Written by jozef martini   
Friday, 19 December 2014






Sqarim pėr “shpėtimin” e Ajnshtajnit nga rrezikimet e nazizmit dhe pretendimet tona

 

 

Dritan Spahiu

 

 

Z. Dr. Jovan Basho ju falenderoj me shumė sinqeritet pėr replikėn tuaj ndaj shkrimit tim ku paraqiten tė dhėna faktike pėr udhėtimet e Ajnshtajnit nė Amerikė dhe pėr “vizitėn e hamendėsuar tė Ajnshtajnit nė Shqipėri” (cituar sipas fjalėve tė Drejtoreshės sė Arkivave tė Ajnshtajnit nė Jeruzalem). Ju falenderoj edhe pėr mėnyrėn e drejtimit nė emėrin tim, duke treguar shumė afri me mua, por qė nė fillim dua tė ju them se nuk duhet tė mė drejtoheni mua pėr problemin qė keni paraqitur, por biografėve tė mėdhenj tė Ajnshtajnit, siē janė  fizikani i famshėm Filip Frank, Karl Zelig. V.G. Kuznjecov etj. si dhe Drejtoreshėn qė citova mė lart. Unė dua tė ju lutem qė ta lexoni me kujdes e me qetėsi librin e F. Frankut dhe pastaj lexojeni edhe njė herė shkrimin tim dhe do tė bindeni se nė shkrimin tim nuk nuk ka asgjė ndryshe nga ato qė do tė gjeni nė kėtė libėr. Do tė bindeni se ato “pasaktėsi” qė keni gjetur ju nė shkrimin tim, por qė nuk i thoni shkoqur se cilat janė, nuk janė tė miat por tė autorėve qė pėrmenda mė sipėr. Gjithashtu ju them se jeni krejt i pa saktė kur thoni se unė ju kam dhėnė njė libėr timin “pėr historinė e jetės sė Ajnshtajnit”. Lidhur me kėtė dua t’ju informoj ju dhe tė tjerėt se unė nuk kam shkruar ndonji libėr pėr historinė e jetės sė Ajnshtajnit, megjithėse pretendoj se biografinė e tij e njoh mirė e nė detaje. Nuk e kam bėrė kėtė gjė sepse ėshtė botuar nė shqip libri i F. Frankut, mikut tė ēmuar tė Ajnshtajnit, dhe unė nuk mora guximin tė botoja njė biografi tė tillė, sepse isha i bindur se nuk do tė isha aq i saktė sa F. Franku. Ju informoj Z. Dr. Jovani se ai libėr qė unė ju kam dhuruar pėrmban artikuj origjinal tė Ajnshtajnit qė unė dhe njė koleg i imi i kemi sjellė nė gjuhėn shqipe me kėnaqėsinė dhe dėshirėn qė edhe shqiptarėt tė njohin mendimet dhe opinionet e Ajnshtajnit pėr rėndėsinė e sjelljeve morale dhe intelektuale nė shoqėri, pėr lirinė dhe tė drejtat e njeriut, pėr rolin e intelektualėve nė shoqėri si dhe disa artikuj shkencor e me karakter filozofik. Kjo pasaktėsi pėr pėrmbajtjen e  librit qė ju kam dhuruar mė dha shijen e keqe se ju nuk paskeni lexuar ndonjė gjė nga ky libėr, megjithėse dėshiroj tė jem i gabuar nė kėtė pikė. 

Po ju informoj se pse e shkruajta artikullin tim qė u botua nė gazetėn “Telegraf” mė 08. 11. 2014. Mbasi lexova njė shkrim tė B. Berberit pėr ardhjen e hamendėsuar tė Ajnshtajnit nė Shqipėri, vura re se aty kishte plotė tė pavėrteta dhe trillime, qė i servireshin publikut shqiptar por edhe tė huaj (sepse artikulli ėshtė botuar edhe nė anglisht). Mua mė vjen mirė qė edhe ju e paskeni kuptuar se shkrimi i B. Berberit ishte njė gėnjeshtėr, por po aty nė shkrimin tuaj ju thoni se B. Berberi ka shkruar njė artikull tė gjatė mbi ato qė ju kishit shkruar mė parė dhe mbi njė sajesė tė tij pėr gjoja gjetjen e njė dokumenti nė njė regjistėr tė vjetėr ekzistues bashkiak. Pra gėnjeshtrat e B. Berberit e paskan burimin te shkrimet tuaja. Por kur lexova shkrimin e B. Berberit pashė edhe njė koment pėr kėtė artikull tė shkruar me dt. 10 shkurt 2014 nga Drejtoresha B. Volff , tė cilin e kam botuar nė artikullin tim dhe qė po e citoj edhe kėtu:

 

 “Tė dashur shqiptarė, nuk kam aspak dyshim se vendi juaj ka mbrojtur dhe shpėtuar njė numėr tė madh hebrejsh gjatė viteve tė nazizmit. Por Albert Ajnshtajni nuk bėn pjesė nė kėtė numėr. Sipas dokumentave origjinale qė kemi nė arkivat tona ne mund tė hedhim poshtė lehtėsisht historitė e Bashos dhe tė vėrtetojmė se Ajnshtani nuk ka qenė as nė Vienė as nė Shqipėri nė prill tė vitit 1931, se pasaporta gjermane nuk i ėshtė rrėmbyer Ajnshtajnit, por ai e ka pėrdorė kėtė pasaportė gjermane kur ka hyrė nė Sh.B.A nė vitin 1931dhe nuk ka pasė nevojė tė pėrdori ndonjė pasaportė shqiptare para ose pas vitit 1931”. 

 

 “Zhurma” pėr ardhjen misterioze tė Ajnshtajnit nė Shqipėri,  qė po pėrhapej edhe jashtė saj, nuk ėshtė njė gjė e mirė, sepse ne po u japim jo vetėm shqiptarėve por edhe tė huajve informacione qė nuk po i argumentojmė dot me asnjė dokument tė saktė. Pėr tė qartėsuar problemin mora si detyrė tė paraqisja ato dokumenta origjinale pėr tė cilat B. Volff thotė se hedhin lehtėsisht poshtė historitė e Bashos. Pėr ta kryer kėtė gjė nė kėtė rast unė nuk kam pyetur mė Znj. Volff, siē keqinformoni ju z. Dr. Basha, prandaj kujdes me fjalėt, qetėsohuni, sidomos kur u drejtoheni personaliteteve tė huaja; “atėdheu ynė i dhėmshur” nderohet nga ata qė thonė tė vėrteta dhe jo nga ta qė flasin me vite tė tėra pėr gjėra pa vėrtetuar asgjė.

Dua t’ju informoj se e kam studjuar biografinė e Ajnshtajnit nė mėnyrė pak a shumė tė plotė dhe them se e njoh mirė jetėn e tij, moralin e tij, kontributin e tij para shoqėrisė njerėzore, por edhe veprėn e tij shkencore, njė pjesė tė tė cilave jua kamė dhėnė edhe studentėve tė mij nė universitetin e Tiranės. I kureshtuar nga thėniet tuaja, tė cilat i kam marrė me shumė rezerva, kam kėrkuar tė gjejė ndonjė dokument pėr tė vėrtetuar ato qė thoshit ju. Kėshtu kam takuar profesorin dhe studjuesin e nderuar Shaban Sinani nė zyrėn e tij si Drejtor i Arkivave tė shtetit tonė. Pyetjes: a ka ndonjė dokument nė Arkivat tona qė dėshmon pėr ndonjė vizitė tė Ajnshtajnit nė Shqipėri ai iu pėrgjigj, jo! Por ai tha gjithashtu se kishte dėgjuar tė flitej pėr njė veprim bankar tė kryer rreth viteve 30 tė shekullit tė kaluar nga njė person tė quajtur Ajnshtajn, por kjo duhet hetuar. Tani dua tė informoj shqiptarėt se Ajnshtajni qė nga viti 1928 kishte njė sekretare, Helen Dukas, qė i kryente tė gjitha veprimet e blerjeve dhe tė ekonomisė sė shtėpisė sė tij dhe ai vetė nuk ėshtė marrė pothuajse asnjėherė me punė tė tilla, prandaj nuk ka logjikė qė tė na lejojė tė pranojmė qė Ajnshtajni paska ardhė nė Shqipėri pėr tė kryer gjėra tė tilla. Profesor Skėnder Koja, qė ju pėrmendni, ka treguar se ēfarė ka dėgjuar pėr kėtė punėn e bankės por nuk ka dėshmuar se e beson ose jo kėtė fakt. Personi qė ka kryer kėto veprime bankare mund tė ketė qenė ndonjė tregėtar gjerman, por jo Ajnshtajni. Megjithatė ata qė e besojnė njė gjė tė tillė le tė hetojnė dhe sot egzistojnė tė gjitha mundėsitė pėr ta kryer kėtė gjė plotėsisht dhe lehtėsisht. Mė vonė kam takuar Znj. e nderuar Nevila Nika, Drejtoreshė e Arkivit Shqiptar dhe punonjėse e vjetėr e kėtij institucioni, e cila mė ka deklaruar se nuk kemi gjetur asnjė dokument pėr ndonjė vizitė tė Ajnshtajnit nė Shqipėri apo ndonjė dokument pėr dhėnien e pasaportės shqiptare. Pra nė Arkivat shqiptare nuk gjeta gjė. Atėhere iu drejtova Drejtoreshės Volff me njė e-mail, tė cilės i kėrkova pėrgjigjen e disa pyetjeve qė i kam pėrshkruar fare qartė nė artikullin tim ku kam paraqitur edhe pėrgjigjen e saj. Komunikimi im me tė qe shumė dashamirės, sepse unė e informova atė se isha anėtar i Institutit Wiesenthal, njė institucion shkencor hebre, me qendėr nė Paris, i njohur ligjėrisht nga Kombet e Bashkuara; qėllimi kėtij Instituti ishte tė dėnonte antisemitizmin, urrejtjen dhe terrorizmin, tė  promovonte tė drejtat humane dhe tė mbronte dinjitetin e njerzve, si dhe pėr tė gjetur mėnyrat pėr tė siguruar mirėkuptimin e hebrejve me arabėt, qė ata tė jetonin nė paqe dhe me fqinjėsi tė mirė. Nė njė mbledhje tė organizuar nga ky institut nė Paris nė vitin 1997 unė kam paraqitur njė referat ku kam treguar se si myslimanėt shqiptarė kanė mbrojtur dhe shpėtuar mijra familje hebreje. Pėrshtypje shumė tė madhe bėri dėshmimi im se si familja e Refik Veselit nga Kruja kishte mbrojtur njė familje hebreje duke i liruar gjysmėn e shtėpisė e duke u lejuar njė dhomė qė t’i luteshin zotit nė fenė e tyre, duke i veshur me rroba tradicionare shqiptare e duke i fshehur nė ēatinė e shtėpisė kur kishin ardhė oficerėt gjermanė pėr kontroll. Sot ajo familje ėshtė nderuar me ēmimin mė tė madh qė i ka dhėnė populli dhe qeveria izraelite. Deklarata ime u prit me vlerėsim shumė tė madh pėr popullin tonė, por edhe dyshuan dhe pėr tė qenė krejtėsisht tė bindur mė pyetėn a mund tė publikohet deklarata ime. Kjo gjė kėrkohet sepse dihet se po tė jepen deklarata tė pavėrteta deklaruesi penalizohet.




Le tė vijmė te pretendimet e z. Dr. J. Basho; unė them se deklarata tė tilla tė bujshme se Ajnshtajnin e kemi ndihmuar dhe e kemi shpėtuar ne nga rreziqet qė po i vinin atij nga nazizmi, pa dhėnė asnjė argumentim pėr vėrtetėsinė e tyre, nuk na bėjnė krenar para botės. Pėrkundrazi insistimi pėr kėto pretendime tė pavėrtetuara bėn efektin e keq, ku tė huajt qė e dinė mirė historinė e jetės sė Ajnshtajnit dhe qė njohin mirė karakterin dhe moralin e tij do tė na konsiderojnė mashtrues dhe fallsifikatorė. Prandaj bėni kujdes Z. Dr. Jovani kur tė lexoni deklaratėn e Znj. Volff nė shkurt tė vitit 2014. Unė aty shof njė farė revolte kur ajo thotė prerazi se Ajnshtajni nuk bėn pjesė nė atė numėr tė madh hebrejsh qė vendi ynė ka ndihmuar dhe shpėtuar nga nazizmi, po ju a nuk e shihni kėtė gjė? Gjithashtu unė ndjej njė revoltė nė deklaratėn e saj “se Ajnshtani nuk ka qenė as nė Vienė as nė Shqipėri nė prill tė vitit 1931, se pasaporta gjermane nuk i ėshtė rrėmbyer Ajnshtajnit, por ai e ka pėrdorė kėtė pasaportė gjermane kur ka hyrė nė Sh.B.A nė vitin 1931dhe nuk ka pasė nevojė tė pėrdori ndonjė pasaportė shqiptare para ose pas vitit 1931”. Unė e kuptoj fort mirė Z. Dr. Jovani, por edhe ju gjithashtu,  se ju nuk keni pse tė mė drejtoheni mua duke mbushur dy faqe tė gazetės sė bukur Telegraf ku tregoni tė njejtat gjėra qė i keni pėrsėritė vit pas viti pa dhėnė asnjė argumentim. Ju thoni se keni komunikuar me Znj. Volff pėr kėto probleme, po pse nuk tregoni se ēfarė pėrgjigje ju ka dhėnė ajo, siē kamė bėrė unė.

Le tė shohim pak ato qė thoni nė replikėn tuaj. Ju thoni se nė vitin 1931 Ajnshtajni ka qenė i rrezikuar nga nazistėt, tė cilit i paskan rrėmbyer pasaportėn dhe i kanė bllokuar paratė nė bankė. Krejtėsisht e pavėrtetė; mbajeni mend se nazistėt kanė ardhė nė pushtet nė mars tė vitit 1933 dhe Ajnshtajni deri nė prill tė atij vitit ka qenė anėtar i Akademisė Prusiane tė Shkencave qė punonte nė mes tė Berlinit, kryeqytetit tė Gjermanise me kushte shumė tė favorshme. Ai ėshtė lejuar tė shkonte sė bashku me gruan 3 muajt e dimrit nė Amerikė nga viti 1930 deri nė vitin 1933 pa u penguar nga askush, duke u pajisur me viza nga konsullata amerikane, e cila ua ēonte dokumentat nė shtėpi. Kush ju beson juve Z. Dr. Jovani se para vitit 1933 Ajnshtajni paska qenė i rrezikuar nga nazistėt dhe ne shqiptarėt e paskemi shpėtuar atė? Si mund tė kishte qenė i rrezikuar Ajnshtajni kur nė kėtė periudhė ai ka ndėrtuar njė shtėpi nė njė zonė tė bukur tė Berlinit me leje tė bashkisė. Ju bėj me dije se Ajnshtajni ėshtė rrezikuar nga nazistėt pas datės 1 prill tė vitit 1933, kur ai dha dorėheqjen nga Akademia Gjermane dhe kur la nėnshtetėsinė gjermane dhe qė nga ajo kohė nuk e ka pėrdorė pasaportėn gjermane, tė cilėn nuk ia ka rrėmbyer askush sepse Ajnshtajni nuk hyri nė Gjermani. Ai ruajti nėnshtetėsinė zvicerane dhe qė nga ajo kohė ka pėrdorė pasaportėn zvicerane, me tė cilėn ka hyrė nė Amerikė nė tetor tė vitit 1933. Kėto kam shkruar nė artikullin tim dhe ju mos mė besoni mua por lexoni librin e F.Frankut se e keni nė shqip dhe pastaj pėrgjigjuni shqiptarėve tė atdheut tonė tė dhėmshur, se kush kanė qenė ata qė ia paskan rrėmbyer pasaportėn Ajnshtajnit. Bota nuk flet kėshtu si ju z. Dr. por i argumenton thėniet me fakte. Prandaj nė qoftė se ne u themi tė huajve “historira” tė tilla ata, nė rastin mė tė mirė, me njė buzėqeshje na kėthejnė shpinėn dhe ju duhet ta kuptoni gjestin.

 

Ju shtroni pyetjen si ėshtė njohur Dr. Jani Basho me Ajnshtajnin dhe thoni nuk e di. Ju thoni se Dr. Jani Basho ka shkėmbyer disa letra me Ajnshtajnin dhe ju deklaroni se kėto letra janė djegur nė vitin 1945 dhe nuk dini asgjė pėr pėrmbajtjen e tyre. Por dua t’ju kujtoj se Ajnshtajni ka pasė njė sekretare Helen Dukas qė nga viti 1928 e deri nė vitin 1955 kur ai ka vdekė; kjo sekretare ka daktilografuar dhe ka ruajtur ēdo dokument tė Ajnshtajnit dhe nė arkivat e tij nuk ekziston asnjė letėr nga Shqipėria. Ju thoni se Ajnshtajnit iu rekomandua Shqipėria si shteti qė duhej ta pajiste me pasaportė, por ju thoni se nuk dini tė jepni asnjė shpjegim pėr kėtė gjė. Ju thoni se vizita e Ajnshtajnit nė Shqipėri (pa dhėnė asnjė datė tė saktė) u bė nė fshehtėsi tė plotė, por nuk tregoni asnjė arėsye pse ndodhi kėshtu, kurse biografėt e tij dėshmojnė fare qartė se deri nė vitin dihet 1933 ai mund tė lėvizte krejtėsisht i lirė. Ju thoni se deri tani nuk nuk keni gjetur asnjė dokument ku tė jetė rregjistruar hyrja e Ajnshtajnit nė Shqipėri dhe dalja e tij, siē bėhet pėr ēdo tė huaj, por pėsėri mė lejoni t’ju kujtoj se administrata e mbretnisė shqiptare tė asaj kohe kryente shėrbime shumė tė sakta dhe cilėsore. A e dini ju Z. Dr. Jovani se ajutanti i Mbretit Zog, Hysen Selmani, njeriu mė besnik dhe qė ka shoqėruar vazhdimisht Mbretin, ka shkruar njė libėr voluminoz me titull “Nga Notimet e Zogut I - Mbretit tė shqiptarėve”; nė kėtė libėr nuk dėshmohet asgjė pėr ndonjė vizitė tė Ajnshtajnit nė Shqipėri dhe pėrsėri lind pse? Ju thoni se biografėt e Ajnshtajnit shkruajnė se ai nuk e ka pėrdorė pasaportėn gjermane, e cila ka qenė e anulluar, ndėrkohė qė pasaportėn zvicerane e ka marrė nė vitin 1932. Ju pyes me shumė kuriozitet si e ka emrin qoftė edhe vetėm njeri prej kėtyre biografėve se unė nuk e di. Ju lutem ma thoni dhe unė do t’ju falendoroja shumė. Pra, ju rendita 8 ēeshtje dhe ju nuk jepni asnjė pėrgjigje pėr to, ndėrkohė qė ka mbi 15 vjet qė ju pohoni vazhdimisht se Ajnshtajni ka qenė nė Shqipėri, ka marrė pasaportė shqiptare me tė cilėn ka hyrė nė Amerikė dhe ne si shqiptar kemi ndihmuar dhe kemi shpėtuar Ajnshtajnin dhe se pėr kėtė ne dhuhet tė jemi krenar, por nuk sillni asnjė argument pėr tė vėrtetuar thėniet tuaja. Por duhet ta kuptoni se historitė e Ajnshtajnit nuk shkruhen kėshtu dhe kjo ėshtė arėsyeja pse unė, si dhe tė tjerė, dyshojnė shumė pėr vėrtetėsinė e deklaratave tuaja. Njė mik mė shkruante: “Mė mirė tė pranojmė njė tė vėrtetė tė hidhur se sa tė shijojmė njė tė pavėrtetė tė ėmbėl”.  

 

Nė fund do tė dėshiroja qė ju t’u thoni shqiptarėve ēfarė pėrpjekjesh keni bėrė deri tani pėr tė sqaruar ato 8 ēeshtjet e mėsipėrme, se ēfarė ju ka penguar. Gjithėsesi unė do tė isha shumė i lumtur nė qoftė se kushdo do tė argumentonte se ne e kemi shpėtuar Ajnshtajnin nga nazizmi si mijra hebrej tė tjerė. E me kėtė rast unė uroj qė jo tė presim e tė shpresojmė pėr tė gjetur dokumenta bindėse pėr tė vėrtetuar shkencėrisht kėtė krenari kombėtare, por tė nxitojmė e tė gjejmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur dokumenta tė tilla. Gjithashtu dėshiroj qė po ashtu si Shlimani, tė cilit i thoshin tė mos besonte nė “prrallat” e Homerit, por i bazuar nė to ai zbuloi Trojėn dhe thesarin e Priamit, ashtu edhe juve z. Dr. Jovani ju uroj tė zbuloni dokumentat e Ajnshtajnit, ju uroj shėndet dhe punė tė mbarė. 

 





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."