Mbas dates 29 Nentor 1944 realisht vjen data 30 Nentor 1944, date kur populli Shqiptar thjesht nderron zgjedhėn! …  Nese me 29 Nentor 1944 Shqiperise ju hoq zgjedha e pushtuesit nazi-fashist, atehere me 30 Nentor 1944 ju vendos zgjedha komuniste sepse Shqiperia u pushtua nga komunistet! Nuk mohohen dot meritat e atyre qe dolen ne mal kunder pushtuesit…Vetem nderim ka per te gjithe ata djem e vajza qe dhane jeten ne vitet e luftės deri ne 29 Nentor! Vetem nderim ka per te gjjthe ata partizane shqiptare qe luftuan kunder pushtuesve deri me 29 Nentor 1944, ata tė cilet me te mbaruar lufta u kthyen ne shtepite e veta!… Por s'mund te kete kurrė nderim per ata ish-partizane qe me te ikur ushtari i fundit pushtues nuk u kthyen ne shtepite e tyre por ne emer te vendosjes se pushtetit popullor, qe nuk ishte tjeter veēse Diktatura e Proletariatit masakruan krahina te tėra anembane Shqiperise! Mbas 30 Nentorit 1944 ata partizanė qe masakruan bashkekombasit e vet, nuk ishin me ēlirimtarė por vegla te diktatures se Enver Hoxhes... U bene dora e Sigurimit famekeq qe vrau shqiptaret e pafajshem, te ēdo krahine, te cdo gjendje shoqerore, besimi, moshe e gjinie... Ne fakt rrjedha e ngjarjeve solli qe ata vrane edhe partizane e drejtues qe luftuan perkrah tyre deri me 29 Nentor 1944… Me 29 nentor na thuhet se eshte larguar gjermani i fundit nga Shqiperia, gjithnje sipas historiografise komuniste…atehere c’deshen forcat komuniste ne Shkoder, per shembull?! Kunder kujt luftuan aty ?!… ”Lufte kunder reaksionit”-perdorej shprehja ne kohen e diktatures por sot ajo shprehje nuk vlen me sepse ne fakt ishte lufte per pushtet dhe vendosje e diktatures me dhune! Thene shqip Malesia e Madhe, Shkodra, Postriba, Malesia e Dukagjinit, Nikaj-Merturi, Tropoja, Luma, Dibra, Mati, Kurbini jane pushtuar nga forcat komuniste! Sepse pushtim eshte kur forcat qe vijne si “clirimtare” ne fakt jane pritur me pushke! Nese forcat partizane ishin clirimtare perse duhej te perhapnin ideologjine e tyre me force? ! Partizanet franceze apo ata italiane fill mbas clirimit te vendeve te tyre vendosen nje qeverisje provizore dhe shpallen zgjedhjet demokratike duke vendosur nje pushtet legjitim te dale nga vota e lire! U ngriten gjykata te pavarura dhe denuan bashkepunetoret e fashizmit dhe nazizmit por asnjehere nuk internuan familjet dhe te afermit e atyre qe u denuan! Nuk ngriten as Franca dhe as Italia kampe si kampi i Tepelenes ku kane vdekur nga uria femije e gra “reaksionaresh”! ? Kurse komunistet e Enverit ne emer te “Clirimit” zhduken cdo kundershtar politik, shtypen me thunder hekuri lirine…Te vetmin rast qe bene zgjedhje disi demokratike ishin zgjedhjet ne vitin 1946 qe u perdoren per te hequr monarkine nga nje parlament disi legjitim dhe me te mbaruar pune mbas 11 Janarit 1946, kryen nje akt te paprecedent, pushkatuan deputetet e dale me vote popullore! ? Rast unikal ne Evrope, rast qe vertete e ben njeriun shume krenar per “clirimtaret”!


   E verteta eshte se nė Malesite tona komunizmi nuk gjeti perkrahje sepse ne veri kishte shume mosbesim ndaj komunisteve te Enverit qe ishin aleate me Serbine.  Tradita u kishte mesuar malesoreve qe cka vjen prej Serbie nuk duhet besuar ndaj dhe prej 8 nentorit 1941 deri ne vjeshten e vitit 1944 ne veri ka vetem nje batalion partizan qe vepronte ne Alpet shqiptare…Brigadat partizane ne veri te gjitha kane si date krijimi muajt gusht 1944 deri me 29 nentor 1944 kur eshte krijuar brigada e 27 sulmuese e Shkodres…Kuptohet me rekrutime me force! Por kjo nuk nenkupton clirim,  por nenshtrim! Ne Malsi atje ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma,  mbas 1944 vazhdonte lufta pėr liri. Nė Kelmend vepronin ēetat e Prek Calit,  me Ded Lulash Smajlin,  Nik Mark Ujkėn etj. Nė Malėsi tė Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit,  Lul Grizhės,  Pjetėr Gjok Bajraktarit,  Caf Smajlit etj,  nė Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekės.   Nė malet e Dukagjinit dhe Nikaj Mertur vepronin forcat e Nik Sokolit,  Ndue Palit etj,  po kėshtu nė Shllak etj.   Nė Postribė u printe Jup Kazazi, ne Mirdite u rezistonte dera e madhe e Markagjoneve…Ne Lume forcat e Muharrem Bajraktarit…Ne Tropoje te Vjeter, (Gash) partizanet priten me pushke nga familja e pasardhesit e patriotit te madh Ali Ibra…
   Si sot 70 vjet me pare me 15 janar 1945 Prek Cali, legjenda e Kelmendit ua vuri pushken komunisteve ne te Ura e Tamares ne Kelmend…U be lufte e pergjakshme mes malesoreve qe mbronin trojet e veta dhe pushtuesve qe vinin nga dy anet, forcat komuniste te Mehmet Shehut qe vinin nga poshte dhe forcat partizane jugosllave qe vinin nga Gucia me urdher te Titos! Prek Cali po luftonte kunder aleances komuniste te internacionalisteve shqiptare dhe armiqve tane shekullore serbeve! …Pra ishte rrethuar nga forcat komuniste te Mehmet Shehut qe hyne ne Kelmend nga Tamara e ne Veri nga forcat partizane jugosllave qe erdhen nga Gucia… U dorezua ne Bese vetem e vetem qe ti shpetonte jeten nje bashkeluftetari te tij qe qe ish djali i vetem e nuk donte qe te shuhej ajo Shpi malesori! …  Para se te pushkatohej Mehmet Shehut me ironi i tha "Pse nuk u bere me ne o bajraktar, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari"… Kreshniku Preke Cali iu pergjigj: "Zoteni,  faji bie mbi ju,  se ju u bate aleate me anmikun tone shekullor,  Serbine! "…! Keshtu nisi vrasja e perndjekja e elites sone kombetare, keshtu nisi shperberja e DNA-se sone kombetare nga komunistet qe kishin gati projektet e tyre per krijimin e njeriut te ri… Vritej legjenda Prek Cali, shembull i sojit shqiptar, i shtepise se njoftun dhe i fisit te pare, ne za ne krejt Malesite Shqiptare! …  Nga rrefimet malsore qe pershkruajne Preke Calin si dhe nga disa fotografi qe kane mbetur prej tij, tek ai Burre shtatnalte ishin misheruar vlerat ma te mira te sojit shqiptar, ashtu kishin mujte me u ruejte vetem ne Malesi! I gjate si lis bjeshke, Prek Cali me dukjen e tij deshmonte se ish pasardhes i rodit te Kreshikeve qe gjejme te pershkruem nder Eposin Kreshnikeve! Ashtu si kishte te rralle dukjen ashtu te rralle e kishte edhe mendjen, guximin dhe urtine! Ende kujtohet, urtia e tij, sepse fjala i kishte peshe dhe i zinte vend ne kuvend e te gjithe e degjonin me nderim! Bashke me qumeshtin e nanes ai u mekua me dashurine per token e vet, per trojet qe ja kishin lane te paret.  Gjithe jeten Prekė Cali do te luftonte ne mbrojte te atyre trojeve te shtrenjta ku i kishte shkele kemba ma se pari! U lind dhe u rrit ne kohera shume te veshtira per atdheun, ciklin jetesor te tij e shenjojne dy ngjarje te renda ne historine kombetare! Preka u lind ne vitin 1878 vitin kur u nenshkrua Traktati i Shen Stefanit, traktati famekeq per copetimin e Trojeve shqiptare! Dhe vdiq ne vitin 1945 vit ne te cilin mbi kombin tone pllakosi murtaja e kuqe! Te dy keto fatkeqesi kishin nje burim… Te dyja keto fatkeqesi vinin nga Moska! Qe ne moshe te re luftoi per te mbrojtur trojet e veta nga orekset e shovinisteve serbe, armiqeve tane shekullore qe ishin leshue si bishat per te shkule copa nga tokat tona! Kundershtoi vendimet e padrejta te kancelarive te Evropes, vendime qe u moren ne dam te Shqipnise dhe te trojeve te kombit shqiptar.  Asht proverbiale kembengulja e tij perballe komisionit nderkombetar per caktimin e kufinjve!… Kur Preka porsi Kreshnik rrembeu gurin dhe e mbarti ne shpine deri ne kufinjte qe ja kishte lane baba! Gjithe jeta e tij shkoi me Lufte e perpjekje me armiqte e Kombit tone deri sa u vra nga komunistet ne vitin 1945…
   Te ashtequajturin Clirim te vitit 1944 e kujtojne dy shtresa shqiptaresh;shtresa qe moren pushket dhe luftuan per te shporrur pushtuesin me enderr qe te kene nje atdhe te lire per te gjithe dhe shtresa e dyte jane shtresa qe perfituan nga ajo date duke u bere me te keqinj se pushtuesit! Eshte shtresa qe me shume se daten 29 Nentor, ne te vertete feston 30 Nentorin 1944! ?… Kjo shtresa e dyte e festojne daten 30 nentor 1944 sepse ata zbriten ne Tirane si "ēlirimtarė" dhe u menjehere krijuan Bllokun me vilat qe ua moren me force pronareve te ligjshem? ! …  Ua moren bashke me orendite qe kishin! Ua moren tregtareve shqiptare, te gjitha, me dyqane, me florini gjoja ne emer te popullit! ? Ata qe kane 70 vjet qe jetojne me ato pasuri te vjedhura “Ne Emer te Popullit”…Daten 30 Nentor 1944, e festojne ata qe ne vitet e "Demokracise", ua bene letrat vilave te gabitura ne vitet 1944-1947…  Ata qe ne vitet 1991-1992 ua bene letrat dyqaneve te grabitura ne vitet "Kur hidheshin themelet e pushtetit popullor"… I legjitimuan vjedhjet dhe grabitjet sepse ne pushtet mbas “shnderrimeve demokratike te viteve ’90 erdhen njerezit e deleguar nga ata vete! Sot 70 vjet me vone ne vila, me biznese, me milionat e gllaberuara pronareve te ligjshem, me te gjjthe te mirat e dheut u takon t’ua dine per nder te pareve te vet vrastare! Pse te mos e festojne plot pompozitet Diten e Ēlirimit nipat dhe mbesat e atyre qe “sollen lirine” me 30 Nentor 1944… Dhe vrane, burgosen e perndoqen nje popull per 47 vite me rradhe!





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."