Written by jozef martini   
Sunday, 26 October 2014






KOSOVA DHE MUSTAFA KRUJA – Njė dyshe e pėrjetėshme

 

 

       Eugjen Merlika

 

 

    “Po tė na shtrėngonte fati me zgjedhė njānėn dysh : a mā mirė me humbun Kosovėn apo lirģn, pėlqejmė mā parė  tė humbasim lirģn, mbasi kėtź, tė bashkuem me Kosovėn, jemi tė sigurtė se dikur mund t’a fitojmė prap...”

                                       Mustafa Merlika – Kruja : “Nė hullķ tė historisė”

 

 

         “Kjo vizitė āsht nji lumnķ e madhe pėr mue. E kam pasė pą Kosovėn kreshnike kur ishte ende robneshė e Tyrkķs e qytetin t’uej po e shoh pėr herė tė parė. Por jo kėshtu Gjakovsit. Kėta i kam njohun nėpėr burrat mā tė mirė, nėpėr burrat mā tė fortė tė tyne. E nuk muj mos me i pėrmźndun sod ata fatosa qi dhanė jetėn e tyne nėpėr shpella e nė dhč tė huej pėr lirģn e Kosovės. Nuk muj mos me e kujtue botnisht, sod qi po vizitoj vendin e tij, atė bir tė madh tė Gjakovės qi i thojshin Bajram Curri.

 

         E njoha nė Shkup kėtė fatos, kur nė 1912, bashkė me ju e me Malsorėt e vet ishte ēue me lirue Shqipnģn prej zgedhe tė huej. E njoha e qysh atėherė s’na u danė zźmrat mā prej shoqja-shoqes. Na bashkonte nji ideal, ideali i Atdheut tė dashtun. Pėr ket ideal ai e dha jetėn si fatos, i tradhtuem nė shpellėn e Dragobģs. Desht Beligradi me e shpėtue, me i a shpėtue jetėn e me e peshue me pare: sall, tė hiqte dorė prej luftės pėr lirķn e Kosovės, sall tė rrinte rahat nė shtėpi tė vet o ku t’i donte zźmra nė tokė Jugosllave. Ah, jo! Bajram Curri s’kish lč pėr t’a shitun Atdhčn e vet. Tānė haznat e Beligradit, tānė Jugosllavija, tānė pasunija e botės s’e vyeshin pėr tź lirķn e nji katundi tė Kosovės. Mā mirė me dekė. E diq si burrė, diq si fatos. Po ashtu diq nė dhč tė huej edhe nipi i tij qi nuk i qe dą kurrė nė jetė tė vet: Hysni Curri, fatosi i Qafės sė Prushit.

         Nji tjetėr Gjakovas i ka hala sod eshtnat nė mėrgim, ku i dha fund jetės me dorė tė vet tue lānė me shkrim kėta dy rreshta tė mallėngjyeshėm: “I mėrzitun e i dėshpruem si nji njeri dyfish pa Atdhč, dava me i dhānė fund ksaj jete”. Ky burrė, ky Gjakovas i vėrtetė, qe Niman Ferizi, nji tjetėr mik i em qi mė la mbas veti nė nji moshė aqė tė rč. E kur nji njeri e ka njohun Gjakovėn nėpėr ksi burrash, kur ai e din edhe tānė historķn e kėtij vendi, merret me mend se me ē’farė dashtunije e gzimi lakmon me e pą e me e pėrshėndetun.”

         Kėto ishin fjalėt me tė cilat, mė 1 korrik 1942, Mustafa Kruja, atėherė Kryeministėr i Shqpėrisė sė bashkuar nėn pushtimin italian, mbas tridhjetė vitesh ndarje tė detyruar, i u drejtua popullit tė kėtij qyteti, nė tė cilin ne sot jemi mbledhur pėr tė pėrkujtuar 70 – vjetorin e njė ngjarjeje ogurzezė. A ka lidhje mes fjalėve tė ish Kryeministrit, drejtuar gjakovarėve, dhe kėtij simpoziumi qė mbahet sot nė kėtė qytet, pėr tė kujtuar me dhimbje, njėkohėsisht me shpresė e besim nė t’ardhmen, njė nga ngjarjet mė tė hidhura, nė mos mė e hidhura e historisė sė kėtyre trojeve, tė Kosovės e tė Shqipėrisė qė prej njė shekulli e kėndej ?

         Ajo ngjarje ishte ribashkimi i Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare me Shtetin jugosllav. Ajo ngjarje shėnoi fundin e “pranverės sė Shqipėrisė etnike”, qė kaloi dhe u shua si njė meteor i ndritshėm nė qiellin e historisė shqiptare tė shekullit tė shkuar, pėr tė lėnė gjurmėt e pashlyeshme nė kujtesėn historike tė saj e nė kujtesėn vetiake tė qindra mijra shqiptarėve qė u njėjtėsuan me sendėrtimin e ėndrrės sė Shqipėrisė sė bashkuar nė kufijtė e saj natyrorė. Mendoj se lidhja mes fjalimit tė Krujės, apo vizitės sė tij, i shoqėruar nga Ministrat Vlora e Agushi dhe ngjarjes qė pėrkujtojmė sot, ėshtė nė vetė rendin e gjėrave. Ajo klasė politike qė, n’atė rast, pėrfaqėsohej prej tyre e qė nė curriculum – in  e saj, si stolinė mė tė ēmuar, mbante firmat e vendosura nė Dokumentin e Shpalljes sė Mėvehtėsisė shqiptare mė 28 nėndor 1912, e kishte lidhur thelbin e veprimtarisė sė saj politike, shoqėrore e shtetėrore me atė akt historik tė prillit 1941, i cili sendėrtonte, nė njė shkallė tė kėnaqėshme, njė ėndėrr tė pėrkundur pėr tridhjetė vjet, atė tė bashkimit tė trojeve ku flitej gjuha shqipe nė njė shtet tė vetėm. Ai synim, mė se i ligjshėm nė njė kontekst normal tė marredhėnieve mes shteteve, u kthye nė njė ankth pėr shqiptarėt qė, brėnda pak ditėve tė tetorit tė zi 1912, qenė tė pranishėm nė grabitjen me dhunė tė trojeve tė tyre shumė shekullore nga ana e fqinjėve, me tė cilėt ndanin njė histori mijėvjeēare, me tė mirat e tė kėqijat e saj.

         Shteti i bashkuar i shqiptarėve, i pari nė historinė e tyre tė gjatė, i ngjau njė zogu tė sapo dalė nga foleja qė ra nė pritėn e gjahtarit tė pashpirt, i cili e goditi befasisht, duke e rrėzuar pėr tokė tė gjymtuar. Kėtė zog tė gjymtuar “Etėrit e Kombit”, ata qė i kishin nėnėshkruar Pavarėsinė, duke pritur nė duart e tyre lindjen e tij tė vėshtirė, u munduan t’a rrisin, t’i shėrojnė plagėt e t’a bėjnė tė fluturojė, me fuqitė e tij, drejt synimesh tė larta zhvillimi e qytetėrimi. Por brezi i tyre mbeti i lidhur pazgjidhshmėrisht me ėndrrėn e kthyer nė ankth, me ribashkimin e trojeve, qė i ngjante gjithėnjė e mė tepėr njė vegimi qė largohej, sepse miopia e politikės sė madhe e kishte mbushur Evropėn me probleme tė tilla.

         Pėr njė tekė tė ēuditėshme tė historisė, ajo ėndėrr do tė gjente folenė e saj tė sendėrtimit nė njė gjėndje jo tė zakonshme, nė njė kontinent qė jetonte tragjedinė mė tė madhe tė gjithė historisė sė tij, nė luftėn e dytė botėrore. Ajo ditė prilli e vitit 1941, kur u vendos nga Qeveria italiane qė trevat shqipfolėse, deri atėherė pjesė e Mbretėrisė Serbo – Kroato – Sllovene, tė pushtuara nga trupat aleate tė Rajhut tė tretė, do t’i bashkangjiteshin Perandorisė fashiste tė Romės, nė kuadrin e Shtetit shqiptar tė bashkuar me kėtė tė fundit, qe sendėrtimi i ėndrrės tridhjet-vjeēare, edhe se nė njė kontekst tepėr tė diskutueshėm.

         Mustafa Kruja, atėherė Kryetar i Komisionit tė Pėrshpagimeve shqiptare, e quajti “ditėn mė tė bukur tė jetės sė tij”. Ajo ditė nuk ishte e tillė vetėm pėr tė, ishte edhe pėr shumė atdhetarė tė tjerė e pėr qindra mijra qytetarė tė Shqipėrisė e viseve tė saj tė bashkuara me tė, kryesisht pėr ata tė Kosovės. Sa ishte e lumtur ajo ditė e bashkimit, po aq e hidhur e tragjike ishte periudha kur trupat komuniste jugosllave, tė ndihmuara nga brigadat “ēlirimtare” tė komisarit Ramiz Alia e tė tjerė personazheve tė universit komunist shqiptar, shtypėn qėndresėn heroike tė kosovarėve, tė lėnė dramatikisht vetėm nė luftėn pėr mbrojtjen e lirisė sė trojeve tė tyre. Ajo dhunė, e ushtruar mbi Kosovėn e lirė nga zaptuesit e vjetėr me tjetėr uniformė, me yjet e kuqe tė Moskės nė kapelet e tyre, tė cilėve i u shtuan, nė shprehjen mė tė spikatur tė tradhėtisė kombėtare e tė pabesisė njerėzore, repartet e ushtrisė “nacional – ēlirimtare” tė Enver Hoxhės, vrau barbarisht shpresėn e rilindur tė Kosovės, ėndrrėn e saj e tė pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve, pėr tė jetuar tė lirė e tė bashkuar nė trojet e tyre.

         Ajo dhunė do tė ngarkonte mbi ndėrgjegjet e fituesve mijėra jetė djelmoshash tė Kosovės kreshnike, qė asgjėsoheshin nga shkjetė dhe bashkėpuntorėt e tij komunistė shqiptarė nė emėr tė “revolucionit proletar”, qindra mijra kosovarė tė pėrzėnė nga shtėpitė e tyre, pėr t’u syrgjynosur nė Anadoll, nė zbatim tė njė strategjie afatgjatė tė akademikėve tė Beogradit pėr tė zbrazur Kosovėn shqiptare.

         Ne sot e kujtojmė atė mynxyrė tė historisė sonė, sė pari me respektin e thellė ndaj heronjve tė qėndresės vetmitare tė kosovarėve nacionalistė si Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Marije Shllaku, Ukė Sadiku, Hysen Tėrpeza e qindra e mijra  luftėtarė tė lirisė, por edhe me vlerėsimin e nderimin e atyre figurave tė historisė sonė qė punuan me mish e me shpirt pėr Atdheun e bashkuar, qė u pėrpoqėn, me tė gjitha mėnyrat, t’i shmangnin atij gjysėm shekullin e mallkuar tė shoqėrisė sonė.

         Njė nga ato figura, me tė veēantėn e saj nė lidhjet me Kosovėn, ka qenė Mustafa Merlika-Kruja. Kjo trajtesė merr pėrsipėr tė jetė njė rrėfim i ēasteve kryesore tė kėtyre lidhjeve, sė bashku me dėshmitė e shkruara qė hedhin dritė mbi ato ēaste. Nė kėtė rrėfim hasen ngjarje e personazhe qė i pėrkasin historisė sė Shqipėrisė, asaj historie qė ende sot vazhdon tė trajtohet me subjektivitetin manikeist tė shkronjėsve besnikė, deri nė vdekje, tė tjetėrsimit tė saj, tė pėrmbysjes sė vlerave tė vėrteta e ngritjes nė piedistal tė nuliteteve tė pėrvojės komuniste shqiptare.

         Ajo histori fillon herėt, n’agim tė shekullit, mė 1902, kur djaloshi nga Kruja, mbasi kishte mbaruar mejtepin e Mulla Hysenit nė qytetin e lindjes, shkoi nė Janinė pėr tė vazhduar shkollėn e mesme, duke u regjistruar nė gjimnazin turk t’atij qyteti. Aty krijohet lidhja e parė me njė mėsues nga Gjilani i Kosovės.

         “Nga tė gjithė Eprorėt e gjymnazit tė Janinės, shkollė e konvikt, dż fytyra mbaj mźnd tė kohės s'eme qi s'dijshin me qeshun kurrė faqe   nxānsash: ajo e Saib Efendiut, nji Tyrk prej Anadolli, hoxhė me ēallėm i mėsuem mjaft mirė nė Shkollėt Normale t'Epėr e mjaft i squet; dhe ajo e Qamil Efendiut, Shqiptar nga Gjillani qi mā vonė, shumė mā vonė, atje kah vjeti 1923 me gjasė, pat ardhun nė Shqipnķ e marrė pjesė veprimtare nė jetėn politike tė Vźndit me titull, emėn e mbiemėn qi kanė njohun tė gjithė intelektualėt shqiptarė tė kohės sė tij: Prof. Qamil Bala.” [1]   

         Njohja u kthye shpejt nė respekt tė ndėrsjelltė e nė miqėsi, qė nuk mbeti nė caqet e thjeshta tė dashamirėsisė mes mėsuesit e nxėnėsit. Nxėnėsi recitonte para mėsuesit “Istorinė e Skėnderbeut” tė Naimit dhe mėsuesi e furnizonte nxėnėsin me kryevepra tė letėrsisė rinore nė gjuhėn frėnge. Mėsuesi nga Gjilani la njė mbresė tė thellė tek Mustafai dhe ėshtė nga tė parėt qė fuqizoi dashurinė pėr kombin nė zemrėn e djaloshit, duke ndikuar edhe nė formimin e karakterit tė tij me parimet e besės e tė besnikėrisė.

 

         “Po tė na hetojnė Halldupėt sharrojmė. Po un nuk shtij kėtu veēse Shqiptarė e Shqiptarė tė mirė. Na nuk mund t'i biem mohit gjakut t'onė, Kombit t'onė, Shqipnķs s'onė. Por duhet t'u ruhemi fort Halldupve e Shqiptarve tė kėqij se na marrin mbė qafė.”         

         Profesori u mundua tė ndikonte edhe nė t’ardhmen e nxėnėsit tė tij, duke e drejtuar nė vazhdimin e studimeve n’ingjinjerķ, bazuar mbi aftėsinė e spikatur tė djaloshit nė matematikė, lėnda qė i mėsonte atij. Mustafai i ri u detyrua t’a ndryshojė mendimin e tij e tė profesorit dhe, me kėmbėnguljen e Esat Pashė Toptanit, tė hyjė nė konkursin pėr Mylkije. Sa herė nė jetėn e tij ka qortuar veten pėr atė zgjedhje, mbasi politika e vuri para provash tė vėshtira pėr atė dhe familjen.

         Mustafai fitoi konkursin e hyri nė Mylkije, shkolla e lartė e Perandorisė Otomane, pėr tė formuar kuadrot e saj. Aty, me prirjet e tij kundėr absolutiste, u shqua nė demostratat e studentėve kundėr regjimit tė Turqvet tė rinj, qė zhgėnjyen pritjet e kombėsive tė tjera, nė veēanti tė shqiptarėve. Filloi tė shkruajė nė gazetat e Stambollit e ky kompleks veprimtarie ēoi nė pėrjashtimin e tij nga universiteti pėr motive politike. Sa po bėhej gati pėr t’u nisur nė drejtim tė SHBA-ės i u komunikua rikthimi nė shkollė, si pasojė e ndėrhyrjes sė deputetėve shqiptarė nė organet e arsimit. Ndėrmjet tyre ishin dhe deputetėt kosovarė Hasan Prishtina e Nexhip Draga.

         Do tė takohet me kėta dy personalitete tė shquar tė jetės politike kosovare e shqiptare nė korrikun e vitit 1912 kur, nė cilėsinė e sekretarit organizativ tė kryengritjes shqiptare pėr Veriun dhe Shqipėrinė e Mesme, sė bashku me Markagjonin, Abdi Toptanin e tė tjerė shkuan nė Shkup, pėr tė biseduar mbi vazhdimin e kryengritjes, mbi programin dhe perspektivat e saj. Siē del edhe nga kjo pjesė, e marrė nga letra qė i drejton Atė Paulin Margjokajt mė 18 maj 1958, Mustafai debatoi mjaft me miqtė kosovarė mbi pėrfundimin e bisedimeve me Ibrahim Pashėn dhe shpėrndarjen e kryengritėsve.

         “ Kosovarėt kanė hŷmė nė Shkup pa pushkė, tue pasė lajmuem qeverija se ishte gati me ramė nė kuvźnd me kryengritėsit. Edhe na lajmohemi me pezulluem ēdo veprim me armė e me dėrguem nė Shkup pėrfaqsuesit t’anė. Muerėm atė rrugė tė gjatė mbė kual: Marka Gjoni ( i ati i Kapidan Gjonit), Abdi Toptani e un, natyrisht tė shoqnuem edhe prej ndonji tjetri, por na tė tre, demek, ishim krenėt. Kur mbėrrīmė na nė Shkup, gjithēa kishte qźnė kryem! Kosovarėt ishin marrė vesht me Marshal Ibrahim Pashėn me ato kushte qi janė njohun si 14 pikat : mbrźnda katėr vilajetevet qi na i kemi pasė quejtun Shqipnķ, kudo qi shumica e popullit flitte shqip, nėpunsit do tė dijshin shqip e shkollat do tė mėsojshin shqip; Shqiptari do t’i shėrbente mbretit nė kohė paqe vetėm nė Rumelķ (nė Tyrqinė e Evropės). Kėto tri pika kishin mā tepėr rāndsķ e tjerat s’i mbaj mźnd. Ndėr krenėt e Kosovės mbretnonte Khaosi, kishte ndėr ta nacjonalista, si Hasan Prishtinė e Bajram Curr, qi do t’a kishin rrezikuem edhe jetėn e tyne pėr t’i siguruem Shqipnisė nji autonomķ tė plotė ; kishte koka, si Riza beg Kryeziu i Gjakovės e Isė Boletini, nė polin e kundėrt, qi do tė kishin bāmė gjithashtu pėr me shliruem Abdyl-Hamidin e me e hypun pėrsrķ nė thront, me qźnė Kosova e falun prej shėrbimit ushtarak e taksash ; kishte gjind t’urtė e tė stėrvitun si Nexhib Draga, qi spjegojshin se me koka t’atilla, siē ishte krejt popull’ i Kosovės, fitim’ i atyne 14 pikave duhej konsideruem nji mrekullķ pėr atėherė; kishte edhe asish, ndėr tė parė tė vźndit, qi kishin qźnė gati me kthye e shkuem nė shtėpķ me njerėzit e tyne, porsa t’ishte marrė lajmi qi u ndėrrue kabineti nė Stamboll, ai i Tyrqe tė Rij me nji “ancien régime”.”[2]

         Tė njėjtin argument e gjejmė tė trajtuar edhe nė njė letėr tė gjatė qė ai i shkruan prof. Stavro Skendit,  mė 2 nėndor 1953, me kėrkesėn e kėtij tė fundit mbi njė opinion rreth “Sistemit tė partive nė Shqipėri”.

         “Nė njė pjekje private qė pata pasur me tė ndjyerin Nexhib Draga nė shtėpķ tė Rexhep Mitrovicės, ai mė tfilloi se sikur tė kishin pritur mė shumė, qė t’arrijshim edhe na nė Shkup, kryengritja do tė kishte falimentuar pėr faqe tė zezė t’onėn; sepse dhelpra e Stambollit kishte futur agjentat e saj nė turmėn e kryengritėsvet kosovarė me premtime qė qeverija do t’i līnte Shqiptarėt tė mbanin armė lirisht kudo qė t’ishin dhe do t’i shkarkonte Kosovarėt nga ēdo farė pagesash tė gjeratėhershme. E nė kėto dż koncesjone e te mbret’i Stambollit, mė thotė Draga, pėrmblidhej i tėrė ideal’i Kosovaret. Un po shtoj se, besa, jo vetėm i Kosovaret, po edhe i shumė krahinave tjera tė Shqiprisė s’asaj kohe[3]

         Nga kėto biseda me atdhetarė tė provuar, ku bėhej fjalė pėr njė ēast tepėr tė rėndėsishėm tė fateve tė kombit, siē ishte kėrkesa pėr shkėputje nga Turqia, Mustafai i ri e kuptoi se sa e vėshtirė ishte tė thyheshin tabutė e njė mendėsie tė ngulitur thellė nė mėndjet e shumė shqiptarėve qė nuk mund t’a konceptonin jetėn e tyre pa lidhjet me Stambollin. Ishte njė nga zhgėnjimet e para nga jeta politike, njė zhgėnjim qė nuk nguron t’a shprehė hapur, nė formė qortimi, edhe mbas tridhjetė vitesh kur si Kryeministėr i Shqipėrisė etnike, nė fjalimin e fundit tė vizitės sė tij nė Kosovė mė 2 korrik 1942, nė qytetin e Prizrenit, pohon :

         “Por duhet t’a pohojmė burrnisht or vllazėn, e t’a kemi si mėsim para sysh se gjaku ynė i derdhun nė 1912, u vjefti, jo nč pėr lirinė qi kėrkojshim, por anmiqvet t’anė, pėr nji robnķ tė kėtyne viseve mą tė zezė se ajo e para.....”

         Ėshtė  njė frazė qė ve nė dyshim njė nga ēastet e rėndėsishme tė historisė sonė bashkėkohore : dobinė e kryengritjeve shqiptare tė viteve 1911 – 1912. A qenė nė favor tė ēėshtjes shqiptare ? Dobėsimi i pozitave tė Turqisė nė Ballkan qe mė i dobishėm pėr Shqipėrinė, apo pėr shtetet fqinjė tė saj qė ishin tė pavarura ? Ėshtė njė pyetje qė dėshmon relativitetin e vendimeve historike qė, me kalimin e kohės, pėsojnė vlerėsime tė ndryshme, herė herė edhe tė kundėrta. Revolucionari atdhetar Kruja, mė 1912, hartonte tė gjitha shpalljet, pėrkujtesat e dokumentat e kryengritjes, duke kėrkuar autonominė e shkallės mė tė lartė. Luftėrat ballkanike dhe gjymtimi i trevave shqiptare ishin pasojė edhe e dobėsimit tė pozitave tė Perandorisė nė Ballkan, dobėsim qė, sė fundi, doli i dėmshėm pėr Shqipėrinė, mbasi zėvendėsoi sundimin turk me atė tė serbėve, malazezėve e grekėve mbi krahinat shqiptare, duke dėmtuar rėndė integritetin tokėsor tė Shqipėrisė s’ardhme. Kryeministri Kruja, mė 1942, e ka pėrvehtėsuar mėsimin e 1912-ės dhe u a kujton bashkatdhetarėve, pėr tė mos rėnė mė nė gabime t’atij lloji. Fatkeqėsisht ky mėsim nuk u muar pėr bazė dhe nuk u zbatua nga drejtuesit komunistė shqiptarė qė flijuan trevat shqiptare, duke u a dorėzuar jugosllavėve, pėr tė ruajtur pushtetin e tyre, tė siguruar nga Titoja dhe Stalini.

         Shpallja e pavarėsisė i bashkoi tė gjithė atdhetarėt shqiptarė, por shpejt Konferenca e Londrės do t’i jepte njė grusht tė fortė shpresave tė tyre pėr kufijtė e Atdheut. Tė mbetur jashtė kufinjve tė Shtetit shqiptar edhe politikanėt kosovarė zhvilluan veprimtarinė e tyre nė Shqipėri. I kthyer nė Shqipėri, mbas tre vjet e gjysėm qėndrimi nė Itali, nė fillim i burgosur me urdhėr tė Esat Pashės e mė vonė si kryeredaktor i gazetės “Kuvendi” nė Romė, Kruja merr pjesė nė Kongresin e Durrėsit, duke u zgjedhur ministėr nė Qeverinė e Turhan Pashė Pėrmetit. Emėrohet sekretar i Dėrgatės shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku harton sė bashku me Luigj Gurakuqin  tė gjitha promemoriet dhe dokumentat e tjera qė i dėrgoheshin drejtuesve tė Konferencės.

         Ja disa pjesė tė shkėputura nga dokumentat e Dėrgatės, nė tė cilėt fati i Kosovės ėshtė nė qendėr tė vėmendjes. Ideja e sė vėrtetės etnike e historike shpaloset me njė rigorozitet shkencor, argumentat mbrohen me statistika turke, austriake apo bullgare, mbi shifrat e popullsisė tė detajuara pėr ēdo qendėr administrative. “Kėrkesat e Shqypnisė” e paraqitur nė kryesinė e Konferencės mė 15 shkurt 1919, ėshtė njė pėrpjekje cilėsore pėr tė bėrė tė njohur konturet e vėrteta tė problemit shqiptar.

 

         “Sikurse do tė shihet nga karta gjeografike ngjitun kėtu, kufini ethnik i Shqipniės fillon prej gjīnit tė Spicės (nė verit tė Tivarit), kėthehet drejt nord-estit tyke marrė mbrźnda Tuzin, Hotin, Grudėn, Triepshin, Podgoricėn, dhe, tyke ndjekun kufinin e Malit tė Zi qi ka pasun pėrpara motit 1912, pėrmbledh Pejėn, Gjakoven, Mitrovicėn (pjesėn lindore), Prishtinėn, Gjillanin, Ferizovikun, Kaēanikun, njź pjesė tė kazįs sė Shkupit, Tetovės, Gostivarin, Kėrēovėn, Dibrėn, pėr me arrijtun te “Mali i Thatė” ndėrmjet liqźjvet t’Ohriės e tė Prespės. Qy nga kėjo pikė kufini ndjek vijėn e 1913-s ngjer te maja e malit Gramos e vazhdon drejt sudit pėr me dalė afėr gjīnit tė Prevezės. Tė gjitha viset qi gjinden nė Perendimt tė kėtij kufini pėrbājnė Shqypniėn ethnike e historike.

         Mbrźnda ndėr kėta kufīj qi caktuem mā sipėr, jetojnė afėr 2.000.000 Shqyptarė, nga tė cilėt mā pak se gjymsa ndėr kufījt e shėnuem nė Konferencėn e Londrės dhe tjerėt n’ato vise qi u ishin lānė, po n’atź Konferencė, Malit tė Zi, Serbies e Greqiės.”[4]

         Ėshtė njė fragment i shkurtėr i pėrkujtesės, nė tė cilin shėnohet kufiri real i Shqipėrisė natyrale, kufi i masakruar nga pushtimet  sėrbe, malazeze a greke e tė ligjėruara nga Konferenca e Ambasadorėve e nga Protokolli i Firences nė vitin 1913. Kėrkesat e Dėrgatės, tė firmosura nga Turhan Pasha, ishin njė pasqyrė e problemeve themelore qė kishte Vendi e qė gjenin tek Gurakuqi e Kruja mbrojtės cilėsorė e nė nivelin e detyrės. Argumentimi i tyre kėrkonte kohė tė gjata studimi e saktėsi shėmbullore. Pėr tė qenė mė bindėse argumentat merreshin nga dėshmi tė diplomatėve tė huaj qė njihnin problemet e Ballkanit, pėr tė vėrtetuar pėrkatėsinė shqiptare tė trevave tė pushtuara nga sllavėt e grekėt. Dėrgata ndiqte me interesim ngjarjet nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare tė Jugosllavisė, pėrndjekjen qė pėsonin banorėt e atyre viseve, dhunėn e pėsuar, masakrat e largimet e njerėzve drejt Shqipėrisė. Ja se si i shkruajnė Kryetarit tė  Konferencės, Kryeministrit francez Clemanceau autorėt e “Protestė kunda masakrave sėrbe” mė 11 mars 1919 :

 

         – Protestė kundra masakravet serbe.

 

         Shkėlqesė,

 

         Nė kėtź orė kurė Konferenca e Paqės po kėrkon me hudhun themelat e njź paqe tė drejtė e tė qźndrueshme ndėrmiet popujvet, nė Shqipniė janė tue ndodhun punė mi tė cilat po e shohim pėr detyrė me i hekun vėrejtjen Kėshillit tė Naltė tė Besatarvet.

 

         Lufta zyrtarisht ka mbaruem, por me gjithė kėtź pėrpjekjet po vazhdojnė me rreptėsiė nė shumė vise tė Shqipniės.

 

         Qyshė se ushtriėt serbe kanė hymun pėrsėri nė krahinat e Kosovės, Shqiptarėt po ujisin me gjakun e vet kėto krahina ku kanė lānė eshtnat sa prindėn tė tyne pėr tė pruejtunit e tokės dhe tė liriės sė vet.

 

         Bota mbarė āsht ēuem idhnueshėm kundra masakravet tė mėnishme t’Armenvet qi kishin pėr qėllim tė stėrfarunit e racės sė tyne; mizorina po me atź qėllim po bāhet sod nė Shqipniė pa u ēuem njź zā protestimi kurrkah.

 

         Pėr tė vetmen krimė qi duen me i ndźjun besnike māmės-atdheė, popullsiėt e Pejės dhe tė Gjakovės kanė mbetun, tash nj’a dyė javė, nźn zjarmin e rreptė t’ushtrivet serbe. Sod janė qytetet e Plavės dhe Gucinjės qi u ka ardhun rźndi me psuem shortin e atyne. Gra, pleq, kalamāj lānė vatrat e veta tė rrenueme e hikin. Njź varg i parė tė hikunisht, i pėrbāmun prej dyė mijė vetėsh, ka mundun t’arrijė nė Shkodėr, e njź tjetėr varg prej njź mijė Shqiptarėsh tjerė āsht kapun nė Zadrimė.

 

         Lutja e jonė me 7 Mars mi tė shkelunit e dhenavet shqiptare prej ushtrive amerikane sod po bāhet njź nevojė e domosdoshme, mbas si kėto ushtriė do tė mund i ndalojshin me-njź-herė masakrat e tmerrueshme qi po bāhen qyshė prej pushtimit tė ri tė Kosovės prej ushtrivet serbe.

 

         Merret vesh, nga tjetra anė, prej lajmevet qi Dėrgata e jonė po merr prej Durrsi, se disa ēeta komitaxhish greke janė tuke u mbledhun pėr tė gjatė kufinit tė Shqipniės sė Poshtme nźn komandėn e Kapidanit tė nėzāshėm Vasil Kolovosi, tė Vasil Stilarės edhe tė Stefit. Kėto ēeta janė tuke u bāmun gati me i hymum mbrźnda Shqipniės sė Poshtme pėr me shtrźnguem popullsiėn qi tė kėrkojė Greqiėn e pėr me bāmun kėso mėnyre qi tė duken tė drejta lakmiėt panhelenike mi kėtź krahinė.

         Populli Shqiptar beson nė ndiesiėt njerzore tė Delegatvet tė Konferencės pėr me i dhānė fund sa mā shpejt gjźndsiės sė mjerueshme qi Ju paraqitėm kėtu n’źmėn tė tij.[5]

 

 

 

                Paris, 11 Mars 1919.

 

 

 

Shkėlqesės sė Tij Z. G. Clemenceau,                        Kryetari i Dėrgatės Shqiptare

 

Kryetar i Konferencės sė Paqės.                                                                   (nėnsh.) TURHAN

 

 

         Mbas gjashtė muajsh qėndrimi nė Paris, Kruja u kthye nė Shqipėri, ku mori zėvendėsinė e Ministrit tė Brėndshėm, Mehdi Frashėri, qė shkoi nė Dėrgatėn qė punonte nė kryeqytetin freng. Nė Shqipėri gjeti njė gjėndje tė rėnduar nga pamundėsia e Qeverisė pėr tė vendosur rregull, mbasi kushtėzohej nga autoritetet ushtarake italiane, qė nuk kishin dėshirė tė bashkėpunonin e t’i jepnin asaj kompetencat e nevojshme. Pėrhapja e esadizmės nė Shqipėrinė e Mesme ishte bėrė rreziku mė i madh pėr mundėsinė e qeverisjes. Nė opinionin publik Qeveria e Durrėsit, e cila praktikisht punonte vetėm jashtė, pėr tė siguruar kufijtė e 1913-ės qė viheshin nė diskutim e rrezikoheshin seriozisht nga traktatet e fshehta, siē ishin ai i Londrės mes Italisė dhe Antantės, i nėnėshkruar mė 1915, apo marrėveshja Titoni – Venizellos pėr Shqipėrinė e Jugut, kishte humbur besueshmėrinė. Ndihej nevoja e njė tjetėr mbledhjeje kombėtare, qė duhej tė pėrcaktonte njė tjetėr politikė, mė tė pavarur prej Italisė e qė tė pėrpiqej tė nxirrte njė qeveri, nė gjėndje tė pėrballonte me energji problemet e shumtė.

         Pėr kėtė nevojė ishte i bindur edhe M.Kruja, por pozita e tij si titullar i Qeverisė sė Durrėsit i krijonte njė problem moral me kolegėt e tij. Gjatė kėsaj periudhe, pra nė muajt e fundit tė vitit 1919, ai pati takime e biseda me shumė pėrfaqėsues tė jetės politike shqiptare. Njė nga kėta takime, atė mė tė rėndėsishmin pėr tė, e gjejmė tė pėrshkruar nė njė letėr tė gjatė qė i drejtohet Atė Paulin Margjokajt mė 15 janar 1952.

 

         “M’u paraqit tekembramja nji fasė e re, fasa vźndimtare e situatės. M’u proponue prej nji grupi agjitatorėsh (kėshtu jam tue i quejtun pėrgjithsisht ata qi i fryjshin zjarmit, prej ēdo kategorije qi tė kenė qźnė e ēdo farė qėllimi qi tė kenė pasun) pėr me fitue bashkpunimin t’em nė veprėn e  tyne. Ishin tė tanė Kosovarė: Hysni Curri (i nipi i Bajramit, i cili vetė ishte ende nė Vjenė), Rexhep Mitrovica a Bedri Peja ase tė dy, s’e mbaj mźnd mirė, Halim Gostivari (Drejtuer i pėrgjithshėm  i Policķs nėn qeverķn t’onė), Salih Vuēitėrni e s’dij kush mā. Kėta tė gjithė, direkt a indirekt, ishin tė lidhun me Krahun Kombtar t’Eshref Frashėrit. Currin e Vuēitėrnin i kishem personalisht miq tė vjetėr. Me Kosovarėt pėrgjithsisht kam pasė shkue mirė. Kėta, tue theksue se kishin ardhun me folė me Mustafa Krujėn e jo me nji ministėr, mbasi mė pyetėn nėse mund tė mė flitshin lirisht me cilėsķn t’eme thjesht personale e patėn pėrgjegje positive, mė muerėn besėn qi bisedim’i ynė, edhe sikur mos tė kishte asnji pėrfundim positiv, do tė mbetej nji sekret absolut ndėrmjet nesh ; m’u ēelėn: atdheu po ishte nė buzė tė greminės, vetėm patrijotėt e vjetėr e tė vźndosun pėr ēdo sakrificė mund t’a shpėtojshin, qeverija qi ishte nė fuqķ kishte humbun ēdo pushtet moral si pėrmbrźnda si pėrjashta, prandej e vetmja rrugė shpėtimi ishte ndėrrim’i ksaj me elementa tjerė tė pakomprometuem me anė tė nji kongresi, legal nė na lashin italjanėt, tė fshehėt ku tė mujshim me u mbledhun, nė rasė tė kundėrt, Atdheu kishte nevojė pėr mue, aderim’i im e ndihma e ime pėr sendėrtimin e ksaj vepre, shihej e domosdoshme. Kjo qe synthes’e bisedės sė grupit. Tė them tė drejtėn, edhe tash qi jam tue e kujtue atė skenė, edhe tash, mbas 31 vjeē, jam tue e ndie mallėngjimin qi mė pat kapun nė fund t’asaj bisede. S’ishte kuvėntarija, s’ishin fjalėt e thekshme, qi mė mallėgjyen, por vetė objekti i asaj bisede, rreziku i Atdheut qi ishte nji realitet pėr t’a pamė edhe i verbti; mė preku tepėr edhe besimi qi po tregohej ndaj mue, apeli qi po mė bāhej pėr t’ecun nė nji rrugė sakrifice tė njohun prej meje qyshė djalė i ri. U mallėngjeva aqė, sa mos me qźnė i zoti me u pėrgjegjun me fjalė, por me lot rrėké! Qamė tė gjithė. Thashė po: “Nesėr ap dorhjeken prej qeverķs e bashkpunoj me jue!” Por shokėt e rij m’u pėrgjegjėn se ata ishin t’ auktorizuem me bisedue e vźndue me mue edhe gjithė planin e veprimit deri nė mbledhjen e kongresit. Kėrkuen pikė sė pari qi un mos tė dilshem prej qeverije, qėndrim’i im n’atė vźnd, sidomos tue pasun nė dorė edhe ministrķn e mbrźndshme, do t’i shėrbente ēāshtjes shumė mā tepėr. Ky proponim mė vźnte mue nė nji pozitė tejet delikate e me shokė, pėr tė cilėt “qėllimi ligjon mjetet”. Un s’mund tė bashkpunojshem me nji palė shokė nė qeverķt e me nji palė tjerė pėr me rrėzue kėtė qeverķ, qoftė edhe pėr nji qėllim tė shźnjtė. Mbas nji shoshitjeje tė gjatė tė ksaj probleme incidentale, por qi pėr mue kishte nji randsķ esencjale moraliteti, mbėrrīme tekembramja nė nji marrveshtje tė plotė, tė shkrueme e tė nėnshkrueme prej tė gjithve (mjerisht s’mbaj mźnd se kush ka qźnė mā tjetėr veē katėr personave tė sipėrshėnueme e nėse ka qźnė apo jo tjetėrkush, por mė duket se po). Sido qoftė, para se me tregue se ē’ishin termet e ksaj marrveshtjeje, mė duhet me kthye edhe nji herė te gjźndj’e mbrźndshme e vźndit.....   

 

 

         Tash pra marrveshtja qi u nėnshkrue pėrfshinte kėto pika: 1) Do tė mblidhej nji kongres, para tė cilit qeverij’e pėrkohshme do tė paraqitej me spjegue veprimtarķn e saj tė deriatėhershme; 2) Kjo qeverķ, tue pasė humbun ēdo kredit si para popullit ashtu edhe ndėr qarqet e hueja, do tė zvėndsohej prej nji tjetre; 3) Pėr kryetįr i qeverķs sė re do t’i paraqitej kongresit kandidatura e Nexhib Dragės; 4) Mustafa Kruja do tė rrinte nė qeverķ tė pėrkohshme sa kohė qi shėrbim’i tij nė tź do tė shihej i nevojshėm pėr ēāshtjen kombtare, do tė pėrpiqej me mjetet e qeverķs qi t’a shrrānjoste veprimtarķn esadiste nė Shqipnķ tė Mesme dhe t’i bindte pushtetet italjane, kur do t’i vinte koha, pėr moskundrėshtimin e mbledhjes sė kongresit; 6) Mustafa Kruja, kur tė jetė koha e pjekun pėr mbledhjen e kongresit, do tė pėrpiqet me i bindun shokėt e qeverķs sė pėrkohshme qi t’a proponojė vetė mbledhjen e kongresit e tė dorzojė mandatin e saj para tij, po s’e ndėgjuen, ka pėr tė dhānė dorhjekjen.”[6]

         E solla kėtė dėshmi, jo pėr tė ndjekur vazhdimin e zhvillimit tė ngjarjeve, qė pėrfundojnė me Kongresin e Lushnjės, nė tė cilin Kruja nuk mori pjesė, jo pėr kundėrshtķ bindjesh, por pėr njė skrupull moral kundrejt shokėve tė Qeverisė sė Durrėsit. Ai takim i fshehtė ndėrmjet tij dhe personaliteteve kosovare dėshmon pėr marredhėniet miqėsore qė ai kishte me tė gjithė pėrfaqėsuesit kosovarė tė politikės, me tė cilėt gjente gjuhėn e pėrbashkėt pėr shumicėn e problemeve qė ajo duhej tė pėrballonte nė situata aspak tė favorshme. Projektimi i Nexhip Dragės nė funksionin e kryeministrit tė shtetit shqiptar, tregon edhe njė herė se sa i ēmonte Mustafai vetitė dhe personalitetin e atdhetarit kosovar, me tė cilin ishte njohur vite mė parė, por edhe bindjen qė kishte pėr rolin e rėndėsishėm qė politikanėt kosovarė duhej tė luanin nė Shqipėri edhe se Kosova nuk bėnte pjesė nė Shtetin shqiptar. Ndarja, qė ishte bėrė forcėrisht, nuk i kishte hequr as edhe njė qime idesė sė Atdheut tė pėrbashkėt e shėrbimit ndaj tij. Kjo ide ka shoqėruar jetėn politike shqiptare deri nė 29 nėndorin e 1944-ės, datė nė tė cilėn shkėputja mes Shqipėrisė e Kosovės qe pėrfundimtare, pėr faktin qė Shqipėria komuniste u rradhit nė krahun jugosllav, duke ndihmuar kėtė tė fundit tė forconte pushtetin e tij mbi Kosovėn e ripushtuar.

         Ndėrsa, nė gjithė periudhėn para ardhjes sė komunizmit, politika shqiptare kishte nė gjirin e saj ndihmesėn e madhe tė kosovarėve nė tė, pėr njė gjysėm shekulli tė enverizmit nė Shqipėri, nuk pati kurrė njė kosovar nė pozita tė larta tė drejtimit tė shtetit. Ēuditėrisht, ky fakt nuk i bėnte tė reflektonin thellėsisht kosovarėt, pėr tė gjetur domethėnien, sepse dashuria pėr “dheun amė” u verbonte edhe shikimin, sa t’a quanin kriminelin e shqiptarėve “bacė” tė dashur e tė nderuar.

         Zgjedhjet e para politike tė vitit 1921, mbas Kongresit tė Lushnjes, i dhanė Shqipėrisė tė parin Kuvend tė shtetit tė pavarur. Mustafa Kruja qe njėri nga katėr deputetėt e Kosovės. Nė jetėn kuvendore mbajti lidhje tė ngushta me Bajram Currin e Hasan Prishtinėn dhe u rrjeshtua me grupin e deputetėve tė Shkodrės, ku bėnin pjesė Luigj Gurakuqi, Atė Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda etj.

         Ka njė episod tė errėt nė jetėn kuvendore t’atij viti, njė episod qė, ēuditėrisht nuk e gjejmė nė tekstet e historisė, qė janė shkruar me parimin pėr tė mos nxjerrė nė dukje asnjėherė tė metat apo anėt negative tonat. Se sa i vlen kjo mėnyrė e paraqitjes sė ngjarjeve historike edukimit tė brezave, ėshtė e kuptueshme po tė testojmė pregatitjen, tejet tė mangėt, qė shkollat tona i kanė dhėnė nxėnėsve tė tyre n’atė fushė. Njė dizinformim i pėrgjithshėm ka arritur deri aty, sa tė mos njihej si fakt historik as bashkimi i trojeve shqiptare nė vitet 1941 – 1944, madje as edhe shpėtimi i hebrenjve nga qeveritė “kolaboracioniste” tė kohės sė luftės. Gjatė kėtyre viteve tė kalesės, mbas tjetėrsimit tė sistemit, studjues tė veēantė janė munduar tė plotėsojnė kėtė mangėsi, por tekstet e shkollave mbajnė gjithmonė vulėn e parimeve tė historiografisė komuniste, me shumė pak ndryshime, pothuajse tė papėrfillėshme. Episodin e turpshėm tė Parlamentit shqiptar tė 1921-it na e pėrshkruan Mustafa Kruja nė letrėn e sipėr pėrmendur, drejtuar Stavro Skendit mė 2 nėndor 1953.

         “Mirpo aty nė korrik ase gusht tė  21-sė nė parlament ngjau njė punė me rėndsķ qė i dha fund asnjansisė s’onė. Sėrbt kishin nisur nė Kosovė njė valė salvimesh (persekutimesh) tė pamėshrirshme. Na u proponuam tė dż partivet qė tė dėrgohej nėpėr kryeqytetet e Evropės njė misjon tre krerėsh kosovarė tė mėrguar qymoti nė Shqiprin’e lirė pėr tė protestuar me memoranda e mundsisht me anėn e shtypit kundra asaj vepre tė panjerzishme tė Beligradit. Tė dż partitė na dhanė fjalėn se do tė votojshin me gzim njė resolutė tė kėtilė. Edhe qeverija e kishte pėlqyer inicjativėn t’onė e na kishte premtuar mjetet financore. Erdhi dit’e bisedimit e e vėndimit nė parlament. Folėn 16 oratorė, sa s’kishte ngjarė ndonjė herė kaqė retorikė enthusjaste pėr tė qarė robrķn’e Kosovės. Po kur numrohen votat, nė vźnd t’unanimitetit qė pritshim na, nė favor tė resolutės, ēė shohim? Resoluta ėsht rrėzuar. Pėrparimtarėt zakonisht s’ēajshin shumė kokėn pėr t’i frekventuar mbledhjet, kėshtu kishte ndodhur edhe atė ditė; popullorėt ishin pothua tė gjithė aty. Edhe qė tė gjithė, me njė dishiplinė shėmbullore sikur mos t’ishte pėr faqe tė zezė tė tyre, kishin votuar kundra! Duallmė nga salla t’indinjuar dhe vamė te Bajram Curri qė po na priste me plot shpresė qė t’i shpinim lajmin e mirė: Gurakuqi, Fishta dhe un. Kur i dhamė lajmin e keq, sikur t’a kishim vrarė. Me gjithė qė analfabet i gjori, foli kėtė fjalė historike; “Po mė vjen mā keq pėr Shqipninė e pėr burrat qi paska se pėr Kosovarėt qi po grīhen”, tha. Pastaj na pyeti se kush kishte votuar pro e kush kundra. I u pėrgjegjėm se votimi ishte bėrė me skeda tė fshehta e nuk mund t’a dijshim me sigurķ, por se na dukej qė popullorėt kishin votuar kundra, mbasi qźnė ata qė e kėrkuan votimin tė fshehur. U mejtua pak, pastaj na u kthye: “Or burra, or miq, a po m’a jepni njė besė? Deri sot i kam dashė fort popullorėt e aspak pėrparimtarėt; por sod, qe besa, paska ardhė dita me va shtrī dorėn pėrparimtaret: a m’a jepni besėn se po bashkoheni me ta, nė njė partķ?” Kishim shtźngur, shikuam njėri tjetrin e Fishta as nuk priti mė, zgjati dorėn e i tha; “Qe besa un pėr vedi po, or Bajram Beg!” Atėherė po ashtu bėmė edhe na dy tjerėt. Mblodhėm grupin po atė natė dhe vėndosėm e u bėmė Pėrparimtarė edhe na, gjithė grupi.”[7]

         Besoj se ēdo koment i kėsaj ngjarjeje ėshtė i tepėrt. Qėndrimi i parlamentarėve ėshtė i paspjegueshėm, nė kufijtė e pabesueshmėrisė, por ėshtė njė fakt historik tė cilit, ende sot, nuk jemi nė gjėndje t’i kuptojmė motivin, por qė na bėn tė ndjehemi keq edhe mbas gati njė shekulli. Kohėt e fundit kam parė tė botuar nė njė gazetė shqiptare disa nga fjalimet e asaj dite, tė retorikės atdhetare e, njėkohėsisht, tė votimit ogurzi e tė turpshėm.

         Bashkėpunimi me Bajram Currin bėhet gjithėnjė e mė i dėndur, deri nė pjesėmarrjen e pėrbashkėt nė kryengritjen e marsit 1922, kundėr Qeverisė sė Sulejman Delvinės me Ministėr tė brendshėm Ahmet Zogun. Qe njė pėrpjekje pėr njė grusht shteti kundėr njė Qeverie tė zgjedhur me vota tė lira, fillimi i njė periudhe lufte skajore politike, ku nuk mungoi as dhuna dhe as terrorizmi, nėpėrmjet atentateve apo “revolucioneve” si ai i qershorit 1924. Mustafa Kruja mė vonė e njohu gabimin e pjesėmarrjes n’atė kryengritje, por mendėsia e kulturės politike tė kohės, mungesa e kėndvėshtrimit liberal tė protagonistėve, shumica e tė cilėve vinte nga pėrvoja e jetės politike tė Perandorisė Turke, kushtėzonin e pėrcaktonin edhe mjetet e mėnyrat e pėrballimit tė vizioneve tė ndryshme politike e tė interesave pėrkatėse.

         Dėshtimi i lėvizjes sė marsit 1922 e detyroi Mustafa Krujėn tė braktisė familjen dhe Atdheun e tė strehohet nė Gornja Milanovac tė Shumadisė sėrbe, ku mėsoi serbo-kroatishten e pėrktheu “Shqiptarėt e Fuqitė e Mėdha”, tė ish Kryeministrit tė Sėrbisė Vladan Gjorgjeviē i cili, simbas njė dėshmije tė Martin Camajt, ishte me origjinė nga malėsia e Gjakovės. Ai libėr ėshtė pasqyrė e koncepteve mė poshtėruese, qė politika dhe akademizmi sėrb, ushqenin pėr shqiptarėt. Mustafai  e botoi mė 1927  nė Zara, me njė parathėnie e njė mbasthėnie tė tij, duke u nisur nga parimi se, pėr tė luftuar dobishėm armikun apo kundėrshtarin, nė rastin konkret serbėt, duhet tė njohim mirė botkuptimin e tyre, argumentat e pėrdorura, kufijtė e urrejtjes apo tolerancės, synimet e mjetet pėr t’i sendėrtuar ato. Dikush mendon edhe sot se ne nuk duhet t’i bėjmė tė njohura publikut tonė veprat e atyre qė nuk kanė opinione tė mira pėr ne, qė na shajnė me ose pa tė drejtė, por kjo nuk do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr t’u pėrballuar me botėn.

         Kruja u kthye nė qershor e u largua pėrsėri nga Shqipėria mė 24 dhjetor 1924, pėr tė vazhduar jetėn e mėrgimit. Nė muajin e zi tė marsit 1925 vajtoi dy nga miqtė e tij mė tė shtrenjtė, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin, bashkėluftėtarė tė betejave politike, me tė cilėt kishte ndarė ditė tė mira e tė kėqia, por kryesisht, kishte bartur dertet e Shqipėrisė. Ata miq e atdhetarė nė shenj u vranė pabesisht nė Bari e nė shpellėn e Dragobisė, duke i paguar “borxhin” skajshmėrisė sė luftės politike nė Shqipėrinė e asaj kohe e mbetėn tė pavdekshėm jo vetėm nė kujtesėn historike, por u pėrjetėsuan edhe nė letrat shqipe, nė sajė tė vjershave monumentale tė njė tjetėr kolegu e miku tė tyre, Fan Nolit.

         Mėrgimi i gjatė nuk e ndau kurrė M.Krujėn nga objekti qėndror i shqetėsimeve tė tij, Shqipėria, gjuha shqipe, pėr tė cilėn punoi paprerė nė pėrpilimin e “Fjalorit tė madh tė Gjuhės shqipe” dhe Kosova me dhimbjet e problemet e saj tė pafundme. Vazhdon tė mbajė kontaktet me Hasan Prishtinėn deri sa ishte gjallė, me Dervish Mitrovicėn, pėr tė cilin boton njė artikull shumė prekės kur ai ndėrron jetė, me Niman Ferizin e tė tjerė miq kosovarė. Nė fjalėn e mbajtur nė Pejė, mė 29 qershor 1942, pėrshkruan brengat shpirtėrore t’atyre viteve tė gjata e rrėfehet para kosovarėve pėr bindjet e tij politike.

         “Si Shqiptar do tė kishem fluturue kėtu qysh ditėn e parė qi Ora e pavdekshme e Fisit arbnuer deshti me i a kthye tekembramja kėto vise tė bekueme prej tė Madhit Zot atij qi i pėrkasin: Kombit shqiptar. Si Mustafa Kruja, qi s’ka bā punė tė madhe pėr tokėn e shźnjtė e pėr popullin vigan tė kėsaj Kosove, por nė mos tjetėr i ka kjajtė nė zźmėr tė vet me lot gjakut pėr 30 vjet rrjesht robnķn e saj, mundimet e salvimet e pėrgjakshme tė bijve tė saj.

         Ndonse larg, kam rrnue shpirtnisht me ju, ndėrmjet jush. Ka pasun Shqiptarė, shokė tė mij sėrbofila, qi mė kanė ngjitun vulėn e zezė tė tradhtķs sepse kam diftue sympathķ pėr Italķn, bashkė me Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, me Dervish Mitrovicėn e sa e sa Kosovarė tjerė. Po! nuk e mohoj. Krejt sympathija e eme, mā e sinqerta, ka qźnė pėr Italķn, ka qźnė pėr Romėn sikurse vijon me qźnė edhe sod. Sepse ka qźnė e āsht nji sympathķ qi i ka rrānjėt nė dashunķn t’eme pa kufģ pėr Kosovėn shqiptare, pėr Kosovėn kreshnike, pėr Kosovėn e martirizueme. Nuk mujshem e nuk mundem me dashtun Sėrbķn, Beligradin, xhelatėt e vllazėnve tė mij Kosovarė. Qe pse jam kenė, jam e do tė des Italofil. Italofil jo pėr interesė personale, por pėr nji ideal, italofil pa pallate e pa ēifliqe. E sod qi Kosova āsht bā Shqiptare, sod qi Kosova s’āsht ma “juzna Srbija” as “ Metohija”, por quhet Prefektura e Prishtinės, Prefektura e Prizrenit, Prefektura e Pejės e Mbretnģs Shqiptare, bash nė saje tė bashkimit tė Shtetit t’onė me Italķn Fashiste, sod un krenohem pėr italofilķn t’eme, edhe nė qoftė se nuk kuqen ndopak ata qi kėtė italofilķ e kanė vulosun pėr tradhtķ. Pėr nji njeri qi s’ka tjetėr ambicje posė realizimit tė nji ideali, s’ka kėnaqėsģ mā tė madhe se me e pą kėt ideal tė vėrtetuem

         Ėshtė, ndoshta, pjesa mė e bukur e fjalimeve qė Kruja, si Kryeministėr i Shqipėrisė, mbajti nė Kosovė gjatė vizitės sė tij. Para atij populli, si para njė gjyqi tė madh tė agorave greke, Mustafa Kruja preku njė tast tepėr tė brishtė tė harmonikės sė tij prej shtetari. Ka shumė vite qė ka bartur mbi shpinė epitetin “italofil”, qė nė dialektikėn normale njerėzore nuk do tė pėrbėnte njė padi pėr askend, sepse do tė tregonte njė prirje vetiake pėr tė pėlqyer njė kulturė a njė popull nė krahasim me tė tjerėt, por qė nė padijen e shumė personave ėshtė njėjtėsuar me fjalėn “tradhėtar”. Ka qenė njė barrė e rėndė, tepėr e rėndė mbi imazhin e tij, sidomos mbas luftės, kur i ashtuquajturi “bashkėpunim” me pushtuesit u bė tabela e parė e qitjes nga komunistėt e jo vetėm nga ata.

         Para popullit tė qytetit tė Haxhi Zekės, n’atė ditė tė lumtur feste tė lirisė kosovare, miku i tij nuk nguron t’i verė gjoksin akuzave e kalon nė kundėrsulm. “Italofilia”, tė cilėn ai e pranon ndershmėrisht, ka motivet e saj tė ekzistencės dhe ata lidhen pikėrisht me kėtė ēast historik, me atė synim tė arritur, me bashkimin, aq shumė t’ėndėrruar, pėr tridhjetė vjet. Ky u sendėrtua nė sajė tė bashkimit me Italinė, edhe nėn pushtim, por pėr shqiptarėt merr trajtat e njė ēlirimi, sepse shqiptarė e kosovarė do  tė kenė tė njėjtėn qeveri, tė njėjtat shkolla me tė njėjtėn gjuhė, tė njėjtat ligje, tė njėjtat hapėsira zhvillimi, tė njėjtin Shtet. M. Kruja nuk i dredhon plumbit, i del pėrballė me burrėrinė e njeriut qė nuk ka gjė pėr tė fshehur. Kosova shqiptare me ndihmėn e Italisė ėshtė kartvizita mė e mirė qė mund tė paraqesė nė gjyqin e historisė, ashtu sikurse edhe pėr miqtė e tij kosovarė, qė ndanin me tė tė njėjtėn bindje, se Italia ishte i vetmi Vend qė mund tė siguronte kufijtė e Shqipėrsisė etnike.

         Mund tė diskutohet pa fund pėr kėtė bindje apo iluzion, jo vetėm tė Mustafa Krujės, Hasan Prishtinės, Turhan Pashė Pėrmetit, Luigj Gurakuqit, Sotir Gjikės, Bajram Currit, Dervish Mitrovicės, por edhe tė shumė shqiptarėve tė tjerė n’atė kohė, duke pėrfshirė kėtu edhe Mbretin Zog. Mund tė gjinden edhe argumenta qė e kundėrshtojnė kėtė tezė, duke u nisur nga politika luhatėse e Italisė kundrejt Shqipėrisė, por nuk mund tė provohet me asnjė lloj dokumenti, se njė tjetėr Fuqi e madhe kishte nė projektet e saj Shqipėrinė e bashkuar. Me humbjen e Austro – Hungarisė tė gjitha shpresat e shqiptarėve pro evropianė u lidhėn me Italinė, pavarėsisht se kush ishte sistemi i saj shoqėror.

 

         Ato ditė tė vizitės nė Kosovė, nga 27 qershori deri mė 2 korrik 1942, n’atmosferėn festive e nė mjediset bujare e fisnike tė qyteteve e katundeve tė saj, ato qylyma tė shtruara kudo ku qėndronte, ata mijra vetė qė e pėrshėndesnin nė ēdo pėllėmbė rrugė t’asaj toke tė martirizuar, ndoshta qenė shpėrblimi mė i mirė qė mori nga kjo botė, sepse “Pėr nji njeri qi s’ka tjetėr ambicje posė realizimit tė nji ideali, s’ka kėnaqėsi mā tė madhe se me e pa kėtė ideal tė vėrtetuem.”

         Vizita e gjatė nė Kosovė, takimet me popullin dhe autoritetet lokale tė qyteteve kosovare, i dhanė rastin tė shihte edhe mė pėr sė afėrmi problemet me tė cilat duhej tė matej Qeveria e tij. E shkuara, e tashmja, e ardhmja i linin vėndin njėra tjetrės nė fjalėt e Kryeministrit nė qendrat e ndryshme tė Kosovės. Entuziazmi e ngazėllimi pėr bashkimin me “Dheun amė” shkėmbehej me shqetėsimin pėr mungesat qė herė herė bėheshin alarmante si ajo e kripės nė Kosovė, apo e miellit nė Shqipėri.

 

         “Ka trimijė vjet qi Kosova ka njomė me djersė e gjak vendin e Ilirisė, se ilirėt kanė qenė tė parėt t’anė e sot na thonė shqiptarė.

         Un kam ardhė ndėr ju jo vetėm tė marr pjesė nė gzimin t’uej, por edhe me pa prej s’afėrmi hallet e dertet tuaja, jam tue shėtitė tė gjithė Kosovėn, me qėllim qi kėto derte, bashkė me shokėt e mij tė Qeverisė, tė mund t’i ndreqim”.

         Shprehet nė tubimin e Ferizajt mė 28 qershor. Mbas disa orėsh, nė Gjilan, thekson motivin kryesor tė vizitės sė tij, qė ėshtė gėzimi i sė sotmes, gėzimi jo i njė njeriu, i njė familjeje apo i njė katundi, ėshtė gėzimi i mbarė njė kombi, zemra e tė cilit rreh me tė njėjtin ritėm si nė Gjilan, ashtu edhe nė Gjirokastėr, nė Guci e nė Krujė, nė Prevezė e nė Strugė e kudo ku flitet gjuha shqipe. Kryeministri pėrsėrit, pothuaj nė ēdo fjalim, keqardhjen pėr vonesėn e kėsaj vizite, dėshirėn e zjarrtė pėr tė qenė aty qė nė ditėt e para tė marrjes sė pėrgjegjėsisė shtetėrore. Nuk janė justifikime diplomatike tė politikanit, janė fjalė zemre tė atdhetarit qė kėrkon tė ndajė me vėllezėrit e motrat e veta gėzimin e hidhėrimin , shpresat e dertet.

 

         “Kryeministri i juej ka vonue ndoshta me ardhė ndėr juve me u gėzue nė Bajramin e lirķs sė juej, por punėt e Shtetit nuk mė kanė lanė me ardhė pėrpara ; punėt e Shtetit janė tė popullit dhe pra tė juejat.

         Arsyeja ma e parė qi mė ka pru nė Kosovė asht qi tė marr pjesė nė gzimin tuej, n’atė gzim qi nuk asht gzim i nji feste familjeje, as gzimi i nji djali qi lčn, nuk asht gzimi i nji martese, por asht gzimi i tė tanė nji Kombi, asht gzimi i kėputjes sė zinxhirave tė hekurt tė nji robnije 30-vjeēare..”

 

         Mė njė korrik nė Rahovec vesh rroben e historianit, tė studjuesit qė, jo shumė kohė mė parė ka shtjelluar arsyet e Shqipėrisė sė madhe para Akademisė sė Shkencave t’Italisė, me ligjėratėn “Karakteret natyrore e historike tė Shqipėrisė sė madhe”   

 

         “Kosovarė, burra tė Rahovecit!

 

         Kjo pritje madhėshtore qi qyteti juej i vogėl i Rahovecit i ban Kryeministrit dhe Ministrave tė vet, difton e provon se sa i madh asht enthuziazmi e se me sa padurim ka pritė ky popull me pa me sy nji Kryeministėr shqiptar e jo nji Kryeministėr tė huej qi ka pasė nji emėn, dikur Pashiq, dikur Jeftiq, dikur Stojadinoviq, gjithmonė me iq...

 

 

 

         Un dhe shokėt e mij kemi ardhė kėtu, si u a merr mendja edhe ju, jo me ju thanė fjalė tė bukura, por si shkojnė myslimanėt nė Haxhillik, kemi ardhė me u gzue me ju pėr lirinė e fitueme.

         Kėto vende tė bukura qi s’i ka kush nė botė, kanė vuejtė shekuj robnije, pasi robnija qi ka pasė pėr afėr tridhjetė vjet e qė, shyqyr Zotit, sot ka marrė fund. Vuejtjet e tė kėqijat e kėsaj robnije nuk mund tė dėftehen me gojė. Anmiqtė t’onė thojshin me ngulje se Kosova asht e tyneja. E pse asht e tyneja ? Vetėm sepse asht vramė nė fushė tė Kosovės i pari i tyne, vetėm sepse kanė pasė ngrehun do kisha nė Deēan, Sverēan e Graēanicė. Tė tana tė drejtat e tyne mbėshteten pra vetėm mbi gjakun e nji Mbreti tė tyne tė vramė nė fushėn e Kosovės dhe mbi nj’a tri a katėr ndėrtesa kishtare. Por sa pare bajnė kėto ndėrtesa ? E kujt asht Kosova ? Kosova asht vetėm e shqiptarėve dhe e Shqipnķs edhe kėte e dishmojnė shqiptarėt me feste tė bardha mbi krye. Kjo asht nji diftesė e gjallė ; nuk janė diftesa tė vdekunit dhe ndonji ndėrtesė, sepse tė drejtat nuk fitohen me tė vdekunit por me tė gjallėt. E kush janė tė gjallėt ?.... Janė shqiptarėt apo serbėt ? Janė shqiptarėt qi janė kenė kėtu gjithė jetėn.”

         Ėshtė  thelbi, me pak fjalė, i gjithė veprimtarisė sė pendės sė tij, ai motiv zotėrues i dokumentavet, pėrkujtesave, padivet, kėrkesave qė, nė kohė e Vende tė ndryshme, ka shpalosur para diplomacisė ndėrkombėtare, para miqsh e para armiqsh. E vėrteta historike mbi ngjarje qė janė interpretuar “ad usum del fini”, pėr t’i dhėnė armė serbėve tė mbrojnė tezat e tyre mbi Kosovėn “djepi i Sėrbisė”, njė gėnjeshtėr qė mbahet mė kėmbė sepse interesat e tė mėdhenjve e ligjėrojnė nė sajė tė forcės sė tyre e jo tė forcės sė argumentavet e tė sė vėrtetės. Si sekretar i Dėrgatės shqiptare nė Paris e si Kryetar i Komisionit tė pėrshpagimeve ėshtė pėrballur me ata argumenta vazhdimisht, ka kaluar netė pa gjumė pėr tė pėrpiluar tezat mbrojtėse tė diplomacisė sė Vendit tė tij, prandaj kėtu para bashkatdhetarėve nuk ka asnjė ndrojtje t’i pohojė ato me forcė.

         Nė fjalimin e fundit tė udhėtimit, nė Prizrenin e Lidhjes shqiptare qė, e para nė historinė tonė tė gjatė, hodhi idenė e Kombit, biseda e tij ulet kėmbėkryq me tė vėrtetėn e periudhės nė tė cilėn zhvillohet.

 

         “.......Kosovarė, Ju e keni fitue lirinė kombtare me armėt e Boshtit, por edhe me gjakun qi keni derdhun  ju e bijt t’uej, gjyshat, stėrgjyshat e skatėrgjyshat t’uej brez mbas brezi pėr me mbetun Shqyptarė. As Dushani, as Sulltani, as Shkau, as Tyrku s’ka mujtun me jua ndėrrue kombsinė t’uej. Por nė koftė se me lirinė e fitueme keni kujtue se u ēelėn menjiherė dyert e xhenetit pėr jue, e keni pasė gabim. Mjerisht lirija kushton shtrenjt. Kushton gjak, mjerime e mundime. E bash pse kushton shtrenjt asht aq e ēmueshme..........

 

         Tash lufta pėr ne asht luftė durimi, luftė qindrese, luftė nervash. E bash pėr kėtė arsye mos u ēuditni nė kjoftė se ju them qi asht ba edhe ma e zorshme, ma e mėrziēme se lufta e vėrtetė ku luftohet e diset burrnisht, ashtu si ju jeni mėsue me luftue e me dekun.

 

         Duhet pra, or burra tė fortė, tė dijmė jo veē me dekun, por kur e don puna si sod edhe me durue tė kėqijat e luftės vigane qi ka marrė tė tanė botėn me tė thatė e me tė njomė. Ju prej Shqipnis sė lirė s’i keni pasun deri sod tė gjitha tė mirat qi keni pritun. Ndoshta ka me ju u dashtun tė pritni edhe bajagi do kohė pėr me i pasun. Por pashi Zotin or burra mos i a veni fajin  Shqipnķs. Shqipnija asht nana e jonė. E nana kurrė nuk i a don tė keqen bijve tė vet. S’e ka fajin Shqipnija, e ka fajin lufta qi i a ka ngatrrue lamshin tanė botės. Kurrgjā nuk do tė rrinte mangut kėtu nė Kosovė sikur tė mjaftonte vetėm vullneti i mirė i yni e i jueji.

         Nuk po hyj me i tjerrė gjatė tė tana punėt e dertet nji ka nji. Veē po ju them e po ju siguroj se tė mira e tė kėqija ēa tė kemi do t’i dajmė bashkė, do tė rrojmė bashkė e nė koftė nevoja do tė desim bashkė.”

         Nė Prizren, nė qytetin ku u shkruajt njė epope lavdije, nuk ka nevojė pėr retorikė, por pėr vetėdijėsim. Lufta botėrore vazhdon e pėrfundimet  e saj janė tė panjohura. “Tash lufta pėr ne asht luftė durimi, luftė qindrese, luftė nervash.” Ka njė nėnkuptim tė thellė kjo frazė, jep tėrthor edhe diēka nga vetė gjendja e Qeverisė, qė duhet tė shkojė pėrpara ndėrmjet dyshimeve tė italianėve qė pranojnė me vėshtirėsi tė heqin simbolet e fashizmit nga flamuri shqiptar me kėrkesėn e Kryeministrit, mosbesimit tė njė pjese nacionalistėsh e armiqėsisė sė komunistėve qė bashkimin e trojeve e shohin me sytė e Miladin Popoviēit e tė Dushan Mugoshės. Por Mustafa Kruja e ka bėrė zgjedhjen, sido qė tė shkojnė ngjarjet : “do tė rrojmė bashkė e nė koftė nevoja do tė desim bashkė.”

         Mbas pak muajsh ngjarjet do tė rrokulliseshin e Kryeministri do tė jepte dorėheqjen, mbasi projekti i tij nuk mund tė sendėrtohej, por idetė mbeteshin e takimet nė Kosovė i kalonin historisė. Kosovarėt e pritėn mikun vėlla nė traditėn mė tė mirė tė mikpritjes, i njohėn pėrpjekjet e zellin e tij pėr ēėshtjen kombėtare dhe me njė vendim tė Kėshillit tė Bashkisė sė Prizrenit, mė datėn 30 qershor 1942, i ofruan Qytetarinė e nderit, me kėtė motivacion :

 

VENDIM

 

N.14, DATĖ 30 QERSHUER 1942-XX

 

 

 

         Kėshilli i Bashkisė sė Prizrendit, i mbledhun sot nėn Kryesinė e Kryetarit tė Bashkisė, Z. Qazim Bllaca, tue marrun para syshė vullnetin e pėrbashkėt tė tė gjithė  lumnueshme, nji shej tė posaēėm tė ndijeshmėnisė sė thellė tė nderės sė naltė qi i asht ba ; tue marrun para syshė, gjithashtu, shėrbimet e shqueme tė kushtueme Atdheut tė pėrbashkėt shqiptar me pushkė dhe me pendė nga Kryetari i ndritun i Qeverisė Shqiptare, shėrbime qė kanė kontribue nė shlirimin e Kosovės sė robnueme, tue shfaqun mirėnjoftėsinė e pėrzemėrinė e pėrjetėshme tė popullit, me zane tė pėrbashkėta

 

VENDOSI

 

         a) Ofrimin e qytetarisė sė nderit, Shkėlqesės sė Tij, Mustafa Merlika Kruja ;

 

        b) Dhurimin e nji sexhadeje  tė punueme prej nji plakut 80 – vjeēar, qytetar i Prizrendit ;

 

         c) Dorėzimin e Dekretit relativ me nji ceremoni tė thjeshtė prej Kryesisė sė Kėshillit dhe pjestarėve tė tij nė Sallėn e kėsaj Bashkie.

 

         Kryetari : Qazim Bllaca

         Kėshtu pėrfundoi vizita e parė e njė Kryeministri shqiptar nė Kosovėn shqiptare. Mbas 70  vitesh, nė njė vizitė nė Prishtinė kam prekur me dorė respektin e gjallė tė kosovarėve pėr atė emėr, me tė cilin kishin emėruar rrugėn qė ēonte nė Kuvendin e Kosovės sė lirė. Ai respekt ishte trasmetuar brez mbas breezi, dėshmi e vlerėsimit tė njeriut qė Atdheun e bashkuar e kishte vendosur mbi gjithshka, mbi interesat vetiake e familiare, mbi ambiciet pėr pushtet, mbi ēdo tė mirė tė pėrkohėshme tė kėsaj jete, madje edhe mbi popullaritetin e tij.

         Respektin, vlerėsimin e dashurinė e bijve tė Kosovės pėr ish Kryeministrin e Shqipėrisė etnike e kam hasur nė shumė nga letrat qė merrte ai nė vitet e gjata tė mėrgimit tė fundit. Do tė sjell pak copėza nga kėto letra qė shėrbejnė si dėshmi, tė marra nga letėrkėmbimi i Mustafa Krujės me sekretarin e Bajram Currit e sekretar i Lidhjes sė dytė tė Prizrenit, Z. Tahir Zajmi dhe nga ai me shkrimtarin e mirėnjohur Z. Martin Camaj. Po i rendis pa komente pak fragmente nga ato letra, nė tė cilat autorėt nuk sjellin vetėm opinionet e tyre, por edhe tė njė rrethi shoqėror intelektual.

 

         “E pra pretendoj se kam qźnė gjithnji si nji mik i Jueji qė Ju ka dashtė e admirue me tė tānė sinqeritetin e mikut, tue ēmue nė personėn e Juej vlerėn pozitive, puntorin e palodhshėm dhe luftarin e pafat tė ēāshtjes s’onė kombtare.

 

         Mė falni, i dashuni mik, qė po guxoj me Ju cilsue si luftar i pafat, pse mjerisht tė tillė kan qźnė edhe shokėt e bashkluftarėt e Juej tė mbėdhaj si: Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Avni Rustemi, Qazim Koculi, Lef  Nosi etj.etj. luftar tė njoftun e tė panjoftun qė tash i mbulon toka e zezė dhe pluhni i harresės......

 

         Prandaj un q’i njof mjaft pėr s’afėrmi njerzit dhe ngjarjet e ktyne tridhetė vjetve tė fundit do tė dishrojshem shum me ditė se kush asht aj burrė shqiptar, ndėr tė gjallėt, qė mundet m’u matė me juve nė vuejtje, nė pėrpjekje dhe nė sakrifica pėr atė copė tokė tė shkretė qė na e quejmė atdhé......

 

         I dashuni mik, ndoshta me kto hollėsinat e fundit e ēova tepėr gjatė dhe Z. Juej eventualisht mund tė thom: i lumi Tahir pėr mźnd qė paska dhe se sa i teprueka koha!..., por si mik i vjetėr dhe i vertetė i Kosovės qė patjetėr interesoheni pėr problemet e sajė, edhe pse tė gjata, nuk do tė Ju merzisin – besoj – sa kishin me lodhė e mėrzitė nji tjetėr.”

         Nga njė letėr e Tahir Zajmit Mustafa Krujės mė 7 mars 1952[8]

 

        

         “Zef  Nekaj mė lexoi diēka prej letrės suej. E kam pritė ka herė ket ditė qė t’iau them kėto fjalė me dorė nė zemėr : keni ma tė madhen simpathi e nderim jo vetėm prej meje, por edhe te tė gjithė intelektualėt e ri shqiptarė nė Jugosllavi qė njofin pak a shum historin e kombit tash pesėdhetė vjet e kėndej. Dhe prof. Bariqi nė nji mėnyrė diskrete iu dėrgon shum tė fala dhe mė ka porositė  tė ju them : “ Po t’isha i lirė nė veprimtarin teme, menjiherė do t’a lypsha bashkėpunimin tuej nė Godisnjak tė Institutit Balkanologjik tė Sarajevės

         Nga njė letėr e Martin Camajt Mustafa Krujės mė 17 shtator 1956[9]

 

        

 

         “Kjo lloj politike ase problematike don shkencatarė sikurse jeni ju, qė njifni mirė tė kaluemen dhe studjoni shkencatarisht  tė tashmen. Me kėtė nuk due tė iu thėrras qė tė shkrueni mbi kėso gjanash ju, por kėnaqem qė interesoheni pėr ēashtjet tona kombtare pse kemi nevojė, ase ma mirė, kanė nevojė njerzit qė merren me kso problemesh me u kėshillue nė shum pikpamje nga tė vjetrit, nga shkencatarėt e historjanėt, gja qė vetė komunistat e rij e bajnė. Prandej me sinqeritetin ma tė madh u them se rinija e andejshme u don pse ke ju ka diktue ndershmenin n’idealin kombtar, flijimet tueja pėr ket ideal e sidomos dijen e juej pse talentet e lindun pėr intriga né na ēojnė tė vjelltė.

         Mė shkrou dhe Genci pėr ju dhe u kėnaqa pėr fjalėt qė tha mbi ju se jeni plot energji e se punoni pėr shkencėn shqiptare. Ju uroj jetė, shėndet e punė  tė mbara me gjithė zemėr.”

         Nga njė letėr e Martin Camajt Mustafa Krujės mė 15 mars 1957[10]

 

         “ Instituti posa ka pasė fillue punėn: u mblodh mbrenda nji kohe tė shkurtėn nji mori kangėsh e prrallash, qė mė duket i kanė hjedhė tė gjitha nė kosh. Kur ishte tue u organizue, ka ra shpesh dhe biseda mbi ju. Kryetarit Elhami Nimanit i kam folė shpesh pėr ju. “Sa tė fillojmė botimin e anualit” mė pat thanė “do tė ta grishim tė marri pjesė.” Edhe ndėr komunista kosovarė keni njė simpati shum tė madhe, pse kėta (shumica) para sė gjithash janė shqiptarė. Por Instituti nė fjalė, nė tė vėrtetėn mbaroi edhe pėr mend tė shqiptarėve e, mbasi nga fillimi prej shumkuj nė Beograd nuk qe pa me sy tė mirė, gjetėn shkaqe me e mbyllė, aq ma tepėr kur u dinte nga tė gjithė[11]

         Pohimet e Martin Camajt, qė ka jetuar gjatė nė Jugosllavi, nė ambientet akademike kosovare, janė njė dėshmi e fuqishme e faktit qė figura e Mustafa Krujės ėshtė parė e gjykuar nė dritėn e saj tė vėrtetė nga Kosova nė tė gjitha nivelet, madje edhe nga komunistėt, ndėrsa regjimi shqiptar dhe historiografia e tij e kanė nxirė pėrtej tė gjitha caqeve tė etikės politike dhe jashtė ēdo norme tė objektivitetit shkencor.

         Ja sepse lidhja e tij shpirtėrore  me Kosovėn mbeti deri nė fund tė jetės e pacėnuar, ja sepse mund tė flasim pėr njė ēift tė pėrjetshėm, sepse emri i tij vazhdon tė kujtohet me dashuri nga qytetarėt e saj, sot tė lirė nė trojet e tyre, ashtu siē ėndėrroi Mustafa Kruja. Atė emėr e mbajnė sot rrugėt e qyteteve tė Kosovės sė lirė, ashtu sikurse e mban edhe sheshi kryesor i qytetit tė tij tė lindjes, si pėr tė na kujtuar njė tė vėrtetė tė madhe : historia vonon por nuk harron.

 

 

         Korrik 2014                                                               

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



[1] Mustafa Kruja  “Kujtime vogjlije e rinije ”

[2] “Kuvend letrash me miqtė” Vėllimi IV  Omsca 1  Faqe 586

[3] “Kuvend letrash me miqtė” Vėllimi II  Omsca 1 Faqe 405

[4] Eugjen Merlika : “Mustafa Kruja nė historinė shqiptare” Omsca 1 faqe 302

[5] Eugjen Merlika : “Mustafa Kruja nė historinė shqiptare”  Omsca 1 Faqe 334

[6] “Kuvend letrash me miqtė” Vėllimi IV  Faqe 315, 316, 318

[7] “Kuvend letrash me miqtė” Vėllimi II  Faqe 428 - 429

[8] “Kuvend letrash me miqtė” Vėllimi III Faqe 405, 407, 409

[9] “Kuvend letrash me miqtė” Vėllimi II  Faqe 304

[10] Po aty  Faqe 307

[11] Po aty Faqe 317




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."