Thursday, 27 November 2014




Genova Kuq e Zi


 

Albina Gjergji

Njė shembull qytetarie nga tifozėt, njė lojė dinjitoze nga futbollistėt dhe njė zė i fuqishėm shpirti nga ana e shqiptarėve qė u adresohej nė shenjė mirėnjohjeje italianėve. Kėshtu e kanė komentuar shumė media italiane panoramėn e mbrėmjes sė 18 nėntorit nė ndeshjen miqėsore qė Shqipėria zhvilloi me Italinė nė Genova dhe nga ku shitjet e biletave shkuan nė ndihmė tė banorėve tė zonės sė Liguria-s tė pėrmbytur nga shirat e ditėve tė fundit. E ndėrsa atmosfera nė stadiumin e Genovas shfaqej si kurrė mė parė e mahnitshme dhe stadiumi gumėzhinte nga ovacionet e flamujt kuq e zi, diku nė njė cep tė stadiumit modestish qėndronte edhe njė shqiptare me emrin Keda Kaceli (drejtore e revistės italiane “Buongiorno Italia”), e cila bashkė me ish-portierin e famshėm italian, Stefano Tacconi janė kujdesur deri nė detaje pėr promon dhe mirėfunksionimin e eventit. “Kjo ėshtė hera e parė qė Shqipėria jep njė vlerė simbolike kaq tė lartė humanitare. Krenare pėr sa ndodhi dhe pėr vlerat e qytetarisė sonė tė shpalosura aq bukur nė stadiumin “Ferraris”, apo “Marassi”. Dėshiroja me shpirt qė gjithēka tė shkonte mirė. E ashtu shkoi!”, shprehet njėra nga nismėtaret e apelit tė iniciativės “Non c’č fango che tenga” lidhur me ndeshjen Shqipėri-Itali. Ajo rrėfen pėr “Koha Jonė” emocionet e mbrėmjes sė 18 nėntorit nė stadiumin e Genovas, shembullin e qytetarisė qė shqiptarėt treguan, si dhe detaje mbi letrėn qė bashkėpunėtori i saj, Stefano Tacconi i dėrgoi presidentit tė UEFA-s, Michel Platini lidhur me dėshtimin e ndeshjes Shqipėri-Beograd. 


 

Para dy ditėsh Shqipėria u bė kryefjalė jo vetėm e Italisė nė qarqet e futbollit. Ēfarė shije la nė sytė e sportdashėsve e italianėve nė pėrgjithėsi ky takim miqėsor?

E gjithė Italia ka mbetur jashtė mase e impresionuar nga pjesėmarrja e jashtėzakonshme e shqiptarėve tė Italisė nė ndeshjen miqėsoren, Itali-Shqipėri. Tė gjitha mediat tė nesėrmen, si ato tė shkruarat dhe ato vizive, pasqyronin me emocion tė gjallė, mėnyrėn tej mase tė qytetėruar me tė cilėn tifozėt shqiptarė pėrcollėn ato dy orė kur topi rrotullohej nė fushėn e blertė, por edhe kur gjatė gjithė kohės mbi tribuna kėndohej e duartrokitej pandalshėm loja, fair play e futbollistėve dhe protagonistėt: njė festė midis azzurre-ve dhe kuq e zinjve.

Kur jeni njohur me ish-futbollistin Stefano Tacconi dhe si e priti ai ftesėn pėr t’iu bashkuar nismės humanitare, “Non c’č fango che tenga” pėr miqėsoren e fundit Itali-Shqipėri?

Stefano Tacconi ėshtė miku im prej vitesh. Ai ėshtė Ambasador i Paqes i Qendrės sė Paqes sė Asizit, qyteti i Shėn Franceskut. Ėshtė pikėrisht kjo Qendėr qė ka qenė nismėtare pėr Rrugėn e Paqes mbrapa Universitetit tek Liqeni artificial i Tiranės, e cila ėshtė inauguruar disa vite mė parė dhe ku unze gjithashtu kam qenė dhe jam aktiviste e saj prej shumė kohėsh. Sapo morėm vesh qė miqėsorja e parashikuar do luhej tashmė nė Genova, pikėrisht nė mėnyrė qė shitja e biletave tė shkonte pėr rindėrtimin e qytetit tė ulur nė gjunjė pėr shkak tė reshjeve tė forta qė shkaktuan pėrmbytjet e njohura tashmė, biseduam dhe vendosėm tė ndėrmerrnim njė nismė solidariteti pėr t’iu bashkangjitur prurjes sė ndihmave, ku, duke bėrė diēka tė rėndėsishme do tė dilnin nė pah vlerat e bujarisė shqiptare dhe kombėtare qė na karakterizojnė ne shqiptarėve. I telefonova dhe e ftova tė bėheshim pjesė sėbashku, unė nga revista “Buongiorno Italia”, ai si yll futbolli, zėri i njė iniciative qė quhet “Non c’č fango che tenga”, pra “Balta nuk na ndal” me bluzat e kishės franēeskane, S. Margherita nė Marassi, Genova (qendra e ndihmės e organizuar nga At Leonardo Lia ka realizuar t-shirt qė edhe Papa Francesco-s tashmė miku mė i madh pėr ne shqiptarėt e ka marre kėtė bluzė dhe ka kėrkuar tė tjera pėr tė ndihmuar Genovėn, si dhe personazhe tė tjerė qė i janė bashkuar apelit). Si drejtore e revistės “Buongiorno Italia”, u bėra nismėtare e kėsaj thirrjeje, pasi pėr herė tė parė do ishim ne shqiptarėt qė do ndihmonim popullin italian nė vėshtirėsi dhe nė njė farė mėnyre do shkėmbenim me mirėnjohjen tonė dhe humanizėm, atė solidaritet qė ėshtė shfaqur nga italianėt pėr ne sa herė ka qenė nevoja. Stefano direkt pranoi me shumė dėshirė dhe kėshtu ne bėmė njė video tė shkurtėr, ku u bėnim thirrje tė gjithė shqiptarėve pėr pjesėmarrje masive, si dhe tė bashkoheshin me ne e tė vinin tė merrnin bluzat, tė cilat pėr kėtė eveniment tė rėndėsishėm do firmoseshin posaēėrisht pėr tifozėt shqiptare nga kampioni i famshėm, Stefano Tacconi. Shumė shqiptarė erdhėn nė takimin e organizuar dhe kjo u pasqyrua edhe nė TgCom. Njė kontribut modest, por shumė domethėnės dhe ndjej tė falenderoj tė gjithė miqtė shqiptarė qė u bashkuan me ne.

Emocionet qė pėrjetuat gjatė kohės qė transmetohej ndeshja?

Nuk ishte pare akoma njė zjarr dhe pasion i tillė mbi tribuna, ku kryefjala e ēdo brohorime ishte vetė festa e futbollit. Unė isha nė stadium nė tribunėn qendrore me Stefano Tacconin, zv. drejtorin e revistės sime, “Buongiorno Italia”, pjesė tė redaksisė dhe sė bashku me miqtė e mi. Nuk mė kanė zėnė sytė deri mė sot njė shfaqje tė tillė tifozllėku pėr dy skuadra njėkohėsisht. Ne tė gjithė jemi kaq tė mirėintegruar nė Itali dhe nė ndeshje tė tjera shpesh jemi tifozėt e saj, por kėsaj radhe ishim me Shqipėrinė tonė, pasi ishte hera e parė qė ajo luante njė ndeshje tė rėndėsishme dhe hera e parė me njė vlerė simbolike kaq tė lartė humanitare. Krenare pėr sa ndodhi dhe pėr vlerat e qytetarisė sonė tė shpalosura aq bukur nė stadiumin “Ferraris”, apo “Marassi”, siē quhet lagjia ku gjendet. 

U surprizuan organizatorėt e ndeshjes nga tifozeria shqiptare, e prisnit njė pjesėmarrje tė tillė?

Nuk besoj se pritej kaq pjesėmarrje e ngrohtė, por u pa qartė sesi futbolli vėrtetė ndėrton ura miqėsie. Shkas kjo ndeshje e bukur miqėsore pėr tė treguar sa shumė kanė ndryshuar gjėrat dhe ēfarė integriteti etik kanė pėrvetėsuar emigrantėt shqiptarė me integrimin e tyre nė shtresat shoqėrore europiane. Sot me pak se kurrė jemi emigrantė, sot mė shumė se kurrė jemi qytetarė tė botės sė lirė. Kudo nė stadium pamė flamuj dopio tė tė dyja skuadrave. Fytyra tė lyera me ngjyrat e kombėtares shqiptare mbi njėrėn faqe dhe atė italiane nė tjetrėn. Vetė ne shqiptarėt e treguam me sloganet tona me pankartat dhe tabelat e shumta, ku fjalėt e thjeshta tė zemrės ishin, “Dashuri pėr Shqipėrinė, Respekt pėr Italinė”.


 

Ishte pikėrisht kjo ndeshje qė e bindi Tacconin, tė shkruante njė letėr tė hapur pėr kreun e UEFA-s, Michel Platini, me tė cilin ka luajtur dikur tek Juventus?

Qė me tė hyrė nė Genova kur pamė lumenjtė e tifozėve qė kishin mbushur rrugėt e qytetit duke zėvendėsuar tashmė llavėn e baltės qė e kish karakterizuar pėr ditė me radhė, qė kur pamė ngjyrat kuq e zi qė kishin ndryshuar faqen e qytetit me ato dhjetėra mijėra flamuj kombėtarė, qė kur ishim tek kisha dhe pjesėmarrja shqiptare qe e padiskutueshme dhe e pėrzemėrt, qė kur u takuam me shumė tifozė tė tjerė pa hyrė nė stadium pėr tė ndjekur ndeshjen e derisa dolėm dhe u kthyem, fjalėt e tij ishin tė jashtėzakonshme. Ne u takuam edhe me trajnerin e Kombėtares sonė, Gianni de Biasi, i cili mori dhe ai bluzėn “Non c’č fango che tenga” dhe iu bashkua me ne apelit pėr Genovėn. Nuk mund ta imagjinoni habinė dhe kėnaqėsinė mbi fytyrėn e Stefanos kur u kėnduan himnet e skuadrave dhe kur pas ndeshjes u ulėm pėr darkė ai tha disa herė kėto fjalė: “Prej kohėsh nuk mė kishin zėnė sytė njė bashkėpunim dhe bashkėveprim tė tillė pėr njė nismė humanitare dhe sa jam bėrė kaq, pas qindra mijėra ndeshjesh qė kam lozur e kam parė, hera e parė kjo, ku shoh njė stadium qė ėshtė tifoz si me skuadrėn e zemrės, ashtu dhe me atė tė jetės. Momenti mė i bukur kur i gjithė stadiumi kėndoi tė dy himnet duke i shoqėruar me duartrokitje nė sinkron. Slogani kryesor i miqėsores ishte “Italia - Albania derby di casa mia”. Realisht tifozėt shqiptarė mė mrekulluan me qytetarinė dhe vėllazėrinė pėr skuadrėn dhe tifozėt italianė dhe nesėr do i shkruaj njė letėr tė hapur mikut tim, Michel Platini pėr t’i thėnė ‘hap sytė mik, shiko ēfarė njerėzish janė nė tė vėrtetė, mos bjer pre e makinacioneve tė ulėta tė politikės dashakeqe” dhe tė nesėrmen e bėri vėrtetė. Letra tashme ėshtė nisur dhe nesėr mbėrrin edhe mbi tavolinėn e punės sė Presidentit tė UEFA-s. T’ju them tė drejtėn u mahnita sa nuk mė dukej e vėrtetė, m’u duk vėrtetė njė mrekulli. Kjo ėshtė njė ndihmė e madhe pėr vendlindjen tonė. Kjo ėshtė detyra e ambasadorit dhe Stefano ėshtė njė ambasador Paqeje i mirėfilltė dhe mė shumė mė tepėr se aq, njė mik i vėrtetė i yni dhe i gjithė Shqipėrisė. 

Besoni se Shqipėria dha njė leksion paqeje nė miqėsoren e fundit me Italinė, duke i treguar Europės se ishte viktimė e racizmit dhe dhunės dhe se nuk ka lidhje me to, pas ndeshjes sė Beogradit, mė 14 tetor?

Sigurisht qė po. Titujt e shumtė tė gazetave italiane dhe europiane ishin pikėrisht: “Njė leksion qytetėrimi nga shqiptaret”. Unė mund tė them se Genova kuq e zi, ishte njė festė ngjyrash edhe kėngėsh. Tifozllėk i pastėr dhe paqėsor, njė shfaqje pėr t’i treguar botės se dhunėn nė Beograd, ishim ne qė e pėsuam. Qė padrejtėsia na u bė neve si tifozė dhe sportdashės dhe mbi te gjitha, qė kombėtarja u ndėshkua pa tė drejtė dhe jo ndershmėrisht.

 

Cili ėshtė imazhi i vėrtetė i Shqipėrisė nė sytė e italianėve, pavarėsisht pamjeve qė dhuroi ndeshja miqėsore dhe besoni se la ndonjė mesazh ky takim?

Vitet e fundit ka ndryshuar shumė ideja qė italianėt kanė patur nė fund tė viteve ‘90 pėr shqiptarėt. Ata e kanė vėnė re mė sė miri se komuniteti shqiptar ėshtė mbase komuniteti mė i integruar nė shtresat shoqėrore tė pėrditshmėrisė nė tė gjitha fushat profesionale, si ato tė biznesit dhe ato artistike. Dhe pikėrisht, ky takim la mesazhe shumė tė rėndėsishme miqėsie, vlerash dhe uniteti vėllazėror. Sikurse vėllezėrit qė ndihmojnė njėri-tjetrin, kur njėri gjendet nė nevojė, tjetri vrapon nė ndihmė tė tij, kėshtu edhe popujt tanė i shtrijnė dorėn njėri-tjetrit, tė sigurtė se ndihma ėshtė e sigurt dhe bujare.

Keda Kaceli tashmė ėshtė bėrė njė emėr i njohur, sidomos nė fushėn e letrave. Kujtojmė kėtu botimin nė italisht tė veprės sė At Zef Pllumit, “Rrno pėr me tregue”. Pėrtej kėsaj ndeshjeje, ku ju kontribuuat si njė nga nismėtaret e iniciativės “Non c’č fango che tenga”, do presim diēka tjetėr nga ju? Ēfarė konkretisht?

Ju falenderoj pėr konsideratėn. Nė kėtė eveniment, kam bėrė atė qė ēdo shqiptar i mirė duhej tė bėjė. Thjesht u bėra zėri i shumė miqve qė dhanė kontributin e tyre. Organizuam ndihmat, por jo tė ardhurat. Kishte tre mėnyra pėr tė dhėnė ndihmė. Pjesėmarrja nė ndeshje, blerja e bluzave dhe dėrgesat me anė tė Iban-it qė ėshtė lėnė ditė me radhė nė televizionet shqiptare, kryesisht nga Agon Channel, i cili qe televizioni qė e pasqyroi hap pas hapi nismėn tonė dhe ndjej t’i falėnderoj publikisht. Shumė qytetarė italianė na kanė falendėruar e pėrgėzuar. Gjithashtu At’Lia na pėrcolli falėnderimet e tij. Eshtė bukur kur jep njė kontribut qė shėrben pėr tė ndihmuar. Mė bėre tė buzėqesh. Unė nuk e di ēfarė do mund tė prisni nga unė, por realisht mua nuk mė duket se kam bėrė ndonjė gjė shumė tė madhe. Jam njė vajzė e thjeshtė qė bėj me dashuri ēdo gjė qė bėj dhe kėmbėngul qė ēdo nismė tė ndėrmarrė ta pėrfundoj me sukses. 

Ju ndihmoni shumė, po juve a ju ka dhėnė dikush “dorė” pėr tė ecur pėrpara nė karrierėn tuaj nė Itali?

Me ndihmon mbėshtetja e familjes dhe e miqve. Mė ndihmon fuqia e tyre, e cila shton fuqinė time nė rrugėn qė kam ndėrmarrė. Sigurisht, mė ndihmon stafi i mirė qė kam dhe mė shtyn tė realizojmė mė sė miri nismat tona. Mė ndihmon besimi i dashamirėsve dhe dashuria e tyre. Unė nuk e quaj ndihmė kontributin qė jap pėr kauzat, nė tė cilat besoj, por detyrė. Ishte detyrė morale pėrfundimi i botimit tė librit tė At Zef Pllumit tim tė dashur, i cili sė shpejti del nė ribotim, ėshtė detyrė morale tė merrem me problemet e vendit tim. Padrejtėsia qė na u bė nė sytė e botės nė ndeshjen me Serbinė duhej shlyer e nuk mund tė rrija duarkryq. Cila mėnyrė mė e mirė, sesa kjo shuplake morale qė mori kushdo qė nuk i do tė mirėn Shqipėrisė e shqiptarėve, me kėtė shfaqje tė lartė solidariteti qė u treguam tė zotėt tė realizonim. Me miq tė mirė, puna tė duket kėnaqėsi dhe frutet e saj tė shijojnė mė shumė. Punet e mira bėhen me shokė e miq tė mirė.

Duket sikur ju keni lidhje tė forta me personalitete tė famshėm italianė dhe gjendeni gjithmonė nė vendin e duhur, nė kohėn e duhur, me personat e duhur. Na flisni pak pėr veten tuaj dhe sakrificėn pėr tė depėrtuar nė qarqet mė tė larta shtetėrore dhe jo vetėm nė Itali?

Thjesht punoj shumė. Koha ikėn shpejt, shumė shpejt. Shpesh mė ėshtė dashur tė pres shumė, por investimi i punės dhe i pritjes ia ka vlejtur barra qeranė. Kur je i huaj tė duhet tė punosh dyfish, ndaj dhe sadisfaksioni ėshtė shpesh i dyfishtė, por nuk ke kohė t’i gėzohesh shumė, ai kalon shpejt, pasi tė pėrfshin ngjarja e radhės. Ja pėr shembull, sot po pėrfundoj detajet e konferencės qė do organizojmė nė Romė dhe pėrfitoj nga rasti t’ju ftoj edhe juve si gazetė qė tė merrni pjesė. “Buongiorno Italia” po bėhet ēdo ditė e mė shumė, njė zė i fuqishėm dhe jam krenare qė e drejtoj atė. Ajo ėshtė krijesė e imja dhe e bashkėpunėtorėve tė mi, tė cilėt kėto dite po merren me pikat e konferencės dhe punė tė tjera. Detajet sigurisht, do jua dėrgoj ditėt e ardhshme.

 

 

 

 

 

 

Publikue ma parė te Koha Jonė

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."