Saturday, 22 November 2014






Bunkerat e minjve apo vorret e heronjve?

 

 

Jozef Martini

 

Sot u shpall hapja e bunkerit tė Enverit me shokė. Do bahet nji “qendėr atraksioni historik, kulturor e turistik”. Nji ndėrtim i nėndheshėm antibėrthamor ku shkatėrruesit e Shqipnisė kishin vendosė me shpėtue lėkurėn nė rast rrezikut, ndėrsa tjerėt, i pafajėshmi popull i vuejtun do pėrcėllohej si mini atje sipėr.

A duhej ruejt? Sigurisht qė po! A duhej kthye nė nji qendėr historike tė vizitueshme? Sigurisht qė jo! Jo, para se tė ktheheshin nė muze kampet ku vuejtėn shqiptarėt e mjerė, ku ajka e kombit u masakrue, vorret e herojve tė pushkatuem pėr tė cilėt as qė lodhet kush me i pyet pushkatuesit, qė sot marrin edhe pensione tė majme, se ku i groposėn.

Ka diēka tė shėmtueme nė kėtė aspekt. Kujtesa duhej me fillue me pėrkujtimin e viktimave e jo tė kriminelėve, se po tė ishte e kundėrta, njujorkezėt do kishin ba pikė “atraksionit historik e turistik” dhomat e hotelit ku fjetėn atentatorėt e 11 shtatorit para se me ndėrtue memorialin nė Ground Zero.

Si veprohet nė Europė drejt tė cilės themi se duem me shkue? Nė Gjermani, vetėm nė 1992, mbasi kishte shumė e shumė vjet qė vizitoheshin ma parė kampet e pėrqendrimit si Dachau (i filluem si qendėr memoriale nė 1955 e i hapun muzeu nė 1965), mbasi miliona e miliona njerėz kishin njoftė ma parė viktimat, mbasi breza tė tanė studentash dėrgoheshin me vizitue vendvuejtjet, mbasi e banė shkėputjen pa kompromis me tė kaluemen, gjermanėt muejtėn me e hedhė nji gjysė idejet qė bunkeri i Hitlerit me qenė i vizitueshėm. E edhe pesė dekada mbas mbarimit tė Luftės mendimi nuk qe aspak unanim. Komuniteti hebre gjerman deklaroi i preokupuem kundėrshtinė e tij: “Bunkeri mund tė kthehet nė nji vend pelegrinazhi pėr nostalgjikė tė nazizmit dhe do tė ishte motiv shqetėsimi si edhe nji fyemje pėr viktimat e nazizmit e trashėgimtarėt e tyne”. Po nė Shqipni a thue i pyeti kush ato qė vuejtėn persekutimin e krimin qė kujtimi tė fillojė prej persekutorėve e jo prej viktimave e bash nė nji kohė kur portretet e diktatorit po rifillojnė me u shfaqė fort shpesh manifestimeve?!

Edhe Polonia i kishte tė dyja, edhe kamp pėrqendrimi ne Auschwitz edhe bunkerin e Hitlerit “Strofulla e Ujkut” pėr frontin e Lindjes ku dėshtoi atentati kundėr tij me bombė nėn tavolinė, ēka do e bante nji atraksion tė fuqishėm. Nė 1947 Kampi i Auschwitz-it u vendos me u shndėrrue nė nji qendėr muzeale. U vizitue e vizitohet prej miliona njerėzish ku njihen me vuejtjet e viktimave tė krimit nazist. Nė 1979 deklarohet pasuni e njerėzimit prej UNESCO-s. Po bunkeri i Hitlerit? Vetėm nė 2012, pra 65 vjet mbas hapjes sė kampit si qendėr muzeale e kujtese, diskutohet me hapė bunkerin e Hitlerit si muze.

Vendet civile kanė nji pėrparėsi dhe bajnė nji zgjedhje tė kjartė! Pse nė Shqipni fondet shkojnė pėr me rihapė si qendra kujtese furriqet e kriminelėve e jo vendet ku vuejtėn viktimat e tyne, vendet ku u morėn jetėn, mes shumė e shumė tjerėve edhe njerėzve ma tė mirė tė kėtij kombi?! Sepse nė Shqipni qėndra e vėmendjes duhet me qenė prap ajo, Enveri me shokė. Aty fillon e mbaron hapsina trunore e shumėkuj. Pse nuk u banė ma pėrpara qendra kujtese, ku tė mėsojnė tė kaluemen e dhimbėshme te Shqipnisė brezat e rinj, kampet e Spaēit a Burrelit siē bani Europa me kampet e nazizmit?  

Me vizitue kampet ku u masakruen shqiptarėt e vendvarrimet e ajkės tė pushkatueme d.m.th. qė objekt i bisedės me qenė viktimat. Me vizitue bunkerin, objekt i kureshtjes janė kriminelat. Kėtu, te objekti i vizitės asht ndryshimi. Po imponohet me ēue njerėzit me vizitue nji strofull byroistash e me folė pėr ta se sa nji memorial vuejtje tė viktimave tė komunizmit e me folė pėr veprėn e shumė atdhetarėve qė derdhėn gjakun pėr kėtė tokė. Nė Shqipni po preferohet me ēue njerėzit me pa shtratin e Enverit se sa me i gjetė eshtnat e me e ēue rininė te vorri i Lazėr Shantojės a Ndre Zadejės pėr veprėn e tė cilėve mandej duhet me i folė. Po na shitet si ma e vlefėshme me i tregue ku do bante dush Mehmeti ma fort se me i ēue ku dha jetėn Anton Harapi e me i folė pėr tė. Preferojnė me i tregue ku do priste thonjtė Nexhmia ma shumė se me i ēue ku qėndroi heroikisht Musine Kokalari e me i tregue historinė e dhimbėshme e veprėn e saj. Ka diēka pėrverse nė gjithė kėtė kthim tė qendrės sė vėmendjes te Kadritė, Feēorrėt e Adilėt e te tjerė persona qė pėrveēse shkaktues vuejtjesh s’kanė tjetėr pse me e justifikue oksigjenin qė kanė thithė.

Ky fillim i kujtesės prej strofullės ku strehohej krimi e jo prej memorialeve tė qendresės e vuejtjes asht shumė trishtues e aspak shpresėdhanės.