Thursday, 23 October 2014






Shkrimtari, Leteria dhe  Populli Shqiptar

(rasti KADARE dhe i te gjithe mendimit letrar shqiptar)

 

 

Genc K. Hoti

 

Permbajtja

 

–Njohja me problemin

 

1 – Kush eshte Populli Shqiptar? Cila eshte shkalla e zhvillimit te tij social ne lidhje me idete letrare?

 

2 – Cfare eshte letersia? Kush e shpiku letersine ne Historine e Njerezimit?

     Cila eshte permasa e letersise shqiptare?

 

3 – Cfare perfaqesojne shkrimtaret ne Historine e Njerezimit dhe te  Mendimit letrar?

 

4 – Cfare perfaqeson Ismail Kadare ne mendimin letrar shqiptar?

a-Cfare perfaqeson historia e Popullit Shqiptar ne jeten e Kadarese dhe te ambientit ku ai ka lindur dhe jetuar, te pakten sipas shekullit te XX-te, per te percaktuar magmen e mevonshme te vullkanit Kadare?

b-Cfare perfaqeson teoria dhe praktika e letersise shqiptare ne jeten e Popullit Shqiptar, te pakten pergjate shekullit te XX-te dhe si ka ndikuar kjo letersi ne ndergjegjen e individit Kadare? Cili eshte raporti i mendimit letrar boteror me mendimin letrar shqiptar nga pikepamja praktike?

c-Cfare perfaqeson shkrimtari ne raport me letersine dhe jeten e nje Kombi?

Cili eshte raporti i rastit shqiptar me formen klasike? Cili eshte raporti midis ketij rasti dhe shkrimtarit Kadare?

 

5 –Permbajtja e vepres se shkrimtarit Kadare

  Analiza kohore e veprave te Kadarese

  Perputhja e tyre me politiken

  Kritika kunder – pro vepres se Kadarese

  Perfundime mbi vepren e shkrimtarit Kadare

 

6 – Figura e pretenduar si poliedrike e shqiptarit Kadare

   Shkrimtar

   Filozof

   Analist

   Politikan

   Gazetar 

 

– Perfundime          

 

   ________________________________________________        

 

 

Njohja me problemin

 

Pa dyshim qe eshte rasti me ekstrem ne Shqiperi, ku nga nje prapambetje sociale te theksuar te linde nje talent i rralle pa ndihmen e drejtperdrejte te Evropes me nje profesion qe nuk lidhet pikerisht me shkallen e zhvillimit social te shqiptareve (ky fakt sherben si argument qe mund te merret si shembull mbi karakterin rastesor te individit dhe ndikimin qe shoqeria realizon mbi kete individ e anasjelltas; – kete mundohen te shpikin sot shqiptaret ne menyre antihistorike duke tentuar t’i ndryshojne kahun). Kjo eshte e barabarte me ekzistencen e drites ne mes te erresires pa krijuar konflikt (kjo eshte pika ku mund te argumentohet se te kundertat jane ne harmoni dhe jo ne konflikt) duke treguar qe rastesia eshte mbreti i botes imagjinare (raporti Kohor-Hapsinor nuk e pranon ne asnje rast rastesine si mbret te botes reale, - për të rastesia nuk ekziston). Ne kete menyre kjo lloj analize nuk vlen per asnje shkrimtar tjeter te cfaredo epoke qofte, pasi nuk perputh qellimin, gjendjen shoqerore dhe pasionin individual (per pasionin kolektiv dhe qellimin e tij as qe behet fjale).

Aresyeja e fillimit te ketij punimi ka qene shume e hershme, atehere kur diskutohej (1964-1970) dhe diskutonim (1982-1985) ne rrethin familjar, mbi krijmtarine letrare ne Shqiperi dhe emri i Kadarese vecohej me gjysem zeri nga shkrimtaret e realizmit socialist te kahershem kur krahasohej me shkrimtaret e para 45-ses. Por aresyeja e publikimit (2014) u be deklarata  imponuese e vete Kadarese mbi mohimin e lidhjes se moralit shqiptar me figuren e shkrimtarit te persekutuar Kasem Trebeshina (i cili tashme eshte 88 vjec dhe ne pamundesi per t’u “perleshur” me gjigandin Kadare) dhe letra e 20 intelektualeve shqiptare te epokes enveriste drejtuar kryeministrit Rama mbi nëpërkëmbjen e Gjuhes Shqipe, sipas tyre, nga ana e anetareve te grupit nderakademik. Por qofte deklarata e Kadarese, qofte letra e 20 intelektualeve enveriste kishin nje lidhje te drejtperdrejte me artikullin tim mbi Kongresin e Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe te vitit 1972 (per kete shih artikullin: “Cfare perfaqeson Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i vitit 1972?”, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) pasi kisha guxuar t’ja kushtoja, midis te tjereve, edhe shkrimtarit Kasem Trebeshina (burgosjen e tij dhe detyrimin per te mos shkruar dhe folur e kam konsideruar nje akt moral antienverist dhe shprehje te atdhedashurise se shkrimtarit Trebeshina te ndryshem nga shkrimtari Kadare, pamvaresisht nga thashethemet keqdashese ne adrese te tij dhe pamvaresisht se kush mund te ishte ai ne realitet, pasi  akuzat dhe burgosja e tij nuk jane nje rotacion hakmarres politik dhe as deshire e shkrimtarit i cfaredo lloj kalibri qe te jete; nga ana tjeter une nuk e njoh Trebeshinen ne asnje permase) si dhe kisha shpalosur idene qe toskerishtja ishte nje nendialekt i Gjuhes Shqipe - (ndarja e Gjuhes Shqipe ne dy dialekte kryesore eshte nje mashtrim politik me pretendime shkencore i realizuar mbi 200 vjet me pare per te ndersyer popullaten shqipfolese kundra shpetimtarit te vet biologjik) pasi ne realitet Gjuha Shqipe deri me 1945 kishte vetem nje dialekt: gegerishten, qe perbente thelbin historik te Gjuhes Shqipe, dhe 9 nendialekte: dy ne Veri, dy ne Shqiperi te Mesme e pese ne Jug cka tregon qe uniteti i Popullit Shqiptar eshte me probleme te medha historike, rezultat ky i diferencimit cilesor te botes se relacioneve te krahinave shqipfolese me boten e perparuar dhe perbashkimi tyre eshte bere ne saje te faljes se krimineleve ekstreme te padenuar nga Drejtesia dhe Historia, qe nuk eshte veshtire te shperbehet vetem me nje dekret evropian; - realisht drejt kesaj po shkohet; -  dhe nuk kishte pasur asnje ndikim te drejtperdrejte mbi te. A ishte e qellimshme apo kontaktoheshin rastesisht - (ne internet u ripublikua me shpejtesi nje interviste e dhene nga shkrimtari Kadare gazetares Mimoza Cika ne Dojce Vele ne maj 2002 [diku tjeter thuhej se ishte e gazetarit Jozef Radi por me te njejten permbajtje] dhe, permbajtja e saj, ne gazeten “Java” qe botohet ne Prishtine, tregon qe artikulli mbi kongresin e drejteshkrimit  i kishte prishur gjumin dikujt dhe te 20 intelektualeve enveriste. Cfare lidhje kishte intervista e shkrimtari Kadare me keta te fundit? E vetmja perputhje ishte koha e ripublikimit dhe diskutimit ne masmediat shqiptare, qe e shpeshtuan ribotimin e intervistes se Kadarese per problemin e gegerishte, te goditur nga komunizmi enverist, dhe te luftes nacional-clirimtare duke e konsideruar te paren te pa qene dhe te dyten nje realitet ku martiret ishin pa faj per ate qe erdhi me pas [gazeta “Panoram”, dt 17-18 qeshor 2014]. Nuk e di a i ka seriozisht apo me shaka Kadareja keto pretendime [ndoshta i ka shpikur gazetari-?], por nje gje eshte e sigurte: ato qe jane shkruar per Gjuhen Shqipe dhe luften nacional-clirimtare pas 1945 jane nga fillimi deri ne fund vetem genjeshtra dhe mashtrime te paskrupullta qe jane lehtesisht te zbulueshme [mjafton te lexohet me vemendje, dmth me laps ne dore, nje liber i Enver Hoxhes: “Kur u hodhen themelet e Shqiperise se re”, Tirane 1984, dhe do te kuptohet qe e gjithe lufta e “lavdishme” nacional-clirimtare, sipas asaj qe kujtojme se e dime sakte te mesuar neper shkollat e detyrueshme, eshte fund e krye nje trillim]. A nuk tregon ky fakt mediatik qe Kadareja ka gisht dhe dore te drejtperdrejte ne kompleksin e mashtrimit dhe te genjeshtres enveriste?) - kjo per mua nuk paraqiste asnje interes konkret, pasi ne realitet problemi eshte shume-shume me i thelle se kjo deklarate dhe kjo leter, pasi fsheh me djallezi dhe urrejtje themelin historik te Gjuhes Shqipe dhe te Letersise se Popullit Shqiptar, por edhe aresyet perse ishte formuar Gjuha e Shqiptareve dhe Letersia e Gjuhes Shqipe sipas permasave te para 45-ses dhe pas saj (problemi i peshtjellimit te Gjuhes Shqipe pas 1945 nuk eshte thjeshte veper vetem e shqiptareve; tani marrim vesh qe me 1952 ne Prishtine qenka bere nje mbledhje ku politikanet serbo-malazes kishin nderhyre per t’i detyruar shqiptaret e Kosoves per te kthyer dialektin e tyre ne toskerishten e jugut te Shqiperise (gazeta “Standart”, 17 korrik 2014, e po te jete e vertete kjo, atehere rezulton qe i panjohuri dhe politika serbo-malazeze kane luftuar qe ne ate kohe qe shqiptaret te mos e njihnin historine e tyre dhe thelbin kombetar te ekzistences, gje te cilen vetem gegerishtja e shprehte me vertetesi dhe ne menyre cilesore; pikerisht kjo nuk thuhet kurre dhe e ka nje shkak perse fshihet me djallezi e urrejtje), problem ky krejt i panjohur per shqiptaret e epokes enveriste duke perfshire edhe Kadarene; ne realitet ky eshte nje problem boteror i pa zgjidhur akoma dhe eshte gjithmone aktual me kete lloj arsimimi qe kane shqiptaret e epokes postenveriste (per arsimimin perpara saj as qe duhet bere fjale pasi ka qene tipkisht nje arsimim antishqiptar). Pika nga fillon ky studim eshte i lidhur me postulatin: qofte Kadareja, qofshin 20 intelektualet enveriste, nuk kane, ne menyre absolute, asnje lidhje Historike me Gjuhen Shqipe dhe Letersine e Popullit Shqiptare, por ata kane lidhje te drejtperdrejte vetem me gjuhen dhe letersine enveriste pergjate epokes se diktatures te ketij te fundit (1943-1991)  dhe talenti Kadare (kur flasim per talent eshte nje dukuri qe e kane te gjithe njerezit, duke perfshire edhe kriminelin apo dembelin; ne kete rast talenti Kadare eshte tipik ne fushen e letrave) eshte i lidhur pikerisht me kete epoke. Ne kete menyre une e ndaj dinamiken e Gjuhes Shqipe ne dy etapa: ne gjuhe me taban historik, ku perfshihet vetem gegerishtja (1635-1945), dhe ne gjuhe me taban politik, ku perfshihet vetem nje nendialekt i Gjuhes Shqipe, toskerishtja (1945-2014), mbi c’baze eshte formuluar gjuha standarte shqiptare e sotme, per te cilen pretendohet se ka karakter birerie me etruskishten (te pakten keshtu pretendon Niko Stylos ne fjalorin e tij Etruskishte-Toskerishte) dhe rrjedhimisht pretendohet qe tosket e Laberise rrjedhin nga krahina e Toskanes (ky eshte thelbi teorik i te Marreve te Madheshtise Shqiptare kur nisen e teorizojne mbi lidhjet e mundeshme te gjuhes shqipe me pellazgjishten mitologjike); ne te vertete ne parim tosket e sotem jane mirditoret dhe shkodranet e para 500 vjeteve, kur mirditoret e sotem jane kosovaret e para 500 vjeteve (te pakten ekzistenca e fshatrave Babice dhe Tre Vllazen ne krahinen e Laberise dhe e Kanunit te Lek Dukagjinit ne Mirdite, si dhe Kanuni i Laberise, e argumentojne bindshem kete fakt historik). Ne kete menyre kriminelet e djeshem, qe u fshehen pas enverizmit komunist, rezultojne hipotekisht te jene bijte e pjeses me te zhvilluar te Italise evropiane dhe nuk kane lidhje me shqiptaret e sotem. Ne kete rast fantashkenca ka fituar permasa te reja dhe kuptimplote me drejtim politik, por dhe menyra se si gjarprinjte dhe kriminelet kerkojne te fshehin gjurmet.

 

Por ka edhe nje aresye tjeter perse u detyrova te ripunoj per se dyti nje studim mbi kete teme te shkrojtur para 30 vjeteve dhe ripunuar para 20 vjeteve. Te pakten kete arsye e kam lidhur me nje zbulim te realizuar pas 1991-shit, kur konstatova se madheshtia e intelektualeve shqiptare te sotem ishte artificiale dhe e lidhur me nje paraardhje qe nuk ekzistonte ne asnje permase. Interesant eshte fakti qe intelektuali komunist ishte pikerisht nga vendi ku kishte lulezuar nje inteligjence otomane me prejardhje te dyshimte shqiptare (vellezerit Frasheri, Hasan Tahsini, etj, por qe nuk perjashtoj mundesine te kene prejardhje gjenetike nga vendet islame); nga vendi ku kishte ekzistuar nje ortodoksi thellesisht antishqiptare, por e shkrire brenda vendit te shqipeve, qe dikur kishin dashur te themelonin nje shtet brenda shtetit te Ismail Qemalit (ortodoksia vllehe); nga vendi ku kishin lindur dhe rritur udheheqesit komuniste te epokes enveriste (zona e I-re Operative) dhe befas elementi inteligjent i epokes parakomunist, qe konsiderohej si armik i komunizmit enverist, rezultoi nga po ato krahina nga ishte huazuar madheshtia komuniste dhe e gjitha kjo me nenkuptimin qe e sotmja historike shqiptare e kishte burimin tek kjo inteligjence dhe intelektualet komunisto-enveriste ishin te lidhur me te kaluaren historike shqiptare sipas tyre. Propagande e sotme postenveriste po i meshon me sforce te madhe ketij fakti ireal, pa na treguar ne asnje rast se cfare i kane dhene Popullit Shqiptar dhe Shqiperise aventurieret e shkolluar ne Stamboll apo Bukuresht. A ishte e rastit, apo nje vazhdim i mashtrimit historik kjo do te dale kur te zberthejme pikerisht ekuacionin trepermasor: shkrimtari – letersia – Populli Shqipar nga ku do te rrjedhe edhe personaliteti Kadare, per te cilin nuk eshte lene gje pa thene deri me 1997 dhe pas ketij viti ka filluar fushata e rihabilitimit formal te figures se tij. Rihabilitimi i figures se Kadarese dhe shpikja e figures se rilindasve shqiptare, sipas asaj qe njohin shqiptaret e epokes komuniste, perben njesine matese te mashtrimit shumepermasor te aplikuar ne Shqiperi pas 1945. Nga kjo gjendje sociale lind pyetja: cila eshte permasa e shkrimtarit Ismail Kadare ne kete proces keqinformimi dhe keqarsimimi politik, pasi bindja ime eshte       qe persekutimi i Kadarese ishte ireal, dmth i pavertete? Ai u shpik per aresyen e mevonshme politike, alibi e cila u perforcua me largimi e tij nga Shqiperia ne vjeshte te 1990-es.

Qe te mundesh ta zbardhesh kete teme sa me sakte duhen percaktuar me perpara parametrat hapsinore te Shkrimtarit, Letersise, Popullit Shqiptar dhe individit qe rrjedh nga ky popull, pamvaresisht nga profesioni.

E konsideroj nje fat te madh qe kam pasur mundesi te lexoj veprat e filozofeve, shkrimtareve dhe gazetareve shqiptare te para 45-ses, por e konsideroj nje privilegj te jashtezakonshem qe kam pasur mundesi te lexoj veprat e kahershme te Klerikeve Katolike Shqiptare (vepra e Tyre prek nje gjatesi kohore per mbi 550 vjet, me intensitet maksimal pergjate dy shekujve te fundit, kohe gjate se ciles u formua politikisht edhe ndergjegjja kombetare e Populli Shqiptar) dhe e gjitha kjo fale mesimeve te gjyshit tim nga nena, mesuesit gjysem shekullor te Shkodres, Kole Laca (kete privilegj e kane pasur vetem familjet e vjetra qytetare shqiptare, ane e kend vendit, qe nuk e dogjen dhe dorezuar HISTORINE e Popullit Shqiptare ne arshivat e Sigurimit te Shtetit, por e ruajten me nje fanatizem ekstrem dhe e nxoren ne drite pas 1991, duke treguar trimeri dhe atdhedashuri te pakufishme; te pakten rasti i familjes te Av. Dr. Vasil K. Dilo nga Labova e Zhabes e perligj kete fakt. Mund te jete edhe kjo aresyeja perse familjet e vjetra qytetare shqiptare urrehen nga produkti enverist dhe postenverist shqiptar; fakti qe pronat nuk i kthehen kesaj kategorie shqiptaresh, por cdo gje po pervetesohet nga politikanet e perligj ekzistencen e kesaj urrejtje). Me detyronte te mesoja permendesh poezine e Pader Gjergj Fishtes mbi Gjuhen Shqipe dhe romancen e Imzot Vincenc Prennushit “Gruaja Shqiptare” (sado qe kam shfletuar, lexuar dhe studiuar [kam parasysh autoret franceze, angleze gjermane, spanjolle, latine, helene, amerikano-jugore, ruse, sovietike, etj, etj] ne asnje veper boterore te perkthyer shqip nuk kam hasur shprehje me te bukur per gruan e nje populli. Cdo poezi shqiptare eshte zero perpara romances se Imzot Prennushit per Gruan Shqiptar, pamvaresisht nga permbajtja. Po! Vetem kjo romance poetike eshte poezia me e bukur ne te gjithe letersine shqiptare te te gjithe koherave cfaredo lloj metode krahasimi qe te perdorim. Vetem me romancen e Imzot Vinçenc Prennushit “Gruaja Shqiptare” letersia shqiptare eshte futur ne dyert e Letersise Boterore, pa te cilen eshte e paperfillshme. Ne realitet propaganda enveriste per te ngritur lart figuren letrare te Kadarese ka lene ne  heshtje me qellim te gjithe literaturen historike shqiptare dhe shqiptaret e sotem kujtojne se gjitheshka letrare ka filluar pas 1945. A nuk te revolton kjo gjendje?).

Me thene te drejten per moshen qe kisha poezite nuk me pelqenin dhe preferoja te lexoja perrallat e Mitrush Kutelit, Epiken Historike dhe Legjendare te Popullit Shqiptar, romanet per femije te Zhyl Vernit dhe librat me aventura. Por dy libra, prinderit tane (flas ne numrin shumes, pasi kete e kane bere te gjithe tezet e mia, qe ishin qe te gjitha arsimtare, dhe bashkeshortet e tyre, por edhe daja im), na detyronin t’i lexonim dhe t’i perserisnim here pas here: “Zemra” te Edmond de Amicis dhe “Pinoku” te Karlo Kolodit (realisht, ne tendence, une dhe te gjithe niperit dhe mbesat e Kole Laces jemi edukuar ne moshen e femijerise sipas permbajtjes se ketyre dy librave, pamvaresisht nga pasoja). Tentonin here pas here te me detyronin per te lexuar “Lahuten e Malcis”, BIBLEN e shqiptareve, te Pader Gjergjit, por ishte e pamundur (qofte gjyshi im, nxenesi dhe miku i te vetmin Poet  Kombetar qe ka pasur dhe ka Shqiptari {ne kete rast dua t’i kujtoj akademikut Kristo Frasheri qe qenia kombetar i nje poeti nuk varet nga deshirat politike te individeve, por nga gjurma qe poeti le ne ndergjegjen e Kombit te vet dhe si e mobilizon permbajtja e vargut poetik kete ndergjegje drejt Pavaresise Kombetare; do te ishte mire te shihej e gjithe vepra e poeteve shqiptare nder vite me kete fryme}, e qofte im ate e mbanin gjithe kohen tek koka deri diten qe nderuan jete me 1970 dhe 1990). Ne ate kohe veprat me karakter filozofik dhe historik nuk me pelqenin, por preferoja te lexoja me endje jete njerezish te shquar ne fushat e letersise dhe shkences.

Pas 1973 libri u be shok jete dhe biblioteka qellimi i jetes sime (kisha trasheguar nga stergjyshi, gjyshi dhe babai im nje thesar te vertete librash, enciklopedish, gazetash, revistash te periudhes 1890 – 1945), vlera e te cilave ishte dhe eshte e pallogaritshme ne raport me ato qe jane shkruar pas 1945. Veprimtaria gjeofizike ne malet e Shqiperise ishte jeta ime e perditshme ku mesova mbi realitetin historik dhe ate te perjetuar shqiptar. Une jam nga ata pak (ndoshta me pak se gishtat e dores) shqiptare qe e kane shetitur dhe studiuar Shqiperine qytet me qytet, fshat me fshat dhe shtepi me shtepi nga viti 1973 deri me sot (plot 41 vjet). Kam udhetuar, shetitur dhe studiuar te gjithe brezin kufitar tokesor dhe detar, duke perfshire edhe ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit; kam shetitur dhe punuar ne te gjithe  miniera e vendit; kam hypur ne te gjitha majat e maleve te Shqiperise dhe ne te gjitha vendet turistike te vendit; kam fjetur, ushqyer dhe jetuar ne te gjitha pyjet dhe lumenjte e Shqiperise; kam fjetur, ushqyer dhe jetuar ne te gjitha rruget nacionale qe lidhin qytetet e Shqiperise midis tyre; jam futur dhe kam punuar ne nje shumice shpellash ane e kend Shqiperise duke filluar nga shpella e Çeremit ne Tropoje, shpella e Arushes ne rrugen Kir-Pog ne Dukagjin, shpella e Karmes ne veri dhe buze liqenit te Vaut te Dejes, shpella pa emer ne kanionin e Langerices, shpella e Haxhi Alise ne Karaburun, shpella e Pirateve ne Dhermi, shpella e Abas Kupit prapa malit te Skenderbeut, shpella e Pirro Goshit ne Skrapar, shpella e Zeze ne Pellumbas afer Tiranes, shpella e Çidhnes, shpellat e Prespes se Vogel e deri tek shpella e Gadimes ne Kosove; kam pasur rast te jetoj e punoj edhe ne mes te naftetareve ne Cakran me rastin e mbylljes se fontanes ne pusin C-12 (27 gusht – 03 tetor 1977, kam te ruajtur nje ditar per kete ngjarje); kam shetitur ne te gjitha vendet ku pergjate nje viti e pak muaj u formuan brigadat e komunizmit enverist dhe u ndertuan varrezat e deshmoreve te luftes se vitit 1943 – 1945 per te zbuluar se sa eshte numuri real i partizaneve komuniste dhe numuri i deshmoreve te tille te rene ne luften civile te vitit 1943-1948; kam bere me kembe te gjithe rrugen qe beri me 1945 kollona fatkeqe prej 12.000 vetesh me shqiptaret e Kosoves ne territorin e Shqiperise nga Morina e Kukesit, neper Fushe Arrez – Puke – Gomsiqe – Vau Dejes – Stajk – Ure e Bunes  deri ne Murriqan te Shkodres per te cilen u shpik pjesmarrja ne Masakren e Tivarit (me hollesisht per kete teme shih: “Cfare fsheh Masakra e Tivarit” te publikuar ne internet ne adresat albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) per te zbuluar ate qe fshihej pas kesaj te fundit; kam bere ne kembe te gjithe rrugen e pretenduar nga brigadat partizane kur u kthyen nga  Kosova ne Shqiperi me 1945-46 (Hani e Elezit – Tetove – Shkup – Gostivar – Kercove – Struge – Oher – Manastiri i Shen Naumit – Voloreke – Pogradec, apo Struge – Qafe Thane) dhe rrugen reale te tyre (nga Hani i Elezit ne Diber te Madhe – Shupenz – Klenje – Strebleve – Librazhd) per te zbuluar te verteten e rruges se brigadave partizane shqiptare ne Kosove me 1944-1945; kam bere ne kembe te gjithe rrugen qe beri ceta e kater komunistave shkodrane (ata u bene pese ne burgun e Lezhes dy dite para se t’i vrisnin) nga Miloti – Rubik – Vele – Qafe e Kingjit – Kallmet – Kalivac deri ne vendin e masakrimit ne afersi te Vigut per te zbuluar te verteten e vrasjes se tyre; kam shetitur ne shume vende historike te lidhur me shqiptaret duke perfshire edhe Kosoven e Maqedonine (1999 – 2014), –  kam pare vendbetejat e Qafes se Agrit, Kolosjanit, Leqeve te Hotit, Grykave te Vermoshit,  Lugines se Kirit, Kacanikut, Grykave te Cerneleves, Fushe Kosoves dhe luftes se Shkupit duke admiruar permasen dhe madheshtine e luftes se nje populli te tere per liri e pavaresi sociale, krejt te ndryshme nga ajo qe ishte propaganduar prej 50 vjetesh; kam vizituar pothuajse te gjitha vendet ne Veri te Shqiperise ku komunistet e Enver Hoxhes kryen masakra kundra Popullit Shqiptar pergjate luftes civle 1943-1948 duke filluar nga Fush-Aliaj, Sllove, Kala e Dodes, Buzemadhe, Kolosjan, Dukagjin,  Malci e Madhe.

Pata fatin te marr nje makine shkrimi Oliveti te perkthyesit te mirenjohur Sami Leka (1982),  qe kishte nderruar jete ne ate kohe, dhe ne kete menyre hidhja ne leter shenimet e mia ane e kend Shqiperise. Sipas kesaj menyre jetese ndesha vepren e Kadarese, krejt ndryshe nga letersia bashkekohore qe na shoqeronte qe nga dita e lindjes. Me thene te drejten ajo vecohej ne cilesi ne menyre te padiskutueshme ne raport me bashkekohesit e tjere te kesaj fushe (per mendimin tim i afrohet shkrimtari Skender Drini). Vetem dua te theksoj qe vleresimi i permbajtjes (ne cdo veper letrare une vleresoj qofte permbajtjen, qofte dhe stilin e te shkruajturit e ketu shkrimtari Kadare hante buke vec) te vepres se Kadarese eshte maksimal kur analizohet ne raport vetem me produktin intelektual te epokes se diktatures dhe jo me tej. E gjitha kjo per aresyen me te thjeshte fare: u shkruan per qellime krejt te ndryshme politike. Kjo ka vlera edhe kur vjen puna per te analizuar politiken e epokes enveriste ne raport me te kaluaren nderkombetare. Per sa kohe qe e analizojme ne kete kuader ajo nuk ben perjashtim: ka “perseritur” ne miniature pike per pike te gjitha krimet e Njerezimit per 45 vjet dhe perparimin shoqeror te shqiptareve nder shekuj  pa ja kuptuar pasojen ne asnje permase. Por kur krahasohet me te sotmen dhe filozofine e pretenduar si marksizem gjerat permbysen dhe rezulton qe epoka enveriste eshte epoka me gjakatare ne historine e Popullit Shqiptar dhe epoka me antishqiptare ne historine e tij. Duke marre per baze postulatin marksist mbi percaktimin e ndergjegjes nga qenia shoqerore rezulton qe nje pjese e madhe (duhet thene pjesa me e madhe) e substances propagandistike mbi figuren e Kadarese te mos perputhet me kete ndergjegje; sipas kesaj propagande “Kadareja eshte shkrimtari  me i madh shqiptar i te gjithe koherave” (deklarata e nje pronari shtepie botuese emrin e te cilit me thene te drejten nuk e mbaj mend, mund te kete qene i shtepise botuese “Onufri”, Bujar Hudhri – i cili, te jeni te sigurte, as qe e di se cfare do te thote shkrimtar i madh, cfare do te thote shqiptar dhe cfare do te thote kohe; Ndricim Kulla, “Ylli i shkrimtarit”, f. 29) ose “Kadareja eshte pasuri kombetare” (gazetari Mero Baze ne artikullin: “Ai eshte kthyer ne apartamentin e tij ne Tirane”, shkruar nga gazeta “Tema” – 03 maj 2014). Ne kete rast duhet qe autoret e mesiperm te reflektojne dijet e tyre mbi letersine shqiptare te te gjithe koherave (qe si zor ta disponojne, le me ta kene studiuar), duhet te reflektojne kulturen e tyre te gjithanshme mbi teorine e letersise (gje e cila vazhdon te jete krejt formale ne nivel boteror), duhet te reflektojne botekuptimin e tyre filozofik materialist (ne Shqiperi materializmi filozofik nuk njihet ne asnje permase) mbi kohen, mallin, pasurine dhe kombin. E thene me hapur duhet te jesh pak me i madh se njeriu per te cilin thuren levdadat me keto epitete (me kete veprim perfaqesuesit e klases intelektuale shqiptare te epokes postenveriste (pas 1991-shit) mbrojne vetveten per aresyet e tyre). Kjo gje nuk mund te thuhet per kritiken letrare; kritiku letrar mund te jete shume – shume me pak i lavdishem, shume – shume me pak i pergatitur se objekti i vet (kjo eshte e lidhur me permbajtjen e ideve letrare ne raport me dijen njerezore). Por ka edhe deklarata brenda suazes te rendit social ne te cilen jetonte Shqiperia komuniste: “Poet dhe prozator, nje nga perfaqesuesit me te shquar te letersise shqiptare te realizmit socialist” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985), por te ndryshuar ne fjalorin e ri brenda nje propagande me realiste: “Shkrimtar, publicist, eseist, anetar i A.SH.SH. I.K. eshte personalitet qendror i kultures shqiptare ne gjysmen e dyte te shek. XX, protagonist i zhvillimeve me te perparuara ne letersine shqipe gjate kesaj periudhe” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 2008); apo “Kadareja ishte nje nder shkrimtaret me te talentuar shqiptare gjate komunizmit” (Enis Sulstarova, Arratisje nga Lindja, f. 130); ose studiuesi Shaban Sinani do te shkruante: “Problemi i ekzistences se nje letersie desidente ne Shqiperi eshte nje problem i hapur, por ne asnje rast nuk mund te gjeje zgjidhje pa marre ne vleresim shkrimtarin I. Kadare.” (“Letersia ne totalitarizem dhe “Dossier K””, f.39). Megjitheate pati njerez te artit qe e konsideruan shkrimtarin Kadare me afer realitetit shqiptar. Me pelqeu perkufizimi i dhene ne albumin “Jeta permes objektivit” (Tirane 2013) te fotoreporterit, Mjeshtrit te Madh, Artistit te Merituar Petrit Kumi per shkrimtarin Kadare, sipas te cilit e konsideron nje shkrimtar te madh te letersise moderne shqiptare (f. 245).

Atehere cfare ka ndodhur dhe cila eshte permasa e kesaj ngjarje dhe e ketij personaliteti shqiptar te gjysmes se dyte te shek. te XX-te?

E konsideroj privilegj dhe nje ndihmese te pacmuar lenien ne doren time te vepres gjitheperfshirese te avokatit, filozofit, studiuesit, gazetarit, shkrimtarit dhe Intelektualit nga Labova e Zhabes Vasil Kostandin Dilo (1868-1958) nga ana e te birit me 1992 dhe 1997, Av. Koco Dilos, permasat e se ciles kane plotesuar njohurite e mia mbi ate pjese te Shqiperise (krahina e Gjinokastres) dhe mbi ata njerez ku nuk shtrihej veprimtaria e Klerikeve Katolike Shqiptare nder shekuj, perputhja morale e te cilave jo vetem qe me ka habitur, por me dha nje shtyse drejt perfundimit te studimeve te lena per gjysem. Vepra e Av. Dr. Vasil Dilo-s e plotesonte figuren e Kadarese duke u nisur nga e djeshmja e afert, atehere kur Kadareja nuk kishte lindur akoma. Dhe sot pas mbi 108 vjeteve them se avokati i ka plotesisht te sakta perfundimet e tij mbi karakterin social te popullates jugshqiptare. Pa ndroje mund te deklaroj, meqenese jam i vetmi qe i kam lexuar, se vepra e Av. Dr. Vasil Kostandin Dilo-s eshte nje kryeveper e vertete e mendimit filozofik, historik dhe analitik shqiptar e te gjithe koherave te ekzistences se shtetit te shqiptareve dhe e vetmja veper qe mund t’i rri per krah kryevepres se mendimit intelektual shqiptar te te gjithe koherave te ekzistences se emrit shqiptar te shkruar nga Kleriket Katolike Shqiptar. Kjo eshte vepra reale dhe pika e referimit ku duhet mbeshtetur per te analizuar ate qe ka ndodhur ne Shqiperi nga viti 1906 deri me 1925, sidomos ne pjesen jugore te saj, duke u nisur nga bota e brendeshme e shqiptareve. Dua te theksoj qe edukata, kultura, morali nder shqiptare eshte gjithkund e barabarte (nuk ka asnje rendesi se prej nga e kishin prejardhjen) me kusht qe bartesit e tyre te kene qene qytetare te mirefillte, te pakten prej tre brezash duke pasur si pike referimi vitin 1945, kohe pas te ciles u permbysen parimet kombetare shqiptare, dhe te kishin pasur lidhje me kulturen evropiane, por te mos kishin pasur lidhje me komunizmin enverist (ky eshte kushti vendimtar i qenies se shqiptareve te sotem njerez me moral evropian). Nga permasa e lidhjeve me Evropen mund te percaktojme dhe shkallen e civilizmit te krahinave te sotme shqiptare, gjendje e cila nuk eshte akoma e barabarte. Shqiptaret edhe sot e kane te pamundur te futen ne dyert e civilizimit evropiane pa ndihmen e kultures evropiane. Vepra e Av. Dr. Vasil K. Dilos eshte ne kontrapjete te plote me te gjithe studimet, veprat dhe shkrimet e epokes komuniste te marra se bashku dhe vetem per kete aresye vlerat e saj jane te pakrahasueshme me ato qe jane shkruar, sidomos, pas 1945-ses. Ajo eshte nje pergenjeshtrim i plote i te gjithe asaj qe eshte shkruar per historine e zhvillimit te Shqiperise per periudhen 1906-1944 nga ana e studiuesve te epokes komuniste, por edhe me perpara (tjetersimi i historise se Popullit Shqiptar e ka zanafillen qe ne epoken mbreterore ku u munduan qe ne ate kohe te fshihnin turpin e tradhetise ndaj Shqiperise dhe krimet e kryera per hesape jashte shqiptare nga ana e nje shtrese intelektualesh te asaj kohe me formim te dyshimte ne drejtim te atdhedashurise duke qene kundra personalitetit Ahmet Zogu, te vetmit Mbret te shqiptareve.

Ajo qe tronditi botekuptimin tim dhe qe me detyroi te perseris gjitheshka te lexuar deri ne ate kohe ne fushen e filozofise (1981) ishte nje pembledhje letrash te K. Marksit dhe F. Engelsit, sidomos letra e F. Engelsit drejtuar F. Meringut (14 korrik 1893), ku fare hapur thuhej se autoret e marksizmit nuk ishin marre me studimin e menyres se lindjes se ideve te ndryshme fetare, artistike, shkencore, letrare, politike, juridike, etj, etj, dhe nga kjo mangesi do te kishte spekullime me vepren e tyre. Perfundimi i studimeve filozofike mbi materializmin me detyroi ne ate kohe t’i hyja nje pune qe nuk ka perfunduar akoma, por qe ne themel te saj kishte zbulimin e menyres se si lindin idete fetare, letrare, politike, juridike e shkencore (ky eshte kendveshtrimi i vepres se Kadarese ne kete studim). Zbulimi i menyres se lindjes se ideve fetare dhe atyre politike tregonte qe teoria ekonomike e Karl Marksit jo vetem qe nuk ishte e plote, por ajo mbi te gjitha ishte pergjithesuar duke u nisur nga bota britanike, qe duhej konsiderohej si nje rast i paperseritshem. I gjithe formulimi mbi rendet shoqerore ishte empirik dhe tej mases larg realitetit te perjetuar (ajo nuk permbante ndryshimin e njeriut prej njeriut [ky eshte thelbi i ekzistences se Races Njerezore ne Toke] dhe, rrjedhimisht, nuk kishte se si mund te shpjegonte te tashmen). Rasti shqiptar, kur analizohej, e permbyste te gjithe rastin britanik duke treguar qe metoda marksiste kishte nevoje per nje operacion te vogel qe te pergjithesohej. Gjetja e kontinumit kohor-hapsinor nje madhesi konstante te barabarte me nje (1) dhe rrjedhimeve qe lindin nga ky rast tregonte qe teoria marksiste ishte nje teori me tendence drejt materializmit filozofik pa e arritur ate dot ate ne finishin shpjegues, duke treguar qe themelet e materializmit helen (me qene se mbeshtetej ne te) ishin me teper nje intuite filozofike se sa nje realitet dhe rrjedhimisht nuk duhet marre per baze ne planin progresiv. Ishte e pamundur te lidhej materializmi helen me materializmin e shek. te XIX-te. Dyshimet mbi teorine marksiste u thelluan edhe me shume kur u botuan pikepamjet dhe mendimet e Albert Ajnshtajnit ku thuhej fare hapur mbi pasaktesine e formules e=mc2 (f. 224 e librit), prezenca e se ciles conte ne ekzistencen e kontinumit Kohor-Hapsinor = 1 sipas menyres fizike. Arrita ne perfundimin qe shume fenomene natyrore nuk mund te kuptohen pa boten e Njeriut dhe ishte kjo e fundit qe mund te argumentonte te panjohuren e hiperbolizuar. Keshtu kishte ndodhur me dialektiken hegeliane, e cila nuk ishte permbysur nga Marksi dhe as nuk ishte zgjeruar, sic pretendohet, por ajo kishte zbritur tre shkalle me poshte, pasi nuk mund te zbulohej dot pa boten e Njeriut dhe ketu qendronte thelbi i teorise hegeliane. Po ta vesh re me kujdes Marksi pretendoi qe dialektika hegeliane ishte thelbi i Natyres ne pergjithesi, por vete u muar me thelbin ekonomik te shoqerise angleze dhe per kete shfrytezoi dialektiken e Hegelit. Atehere ku qendron gabimi i Njeriut me te kulturuar te Njerezimit (intelektualet shqiptare qe merren me kete fushe arsimore jane pak budallenj ne subkoshiencen e tyre)? Po keshtu kishte ndodhur me “Paradoksin e Kohes” te formuluar nga Albert Ajnshtajni, i cili ne ate menyre te formuluar permbyste vete fizikantin, kur lehtesisht bota njerezore e permbyste ate forme perfytyrimi dhe paradoksi i kohes (i binjakeve) rezultonte te ishte thelbi real i zhvillimit te Shoqerise Njerezore ne Toke. Formulimi i ri i fenomenit, duke marre per baze boten njerezore, conte ne perfundime krejt te tjera, te reja dhe me shume rendesi per zhvillimin e Shoqerise Njerezore. E thene me fjale me te kuptueshme arrita ne perfundimin qe materializmi filozofik nuk ekzistonte akoma dhe cfare thuhej ne emer te tij ishte nje mashtrim politik per hesape krejt te tjera nga ato te propaganduara (nuk po flas per zberthimin e termin “ideologji” apo per qenien e “fese” nga ana e autoreve te marksizmit, pasi ne kete rast do te dilte fare hapur qe komunistet shqiptare kot krenoheshin me figuren e Marksit; ata e kishin ate vetem si koperture per te fshehur padijen dhe poshtersine e tyre historike). Menyra se si propagandohej marksizmi i proletareve tregonte se ajo teori ishte krejtesisht e pavlefshme per popujt e prapambetur dhe per rastin shqiptar ajo duhej konsiderohej armike e tij. Pra kisha zbuluar qe marksizmi shqiptar nuk perputhej me teorine e Karl Marksit (ne realitet “marksizmi shqiptar” perputhej me “marksizmin bolshevik” prej nga ishte huazuar) dhe kjo do te kishte pasoja te jashtezakonshme negative ne ecurine politike te shtetit shqiptar pas 1991-shit, jo pse nuk zbatohej teoria e tij, por sepse e gjithe inteligjenca shqiptare pas 1945 ishte e pergatitur ne menyre te genjeshtert, me nje filozofi te genjeshtert dhe me nje politike antishqiptare. E thene me fjale te tjera e reja qe kishte sjelle ne mendimin filozofik boteror teoria e marksizmi nuk kishte asnje lidhje me klasat shoqerore dhe luften e tyre (lufta e klasave nuk ishte nje term marksist dhe ne kete drejtim marksizmi ishte deformuar dhe tjetersuar).

Botimet pas 1991 duhet te kene tronditur te gjithe mendimin filozofik, politik dhe specifik shqiptar te te gjitha fushave duke treguar qe i gjithe arsimimi shqiptar ishte krejt formal dhe pa asnje domethenie ne drejtim te pasojes progresive te mendimit intelektual. Vetem nje Kadare nuk mund te perligje progresin intelektual te epokes enveriste dhe eshte kjo aresyeja perse figura e Kadarese meriton nje vemendje me te ndryshme nga ato te paraparat, sepse sot kjo inteligjence e fsheh paaftesine dhe poshtersine e vet pas figures te zmadhuar dhe te tjetersuar te Kadarese nga vete ata. Por ndodhi edhe nje cudi tjeter: studiuesit shqiptare te te gjithe fushave, pas 1991, vrapuan te pergenjeshtronin te kaluaren, te reviziononin materializmin e tyre formal dhe te paraqiteshin perpara Popullit Shqiptar si te reformuar ne planin kulturor e filozofik duke vazhduar mashtrimin e Popullit Shqiptar me metoda me te sterholluara dhe moderne duke harruar nje fjale te urte qe thote: Nje njeri qe mundohet te mbuloje genjeshtrat e veta me genjeshtra te reja eshte i pandreqshem!

Titullmbajtesja e ketij studimi eshte ekuacioni stimulues i figures se Ismail Kadarese nga ana e propagandes postkomuniste duke u amplifikuar sa vjen e me shume dhe duke u paraqitur si kulmi me i deshiruar i inteligjences shqiptare, por jo e te gjithes: vetem te inteligjences te lidhur me komunizmin enverist. Po si eshte e verteta?

Ekuacioni: individ – veprimtari shoqerore – bashkesi njerezore nga pikepamja kohore nuk ka kuptim, ndersa nga pikepamja hapesinore behet i vlefshem vetem ne qofte se dime se cfare eshte individi, cfare perfaqeson veprimtaria shoqerore ne fjale dhe cfare permbledh bashkesia njerezore, ne kete rast Populli Shqiptar. E meqene se kerkush ne Shqiperi nuk di te flase se cfare eshte individi shqiptar, cfare eshte letersia shqiptare dhe cfare zhvillimi natyror disponon Populli Shqiptar duhet te merret me mend djallezia e propagandes postkomuniste, ne kete rast, dhe cfare fshihet pas saj, por edhe se cfare perfaqesojne autoret e ketyre deklaratave mbi figuren e Kadarese, por dhe cfare perfaqeson figura e kaluar dhe e tashme e Kadarese.

Perbashkimi i ketyre tre subjekteve (shkrimtari – letersia – kombi) ne vepren letrare te Kadarese nuk perben nje unitet reflektues historik dhe mesimdhenes dhe kjo perben defektin me te pare dhe lehtesisht konstatues te vepres se tij. Kjo gje kerkon medoemos nje pergjigje te pyetjes: me cfare syri duhet pare vepra e Kadarese? Atehere per t’ju pergjigjur sa me sakte dhe ne menyre zberthyese ketij trinomi duhet percaktuar me perpara (e gjitha kjo ne kuadrin e analizes se permbjatjes se personalitetit Kadare, - gje e parealizuar nga asnje kritik i vepres se tij):

a - Cfare perfaqeson historia e Popullit Shqiptar ne jeten e Kadarese, te pakten sipas shekullit te XX-te?

b - Cfare perfaqeson teoria dhe praktika e letersise shqiptare ne jeten e Popullit Shqiptar, te pakten pergjate shekullit te XX-te. Cili eshte raporti i mendimit letrar boteror me mendimin letrar shqiptar nga pikepamja praktike?

c - Cfare perfaqeson shkrimtari ne raport me letersine dhe jeten e nje Kombi? Cili eshte raporti i rastit shqiptar me formen klasike? Cili eshte raporti midis ketij rasti dhe Kadarese?

Kjo lloj filozofie dhe ky lloj zberthimi duhet konsideruar i vlefshem per cdo shqiptar qe merr guximin dhe shpalos programin elektoral kur kerkon te behet politikan dhe te udheheqe Popullin Shqiptar drejt Evropes. Politikanet e sotem shqiptare qe te kryejne sa me mire detyren qe i kane vene vetes duhet te mesojne se pari kush ka qene ai subjekt qe e mbajti Popullin Shqiptar brenda kornizave evropiane dhe kush e ruajti si popull, te pakten pergjate 2000 vjeteve te fundit. Te gjithe shqiptaret, perpara se te futen ne Evrope, duhet te mesojne se kush e formoi historikisht Gjuhen Shqipe, te cilen e konsiderojne sot prone te tyre. Vetem keto dy parcela kulturore jane dy tullat me te domosdoshme historike te Popullit Shqiptar dhe dy shtyllat e vetme ku mbeshtetet Kombi Shqiptar sipas parametrave evropiane (mohimi i tyre eshte i barasvlefshem me mohimin e vete kombit tone cka do te thote se mosdija e tyre eshte shprehje e urrejtjes biologjike ndaj shqiptareve). Koha ka ardhur e tille sa politikanet shqiptare duhet t’i therrasin mendjes per pergatitjen e tyre individuale dhe permasen e perputhjes sociale te dijeve te gjithseicilit me kerkesat kohore te Popullit Shqiptar. Nuk eshte i mjaftueshem pranimi i termit shtet i se drejtes, perpara pranimit te perputhjes se shkalles se zhvillimit social autokton me shkallen politike te imponuar; nuk eshte i mjaftueshem pranimi i Kushtetutes, perpara pranimit te perputhjes se rendit juridik autokton me Ligjet e imponuara. Politika e aplikuar ne Shqiperi pas 1991-shit perpara se te perputhet me ligjet e Evropes, duhet te perputhet me ligjet e zhvillimit te Shoqerise Shqiptare dhe perpara se te realizoje kete duhen kapercyer shume pengesa qe nuk mund te mbulohen pas termave: Dekrete, Reformim, Ligjshmeri. Diferencimi social midis Popullit Shqiptar dhe popujve te Evropes nuk eshte problem thjeshte shteteror, por ai mbi te gjitha eshte problem natyror dhe pa ditur keto Ligje te Nenes sone NATYRE nuk mund te kapercehet disniveli. I them te gjitha keto ne adrese te shkrimtarit Kadare me pyetjet: 1 – Cfare interesi ka Populli Shqiptar nga vepra e tij? 2 – Si e ka ndihmuar Popullin Shqiptar vepra e shkrimtarit Kadare pergjate epokes e diktatures? Tendenca per te paraqitur vepren e Kadarese vetem si te nenshtruar ndaj kritikes letrare eshte nje tregues thelbesor i shkalles se emancipimit falls te shoqerise shqiptare pas 1991. Kadareja nuk eshte thjeshte vetem nje shkrimtar; ai eshte nje kompleks profesionesh te lidhur me letersine dhe politiken, gje qe do ta shohim ne vazhdim.

Keshtu qe per te dale tek Kadareja ekucioni titullmbajtes duhet zberthyer nga e kunderta e renditjes; dmth:

 

1Kush eshte Populli Shqiptar? Cila eshte shkalla e zhvillimit te tij ne lidhje me idete letrare?

Primitivizmi i shoqerise shqiptare eshte i padiskutueshem ne pranine e tij deri ne shekullin e XX-te si e vetmja forme e zhvillimit te vet autokton edhe pse kishte afro 450 vjet qe drejtohej nga perandoria me e madhe feudale e Njerezimit (Perandoria Otomane), plus 1000 vjet me perpara nga Perandoria Bizantine, plus 700 vjet edhe me perpara nga Perandoria me e madhe skllavopronare e Njerezimit (Perandoria Romake), plus 2000 vjet me perpara me fiset qe futen civilizimin per here te pare ne Evrope (pellazget hyjnore dhe helenet). Jane 4000 vjet histori e dokumentuar qe eshte e afte te parakaloje te gjitha teorizimet dhe interpretimet historike te deritashme duke argumentuar se paraardhesit me te pare te shqiptareve jane te vetmit autoktone te gadishullit ballkanik dhe ata fshehin gjenezen biologjike te races se bardhe ne kontinent.  Me pelqen te ve ne dukje kete primitivizem nga nje autor amerikan (ambasadori i SH. B. A. ne Shqiperi ne vitin 1939, Hugh G. Grant) qe ate vit do te shkruante: “Kjo menyre jetese me traditat e lashte ishte kercenuar, papritur, nga nje popull i huaj me aeroplane dhe me te gjitha mjetet e tjera te luftes moderne.” (Ilir Ikonomi, Pushtimi, f. VII, Tirane 2014), duke na treguar ekzistencen e ketij primitivizmi deri me 1939, por qe nuk merret parasysh si fakt determinues ne historine e shqiptareve nga studiuesit e sotem te fushes se Historise, Gjuhesise dhe Filozofise. Me kryesorja e ketij fakti qendron ne paaftesine e shkences se Historise per te zberthyer fenomenin ne fjale dhe cfare qendron pas primitivizmit social te shqiptareve te sotem.

Perpara ardhjes se otomaneve paraardhesit e shqiptareve (epirotet) nuk dispononin asnje forme legjislative juridike per drejtimin e shoqerise se tyre. Ekzistonin statutet e disa qyteteve (Drisht, Berat, Durres, Korce, Shkoder), por qe nuk ishin produkte juridike vendase. Me ardhjen e otomaneve u cfaqen kanunet juridike te cilat u shtrine ne te gjithe vendin dhe u transmetuan brezave me levizjet e banoreve autoktone nga veriu drejt jugut. Vete procesi i perhapjes dhe i thjeshtimit te kanuneve nga veriu (Kanuni i Lek Dukagjinit) ne jug (Kanuni i Laberise) eshte i afte te argumentoje praktikisht prapambetjen sociale te banoreve autoktone per efekt te kohelindjes historike, fenomen ky qe nuk mund te sherbeje per asgje tjeter vecse per te ballafaquar zhvillimin historik te vendasve dhe ndikimin e politikave evropiano-otomane mbi kete zhvillim. Por ky transformim eshte i afte te argumentoje dhe permasen e tjetersimit te epiroteve ne shqiptare vetem ne saje te politikave otomane, fenomen ky qe nuk merret per baze nga te vetequajturit historiane ketu ne Shqiperi.

 Familja e tyre kishte me teper pamjen e nje familje matriarkale se sa ate te nje familje patriarkale, e cila u be u tille nen juridiksionin otoman. Vetem ne qytetet e zhvilluara per efekt te botes se relacioneve ekzistonte familja monogame, por qe edhe ne keto qytete ndjehej patriarkalizmi familjar; fenomen ky qe mund te sherbeje fare mire per te argumentuar distancen e jetes sociale te vendasve nga bota evropiane dhe ajo otomane. Ne familjet epirote ekzistonte martesa brenda gjakut dhe vetem me 1199 u ndalua brenda rrethit te shtate dhe kjo me inisiativen e Institucioneve te Krishtera ne Tivar (Koncili i Tivarit - 1199), gje qe argumenton piken e dyte ndikuese te institucionit monoteist mbi popullaten autoktone.

Gjeja me e dukshme ne zhvillimin e popullates autoktone eshte prona. Dinamika e saj nder shqiptare dhe paraardhesit e tyre eshte jashtezakonisht e veshtire ne konstatim, pasi ekzistojne elementet e prones private te para 1300 vjeteve (pronat e kishave te krishtera dhe katolike nga Korca deri ne Drisht), kur popullata levronte deri ne shek. e XX-te pronen fisnore te sanksionuar deri me kanun (ekzistenca e termit prone private ne Kanunin e Laberise eshte nje shpikje e autorit te vepres, Tirane 2006). Problemi i prones private ne territorin e banuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre eshte treguesi me sinjifikativ i jetes sociale primitive qe ata jetonin, por dhe ndikimin per mire te institucioneve fetare ne kete drejtim. Eshte kjo aresyeja perse une e konsideroj 1300 vjecar ndikimin evropiano-otoman mbi popullaten autoktone drejt shtetit. Ardhja e otomaneve ne kete drejtim ndikoi per te keq, pasi e frenoi zhvillimin e prones private, meqenese Perandoria Otomane nuk e ka njohur pronen private mbi token dhe rrjedhimisht e lidhi pronen fisnore me shkallen e zhvillimit social te shqiptareve. Prania e prones fisnore nder shqiptare deri ne shek. e XX-te, nga njera ane, tregon primitivizmin social te tyre, por, nga ana tjeter, argumenton frenimin e kesaj qelize nder shqiptare dhe kjo duket sikur shoqeria shqiptare ka mbetur prapa ne kohe ne saje te Perandorise Otomane.

Ajo qe per Evropen eshte nje ëndërr dhe ekziston vetem ne legjendat historike, per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre ka qene nje realitet qe ka bashkejetuar me te gjithe format monoteiste te Evropes. Edhe pse ka ekzistuar per 2000 vjet ky monoteizem, shqiptaret nuk e harruan per asnje cast besimin e tyre fetar autokton: Kultet Pagane parapoliteiste. Ekzistenca e ketyre kulteve krahas krishterimit dhe islamizmit eshte shembulli me i sakte i ekzistences se primitivizmit dhe ndikimit te botes evropiano-otomane ne menyre te domosdoshme pergjate 2000 vjeteve pa pushim. Menyra se si kultet pagane kane mundur te bashkejetojne me monoteizmat eshte e lidhur me parametrin shpejtesi zhvillimi dhe ne kete pike paganizmi ka triumfuar mbi monoteizmin persa kohe qe vendasit autoktone nuk e kishin fituar akoma ate shkalle arsimimi qe beri kthesen e domosdoshme. Kjo do te thote qe nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, qe banoret autoktone te ketyre trojeve te kene pas levruar idete letrare. Ne planin boteror (forma klasike) lidhja e ideve fetare me lindjen e letersise fillon me politeizmin fetar dhe kjo perben pamundesine e ekzistences se tyre nder shqiptare (per paraardhesit e tyre arber, epirote, ilire as qe mund te behet fjala).

Por treguesi me kryesor i prapambetjes sociale te shqiptareve, per efekt te kohelindjes si popull, dhe zhvillimi shoqeror i tyre per efekt te imponimit evropian mbi ta duket vetem ne fushen e arsimimit dhe ky eshte problemi kryesor i temes sone. Nuk eshte e vertete qe arsimimi i shqiptareve ka filluar ne fund te shek. te XIX ne jugun e Shqiperise se sotme, sic nuk eshte e vertete qe popullata jugshqiptare ka pasur nje formimin evropian; me se shumti kjo popullate ka pasur nje formim otoman (vellezerit Frasheri, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Jani Vreto, Mehmet Ali Vrioni, Ismail Qemali, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Cerciz Topulli, Sami Pojani, etj), ose nje formim vlleh (Naum Veqilharxhi, Nikolla Naco, Thimi Vasil Marko, Gjergj Qiriazi, etj) apo ate grek (Efthim Brandi, Thimi Mitko, Vasil Hido, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, etj). Te gjithe keta te ashtequajtur rilindas kane luftuar gjithe jeten qe Populli Shqiptar te kishte ose alfabet arab, ose alfabet grek (te pakten shkolla e Qestoratit me 1879 dhe e ashtequajtura shkolla e pare shqipe ne Korce me 1887 ka qene me alfabet grek; keshtu qe ndikimi i tyre mbi Gjuhen  Shqipe dhe Letersine e saj eshte zero. Por kur problemi analizohet ne funksion te shkollave shqipe ne veri te Shqiperise ai ndryshon kryekeput jo vetem ne permase dhe ndikim konkret mbi popullaten vendase, por rruga e ndjekur eshte ne perputhje me parimin klasik te lindjes dhe zhvillimit te mendimit letrar nder popujt e zhvilluar te Evropes, e cila ne fund te fundit j’u imponua domosdoshmerisht Popullit Shqiptar drejt unifikimit te alfabetit dhe gjuhes. Vetem se duhet vene ne dukje qe domosdoshmeria e ketij imponimi ka zgjatur rreth 400 vjet dhe ky eshte shembulli me i plote i prapambetjes se nje populli dhe rrugezhvillimi i tij drejt qyteterimit evropian. Dhe emeruesi vendimtar i ketij imponimi dhe e kesaj kohe kater shekullore eshte Kleri Katolik Shqiptar. Kjo do te thote qe edhe mendimi letrar dhe veprat e para letrare shqiptare do te kishin kete suport ndihmes dhe rrjedhimisht veprat letrare dhe alfabeti i ketyre veprave jane te sfazuara ne kohe ne favor te vepres; cka perseri argumenton primitivizmin historik te shqiptareve dhe zhvillimin imponues te tyre ne saje te politikave evropiano-otomane.

Jam i detyruar ta ve ne dukje keto fakte pasi pa Perandorine Otomane Populli Shqiptar do te ishte zhdukur nga Historia, qofte edhe per efekt te kontradiksionit te kesaj Perandoria me Perandorine e Danubit dhe shtetet e tjera evropiane. Rendesia e Perandorise Otomane per Popullin Shqiptar nuk qendron ne formen apo permbajten e llojit te marredhenieve politike, kjo per shqiptaret dhe paraardhersit e tyre pergjate 3000 vjeteve histori ka qene krejt formale dhe ka fshehur primitivizmin shoqeror te tyre (pellazget, helenet, romaket bizantinet, kryqtaret), por ne pershpejtimin social qe kjo Perandori realizoi mbi Popullin Shqiptar pergjate periudhes 1468 – 1912 (kjo e rrezon tezen e prapambetjes se shqiptareve per shkak te pushtimit otoman, e cila eshte shpikur per te futur ne grindje dy subjektet fetare. Ky perfundim eshte nje postulat i lidhur me bazat themelore filozofike te materializmit sipas te cilit: ne asnje rast te vetem nuk mund te ndodhe qe nje popullate te mbetet prapa ne zhvillimin e vet si rezultat i imponimit politik ose zgjerimit te botes se relacioneve – vetem ne kete rast ndodh pershpejtimi i njehsuar me “paradoksin e kohes”. Kjo: dje, sot e pergjithmone persakohe qe te ekzistoje bota e relacioneve ndermjet popujve, kombeve dhe racave. Pretenduesit e kesaj hipoteze tregojne jo vetem paaftesi dhe padije ne fushen e filozofise dhe historise, por mbi te gjitha teza ka karakter mashtrimi dhe manipulimi te fakteve historike pasi kerkon te tjetersoje si shkak prapambetjen mitologjike te shqiptareve te sotem ne raport me te djeshmit e para 1945-ses. Ne kete rast llogaritja nuk behet ne raport me Evropen, por me zhvillimin autokton dhe, ne kete drejtim, perparimi i shqiptareve eshte i barabarte, ose me i madh, se vete mosha absolute e popullates otomane. Kjo do te thote qe ndikimi social i shqiptareve mbi otomanet ka qene me sens negativ ne planin kohor, por qe nuk kuptohet akoma.), periudhe e cila eshte e barabarte me peridhen e konsolidimit te Popullit Shqiptar perballe fortunes politike midis Lindjes dhe Perendimit. Ne kete pike duhet thene dicka me ndryshe nga ajo qe thote studiuesit e kesaj teme. Kontradikta nuk ka qene tamam midis Perendimit Evropian dhe Lindjes Evropiane, pasi Lindja Evropiane ishte e ndare sipas boshtit vertikal: veri (Rusia) – jug (Otomanet); dhe Evropa Perendimore ne ate kohe mori anen e Ruseve kundra Perandorise Otomane. Ne kete rast perputhja kohore nuk mund te konsiderohet e rastesishme, por ajo eshte e varur kryekeput, deri ne domosdoshmeri, nga kontradikta e mesiperme, e cila ne interes te Kombit Shqiptar pati dy shtylla: krijoi mbrojtesit nderkombetar te Popullit Shqiptar (Perandorine Austro-Hungareze dhe Seline e Shenjte), si dhe krijoi eliten politiko-kulturore te shqiptareve: Klerin Katolik Shqiptar. Nuk mund te kuptohet ekzistenca e Kombit Shqiptar pa kete elite te arsimuar ne dy kryeqytetet me me ze te Evropes se asaj kohe (Rome dhe Vjene), dhe pa veprimtarine 400 vjecare te Klerikeve Katolike Shqiptare ne fushen e arsimimit me ndihmen e Selise se Shenjte dhe Perandorise se Danubit. Kjo e fundit perben thelbin praktik te qenies evropian te popullit tone, por dhe shkakun ndryshues te popullates verishqiptare ne raport me popullaten jugshqiptare. Kjo e fundit nuk pranohet ne asnje permase edhe pse eshte gjeja me e dukshme ne politikat e sotme.

Studiuesit shqiptare te te gjithe koherave prapambetjen e sotem te Popullit Shqiptar jane kane adresuar “pushtuesit” te huaj (romake, bizantine, otomane) prej 2300 vjetesh pa ja pasur haberin qofte termit pushtues (me hollesisht per kete kam shkruar ne artikullin: “Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar”, publikuar ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com), qofte dinamikes natyrore te Popullit Shqiptar. Kjo e fundit ka mbetur e panjohur akoma dhe kerkush nuk mund te thote nje fjale duke justifikuar, nga padija, veprimet e politikave mbi Popullin Shqiptar pas 1912. Po te marrim per baze ligjet e  Natyres sipas kontinumit  kohor-hapsinor eshte e pamundur qe tre subjektet me te fuqishme te kohes (bota helenike, bota romake dhe bota otomane) te kene realizuar prapambetjen e popullates autoktone te gadishullit ballkanik jashte dinamikes se brendeshme; kjo eshte absolutisht e pamundur ne planin realizues edhe sikur te merret i gjithe Njerezimi me kete veprim. Ketu qendron sekreti e shkences se Historise dhe praktika 3000 vjecare e popujve te Evropes, e cila per efekt te nje pasaktesie te vjeter filozofike 2400 vjecar, te realizuar nga niveli i njohjes, me autor Aristotelin, ka mbetur akoma e panjohur. Eshte pika ku materializmi filozofik fiton mbi idealizmin per here te pare dhe ne kundershtim me parametrat helenike te mendimit filozofik. Keshtu qe kur flitet per popull shqiptar eshte me e sakte qe studimi te filloje ne shek. XVII (midis viteve 1635-1700) deri me sot duke mos anashkaluar kaq shume FAKTE, sa edhe qorri i ditur shikon me shume se njeriu i paditur me dy sy. Problemi duhet te shtrohet: ne cfare gjendje sociale ndodhet popullata me emrin shqiptar ne Gadishullin Ballkanik? Per ta thene me kuptueshem sot Populli Shqiptar jeton ne nje lluks politik te papare ne raport me gjenezen e tij sociale sikur te jetonte i vetmuar pa Evropen. Vetem ne kete pike mund te filloje analiza e shqiptareve te shek. te XX-te, para se ciles problemet mbajne vulen e relatoreve jashteshqiptare edhe pse autoret e ketyre problemeve mund te jene te lidhur me gjakun shqiptar. Ne menyre te permbledhur (per kete problem kam folur ne artikullin: “Populli Shqiptar, kultura kombetare dhe shkolla e pare shqipe” publikuar ne adresat e mesiperme ne internet) idete letrare te kultivuar nga njerez me prejardhje nga territori i banuar nga shqiptaret e sotem kane pasur kete dinamike (marre nga studimi i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: “Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi”, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999, f. 31-32):

Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj. Prej gjithe ketij materiali shihet se para vitit 1800 gjuha e jone  nuk do te ishte shqipe po tu hiqeshin shkrimtaret katolike deri ne ate kohe, dmth: D. Gjon Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635, D. Pjeter Budi 1664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, autoret franceskaj, te cilet u muaren me shkollat e para shqipe (nga 1632 ne Vele te Mirdites), Kuvendi i Arberit 1706, Kazazi 1743 si dhe autoret jashte Shqiperise, dmth D. Luke Matranga 1592, Nil Katalani 1694, Nikole Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 te cilet, sa bashku, i ngrehen nje monument te pavdekshem gjuhes sone. Prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime. Vecohen: P. Leonardo de Martino OFM, Zef Jubani (i Ndokillis), Pashko Vasa, D. Engjell Radoja, P. Pjeter Zarishti, P. Francesk Rossi da Montalto OFM. P. Jak Jungg S. J., D.Ndue Bytyci, P. Tome Marcozzi OFM, D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e te tjere shkrimtare te rinj qe u del emri ne shekullin e XX-te. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar. Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D. Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj. Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po t’u hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin edhe ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916.

 

Asnjehere studiuesit shqiptare, pas 1945-ses, nuk e kane analizuar problemin ne funksion te ketyre relatoreve, por kane konkluduar me gjysem zeri sikur Marin Barleti, Pjeter Bogdani, Gjon Buzuku, Leke Matranga, Frang Bardhi, etj, meqenese jane shqiptare mund te sherbejne si fillesa e letersise shqipe nga pikepamja e zhvillimit autokton jashte konceptit institucional fetar. Per te mbuluar thelbin e lindjes se ideve letrare, dhe sidomos autoresine e letersise se pare shqiptare, autoret  dhe studiuesit e letersise shqiptare te epokes enveriste e sfumuan permbajtjen e mesiperme dhe cdo gje e konsideruan te lindur ne fund te shekullit te XIX-te nga te ashtequajturit rilindas duke vene ne krye te procesit ne fjale vellezerit Frasheri (Zija Xholi, “Thelbi dhe vlera historike e ideologjise se Rilindjes Kombetare”, Studime per letersine shqiptare, vell. I, f. 13), pa treguar ne asnje rast se cfare ndikimi konkret ka pasur vepra e vellezerve Frasheri mbi shqiptaret (ne fakt shpikja e rolit te vellezerve Frasheri i sherbeu tjetersimit te historise se Popullit Shqiptar pas 1945). Ne kete menyre u mohua lufta disa shekullore e Evropes per mos lejimin e tjetersimit te popullates autoktone nga invazioni sllav dhe politika otomane. Pikerisht e kunderta e kesaj nuk eshte e sakte dhe kerkon me perpara evidentimin e formes klasike te lindjes se ideve letrare dhe pastaj te shihet raporti me letersine e shekullit te XX-te. Te gjithe autoret e mesiperm veprat e tyre i kane te lidhura me shqiptaret, por ato nuk pasqyrojne shkallen e zhvillimit social te tyre ne menyre te drejtperdrejte. Ne asnje vend te botes nuk ka ndodhur qe jashte prones private dhe brenda te drejtes zakonore te pashkruar te kete letersi te lulezuar dhe pastaj dishepujt e kesaj popullate te kene menduar per alfabetin. A e kupton lexuesi shqiptar se cfare arme te tmershme u kemi dhene ne dore kundershtareve politike te Popullit Shqiptar? Te pakten Enciklopedia Maqedonase e reflekton kete arme (per kete shih artikullin: “Perse revoltohen ndjenjat kombetare te  shqiptareve”, publikuar ne adresat e mesiperme) dhe faji eshte i studiuesve shqiptare te epokes enveriste. Edhe produkti letrar i epokes otomane (shek. XIX) ne territorin e banuar nga shqiptaret  me emer shqiptar, pamvaresisht ku jetonin, nuk eshte produkt i drejtperdrejte i shkalles se zhvillimit social te shqiptareve, por ai ne rastin me te mire eshte rezultat i pershpejtimit social te tyre nga relacionet e sterzgjatura me politikat otomane dhe perbejne njeren nga te dy faqet e zhvillimit te ideve letrare nen trusnine e politikave evropiane ne raport me ato otomane. Ne qofte se nga njera ane kemi kategorine e vellezerve Frasheri, Cajupit, Koto Hoxhit, e shume e shume te tjereve, asnjeri prej tyre nuk ka ndikim te drejteperdrejte mbi shkallen e zhvillimit social te shqiptareve, te pakten deri me 1912; kur nga ana tjeter kemi nje kategori njerezish me nje organizim institucional qe permblidhte te gjithe popullaten shqiptare te Veriut dhe qe e ngriti shkallen e zhvillimit letrar, teatror dhe gjuhesor ne nivelin e ceshtjes kombetare duke e lidhur ceshtjen kombetare te shqiptareve me fene e shqiptareve (ne kete pike qendron ndryshimi thelbesor midis te ashtequajturve rilindas dhe autoreve katolike). Formula: “per Fe e Atdhe” nuk eshte nje formule fetare, por eshte suprimimi i ndikimit te Evropes mbi Popullin Shqiptar dhe ky suprimim eshte realizuar me ane te Klerit Katolik Shqiptar, duke argumentuar qe Kleri Katolik Shqiptar eshte instrumenti Evropian politik qe ndryshoi Popullin Shqiptar nga pozicioni primitiv i te jetuarit ne pozicionin civilizues evropian (problemi nuk ka pasur asnjehere karakter fetare dhe ketu qendron njeri nder mashtrimet e shkolles enveriste). Te 1300 vjetet e ndikimit dhe te udheheqjes te drejtperdrejte te Popullit Shqiptar fillimisht nga Kleri i Krishtere (shek VII-XI), e pastaj nga Kleri Katolik Shqiptar, sidomos ne vitet 1632 – 1912, perbejne betejen vigane te transformimit te popullates primitive shqiptare ne nje popullate moderne evropiane, duke i detyruar shqiptaret te mos harronin qe rridhnin ne menyre te drejtperdrejte nga epirotet e lavdishem (kete gje shqiptaret e harruan me te formuar shtetin e tyre, me 1912, dhe ky ka qene urdher i politikes jashteshqiptare qe nuk ka lidhje as me Seline e Shenjte dhe as me Klerin Katolik Shqiptar, perkundrazi ka qene Selia e Shenjte i vetmi subjekt qe ne menyre shkencore ka publikuar faktin qe paraardhesit me te afert te shqiptareve te sotem jane epirotet e djeshem dhe pastaj iliret e pardjeshem. Shqiptaret e sotem nuk e mesuan kurre se kishte kater faza te zhvillimit historik te Epirit: faza pellazgjike (deri ne luften e Peloponezit) ku dhe mori emrin, - pergjate kesaj kohe u larguan te gjithe banoret autoktone nga Peloponezi me ç’rast u kalua ne fazen tjeter; faza helenike (deri ne kohen e Mbretit Pirro), pergjate kesaj kohe mbeturinat autoktone u cvendosen ne jugun e Shqiperise se sotme me qender ne Janine; faza latine (nga shek II Para Kri. deri ne shek. e XIX Pas Kri. me Privincen Franceskane te Epirit te  Ri), pergjate kesaj kohe banoret autoktone e shtrine vendbanimin e tyre deri ne vendet e dikurshme te te pareve te tyre ne More; dhe faza evropine (pas Lidhjes se Prizrenit deri me 1944 koha gjate se ciles u organizuan dy masakra mbi banoret e saj came: 1914, 1944) ku veprimi i politikes evropiane e transformoi Epirin Historik me baze Latine ne nje krahine greke duke ja humbur emrin e vet te lidhur me shqiptaret e sotem. Te pakten plani i kolonelit hollandes Tomson mbi qeveristen e Vorio-Epirit nga ana e grekeve e perligj kete tranformim, - Gazeta Shqiptare, dt. 05 korrik 2014, artikulli i Flutura Açkes). Nuk eshte mire qe te vetequajturit historiane ketu ne Shqiperi ta shkruajne historine sipas interesit te fitimtareve politike te Luftes se dyte imperialiste; permbajtja e Epirit Historik eshte krejt tjeter per tjeter dhe kete shqiptaret e sotem duhet ta mesojne sipas realitetit historik dhe jo sipas interesit te politikes se kaluar evropiane (kam parasysh librin e nje grupi autoresh: “Epiri i Jugut, Cameria”, Tirane 2014). Jane 400 vjet beteja ne fushen arsimimit social te shqiptareve qe pergatiten kete popullate per 28 nentorin e 1912-es, por dhe dinamiken e ideve letrare ne trekendeshin gjeografik Mat – Diber – Mirdite me refleksion politik drejt Shkodres. Eshte e pamundur te analizohet mendimi letrar shqiptar jashte kesaj  hapesire dhe ta konsiderosh nje produkt te mirefillte autokton pa vene ne dukje subjektin e pergatitjes se autoreve letrare te pare shqiptare nder pese shekujt e fundit. 

Pikerisht keta autore dhe kjo kohe behen shkak per te zbuluar raportin e shkrimtarit Kadare me letersine shqiptare.

Analiza e gjenezes dhe historise se Popullit Shqiptar paraqet nje rendesi te posacme pasi sherben per te zbuluar nivelin e zhvillimit te tij dhe prej ketej nivelin e zhvillimit te ideve letrare. Nje analize e sterholluar e gjenezes se shqiptareve te sotem (me hollesisht per kete kam folur ne studimin: “Interpretimi materialist i filozofise se Gjuhes Shqipe”, publikuar ne adresat e mesiperme ne internet) tregon se shoqeria shqiptare nuk ka qene e afte te prodhoje idete letrare jashte stimulimit evropian (per paraardhesit e saj epirote, ilire e me tutje as qe mund te behet fjale). Atehere ngelet per te zbuluar menyren e stimulimit, dinamiken e saj, autoresine dhe vendaplikimin.

Mohimi i te gjithe ketij procesi pergjate 45 vjeteve te diktatures enveriste ka mbajtur te fshehte shkallen e arsimimit te shqiptareve nder shekuj dhe kush qe ajo force politike qe e drejtoi pa pushim per 400 vjet edukimin evropian te shqiptareve. Ne kete pike perputhja e ligjit natyror te lindjes se ideve letrare neper bote eshte perputhur edhe per rastin shqiptar, vetem se ka pasur nje ndryshim te lidhur me faktori kohe. Ate qe bota helenike, psh, e ka realizuar per qindra vjet duke pjelle per here te pare eposin homerik te lidhur me institutin fetar politeist pergjate zhvillimit fundor te shoqerise fisnore drejt qytet-shtetit helen, shoqeria shqiptare e realizon kete proces jo vetem ne menyre te sforcuar, por ne brendesi te rendit feudal dhe nga kleriket katolike te arsimuar neper shkollat evropiane. Kjo lloj letersia, krej rastesore, lindi si pararendese e letersise te prodhuar nga individet per nje qellim te vetem dhe kjo i eshte mbajtur e fshehur Popullit Shqiptar. Lidhje e letersise me qellimin e saj perben dhe vete permbajten e filozofise se mendimit letrar nder shqiptare pergjate dy shekujve te fundit (XIX-XX). Ne kete pike problemet jane pare me tendence politike dhe asnjehere nuk eshte pranuar se atje ku shtrihej veprimtaria e Klerit Katolik Shqiptar, atje do te ishte dhe qendra e veprimtarise ndaj ceshtjes  kombetare, atje do te ishte dhe veprimi gravitacional kembengules e gjithperfshires i Popullit Shqiptar ne fushen e letersise. Kombi dhe Feja e Shqiptarit kene perbere te gjithe permbajtjen e letersise shqiptare  pergjate shekujve XIX-XX, deri ne agimin e 1912-es e me tutje. Ishte nje letersi qe i sherbeu Popullit Shqiptar per te ngritur detashmentet e mbrojtjes kufitare ku gjaku dhe kockat e malsoreve te Veriut percaktuan kufirin me sllavet. Ishte nje letersi e ngritur mbi gjakun e jeten e malsoreve dhe i vetmi dokument (Lahuta e Malsise) qe vertetonte se ku ishte bere lufta per liri kombetare. Ne kete pike lidhet ideja letrare kolektive me ate individuale, ose e thene me qarte lidhet forma klasike e lindjes se ideve letrare me individin shkrimtar, gje qe duhet konsideruar si e vetmja forme e ekzistences historike te Letersise. Ja perse e vetmja kryengritje ne favor te ceshtjes kombetare shqiptare eshte bere ne piken e kontaktit me sllavet dhe jo me greket. Eshte kjo aresyeja e fundit perse ne jugun e Shqiperise nuk ekzistonte nje letersi dhe nje revolte ne favor te ceshtjes shqiptare (ne thelb te problemit merita nuk i takon banoreve vendas se sa udheheqesve shpirteror te tyre dhe ishte kjo aresyeja perse Kleri Katolik Shqiptar perben instrumentin e formimit te ndergjegjes evropiane te shqiptareve dhe te Shtetit Shqiptar). Duke pare letersine e atyre viteve nuk mund te mos arrish ne perfundimin qe letersia e atyre viteve ishte e lidhur vetem me ceshtjen kombetare shqiptare dhe rolin kryesor e luajti Teatri. Eshte kjo aresyeja perse teatri shqiptar e ka zanafillen qe ne vitet 70 te shek. te XIX ne qytetin e Shkodres (dhe kurre me 1945, sic pretendon Josif Papagjoni ne librin mbi historine e teatrit shqiptar, me hollesisht per kete shih “Kritika e historise se Teatrit Kombeta Shqiptar” ne adresat e siperme te internetit), epiqendra moralizuese  e te cilit ishte: “Atdheu Urdheron”. Ishin pikerisht idete letrare ato qe percuan ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret kerkesen per liri kombetare dhe, autoret e kesaj letersia, te ishin udheheqesit karizmatike te Popullit Shqiptar per liri kombetare. Emrat e At Bona Gjecaj, famullitar i Grudes; Dom Ernest Cozzi, famullitar i Rrjollit; At Sebastian Hila, famullitar i Rapshes; At Lorenc Mitroviq, famullitar i Bajzes; At Karlo Prennushi, famullitar i Vuksan-Lekaj; At Luigj Bushati, famullitar i Traboinit; At Mati Prennushi, famullitar i Kastratit; Imzot Jak Serreqi, Argjipeshkvi i Shkodres; Imzot Luigj Bumci, Ipeshkev i Lezhes perbejne garden udheheqese te Kryengritjes se Malcoreve te Veriut me 1911, kur ngriten per here te pare me 6 prill flamurin e Kastriotit te Madh ne Kishen e Traboinit. Keta ishin dhe autoret e pare te letersise shqiptare, njerezit e pare politike per ceshtjen kombetare (fotografine, marre nga fototeka Marubi, ku ndodhen udheheqesit dhe luftetaret e kryengritjes se vitit 1911 ne Deçiç te Hotit e kam publikuar ne studimin mbi formimin e shtetit shqiptar, pj. III, ne blogun tim).

Analiza e permbajtjes se letersise shqiptare te atyre viteve nxjerr ne drite faktin qe letersia e atyre viteve lindi si nje domosdoshmeri per ngritjen e ndergjegjes kombetare te shqiptareve te atyre aneve dhe nuk pati karakter mbarekombetar. Aresyeja duhet kerkuar ne shtritshmerine e veprimtarise te atyre qe e themeluan kete letersi dhe ne subjektin qe i udhehoqi drejt lirise kombetare. Eshte kjo aresyeja e vetme perse ne Jugun e Shqiperise nuk mund te kishte letersi te ketij lloji dhe histori te kesaj kategorie. Keshtu qe ne planin historik ambienti ku jetonin paraardhesit e Kadarese nuk mund te permbante idete kombetare dhe letersine e kohes. Inercia politike e Klerit Katolik Shqiptar vazhdoi deri me 1945 gjate se ciles kohe permbajtja e ideve letrare njohu nje zhvillim te pasur. Festimet e pervjetoreve te Shpalljes se Pavaresise (1922, 1927, 1937) e mbajten gjalle atmosferen kombetare shqiptare dhe letersine e kesaj kategorie ku ceshtja kombetare perbente thelbin e te gjithe cfaqjeve teatrore ne qytetin e Shkodres (1879 – 1944) (me hollesish per kete teme kam shkruar ne artikullin mbi historine e teatrit shqiptar ne adresat e mesiperme ne internet).

Ardhja e vitit 1945 shenon jo vetem fundin e letersise kombetare shqiptare, por ajo mbi te gjitha shenon tjetersimin dhe lindjen e nje forme te re letrare me emrin: letersi e realizmit socialist edhe pse nuk kishte asnje lidhje me traditen letrare shqiptare, as me socializmin dhe as me realizmin shqiptar. Letersia pas vitit 1945 ishte thjeshte nje letersi vetem politike per qellime politike dhe kete lloj letersie njeh pergjithesisht Populli Shqiptar (ne kete pike shkalla e njohjes perben krimin enverist ne permbajtjen e arsimimit te shqiptareve sot per sot). Keshtu qe te flasin per letersine shqiptare pas 1945 deri me sot nuk mund te flasesh per vlera kombetare dhe as per vlera letrare; me se shumti mund te flitet per vlera tjetersuese me mbizoterim politik ne dem te Popullit Shqiptar. Kjo lloj letersie do te fillonte me luften e viteve 1943-1944 dhe ne kete pike do te niste rrugen e vet romani shqiptar i realizmit socialist (Jorgo Bulo, “Romani shqiptar i realizmit socialist per luften nacionalclirimtare”, f. 19), i cili do te permbyste te gjithe krijmtarine historike shqiptare dhe do te krijonte nje letersi ireale ne raport me historine e deriatehershme te Popullit Shqiptar. Te pakten ky eshte tabani social ku u zhvillua individi shqiptar ne fushen e letersise dhe kesaj nuk mund t’i shpetonte dot jo vetem Kadareja, por asnje shqiptar qe kerkonte te bente emer ne krijmtarine letrare. Ne menyre absolute shkrimtaret shqiptare pas 1945 ose u asgjesuan (autoret e Kishes Katolike Shqiptare), ose u  persekutuan, disa deri ne burgosje (Lasgush Poradeci, Kristo Floqi, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Kasem Trebeshina, Vedat Kokona, Kin Dushi, etj), ose u pershtaten (nje term i perdorur nga studiuesi Robert Elsie ne vepren: “Nje fund dhe nje fillim”, f. 9-12; - Fatmir Gjata, Andrea Varfi, Nonda Bulka, Shefqet Musaraj, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Ali Abdihoxha, Dhimiter Shyteriqi, Kole Jakova, Sterjo Spasse, Fatos Arapi, Jakov Xoxa, Mark Gurakuqi, Luan Qafezezi, Llazar Siliqi, e shume e shume te tjere). Por pati edhe nje kategori pasionantesh ne fushen e letersise, shume te mevonshem, te cileve ju ndalua te flisnin dhe shkruanin ne kete fushe duke i detyruar te heshtnin (Zef Zorba ne Shkoder) ose i pushkatuan (Genc Leka e Vilson Blloshmi ne Librazhd, Avzi Nelaj ne Kukes). Ishte kjo letersi e fundit qe tregonte se ekzistenca e letersise se realizmit socialist ishte e lare me gjakun e talenteve letrare qe nuk e pane kurre lirine e te shprehurit shpirteror te asaj se cfare mendonin, ndryshe nga shkrimtari Kadare. Nuk e di se si e kuptojne ekzistencen e tyre shkrimtaret shqiptare pas 1945, por themeli i Letersise Shqiptare te sotme eshte i vaditur me gjakun e gjenive te Kishes Katolike Shqiptare dhe pasuesve te tyre edhe pa pasur lidhje edukative midis subjekteve, dmth pa ekzistuar bota e relacioneve reciproke.

Kjo ben te pamundur evidentimin meritokratik te shkrimtareve shqiptare te epokes enveriste, por kjo nuk me pengon te vecoj figuren e posacme letrare te Kadarese nga kjo kategori shkrimtaresh dhe jo me tutje.

Ne kete menyre vime ne pyetjet:

2 – Cfare eshte letersia?  Kush i shpiku idete letrare ne historine e Njerezimit? Cila eshte permasa e letersise shqiptare?

Zbulimi i boshllekut ne teorine marksiste dhe tendenca per mbushur kete boshllek jo rralle ka cuar ne permbysjen  e teorise, por jo rralle ka cuar ne zbulimin e mashtrimit propagandistik te perdorur nga politikanet. Te pakten analiza e ideve letrare ne drejtim te zanafilles se tyre ne con ne zbulimin e ketij mashtrimi dhe une nuk i jap rendesi per hesap te kujt eshte bere ky akt. Vetem se dua te ve ne dukje faktin qe studiuesit shqiptare te kesaj fushe kane ecur ne tym sipas nje rruge pa fillim dhe pa fund duke sajuar te paqenen dhe duke fshehur thelbin e problemit. Ne kete drejtim ata kane nje merite: e kane mashtruar dhe manipuluar Popullin Shqiptar ne veteekzistencen e tij. Per ta thene me hapur: te gjithe shkrimtaret e epokes komunisto-enveriste kane ekzistuar dhe ekzistojne akoma per efekt te zbatimit te krimit kundra Letersise se Popullit Shqiptar duke shpalosur nje padije universale ne drejtim te profesionit te tyre. Te pakten keto qe do te shpalosim ne vazhdim jane krejt te panjohura per kete kategori njerezish, qe perbejne pjesen me negative te inteligjences shqiptare te epokes enveriste dhe ne kete drejtim Kadare, per fatin e tij te mire, vecohet pjeserisht.

Termi letersi eshte akoma i pazberthyer sakte edhe sot. Megjitheate ekziston nje percaktim ekzakt nga pikepamja e te shprehurit sipas te cilit: Letersia eshte “Art i shkruar ku pasqyrohet jeta ne te gjitha aspektet dhe format e saj, nepermjet figurave artistike te krijuara nepermjet fjales”. (Fjalor Enciklopedik, Bacchus, 2002). Por sipas te njejtit autori, ndoshta i vetmi qe e ka pasur kurajon per ta thene dhe ndryshuar, “perpjekja per ta percaktuar kuptimin e letersise dhe per t’i vecuar veprat letrare nga veprat e tjera eshte shume e vjeter dhe vazhdon edhe sot” (Enciklopedia Universale e ilustruar, Bacchus, Tirane 2011). Ndersa ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar qofte botimi 1985, qofte i vitit 2008, ky term mungon. Une mund te them me bindje te plote qe fakulteti i Letersise cdo gje u ka mesuar studenteve shqiptare pergjate viteve 1956-1992, por Letersine e Gjuhes Shqipe nuk ju a ka mesuar ne asnje permase; ne kete drejtim produkti intelektual shqiptar eshte krejtesisht i papergatitur dhe pasoja e kesaj gjendje eshte niveli arsimor ne shkollat e larta pas vitit 2000.

Fale punes se dy studiuesve jo shqiptare (anglezet Rene Wellek dhe Austin Waren) ekziston nje punim mbi kete teme me nje koncentrim idesh qe ploteson fare mire ate qe nuk ja kane thene kurre shqiptareve: “Teoria e Letersise” (New York, Harcourt Brace & Word, Inc. 1956), botuar ne Prishtine me 1982, nga Shtepia Botuese Rilindja, me perkthim te Zejnulla Rrahmani-t, redaktor Sabri Hamiti dhe redaktor te perkthimit Ibrahim Rugova. Ky liber ploteson pothuajse ne te gjithe permasen tendencen e te kuptuarit te termit sipas botekuptimit qe mbizoteron sot ne Bote, duke pasur vetem nje mangesi te “vogel”: autoresine fillestare te letersise ne nivel boteror, gje e cila mund te zbulohet ne nje menyre tjeter. Por edhe kjo pike e fundit duhet te perfshihet ne ate qe i eshte fshehur Njerezimit per aresye politike.

Autoret kane meriten t’i japin lexuesit pergjigjet e shume e shume pyetjeve te lidhur me termin letersi. Por edhe nje pergjigje te gjithe propagandes te ngritur ne Shqiperi per te gjithe shkrimtaret e realizmit socialist ne pergjithesi dhe Kadarese ne vecanti. Une do te vendos numrat mbi pjeset e referuara jo per t’i dhene rendesi atyre, por per t’i perdorur si shembell kur te analizojme se cfare kane pretenduar kritiket e letersise ketu ne Shqiperi per figuren e Kadarese dhe cfare ka pretenduar shkrimtari sipas ketij te fundit. Duke i bashkeshoqeruar me zberthimin filozofik jashte cdo anshmerie deduktive (te pakten do te mundohem ta realizoj) dhe duke i konsideruar si postulate me permase relative, dmth sipas deshires se lexuesit.

I - Sipas autoreve te librit mbi letersine teorike perkufizimi i ketij termi nenkupton:

“Sic duket, me se miri eshte qe termin “letersi” ta perkufizojme ne letersine artistike – do te thote ne artin poetik. Perdorimi i ketille i ketij termi shkakton disa veshtiresi; mirepo, ne gjuhen angleze, zevendesimet e mundshme – si fiksioni, “fiction”  dhe “poezia” – ose jane viktime e kuptimeve teper te ngushta ose jane – sikur “arti poetik” dhe “belles lettres” – te papershtatshme dhe mashtruese. Shprehjes “letersi” mund t’i behet verejtje (pos tjerash edhe per shkak te etimologjise nga libri) paralajmeron kufizimin ne letersine e shkruar ose te shtypur – qe vlen njesoj edhe per termin “literature”, me etimologjine e saj nga litera – me shkrim – ndersa cdo botekuptim parimor logjik duhet te perfshije edhe ”letersine gojore”. Ne kete aspekt termi gjerman Wortkunst dhe ai rus Slovesnost, jane me te pershtatshem se ai qe ne gjuhen angleze (dhe shqipe) shpreh kete kuptim.” (f. 39).

Ky percaktim behet i domosdoshem per te vazhduar drejt kohes se lindjes se letersise ne nje popull dhe aresyet perse ka lindur. Marrja per baze e letersise gojore ne kete proces e shtyn kete kohe edhe me shume drejt nje epoke kur nuk ka pasur shkrim. Te pakten eposi shqiptar e ka zanafillen sipas letersise gojore dhe gjen pasqyrimin e vet ne vepren e Pader Gjergj Fishtes: “Lahuta e Malcis”. Te pakten kete praktike lindje te kesaj lloj letersie e kemi hasur para 3000 vjeteve ne eposin parahelen te shtjelluar nga Homeri. Por mungesa e teorizimeve mbi kohen e lindjes se letersise ne raport me rendin shoqeror fsheh aresyen e lindjes se kesaj lloj letersie ne boten njerezore. E them kete pasi ekzistenca e disa pikturave ne shpellat e Rumanise (flitet rreth 35 000 vjet perpara) nuk duhet konsideruar si veper arti, por si nje aspekt tregimtar me ane te pikturave, cka argumenton qe forma e pare e letersise eshte realizuar me ane te pikturave, pasi shkrimi nuk ishte shpikur akoma (raporti aplikativ i letersise me pikturen ne nje rend shoqero gjithmone e kudo, nga pikepamja kohore, i jep supremaci letersise). Keshtu qe kur flasim per letersine ne planin gjenetik eshte mire qe problemit te trajtohet me funksion filozofik sipas kohes nga ku do te rezultoje qe forma e pare letrare nuk ka lidhje me shkrimin, por ka lindur si nje rastesi per te lene ngjarjen te dokumentuar. Kjo veshtireson problemin analitik te letersise dhe e ben te pamundur, me metodat ekzistuese, arritjen e nje perfundimi absolut. Mos aplikimi e kesaj forme letrare nder popuj te ndryshem tregon mbi ekzistences e devijimit te rrugezhvillimit per efekt te botes se relacioneve dhe lindjen rastesore te ideve letrare nder ta. Eshte bota e relacioneve ajo qe percakton permasen e ideve letrare nder popujt evropiane, ku edhe shqiptaret nuk mund te bejne perjashtim. Zhvillimi i diferencuar i popujve te Evropes ben qe edhe idete letrare te aplikohen ne po te njejten menyre, gje qe ben te domosdoshme zbulimin e dinamikes se tyre ne aspektin aplikativ.

II – Pamvaresisht prej kesaj veshtiresie autoret ecin perpara me gjetjen e qenies se letersise. Sipas tyre:

“Letersia eshte institucion shoqeror, mediumi i se ciles, gjuha, eshte produkt shoqeror. Mjetet tradicionale letrare si simbolika dhe metri jane shoqerore per nga vete natyra e tyre, meqe paraqesin konvencione dhe norma qe kane mundur te krijohen vetem ne shoqeri. Mirepo letersia per me teper “paraqet” “jete”, ndersa “jeta” eshte ne mase te madhe realitet shoqeror, megjithese bota natyrore dhe bota e brendeshme ose bota subjektive e individit jane gjithashtu objekt i “imitimit” letrar. Vete poezia eshte pjestar i shoqerise dhe ze pozite te jashtezakonshme shoqerore: nga shoqeria ai merr njefare shperblimi dhe pranimi, kurse i drejtohet nje publiku, sado hipotetik. Vertet, letersia edhe ka lindur, zakonisht, ne lidhje me ndonje institucion shoqeror; ne shoqerine primitive ishte e pamundur te ndahej poezia nga ceremonia, magjia, puna ose loja. Letersia gjithashtu karakterizohet per nje funksion shoqeror ose “qellimi”, i cili mund te jete vetem individual. Per kete aresye, shumica e problemeve qe shtrohen gjate studimit te letersise paraqesin, te pakten ne pike te fundit ceshtje shoqerore – ceshtja e tradites dhe konvencionit, e normave dhe zhanreve e simboleve dhe miteve. Mund te pajtohemi me formulimin e Tomarsit: “Institucionet estetike nuk themelohen mbi ato shoqerore; ato nuk jane madje as pjese te institucioneve shoqerore; ato jane institucione shoqerore te tipit te vecante dhe me ato te tjerat jane ne lidhje te ngushte reciproke”1.” (f. 140-141).

Gjeja me e rendesishme ne kete pasazh eshte qenia e gjuhes nje produkt shoqeror qe  duhet t’i nenshtrohet ligjeve shoqerore. Kjo gje sot nuk merret parasysh, por tirret nje teorizim jashte cdo realiteti aplikativ dhe gjuha konsiderohet si shkak per formimin e popujve dhe kombeve. E keqja e kesaj pune qendron ne ndarjen e ligjeve te Natyres nga ato Shoqerore dhe konsiderimin e te parave si te vetmet ligje qe percaktojne gjendjen e sotme sociale kudo ne Bote. Ky defekt con ne lindjen e disa hipotezave qe jo vetem nuk shpjegohen dot, por ato ne rastin me te mire permbysin vetveten. Por ne vazhdim vjen nje konstatim interesant qe nuk i eshte thene njerezimit ne menyre konkrete: pranohet ekzistenca e nje institucioni e lidhur me aktet e lindjes se ideve letrare dhe mos ndarja e letersise nga magjia. Kjo gje kerkon nje ndryshim interpretimi aq me teper kur pranohet se institucionet estetike nuk themelohen mbi ato shoqerore dhe konsiderohen institucione te vecanta. Cfare kane dashur te thone autoret dhe perse i kane rreshqitur konkretes? Ne kete pike fshihet ajo qe nuk duan ta thone prej me shume se 2000 vjetesh: ekziston nje rol predominues i Institucioneve fetare politeiste qe permbledhin edhe autoresine e letersise ne nivel boteror. Ate qe autoret kerkojne ta shpallin ne menyre te maskuar ne realitet perben te fshehten e madhe: letersia, te historine e Njerezimit, ka per autor prifterinjte politeiste. Kjo eshte dhe aresyeja perse veprat e para ne Bote kane si permbajtje karakterni fetar politeist. Te pakten “Epi i Gilgameshit” ne boten shumere (5000 vjet perpara) dhe “Iliada” e “Odiseja” ne boten pellazgjike (3000 vjet perpara) e justifikojne kete pretendim, por perbashkimi analitik i te dy veprave nxjerr ne drite nje FAKT te pamundur te zberthehet me metodikat ekzistuese, por qe con ne nje perfundim: autoret e tyre kane karakter birerie me nje sfazim kohor prej 2000 vjtetesh. Kjo do te thote qe bota shumere dhe ajo pellazgjike kane nje pike te perbashket gjenetike cka do te thote se pellazget nuk jane race e bardhe. Ne fakt kjo vonese fsheh thelbin analitik te shkences se historise se Njerezimit dhe ate qe nuk kane marre parasysh te ashtequajturit historiane ballkanike kur analizojne gjenezen e banoreve autoktone te gadishullit, por dhe te popujve perkates.

Autoret kane nje merite te padiskutueshme: kane diferencuar individin nga grupi, i cili per rastin e letersise tregon se autoresia eshte vetem individuale dhe ketu duhet te kerkoje studiuesi kritik kur analizon produktin e nje shkrimtari: cili eshte qellimi i shkrimtarit kur ulet dhe shkruan? Kjo pyetje merr ne qafe te gjithe produktin intelektual shqiptar postkomunist pasi qellimi kombetar dhe qellimi individual i tyre nuk jane perputhuar asnjehere, kur paraardhesit e tyre te ketij profesioni, edhe pse i perkisnin nje epoke tjeter, e kane pasur qellim te jetes se tyre private dhe kete e kane realizuar ne menyre kolektive dhe institucionale.

III – Autoret mundohen ta trajtojne problemin sa me gjeresisht edhe ne funksion te gjuhes popullore duke treguar shtritshmerine e mendimit letrar ne aspektin praktik. Sipas tyre:

“Dallimi pragmatik ne mes te gjuhes se letersise dhe gjuhes se perditshme eshte shume me i qarte. Nuk e konsiderojme poezi, ose e shenojme si retorike, gjithe ate qe na shpie kah ndonje veprim i caktuar i jashtem. Poezia e vertete vepron në ne në menyre shume me te sterholluar. Arti imponon njefare kufiri ne te cilin ekspozimi i vepres se caktuar ndahet nga bota reale. Per kete aresye ne analizen tone semantike mund te fusim perseri disa kuptime te zakonshme estetike: “kontemplacionin indiferent”, “distancen estetike”, “perkufizimin”. Mirepo prapeseprape duhet te shohim se midis artit dhe jo artit, ne mes te perdorimit letrar dhe jo letrar te gjuhes, nuk ekziston kufiri i percaktuar rreptesisht. Funksioni estetik mund te shtrihet ne shprehjet me te llojllojshme. Letersine do ta kuptonim ngusht po te perjashtonim nga ajo gjithe artin propagandistik ose poezine moralizuese e satirike. Duhet t’i pervetesojme edhe format kalimtare sic jane shqyrtimi, biografia dhe pjesa me e madhe e literatures retorike. Duket sikur lëmi i funksionit estetik eshte zgjeruar ose ngushtuar ne kohe te ndryshme: letra personale si dhe predikimi, dikur ishin forma artistike, kurse sot – ne perputhje me synimin bashkekohor kunder ngaterrimit te zhanreve – sikur behet ngushtimi i funksionit estetik, deri ne theksimin e dukshem te pastertise se artit, deri te reaksioni ndaj panesteticizmit dhe kerkesave te tij, cfare eshte shprehur ne estetikat e shekullit  te nentembedhjete. Si duket, me se miri eshte t’i konsiderojme letrare vetem ato vepra ne te cilat dominon funksioni estetik, megjithese pranine e elementeve estetike – sic eshte  stili, kompozicioni – mund ta hetojme edhe ne veprat e tjera, qe s’kane qellime estetike, veprat cfare jane shkrimet shkencore, shqyrtimet dhe diskutimet filozofike, pamfletet politike dhe predikimet.” (f. 43-44).

Ne fakt ketu kemi te bejme me nje bote filozofike mjaft te pasur dhe tendencen per ta paraqitur mendimin letrar vecanerisht te lidhur me mendimet e tjera qe shoqerojne subjektin njerezor. Ne thelb te gjitheshkafes kerkohet te zbulohet forca shtytese drejt krijmtarise se individit dhe per baze autoret marrin te gjithe sferat me te mundeshme qe perdor individi drejt kesaj krijmtarie. Po ta shikosh historine e ketyre sferave do te verehet se me nivelin e zhvillimit ekonomik kemi dhe kolorit te madh te ketyre sferave, bashkesia e te cilave krijon bukurine e ideve letrare. Keto ide te autoreve sherbejne fare mire per te percaktuar qellimin per te cilin lulezojne idete letrare ne bashkesine njerezore. Por ne kete drejtim asnjehere nuk eshte marre per baze praktika e lindjes se ketyre ideve, raporti me rendin shoqeror, raporti i ideve letrare me idete e tjera dhe sidomos raporti me idete fetare, pari realisht librat e pare ne historine e Njerezimit kane subjekt fetar. Po te ishin bete re gjitha keto do te arrihej ne shume perfundime te reja ku me kryesori do te konsiderohej permasa e perfitimit praktik qe Njerezimi ka nga idete letrare. Me kete pike fshihet e gjithe esenca e ideve letrare dhe kete pike ka shfrytezuar politika shqiptare kur organizon shkollat per krijimin e njeriut profesionist ne fushen e letersise. Ate qe Natyra e ka bere per qindra e mijera vjet nder popuj te botes, politika enveriste e beri vetem per 4-5 vjet dhe kjo perben permbysjen e perfitimit praktik nga idete letrare ne te gjitha rafshet analitike. Kjo perben piken e dyte defektoze te vepres se Kadarese, por pa dashjen e tij individuale, pasi ne kete drejtim shkrimtari Kadare nuk ka folur asnje fjale nga tribuna vetem se neper korridore ka pohuar formalisht urdherin politik ne adrese te Kongresit te Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe dhe te te vetmit Poet Kombetar te Gjuhes Shqipe: Pader Gjergj Fishtes.

IV – Por autoret kane tentuar t’i japin nje zgjidhje problemit letrar nga pikepamja e studimit specifik duke kerkuar t’i krijojne nje personalitet profesionit te shkrimtarit. Ne kete drejtim metodika ekzistuese nuk te hap rruge dhe autoret jane orvatur me kot t’i krijojne letersise nje aureole pavaresie dhe konkludimi specifik. Te pamunduren autoret kane dashur ta bejne realitet me pretendimin:

“Sipas teorise se Grinlose dhe praktikes se shume dijetareve, keshtu studimi i letersise behet jo vetem i lidhur ngushte, por njehsohet me historine e civilizimit. Studimi i tille eshte letrar vetem ne aspektin qe trajton materialin e shtypur ose te shkruar, e cila, detyrimisht, eshte burim i pjeses me te madhe te historise. Ne mbrojtjen e nje botekuptimi te tille mund te pohohet se historianet i lene pas dore keto probleme, sepse ata jane teper te preokupuar me historine diplomatike, ushtarake dhe ekonomike dhe se studiuesi i letersise me te drejte e perveteson lemine fqinje dhe aty sundon. Vertete, askujt nuk mund t’i ndalohet dalja ne cilendo lemi dhe gjithsesi qe mund te thuhet mjaft ne te mire te kultivimit te historise te civilizimit te veshtruar ne kuptimin e gjere. Mirepo ky nuk eshte studim i letersise. Verejtja qe ketu kemi te bejme vetem me nje loje terminologjike nuk eshte shume bindese. Studimi i letersise ngushtohet nga studimi i gjithe asaj qe ka te beje me studimin e historise se civilizimit. Me kete rast mbeten anash te gjitha dallimet; ne letersi futen kategori vleresuese qe per te jane te huaja, rrjedhimisht ajo jep rezultate vetem nese jep rezultate te rendesishme per kete ose per ate disipline kufitare. Me njajsimin e letersise me historine e civilizimit mohohet vecantia e lemise dhe metodat e studimit te letersise.” (f. 36-37).

Cfare ndodh ne te gjithe kete analize hipotekore? Autoret, se pari, nuk dine menyren se si kane lindur idete letrare ne planin historik. Se dyti, autoret nuk dine raportin e ideve letrare me idete civilizuese. Se treti, autoret nuk dine autoresine e ideve letrare ne aktet me te para te tyre dhe ne kete pike qendron i gjithe defekti i mendimit filozofik boteror prej me shume se 2500 vjetesh. Une pretendoj se i gjithe termeti filozofik qe i ra Njerezimit ne mesin e shek. te XIX, me lindjen e marksizmit,  ka lidhje pikerisht me kete qe kerkojne te zgjidhin autoret e ketij libri dhe, me shkallen e zhvillimit te mendimit filozofik, kjo praktikisht eshte e pamundur. Te tre keto probleme perbejne pergjithesimin zgjidhes te domosdoshem per cdo ide aplikative ne Racen Njerezore ne Toke dhe kjo e kerkon medoemos nje metodike te re filozofike qe akoma nuk i ka celur lulet e saj. Ne do te shohim ne vazhdim qe zgjidhja e ketyre tre problemeve perben permbysjen e madhe qe realizohet ne mendimin filozofik materialist dhe kjo fillon nga vetvetja materialiste. Duke percaktuar primatin e rendit social si percaktues te cilesise dhe sasise progresive te ideve te ndryshme qe lindin pergjate zhvillimit social te Njerezimit na jepet mundesia te ecim me perpara ne drejtim te zgjidhjes te ketyre tre problemeve, qe “cuditerisht” krijon nje perputhje midis formes klasike dhe asaj shqiptare tipikisht per idete letrare. Mos prania e letres nuk do te thote qe letersia nuk ka ekzistuar dhe ne kete drejtim autoret kane nje defekt pasi e lidhin kete leter me historine. Realisht historia nuk percaktohet nga dokumentat, keto te fundit percaktojne permasen e nderhyrjes se politikes ne boten historike dhe realisht historia percaktohet nga permasa e zhvillimit te qenies shoqerore, e cila nga ana e vet percaktohet nga zhvillimi permasor i qelizave sociale qe prodhon rendi shoqeror; ne kete pike ndahet individi nga bashkesia, dmth politika nga historia.

V – Merita e autoreve ne kete liber qendron ne kapjen e defektit analitik te problemit, por pa tentuar ne zgjidhjen e tij, dhe kjo eshte e qarte qe nuk mund te ndodhte ndryshe me ate shkalle te mendimit filozofik, te pretenduar si materialist. Sipas tyre:

“Historia e letersise ndodhet perpara problemeve te ngjashme: te hulumtohet historia e letersise si art, perpjestimisht duke u ndare nga historia e saj shoqerore, biografia e autoreve ose nga te perjetuarit te veprave konkrete letrare. Ai qe ia hyn nje detyre te shkrimit te historise se letersise (ne kete kuptim te kufizuar), natyrisht qe do te hase ne pengesa te jashtezakonshme. Ne krahasim me pikturen, e cila mund te shikohet me nje veshtrim te vetem, vepres letrare mund t’i qasemi vetem ne rrjedhen e kohes dhe, prandaj, me veshtiresi mund te kuptohet si nje teresi harmonike. Mirepo ne analogji me format muzikore shihet qe njefare modeli mund te zbulohet edhe kur jemi ne gjendje ta konceptojme vetem ne rrjedhen kohore. Pastaj dalin edhe probleme te vecanta. Ne letersi kalohet ne menyre te shkallezuar nga paraqitja e thjeshte ne vepra artistike me nje organizim jashtezakonisht te perbere, pasi qe mjeti i letersise eshte gjuha, e cila ne te njejten kohe eshte edhe mjet i komunikimit te perditshem, e sidomos mjet i shkences per kete aresye struktura estetike e vepres letrare ndahet shume me me veshtiresi. Megjitheate, ilustrimi ne doracakun mjekesor dhe marshi ushtarak, jane shembuj qe vertetojne se edhe artet e tjera i kane rastet e tyre kufitare dhe se, veshtiresite me rastin e dallimit midis artistikes dhe joartistikes ne shprehjen gjuhesore, jane te medha vetem kuantitativisht.” (f. 385).

Pa dashur te kundershtoj si force zakoni, autoret nuk kane marre ne konsiderate metoden hegeliane ne analizen e mendimit letrar. Ne qofte se ata do te kishin marre si model Hegelin dhe ta kishin analizuar sipas kohes do te kishin zbuluar qe mendimi letrar udheheq mendimin e cdo populli dhe te cdo rendi shoqeror pamvaresisht nga bota e relacioneve, qofshin keto edhe imponuese (rasti shqiptar), dhe jashte cdo shkalle te zhvillimit shoqeror me kusht qe relatori ta kete te zhvilluar mendimin letrar, por ne kete rast nuk eshte mire te parakalohet paralelizmi institucional qe shoqeron idete letrare jo vetem ne planin lindes. Imponimi ne kete rast i nenshtrohet rregullit: e para eshte me e thjeshta dhe me e lehta. Ne kete drejtim faji nuk eshte i studiuesve shqiptare te asnje epoke, por analiza e ideve letrare shqiptare tregon qellimin per te cilin lulezuan keto ide dhe ketu duhet te kapet studiuesi per te percaktuar permasen e meritokracise se shkrimtareve shqiptare, te pakten ne keto 200 vjetet e fundit.

Autoret e librit ne kete drejtim kane ecur me teper me pasion se sa sipas nje linje filozofike metodike per te zbuluar te panjohuren ne letersi dhe ne autorin e letersise (ne fakt ata ketu kane fshehur nga padija autorin historik te librit dhe subjektin qe i detyroi shkrimtaret te lindnin). Por ata kane vene ne dukje nje fakt qe per boten shqiptare behet me teper vlere: kane treguar se kush e pasuron gjuhen e nje populli duke e vecuar individin nga masa populiste ku kete te fundit nuk e trajton as ne planin formal. Kjo do te thote qe ne letersine shqiptare duhet kerkuar se kush ishin ata qe e formuan gjuhen ne planin historik dhe ja dhuruan popullit shqiptar per ta pasur si mburoje kundrejt tjetersimit historik. A nuk do te thote kjo se ketu qendron edhe autoresia e letersise shqipe ne planin historik? Cfare kane bere studiuesit shqiptar te epokes enveriste, pervec aplikimit te mashtrimit shumepermasor ne edukimin e shtrember te Popullit Shqiptar? Kjo ka vlera vecanerisht per shkrimtarin Kadare ne percaktimin e meritokracise se tij ne raport me bashkeprofesionistet qe e shoqeruan deri me 1990.

Kur vjen puna per te percaktuar historine e letersise se nje populli eshte me e mira te percaktohen kushtet historike te lindjes se saj ne planin klasik, e pastaj ne ate konkret. Mendimi filozofik boteror akoma nuk e ka thene fjalen e vet dhe autoret i kane rreshqitur kesaj pergjegjesie, por ketu nuk kemi te bejme me padije. Kam frike se problemet jane jashtezakonisht te qarta, por politikes nuk i pelqen te diskretitoje vetveten pasi ne kete rast do te rezultonte qe mamia e politikes dhe ajo e letersise eshte e njejta lehone.

VI – Autoret kane tentuar te ndryshojne nje perfytyrim te shtrember ne adrese te mendimit letrar dhe kane kerkuar qe ajo te distancohet nga mendimi shkencor dhe kjo eshte nje gje e mire, pasi lehtesisht politika ndikon mbi letersine dhe jo rralle here e komandon ate per interes te vet. Eshte, ndoshta, konstatimi me i rendesishem i te gjithe studimit teorik dhe pika ku duheshin te ishin mbeshtetur kritiket e letersise shqiptare, jo vetem per rastin e Kadarese. Ne kete rast autoret japin te nenkuptuar qellimin perse shkruhet nje veper letrare nga pikepamja individuale duke perbere thelbin e mendimit letrar ne Historine e Njerezimit. Sipas tyre

“Gjuha letrare, per me teper, nuk eshte kurrsesi vetem referenciale. Ajo eshte edhe shprehese sepse barte edhe disponimin dhe qendrimin e folesit ose te shkrimtarit. Ajo, jo vetem qe tregon dhe shpreh ate qe tregon, por deshiron edhe te ndikoje ne qendrimin e lexuesit, ta binda ne dicka dhe, me ne fund, ta ndryshoje mendimin e tij. Ekziston edhe nje ndryshim i rendesishem ne mes te gjuhes letrare dhe gjuhes shkencore; ne gjuhen letrare potencohet vete shenja, simbolika, tingullore e fjaleve. Qe te hiqet vemendja ne te, jane shpikur gjithfare teknikash, sic eshte ajo e metrit, aliteracionit dhe formulime te tingellimit.” (f. 41).

Une nuk do t’i jap rendesi aspektit nderkombetar, por do te theksoj se cfare ka dashur te shprehe letersia e hershme shqiptare dhe autoret e saj. Ne kete drejtim letersia historike shqiptare dhe ajo e realizmit socialist jane krejt te kunderta, cka do te thote se edhe autoret e tyre ndodhen ne po kete pozicion. Ne menyre te permbledhur ky zberthim teorik i gjuhes letrare na con ne zbulimin e qellimit perse rilindi, u zhvillua dhe u konsolidua letersia shqiptare pergjate shek. XIX-XX. Ne kete pike qellimi i letersise dhe ekzistenca e autoreve perbejne njesine e reaksionit te ceshjes kombetare shqiptare qe shpertheu ne ato vite, por dhe aresyet perse promotor i levizjes kombetare shqiptare ishte vetem Kleri Katolik Shqiptar dhe kerkush tjeter. Ne po kete raport qendron dhe qellimi i lindjes dhe rilindjes se letersise se Gjuhes Shqipe dhe perse kjo letersi nuk mund te kishte lidhje as me boten otomane, as sllave dhe as me ate greke. Eshte kjo aresyeja perse letersia e Gjuhes Shqipe nuk ka ndikim kopjues, eshte tej mases origjinale dhe nuk zvarritet perpara letersise boterore. Ajo lindi dhe u zhvillua vetem per nje qellim: te pergatiste Popullin Shqiptar per Diten e Madhe te 28 Nentorit 1912. Por kjo do te thote se zhdukja e kesaj lloj letersie, pas 1945, eshte bere vetem per qellimin e kundert: Populli Shqiptar te urrente vendin e vet dhe krijuesit e letersise se Gjuhes Shqipe. Eshte kjo aresyeja perse shqiptaret pas 1945 harruan autorin e alfabeti te Gjuhes Shqipe dhe Historine e Letersise se saj. Ne kete menyre as qe mund te behet fjale per karakter kombetar te letersise shqiptare pas 1945-ses dhe rol konstruktiv me adrese atdhedashurine ne permbajtjen e veprave te realizmit socialist. Ne cfare raporti ndodhet shkrimtari Kadare me kete gjendje sociale te shqiptareve kur vendosi t’i braktise ata per egon e tij?

Te pakten kete kendveshtrim na imponon kjo pjese e cituar nga keta autore. Por merita analitike e qellimit perse shkruhet nje veper letrare vazhdon edhe me tej duke na dhene dy piketat qe ndertojne ngjarjen letrare (analogjia ne kete rast duket qarte).

VII – Sipas autoreve tane keto piketa jane me konkrete dhe kete duhet te kerkojme nga shkrimtari kur niset dhe publikon ngjarjen sipas ideve te tij. Pretendimi i autoreve te ketij libri per kete problem eshte si me poshte:

 

“Koha dhe hapesira ne roman nuk jane te njejta me kohen dhe hapesiren ne jeten reale. Edhe nje roman    me note te theksuar reale, “te prere nga jeta” i ndonje natyralisti, eshte i krijuar sipas disa konvencioneve artistike. Nga perspektiva e mevonshme historike e shohim se kane qene te ngjashem per nga zgjedhja e temes romanet natyraliste, karakterizimi, ngjarjet e zgjedhura ose te lejueshme dhe nga menyra e krijimit te dialogjeve. Por po ashtu, verejme konvencionalitet te skajshem madje edhe ne drame, e cila eshte me se shumti natyraliste jo vetem per shkak te kufizimit skenik, por edhe ne menyren se si ne te perdoret koha dhe hapesira, madje edhe ne menyren e zhvillimit te dialogut realist ne shikim te pare dhe ne zgjedhjen e elementeve perberes te tij, si edhe ne menyren se si dalin ne skene personazhet dhe si e braktisin ate5. Pa i marre parasysh te gjitha dallimet edhe Stuhia edhe Shtepia e kukllave kane te perbashket kete konvencionalitet dramatik.

Po ta konsiderojme se “trillimi”, “invencioni” ose “imagjinata” jane cilesi karakteristike e letersise, atehere me pare mendojme se letersine e perbejne Homeri , Dante, Shekspiri, Balzaku dhe Kitsi se sa Ciceroni dhe Montenji, Bosye ose Emersoni. Vertete, do te kete raste “kufizuese”, vepra sic eshte “Shteti” e Platonit, te cileve, te pakten ne pjese te caktuara, atyre pjeseve ne te cilat flitet per mitet e medha, nuk mund t’u mohohet “invencioni”, “trillimi”, megjithese ne te njejten kohe ato jane para se gjithash filozofike. Ky botekuptim i letersise eshte pershkrues, e jo vleresues.” (f. 45).

Duke futur nocionin e kohes dhe te hapsires autoret na japin kendveshtrimin krititik te nje vepre letrare. Te pakten ne kete rast rezultojne pyetjet: Si perputhet koha aktuale me kohen e romanit? Cfare kendveshtrimi kerkon te imponoje autori i nje vepre tek lexuesi? Cfare hapesire analitike merr ne konsiderate autori i nje vepre dhe perse kerkon t’ja imponoje lexuesit? Te pakten shkrimtaret e realizmit socialist ketu ne Shqiperi pergjigjet do t’i kishin ne maje te gjuhes sipas filozofise bolshevike pasi jane edukuar dhe pergatitur sipas kesaj filozofie edhe per profesionin qe kane ushtruar dhe ushtrojne. Por atyre as qe i ka shkuar mendja ndonjehere qe koha e veprave te tyre nuk perputhej kerkund me kohen autoktone te popullit, te cilin e mashtruan pa pike meshire per 50 vjet ne menyre ekstreme.

 

Te gjithe keto pika qe ne nxuarem nga ky liber teorik sherbejne vetem per nje qellim: me cfare syri duhet ta shohim ne mendimin letrar dhe veprat e shkrimtareve, per rastin konkret vepren e shkrimtarit Kadare.

Pasi e lexon dhe e krahason me ate qe ke mesuar neper shkollat tona shtroj pyetjen: Cfare mungon ne kete liber? Jam i bindur qe asnje shkrimtar, jo vetem ne Shqiperi, nuk eshte i afte t’i pergjigjet kesaj pyetje, por per nje filozof ne kete liber mungon pikerisht: Ana praktike e dinamikes kohore te letersise ne nje popull dhe ndikimi ne bote, si rezultat i botes se relacioneve. E them kete pasi eshte e pamundur te ndiqet dinamika e ideve letrare ne popujt e prapambetur ne menyre autoktone per efekt te kohelindjes shoqerore dhe ne kete menyre kjo dinamike mungon. Atehere perpara se te avancojme ne mendimin letrar shqiptar jemi te detyruar te zbulojme se  kush e shpiku mendimin letrar ne Historine e Njerezimit dhe cila ka qene dinamika fillestare e saj ne kete histori.

Problemi nuk mund te trajtohet thjeshte vetem teorikisht, pasi te dhenat kohore mbi elementin letrar individual njihen me se miri dhe ne saje te enciklopedive te ndryshme boterore i kemi te gjitha mundesite ta trajtojme problemin ne menyre statistikore ne raport me rendin shoqeror. Dhe kur krahasohen keto raporte midis popujve nuk eshte e veshtire aspak te ndiqet ndikimi qe ato kane mbi njeri-tjetrin, pamvaresisht nga zhvillimi i gjithseicilit. Ne kete drejtim mendimi letrar helen fiton vlera te vecanta pasi eshte i vetmi qe mund te ndiqet qe ne gjeneze jashte cdo ndikimi, qofte edhe formal. Jo vetem kaq por mendimi letrar helen eshte i vetmi, te pakten ne Evrope, qe mund te ndiqet perpara shtetit (rendi fisnor) dhe pergjate rendit shteteror skllavopronar duke qene dhe mendimi letrar kryesor me ndikim mbi te gjithe popujt e mevonshem evropiane. Por mendimi letrar helen na jep edhe nje ndihmese te posacme per mendimin letrar shqiptar pasi krahasimet hapsinore te permbajtjes se tyre tregojne se ato jane te sfazuara per mbi 3000 vjet (edhe pse jane dy popuj qe kane jetuar prane e prane prej mijeravjetesh) duke fshehur autoresine e mendimit letrar ne nivel evropian per here te pare. Per kete qellim kam marre per baze kater enciklopedi nder shtetet me te zhvilluara te Evropes per t’i krahasuar midis tyre duke anashkaluar enciklopedine gjermane te fundit te shek. te XIX (te stergjyshit tim nga nena Palok Laca) per efekt te veshtiresise se leximit pasi ishte me germa gotike.

1 – Enciklopedine franceze Nouveau Petit Larousse (1970, e kam nenvizuar pasi me   kete enciklopedi e kam filluar kete pune per here te pare).

2 – Enciklopedine franceze, Le Petit Robert 2 (1982, 1984)

3 – Fjalorin enciklopedik italian, Maximus (1994)

4 – Enciklopedia e pergjithshme e Oksfordit me botim shqip 2006, Oxford paperback encyclopedia.

Si poeti i pare ne boten parahelenike konsiderohet Homeri, te cilin enciklopedia franceze e konsideron si monumentin e pare te literatures greke (shek. IX Para Kri.), ndersa enciklopedia italiane e konsideron, kete literature, me ndikim mikenas nga mijevjecari i II deri ne shek. X-IX Para Kri. dhe ne vazhdim e ndan ne disa perioda (perioda joniane arkaike (shek. IX-VIII Para Kri.), perioda joniane e vone (shek. VII-V Para Kri.), perioda atike (shek.V-IV Para Kri.) qe konsiderohet si letersi klasike, perioda aleksandrine (shek. III- gjysma e pare e shek.I Para Kri.), perioda greko-romake (nga gjysma e dyte e shek. I Para Kri. – 529 Pas Kri.)  dhe Homerin e daton te shek. IX-VIII Para Kri.. Por enciklopedia e Oxfordit na jep nje panorame pak me ndryshe, sipas se ciles Homeri ishte poet epik grek (i shek VIII para e.s.). Tradicionalisht mbahet si autori i Iliades dhe Odisese. Qytete te ndryshme ne Joni i metojne vendlindjen dhe thuhet se ka qene i verber. Studimet bashkekohore kane zbuluar vendin e poemave homerike  ne traditen gojore paraletrare, ku nje radhe rapsodesh ngrinin kenge per ngjarje tradicionale te epokes heroike; ceshtjet e autoresise keshtu dalin te veshtira per t’i zgjidhur. Ne periudhen e fundit te lashtesise  Homeri shihej si poeti me i madh e i pakapercyeshem, kurse poemat u perdoren si model e si burim frymezimi nga te tjere.

Mendimi filozofik boteror ka arritur deri ketu pa e percaktuar menyren e lindjes se ideve letrare jo vetem nga pikepamja specifike, por, mbi te gjitha, ne lidhje me rendin shoqeror dhe kjo e ka nje aresye duke perbere nje defekt ne kete mendim. Ne te vertete une shtroj pyetjet: Po Hegeli perse nuk i shtriu studimet ne kete drejtim? Cfare kishte mangut ne mendimin filozofik boteror qe ky problem ka mbetur akoma i erret? Nuk e kam fjalen per formulimin e gabuar te shkakut te levizjes, apo tendencen per te zbuluar konstanten absolute te zhvillimit, fenomene keto qe kane shoqeruar mendimin filozofik helen, por thelle-thelle mendimi filozofik boteror pas shek. te IV, atehere kur Konstandini i Madh formoi Kishen e Krishtere ne menyre institucionale duke e vendosur ne krye te Romes, i ka fshehur Njerezimit rolin e institucionet fetar ne Histori (te pakten ne Bibël (Ferizaj, 1994) ekziston konflikti midis monoteizmit izraelit dhe prifterinjve politeiste, te emertuar si pagane; - Libri i pare i Makabenjve). Aresyeja per mua ka qene e thjeshte, pasi nuk behet fjale per institucionet monoteiste, por per politeizmin helen i cili kreu shume detyra dhe realizoi, duke i zgjidhur, shume probleme pa te cilat Raca e Bardhe do te ishte akoma miope. Alfabetet, shkrimi, shkollat, filozofia, idete letrare, idete artistike, deri dhe pronen fisnore, etj kane per autor prifterinjte politeiste dhe Homeri qendron ne mes te tyre (mos valle poeti i pare parahelen qe njihet te kete qene prift politeist?). Por te gjitha keto subjekte te materializuara kane lindur perpara qytet-shteteve helene, ne nje kohe qe kane qene pjesmarrese ne vete keto qytet-shtete. Atehere kjo kerkon nje interpretim analitik te fenomenit e cila na con drejt autorit te mendimit letrar parahelen. Kete gje nuk e zgjidh dot dokumenti, por mendimi filozofik analitik materialist.

Ne qofte se do te marrim si pike referimi Solonin dhe ligjet e tij per aktin me te para te lindjes se qytet-shtetit athinas (shek VI Para Kri.) rezulton qe idete letrare kane qene te lindura prej me shume se 400-500 vjet me pare dhe nuk i takojne individit per aresyen me te thjeshte fare: shkrimi ka lindur shume me vone. Atehere problemi eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me idete fetare dhe institucionet e tyre, te cilat jane te vetmet qe i njohim ekzistuese ne parim. Problemi i lindjes se ideve letrare ka nje ngaterrese edhe me te madhe kur vjen puna per t’u shtrire ne kohe edhe me tej; fjala behet per pikturat e vjetra, te para 10.000 vjeteve, te themi (ndoshta edhe shume me te vjetra), te cilat nuk duhen konsideruar si vepra arti te profesionit te piktorit, por si krijmtarite e para letrare te paraqitura me pikture, te cilat ne kete rast i kane paraprire germave. Ekzistenca shume here me e vjeter se keto piktura letrare te ideve fetare dhe e institucionit fetar politeist me con ne perfundimin se autoret e pare te ideve letrare ne Historine e Njerezimit jane pikerisht prifterinje politeiste dhe instituti i tyre fetar. Kjo eshte dhe aresyeja perse veprat e para letrare kane karakter fetar (Epi i Gilgameshit tek shumeret dhe Iliada me Odisene tek pellazget parahelene; lidhja varesore e pellazgjishtes dhe helenishtes kundrejt shumerishtes me con ne perfundimin se ato kane nje pike te perbashket gjenetike dhe diferenca gati 2000 vjecare e tyre duhet te konsiderohet e lidhur me nje shkak te jashtem te botes pellazgjike mbi te cilen eshte aplikuar frenimi i zhvillimit social, problem ky thellesisht historik, qe cfaqet edhe shume-shume me vone, deri ne kohet e vone (pas shek XVII), duke perbere ate mase historike sa i mohuan te drejten grekeve te ishin rilindasit e heleneve).

Problemi gjen zgjidhje edhe ne nje forme tjeter analitike: duke pare raportet kohore te ideve letrare me ato artistike (pikture, skulpture, arkitekture) nder rende dhe popuj te tjere. Keshtu tek parahelenet dhe helenet kemi gjithmone idete letrare si paraprirese te te gjitha ideve, qe ne shek. e IX Para Kri., dhe pastaj cfaqen idete artistike me skulptorin Antenor (shek. VI Para Kri.). Kur ne Rome problemi eshte me te vertete i jashtezakonshem pasi me cfaqjen e ideve letrare me Lucio Livio Andronico (poet  284-204 Para Kri.), specifika artistike cfaqet vetem me nje arkitekt ushtarak te Jul Qezarit: Vitruve (lat. Markus Vitruvius Pollio ne shek I Para Kri.) duke mos pasur asnje piktor apo skulptor. Keto te dhena, te vetmet per rendin skllavopronar evropian, nuk kane asnje ndryshim ne raport per rastin Italian (duke e konsideruar te qene qe ne shek. e 8 Pas Kri.) duke filluar me historianin Paul Diakre (720-799), nje nder autoret e Kronikave Lambarde, shkrimtarin lombard Liutprand (920-972) dhe vetem ne mesin e dyte te shek. XII na cfaqet skulptori dhe arkitekti nga Piza Bonanno. Duke e bere kete pune per cdo popull te botes vihet re se rregulli i raportit kohor te ideve letrare si parapriresja e cdo rendi shoqeror kundrejt ideve artistike (pikture, skulpture, arkitekt) na verteton se forma me e pare e ideve letrare jane skenat me pikture pergjate rendit fisnor ku idete fetare, ne formen e kulteve pagane, kane qene te lindura me kohe.

Ne kete menyre une bej pergjegjes per lindjen e ideve te para letrare prifterinjte politeiste, te cilat ishin njekohesisht dhe autoret e germave, alfabeteve, gjuhes se shkruar, shkollave, mendimit filozofik e deri tek prona fisnore. Shkaqet dhe aresyeja e lindjes fillestare te ideve letrare nuk duhen hiperbolizuar ne drejtim te nje bote enigmatike, por ato, perkundrazi, perfaqesojne formen me te thjeshte te paraqitjes se jetes sociale te banoreve ne raport me shkallen e zhvillimit social dhe pikepamjet filozofike te kohes. Ky duhet konsideruar dhe momenti thelbesor i ndarjes se punes fizike nga puna mendore, por dhe procesin e formimit te shtetit klasor, sipas formes evropiane. Aludimi per ekzistencen e prifterinjve pagane parapoliteiste nuk mund te behet pasi diferencimi social brenda rendit fisnor i ka dhene frutet e veta vetem pasi u formua institucione fetar politeist. Por ne kete gjithepadije dhe marramendje qendron nje fakt: idete fetare dhe idete letrare kane nje prodhues cilesor dhe ndodhen ngjitur ne kohe, por te parat ne fund te rendit shoqeror dhe te dytat ne fillim te rendit shoqeror te mepastajme. Pikerisht ky fakt ka domethenien e vet dhe ate qe nuk ka per t’i pelqyer lexuesit shqiptar.

 

Ky proces mund te ndiqet vetem nder popujt qe e kapercyen te plote rendin fisnor dhe u futen ne dyert e skllavopronarise shteterore. Eshte kjo aresyeja perse popujt e tjere evropiane (barbaret qe shkaterruan Perandorine Romake) nuk i kishin te zhvilluara idete letrare deri ne formen e shkrimit, proces i cili, me sa duket, ka qene teper i gjate dhe per kete aresye e huazuan nga bota romake te gatshme. Analiza e ideve letrare nder popujt e tjere evropiane, qe do ta shohim me poshte ne kuadrin e individit shkrimtar, eshte e afte te na jape diferencimin kohor te formimit te tyre dhe shkallen e zhvillimit te mevonshem, proces i cili ka percaktuar dhe shkallen e veshtiresise te formimit te tyre, por dhe nivelin specifik te ideve letrare. Ligji kohor i lindjes se popujve reflekton edhe ne procesin e formimit te ideve letrare nder popujt evropiane. Por kjo lloj analize mund te na coje edhe ne zbulimin e permbajtjes se mendimit letrar nder popujt evropiane si rezultat i permases se ndikimit te botes heleno-romake mbi ta. Nuk eshte e rastit qe mendimi filozofik gjerman i shek. XVIII – XIX e nenshtron te gjithe mendimin filozofik boteror per te gjithe koherat e ekzistences historike te Njerezimit (pa dyshim qe merita eshte edhe e dinamikes se brendeshme te Popullit Gjerman, gje qe reflektohet edhe ne mendimin muzikor e shume ideve te tjera). Por nje permbledhje e ketij mendimi, duke marre per baze dy perfaqesuesit më me zë të saj (Fridrih Hegel dhe Karl Marks), tregon qe mendimi filozofik gjerman u mbeshtet te mendimin filozofik helen ne menyre teper te kulluar dhe jashte kritikes filozofike. Te pakten dy problemet me thelbesore te intuites materialiste helene, koncepti shkakesor i levizjes dhe konstantja e pandrueshmerise se zhvillimit universal, mbeten ne te njejtin pozicion duke i fshehur Njerezimit problemin me te thjeshte te materializmit filozofik: ekzistojne probleme filozofike ne Natyre qe nuk mund te zgjidhen jashte praktikave te botes njerezore dhe pergjithesimi i tyre nuk mund te konsiderohet permbysje dhe as zhvillim i metejshem (te pakten zbulimi i dialektikes ne Boten Njerezore nga ana e Hegelit dhe pergjithesimi pertej kesaj bote nga ana e Marksit nuk perben nje hop cilesor, por nje kthim prapa tre shkalle duke lene ne heshtje te plote te gjithe dinamiken dialektike te Natyres sipas parametrave absolute, cka do te conte ne argumentimin e unitetit te Natyres, gje e pa realizuar me gjithe pretendimet siperfaqesore. Kjo menyre e te zhvilluarit te mendimit filozofik ka cuar ne mos shpjegimin e fenomeneve shoqerore te realizuara per shkaqe rastesore dhe interesa politike me karakter historik.

Pra kjo menyre analize tregon qe idete letrare jane te lindura perpara shtetit dhe duhen konsideruar te perfunduara me lindjen e shkrimtarit, si procesi i fundit i rendit fisnor, por dhe te ndarjes se punes mendore nga ajo fizike. Kjo do te thote qe rendi fisnor eshte ai qe levroi, se fundi, idete politeiste dhe shkollat e saj mbi cbaze lindi dhe profesioni i shkrimtarit, i njehsuar me ate te priftit politeist. Ne kete pike qendron e fshehta e lindjes se ideve letrare ne formen me te thjeshte dhe fillimin e shkeputjes se mendimit filozofik materialist nga mendimi filozofik idealist.

Dhe kur vjen puna per te percaktuar menyren e lindjes se ideve letrare ne brendesi te Popullit Shqiptar do te vihet re se edhe ketu nuk ka perjashtim: cdo gje eshte e varur nga shkalla e zhvillimit social te banoreve vendas dhe ndikimi qe Evropa ka realizuar mbi ta (eshte kjo e fundit qe e permbys te gjithe formen klasike te zhvillimit te shoqerise sipas parametrave te “paradoksit te kohes” duke fshehur autoresine e vertete). Edhe pse jetuan per mijera vjet nen drejtimin e botes pellazgo-helene, botes romake dhe asaj bizantine, vendasit autoktone nuk qene ne gjendje te reflektonin idete letrare ne boten e tyre. Kjo gje duhet t’i dedikohet shpejtesise se vogel te zhvillimit social te tyre, mbi c’baze percaktohet prapambetja e sotme e shqiptareve, te pakten deri ne shekullin e XVII-te. Ne kete menyre behet e papranueshme ekzistenca e ndonje forme shteterore ne brendesi te tyre (te ashtequajturat mbreterite ilire te Agronit, Teutes, Pirros se Epirit, Gentit; shteti Arber ne shek. XII, shteti i Skenderbeut; principatat feudale shqiptare te shek. te XIX-te; te pakten perpara vitit 1912, dhe prejardhja e tyre biologjike nga ndonje popull me i zhvilluar: pellazget, bizantinet, kryqtaret). Eshte kjo aresyeja perse shqiptaret e sotem nuk mund ta kene prejardhjen e tyre sociale nga pellazget, apo qe Pirro, Teuta, Agroni, Genti te kene qene mbreter ilire dhe epirote, produkt i botes iliro-epirote; ato me se paku kane qene perfaqesuesit e fundit te botes pellazge dhe nuk kane asnje lidhje te drejteperdrejte sociale me boten autoktone te Gadishullit Ilirik, ne te kunderten analiza historike e tyre eshte e pasakte.

Ne kete menyre kemi zbuluar aresyen perse bota ilire dhe me vone epirote e arberore, nuk kane pase te zhvilluar ne asnje shkalle embrionale idete letrare. Por ekzistenca e ideve letrare ne boten epirote ne mesin e shekullit te XVI (“Meshari” i Gjon Buzukut) tregon rrugen se si Evropa ka ndikur mbi popullaten autoktone te gadishullit Ilirik, tashme te transformuar ne gadishull ballkanik. Kur themi qe “Meshari” eshte vepra e pare e shkruar ne mendimin letrar shqiptar kemi bere nje abstragim ne hapesire, pasi kemi nenkuptuar dhe nje shkalle zhvillimi te shoqerise vendase, gje qe nuk eshte e vertete. Kjo veper, dhe shume te tjera qe vine pas saj, nuk jane produkte te drejteperdrejta te shoqerise shqiptare te lindura nga nevoja per ide letrare. Vete shkalle e zhvillimit te gjuhes shqipe, e percaktuar nga fjalori i Frang Bardhit Latinisht – Gjuhe Epirote me rreth 2500 fjale epirote, e perjashton mundesine e levrimit te ideve letrare nga bota e brendeshme e saj dhe ne kete menyre ben te mundur te kerkojme edhe aresye te tjera shkakesore qe cojne ne lindjen e ideve letrare ne menyre te konsoliduara dhe me vazhdimesi historike. Rendesi nuk kane emrat dhe as subjektet qe e realizuan kete proces, por une pretendoj se me e rendesishmja e asaj qe ka ndodhur eshte e lidhur me Qellimin perse u zhvilluan idete letrare ne nje shoqeri te prapambetur deri ne ekstrem.

Pikerisht ne kete pike fillon dhe diferenca e mendimin letrar shqiptar brenda vetes per epoka te ndryshme historike. Ekzistenca e nje letersia fetare, dhe me vone kombetare me autore prifterinjte Katolike, tregon jo vetem menyren se si Evropa ndikoi mbi Popullin Shqiptar, por dhe aresyen e ketij ndikimi, e cila asnjehere nuk eshte marre parasysh ne historine e Letersise Shqiptare. Kjo aresye eshte e lidhur edhe me nje ngjarje tjeter, qe kohet e fundit ka bere dhe po ben jehone ne mendimin filozofik shqiptar pa ja ditur permasen reale: fjala eshte per historine Helene dhe lidhjen e saj me Popullin Grek. Tendenca e politikes evropiane per te ngritur ne kembe popujt ballkanike kundra Perandorise Otomane ka permbledhur si historine, duke u kujtuar popujve ballkanike jo rralle nje histori te genjeshtert dhe ireale, ashtu dhe letersine (politika evropiane e atyre koherave nuk i tregoi grekeve perse ata nuk kishin rilindje si italianet; - une pretendoj se nuk i dinin shpjegimin); por per rastin shqiptar kjo e fundit u krijua nga fillimi. Kjo ka qene detyra qe Perandoria Austro-Hungareze dhe Selia e Shenjte moren persiper te realizojne dhe e gjitha kjo ne perputhje me praktikat historike qe kishin shoqeruar popujt e civilizuar ne agimet e tyre me te para. Ate qe kishin realizuar prifterinjte politeiste ne fushen e ideve letrare per mijera vjet me lloj e lloj formash, e realizuan per 400 vjet Prifterinjte Katolike ne trojet e banuara nga shqiptaret vetem per nje qellim: te pergatisnin per veteqeverisje te vetmen popullate autoktone te Gadishullit Ballkanik (ne fjalorin politik ky proces konsiderohet ceshtje kombetare dhe eshte kjo aresyeja perse tek shqiptaret cfaqen idete e ketij karakteri jashte cdo linje klasike te zhvillimit social tek popujt e perparuar.). Ky proces i eshte fshehur Popullit Shqiptar me shume marifet dhe kete kerkush nuk ka guxuar ta donencoje akoma edhe sot duke pranuar tezen, sipas se ciles:

“Historia e letersise se vjeter shqiptare, e shtrire ne shek. XVI – XVIII, nga sa e njohim permes veprave qe kane shpetuar, per shkak te vecorive te zhvillimit letrar te kohes, paraqitet e nderthurur ne fushat e tjera te kultures, e padiferencuar sa duhet prej tyre. Prandaj, nga kjo pikepamje, historia e letersise sone te vjeter, sidomos e dy shekujve te pare, eshte me sakte historie e shkrimeve te atyre shekujve. Keto shkrime, ne te shumten e rasteve, duke mos qene shprehje artistike e nje qendrimi te caktuar ideor emocional ndaj jetes, nuk mund te quhen letersi ne kuptimin e mirefillte te fjales. Sidoqofte, ne to u pasqyrua zhvillimi kulturor i popullit jeta mendore e tij; pra, si te tilla, ato perbejne, pa dyshim, nje hallke me rendesi ne ate zhvillim. Ato s’jane as pa kujdes gjuhe dhe stili, duke mos qene zakonisht prova te drejtperdrejta krijimesh artistike.” (Historia e Letersise Shqiptare, Tirane 1983, f. 9)

Sot kjo kuptohet lehtesisht si nje forme elementare e propagandes enveriste per te fshehur qellimin perse u zhvillua me kete permbajtje e ashtequajtura letersi e vjeter shqiptare, por dhe se cfare perfaqesonin autoret e saj realisht. Autori i kesaj teze ka dashur te beje nje politike shume te fshehte dhe ta paraqese situaten e zhvillimit letrar te mevonshem ne funksion te kesaj teze pa permendur as shkaqet dhe as shtysat e lindjes se ideve letrare ne brendesi te Popullit Shqiptar. Shkurt fare, autori ka dashur t’i paraprije thelbit antikombetar te letersise se realizmit socialist duke perbashkuar letersine e vjeter shqiptare me rilindasit e shpikur dhe prej ketej tek shkrimtaret e realizmit socialist duke vendosur piketa te karakterit absolut. Vini re se sa me marifet e ka realizuar kete lidhje dhe me cfare permasash i ka percaktuar segmentet historike te Letersise se Gjuhes Shqipe, por dhe se cfare ka fshehur nga historia reale e Letersise Shqipe te asaj kohe:

“Barleti eshte figura me kryesore e gjithe kultures se vjeter shqiptare. Veprat e tij u lexuan e admiruan perhere nga shqiptaret gjate shekujve; ato e ushqyen perhere patriotizmin shqiptar, vecanerisht ne kohen e pushtimit osman. Ne te u mbeshtet perhere historiografia shqiptare, kur shkroi mbi Skenderbeun dhe kohen e tij, qe nga bashkekohes te tij, Dhimiter Frengu, e gjer te pasardhesi i tij i nje shekulli me vone, Frangu i Bardhe, apo autoret arbereshe te shek. XVIII, Pompillo Rodota e Nikolle Keta. “Historia e Skenderbeut” e Barletit u be vecanerisht nje burim frymezimi per shkrimtaret e Rilindjes Kombetare dhe e tille mbeti, permes veprave te Jubanit e Pashko Vases, De Rades, Naimit e Nolit, gjer te Kadareja me te tjere.” (Historia e Letersise Shqiptare, Tirane 1983, f. 29)

A nuk fillon me kete mashtrim dhe genjeshter historia e Letersise Shqiptare? Studiuesit e epokes komuniste gjithmone i kane bere bisht gjendjes shoqerore te Popullit Shqiptar kur behej fjale per zhvillimin e produktit ideor dhe, akoma me keq, kane anashkaluar te gjithe vepren e Klerit Katolik Shqiptar nder ato vite te largeta, para 3-4 shekullore duke pranuar vetem tre prej 14 autoreve te asaj kohe; atehere perserisim: 1555 deri ne vitin 1700 njohim 16 vepra e 14 autore nder te cilet jane Buzuku, Matranga, Bardhi, Budi, Bogdani, Tivarasi, Barleti, Dhimiter Frangu, Anonimet, Gjon Muzaka, etj. Dhe pa filluar epoka e shpikjes rilindase prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 15 vepra, 13 autore e 6 doreshkrime, nder keta P. Francesk da Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, Jul Variboba etj. Ndersa prej vitit 1800 deri ne vitin 1900 kemi numeruar 81 vepra, 34 autore e 4 doreshkrime dhe prej vitit 1900 deri ne vitin 1912 gjejme 59 vepra e 16 autore. Prej ketej nuk eshte e veshtire te arrihet ne perfundimin qe: “Literatura shqipe nuk kishte per te pasur kete permase, per te mos thene nuk do te kishte ekzistuar, po t’u hiqeshin 460 veprat e njohura deri me tani, pa marre parasysh te perkoheshmet, dhe 136 shkrimtaret katolike, prej te cileve ishin edhe ata qe muaren pjese ne Kongresin e Manastirit e ne Komisionin letrar te vitit 1916” (At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935, botimi i dytë, 1999, - f. 31-32). Te gjitha keto vepra dhe keta shkrimtare jo vetem qe kane mbetur te panjohur per shqiptaret e epokes enveriste, por ato jane tjetersuar dhe zevendesuar me autore dhe vepra qe nuk kane asnje lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret. A nuk do te thote kjo qe shqiptaret e sotem nuk e njohin realitetin e tyre historik ne asnje permase, te pakten ne fushen e letersise? Po shkrimtari Kadare ne cfare pozicioni ndodhet kundrejt kesaj mosnjohje dhe ketij manipulimi te historise se letersise shqiptare?

Viti 1999 solli nje permiresim te jashtezakonshem te marredhenieve ndermjet shqiptareve te Kosoves, me clirimin e Kosoves nga okupacioni fashist serb, dhe shqiptareve te Shqiperise; keta te fundit, per here te pare, u ballafaquan me shqiptaret e Kosoves edhe ne lemin e letersise teorike. Jam i detyruar ta ve ne dukje kete fakt pasi studiuesit shqiptare te Kosoves vecohen nga studiuesit shqiptare te Shqiperise ne drejtim te realitetit te shprehur ne veprat e tyre ku dallohet serioziteti dhe skrupuloziteti akademik. Studiuesit shqiptare te Shqiperise per here te pare e muaren vesh qe vellezerit e tyre ne Kosove na kishin bere hapa serioze ne drejtim te teorise se Letersise dhe ata nuk ja kishin fshehur popullates se tyre veprat e kahershme shqiptare dhe autoret e tyre. Studiuesit shqiptare te Kosoves kishin bere edhe nje hap tjeter perpara: kishin prodhuar mendimin filozofik shqiptar ne fushen e letersise duke lidhur praktiken letrare shqiptare me praktiken letrare evropiane te udhehequra nga historia e Letersise. Puna e tyre do te vinte ne pah dhe te mangetat qe shoqeronin mendimin filozofik boteror ne kete drejtim dhe kjo perbente te rene ne mendimin filozofik shqiptar, te mesuar vetem me ngritjen e dores. Sipas studiuesit shqiptar nga Kosova:

“Historia e letersise ne kuptimin e sotem eshte nje pasardhese e tipit te veprave qe ne shekullin e XIX konsideroheshin shkence mbi letersine dhe qe u shfaqen si nevoje per t’iu kundervene historiografise pozitiviste. Termi “histori e letersise” haset shume me heret, diku rreth mesit te shekullit XVI, mirepo atehere emeronte kataloget e ndryshem, ose perpiqej te jepte nje sinteze te historise se gjithe letersise. Perkunder faktit qe ajo merret me studimin e letersise ne rrjedhen e saj historike, do te thote qe nga shfaqja e letersise e deri ne ditet e sotme, as sot e kesaj dite nuk mund te flitet per nje metodlogji unike te paraqitjes se ketij procesi dhe as per nje qendrim unik per ate cka duhet te permbaje histori e letersise. Ne te vertete, kjo varet nga shume faktore, vecanerisht nga shkalla e percaktimit per nje ose per disa metoda, pastaj nga orientimet e pergjithshme ne studimet e letersise si dhe nga zhvillimi i dijes ne pergjithesi.” (Zejnulla Rrahmani, Teoria e Letersise, botim i dyte i plotesuar, Prishtine 2008, f. 54)

I ve ne dukje te gjitha keto ide per t’i treguar lexuesit se cfare mungon ne kendveshtrimin e vepres se Kadarese nga ana e studiuesve qe nga fillimi i kritikes se vepres se tij para disa dhjetevjecareve.

Por shqiptaret e kane pasur gjithmone nje fat dhe nje drite udherrefyese rastesore drejt diellit te tyre iluzor edhe pse kane mbetur per shume e shume kohe ne erresire (faji nuk duhet kerkuar direkt ne brendesi te tyre, por tek krijuesi i paraardhesit me te pare, te cilit ata i besuan gjithe jeten qe nga dita e pare e lindjes, - ja perse paraardhesit me te pare te shqiptareve jane krijuesit e Perendise). Ate qe shqiptareve u a mbuloi, duke ja tjetersuar, shkolla enveriste, studiuesit e huaj e nxorren fare hapur ekzistencen e nje letersia popullore mjaft te pasur, por dhe mungesen e nje tradite letrare individuale vendase. Keta studiues paten meriten te rivendosnin ne vendin e merituar krijuesit reale te Letersise se kahershme shqiptare dhe rolin qe keta te fundit kishin luajtur ne levrimin e ideve letrare. Akoma me tej keta studiues paten meriten te analizojne permbajtjen cilesore te letersise shqiptare deri ne shek. e XX-te duke na dhene menyren se si dhe kush kishte influesncuar mbi mendimin letrar  shqiptare te asaj kohe. Sipas nje autori te tille:

 “Nga shekulli i pesembedhjete e kendej, Shqiperia u nda ne tri sfera kulturore e gjuhesore te dallueshme nga njera-tjetra: sfera e turqve myslimane, ajo e grekeve ortodokse dhe ajo e latineve katolike. Ndonese fiset malesore vendase kishin kulturen e vet popullore dhe nje letersi gojore te pasur, ato nuk kishin alfabete dhe, si pasoje, as kurrfare traditash te shkruara ne gjuhen shqipe. Keshtu, ato nuk paten mundesi per arsimim te rregullt e kulture intelektuale, qe do t’i kishte dhene shtytje krijimit te nje letersie te shkruar. Keto elemente do te silleshin nga tri kultura fqinje qe e kishin ndare vendin./ Kur Perandoria Osmane ishte ne kulmin e fuqise, forcat turke qe pushtuan Shqiperine, sollen me vete nje kulture te re muslimane qe do te mbijetonte ketu deri ne shekullin e njeset.../ Pjesa me e madhe e viseve te Shqiperise, qe, me gjithe pushtimet turke, kishin mundur t’i bejne balle kultures se re e perhere kercenuese islame, i mbeten besnike kishes ortodokse dhe traditave te ngurtesuara te Bizantit. Por edhe shqiptaret ortodokse nuk qene ne gjendje te perdornin gjuhen e vet per qellime arsimore e kulturore; perderisa gjuhet tradicionale te kishes ortodokse, pra edhe te vetmet gjuhe te mundeshme per t’u shkruar, ishin greqishtja ne jug te vendit dhe sllavishtja kishtare ne veri. / Fuqia e trete kulturore ne kete vend, ajo e kishes katolike te Romes, nuk i kishte me te pakta synimet per t’i asimiluar shqiptaret e per t’i perfshire ne grigjen e latinishtes e te italishtes...Ne ato vende, njefare perdorimi me liberal i gjuheve kombetare e lokale shpuri ne nje lidhje me te ngushte me kishen, meqe njerezit e thjeshte kishin mundesi kesisoj te kuptonin se c’behej e, gjithashtu, ne krijimin e shume letersive ne gjuhen vendase...” (Robert Elsie, Histori e Letersise Shqiptare, Tirane – Peje, 1997, f. 31).

Une nuk e di a e ka perftuar ne menyre artificiale, apo e ka ditur menyren klasike te lindjes se ideve letrare ky autor, por te konstatosh ekzistencen e nje letersie popullore perpara imponimit politik, te barabarte me popullaten parahelene me diference kohore per mbi 3000 vjet, do te thote te kesh zbuluar parimin klasik te lindjes se tyre duke arrire ne perfundimin qe ky parim eshte gjithkund po njesoj pamvaresisht nga bota e relacioneve dhe masa e imponimit politik. Defekti i autorit te ketyre rreshtave mund te konsiderohet mungesa e percaktimit te kohes se aplikimit te ketyre ideve ne popullaten autoktone te gadishullit, por dhe aresyen perse nga te tre lloj kulturash te imponuara mbi popullaten vendas triumfoi ajo evropiane qe ndodhej ne minorance persa i perket numrit te popullates ku u aplikua. Cfare fshihet ne kete proces dhe perse triumfoi krahu evropian (tipikisht gjermano-austriak) deri me 1944? Perse u transformua ky krah pas 1945 duke i dhene karakter bolshevik (fshehtas britanik)?

E keqja e kesaj pune eshte qe ne sot nuk arrijme te kuptojme se cili eshte raporti perfitues i shkrimtarit ne krahasim me profesionet e tjera, qofshin edhe vetem intelektuale. Eshte kjo aresyeja perse eshte e nevojshme te percaktohet ky parameter perpara se te kalojme tek figura intelektuale e Kadarese.

Dmth:

 

3 – Cfare perfaqesojne shkrimtaret ne Historine e Njerezimit dhe te mendimit letrar?

Interesant eshte fakti qe termi ne fjaloret enciklopedike shqiptare nuk ekziston, ndersa ne fjalorin enciklopedik italian, Maximus – 1994, per termin shkrimtar (scrittore) shkruhet: qe shkruan per profesionin; autori i vepres letrare; liber ose artikull. Edhe ne fjalorin eciklopedik te pergjithshem te Oxfordit dhe ate francez Petit Robert 1, 2 mungon.

Kurse ne fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe (1980) termi shkrimtar ka kete shpjegim: Mjeshter i fjales qe shkruan vepra letrare, artistike. Shkrimtare perparimtar (i njohur). Shkrimtaret shqiptar. Shkrimtaret e rinj. Shkrimtaret tregimtar  pa u futur thelle ne profesionin e te qenurit shkrimtar dhe cfare perfaqeson ai.

Keshtu qe e vetmja menyre per te gjetur shpjegimin e termit sipas kerkesave te temes sone mbeten filozofet politikane, te cilet jane te vetmit qe e kane trajtuar kete term sipas interesit te tyre, pa i shkuar ndermend qe vetem ky akt do te sherbente si argument per te percaktuar karakterin kriminal te disa prej tyre. Por citimet e meposhtme jane te afta te na permbledhin te gjithe kendveshtrimin filozofik te vepres se Kadarese, pasi mbi kete baze filozofiko-politike eshte ngritur e gjithe ndertesa e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, ku rrjedhimisht e gjithe veprimtaria profesionale e Kadarese eshte e trajtuar tipikisht, te pakten ne sferen e kritikes letrare, gje e cila do te trajtohet vecmas.

Fale nje pune shume vjecare per qellime politike, por pa ja ditur pasojen, ne Shqiperi jane botuar shume vepra mbi kete teme pikerisht te filozofeve te politikes, te cilet ne shume menyra i sherbejne temes sone, duke u perkthyer ne aresyen perse ka ekzistuar profesioni i shkrimtarit pergjate epokes enveriste ne Shqiperi. Une nuk marr persiper te zberthej saktesine e perkthimit, keshtu qe e konsideroj te ezauruar dyshimin mbi te edhe pse vende-vende kuptoj ndryshim te tekstit dhe mosperputhje midis pretendimit dhe asaj qe shkruhet  -(kete gje punonjesit e Institutit te Studimeve Marksiste-Leniniste, ketu ne Tirane, nuk mund ta kuptonin dot sado te mprehte te ishin, por nga ana tjeter ishin ata qe pershtasnin veprat e marksisteve dhe leninisteve per interesat e propagandes se diktatorit duke na argumentuar se ishte i vetmi instrument qe i sherbente ketij qellimi)-; kritika ndaj tyre eshte akoma inekzistente edhe pse ka qene nje institucion tipikisht antishqiptar dhe ndertuesi i mashtrimit filozofiko-politik ketu ne Shqiperi.

Me 1976 ne Shqiperi u botua ne dy vellime nje permbledhje veprash te Marks-Engels me teme mbi letersine dhe artin. Ne njeren prej tyre shkruhet:

“Une nuk jam kurrsesi kundershtar i poezise tendencioze si te tille. Babai i tragjedise, Eskili dhe babai i komedise, Aristofani, kane qene qe te dy poete me tendenciozitet te shprehur qarte, po ashtu edhe Danteja e Servantesi, dhe merita kryesore e vepres “Intrige e dashuri” te Shilerit eshte se ajo ishte e para drame gjermane me tendenciozitet politik. Shkrimtaret e sotem ruse e norvegjeze, qe po shkruajne romane te mrekullueshme, jane qe te gjithe tendencioze. Por une mendoj se tendenca duhet te rrjedhe vetiu nga ambienti dhe nga veprimi, se nuk duhet ta theksojme ate posacerisht, dhe shkrimtari nuk eshte i detyruar t’ia jape lexuesit te gatshme zgjidhjen e ardhshme historike te konflikteve shoqerore qe ai paraqet. Pervec kesaj, ne kushtet tona romani u drejtohet me teper lexuesve te rretheve borgjeze, demethene qe nuk kane te bejne drejtpersedrejti me ne, prandaj romani tendecioz socialist e kryen plotesisht, sipas mendimit tim, funksionin e vet atehere kur ai, duke pershkruar me vertetesi marredheniet reale, zhduk iluzionet konvencionale mbizoteruese ne lidhje me natyren e ketyre marredhenieve, shkaterron optimizmin e botes borgjeze dhe ngjall dyshime ne lidhje me padryshueshmerine e bazave te rendit ekzistues, - ndonese autori edhe mund te mos propozoje drejtperdrejt nje zgjidhje te caktuar dhe ngandonjehere mund te mos marre haptas kete ose ate ane.” (F.Engelsi – M. Kautskit ne Paris, Londer, 26 nentor 1885, Marks – Engels, Mbi letersine dhe artin, vell. I, f.10-11).

Une pretendoj qe permbajtja e te gjithe ketyre rreshtave duhet te jete nje sajese e shkolles bolshevike per shume e shume qellime, ku me te rendesishmin konsideroj trajtimin e filozofit Engels si nje studiues ordiner. Jane rreshta qe nuk kane asnje vlere reale, por qe sherbejne fare mire per te argumentuar se cfare i ka bere marksizmit filozofik shkolla bolshevike sovietike. Ta paraqesesh rolin e romanit me te tilla permasa, do te thote qe Historine e Njerezimit mund ta beje thjeshte vetem shkrimtari dhe veprimtaria subjektive e tij e lidhur me termin  tendence. Pastaj si mundesh te japesh mendime deduktive mbi nje profesion dhe nje subjekt kur nuk ke percaktuar me perpara menyren dhe aresyen perse lind letersia dhe shkrimtari, kur nuk ke percaktuar ne parim qenien e te parit shkrimtar ne Historine e Mendimit Letrar dhe ne Historine e Njerezimit? Ta marresh marksizmin e proletareve, ta manipulosh ate per interesat e tua politike mbi nje popull qe vinte nga mizerja historike ka qene teper e lehte, por ta mbrosh ate nga brendia e vet duhet ditur se pari se cfare ka zgjidhur ai ne planin teorik per problemin per te cilin u mobilizuan masat ruse kundra vetvetes. Dhe tipikisht ky problem merr spunto pikerisht nga qenia e shkrimtarit dhe nga trajtesa e figures se tij ne lidhje me ate cka ai prodhon dhe per hesap te kujt. Jane probleme qe jo vetem nuk u trajtuar kurre nga marksizmi, por u tha fare hapur qe jane probleme qe mund ta permbysin dhe vete kete filozofi (letra e Engelsit drejtuar Meringut, 14 korrik 1893) neqofte se nuk argumentohet menyra dhe aresyeja e lindjes se ideve fetare, politike, letrare, shkencore, etj, etj. Por fraza e fundit e citimit eshte nje permbysje e vertete e karakterit materialist te pretenduar te filozofise marksiste, pasi e trajton shkrimtarin si bashkeshoqerues te ndryshimeve te rendit ekzistues jashte dinamikes historike dhe jashte ligjeve te zhvillimit te Shoqerise Njerezore. Ka qene nje fushe ku marksizmi i proletareve nuk u fut fare dhe rrjedhimisht nuk kishte se si ai te bente nje mbipercaktim te asaj qe kishte pretenduar. E thene me hapur marksizmi nuk i kishte dhene zgjidhje rolit te shkrimtarit ne historine e rendit shoqeror dhe pretendimet e bere ne kete drejtim kane qene thjeshte vetem perralla (une i konsideroj sajesa te shkolles bolshevike dhe kjo duket me V.I.Leninin).

Me Vladimir Iliçin mendimi filozofik materialist peson nje deformacion rrenjesor deri ne ate shkalle sa interesi politik vihet mbi ligjet e zhvillimit te Shoqerise (kjo vihet re  tek postulati i Leninit: ne politike nuk ka rendesi qellimi, por rezultati) dhe paraqitet si nje nder zgjidhjet e mundeshme te asaj qe do te ndodhte pas disa viteve (kjo sherbeu per te fshehur thelbin e vertete te revolucionit te tetorit 1917). Kur i lexon sot keto rreshta e kupton mirefilli se per hesap te kujt u mobilizuan masat ruse dhe cfare realizuan ata ne ate vit “revolucionar”, por ato tregojne edhe nje gje tjeter: menyren se si u formuan shkrimtaret e Revolucionit te Tetorit.

Me 1983 shtepia botuese “8 Nentori” botoi nje permbledhje veprash te V.I.Leninit me permbajtje per shtypin, ku nga libri “C’te bejme” eshte marre pasazhi i meposhtem:

“Te gjithe e dine se “lufta ekonomike” e punetoreve ruse eshte perhapur shume dhe eshte perforcuar krahas krijimit te “letersise” qe merret me demaskimet ekonomike (ne lidhje me fabrikat dhe me profesionet). Permbajtja kryesore e “traktateve” ka qene demaskimi i regjimit te fabrikave dhe nder punetoret u ndez menjehere nje pasion i vertete per keto demaskime. Menjehere sapo punetoret e pane se rrethet e socialdomekrateve duan dhe kane mundesi t’u japin trakte te nje lloji te ri, qe tregojne gjithe te verteten per jeten e tyre te mjerueshme per punen jashtezakonisht te rende dhe per padrejtesite qe i rrethojne, - ata filluan, mund te themi, te na mbytin me korespondenca qe dergonin nga fabrikat e uzinat. Kjo letersi “demaskuese” bente nje pershtypje te madhe jo vetem ne fabriken, regjimi i se ciles goditej ne ate trakt, por edhe ne te gjithe fabrikat e tjera ku kishin degjuar dicka per faktet qe demaskoheshin. Dhe meqenese nevojat dhe mjerimet e punetoreve te ndermarjeve dhe te profesioneve te ndryshme kane shume gjera te perbashketa, - e verteta per jeten e punetoreve u bente te gjitheve pershtypje te thelle. Nder punetoret me te prapambetur u ngjall nje pasion i verteter “per te botuar ne shtyp” – nje pasion fisnik per kete forme lufte fillestare kunder gjithe rendit shoqeror te sotem qe bazohet te grabitja dhe shtypja.” (V.I.Lenin, Per shtypin, f. 62-63)

Sot, pasi kane kaluar 97 vjet nga ai “revolucion” (e them ne thojza per te treguar se ai nuk ka qene nje revolucion si ai i vitit 1793 ne France, as nje revolucion i shperthyer nga nevoja e ndryshimeve politike nga poshte, por ai ka qene nje revolucion i komanduar nga jashte Rusise per te grabitur floririn rus; - ne kete pike procesi perputhet me ate shqiptar pergjate periudhes 1943-1948) kuptohet se cfare perfaqesojne te gjithe ata punetore me pasionin per te botuar ne shtyp, prej nga filluan rrugen e vet shkrimtaret sovietike te realizmit socialist. Ne Rusine Sovietike u be nje permbysje e madhe vetem me ane te propagandes dhe per here te pare ne historine e Njerezimit penda e mundi bajoneten duke nxjerre ne plan te pare gazetarin dhe shkrimtarin. Se si u be kjo pune kuptohet edhe nga permbajtja e literatures se asaj kohe, por rendesia e ekzistences se gazetarit dhe shkrimtarit u be me e madhe se e vete luftetareve fizike te revolucionit cka tregon se revolucioni i Tetorit nuk ishte nje revolucion qe ndryshoi marredheniet cilesore te prodhimit, por ai ishte nje revolucion qe zevendesoi klasen politike dhe kaloi formen private te prones ne prone shteterore duke grabitur Popullin Rus. Roli i shkrimtareve ne ate proces ka qene vendimtar dhe per here te pare parimet politike te shoqerise u zevendesuan me parimet e partise, cka tregon se shkrimtari ne ate periudhe nuk ishte ne asnje forme krijues i informacionit real historik i asaj qe po ndodhte, por ai ishte shpikes i situatave revolucionare per te justifikuar politikat e aplikuara ne emer te marksizmit bolshevik.

Por ka dhe nje pamje tjeter pretendimi leninist, qe shqiptaret e njohin fare mire: u krijua rrjeti informativ i Cekas sovietike (KGB e sotme) ne menyre justifikuese. Roli i gazetareve dhe shkrimtareve ka qene vendimtar ne ate proces dhe ketu e ka zanafillen e gjithe ajo katrahure ne emer te revolucionit bolshevik qe pllakosi mbi popullatat sovietike. Ajo vazhdoi pergjate te gjithe epokes staliniste duke u bere nje qender informimi formal, por inicues i te gjithe diktatures se mevonshme staliniste. Pra roli i shkrimtareve ne epoken e re sovietike nuk ishte te furnizonte popullaten me ide letrare, por te informonte partine mbi gjendjen e popullates dhe reagimin e saj. Dhe ketu qendron e gjithe esenca e diktatures kudo ne bote.

Me 1983 shtepia botuese “8 Nentori” botoi nje permbledhje veprash te V.I.Leninit dhe J. V. Stalin me teme mbi agjitacionin e propaganden  ku ne artikullin e Stalinit: “Shtypi si organizator kolektiv” shkruhet:

“Nga raporti nuk del aspak se gjoja roli i partise u kufizuaka ne detyren qe ajo te flase me klasen punetore, kurse u dashka qe partia jo vetem te flase, por edhe te bisedoje me klasen punetore. Te mundohesh t’i paraqesesh si dy gjera te kunderta formulen “te flasesh” me formulen “te bisedosh” do te thote te merresh me akrabaci te kota. Ne praktike si njera dhe tjetra perfaqesojne nje teresi te vetme, qe shprehet ne bashkeveprimin e vazhdueshem ndermjet atij qe lexon dhe atij qe shkruan, ndermjet partise dhe klases punetore, ndermjet shtetit dhe masave punonjese. Kjo dukuri eshte vertetuar qysh ne fillim te ekzistences se partise proletare te masave, qysh ne kohen e “Iskres” se vjeter. Ingulovi gabon kur mendon se ky bashkeveprim filloi vetem disa vjet pas marrjes se pushtetit nga klasa punetore ne Rusi. Kuptimi i citatit te nxjerre nga raporti i KQ nuk eshte ne “te folurit”, por ne faktin se shtypi “vendos lidhje ndermjet partise dhe klases punetore”, nje lidhje “qe nga forca e saj mund te barazohet me cdo aparat transmisioni qe ka karakter mase”.” (V.I.Lenin, J.V.Stalin, Per agjitacionin e propaganden, f. 381-382).

 

Por ne asnje rast te vetem diktatori Stalin nuk i tha popujve sovietike se kush ishte ai qe lexonte e kush ishte ai qe shkruante. Ne asnje rast te vetem diktatori Stalin nuk i tha popujve sovietike se me ke lidhej partia, klasa punetore, shteti dhe masat punonjese ne funksion te lexuesit dhe te atij qe shkruante. Diktatori Stalin i deklaroi popujve sovietike se shtypi, dhe me kete une kuptoj bashkesine e politikanit, gazetarit dhe shkrimtarit, ishte ai qe lidhte diktaturen me politiken. A nuk rezulton prej ketij fakti qe roli i gazetarit dhe shkrimtarit pergjate diktatures komuniste ishte kontrolli i zbatimit te diktatures mbi popujt sovietike? Atehere cfare perfaqeson shkrimtari ne epoken e diktatures komuniste ne popujt sovietike? Por gjeja me kryesore ne kete pjese te cituar eshte fakti qe subjekti shkrimtar pergjate epokes staliniste ishte prodhim artificial i politikes dhe jo i nevojes se zhvillimit te shoqerise sovietike konform ligjeve te shoqerise njerezore; dmth ekuacioni i formimit te shkrimtarit pergjate epokes sovietike ndryshon ne forme nga ekuacioni i formimit klasik te tij, gje e cila nuk mund te konsiderohet pa domethenie. Pretendimi i Leninit u cua edhe me perpara nga idete e Stalinit per kete teme dhe po te shikosh me vemendje ato perputhen vetem ne nje pike: trajtimin e shkrimtarit si nje informator ne favor te partise, prej nga e ka burimin thelbi i diktatures sovietike.

Te se njejtes rendesi kishte ky proces edhe per diktaturen kineze. Me 1973 shtepia botuese “8 Nentori” botoi nje permbledhje me pjese te zgjedhura nga veprat e Mao Ce-dunit me rastin e 80 vjetorit te lindjes nen okelion: “Mbi filozofine, Artin dhe Kulturen”,  ku ne fjalimin e mbajtur ne mbledhjen e Jananit per ceshtjet e letersise dhe te artit (2 maj 1942) thuhet:

“Luften per clirimin e popullit kinez ne e bejme ne fronte te ndryshme, e bejme ate me pene dhe me bajonete, domethene ne frontin e kultures dhe ne frontin e veprimeve ushtarake. Per ta mundur armikun, ne para se gjithash duhet te mbeshtetemi te ushtria qe ka ne dore pushken. Por vetem kjo ushtri nuk mjafton: neve na nevojitet edhe ushtria e kultures – nje ushtri e tille, pa te cilen eshte e pamundur t’i shtrengojme radhet tona dhe te arrijme fitoren mbi armikun. Qe nga koha e “levizjes se 4 majit”, kjo ushtri e kultures u formua ne Kine dhe i ka dhene ndihmen e vet revolucionit kinez, duke ngushtuar dalengadale sferen e influences dhe duke shkaterruar forcat e kultures feudale dhe te kultures kompradore kineze, e cila u sherben agresoreve imperialiste.” (f.187-188)

Duke bashkuar fjalet e Leninit dhe Stalinit me kete pretendim te Mao Ce-dunit kuptohet me lehtesisht se cfare perfaqesonte bota e shkrimtarit per diktatoret e ardhshem. Kerkesa per te pasur ne dore nje ushtri te kultures per Mao Ce-dunin duhet te kete pasur karakter shumepermasor, qe vihet re ne kerkesen per te eleminuar analfabetizmin dhe ne mes te kesaj popullate te formohej konsumatori i letersise (f. 192). Rasti kinez eshte me skandaloz se rasti sovietik ne drejtim te prapambetjes dhe te qellimit perse u krijua ushtria e  letersise komuniste kineze. Diktatori kinez futi ne konflikt kete ushtri me popullaten duke e konsideruar te dyten si pronare te nje gjuhe te pasur dhe te gjalle prej nga duhet te mesonte ushtria e shkrimtareve te rinj. Analiza e ketij procesi nga ana e Mao Ce-dunit kerkon te fshehe thelbin e veprimtarise se kesaj ushtrie dhe aresyen perse e krijoi pa ja thene ne asnje forme lexuesit se cfare perfaqesonte shkrimtari ne jeten e re kineze, pasi ne raport me te kaluaren shkrimtari na i paska sherbyer te kundertes se komunizmit.

Rasti shqiptar permbledh nje bashkesi idesh dhe veprash te bolshevizmit me maoizmin duke e zgjeruar edhe nje hallke me shume rolin e shkrimtarit ne jeten e shqiptareve.

Me 1977 Ministria e Arsimit dhe Kultures pergatiti per botim nje permbledhje veprash te Enver Hoxhes mbi letersine dhe artin te marra nga seria e veprave te diktatorit duke filluar nga viti 1942 deri ne Kongresin e 7 te PPSh me 1976. Ato tregojne rrugen politike se si jane formuar e zhvilluar idete letrare pergjate epokes se diktatures duke marre rendesi te posacme sot kur duam te zbulojme figuren e shkrimtarit Kadare. Te pakten viti 1977 (une i jap rendesi vitit te botimit dhe jo dates se pretenduar si te shkruar) nuk paraqet asgje pikante ne drejtim te trajtimit te figures se Kadarese nga ana e diktatorit, pervec nje vleresimi siperfaqesor te poezive te tij dhe parashikimit mbi talentin e shkrimtarit, - f. 137 (behet fjale per vitin 1961). Pretendohet qe ne vitin 1949 (23 qershor) diktatori na paska mbajtur disa shenime ne prag te Konferences se III te Lidhjes se Shkrimtareve me titull: “Keshilla per shkrimtaret e rinj”. Ne fillim te tyre shkruhet:

 

“Te ndiqet zhvillimi i shkrimtareve tane te rinj dhe t’u jepet ndihma e duhur qe te zhvillojne talentet e tyre.

 

Te orientohen ata te shkruajne mbi Luften Nacionalclirimtare te popullit tone dhe mbi rindertimin e vendit.

 

   a) Qe te mund shkrimtari te krijoje nje veper te vertete, te pershkruaje realitetin e te krijoje personazhe te verteta nga jeta, ai duhet te jete nje observator i zgjuar dhe i apasionuar. Jeten dhe procesin e zhvillimit ta shohe ne te gjitha pamjet, ne menyre realiste dhe ne dinamizmin e progresivitetin e saj.

     Detyra e shkrimtareve te rinj eshte te afrohen shume me popullin dhe te pershkruajne ndjenjat, idealet dhe jeten e tij reale. Aty do te shquhet dhe zotesia e tyre”. (f. 33)

Nga e gjithe literatura enveriste per kete teme une i dhashe rendesi pikerisht kesaj pjese, pasi na tregohet fare hapur perse i eshte dashur Enver Hoxhes ekzistenca e shkrimtarit dhe, prej ketej, te gjithe diktatoreve. A nuk tregon ky fakt qe ekzistenca e parametrave te zhvillimit te Shoqerise Njerezore i nenshtrohen te njejtave ligjeve me aplikim kohor te ndryshem? Perse te gjithe diktatoret i dhane rendesi figures se shkrimtarit dhe kerkuan ndihmen e tyre pergjate gjithe diktatures se tyre? A nuk tregon kjo kerkese se prapa figures se shkrimtarit fshihet nje vecori specifike, e cila per aplikim ne rende shoqerore te ndryshme ka dhene perfundime jo te njejta?

Kjo menyre e te kuptuarit dhe e te shprehurit mbi figuren e shkrimtarit nuk tregon as me shume e as me pak aresyen perse jane formuar shkrimtaret pergjate epokes enveriste ketu ne Shqiperi, proces i cili jo vetem qe nuk perputhet me ekuacionin e formimit klasik te shkrimtarit, por ai nuk perputhet kerkund as me shkallen e zhvillimit social te shqiptareve ne planin historik. Dhe kjo eshte gjendja me delikate ne ndertimin e kritikes ndaj nje shkrimtari, qofte dhe i madh si Kadareja, pasi ne kete rast duhet kerkuar me lart dhe me ndryshe ne aresyet perse eshte formuar profesioni i shkrimtarit ne Historine e Njerezimit. Ne kete pike ne futemi ne nje hapesire te re analitike me kerkesen e zbulimit te shkakut fillestar, qe ne nje fare menyre e ka marre nje pergjigje te perafert ne pikepyetjen e lindjes se ideve letrare.

Qe te flasesh per individet e nje profesioni intelektual nga pikepamja e gjurmes qe ai le ne zhvillimin e Historise se Njerezimit eshte e domosdoshme te analizohet e gjithe veprimtaria intelektuale e nje populli per te pare kohen e lindjes se tyre dhe cfare ata kane prodhuar konkretisht. Klasifikimi kohor i tyre brenda nje popullate na jep mundesine te krijojme raportet e deshiruara, ndersa klasifikimi i tyre dhe krahasimi midis popullatave na jep dicka krejt tjeter per tjeter dhe ate qe nuk kane marre parasysh filozofet evropiane te shekujve XIX-XX. Ne realitet kjo ka qene nje pune e kryer nga Hegeli, mbi c’base ai zbuloi dialektiken, por nje zgjerim i perfundimeve te tij con ne percaktimin kohor te lindjes se racave dhe popujve brenda nje race, por dhe ne percaktimin e permases se ndikimit te profesioneve intelektuale mbi zhvillimin e Shoqerise Njerezore. Ne te vertete ne kete pike fshihet nje nder argumentat me kryesore te vertetimit te raportit kohor-hapsinor nje madhesi konstante, i cili vetem ne Shoqerine Njerezore merr forme te plote dhe ligjore. Ne do te marrin ne analize dy popujt me te pare te civizuar te Evropes dhe te vetmit qe e kane kaluar rendin skllavopronar shteteror: Qytet Shtetet Helene dhe Perandorine Romake. Ne rastin e pare ato nuk paraqesin nje bashkesi politike (por i perkasin te njejtit bosht biologjik me relacione te diferencuara jashte tyre), kur ne rastin e dyte paraqesin formen me te larte te organizimit skllavopronar ne Historine e Njerezimit. Pastaj do te kalojme tek popujt e tjere europiane duke analizuar perfaqesuesit e kulturave, sidomos te asaj letrare, per te pare ligjesine qe imponon faktori kohe.

Arsyetimi filozofik eshte ky: Kujtesa historike ka rregjistruar individet qe kane lene gjurme ne zhvillimin e shoqerise ne fjale dhe dinamika e tyre nuk perben nje rastesi te pakontrolluar. Subjektivizmi ne kete rast duhet perjashtuar pasi nuk i jepet rendesi sasise profesionale apo individeve qe marrin pjese ne nje proces intelektual, por raportit te tyre kohor; dhe kjo nuk mund te jete bere me dashje, pamvaresisht gabimit. Aresyeja e marrjes si njesi matese te kohes shekullin eshte bere me aresyetimin qe njeriu pergjithesisht jeton brenda tij nga pikepamja e moshes dhe ajo cka ai ka prodhuar eshte brenda kerkesave (interesit) te shoqerise ku ai ka jetuar. Pikerisht kjo kerkese (ky interes) perben ate qe ne e konsiderojme ligjesi ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore dhe ne kete menyre marrim ne konsiderate dinamiken e kerkeses (interesit) per te pare perputhjen e raportit kohor te specifikave profesionale brenda nje populli. Krahasimi ndermjet popujve, te ketij perfundimi, do te tregoje në kemi të bejme me nje ligjesi formale apo thelbesore te zhvillimit te Shoqerise Njerezore. Ne kete rast ajo qe eshte prodhuar nga popujt e ndryshem mban brenda dhe ndikimin e imponimit politik, por dhe karakteristiken specifike te popujve (shpejtesine e zhvillimit social), bashkesia e te cilave eshte e afte te tregoje se cfare ka ndodhur me ate popull ne vazhden historike te tij. Ne kete menyre do te na formohen nje sere ekuacionesh analitike, raportet e te cileve duhet te argumentojne menyren e zhvillimit shoqeror brenda nje populli, duke perfshire edhe imponimin politik. Kjo do te thote qe do te zbulojme menyren autoktone te lindjes e  zhvillimit dhe ate te imponimit politik pergjate gjithe kohes se relacioneve.

Une e konsideroj kete rezultat me te aftin per te percaktuar jo vetem shkallen e pergjegjesise se cdo profesioni, por dhe shkallen e saktesise qe paraqet ai ne Historine e Njerezimit per cdo popull, tani per tani.

Panorama e zhvillimit te mendimit letrar ne Greqine paraklasike dhe klasike eshte me te vertete mbreselenese kur kemi parasysh mosnjohjen e shkalleve te zhvillimit nder racat e tjera dhe na mungon informacioni per popujt e tjere evropiane. Eshte e vetmja shoqeri qe njohim, e cila ka aftesine te perbashkoje dy rende shoqerore, cilesisht te ndryshme, dhe dy faza te te njejtit rend shteteror. Ne na kane mesuar neper shkolla qe dinamika e Shoqerise Njerezore fillon me Komunen Primitive kalon neper shtetin skllavopronar, feudal, kapitalist dhe ndodhet ne kete faze te fundit drejt nje rendi te ri te perbotshem (problemi i globalizmit kapitalist eshte shtruar per zgjidhje nga Karl Marksi si forma paraardhese e revolucionit proletar ne menyre te domosdoshme, gje e cila sot eshte vene ne dyshim pa ja ditur akoma domethenien si pretendimit marksist ashtu dhe te kundertes se vet). Analiza e menyres se lindjes se ideve te ndryshme fetare, letrare, politike, juridike, shkencore, etj, etj nuk mund ta pranoje dot kete dinamike duke e konsideruar teper siperfaqesore, pa asnje domethenie dhe te manipuluar per qellime politike. Percaktimi i rendit te pare te Historise se Njerezimit nuk duhet konsideruar i nje rendesie te madhe per Njeriun, pasi ky rend nuk perben ndryshimin cilesor me boten e kafsheve, me te cilen bashkejetonte domosdoshmerisht. Parendesia nuk duhet konsideruar e qene per te gjithe rendin komunar te mirefillte, pasi vete rendi komunar ka disa faza zhvillimi dhe ne ate pike ku fillojne idete fetare, te cilat jane te vetmet qe njeh Njeriu saktesisht, fillon dhe rendesia cilesore e Botes Njerezore ne Toke ne raport me boten paraardhese te saj, jo vetem per formen e pare te filozofise, por kryesisht te FAKTIT qe tani Njerezimi ka fituar aftesine e te menduarit ne menyre racionale, konkrete dhe fitimprurese. Problemi i lindjes se Fese eshte ne te njejten kohe dhe problemi i Njerezimit ne aresyen perse ka lindur ai ne Gjithesi, gje e cila jo vetem qe nuk eshte kuptuar akoma, por vazhdohet te manipulohet Njerezimi ne thelbin e ekzistences se tij, sidomos nga rryma filozofike e pretenduar si materialiste.

Sot Njerezimi njeh si akt te pare te veprimtarise shoqerore ne Toke jo punen (kete e merr me mend analogjikisht me bleten, krimbin e mendafshit, milingonat duke mos pasur asnje ndryshim cilesor me njeriun e asaj kohe), sic eshte pretenduar, por idete fetare (kjo nuk do te thote qe idete fetare lindin me njeriun; - lindja e tyre me te vertete ka lidhje me rendin e pare shoqeror te Njerezimit, por te fazes me te fundit te saj, perpara se t’i lere vendin rendit fisnor) dhe ne kete pike ndodh ndryshimi cilesor midis qenjeve te gjalla deri tek Njeriu. Pune eshte se akoma nuk jane percaktuar raportet hapsinore te formimit te ideve fetare ne Boten Njerezore dhe ky ka qene, dhe eshte, nje defekt i jashtezakonshem ne mendimin filozofik boteror per te gjithe koherat. Por ne kete studim nuk do te merremi me kete problem (e kam ezauruar ne vellimin e dyte te “Tjetersimi i Historise ose Ndergjegjja e ngjarjes”: Feja dhe Intelektualet ), por do te zbulojme cfare e lidh Fene me idete letrare, pasi librat me te pare te Njerezimit kane si subjekt boten fetare dhe kjo nuk eshte pa domethenie. Ne kete drejtim ashtu sic erdhen punet ne Mesjeten Evropiane u fsheh nje FAKT historik jo vetem determinues dhe vendimtar, por e gjithe e ardhmja e Njerezimit eshte e mbeshtetur ne kete FAKT dhe ai anashkalohet nepermjet nje marreveshje pa nenshkrim dhe pa buje (eshte kjo aresyeja perse Historia nuk behet me dokumenta, por me gjendjen shoqerore dhe ketu eshte ndryshimi midis historianeve politike dhe historianeve materialiste). Zbulimi i rolit te Institucioneve fetare ne Historine e Njerezimit (per kete shih artikullin me te njejtin titull tek blogu im) perben dhe tendencen zbuluese te lindjes se ideve letrare ne Historine e Njerezimit dhe te figures se shkrimtarit. Te gjitha enciklopedite boterore e pranojne boten e shkrimtareve parahelene, por asnjeri nuk thote se keta shkrimtare ishin te lidhur me institucionin politeist te kohes dhe ajo letersi ishte fund e krye e lidhur me te. Pranohet, si nje hipoteze, qe nje forme gjinie letrare (jambi) te kete dale nga kulti i Demetres, ndersa poezite shoqeronin kenget dhe kercimet pergjate festave fetare e civile; akoma me tej, pranohet qe poezia dhe muzika shoqeronin te gjitha lutjet fetare duke pasur nje zhvillim tipik (Mark Ndoja, Letersia Antike greke dhe latine, f. 58, 63, Tirane 2006). Ne kete drejtim mbulimi i FAKTIT ka qene nje akt instiktiv qe i ka sherbyer Njerezimit per te riformuar Aktin Politik jo më nen juridiksionin e Institucionit Fetar, por te Pushtetit Publik. Eshte kjo aresyeja perse ne nje pjese te botes helene (Sparte) cfaqet figura e ligjvenesit Likurgut (shek. IX Para Kri.) dhe ne nje pjese tjeter (Athine) figura e ligjvenesit Drakon (shek. VII Para Kri.). Te dy keta ligjvenes konsiderohen si kohethemeluesit e qytet-shteteve te ardheshme helene, por idete letrare i kane pasur si bashkeudhetare qe ne aktet me te pare te ekzistences se tyre nen pamjet e profesionit me nje paraardhje populiste (idete fetare politeiste kane qene te lindura prej kohesh ne po ate forme qe i kane sherbyer rendit publik edhe pse i perkasin fundit te rendit fisnor ne aktet e lindjes). Historianet e kesaj epoke nuk na kane thene akoma se cili ka qene akti final i transformimit te shoqerise helene nga rendi fisnor ne ate shteteror skllavopronar, ndersa studiuesit e letersive te asaj kohe nuk na kane thene se idete letrare e kane shoqeruar te gjithe ate proces te vetme ne planin profesional. Roli fillestar i ideve letrare rezulton te jete pikerisht  bashkeshoqerine i formimit te shtetit klasor, te pakten ne planin statistikor individual  edhe pse shoqeria helene nuk prodhoi ne asnje rast te vetem nje shtet te unifikuar helen (kjo e vertete fsheh aresyen perse ka ndodhur kjo per rastin konkret dhe kush eshte shkaku; - dhe kesaj nuk i dhane asnjehere rendesi te posacme edhe pse perben thelbin e zhvillimit te shoqerise helene). Keshtu krahas dhe pas Likurgut (shek. XI Para Kri.) ne Sparte, rezulton te ekzistojne ne mbare boten helene edhe:

Homeri (shek. IX Para Kri.), poet. Konsiderohet si themeluesi i Letersise Greke dhe mendohet qe koha e jetes se tij perfshihet midis shekujve XI-IX Para Kri. Presupozohet qe Homeri te kete qene rapsodi permbledhes i Iliades dhe Odisese (Muzafer Xhaxhiu, Letersia Antike Greke, f. 80-86, Tirane 2004)

Hesiode (shek VIII-VII Para. Kri), poet

Arkhilokos (shek. VII Para Kri.), poet

Turtaios (shek. VII Para Kri.), poet

Terpandros (shek. VII Para Kri.), poet – muzikant

Simonide d’Amorgos (shek. VII. Para. Kri) poet

Ndersa ne kohen e legjislatorit Drakon (shek. VII Para. Kri) ne Athine dhe me pas deri ne kohen e Solonit, legjislatorit tjeter te Athines, rezulton te ekzistojne ne mbare boten helene edhe:

Kallinos (shek. VII Para Kri.), poet

Arion (shek VII Para Kri.), poet lirik – muzikant

Alcman (shek. VII Para Kri.), poet

Alcee, (shek. VII Para Kri.), poet

Archermos (shek VII-VI Para Kri.), skulptor

Mimnerme de Colofon (shek. VII-VI Para Kri.) poet – muzikant

Safo e ishullit Lesbos (shek. VII-VI Para Kri), poeteshe

Stezikori (640-555 Para Kri.), poet

Talesi i Miletit (shek. VII-VI Para Kri.), matematicien–fizikant–astronom–gjeograf–filozof

Thaletas (shek. VII-VI Para Kri.), muzikant

Pas legjislatorit Solon (640-558 Para Kri.), per te cilin pretendohet qe ka qene edhe poet e moralist (Myzafer Xhaxhiu, Letersia Antike Greke, f. 108, Tirane 2004; Mark Ndoja, Letersia Antike greke dhe latine, f. 52, Tirane 2006), ne Athine dhe me pas cfaqen ne te gjithe territoren e banuar nga helenet:

Anaksimandri (610-546 Para Kri.), filozof – dijetar

Xenofane (shek. VI Para Kri.), filozof

Scylax (shek. VI Para Kri.), navigator – gjeograf

Theognis de Megare (shek. VI-V Para Kri.), poet

Pitagora (shek. VI Para Kri.), filozof-matematicien

Phokulides (shek. VI Para Kri.), poet

Hipponax D’Ephese (shek. VI Para Kri.), poet

Esope (shek. VI Para Kri.), fabulist

Kanakhos (shek. VI Para Kri.), skulptor

Anacreon (570-445 Para Kri.), poet

Autenor (athinas) (shek. VI Para Kri.), skulptor

Herakliti (576-480 Para Kri.), filozof

Simonide de Ceos (556-467 Para Kri.), poet lirik

Alcmeon (shek. VI Para Kri.), mjek– filozof

Brenda shekullit te VI Para Kri. (para vitit 500 Para Kri.) lista vazhdon me poet tragjik, poeteshe, skulptore, filozof, historiane-gjeograf, poet lirik me ndryshueshmeri sasiore ku supremacia e profesionit te poetit eshte e padiskutueshme.

Perpara se te nxjerrim perfundimet nga kjo analize dua te ve ne dukje karakteristiken e meposhtme:

Studiuesit e historise se Greqise Heroike dhe asaj Klasike asnjehere nuk e kane pare historine e ketyre sipas aresyes perse zhvillimi brenda per brenda shoqerise parahelene dhe helene eshte bere ne menyre te diferencuar, brenda karakterit cilesor te menyres se organizimit social, qe ne ato kohera te sterlashta. Kam parasysh keta autore:

Aristidh KolaArvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tirane 2002

Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, Tirane 2005

Eduard Shnaider, Pellazgët e pasardhësit e tyre, Tirane 2009

Eva Brinja, Antikiteti, Helenet jane ilire te zbritur ne Egje, Vell. I, Tirane 2005

George  G.M.James, Trashëgimi e vjedhur, Tirane 2009

Louis  Beonlew , Greqia përpara Grekëve, Tirane 2008

Martin  Bernal, Athina e zeze, Tirane 2009

Mathieu  Aref, Mikenët =Pellazgët, Tirane 2008

Mathieu Aref, Shqiperia (historia dhe gjuha), Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Tirane 2007

Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, Tirane 2000

N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, Tirane 2003

Spiro Konda, Shqiptaret dhe problemi pellazgjik, Tirane 1964, 2011

Dr. Ludwig Von Thallόczy-t, Vezhgime iliro-shqiptare, Shkoder 2004

Nermin Vlora Falaski, Pellazget, iliret, etrusket, shqiptaret, Prishtine, 2004

Robert d’Angely, Enigma, Tirane 1998

John Wilkes, Iliret, Tirane 2005

Musa Tartari, Nga pellazget te shqiptaret, Tirane 2011

Edwin Jacques, Shqiptaret, historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme, botuar dy here pa vit botimi

Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, Tirane 2008

Arsim Spahiu, Pellazget dhe iliret ne Greqine e vjeter, Tirane 2006

Karl Reinhold, Netet pellazgjike, Tirane 2005

Kristo Frasheri, Etnogjeneza e Shqiptareve (veshtrim historik), Tirane 2013

Te gjithe keta autore kane parakaluar problemin me sinjifikativ te shoqerise helene dhe nje nder aresyet perse shoqerite njerezore ne pjesen me te madhe kohore te ekzistences se tyre jane zhvilluar ne menyre heterogjene dhe te diferencuar ne sasi e cilesi. Keshtu qe tendenca per te argumentuar gjenezen historike te shqiptareve u ka shkuar dem duke cuar uje ne favor te manipulimit politik te historise nga ana e grekeve te sotem.

Asnjehere nuk eshte kuptuar perse brenda nje popullate me prejardhje te njejte biologjike organizmi social ka qene me ndryshueshmeri cilesore brenda produktit te vet. Ne kete drejtim shkencat shoqerore kane ecur me hamendje jashte cdo realiteti historik dhe kjo nuk eshte pa domethenie ne pasojen e saj. Asnjehere nuk eshte kuptuar qe baza sociale e zhvillimit shoqeror te cdo populli eshte e varur nga fillimi deri ne fund nga shpejtesia e zhvillimit shoqeror dhe bota e relacioneve qe ndikon mbi kete shpejtesi sipas parimit te “paradoksit te kohes”. Te pakten per shoqerine parahelene (pellazge) kjo eshte kaq determinuese sa menyra e zhvillimit te tyre nuk ka kuptim dhe problemet mjegullohen deri ne pazgjidhshmeri pa boten autoktone. Po e njejta aresye mund te thuhet edhe per popullaten autoktone, e cila e ndare ne dy grupime te medha (ilire dhe epirote), nuk mund t’i shpjegohet dot dinamika pa boten pellazge, para helene dhe helene. Dhe ketu ka nje problem qe nuk mund te konsiderohet pa rendesi historike: raporti midis regjimit ushtarak ne Sparte (koha e Likurgut) dhe regjimit demokratik ne Athine (koha e Solonit) edhe pse kemi te bejme ne pamje te pare me te njejten popullate, pasi gjendja shoqerore e tyre eshte percaktuesja primare e llojit te ideve letrare te asaj kohe. Perse regjimi ushtarak ne Sparte eshte me i hershem se regjimi demokratik ne Athine afro 2 shekuj dhe perse shkrimi pellazgjik cfaqet 20 shekuj me prapa se shkrimi shumer prej nga e ka prejardhjen popullate pellazge? Cfare ka ndodhur me popullaten pellazgjike qe eshte diferencuar nga paraardhesja e vet dhe cfare ka ndodhur me brendesine e kesaj popullate qe eshte diferencuar brenda saj? Keto pergjigje kerkojne medoemos ndryshimin e parametrave filozofike te analizes pasi eshte e njetja aresye perse Epi i Gilgameshit eshte shkruar 2000 vjet perpara Iliades e Odisese dhe, 3000 vjet pas ketyre te fundit, cfaqet e njejta forme letrare ne nje popullate (konstatuar edhe tek Dosja H e Kadarese) e cila nuk kishte asnje lidhje biologjike me krijuesit e eposit helen, por kishin jetuar prane e prane per mbi 30 000 vjet te themi. Pikerisht zberthimi dhe pasqyrimi i kesaj situate, e lidhur me idete letrare perben te gjithe thelbin e mendimit historik ne planin shkencor. Te gjitha keto kane vlera kur vjen puna per te analizuar mendimin letrar parahelen dhe helen e ne zbulimin e aresyes perse mendimi helen ne pergjithesi nuk pati rilindje ne formen greke. Aresyeja duhet kerkuar ne po te njejten aresye perse shoqeria parahelene u zhvillua brenda per brenda saj ne menyre te diferencuar dhe perse ne kohera te ndryshme prodhoi organizime sociale te ndryshme deri ne cilesi.

Duke j’u rikthyer mendimit letrar parahelen dhe atij helen konstatojme se mendimi profesional ne Greqine Klasike (Heladen e Lashte) fillon me idete letrare dhe shkrimtarin. Keto te fundit perbejne zanafillen e njohjes njerezore dhe ato duhet te formojne nje cikel ne perputhje me formen e organizimit social. Ne kete pike na krijohet mundesia te analizojme jo vetem aresyen e lindjes se ideve letrare, por dhe cfare perfaqesojne ato ne lidhje me procesin e njohjes njerezore. Problemit shtrohet: kemi te bejme me nje dukuri te rastit, apo kjo perben formen ligjore te lindjes se ideve letrare ne nje popull? Eshte kjo aresyeja perse e shoh te domosdoshme te marr ne konsiderate edhe mendimin letrar romak, ne kuadrin e botes skllavopronare, per te pare perputhjen apo diferencen, meqenese kemi te bejme me te vetmet raste te saj ne kontinentin evropian.

Romën e stërlashtë, rreth viteve 753-715 Para Kri. ka ekzistuar mbreti i parë legjendar, Romuli. Analiza e jetes sociale te shoqerise romake te asaj kohe tregon se në atë periudhë nuk duhet të kemi pasur shtetin e mirëfilltë romak, por ajo periudhë duhet të ketë qenë frymarja e fundit e një forme të gjysëm shtetit komunar (rendi fisnor) te shperndare ane e kend Apenineve, por jo ne permasen e shoqerise helene. Kjo tregon qe gjurma e lene mbi shoqerine pararomake nga ana e pellazgeve eshte e parendesishme dhe ajo nuk e ka realizuar dot zhvillimin e diferencuar te shoqerise pararomake drejt shtetit. Gjithashtu analiza tregon se absolutizmi individual është forma e fundit e atij gjysëm shteti, formë e cila fillon në Romulin dhe duhet të mbarojë përfundimisht me mbretin e fundit, Turkuin Krenari (534 – 509 pa. Kri.).

Pikërisht antagonizmi që çfaqet midis sundimit të mbretërve dhe klasës sunduese (ky antagonizem nuk ka qene kurrsesi midis klasave sociale te kunderta, por brenda llojit: te klases qe sundonte popullin), kjo e fundit e ka marrë më në fund trashëgimin nga shtresa drejtuese dhe njëkohësisht shteti ka lindur, por është në djep, duhet të përbëjë shkakun thelbësor të formës së parë të luftës, si vazhdim i politikës me mjetet e dhunës për shtetin skllavopronar, dhe formën e fundit per gjysëm shtetin komunar. Në atë kohë të gjithë qelizat e gjysëm shtetit komunar janë transformuar në qeliza të shtetit dhe joantagonizmi është paralelizuar me antagonizmin. I ashtëquajturi pushtet i mbretërve, i lindur nga gjysëm shteti, bëhet pragu i lindjes së shtetit të mirëfilltë (kjo ngjason me formen fetare te politeizmit ku Zeusi nuk ishte perendia e pare dhe e vetme).

Shoqeria romake shkeputet nga rendi fisnor dhe futet ne rrjedhen e rendit skllavopronar me Ligjet e 12 tabelave (Karl Grimber i quan ligjet e 12 tryezave, Historia botërore dhe qytetërimi, vëll. II, f. 261, Tirane 2003). Ne kete drejtim ajo vecohet ne raport me shoqerine parahelene dhe helene pasi eshte shume me e konsoliduar dhe unike. Ne shoqerine romake nuk ekziston ai diferencim ne kohe dhe organizim brenda saj. I vetmi ndikim i jashtem mbi shoqerine romake cfaqet nga bota etruske nga te cilat ata moren nje sere veprimtarish sociale qe ndikuan me vone mbi ecurine romake (pretendimi i ndikimit japig dhe mesap si ndikim ilir nuk duhet konsideruar real pasi ato kane qene fise pellazge; - ekzistenca e shkrimit mesapik e vlereson ne kete menyre). Ne qofte se etrusket do te konsiderohen nje degezim pellazgjik (ose me ndikim rrenjesor te tille), atehere kemi zbuluar aresyen perse shoqeria pellazge dhe ajo parahelene u zhvilluan ne menyre te diferencuar duke krijuar ate konglomerat social qe behet i padeshifrueshem per historianet  e politikes.

Historia e luftës në Romën e Lashtë gjatë gjithë kësaj faze ndjek një rrugë tepër të barabartë me rrugën klasike të përcaktuar në kapitullin paraardhës, mbi luften ne shoqerine parahelene dhe helene. Kemi luftën midis klasave përpara vendosjes së Ligjeve të XII tabelave, të cilat ne i kemi marrë si pikë referimi të fillesës së shtetit romak, siç qenë seçesionet, i pari më 494 pa. Kri. dhe i dyti 471 Pa. Kri. Vendosja e Ligjeve të 12 tabelave më 449 Pa. Kri. duhet konsideruar si hop i menjëhershëm i kalimit të gjysëm shtetit komunar në shtetin klasor. Ne kete pike procesi i lindjes se shtetit nder romake perputhet me ate te heleneve ne aktin me final te pakten: vendosjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak (kjo pjese eshte marre nga vell. III i ”Tjetersimi i Historise....”)

I them te gjitha keto per te treguar me pastaj ekzistencen e ideve letrare, te cilat per kohen e zhvillimit te shoqerise romake drejt shtetit nuk kane qene te lindura si per rastin parahelen dhe helen ne menyre profesionale. Nje permbledhje e te gjithe mendimit individual romak, sipas shkolles shqiptare te riformuar, nxjerr ne drite kete panorame: “Letersia romake u zhvillua relativisht vone. Ajo lindi aty nga mesi i shekullit III para Krishtit, ne procesin e helenizimit te kultures romake, atehere kur Roma ishte bere perfundimisht nje polis skllavopronar dhe kishte mundur ta shtrinte pushtetin e vet ne tere Italine” (Muzafer Xhaxhiu, Letersia Romake, f.9, Tirane 2004). Une nuk perjashtoj mundesine qe autori i ketyre rreshtave ta kete kopjuar kete perfundim nga autore qe jane marre me kete problem, pasi kjo pikepamje te con ne perfundimin qe idete letrare romake jane huazuar nga bota helene dhe i perkasin nje shkolle qe e konsideron te gjithe procesin e civilizimit boteror me gjeneze nga nje pike e globit. Kjo pikepamje eshte e deshtuar qe ne momentin kur futet ne loje kontinumi kohor-hapsinor per idete letrare, dhe eshte analoge me te gjithe procesin e huazimit te monoteizmit te Krishtere dhe formimit te alfabeteve nder popujt evropiane qe e muaren nga bota latine. Por kjo nuk e ka penguar kete autor te pranoje ekzistencen e nje poezie e cila per shume kohe vazhdoi te ruaje karakter foklorik edhe pse ndodhej nen trusnine e kultures etruske (f. 13). Ne vashdim autori pranon se permendoret me te lashta te poezise romake jane himnet fetare duke e mbylluar shkallen e zhvillimit te ideve letrare para shtetit romak me ekzistencen e folklorit romak (f. 18). Por autori ka nje merite: i atribuon autorit te pare latin (Appius Klaudi – shek. IV-III Para Kri.) konsideratat mbi rolin e letersise si fuqi ideologjike (f. 22), por qe nuk eshte marre parasysh asnjehere nga kritiket letrare, te pakten ketu ne Shqiperi Dinamika profesionale e pare romake deri ne kohen e Perandorit Oktavian August ka kete panorame kohore:

Appius Claudius Caeus (shek. IV-III Para Kri.), njeri politik – shkrimtar, konsiderohet pagan para latin

Lucius Andronicus (shek. III Para Kri.), autor - aktor

Cneius Naevius (270-201 Para Kri.), poet

Quintus Fabius Pictor (254-201 Para Kri.), historian

Titus Maccius Plautus (254-184 Para Kri.), poet komik

Quintus Ennius (239-169 Para Kri.), poet

Markus Pacavius (220-132 Para Kri.) poet dramatik

Titinius (shek II Para Kri.), poet komik

Lucius Afranius (shek. II Para Kri.), autor komik

Publius Terentius Afer (190-159 Para Kri.), poet komik

Lucius Accius (170-86 Para Kri.), autor tragjik

Kaius Lucilius (148-103 Para Kri.), poet

Lucius Cornelius Sisenna (120-67Para Kri.), shkrimtar – orator

Quintus Hortensius (114-50 Para Kri.), orator

Mark Tulus Ciceron (106-43Para Kri.), orator

Markus Vitruvius Pollio (shek I Para Kri), arkitekt

Lucius Pomponius (shek. I Para Kri.), autor komik

Novius (shek. I Para Kri.), poet komik

Lucius Cornelius Balbus (shek. I Para Kri.), poet tragjik

Cornelius Nepos (99-24 Para Kri.), historian

Titus Lucretius Caras (98-55 Para Kri.), poet

Pablus Nigidius Figulus (94-44 Para Kri.), shkrimtar – filozof

Publius Klaudius Pulcher (93-51 Para Kri.), demagog

Kaius Valesius Katulle (87-54 Para Kri.), poet

Kaius Sallastius Krispus (86-35 Para Kri.), historian

Asimius Pollion (76 Para Kri. – 4/5 Pas Kri.), shkrimtar

Publius Vergilius Maro (70-19 Para Kri.), poet

Kornelius Gallus (69-26 Para Kri.), poet

Quintus Horatius Flaccus (65-8 Para Kri.), poet

Markus Valerius Messala Corvinus (64 Para Kri.-8 Pas Kri.) orator

Tite – Live (64/59 Para Kri. – 10 Pas Kri.), historian

Annaeus Seneca ( 60 Para Kri. – 39 Pas Kri.) shkrimtar

Lista vazhdon me poet, historian, shkrimtar, filozof, natyralist, orator, biograf deri ne fillim te shek. te IV duke u mbyllur me filozofin Porphyre (234- 305). Vazhdimi nuk na ndihmon më në zberthimin e ideve letrare.

Krahasimi me dinamiken parahelene dhe ate helene ka si ndryshim faktin qe idete letrare nuk kane shoqeruar procesin e fomimit te shtetit Romak, por ato gjithsesi udheheqin te gjithe procesin e zhvillimit te profesioneve ne brendesi te shoqerise romake dhe ne kete pike ka nje perputhje me ate qe ka ndodhur ne boten helene. Dmth, deri ne kete faze te analizes, rezulton qe mendimi dhe profesioni individual ne boten skllavopronare udhehiqen nga idete letrare dhe keto te fundit perbejne aktin me te pare te Njohjes Njerezore ne aspektin profesional.

Duke qene se procesi skllavopronar ka qene i kufizuar ne zhvillimin e vet vetem nder dy popuj ne Evrope e shoh te aresyeshme ta zgjeroj analizen jo vetem nder popuj te tjere, por dhe ne nje rend tjeter pasardhes per te pare perputhjen apo diferencen. Kam marre ne konsiderate popullaten frenge me pretendimin se eshte analiza me e plote qe i behet nga vetvetja, pasi materiali fillestar eshte marre nga Enciklopedia franceze Nouveau Petit Larousse (1970).

Shoqeria parafranceze (Galia e Jul Qezarit), pas lirimit nga politika skllavopronare romake, u gjend perpara kerkeses per te ndertuar shtetin e vet edhe pse nuk e kishte kaluar formen skllavopronare (kjo eshte karakteristika e te gjitha shteteve te ardheshme evropiane qe u ndodhen nen sundimin romak). E ndodhur nen goditjet e Goteve, te Frankeve dhe Burgonjasve mundi te kete nje mbret: Clovis I (465-511) qe sundoi midis viteve 481-511, por qe deri ne kohen e Karlit te Madh (768-814) u karakterizua nga nje seri mbreterish dhe dinastish me emra te ndryshem (Clotaire I Metz, Childebert I Paris, Tieri I Metz, Clodomir Orleans, Sigizmund Burgonje, Garibert I Gali – Paris, Thibert I Metz, Teobarld Metz, Gontram Borgonje, Sigibert I Austrasi, etj etj). A duhet te kete qene ky shkaku, apo karakteristika e popullit parafreng e lidhur me shpejtesine e zhvillimit social, mendimi profesional francez eshte mjaft i varfer ne raport me boten helene dhe ate romake deri ne afersi te shek. XIV ku dallohen:

Salvian (390-484) shkrimtar i krishtere

 

Einhard (770-840) kronist, njeri politik dhe mik i Karlit te Madh

Nithard (shek. IX) kronist

Flodoard (894-966), kronist-poet

Roskelin (shek XI), filozof skolastik

Gislebert (shek. XI-XII), skulptor

Guiljelm de Champeaux ( ? - 1121), filozof

Foucher de Kartres (1058-1127), historian

Hugues de Saint – Viktor ( ? – 1141), filozof

Orderic Vital (1075 – 1143), historian

Pierr Abelard (1079 – 1142), teolog – filozof (skolastik)

Robert de Luzarches (shek. XII), arkitekt

Guiljelm de Tyr (1130 – 1186), historian

Cretien de Troyes (1135 – 1183), poet

Geoffroi Villehardouin (1150 – 1213), kronist

Jacqyes de Vitry (1170 – 1240), historian

Helinand de Froidmont (1115 – 1230), poet

Gantier de Coiney (1177/78 – 1230), poet

Rutebeuf (shek. XIII), poet

Perotin (shek. XIII), kompozitor

Pierr Pelerin de Marikourt (shek. XIII), dijetar – filozof

Jean de Chelles (shek. XIII), arkitekt

Villard de Honnekourt (shek. XIII), arkitekt

Guiljelm de Lorris (1200/10 – 1240) poet

Eudes de Montreull (1220 – 1289), arkitekt – skulptor

Jean de Joinville (1224 – 1317), kronist

Siger de Brabant (1235 – 1281), profesor filozofie

Guiljelm de Nangis ( ? – 1300), kronist

Pierr Flote ( ? – 1302), legjist

Jean Klopinel (1240 – 1305), shkrimtar

Guiljelm Nogaret ( ? – 1314), legjist

Jacqyemort de Hesdin (shek XIV), piktor

Jean Buridan (1300-1358), doktor – skolasik

Guiljelm de Machant (1300-1377), poet – muzikant

Andre Beauneven (1330-1410), skulptor

Jean Fraissart       (1333/37-1400), kronist

Klaus Sluter (1345-1405/06), skulptor

Eustache Deschampes (1346-1406), poet

Jean de Betheunkourt (1360-1425), navigator

Alain Chartier (1385-1433), shkrimtar

Antoine La Sale (1388-1461), kengetar

Enguerrand Monstelet (1390-1453), kronist

Sharl d’Orleans (1391-1465), poet

Edhe shekulli i XV karakterizohet nga prania e piktoreve, poeteve, kompozitoreve, shkrimtareve, kronisteve, skulptoreve, humanisteve, matematicieneve, financiereve, arkitekteve.

Nga e gjithe kjo analize arrrihet ne perfundimin se: i gjithe spektri intelektual francez ka nje ngjashmeri me ate helen dhe latin vetem ne nje pike: fillon me idete letrare te huazuara nga rendi fisnor dhe te formuara per here te pare nga prifterinjte politeiste te tyre; kjo duhet konsideruar dhe si menyra klasike e lindjes se ideve letrare ne historine e Njerezimit. A eshte rastesi apo nje ligj i zhvillimit te Natyres nga me e thjeshta ne te komplikuaren edhe ne Shoqerine Njerezore do te duket kur te krahasohet me te gjithe popujt dhe te gjitha racat per te gjitha koherat. Dhe “cudia” qendron ne pranine e fenomenit tek të gjithe subjektet e mesiperm; e kjo nuk duhet konsideruar thjeshte nje rastesi. Po keshtu ndodh ne popuj qe kane qene afer dhe larg njeri-tjetrit, dmth edhe kane pasur relacione midis tyre, por edhe pa u kontaktuar kurre me pare:

Me Egjiptin ne kohen e heleneve:

Kallimague (aleksandrin) (310-235 Para Kri.), poet

Apollonios de Rhodes (aleksandrin) (295-230Para Kri.), poet-gramatik

Me Indine fillim mesjetare (koha evropiane):

Kalidasa (shek. IV-V), poet

Bharfrihari (shek VII), poet

Me Arabine fillim mesjetare (sipas kohes evropiane):

Al – Akhtal (640-710), poet

Djarir – Jarir ( ? – 728), poet

Abu Nuwas (747-815), poet

Abu Dthman Amir ibr Bahr al-Djahiz (780-815) shkrimtar – teolog

Ne Japonine mesjetare (sipas kohes evropiane):

Murasaki Shikibu (979-1020), romancier

Yoshida Kaneyoshi Kenke (1283-1350), poet

Yosaki Zaemon Dayn Motokiyo Zeami (1363-1443), aktor – shkrimtar

Saikaku Ihara (1641-1693), shkrimtar

Ne Kinen fundskllavopronare dhe fillim feudale, sipas kohes se tyre:

Lao – Tseu (shek. VI-V Para Kri), filozof

Konfuci (551-479 Para Kri.), filozof

Meng – Tseu (372-289 Para Kri.), filozof

K’iu Yuan (343-290 Para Kri.), poet

Sseu – Ma Siang – Jon (179-117 Para Kri.), poet

Sseu – Ma Ts’ien (140-86 Para Kri.), shkrimtar

Ne Persine mesjetare (sipas kohes evropiane)

Rudaki (shek. IX-940), poet

Abu al-Hasan Ali al – Mas’ Udi (musliman) ( ? – 956), poligraf (qe shkruan ne fusha te ndryshme).

Firdusi (930-1020), poet epik

Al – Biruni (973-1048), shkrimtar – dijetar

Ibn Sina Avicena (iranian) (980-1037), mjek – filozof

Umar Khayyam ( ? – 1123), poet – matematicien

Ne Turqine mesjetare:

Abu Hanifa (krijuesi i sektit Islam) (696-767), teolog – legjislator

Yunas Emre (shek. XIV), poet

Mehmet Sulejman Oglu Fuzuli (1494-1556/62), poet

Mahmud Abdyl Baki (1526-1600), poet lirik

Analiza e mendimit profesional tek keta popuj e nxjerr më në pah ekuacionin e formimit te ideve letrare pasi pranon si fillese priftin – filozofin – legjislatorin dhe pastaj poetin. Perputhja  e ketij ekuacion nder te gjithe popujt e Botes na con ne keto perfundime:

Mendimi profesional ne Historine e Njerezimit fillon me perfaqesuesin e Institucioneve fetare politeiste; i cili eshte edhe filozof, edhe poet, edhe muzikant, edhe legjislator. E gjitha kjo deri ne epoken kalimtare qe ndan rendin fisnor nga rendi shteteror (e thene me sakte duhet pranuar: rendin fisnor fetar nga rendi civilizues shteteror). Pas ketij momenti ne skenen e Historise se Njerezimit futet profesioni individual dhe shkrimtari perben fillesen e tij. Ne qofte se kete perfundim do t’ja nenshtronim Raportit Kohor – Hapsinor do te kishim keto specifikime:

1-Mendimi letrar perben pjesen me te thjeshte te mendimit te pergjithshem njerezor.

2-Mendimi letrar eshte mendimi me empirik ne raport me te gjithe idete profesionale.

3-Mendimi letrar eshte mendimi me afer gabimit se te gjitha idete e Njerezimit.

4-Mendimi letrar eshte mendimi me i pasakte ne Mendimin Boteror

5-Mendimi letrar perben fillesen e mendimit Njerezor jo vetem nga pikepamja kohore, por ai eshte i tille ne te gjitha rendet shteterore te mepastajme.

6-Mendimi letrar eshte konsumatori me i madh i energjive intelektuale te Njerezimit dhe shmangja nga ku rregull tek individet percjell rritjen e propabilitetit te formimit te Gjenise Njerezore.

Dhe kur them mendim letrar kam nenkuptuar edhe shkrimtarin. Duke analizuar teorine e mendimit letrar ne Historine e Njerezimit dhe individet e kesaj fushe ne nivel boteror kemi arritur ne pyetjen se:

 

4 - Cfare perfaqeson Ismail Kadare ne mendimin letrar shqiptar?

Per nje shqiptar qe ka jetuar vetem ne epoken e diktatures enveriste dhe zoteron dijet vetem te kesaj epoke  kjo pergjigje eshte tejet e lehte: Kadare perfaqeson, ndoshta, te vetmin gjeni te epokes socialiste. Por per nje njeri qe i ka jetuar dy epokat me ndryshueshmeri cilesore, persa i perket ndjenjes ndaj Shqiperise, dhe zoteron informacionin per tre epokat thelbesore te Kombit Shqiptar (i gjithe shteti shqiptar), kjo jo vetem qe nuk eshte keshtu, por pikepamja e pare i rezulton nje mashtrim i ngritur ne fuqi infinit dhe gjitheshka duhet pare prej fillimit. Nuk behet fjale thjeshte per nje mashtrim ne fushen e letrave, apo per nje ndryshim fakti historik, por behet fjale per nje keqinformim dhe keqarsimim te nje populli te tere per qellime te caktuara politike ku figura e personalitetit Kadare eshte e ngaterruar ne te gjitha tentakulat e oktapodit shqiptar. Keshtu qe duke zberthyer figuren e personalitetit Kadare kemi zberthyer njekohesisht dhe dinamiken e mendimit letrar e politik te epokes enveriste me te mirat dhe te keqijat e veta.

Fillimisht problemi duhet shtruar, perpara se te zberthejme vepren e Ismail Kadarese:

a-Cfare perfaqeson historia e Popullit Shqiptar ne jeten e Kadarese dhe te ambientit ku ai ka lindur dhe jetuar, te pakten sipas shekullit te XX-te per te percaktuar magmen e mevonshme te vullkanit Kadare?

b-Cfare perfaqeson teoria dhe praktika e letersise shqiptare ne jeten e Popullit Shqiptar, te pakten pergjate shekullit te XX-te dhe si ka ndikuar kjo letersi ne ndergjegjen e individit Kadare? Cili eshte raporti i mendimit letrar boteror me mendimin letrar shqiptar nga pikepamja praktike?

c-Cfare perfaqeson shkrimtari ne raport me letersine dhe jeten e nje Kombi? Cili eshte raporti i rastit shqiptar me formen klasike? Cili eshte raporti midis ketij rasti dhe Kadarese?

Dhe vetem pas kesaj ne mend te merremi me vepren e shkrimtarit, filozofit, analistit, politikanit dhe njeriut  Kadare, pasi shume-shume ngjarje, data, veprimtari historike, krijime individesh dhe krahinash, gjendje shoqerore Populli Shqiptar pas 1945 ose i di kryekeput gabim, ose nuk i din fare, dhe per kete ka nevoje per nje rifreskim te asaj qe e din gabim dhe rikujtim te asaj qe nuk e din fare, por qe flinte dikur ne ndergjegjen e te pareve te tyre duke kenduar qemoti per trimerite e Kastriotit te Madh, kaloresit te Krishterimit.

 

a - Te flasesh per historine e te gjithe shqiptareve per kete teme nuk ka pike kuptimi, pasi realisht shqiptaret e Veriut nuk i njihnin shqiptaret e Jugut dhe anasjelltas (te pakten kete e gjej ne nje bashkebisedim midis Hiresise se Tij Pader Anton Harapi, Av. Dr. Vasil Dilo ne pranine e Profesorit Gabriel Meksi ne shkurt te 1944-tres, te shkruara nga avokat Dilo per te mos mbetur fjale fluturake, por dhe ne ditaret qe do t’i shohim me poshte). Pra mbetet te flasim vetem per nje krahine te Jugut te Shqiperise dhe konkretisht per Gjinokastren, keshtjellen e Gjinos dhe fshatrat  e Qarkut te saj. Pretendohet qe eshte ndertuar fillimisht ne shek. XIII dhe permendet me emrin Argyrokastro me 1336 (Fjalori Enciklopedik Shqiptar 2008) duke i fshehur shqiptareve rotacionin e germes n  me r, pasi deri me 1945 qyteti eshte quajtur Gjinokaster dhe nuk ka asnje mundesi te jete quajtur Argyrokastro (mund te jete quajtur Argynokastro dhe eshte problem krejt tjeter per tjeter).

Fale punes kembengulese te nje njeriu (Av. Dr. Vasil Kostandin Dilo, 1848-1958) ne sot kemi nje informacion teper te hollesishem per punet ne qytetin e Gjinokastres prej vitit 1906 deri me 1920 te shkrojtur ne dy ditare dhe ne nje permbledhje studimesh me tema te ndryshme dhe te mbeshtetura ne gazetat ku ai ishte qofte pronar e qofte gazetar: “Mbrojtja e Epirit” (greqisht), 1913-1916; “Omonia”- “Konkordia” (shqip, italisht, greqisht), 1917 - 1922:

1-           “Kujtime nga jeta ime politike 1906 – 19(19)”, dy numrat e fundit nuk jane vendosur nga autori, por une e mora per baze kete date pasi figuron data 21/3 . 4.1919 (f. 357). Keto kujtime kane filluar te shkruhen me 17 gusht 1943 dhe ditari ka edhe disa shenime mbi luften per clirimin e Tiranes te filluara me date 29-30 tetor 1944 dhe gjithsej 364 faqe me te vogla se a4.

2-           “Shenime nga Ditari im rellativ me ngjarjet e Shqiperise se Jugut me 1914”, te shkruara ne 12 fletore me te vogla se a4, gjithsej 193 faqe. Fletorja e 12 ka nje permbledhje te ngjarjeve politike ne Shqiperine e Jugut ne lidhje me Greqine, Italine dhe Shqiperine dhe shtrihen deri me 1944 (f.178-193).

3-           Studimi ditar: “Italia ne Shqiperi”, te shkruar ne 12 pjese me format a4, gjithsejt 275 faqe dhe te shprehura sipas datave nga 18.XI.1918 (f. 9) deri me 8/14 qeshor 1920, dit’e Hene (f. 177). Ky studim eshte nje permbledhje ditaresh, informacioni gazetaresk, dokumentash dhe Historie mbi Shqiperine dhe Greqine e asaj kohe duke permbledhur peridhen e luftes imperialiste 1914-1918. Une shfrytezova pjesen e 10 (faqe 187 (ne tekstin origjinal eshte vendosur f. 188) – 218) ku thuhet: Dokumenta te ndryshme dhe firmosur Av. V. K. Dilo.

Por kam anashkaluar, duke realizuar nje paralelizem vertetues pa e cituar, ndoshta vepren me kryesore te Av. Dr. Vasil Dilo-s: “Rol’i Qishes Ortodokse ne Ceshtjen Shqipetare”, nje punim i shkruar ne Tirane midis 10 tetorit 1953 – 21 maj 1955 me 33 pjese ne 1119 faqe, plus 80 faqe indeks alfabetik ne pjesen e 34 dhe 4 faqe shenime. Pra behet fjale per nje punim prej 1200 faqesh a4, permbajtja e se ciles eshte e pacmuar per lexuesin shqiptar.

Duke disponuar nje gazete (“Ipirotiqi Amina” – Mbrojtja e Epirit) dhe duke luajtur rolin e gazetarit, Av. Dr. Vasil K. Dilo merr pjese ne Kongresin e “Vorioepiroteve” qe u mblodh ne Delvine mbi Protokollin e Korfuzit, me te cilin Fuqite e Medha Evropiane i dhane fund kryengritjes te vorioepiroteve duke mbajtur nje fjalim edhe proces verbalin e fjalimeve te tjera. Analiza e asaj ngjarje na sherben per te percaktuar gjendjen shoqerore te popullates se asaj ane dhe raportin qe ajo kishte me levizjen e Ismail Qemalit me 1912. Por keto dy ditare permbajne te gjithe ate qe duhet konsideruar jete sociale, politike, fetare dhe individuale te familjeve gjinokastrite dhe ne kete menyre na japin panoramen shoqerore te atij qyteti, fshatrave rreth e rrotull dhe te atij ambienti ku lindi dhe u rrit qofte brezi i prinderve dhe qofte brezi i Kadarese. Ne te shkruhet ne menyre te permbledhur dhe te pershtatur gjuhesisht duke mos lene pas dore karakterin gege te te shkrojturit qe ne ate kohe, mbi gjendjen politike ne qarkun e Gjinokastres pa e ditur se si do te vinin punet ne te ardhmen. Permbajtja e ketyre ditareve nuk mbeshtetet thjeshte ne kujtesen e avokatit, por, kryesisht, ne permbajtjen e gazetave dhe ketu qendron avantazhi i tij kundrejt bashkekombasve te mevonshem.

Por sinjalizimi mbi ekzistencen e vepres se Av. Dr. Vasil K. Dilo, publikuar ne kete punim (ne pjesen mbi njohjen e problemit), pati nje reagim te menjehershem ku tentuan ta paraqesin familjen Dilo si filogreke, gje  qe jo vetem nuk ishte e vertete, por ne keto pjese qe do te citojme nga ditaret e avokatit tone do te kuptojme se kujt i ka takuar realisht avokati dhe familja Dilo prej mbi 150 vjetesh dhe cfare kerkojne te mbulojne sot trashegimtaret e enverizmit institucional. Me 28 Gusht 2014 gazeta “Panorama” botoi vazhdimin e ditareve te sekretarit te diktatorit, Haxhi Kroi-t. Ne te shkruhet:

 

“E marte 7 shtator 1882

I cova Shokut Enver ne shtepi nje doreshkrim prej 429 faqesh per Gjirokastren te studiuesit gjirokastrit, Lefter Dilo. Ky i fundit i kerkon ndihme shokut Enver per ta botuar. Shoku Enver me porositi t’i jap Lefterit kete pergjigje jo nga ana e tij, por nga ana ime, duke i thene se shkrimet e tua shoku Enver i ka parasysh dhe me ka porositur te bisedoj me punonjesit qe merren me kete pune qe t’i shohin, prandaj beni durim sa t’i lexojne se ata kane shume pune te tjera per t’i kryer. Shoku Enver me tregoi se Lefteri eshte nje punetor pasionant dhe po kontribuon mire, sidomos per muzete. Por ai qe nxjerr here pas here materiale, duhet te kete me vete shume dokumenta, te cilat here i citon e here i ben te vetat. Duhet pasur parasysh, vazhdoi shoku Enver, se fisi i tij i Dilajve dhe i ati i Lefterit kane qene filogrek. Prandaj duhet pasur parasysh per t’i shmangur keto subjektivizma” (f. 18-19).

Por Haxhi Kroit nje gje nuk i ka vajtur ndermend se ekziston: permasa e ditareve dhe permasa e vepres se avokatit te nderuar Vasil Dilo pikerisht per problemet e Gjinokastres flasin. Lidhja e Lefter Dilo-s me avokatin tone eshte kjo: ky i fundit e kishte avokatin tone xhaxha dhe nje shumice materialesh qe ka publikuar nder vite i merrte pikerisht nga avokati yne, sidomos nga gazetat e tij antigreke “Ipirotiqi Amina”, per te cilen dhe ishte denuar me vdekje nga gjykata e Janines. E bukura eshte qe ne  vitin 1992, kur av. Koco Dilo me dhuroi nje pjese te vepres te te atit (behet fjale per dy dosje voluminoze me peshe rreth 10 kg seicila qe kishin brenda thesarin e historise se atyre aneve dhe Tiranes prej afro 35 vjet), - pasi pjesen tjeter ma dha e bija pas nderrimit te jetes se avokatit me 1997, beri nje bisede te gjate me mua, ku midis te tjerave me tha pikerisht keto fjale (fjale per fjale) te Haxhi Kroit duke me porositur qe kjo veper do te te fuse ne telashe te medha po te publikohej. Kete informacion Koco Dilo e dinte prej vete Lefterit, i cili ne mars te 1978 e kishte takuar ne Gjinokaster diktatorin dhe kishte bere pikerisht kete bisede ne muzeumin e qytetit, me kete permbajtje, por pa ja thene burimin se nga vinin keto te dhena. “Ka qene fat i madh qe Lefteri nuk dinte greqisht, pasi ne te kunderten te gjitha keto do te ishin zhdukur me kohe” – ma pati mbyllur biseden Koco Dilo. Te pakten letra e Lefter Dilo-s drejtuar Vasil Dilos me 18.09.1951, publikuar ne artikullin «Sekreti Qemal Stafa» (shih albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) tregon se ku i merrte Lefter Dilo informacionet qe citon Haxhi Kroi, cka ve ne dyshim permbajtjen e ditarit te tij pikerisht per kete teme dhe pikerisht per ate kohe.

Fillojme me Ditari politik 1906-1919, Kujtime nga jeta ime politike duke marre disa pasazhe qe m’u duken me interesante dhe percaktuese te asaj qe kerkoja (f. 1 – 39, 72-81, 192-206):

 

“& 1 – Fjalimi im ne Kongresin e Delvines mbi Protokollin e Korfuzit. Ne fletoren qe qitnja ne Gjinokaster me titullin “Ipirotiqi Amina” ashte botue proces verbali i bisedimeve te kongresit “Vorio-ipirotik” qe u mblodh ne Delvine, mbi Protokollin e Korfuzit me te cilin Fuqite e Medha Evropiane i dhane fund kryengritjes te Vorioipiroteve.

 

& 2 Per se nuk eshte botuar. Por proces verbali (behet fjale per mbledhjen e mbajtur ne Delvine mbi Protokollin e Korfuzit, GH) ne fjale nuk u botua plotesisht. U nderpre afersisht atje ku do te fillonte fjalimi i jone dhe deri me tani (1914, GH) nuk u botua per shkak se per sa kohe ishin greket ne Gjinokaster nuk kishte per t’i pelqyer dhe do te forcohej akuza qe i behej nga disa te krishtere per ndjenja proshqiptare. Kur iken greket, shqiptaret, qe nuk dime se nga se, por qe nuk mundem t’i benim dot miq, do te perdornin fjalimin tone si prove te grekomanise tone, akuze te cilen – ndonese fort bardhesisht te vetme – na e benin ne cdo rast.

 

& 3 – Pse patme ma teper armiq se miq. E verteta eshte se patme me shume armiq se miq. Por pse valle? Nuk e dime se si ka per te na gjykuar Bota dhe Historia, por neve vet-vetes i dime keto te meta qe: na pelqen te lozim rolin e nje politikani, pa pasur cilesinat e duhuna me domosdo per nje ketille rol, sic jane kryesisht dallkauklleku dhe interesi vetiak.

 

& 4 – Ideali i jone.  Ideali jone ka qene gjithmone “shqiptarizma”. Zgjimin nga presioni politik grek i a dedikojme kultures greke, e cila predikonte se: “per njerine s’ka gje ma te shtrenjte se atdheu dhe kombesia e tij”... Por ky zgjim u be ne nje kohe kur mikrobi i kombesise shqiptare luftohej si mikrob kolere nga Qeveria Otomane, nga Qeveria Greke dhe nga Patriarkane Ortodokse e Stambollit.

 

& 5 – Cfaqja e idealit. Moska cfaqi idealin e ri ku paraqiste si turp fshehjen e ketij sentimenti........(jane bisedime me persona private qe nuk kane lidhje me temen tone).

 

& 6 – Pesimi – mesim.....(jane bisedime me persona private qe nuk kane lidhje me temen tone).  

 

& 7 – Levizja kombetare ne Gjinokaster. Ne ate kohe, kur u shpall konstituimi Otoman, filloi dhe ne Gjinokaster nje levizje kombetare. U formua nje klub dhe u hap nje shkolle shqipe. Nga te krishteret muaren pjese vetem dy, dmth av. Petro Poga, si kryetar i keshillit administrativ te klubit dhe Thoma Papa Panua (ky eshte personazhi qe Enver Hoxha e ngriti lart si mesuesin e vet dhe e futi si delegat te Kuvendit te Vlores, GH, - shih Dokumenta mbi veprimtarine e Qeverise se perkoheshme te Vlores, Tirane, 1963), si mesues. Por nga keta Petro Poga terthorazi i sherbente profesionit te tij ne kete menyre, se qe te gjithe autoritetet lokale, pervec Prefektit dhe Kryetarit te Gjykatores Penale perbeheshin nga vendas dhe shqiptare; e ai sukseset profesionale i a detyronte ma teper haterit dhe familjaritetit personal se sa diturise shkencore dhe kishte nje zotesi te posacme qe kurse shkonte si shqiptar i flaket e nga ana tjeter nga konsullata greke kishte bursa per nipat e tij! Tjeter – Thoma Papa Panua u be mesues ne shkollen shqipe pse mitropolia e Gjinokastres nuk e emeroi drejtor te shkolles te Gjinokastres.

 

& 8 – Pozita e jone kundrejt kesaj levizjePozita jone, kundrejt kesaj levizjeje, ishte vecanerisht e veshtire. Sikur te pranonim dhe te futeshim ne klub edhe neve, do te kepusnim c’do kontakt me te krishteret, te cilet 99% ishin jo vetem indiferente, por dhe kundershtare te idese shqiptare dhe jo vetem nuk do te mundnim te terhiqnim me vete ndonje tjeter, por nuk do te mundnim te kishim mbi ta as nje pike influence dhe do te beheshim objekt lufte te rrepte nga ana e Mitropolise dhe te Konsullates Greke. Ne kete menyre do te beheshim shkaktare te nje demi te rende te katundeve te krishtera albanofone, se nga keta kishin llasa (te holla te lemuara (me testament) ne dispozicion te Qeverise Greke dhe te mvarura prej kesaj.

 

& 9 – Llasat e Laboves. Kete pozite na e bente me te veshtire fakti se ne ishim nga banoret e katundit Labov e Madhe (te Tepelenes), per te cilen familja e famshme Zhapa kishte lene ne testament (ekzekutues te seicilit duke i emetuar Qeverise Greke njemije (1000) napolona vit per vit oer nje shkolle, per rroga te mesuesve, te prifterinjve dhe per te vobektit. Gjithashtu paten lene te holla per nje shkolle femerore ku vajzat te mesonin te prisnin dhe te qepnin, per nje doktor qe te vizitonte gratis te vobektit e katundeve: Lekel, Hormove, Labove, Çete e Vogel, Terbuq, Kundekuq, Kurjan dhe Kakos, ku u mbajt edhe nje barnatore per te dhene gratis dhe barnat te semureve te vobekte.. Gjithashtu kishte detyruar Qeverine Greke qe te godiste ne Labove nje Kishe, si ato te Athines, dhe, se fundi, te celte po ne Labove nje fabrike te mbaruar ku grete te mesonin vergjin per me ba c’do lloj qilimash dhe sixhadesh. Nje nga anetaret e Keshillit Administrativ te ketyre llasave te Laboves isha dhe une.

 

& 10 – Shkollat shqipe ne Labove. Por pas pak kohe si u cel klubi ne Gjinokaster plasi edhe ne Labove nje fare Kupdeta(?). Dy mesuesa te quajtur njeri Vasil Konomi, i cili kishte sherbyer si mesues i greqishtes ne shkollen e Laboves, gjate nje kohe prej me se 30-40 vjet dhe tjetri, Nano Panajoti ish mesues, dhe ky i greqishtes dhe kandidat me insistim per prift per hskak se katundi ne fjale nuk dispononte per ta qirane e kasolles se malit per nje vit (nga 15-30 lira turke!) u muaren vesh me disa kapodainj te Gjinokastres, si Bame Magini me shoke, dhe okupuan shkollen e katundit dhe kete okupim e festuan me gostira dhe zbrazje armesh. Shumica protestoi dhe me ane te Mitropolise dhe te Petrikopes u dha urdheri te lerohesh shkolla dhe atehere te interesuarit transformuan ne shkolle nje shtepi private. Por shkolla e re nuk mbushi dot as nje muaj jete dhe nga mesuesit njeri, i permenduri Nane Panajoti, mbasi luajti dhe komedine e shkolles shqipe ne Tepelene, te cilen do ta celte me shpenzimet e tij i quajturi Thodhori Meksi (serioziteti kombetar i ketij burri mireberes e tregon testamenti i tij me te cilin i la dhe Shqiperise dicka, por nuk harroi dhe Greqine), shkoi ne Pogon si mesues i nje shkolle greke dhe, tjetri, Vasil Konomi siguroi dhe ai dicka per pleqerine nga konsullata greke me ane te Mitropolise. Kjo ishte levizja kombetare ne Laboven tone, nga e cila do te ishim ne me te lehte se ajo sikur te liheshim te na merrte zvarre. Por e luftuam se njihnim protagonistet e komedise dhe s’jemi as sot te penduar. Me te tilla komedi idete kombetare nuk fitojne kurrgja, perkundrazi; se ato duan sakrifica serioze dhe ne kohen e duhur. Degjenerohen kur perdoren si mjet spekullimi prej njerezve te mirenjohur per elasticitet te karakterit. Nuk do te doja te bej me teper fjale per per te permendurin Nane Panajotin pasi nuk rron me....Por mbasi u gjenden njerez, ne forme komisioni zyrtar per me i vue nga nje emer patrioti shkollave te ndryshme te Shqipnise, me inisiativen fat-keqe te z. Thoma Papapano qe te vendosnin binjakezimin e shkollave te Zhapes ne Labove me emrin e te permendurit Nane Panajoti, protestova eger dhe u revokua vendimi i komisionit dhe ndofta shpetoi balli i mirenjohjes shqiptare nga nje njolle e ndyre per te.

 

Vangjel Zhapa dhe kusheriri i tij Kostandin Zhapa ishin shqiptare, por kur diponuan ata djersen e ballit gjate jetes se tyre, mikrobi i nacionalizmit shqiptar as qe kishte lindur fare (nenvizimi i imi, GH). Me gjithe kete, Vangjel Zhapa ne testamentin e tij te bere me 1865 (nenvizimi i imi, GH) thote tekstualisht qe: te behet e te mbahet nje shkolle greke (ne kuptimin e shkolles qytetase; se thuhet allillodhidhaklikon dhe Elinikon ose skollarhion, e ndare ne dy pjese: Dhimotikon dhe Elinikon shalion) ne vendlindjen time, ne Labove te Shqiperise (tis Alvanios). Keta mireberes nuk kishin kulture dhe testamentet i u a benin keshilltaret greke. Por sido qofte mbasi kane bere kaq shume te mira per mireqenien dhe shkolla ne Stamboll e ne Athine, ne Filat dhe ne Qiparo, ne Delvine dhe ne Nivan, ne Sekel dhe ne Labove, ne Hundekuq dhe ne Karjan e Kakos, si dhe xhami ne Hormove, pervec atyre qe permenda me siper per labove, me gjithese pjesen me te madhe te pasurise se tyre i a lane Qeverise Greke, por prape se prape neve shqipetareve keta jane nje lavdi kombetare dhe mundemi te mburremi per ta, si qe mburremi edhe per sulot e per suliotet dhe per marko Bocarin dhe Kanarin e Miaulin me shoke, te cilet u bene fli per Greqine, por ishin shqipetare dhe ne fytyren e tyre ndritne virtytet e ralla te Races Shqiptare.

 

& 11 – Pemet e shkolles greke ne Labove. Por pavaresisht nga te gjitha keto, cfare te keqe i bene Atdheut te tyre mireberesit Zhapa me shkollat greke qe celen kudo? Nese Laboven e kishin hale ne sy grekerit si cerdhe te shqiptarizmes, kjo i detyrohet shkollave qe celen Zhapajt. Une nuk di ndonje labovit me kulture te nalte i cili te mos kete ndjenja atdhetare dhe i ndjeri Jorgji Meksi me shoke nuk do te ekzistonin per Shqiperine sikur te mos ishin shkollat e Zhapes ne Labove dhe bazat e tyre per studime me te nalta. Por dhe askush nga Labova nuk do t’i zihesh filli, sikurse te mos ishin shkollat e Zhapes.

 

& 12 – Dipllomat e patriotizmit. Nuk dua te zgjatem me hollesira te tjera, por ve re me hidherim se si shkruhet historia e do doja qe gjithe ata qe mendohen ose veprojne ne emer te Atdheut te jene ma te kursyer ne akordimin e dipllomave te patriotizmit tue e mvarun kete nga studim ma i thelle e veprave dhe i karakterit te njerezve. Nese duhet te cquhen disa personalitete per me tregue si shembull imitime ne gjeneratat e t’ardhmes, keta duhet te jene vetiut ne naltesiren e duhur e te mos ngrihen me te rreme. Si perfundim ka me qene i kundert i atij qe deshirohet.

 

& 13 – E verteta ne histori. Keto shenime i bejme tash kur njeren kembe e kemi, po thuaj, ne varr. I u lutem atyre qe mund t’i kendojne ndonjehere te na besojne se deshira e jone eshte te shkruajme te verteten objektivisht, me sa mundim me e dallue dhe massi fati ose rasti e solli qe te kemi pare e te kemi vuajtur shume duhet te qisim nga keto gjithe dicka edhe per forcen e eksperiences, nga e cila jo vetem ne, por tew pas-jetuesit munden te vjelin ndonje dobi.

 

& 14 – Dasite e Popullit Shqiptar. Nuk deklarojme ndonje gje te re, as eshte gje qe mund te mohohet kjo qe: Popullsia shqiptare eshte e ndare ne muslimane, qe formojne shumicen e ne te krishtere (ortodokse, se per katoliket s’dime gje dhe i kemi pasur larg pa pike kontakti me ta), qe pergjithesisht jane pakice, por qe ne qark te Gjinokastres formojne nje shumice 5 me 4. Te krishteret perbehen nga shqipofone dhe grekofone ne nje anallogji pergjithesisht ndofta 150 me 35, por sa per qark te Gjinokastres, hamendesisht nje me dy. Keto dy elementa, si ne te gjithe Shqiperine, por ca me teper ne Qark te Gjinokastres nuk i lidh kurgja shpirterisht se i ndan feja si qe i ndan dhe ekonomia dhe interesi vecanerisht nga pikepamja politike.

 

& 15 – Konsekuencat e dasise. Ne kohen e sundimit turk, kur nuk ishte akoma perhapur mikrob’ i Kombesise dhe sunduesit nuk ishin turqit por musullmanet pa dallim race, musullmanet shqiptare ishin kombi sundues (mileti-Haqime) dhe kauret ishin rajat e tyre, dmth dhent’ e tyre nga te cilat keta rronin. Se i vithnin, i rripnin, i grabitnin dhe naten dhe diten dhe rrugeve dhe ne shtepi te tyre brenda tue u hye me sopate dhe me trumbeta, por dhe si nepunsa i grinin me rrushfet ne cdo dege gjykatore administrative, policore dhe ushtarake e civile te cdo lloi. Solidariteti midis tyre ishte shembellor, kurse kauret grindeshin me shoishoq ne menyre qe te perfytyronte gjendjen fjala popullore: kavkaja e kaurit hallvaja e Turkut.

 

Per me e terorizue kaurin turku nuk e kishte per gja dhe t’i vriste krejt ata prej tyre qe mund te tregoheshin ma kap te bindur dhe te perulur. Nga keto gjithe c’do katund i krishtere duhet te kishte pa tjeter nje deruhdexhi turk, dmth nje ruajtes qe te mos vidhesh ose grabitesh kush nga banoret. Por besa dhe shkelesh nga ndonje here, kur ngjante qe ndonje kauri t’i zinin deren gje te holla, te cilat shkaktonin te nxiret e ...syrit.

 

Kauri nuk guxonte te udhetonte jashte fshatit tij pa vene me perpara deruhdexine ose dhe nje sherbetor te vogel te tija, me nje shperblim te vecante. Ne dasmera e ne panaire fetare do te ishte ne krye te sofres edhe agai derhudexhi ose rastesisht i ndodhun ne fshtat si dhetar ose taksildar (tagrambledhes ose me ndonje mision tjeter zyrtar).

 

Pasuria tokesore dhe e palujteshme pergjithesisht ishte e musullmaneve. I gjithe Dropulli, shumic’ e madhe e fshatrave te Delvines dhe disa nga fshatrat ma pjellore te Rrezes, si Kodra, Tebuqi, Hundekuqi, Korjani, Kakozi, Krina, Tranosishta kane qene dhe vazhdojne te jene cifliqe te Agallareve Musullmane.

 

Stanare kaure ishin shume te radhe dhe ma te rralle ata qe do te guxonin te mbanin stan te vetin pa qinosar turk, por kerkush s’bente dot pa i pasur turq cobejt’ e stanit. Taksen e te dhjetes ne shumice te madhe vetem turqit e nxirnin iltizam dhe ata inkasonin per uje tre te dheta dhe spekullonin pa pike meshire nevojat e bujkut.

 

C’hiqnin cifcit neper cifliqe nuk pershkruhet. Gra e burra e femije ishin ne sherbem t’agait. Nuk iu linin kurgje nga c’produktonin pa iu a marre te treten. Nuk guxonin te mbillnin peme ose ndonje ardhi per rrush as ne oborr te kasolles ku banonin, se nuk iu linte pjese agai. Te treten e misrit duhesh t’i a conin agait ne kocek me kafshe ose me krah te tyre dhe t’i u cveshnin e t’i mveshnin dhe t’i shtypnin e t’i a shoshnin dhe me se fundi t’i conin per cdo pashke qengjin dhe ve te kuqe.

 

& 16 – Influenca e kryengritjes Xhon – Turke. Kjo gjendje shekullore u trondit nga themelet me kryengritjen e xhonturqve, te cilet prokllamonin Regjimin Konstitucional me baze: Lirine dhe Barazine (Huriet dhe Musavat) e te gjithe shtetasve otomane. Musullmanet (e kujtojme kurdohere ata te qarkut te Gjonokastres, te cilet i themi dhe turq jo nga Raca, por nga Feja, massi ne kaure e ne turq dalloheshin shqip popullsia) u tronditne jo pak; filluan me hup poziten e deritanishme mbi kaure, se keta, tue perfitue nga prokllamimi i lirise dhe i barazise, filluan me i pushue deruhdexhite dhe me revendikue te drejtat e tyne ne jeten politike, nga te cilat ishin krejt jashte deri n’ate kohe, tue mohue me pague taksen nizamie (dmth shperblimin e sherbimit ushtarak) dhe tue formue kllube politik per stervitje ne perdorim te se drejtave politike dhe vecanerisht te votes per zgjedhje te deputeteve.

 

Keto levizje gjallenie te kaureve, agallaret musullmane nuk i shifnin me sy te mire. Por tue pare se s’kishin se si t’i luftonin drejt per se drejti i dhane -  si nga hera – ngjyren politike te grekomanizmes. Por s’kishin te drejte.

 

& 17 – Perdorimi i te drejtave konstitucionale – kllubet. Kerkush nuk mund te parashikonte se Turqit Konstitucionale do te ckaterroheshin brenda 3-4 vjeteve. Kauri i Gjinokastres, para se te mejtonesh se c’do te benesh sikur te prishesh Turqia, kishte hall te permiresonte gjendjen e tij ndene Regjimin e Ri dhe te ruante privilegjet fetare, qe kishte deri tash. Se xhon turqit nuk e bene kryengritjen me qellim qe t’i u  jepesh rasja kombeve te sunduem qe te ndaheshin prej saj, si pleshtat, por per kundrazi per me forcue rrathet e sundimit te tyne, jo me si musullmane, por si race e vecante Turke.

 

Pra kryesisht per me rujt te drejtat e fitueme prej turqise Apolitarhike dhe per me spekullue nga te drejtat konstitucionale.  Kauret e Gjinokastres, si gjithe rajet e Turqise sulltanike formuan nje kllub politik, me lejen e Qeverise dhe me qellim te caktuem dhe te bazuem ne Statutin e Shtetit. Kryetar i ketij kllubi u zgjodha une; por kjo zgjidhje me ekspozoi ne armiqesiene ma te rrepte te elementit musullman. Por perse valle? Perse tjeter vecse nuk donin organizimin e elementit te krishtere dhe ngritjen e tij ne nivelin e duhun.

 

& 18 – Shoqenia e mfshehte “Kandile”. Ne ate kohe ishte bere ne Gjinokaster brenda nje shoqeri e mpshehte me qellim luftimin e influences te Ellinizmit mbi te krishteret shqiptare. Se keta prej shekujsh, dhe feja dhe kultura i kishin bere grekomane dhe ma te terbuar i benin dhe shtypjet, qe hiqnin nga elementi sundues, dmth nga musullmanet shqiptare, te cilet i ndiqnin si qen te terbuar cdo shqiptar (muhamedane ose te krishtere, i cili do te kishte marrezine te cfaqesh me ndjenja kombetare shqipetare.

 

Kejo shoqeni e mpshehte, me parrullen Kandile, u formua prej z.z. Jorgji Cako, Cerciz Topulli, Sami Karagjozi, Petro Harito dhe Vasil Dilo. Protokolli perkates u nenshkrue ne shtepine e Thimjo Cakos dhe u la ne dore te farmacistit Beso Gega, i cili ndonese nuk ishte prezent, por ishte i besuem si me ndjenja te kthjellta kombetare. Kete duhesh t’a dinin dhe ata qe drejtonin kllubin e musullmaneve dhe se ata ishin faktoret ma me rendesi edhe atje dhe duhesh – se paku – te mos i u permetonin atyre te kllubit te me luftonin mua personalisht aq keq sa deri me vdekje!

 

& 19 – Polemika personale e kllubit “Drita...........(ne kete pjese flitet per gjera teper private prandaj e pashe te aresyeshme t’i kapercej, GH). Kllubi politik (i te krishterevet ndonese nuk ishin te papranueshme e dhe musullmane si anetare) nuk i luftonte qellimin e kllubit. Por kundrazi; se kur nje deputet turk quxoi t’a qelloje me bace deputetin e Vlones, Ismail Qemalin, une si kryetar e Kllubit Politik, provokova nje mbledhje te pergjithshme ne Hanin e Spiro Burxhit, prane Pallatit te Prefektures dhe propozova qe te protestonin qe te dy kllubet. Por musullmanet, qe u mblodhne atje me kerkuan qe me pare nga c’do bisedonim dukesh te deklaronja une se c’ishe nga pikepamja e ndjenjave politike.

 

S’di ku e kishin qellimin. Nuk besoj ne ckaterrimin e Kllubit Politik se – sic do te thuhet ma poshte – une dikur u shtrengova nga gjetke te hiqesha, por nuk u pernda dhe kllubi; se u zgjodh nje grekofon. Por atehere per cfare politike munjd t’i admiroje njeriu ata zoterinjte e kllubit “Drita”? Une i u thashe se s’ka vend as kohen e saj kjo pyetje, eshte nje lloj i u thashe, sikur te ma kerkoni tash ne mars (dhe ish mars) rrush te cilet piqen ne vjeshte. Nuk i binda dot dhe propozimi im vajti kot. Ndofta nuk do te benim gje, por sigurisht do t’i u paraqiteshim Turqve te bashkuar rreth nje deputeti musullman dhe thjeshte shqiptar; se Ismail Qemali ishte deputet i Vlones dhe kryetari i partise Shqiptare ne Parllamentin Turk.

 

Nuk e di se c’e keqe i erdhi prej meje si kryetar i kllubit politik dhe “kandiles” dhe elementit musullman dhe kllubit “Drita”.

Por kur erdhi ne Gjinokastre ish kryeministri grek i ndjeri Dhimiter Prali, une si kryetar i kllubit politik e mbajta fjalen e miresardhjes, por ne nje menyre qe komandanti i xhandarmerise, nje musullman, te cilit nuk me kujtohet tash emri, m’erdhi ne zyren avokatore dhe me shtrengoi doren, kurqe shtypi grek heshti krejt dhe ndofta kjo do kete qene ne mos e para por sigurisht nje nga pikat e dyshimit qe kulloi ne shpirt te perfaqesuesavet te elinizmit per ndjenjat e mia kombetare.....(vazhdon me ngjarje teper personale dhe pa lidhje me temen tone, GH).

& 20 Polemika personale e kaureve te Gjinokastres – Libeli.....(vazhdon me ngjarje teper personale dhe pa lidhje me temen tone, GH).

& 21 – Polemika e konsullit grek - .....(vazhdon me ngjarje teper personale dhe pa lidhje me temen tone, GH).

 

& 22 – Taktika e musullmaneve te Gjinokastres. Por si valle shpjegohet kejo taktik e musullmaneve qe eshte e cvajtushme per ne te krishteret?

 

Kishte filluar Lufta Ballkanike, kur nje dite ne Drejtorine e Rezhise Javer Bej Hurshiti ne bisedim e siper per fatin e Shqiperise pas lufte, na tha (mua dhe Rezi Mudirit, se ndjerit Xhimo Cako) se nevet nuk e bejme dot Shqiperine pa te krishteret, por te zgjedhim prej tyre ata me ta dobetit. Por ku nje veper kollosale, sic ishte krijimi i Shqiperise ne nje shtet, gje qe nuk e kishte pasur askurr, ndofta as ne kohen e Skander Begut, lyp qe te bashkepunojne qe te gjithe elementat ma te cquarat nga cdo pikepamje programi, si ay qe cfaqi i permenduri Javer Bej c’kallzon per vellezerit musullmane nga pikepamja e interesimit se tyre per Shqipenie? Kesaj donin t’i sherbenin ma mire, pao interesavet vetjake? Ciltazi ketyre se donin nje Shqipenie ne te cilen te dominonin po ata, si trashegimtaret e kombit dominues (mileti-haqime) te Turqise, pa revendikime shoqenie, qe mund t’i u krijonin te krishtere te zot.

 

Eshte me te vertete nje gje e madhe te besoje kush nje te tille gje, por zhvillimi i ceshtjes kombetare  dhe fakte qe te besonet se “kyj ishte dhe vazhdon te jete programi i vellezerve tane musullmane”.

 

Kur na e tha kete program i permenduri Javer Bej, nuk kishte akoma poziten qe mori me vone tue u be Prefekt e me vone Deputet i Prefektures se Gjinokastres dhe ma se fundi edhe minister i Drejtesise dhe i Kultures Kombetare, por sidoqofte ishte nga paria e Qytetit te Gjinokastres dhe sa pa dale ne skenen politike te vendit i ndjeri Myfit Bej Libohova, kryetari politik i komunitetit musullman te Gjinokastres ishte – pa kontestim – z. Javer Bej.

 

Pra c’ka na tha nuk ishte mejtimi i tij vetjak, por dhe i gjithe ambientit tij, dhe, sic thame ma siper, as pak as shume, por program i elementit musullman te Shqipenise.

& 23 – Roli im privat.... (flet thjeshte per vete, GH)

 

& 24 – Roli im si gazetar. Por une kam vepruar dhe si gazetar dhe si i tille kam trajtuar ceshtjera qe nuk i perkisnin ndonje personi konkret, por qe te gjithe elementit muhamedan te Prefektures dhe te qytetit Gjinokastres.

 

Por a mund te dalij dhe nje vetem i cili te thote se une si gazetar – sic bejne gjithe gazetaret – desha te spekullonja ndonje here mbi kurris t’atyre qe ndiqeshin nga fanatizma ose shovinizma tue qenur te pafajshme? Permend - si per shembell – dy krime te renda qe ngjajtin ne kohen e okupacionit grek – njani ne Cajup e tjetri ne Valare te Erindit. Si guximtaret ishin kapur disa nga banoret e Gjinokastres. Une ne ate kohe kisha fletoren “Ipirotiqi Amina” dhe shkrova ne te mbi te dyja keto krime te tmershme sa munda jo per me mbulue guximtaret, por me mbrojt te pafajshmit; se isha i bindur se gjinokastrite, dhe konkretisht ata qe vuanin ne burg nuk ishin te zote per te tilla krime. (shif Nr. 92 d. 20.XI. 1915 te fletores “Ipirotiqi Amina).

 

& 25 – Roli im si anetar i “Kandiles”. Nuk di c’benin anetaret e tjere te “Kandiles” per realizim te qellimit saj dhe e verteta eshte se nuk di sepse dhe nuk bene kurgje gjithe te tjeret pervec meje dhe se ndjerit Petro Harito. Doktor Spiro Karajanin une e kisha bere muhip ne kete shoqeri te mpshehte dhe prandaja vajti se bashku me Petro Hariton ne Hormeve per te mbrojtur hormovitet nga torturat qe i u benin andarterit greke (ne kohen e aftornomise) me qellim qe t’i carmatosnin, ku paten gjetur vdekjen; se mbi perbetim qe i u beri, e rrefeu me vrull dhe e derguan te shoqeruem ne Gjinokaster dhe sigurisht do t’i kishin vrare rruges sikur te mos e shoqeronte i siperpermenduri Petro.

 

Mbaj mend se kur i u ankova Shulit, i cili ishte Minister i Luftes per sjelljen e andarteve, me tha: “te jesh i kenaqur qe nuk e vrame se te tille urdher kane dhe me keshilloi te paraqitesha me doktorin dhe t’i kerkonim ... ndjese! Gje qe nuk u be askurre.

 

Cili gjinokastrit vuajti nga ndonje i krishtere e nuk gjeti ne personin tim mbrojtjen ma te sinqerte? Dhe cili i nevojitur pesoi ndonje spekullim nga ana ime?

 

Myftiu i Gjinokastres n’ate kohe z. Xhelal Dobi dhe kryetari i Bashkise Hysen Hoxha (xhaxhai i Enver Hoxhes, GH) dhe pergjithesisht komuniteti musullman cilin tjeter, pervec meje, kishnin kshilltarin e mpshehte? Kush tjeter vinte ne piken e vapes ne qendren e tyre (ne medrese) dhe bisedonte me ta dhe kush tjeter i u bente atyre – pa pike pagese – cdo shkrese dhe cdo ankim dhe cdo telegraf kontra atoriteteve lokale greke dhe kontra edhe ushtrise otomane tue venur dhe gazeten ne dispozicion te tyre gjithmone gratis? Musullmanet e Kurveleshit dhe te Tepelenes ku gjithe gjejnin mbrojtjen vecse ne Zyren time dhe ne gazeten time? Kush i u bari te pareve telegrafin nga ma se 600 – fjale kontra ushtrise greke dhe kush protestoi eger sa qe t’a kthenin nga Janina gruan e atij nga Damasi qe i a grabitne 13 dite lehone me qellim qe t’i a dergonin familjes se saj ne Selanik nga kish ikur tue u bere – rregullisht – musullmane nga e kreshtere?

 

Duhet t’e mbaje mend myftiu i asaj kohe z. Xhelal Dobi se per telegrafin qe i dhane Qeverise Greke ne kohen e Aftonomise, Qeveria e kesaj te fundit me mori dhe mua ndene pyetie dhe e lane te hiqesh pas si e korizhoi vete Zografua.

 

Gjithashtu duhet t’e mbaje mend edhe myftiu ne fjale edhe z. Sami Karagjozi se: kur u ankuan ata (me shkrese, qe i u kisha bere une) kontra taksave te renda qe i u kishte vene Qeveria Aftonome musullmaneve te Gjinokastres dhe te Libohoves, komandanti i ushtrise okupuese thirri edhe mua dhe me beri perveshtrime per gjuhen e ashper qe ishte perdorur kontra otoriteteve te Aftonomise, une, ne pranie dhe t’atyre i thashe se: mos pandehni Zotenia e Juaj se une tue e shkruar n’ate menyre lutjen e tyne, kisha ndonje interes prej ketyne ose e bera per hater te tyne; se, sic do ta shifni dhe vete keta jane te dermuar dhe moralisht dhe materialisht; por e shkrova n’ate menyre pikerisht qe te me thirrnit e t’ju kallzoja se lista mbulon abuzime e une nuk dua qe keta te thone jashte: “ja dhe administrata greke te cilen na mburr ti”.

 

Mbi keto dhe mua me falenderuan dhe listen e grisne dhe popullsia musullmane e te dy qyteteve peshtoi nga nje thithje te xhepavet se tyre.

 

Beso Gega ( i jati i Liri Geges, GH)ndofta s’e di, por une munt t’a kem shpetuar mbase dhe nga cdukja krejt por sigurisht nga internemi. Se me pyetne menjeane otoritetet kompetente greke dhe  une i u thashe se me te vertete eshte nje njeri me ideologjie allbaneze por idene e atdheut e ka si nevet konismat dhe nuk eshte aspak i rezikshem. E lane te lire kur nje shume te tjere, ndofta dhe pa ndonje seriozitet, mbi informata qe i u jepnin te tjere, i internuan me qindra neper ishulla te detit Jon.

 

Mbaj mend se nje dite hyra pa thirrur ne sallen e pritjes te Prefektures se Gjinokastres ku ishin mbledhur paria e te krishtereve te Gjinokastres e te katundevet te saj dhe benin lista te rea per me internue dhe te tjere persona. Prefekti me duket se ishte nje i quajtur Kapsambeli. Mue nuk me thirrnin ne te tilla mbledhje; se kush e di se c’i u thoshin ata qe mesi prisnin te ngjitnin afishe neper trek te Gjinokastres kontra meje personalisht (shif f. e dyte te fletes me No 66 dhe d. 28.5.915 te fletores Ipirotiqi Amina, ku e kam botuar tekstualisht); por massi hyra vete nuk patne dot guximin te me perjashtonin. Nuk dija per se ishin mbledhur, por degjova qe biseda ishte mbi nje liste te kandidateve per internim. Por kur degjova emrin e nje kafexhiu, qe mbante nje kafene ne midis te tregut se ciles kafene i a kishin vene syne te tjeret e s’kishin se si t’i a mirrnin, i thashe  z. Prefekt: Por kete pse duhet ta internoni? Ay me tha se: simbas listes edhe ky eshte me ndjenja shqiptare.

 

Por per keto ndjenja – i thashe duhet te internohet gjith’ata qe permban lista?

 

Po, me tha.

 

Por atehere duhet te internohen qe te gjithe musullmanet e Gjinokastres. Se – le te me tregojne zoteri e tyre se kush nga keta nuk ka ndjenja shqiptare?

 

Massi nuk guxoi kush me kundershtue, Prefekti i u tha: Zoterinje sapo qenka keshtu jo qe nuk internoj ma ndonje tjeter, por do t’i kthej dhe ata qe nisa. Dhe nuk genjeu.

Kur vriteshin hormovite ne Kodre dhe brenda ne nje qishe te ketij katundi, per vec meje kerkush tjeter nuk pati guximin ose interesimin me protestue. Une i vajta Zografos ne shtepie te Zotidhit ne Gjinokastre, ku pervec Karapanos ishin dhe disa oficera greker dhe i njoftova c’benesh ne Kodre dhe i u luta qe te jepte urdherat e duhuna per mos vazhdimin e masakres. Perpara me tha se s’jane te verteta keto qe me thua dhe me pyeti se nga i dija une. I thashe se me shkruajne nga Labova, se me vrane edhe hyzmeqarin tim, nje djalosh 14-15 vjecar dhe se sic me shkruajne edhe nga vendi eshte ne rrezik edhe Shehu vete i Hormoves, i quajtun Vehip. Atehere me tha se u be dicka pa dijenine time por dhashe urdher te mos vazhdojne ma dhe m’a preu fjalen se i tha frengjisht nip i tij Karapanua, qe ishte minister i P. Jashtme te Epirit Aftonom, -  c’i jep shpjegime te tjera?” (f. 1-39)

Por ne kete ditar Av. Dr. Vasil K. Dilo flet edhe per atentatet qe i kishin kurdisur kundershtaret e tij politike. Me beri pershtypje analiza e nje atentati te tille kundra bimbashit te xhandarmerise, per te cilin eshte bere dhe nje ekranizim filmik ne kohen e diktatures enveriste (“Liri a Vdekje’ ne dy seri me skenar te Vath Koreshit – sipas “Enciklopedi e  Kinematografise Shqiptare” te Abaz T. Hoxha, Tirane 2002 – botim i dyte, f. 472), permbajtja e te cilit eshte “pak” me ndryshe nga ajo qe kemi pare ne film (me thene te drejten eshte tmersisht me ndryshe dhe kerkund me ate qe jep skenaristi i filmit). Sipas ditarit kemi kete analize:

 

“M’u kujtua vrasja e Binbashit te xhandarmerise te Gjinokastres para pak kohe se te benesh kryengritja e Xhonturqvet. M’erdhi ne zyre nje musullman (qe nuk i a mbaj ment emrin) dhe me tha se per pak do te degjoc nje ngjarje interesante. Pas ca minuta u degjua nje pushke. Ishte vrare Binbashi. Nga e dinte ay qe m’a tha para se te benesh vrasia? U trondita, natyrisht, por si qe nuk e dija akoma se nga i kishte hyre plumbi ushtarit nga pas a nga perpara, nuk mundja t’a thoshnja me konviksion te plote se me te vertete ay plumb ishte per mua. Rrinja  ate kohe ne shtepien e Elmas Kokones. Shtepia fqinje e Kokobobos ishte tranformuar ne spital ushtarak dhe atje e cuan ushtarin e plagosur. Kur harrita prane spitalit dilte andeja nje doktor italian i njohur dhe e pyeta si ish ushtari dhe vecanerisht nga e kishte marre plumbin dhe ay me tha se s’duhet te jete ne rezik; se plumbi nuk i ka ngare mushkerin e kuqe dhe se i ka hyre nga perpara e i ka dale nga pas, tue i beri dy brima se duket se ish dum-dum dhe i beri brime te madhe ne te hyre per shkak se guximtari ka qelluar nga nje distance ma te vogel se dhete metra.

 

Kejo dekllarat’e e doktorit nuk me la ma as ma te paketin dyshim. Por duket se ngjarja – ca ma teper se nuk u godit qellimi – beri pershtypje te keqe dhe filluan me i turbullue ujrat tue lene te besonesh se atentati ishte kontra ushtarit e jo kontra meje dhe se kyj u qellua nga pas, dmth nga nje njeri i cili kishte zene pusi ne aren qe ish permbi xhaden e otobusit mbane te djathta tue udhetue per Gjinokastre.

 

& 43 Atentati dhe otoritetet italiane. Nuk e kuptova dot se cfare interesi kishte dhe otoriteti i sigurimir publik Italian per qe ngjarja te propagandohesh si atentat kontra ushtarit italian. Se nje dite me thirri major i karabinerise qe kishte zyren ne shtepien e Muhtar Sakos ne te hyre ne treg te Gjinokastres dhe me beri perveshtrime pse thojsha se atentati ishte kontra meje. Une – tha – vajta ne vend dhe konstatova se pusia ishte nga an’ e djathte t’otobuzit dhe se ushtari ishte plagosur nga pas dhe shtoi, - me nje nervozitet – se une jam nje major i karabinierise dhe sikur te therritem para gjyqit nuk mund te them nje gje te rreme.

 

Bashkefjalimi benesh me ane te nje dragomani, nje djale musullman nga Picari dhe me ane te ketij i thashe dhe une: thuaji z. Major se edhe une jam nje avokat e ne qofte se Qeveria Italiane do kerkoje gjakun e ushtarit saj e do te thirrem si deshmitar para Gjyq, nuk do mundem te them te rremen; se jam ma se i bindun se pusia ishte per mua dhe ushtari u plagos pse plumbi qe ka kalue afer shpatulles se majte ose kokes time ka gjuajtur ushtarin ne sisen e djathte, massi ndodhi pikerisht ne drejtimin e plumbit”.

 

Pas kesaj pergjegjies Majori e uli zerin dhe nderoi pozite dhe me tha: Nuk eshte mire per ceshtjet tuaj kombetare te mesonet jashte se vriteni me shoishoq. Mune konstatoj me kenaqesi se ngjariet kriminale sa vene pakeconen. Atehere i thashe se me vjen edhe mua mire qe ngjarjet rallohem – simbas statistikave te otoriteteve kompetente dhe e falenderojme per interesimin qe tregon per ceshtjen tone kombetare dhe e sigurova se nuk do te ankohesha ne Gjyq. Por duket se nuk u cduk me kaqe cqetesimi i otoriteteve italiane. Duket se ato donin qe te pergenjeshtronesh krejt ankimi im se une isha objekt i atentatit. Prandaj pas ca ditesh m’erdhi ne shtepi shoferi i otobuzit me te cilin kisha udhetue une qe te me shifte mua dhe te vertetonte nese isha dhe une ate dite n’autobus apo jo. Ishte mes’i dites dhe isha i xveshur kur i u paraqita shiferit dhe pas si i thashe se: nuk isha une qe te dhashe dhe 3 tope nga  llastik dhe i vure me veglat e otomobilit dhe pas si i permenda qe te gjitha hollesinat e ngjarjes atehere iku tue me thene se: “ke te drejte; tine ishe”. Por duket se edhe deshmia e ketij nuk e bindi ose nuk e kenaqi dhe nje dite me thirri Xheneral Rosi qe rrinte ne shtepine e Pano Zotos ne Gjinokastre, me tha (me ane te se ndjerit Thimjo Çako si dragoman): pse thua se atentati ishte kontra persones tende? I u pergjigja tue i thene se: me vjen te m’ikij kafke e kokes se si guxhojne t’i thone Z. Tuaj nje te rreme kaqe te trashe. U vulos. U qellova per ngordhje, por nuk dija se cili me qelloi dhe i ciles cete ishte kyj.

 

& 44 – Xbulim i guximtarevet. Te treten dite i pari qe me lajmeroi ishte i ndjeri Petro Harito, i cili me shenoi dhe emrin e guximtarit: Ismail Lula. – Pas ketij nje palokastrit: Lefter Nini me lajmeroi se: Pusine m’a kishte kurdisur ceta e Novrus Bellos. – Pas ca dite m’erdhi ne shtepie ne Gjinokastre i quajtuni Nuredin Miu nga Hormova dhe me tha se ata qe te qelluan m’erthne ne Manastir naten e asaj dite (ne Manastir te Hormoves, ne te cilin epitref ishte installuar (kyj Nuredini) dhe i degjoi qe bisedonin me shoishoq dhe cfaqne hollesine qe nuk te vrane dot; Kur mbi pyetie time me thane emerin tene i u thashe se kini bere hata te madhe tue dashur te vrisni nje njeri qe per vec te mirave nuk na ka bere ndonje te keqe, i thane se nuk e di ti dhe se shkollet i u a kishte paguar Javer Bej Hurshiti. Nuk kam tjeter prove per kete hollesie; por per qe e kane pasur thene guximtaret, nuk kam as ma te paketin dydhim: se i permenduri Nuredin s’kishte ndonje interes qe te cpikte nje te tille te rreme dhe ishte aq i njofur me mua dhe prej shume vjetesh qe s’ish e mundur qe te me rrejnte.

 

& 45 – Atentati dhe Gjinokastrite. – Por, sidoqofte, kurqe me qelloi nga vetia ose i vumun, ay i cili ne mbledhjen ne lumin e Kardhiqit per hajduterit, sic me tha z Javer Bej Hurshiti, kritikoi gjinokastriterit per tolerancen kundrejt meje qe botonja nje gazete greke ne mes te Gjinokastres, del vetiu perfundimi se nje nga shkaqet e urrejtjes te popullsise musullmane ishte dhe fakti se une botonja ne Gjinokastre nje fletore ne gjuhen gerqishte dhe ma von edhe ne shqipe, ma pare – sa ishin grekerit me emen Ipirotiqi Amina dhe ma vone – pas si erthne Italianet me emrin “Omonia – Konkordia”.

Ismail Lulua, sic u provua ma von ishte nje kriminel; se u kap si guximtar i krimit rende dhe i shemtuar i Piqerasit dhe u gjykua dhe u denua me vdekje dhe u var ne Gjinokastre. Por kyj atentatin kontra meje e perdori perpara Gjyqtarit Hetues dhe Prokurorit Ferit Come si nje vepre patriotike, gje e cila kallzonte nje karakter te papajtueshme me krimin qe i ngarkonesh. Mohimi nuk i beri dobi; se pjesmarria e tij n’ate krim u provua plotesisht dhe – si ironie te fatit dhe ay vete kerkoi qe t’a mbronja por Gjykatorja me ngarkoi me mbrojtjen e nje shokut se tij. Por shenoj se kyj, kur une si Inspektor civil i Prefektures Gjinokstres kisha vajtur per inspektim ne Delvine, kerkoi me ane te nje mikut tim qe t’i pranoja nje vizite. Por une i u pergjigja se piqeme neser dhe te nesermen ika; se m’u duk gje e ftohet bashkefjalimi me te dhe ku t’a besonja? Munt te ish penduar, munt te donte te tregonte se si e kush e vuri te me vrit, pa te me njifte dhe pa qene ne pozite per me cmue veprimtarine time gazetare. Por nga kombinimi i se gjithave ketyne rezulton, ma teper se kyj ishte u vumun. Se cka beri nuk e beri tue qenun vetem. Ishte anetar i nje cete e cetat e asaj kohe kishnin masken e patriotizmes dhe nga kjo pikepamje duhesh te ishin jo vetem ne kontakt por dhe ndene urdhen te klikes dirizhuese Patriotike. (f. 72 – 81)

 

Ne vazhdim ditari ka te analizuar pikepamjet historike, politike dhe individuale te bote muslimane dhe te asaj ortodokse ne Jugun e Shqiperise se sotme pergjate periudhes kur u vendos te formohej shteti shqiptar deri me 1924. E mora ne kosiderate kete date pasi behet fjale per nje botim tek Hylli i Drites, N. 9, te vjetit V (shtatuer 1924), ku thuhet se: fletorja gjermane: Augsburger Postzeitung N. 134 dhe fletorja Near East e Anglise me d. 31 korrik 1924 kane shkruar se: Ne Shqipenie po kishte nje shoqenie te mshehte turko-masonike alla Zhon-Turka, e cila po kishte per qellim me sjelle prape ne Shqipenie sundimin turk....kete lajm e vertetoi edhe ligjerata zyrtare, qe ish kryetari i Parllamentit e krytari i Dergates Shqiptare ne Ankara z. Eshref Frasheri, mbajti para autoriteteve Turke e ku sic thote shtypi – nder te tjera thuhet se: Shqipenie eshte nje trup me Turqine..........

 

Ortodokset e Shqipenise nuk eshte aspak e drejte as e udhes qe te vihen ne nje nivel te Ruserit, Serbet, Bullgaret dhe te krahasohen me ata. Se ata kur muarne per fe kristianizmen prej Bizantineve, ishin popuj kompakt dhe te formuem ne shtet me vete pa ndonje lidhje mvaresie nga greqizma. Kishin gjuhe te mbaruar dhe literature kombetare. Kishin shkolla te veta dhe patne dhe dy pishkoper te rregullt – Methodhion dhe Qirillon – te cilet perkthyen ne gjuhen sllave dhe ungjillin edhe ndofta dhe librat e tjere Qishtare te meshes. Ata, qe te gjithe, fene e re e muaren te veshur me petka kombetare dmth ne gjuhe e tyne amtare, pa e ditur se nese ishte ne gjuhen greke, te cilen gjuhe (greke) ndofta nuk do t’a kishin pare as ne enderr, e jo me ne shkolla dhe Qisheza te tyre.

 

Por shqiptaret Ortodokse, qysh prej kohes qe u bene te kreshtere, nuk dijtin ndonje gjuhe tjeter fetare pervec gerqishtes. Me kete i u mbrujt ndergjegja e tyre fetare gjate 15 shekujsh se pakut. Raca e tyre nuk pati kur rasjen te formonte shtet mbi vete me gjuhe dhe me literature kombetare. Keta u rritne si jetimat neper dyer dhe me therrime te Botes dhe ishte me te vertete mrekullie se si muntne me mbajt gjuhen kombetare dhe ma von edhe ndergjegjen e kombesise, kurqe shumica u bene musullmane dhe fatin e tyre e lithne me boten islame qe sundonte mbi te gjithe dhe hupne dhe ndjenjen e kombesise sic e pohon dhe vete Mehdi Beu (Mehdi Frasheri, GH), po ne broshuren ne fjale (f. 4) (behet fjale per nje broshure ku autori permblodhi nje seri artikujsh te botuar neper gazeta per ceshtjen fetare shqiptare, GH) tue thene tekstualisht: “c’do muhamedan pa marre parasysh kombesien e vet ne gjine e perandorise quhej qytetas, tuke pas gjith te drejtat politike dhe civile; Popujt e Krishtere qe ndodheshin nen zotnimin e perandorise Otomane kishin vetem te drejta civile e jo politike.....” dhe hupne me ndjenjen e kombesise dhe ate te solidaritetit me vellezerit e tyre te krishtere si bijt te nje meme; sepse feja qe i u mbyti ndjenjen e kombesise nuk la qe te lindesh ne shpyrt te tyre dhe ideja e Atdheut. T’asimilluar krejt me musllumanet e ndryshem nga pikepamja e Races, te cilet formonin Imperatorien Otomane te Sulltaneve, dhe keta cdo te krishtere pa perjashtim as shqiptarin, e konsideronin raje te tyre.

 

Shqipetari i krishtere, besnik ne fe, u cfaq besnik edhe ne kombesie; se nuk e mohoi kete per ate, sic bone vellazenit e tyre musullmane dhe disa nga te kreshteret ortodokse te Imperatorise Otomane. Se si valle e shpjegon z. Mehdi Bej faktin qe ortodokset Bullgare te Imperatorise Otomane ndonese te nje Race, u ndane ne dy nga pikepamja e fese dhe me gjithe qe ne Stamboll u kriue Eksarhia Bullgare per dallim nga Patriarkana e Fanarit, Bullgaret e Maqedhonise nuk vatne qe te gjithe me Eksarhine Kombetare por shume prej tyre mbetne besnik ne Patriarkapen greke te Fanarit? C’tjeter gje i mbajt keta konservatore per vec inflluences se thelle qe i u kishte bere ne shpyrt te tyre feja ne forme greke?

Por ortodoksi shqipetar nuk u suall kesisoj, ndonese posa te duante dhe kyj mundesh te bente c’beri dhe Bulgari, dmth te cquhesh nga trungu i Qishes Autoqefale dhe te mbetesh Patriarkal. Kyj nuk i kerkoi ndonji gje te madhe shtetit tij kombetar vecse nje afat per me mbajt gjuhen fetare shekullore deri sa te zvillonesh ajo e tija kombetare dhe te familjarizoneshin me te gjeneratat e rea me ane te shkollavet. Por  sa te tronditet aqe  teper nasionalizmi citak i Shqiptareve musullmane sa qe dhe ay qe pandehej nga musullmanet ma liberale dhe ma toleruesa te feve te huaja dhe nga me te urtet politikane te shtetit te ri shqiptar, i cili i njeshme per vete, si cdo shtetit qe eshte ne te krijuar e siper dhe fatkeqesisht perbehet nga nje popull te ndare ne tri, nga pikepamja fetare, ka interesa jetike te mos krioje ceshtjera, qe munt te shkaktojne ne mos ckaterrimin kreit por kurdohere pengimin per konsolidim te tij, por sa te tronditet aqe teper, sa qe me goje te z. Mehdi Bej Frasheri, t’i thote kaurit, me nje gjuhe me ate ashpert se ajo e Turkut sundues: “Pa u shqiptarizue feja nuk shqiptarizohet shpirti i shqiptarit”? (shif f. 15 te broshures se tij) dhe se: “C’do shqiptar qe do te rroje si grek asht i lire m’u shperngule prej vendit e me shkue ne Greqie; se toka shqiptare asht per shqiptaret” dhe te harrije deri sa te shtoje: I terheqim verrejtien prokurorit te diktimit, i cili quhet prokuror i shtetit per c’ka i perket veprimeve qe lendojne principin e indipendences shqipetare moralisht ose materialisht ”? (192 – 206).

Nga te gjithe keto rreshta del perfundimi kryesor: shqiptaret e mesit te shek. te XX-te nuk e dine te verteten e fillimit te ketij shekulli jo vetem ne planin me te pergjithshem, por dhe specifikat me te vogla te ngjarjeve qe jane konsideruar me gjurme ne historine  e atyre aneve ku perfshihet “vrasja” e bimbashit (qe sipas ketij materiali rezulton te mos kete vdekur) dhe lufta e Mashkullores qe nuk mund te kete ate permase qe ne kujtojme se ka ndodhur. E thene pak me hapur rezulton qe brezi i viteve 1900-1930 ne Qarkun e Gjinokastres te mos kete qene i perfshire ne asnje veprimtari konkrete ne favor te ceshtjes kombetare shqiptare dhe popullata e atyre aneve te kete qene e ndare me thike ne dy skalione qe kane punuar, jetuar dhe luftuar seicila per hesap te vet sipas ndikimeve shekullore te politikave otomane dhe asaj heleno-ortodokse. Nuk ka ne menyre absolute asnje ngjarje e lidhur ne menyre te drejteperdrejte me interesin politik te shoqerise shqiptare te organizuar si shtet per here te pare dhe te vetme ne Historine e saj.

Dmth kur vjen puna per te percaktuar hapsiren sociale te ndikimit mbi individin nga pikepamja e interesit kombetar shqiptar ajo per kete qark nuk ekziston mirefilli. I bie qe te ashtequajturat “komitete” per organizimin e kryengritjeve antiotomane ne Jugun e Shqiperise se Sotme te jene nje shpikje e historiografise enveriste dhe jo nje realitet. Kjo do te thote qe brezi i prinderve te shkrimtarit Kadare nuk kane qene te lidhur me asnje fije me ceshtjen kombetare shqiptare dhe kjo duhet thene per te gjithe shkrimtaret, politikanet dhe studiuesit shqiptare qe bene emer pas 1945, me origjine nga Qarku i Gjinokastres. Kjo do te thote qe nga ato ane ka munguar tradita e ceshtjes kombetare shqiptare, te cilen e njohen vetem pas Protokollit te Firences (17 Dhjetor 1913) dhe Protokollit te Korfuzit (17 Maj 1914) dhe kjo vetem ne sferen me te larte intelektuale te Qarkut. Jane probleme te zhvilluara pa dijenine dhe deshiren e klases politike te Qarkut e konfliktuar mes vetes prej 100 vjetesh ne funksion te politikes Otomane – Helene pas renies te Ali Pashes se Janines.

Akoma me keq problemi paraqitet ne funksion te produktit shoqeror qe rrjedh nga brezi i viteve 30, i cili ka qene i brymosur me nje teresi ngjarjesh te genjeshterta dhe te tjetersuara politikisht, por qe ne vitet 60-80 paraqitet si niveli me i larte intelektual i epokes enveriste. Pikerisht ketij rendi social dhe ketij brezi njerezor i perket shkrimtari Kadare.

b – Te flasesh per idete letrare dhe ndikimin e tyre mbi njerezit, kjo per Qarkun e Gjinokastres nuk ka pike kuptimi pasi literatura qe qarkullonte ne ato ane duhet te ishte ose greke ose otomane (kam fatin te zoteroj rreth 200 libra te asaj kohe qe kane qarkulluar neper familjet gjinokastrite te atyre viteve sipas te dy skalioneve) keshtu qe i bie qe popullata e arsimuar e asaj ane te jete brymosur vetem me kete literature. Kjo e ben te pamundur zbulimin e menyres se ndikimit te ideve letrare mbi individin per ato ane te Shqiperise se Ardhshme. Keshtu qe jam i detyruar te zbarthej kete fenomen per te gjithe Shqiperine dhe per te gjitha koherat e ekzistences se ideve letrare ne territorin e banuar nga shqiptaret.

Fakti qe shqiptaret e huazuan alfabetin nga latinet dhe kete nepermjet nje procesi te sterzgjatur kohor pa e arritur dot ate stad te nevojshem qe ben te domosdoshem aplikimin e ideve letrare ne procesin e konsolidimit autokton (ketu qendron pika ku mbeshtetet ekuacioni klasik i formimit te tyre) duhet te sherbeje si argument per te vertetuar imponimin e ideve letrare nder shqiptare jashte formes klasike. Pamvaresisht nga vendi ku eshte aplikuar ky proces, menyra e ndikimit te tij ka gjetur zbatim sipas nje forme te vetme, ku lidhja e individit me idete letrare ka qene e imponuar nga shkolla ku ai eshte arsimuar. Ne kete menyre kemi pergjithesisht tre shkolla me kahe te kundert ndikimi midis tyre te cilat asnjehere nuk konverguan ne nje pike dhe ne nje qellim:

-Universitetet Evropiane kryesisht ne Rome, Vjene, Mynih me nje shtrirje kohore per mbi 500 vjet te lidhur kryesisht me Seline e Shenjte dhe Klerin Katolik Shqiptar.

-Universitetet Otomane ne Stamboll ndikimi i te cilit nder shqiptare fillon ne shek. e XIX-te duke vazhduar deri ne fillimin e shek. te XX-te.

-Universitetet Helenike dhe ato Romune me qender ne Athine dhe Bukuresht duke filluar nga shek. XIX deri ne ate te XX-tin.

Jane keto tre grup shkollash qe i japin mundesine shoqerise primitive shqiptare te njihet per here te pare me idete letrare dhe te prodhoje keto ide ne vendet ku ishin arsimuar individet dhe prej ketej te kalonin ne vendin ku ata jetonin pergjithesisht. Ne ate raport kohor qe qendrojne individet e arsimuar neper keto tre grupe universitetesh, ne po ate raport qendron edhe ndikimi i ideve letrare mbi individet shqiptare nder shekuj. Procesi ne fjale ka qene shume i lexueshem, por politikisht ai eshte tjetersuar duke i ndryshuar qellimin per te cilin u formuan idete letrare ne vendin e shqiptareve. Thelbi i procesit te lindjes se ideve letrare nder shqiptare eshte importimi i tyre ne menyre imponuese dhe te perforcuar. Nuk mund te thuhet ne asnje menyre qe idete letrare nder shqiptare linden si rezultat i zhvillimit te tyre shoqeror ne perputhje me rendin shoqeror dhe kjo ben te domosdoshme zbulimin e dinamikes se lindjes se tyre ne shoqerine shqiptare jo thjeshte si nje fakt aplikativ, por, kryesisht, si qellim perse u imponuan ne nje shoqeri primitive.

Ne qofte se do te ndjekim dinamiken e ideve letrare nder shqiptare do te shohim se rrugezhvillimi i tyre nuk perkon me rrugezhvillimin e tyre ne vendet qe e prodhuan ate ne menyre autoktone per perfitimin, per te cilat ato lulezuan. Por aktet e pare te ideve letrare te lindura nder shqiptare perputhen me aktet e para te tyre sipas ekuacionit klasik; dmth Institucioni Fetar behet percuesi i lindjes se ideve letrare ne Racen Njerezore ne Toke (“Meshari” i Gjon Buzukut). Por duhet pranuar qe ekuacioni i lindjes se ideve letrare nder shqiptare nuk perkon me dinamiken e njepasnjeshme ekuacionale te ideve letrare kur vjen puna per ta pare problemin ne funksion te zhvillimit autokton dhe, kryesisht, sipas shpejtesise se zhvillimit shoqeror; Kjo ben qe idete letrare nder shqiptare ne fillimet e tyre (sipas shek. XVI-XVIII) te mos luajne asnje rol konkret, por ato sherbyen per te krijuar tabanin kombetar te letersise sipas shembelltyres evropiane dhe ky ka qene qellimi real perse u formuan para kohe ne territorin e banuar nga shqiptaret. Kjo do te thote qe mendimi letrar nder shqiptare duhet konsideruar rastesor deri ne fillim te shek. te XIX-te, duke formuar tabanin drejt domosdoshmerise dhe ketu duhet pare se e cfare forme ka qene ideja letrare qe ka ndikuar ne menyre te drejteperdrejte mbi ndergjegjen primitive te shqiptareve. Ne kete menyre shihet qe idete letrare ne formen e specifikes teatrore jane bere percueset populiste duke e pergatitur popullaten ku ato u aplikuan per diten e madhe te 1912-es, perpara te gjitha specifikave te tjera letrare (poezia, proza, romani). Analiza e ideve teatrore nder shqiptare tregon mirefilli dhe menyren se si eshte pergatitur ndergjegja kombetare e shqiptareve per diten e madhe te Pavaresise (me hollesisht per kete kam folur ne studimin “Si e ndrysojne historine, posacerisht, Ardian Klosi dhe te tjeret” - pjesa e trete (kritika e historise se Teatrit Kombëtar Shqiptar); publikuar ne albanovaonline.com dhe ne blogun tim, www.genchoti.com).

Duke ndjekur autoresine dhe qellimin per te cilat u aplikuan idete letrare nder shqiptare do te dallojme se shkaku i lindjes se tyre duhet t’i dedikohet anetareve te nderuar te Klerit Katolik Shqiptar, te cilet i perdoren idete letrare si nje instrument per te edukuar dhe formatuar popullaten shqiptare me idete evropiane ne funksion te shtetformimit (eshte kjo aresyeja perse ndodhi dhe u mblodh Kongresi i Triestes, 1-4 Mars 1913, ndryshe nga Kuvendi i Vlores, 28 Nentor 1912). Kjo do te thote qe idete letrare ju imponuan shqiptareve nga politika, fillimisht, e Selise se Shenjte, Shteteve Gjermanike, Italise, etj; dmth shtetet Evropiane luftuan qe Populli Shqiptar te shkeputej nga politika Otomane dhe shoqeria e tyre te behej shtet me vete (ky duhet konsideruar FATI i shqiptareve me te mirat dhe te keqijat qe te dhuron imponimi politik).

Ne qofte se do te bejme raportin e ideve letrare ne boten shqiptare me ato te ekuacionit klasik do te veme re nje parregullsi per shkak te botes se relacioneve. Idete letrare ne brendesi ne popullates fshatare shqiptare kane lindur ne formen e epikes legjendare dhe historike, mbi cbaze eshte formuar Eposi Shqiptar. Prej ketej vecohet individi letrar me figuren e Pader Gjergj Fishtes (Lahuta e Malcise). Procesi eshte analog me ate te ndodhur tek popullata parahelene ku kenget epike mbi Luften e Trojes u disiplinuan nga Homeri, por diferenca kohore eshte afro 3000 vjet dhe kjo perben thelbin e asaj qe ka ndodhur mbi popullaten autoktone pergjate ketyre 30 shekujsh (por ky eshte dhe thelbi i shkences se Historise).

Nga ana tjeter dinamika e ideve letrare nder shqiptare tregon per ekzistencen e nje paralelizmi formash letrare jashte ekuacionit klasik cka duhet te sherbeje per te zbuluar ndikimet e mundeshme mbi mendimin letrar. Ekzistenca e Fjaloreve (D. Frang Bardhi - 1635), librave historike (Marin Barleti - 1512), librave me permbajtje thjeshte fetare (D. Gjon Buzuku - 1555 dhe Imzot Pjeter Bogdani - 1685), librave nga jeta sociale e shqiptareve qofte edhe ne token ku ata nuk kishin lindur (D. Pjeter Budi - 1664, Kazazi - 1743, D. Jul Variboba -1762, Teodor Cavalloti - 1770) tregon per permasen e rastesise dhe rolin qe ajo ka luajtur drejt domosdoshmerise se ideve letrare per zhvillimin e Popullit Shqiptar perpara vitit 1912 (megjithese edhe pas ketij viti roli i ideve letrare ka qene predominues ne zhvillimin e shoqerise shqiptare jashte cdo standarti ligjor evropian te deriatehershem), gjithmone ne kuadrin e ndikimit individual. Gjatesia kohore e shtrirjes se ketyre individeve pa ndikim te drejteperdrejte mbi dinamiken e popullates shqiptare duhet te sherbeje si njeri nder argumentat e pamundesise se bashkeekzistences kolektive te popullsise se atehershme nen nje juridiksion te vetem. Kjo tregon edhe per nje pamundesi tjeter: lidhjen e fazave te zhvillimit te ideve letrare sipas ekuacioneve perkatese; dmth zhvillimi i ideve letrare ne brendesi te zhvillimit te popullates vendase nuk mund te ndiqet si nje korpus i vetem subjektiv. Dinamika e zhvillimit te ideve letrare nder shqiptare nuk perputhet me ekuacionin klasik te zhvillimit te tyre dhe kjo edhe per shkakun e meposhtem te zhvillimit te popullates shqiptare. Por kjo do te thote se ne qarkum e Gjinokastres nuk ka ekzistuar jo vetem tradita e letersise shqipe, por nuk ka ekzistuar asnje ndikim i ideve letrare mbi intelektualet e atyre aneve, te pakten deri ne Nentor te 1912-es

Kemi arritur ne fazen e nje pergjigje qe duhet te marre menyra e ndikimit te ideve letrare mbi ndergjegjen e shqiptareve ne pergjithesi dhe tipikisht mbi Kadarene. Per menyren e zhvillimit te popullates shqiptare dhe paraardhesve te saj, pergjate mijevjecarit te fundit, kjo eshte e pamundur te realizohet per gjene me te thjeshte fare: idete letrare nuk kane qene bashkeudhetaret e perhershem dhe te rregullt ne kete zhvillim. E vetmja menyre per t’iu afruar ketij ndikimi eshte analiza e dinamikes se shkollave ne territorin e banuar nga shqiptaret me ane te se cilave jane arsimuar segmentet e tyre. Kjo menyre analitike do te na tregoje jo vetem shkallen e arsimimit, por dhe vendin ku eshte aplikuar ky arsimim, prej nga do te rrjedhe dhe vendin se ku idete letrare kane ndikuar mbi Popullin Shqiptar (prej ketej direkt do te rrjedhe dhe aresyeja e ketij arsimimi dhe cfare perfaqeson ai per realitetin  shqiptar te perjetuar). Lexuesi duhet te jete i sigurte qe kjo forme analitike eshte perdorur nga shkolla enveriste per te fshehur te verteten dhe per ta devijuar kete te vertete, per te aplikuar politikat diskriminuese ne kurriz te popullit shqiptar. Por kjo do te thote qe lexuesi do te kuptoje edhe se kush individ i ka sherbyer kesaj politike dhe ketij diskriminimi qe eshte shpalosur bindeshem dhe fuqishem sidomos pas 1992 (pas ketij viti u realizua “permbysja” formale ne fushen e politikes, pasi ne te gjithe fushat e tjera gjerat u lane sic ishin).

Shkolla enveriste shpiku shkollen e pare shqipe ne qytetin e Korces ne vitin 1887, por pa u thene shqiptareve qe ajo shkolle mund te kete mesuar shqip, por me alfabet grek dhe nuk perfaqesonte jo vetem gjithe vendin e shqiptareve, por as vetem jugun e banuar prej tyre. Ajo shkolle u hap me lejen dhe urdherin e Qeverise Otomane dhe pas disa viteve kaloi me alfabet latin te perzier me alfabete te tjera. Kjo nuk ka asnje te keqe pervec faktit se nuk ka pasur asnje ndikim mbi popullaten shqiptare dhe varej nga shteti grek, te cilit i duhet dhene merita pasi e kishte shtrire hapjen e shkollave greke kudo ku jetonin dhe punonin shqiptaret ortodokse. Ne kete menyre ndikimi i atyre shkollave nuk shkonte per hesap te shqiptareve, por te politikave greke; dhe ne kete pike jane konfliktuar otomanet me greket (shqiptaret kane qene te pajtuar me ate situate pasi u shkonte per shtat qofte per ekzistencen e shkollave turke, qofte te atyre greke). Kjo per Shqiperine e Jugut ka qene evidente deri ne kohen e Presidentit Ahmet Zogu, i cili me 1925 i ndaloi ato, duke perfshire edhe shtypin privat (publikuar neper fletore te Shqiperise me ane te Zyres Shtypit me d. 11-IX-25 Nr. 666)

. Por ekziston edhe nje e dhene me e thelle sipas se ciles: “Në vitin 1922, më 14 qershor, merret vendimi mbi mbylljen e shkollave private në fshatrat minoritare greke, ndërsa me 4 korrik merret vendimi mbi bashkimin e shkollave minoritare me ato muslimane në qytetin e Delvinës” (Mehmet Kaso, Arsimi në Sarandë, Delvinë e Konispol 1920-1944, f. 28,  bot. 2003).

Ne kete drejtim gjeografik tjetersimi i historise se arsimimit shqiptar pak ka devijuar nga e verteta pasi ka mbuluar shtritshmerine e shkollave greke nder ato ane, por dhe permasen e ndikimit te tyre mbi ta dhe mungesen e ceshtjes kombetare shqiptare. Ne thelb te problemit kjo e fundit ka qene ajo qe duhej te mos thuhej kurre dhe kjo ka ndodhur realisht duke u sajuar ngjarje te paqena.

Por ekziston nje material analitik, pikerisht per arsimin shqiptar nder ato ane, qe ploteson ate qe shqiptaret e gjysmes se dyte te shek. XX-te (e keqja e kesaj eshte se eshte shtrire edhe tek shqiptaret e shek. te XXI te cilet ngulin kembe si mushka mbi ekzistencen e shkolles se pare shqipe ne qytetin e Korces me 1887; - kam rast t’i tregoj se si eshte e verteta e asaj shkolle dhe kjo e shkruajtur 100 vjet me pare) e dine krejtesisht gabim dhe te politizuar ne menyre te tejskajshme. Per fatin e mire te shqiptareve vepra studimore e avokatit tone ka lidhje pikerisht me kete teme ku ne studimin ditar: “Italia ne Shqiperi”, te shkruar ne 12 pjese me format a4, gjithsejt 275 faqe dhe te shprehura sipas datave nga 18.XI.1918 (f. 9) deri me 8/14 qeshor 1920, dit’e Hene (f. 177) kemi te dhena tipike per arsimin ne Jugun e Shqiperise se asaj periudhe. Ky studim eshte nje permbledhje ditaresh, informacioni gazetaresk, dokumentash dhe Historie mbi Shqiperine dhe Greqine e asaj kohe duke permbledhur peridhen e luftes imperialiste 1914-1918. Une shfrytezova pjesen e 10 (faqe 187 (ne tekstin origjinal eshte vendosur f. 188) – 204 dhe shkruar me 1917) ku thuhet: Dokumenta te ndryshme dhe firmosur Av. V. K. Dilo. Ne te shkruhet, gjithmone per problemin jug-shqiptar (pike per pike sipas origjinalit, duke perfshire edhe gabimet e mundeshme ortografike):

 

     “&1

 

                                  Mungesa e nje aresimi kombetar

 

Ndaj shqiptareve pergjithesisht, deri ne luften e fundit Ruso-Turke (1876-1877) nuk dihesh se c’ishte aresimi kombetar dmth kultura me ane te gjuhes ametare te shqipes. Kombi shqipetar me gjithe qe tregoi nje kembengulje te pa tundur ne zakonet dhe gjuhen e tij dhe ndonese ekziston dhe jeton shekuj plot – pa numur – por nuk mundi te krijoje nje civilizim te tine ose te ngrere gjuhen e vet ne nje vegle literature. I gjendur midis dy kombeve gjini, te cilet (kjo fjale eshte dy here, GH) e zhvilluan deri ne kulm literaturen e tyre si dhe artet dhe shkencat, dmth kombet Grek dhe Llatin. Kyj komb huajti her nga njeri her nga tjetri te ketyre te dy kombeve gjuhen. Me gjithe qe duket se ndergjegjia kombetare ekzistonte ndaj tij gjithmone e flaket dhe e shpetoi kete nga influenca asimullor e te dy ketyre kombeve te civilizuar fort dhe me gjithe qe e mbajti kete te pa trazuar dhe  thjeshte mbe vete gjete gjithe shekujve dhe kontra gjithe peripetive te shkaktuara nga sulme te ndryshme jashtazi, me gjithe keto as kurre nuk mujti te perparoje deri ne ate grade sa qe te beje embleme te tij gjuhen e vete, dhe t’i beje keto vegla te nje civilizimi te tij te vecante.

 

Kejo gjuhe nuk u shkrua as ne ate periudhe gjate seicilave kombi qe e fliste dolli ne skenen politike me pretendime se formonte nje Popull qe ekziston mbe vetehe te tija dhe se meriton ta stabilizonet si shtet i vecante, si per shembell ne kohen e Sqender Beut dhe te Ali Pashe Tepelenes.

 

Kjo gjendje vazhdoi dhe gjate sundimit Otoman. Turqit i u dhane shqiptareve pervec fese dhe gjuhe te re, ate tyren, si mjet kulture dmth Turqishten per musulmanet.

 

                                                          & 2

 

                                              Cfaqja e shkrimit

 

Lindia e prensipit te kombesive, se cilit i detyrohet krijimi i Shteteve Ballkanike – njanit pas tjetrit – nuk ishte e mundur t’i linte pa emosionuar dhe shqiptaret, me gjithe qe keta ishin te ndare e te percare thellesisht, ne musullmane e te krishtere dhe keta te fundit ne orthodoks e katolike. Por presioni qe benesh mbi ta, materiale dhe morale nga ana e Qeverise Otomane mbi musullmanet dhe morale nga an’e Greqizmit – me vegle Patriarkanen Ekumenike – ishte e rende dhe mbytese. Por me se fundi sundoi forca e realitetit.

 

Pas Luftes Ruso-Turke, Turqit e mundur, te trembur se mos copetonesh dhe Shqiperia ne favor te fqinjevet u shtrengua te invokoje te Drejten e Kombeve. Prandaja shtyti shqipetaret te protestojne kontra rezikut te Kombit dhe t’Atdheut se vete duke pretenduar se ata formojne nje komb te vecante me gjuhe gjithashtu te vecante dhe postafat organizoi nje grup nga Paria e Musullmaneve dhe te Krishtereve. Kyj grup qendren e kishte ne Stamboll dhe cpiku allfabetin shqipetar me germa llatine (ne shumice te madhe) dhe botoi abetare dhe libra te ndryshem. Njikohesisht u lejua dhe celia shkolles shqipetare dhe e para shkolle e tille u hap ne Korce.

 

                                                          & 3

 

                                               Persekucionet

 

Kejo shtyrje nga ana e Qeverise shkjaketoi nje emosion te jashtezakoneshme ndaj kllasave te kulturuara te kombit shqipetar; por kete gje e shifte me cqetesim Qeveria; prandaja, pasi kaloi frik’e saj, zuri te pendohet dhe te nderoje mendje dhe ndaloi kultivimin e gjuhes shqipe; shkollat e celuna i mbylli, cduku librat dhe persekutonte eger ish organet e saj.

 

Paralelisht me Qeverine vepronte edhe Qisha Ortodokse me veglat e saj. Keshtu u ristabilizua gjendja arsimore dmth ajo qe sundonte para luftes. Musullman e te Krishtere kulturoheshin seicili ne gjuhen fetare, ndene nje vigjilence anallloge me zgjimin e ndergjegjes kombetare te kombit, me qellim qe te turqizoneshin dhe te greqizoneshin.

 

&4

 

                                                  Reaksioni

 

Keto persekuxione shkaketuan – sic ishte gje e natyrshme nje reaksion. Deshira per krijim te nje literature kombetare, interesimi per gjuhen amtare dhe detyra qe kombi te ristabilizonesh ne shtet, te gjitha keto passi lindne s’ish e mundur te cdukeshin, sado i rrepte qe te ishte persekutimi i tyre. Perkundrazi; presionet e ndryshme shkaketonin forcimin ma te madh te flakes patriotike qe ishte ndezur – ndonese s’dukeshin – ne zemrat e te gjitha shtresavet e Popullsise.

 

Udheheqesat e persekutuar te kesaj levizjes, sa qe muntne te ikin jashte kufijve gjetne azil ne Misir, ne Rumanie dhe ma teper ne Bulgarie, ku botonin gazeta dhe te perkoheshme dhe libra te ndryshme patriotike dhe kenge te flaketa kombetare.

 

Brenda shtetit shkollat i zevendesuan burgjet; te burgosurit hynin analfabete dhe dilnin te mesuar te kendonin e te shkruanin gjuhen shqipe. Sherbim te madh i benin ceshtjes dhe Dervishet e Teqeve te Begtashlive, te cilet ne saje te robes se tyre gjezdisnin an’e mbane te Shqiperise pa pergjim dhe pe dhene shkak per dyshim mbi ta dhe perndallnin libra patriotike, te cilat hynin nga jashte pa ndalim dhe pa frike, saqe ata qe i kontrollonin ishin shqipetare te mbalosur me keto ide.

 

Keshtu pra, brenda shtetit protagonista ishin musullmanet; sepse keta ishin ma te siguruar kuntra shtetit, sa qe policerit ishin vendas dhe te njejtes fe. Jashte shtetit perpiqeshin ma teper te kreshteret, te dekllaruar pak a shume armiq si te shtetit dhe te Qishes.

Kejo ethe vazhdonte duke u shtuar deri ne kohen qe u prokllamua Costitucioni Otoman. Se pas ketij u pakesua brendazit zelli porsi u lejua gjuha shqipe boterisht dhe ne shume qendra musullmane u celen dhe shkolla fillore. Musullmanet, shumic e secileve, sic u duk a posteriori, e organizuan idene shqiptare si ide kombetare, por si derrase shpetimi se parashikonin cdukjen e sundimit turk, pasi pane se imperatoria Otomane; ne vend qe te shpartallonesh, u perserit dhe po forconesh, i u vune perseri studimit te gjuhes zyrtare qe keshtu te mundnin te beheshin nepunsa te larte me rogera te majme.

 

Te ftohurit e levizjes kombetare arsimore e shkaktoi dhe taktika e Xhonturvet kundrejt sa; se keta ne kundershtim me Turqit e vjeter, u paraqitne si mbrojtes te saj por vune konditen qe shqipia te mos shkruheshe me germa gjaure po me ato te Librit Shenjte (Te Kuranit) dhe masi i bindne geget, prune nje percarje te forte.

Nga te krishteret, sa ishin jshte vazhdonin taktiken e zakonshme dhe ata qe ishin brenda, nuk e quajten si gje te urte dhe te pershtatur me kohen qe te xbulonin iderat e tyre dhe mbetne si te huaj kundrejt kesaj ideologjise se re.

 

                                                          & 5

 

                                                Kualiteti i Aresimit

 

a)           - I Musullmaneve

 

Me gjithe keto levizjet spazmodike per peshtim nga kultur e huaj, si musullmanet gjithashtu edhe te krishteret vazhduan te kene -  seicili element – kulturen e vellezerve te Beses dmth te Turqve dhe te Grekerve.

 

Shkollat thjeshte musullmane vazhdonin te mvaren drejt – per se – drejti – nga Ministria e Aresimit. Kultura popullore fillore ish e vajtushme dhe e paafte. Nxanesit lodheshin duke mesuar – pa karta -  disa pjese te Kuranit qe nuk ishin te pershtatshme me moshen e tyre dhe duke u stervitur qe te shkruanin dhe te kendonin turqisht, gje qe mezi mesonesh gjate shume vjetesh. Skenca  pedagogjike s’dihesh krejt dhe shumica e shkollave fillore ishin burgje ku te gjoret nxenes grumbulloheshin kembekryq. Asnje nga ata qe mbaronin shkolle fillore nuk ish e mundur qe te pajisesh me dicka per luften e jeteses. Sepse nuk i u jepesh ndonje dijeni (nocion); por dhe sikur t’i u mesonesh dicka ata nuk ishnin ne gjendje qe t’a kuptonin; se c’ka s’dihet nuk hyn ne tru me ane gjuhe gjith’ashtu te pa ditur (te huaj). Duhet shenuar se shkollat fillore ishin shume te rralla. Shume pak fshatra kishin te ketilla, por dhe atje ku ekzistonin, pake nxenes vinin ne te dhe mbase ne njemije nje vazhdonte ne shkolle unike dhe e ketille vetem ne Qendren e qarkut te Prefektures gjendej.

 

Por dhe sa mbaronin nji shkolle unike merrnin nji kulture shume te ngushte. Mesimi kryesor ishte ay i fese islamike si e vetmja fe e vertete dhe bindja e verber ne urdhera te Sulltanit si trashegimtar i Muhametit dhe si perfaqesues te Perendise mbi Dhe.

 

Cdo mesim i cili mundesh te trondiste keto konveksionet e domosdoshme perjashtonesh dhe ndalonesh si i ndyre dhe si mekat.

 

Per vec ketyre shkollave popullore ekzistonte ketu dhe nje shkolle eksklluzivisht fetare (Medrese) ku vinin ata qe donin te mesonin vetem gjera fetare ose deshironin qe me vone te beneshin gjyqtare. Atje mesonesh vetem Feja, me eksklludim te shkrimit me dore. Regjistroheshin po atje dhe gjithe ata qe deshironin te evetonin sherbimin ushtarak. Por nuk mesonin dot kurgja nga sa duheshin per luften e jetes.

 

Pergjithesisht, drita e kultures, e cila nuk pajtonet me Regjime Theokratike dhe apolitarkike, i u jepesh musullmaneve dhe e paket dhe e turbullte ne menyre qe e shtremberonte dhe shpirtin edhe zemren ne grade te vajtueshme.

 

Rinia femere mbahesh ne erresiren me te madhe.

 

a)           I te krishtereve

 

Aresimi i te krishtereve i u ishte ngarkuar Mitropolivet llokale. Keto perpilonin programet dhe emeronin personelin e duhur, me pergjegjesie te vete. Si ay i musullmaneve qe ishte eksklluzivisht Turk dhe aresim i te krishtereve ishte thjeshtesisht Grek. Gjuha zyrtare e shtetit mesonesh sa per sy. Kultura ndaj te krishtereve shqiptare vecanerisht, lakmonte t’i bente keta te besonin se ishin sterniperit e atyre qe luftuan ne Marathone dhe ne Sellamine dhe se keta kishnin humbur gjuhen e Memes tyre nga peripecite e koherave dhe se duhesh qe te benin cmos per t’a rifituar qe te mos mbeteshin ndonje dite jashte gjirit te mems Greqie.

 

Ne krahasim me shkollat fillore musullmane, shkollat greke ishnin te organizuara me mire dhe ishnin me te dendura. Otoritetet kompetente interesoneshin qe dhe me i vogli fshat te kishte shkollen e tij. Fshatrat shqiptare konsideroheshin se te meritueshme per nje interesim ma te madh per kete konsullatat greke disponon nga ndonje sume plotesuese te se ardhurave te tyre per sigurim te roges te mesuesit.

 

Nga nje ane Feja dhe nga ana tjeter pozita inferiore ne te cilen gjendeshin te krishteret si nenshtetas qe s’kishin shprese ne ndonje ndihme qeveritare shtrengonte keta qe te donin kulturen me teper nga c’e donin musullmanet dhe prandaja interesoheshin te kishin shkolla popullore sa me te plota. Por me qene se qellimi i atyre qe drejtonin ceshtjen e aresimit ishte greqezimi i interesave me cdo menyre. Keta meroneshin (vuanin me mesimin e gjuhes greke te vjeter dhe te rese. Gjithe mesimet e ndryshme ndihmese beneshin vetem gerqesht. Perdorimi i shqipes ishte rreptesisht i ndaluar jo vetem neper shkolla por dhe neper shtepira akoma.

 

Mesuesa shqipetare te cilet munt te guxonin te devijonin ne cesthjen e gjuhes gjendeshin te ekpozuar ne rrezikun te qiteshin jashte listes t’atyre qe do te zgjidheshin. Ndene keto kondita edhe kultur’e djemet shqipetare nuk benesh e plote. E meta ne kete pike favorizonte veprimtarine propagandistike te dirizhuesve t’Arsimit. Sepse nje kulture e pergjysmet nuk lejonte qe dallonesh e rremia e inzheksionit grek.

 

Nga pikepamja e pregatitjes per luften e jeteses, si musullmanet edhe te kreshteret gjera shume te pakta fitonin nga shkollat fillore, ku as gerqishten moderne nuk mundnin te mesonin sic duhesh qe te perdornin per nevojat me elementare te jetes praktike. Nevoja per krijim te nje mjeti per jetese dhe per eksplloatim te kultures si te ketille, i shtrengonte te krishteret per studime me te nalta por dhe shkollat’ mesme nuk ishte e afte, se lenesh pa mase kllasike. Qe te gjitha mesimet e tjera duhesh te linin vend per studim te gjuhes dhe te veprave te gjygjerve te pavdekur.

 

Nga gjuhet e huaja mesonesh Llatinishtja dhe Frengjishtja; Por ishin shume te rrall ata nxenes te cilet mbaronin gjymnazin duke ditur dhe Frengjishten pa le Llatinishten me gjithe qe i studionin vitera te tjera. Prandaj dhe ata qe mbaronin Universitetin – ne shumice – nga qe s’dinin gjuhe te huaj, nuk mundnin te ndereshin teje orizontit te ngushte grek.

 

Por kulture’ e mesme dhe e nalte greke sa per shqiptaret kishte kete te mire qe i u celte ketyre syte e truve qe t’e dallonin diferencen kombetare dhe te kuptonin se atdheu, te cilin shkrimtaret e vjeter greker si gjene me te shenjte dhe ndaj Perendive dhe ndaj njerezve, nuk eshte Atdheu grek por ay i vecante i seicilit. Prandaja ata te krishtere shqipetare te cilet kane kulture te larte greke, jane – ne shumice – jo greker por as grekofiler; sepse shofin se ata i u luftojne kombesine dhe perpiqen me c’do mjet – te permetuar ose jo – pa perjashtuar as Fene e Krishtit per te cilin nuk ekziton as Jahudi as grek, qe t’i bejne greker gjithe bashkekombetaret e tyre duke predikuar se: Krishti, sapo pa Greker tha: “Tani u lavderua i bir’i Njeriut!”

 

                                                             &6

 

Mesimi nga eksperienca ordinare

 

Simbas atyre qe u thane me lart, me gjith’eksepsionet e paketa, te krishtere e musllumane shqiptare, ne pergjithesi, gjendeshin ndene mandragoren e Islamizmit dhe te Elinizmit. Por ndryshimet politike qe ngjajten ne keto kohet e fundit njeri pas tjetrit, krejt pa pritur dhe si rrufe, i vune qe te dy keto elemente ne kontakt dhe dijenie te Realitetit.

 

Pasi u cduk sundimi Turk musullmanet mbetne pikerisht si peshku pa uje. Dijenia e gjuhes turko-aravo-persiane, e cila u kishte ngrene kohen ma te vejyer i u ishte bere tash kreit pa vlefte. Kulture teknike nuk muaren dot asnji, as ndonje gjuhe te huaj mesuan dot qe te mundnin t’i u benin balle nevojave te rea.

 

Po ashtu por dicka me pak e pesuan edhe te kreshteret passi mori fund okupasioni grek. Themi dicka me pak se te krishteret nuk gjuajnin – si musullmanet – nepunesira shteterore, sistematikisht dhe eksklluzivisht, por ishin marre me tregetie dhe zeitira te ndryshme dhe se – si do qofte – gjuha greke nuk ishte per keto si turko-aravo-persiania per musullmanet, kreit jashte perdorimit; se per vec qe jane fqinje me Boten Greke, por grekerit jane nje popull tregetar dhe gjenden te perballur kudo dhe jane – pak a shume – ne gjendje te mire ekonomikisht. Por ky shpirt ndermarres i bint te kreshteret per paaftesine e gjuhes greke, edhe sikur te’ syppozohet se kete e zoterojne qe te gjithe plotesisht; Njekohesisht keta nuk harrojne sakrificat e mbedha ne kohe, te cilat duhet qe te benet i mundur mesimi i saj, si qe nga ana tjeter nuk i injorojne dobite qe ka dijeni e nje gjuhes te nje Populli te madh Evropjan, e cila do t’i vere ne kontakt me Popujt e Oksidentit dhe me levizjen e Perboteshme.

 

Pra te kreshtere e musullmane e ndjejne fort se me orizondet e rinj politik qe u celne kane nevoje absollute per nje mbeshtetje dhe nje vegle ne baze te seiciles, me te pakta sakrifica ne kohe, te mesojne sa me teper gjera te nevojshme per luften e jeteses, te cilen shkurtimi i distancave dhe konkurenca e ben dira dites me te veshtire.

 

Qe te dyja keto elemente kane konsiencen se: Duke perdorur si baze gjuhen e tyre ambetare, e cila ne vet-vedin eshte e vobekte dhe e paafte dhe e pakoltivuar, do te vihen menjehere ne mesim te gjuheve te huaja nga te gjallet dhe ma te lehtat dhe pra dhe ma te perhapurat ne Bote, keshtu qe me ane t’atyre dhe vetesojne c’i u duhet per luften e jeteses.

 

Kesisoj duke u mejtuar e konsideruar si vecanerisht te dobishme rasjen qe te mesojne gjuhen Italiane e cila eshte e lehte dhe e bukur dhe e pasur dhe e cila flitet nga shume miliona njeres dhe sundon ne Mesdhe dhe eshte e perhapur ne gjithe Boten.

 

                                                          &7

 

                                     Konditat e suksesit te plote

 

Por nese tereni eshte sic u tha me siper gati per te mbjelle por per te dhene frytet duhen dhete tjera kondita dhe pare nga te gjithe – si qe per bimera duhet favorizimi i atmosferes – gjithashtu duhet dhe ketu qe ambienti politik te mbahet me kujdesie i favorshem deri sa te hedhij rrenje thelle inovacioni dhe te puthitet me zakonet e popullit.

 

Jemi te mejndimit se pike se pari nuk duhet te harronet se: gjuha Turke-aravo-persiane eshte gjuhe fetare e musullmaneve dhe gjuha greke per te kreshteret pergjithesisht eshte gjkuhe fetare dhe per grekofonet eshte ametare. Gjithashtu nuk duhet te nencmohet influenca te cilen gjate shume shekujve usjhtron mbi shtresat e gjera te Popullit Islamizma dhe Elenizma me kristianizmin te lidhur me shoishoq ne menyre shume te pershtatshme per propagande.

 

S’ka dyshim se qe te dyja keto gjuhe duhet te cduken, se paku per te kreshteret shqiptare dhe per musullmanet; Por me qene se eshte veshia e fese se tyre dhe zevendesimi i tyre sot per sot nuk eshte i mundur duhet qe dhe lufta kuntra tyre te mos behet balle – per balle; sepse do te pandehet si armiqesi kontra fese dhe do te provokoje – sigurisht – nje reaksion te deshperuar dhe pabesim te pasherueshem lehtesisht.

 

Duhet – na duket – qe te mbahen me kujdes format; seicila nga keto do te terhiqet vetiut dhe se fundi do te braktiset prej besnikeve, duke u mesuar prej tyre Italishtja e cila eshte’e vetmia qe mund t’i beje konkurence me sukses Gerqishten, si vegle kulture dhe marreveshjeje de tregetie. Sa per pikepamjen fetare, per evitim te cdo keqkuptimi, duhet te behet zevendesimi i saj me gjuhen shqipe. Por kejo eshte ceshtja  kohes, sepse innovacioni duhet te benet me ane te shkollave dhe te otoritetit nga i cili mvaret.

 

Meqene se ka u kerkuar opinioni reth dispozicioneve te Popullit kundrejt Reformes aresimore te cilen terheq si konsekuence te domosdoshme ndryshimi politik, e quajme per detyre t’a parashtrojme kee haptazi; se suksesi i kesaj Reforme perben dhe nje deshire tone te perzemerte.

 

Eshte fakt se popullsia e Shqiperise se Jugis, e cila deri dje thuhesh Vorios Ipiros ndahet ne dy grupe te mbedhenj dmth ne te kreshtere dhe musullmane.

 

Te kreshteret perbejne – ne pergjithesie te tyre – shumicen nga pikepamja e numurit dhe jane me te perparuar nga pikepamja e civilizimit dhe te kultures. Keta ndahen ne dy grupe nga pikepamja e gjuhes dmth ne shqipofoner dhe grekofoner, por qe te gjithe si gjuhe fetare kane gerqishten.

 

Grupi i te kreshtereve Shqipetare; ne mos eshte me i madh se ay i Grekofonevet, por dhe besoj ma te ose me i paket akoma sikur te jete, posedon midis te dy elementave qe revendikojne karakterin ethnollogjik te ketij vendi, nje pozite vecanerisht te vlefshme, sepse i siguron sundimin atij prej te dy grupeve me te cilin do te bashkonesh. Kete gje as Turqit as Shqiptaret Musullmane deshne t’a kuptojne dhe t’a cmojne.

 

Por ekziston dhe tjeter pikepamje e cila intereson ne nje tjeter menyre. Si musullmanet gjithashtu dhe te kreshteret terhiqen fort – seicili grup si element i cquar – prej nji magneti te vecante dmth Musullmanet prej Islamizmit dhe te kreshteret prej Elinizmit. Ata qe gjenden ne nje distance ma te madhe nga keto te dy magnitat dhe pra influencohen ma pak dhe njekohesisht japin shpresa me te sigurta dhe me te cpejta per emancipim, jane kreshteret shqipetare.

 

Per me gjith kete, keta jane objekt’i akmarrjes me te eger nga ana e musullmaneve. Qe te gjitha krimet qe jane guxuar deri me sot, ne dem te ketyre jane bere dhe si te dyshimta per sigurine publike keta jane donencuar nga ane e te cuditshmes Policise Llokale. Cpifjet me satanike mbi kurris te ketyre jane gatuar dhe ankimet me te rreme kontra ketyre benen; grabitjet ose rivendikimet gjyqesore per gjera te lujteshme, durimin dhe tolerancen e ketyre vene ndene prove ne menyre qe jeten e tyre e bejne problematike.

 

Sigurisht punerat s’jane gjithnje qe duken dhe bile ne fushen e Politikes; por dhe ato qe duken nuk duhet – na duket – te jene ne nji te tille kundershtim me cka ndjen Populli mbare ne menyre qe te benet i kontestueshme pershtatia e tyre me cka lyp = Drejtesia. Ne qofte se permetonet qe te kerkoje njeriu ndonji oportunitet politik ne kete taktiken e musullmaneve do te duheshe te shpjegonte me mejndimin se qellimi i tyre eshte te denojne shqiptarin e kreshtere por qe kane ndjenja greke dhe t’i shtrengoje qe te kthehen ne njofie te detyrave, qe kane kundrejt Atdheut se tyre. Por forca dhe violoenca dhe ne vetvedin nuk eshte vegla e pershtatshme per realizim te qellimit ca me pak kur rezulton se ay qe e perdor kete eshte i papjekur kreit nga pikepamja politike; se atehere perfundon ne te kundert te qellimit. Ne qofte se administrata nuk e ndalon kete taktike te musullmaneve, duke pasur me vete elementin e krishtereve shqiptare qe do t’i jete, ma teper se tjerat dy elementa, besnik sa qe simpatite ketyre dhe deshirat politike nuk koincidojne me ato t’atyre te dy te tjereve, atehere, me sa mundim te gjykojme nevet, nga sa dime pa te eksklludojme dhe faktin qe ndofta mund te gabojme, deri sa nuk mundemi te dime se si mejtonet Qeveria, atehere – themi – se elinizmi nuk do te kishte ndihmes me te forte per elenizim dhe forcim te influences se tij mbi shqiptaret e kreshtere, nga shqiptaret musullmane. Sepse eshte gje e natyrshme qe shqiptaret e kreshtere te deshperuar per ndonje mbrojtje nga gjetke, t’i grumbullojne gjithe shpresat e tyre tek ata qe i paraqiten si leruesa dhe si shpetimtaret e tyre.

1 . III . 1917

Keshtu eshte shkruar 97 vjet me pare pa e ditur se se do te vine punet ne vendin e shqiptareve dhe pa e parashikuar dot ndryshimin ne qarkun e Gjinokastres. Te gjithe keto te dhena, ne funksion te ndikimit te arsimit mbi popullaten ku ai eshte aplikuar, tregojne se ky ndikim ka ekzistuar mirefilli, por aspak sipas asaj qe na kane mesuar gjithe jeten neper shkollat tona. Rezulton fare hapur qe ky ndikim ka qene ose ndikim otoman, ose ndikim grekoman. E meqenese familja e Kadarese i perket besimit islamik eshte e pamundur qe ajo te kete pasur ne brendesi te saj idete letrare te lidhura me ceshtjen kombetare shqiptare, qe per te gjithe ate kohe qe flitet, deri me 1917, as qe behet fjale te kene ekzistuar me ndonje permase te mundeshme.

Krejt ndryshe ndodh situata ne pjesen qendrore drejt veriut te Shqiperise (tipikisht ne trekendeshin Mat – Mirdite – Diber, me ndarjen e sotme administrative), dhe pse ne ato ane kuptohet menyra dhe permasa e ndikimit te arsimit ne popullaten shqiptare dhe menyren se si kane lulezuar idete letrare. Rendesia e analizes se shkollave shqipe ne territorin e banuar nga shqiptaret nuk qendron thjeshte ne aspektin sasior, por, kryesisht, ne ate se kush i inicoi dhe cfare percuan ato ne jete e shqiptareve ku ato u aplikuan. Ne kete rast analiza e shkollave shqipe ne ato ane do te na tregoje se cfare ka munguar ne Jugun e Shqiperise dhe vecanerisht ne qarkun e Gjinokastres ne kete drejtim dhe perse brezi i prinderve te Kadarese eshte krejtesisht jashte konceptit edukativ kombetar shqiptar. Eshte nje problem i ditur prej vitesh, por i fshehur me keqdashje duke realizuar nje arsimim te genjeshtert prej me shume se gjysem shekulli. Eshte kjo aresyeja perse edhe shkolla shqiptare e epokes komuniste nuk ka asnje ndikim mbi ndergjegjen krijuese letrare te brezit te Kadarese, te pakten per sa kohe qe ai jetonte brenda saj.

Por ndikimi i ideve letrare mbi ndergjegjen e shqiptareve ka tjeter permase ne Veriun e Shqiperise ku vepronte Kleri Katolik Shqiptar dhe ku pasoja ne intelektin letrar shqiptar ndjehet prej 3-4 shekujsh deri ne ate mase sa e mohon, dashur pa dashur, ekzistencen e rilindasve ne trojet shqiptare per te gjithe kohen e ekzistences se tyre historike (termi rilindje nenkupton lidhjen e zhvillimit me kohen, nderprerjen e kesaj lidhje dhe rishfaqjen e ketij zhvillimi jashte kohes se lindjes fillestare; - kjo gje tek te gjithe popujt evropiane, duke pranuar edhe popullin shqiptar ne te, por duke perjashtuar popullin italian, nuk ekziston. Ne kete pike gjendet e zgjidhur nje nder problemet me kyce te historise se njerezimit: aresyeja perse populli helen nuk ka rilindje, si vellai me i vogel kohor i atij latin).

Duke u marre per shume kohe me historine e shkollave ne territorin e banuar nga shqiptaret nxorrem dinamiken e shkollave neper shekuj (per kete me hollesisht shih artikullin: “Populli Shqiptar, kultura kombëtare dhe shkolla e parë shqipe”, publikuar  ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com). Midis te tjerave ne te shkruhet:

- me 1995 botohet  libri i Edwin E. Jacques: Shqiptaret, vell. 1 (1995), i cili jep kete panorame hapsinore per aresimin shqiptar:

 

faqe 407...: Shkolla e pare, e dokumentuar, ne gjuhen shqipe u hap ne Velje te Mirdites me 1632. Te tjerat u hapen ne Pllane, nje fshat afer lumit Mat, me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres  me 1698. Si mesues ne to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimiter Dhermiu. Nje tjeter shkolle mjaft e hershme ishte hapur ne Kurbin me 1632. Pervec shkrimit dhe leximit, aty mesohej  gramatika shqipe dhe perdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit.

Per ne, libri me i plote qe jep pothuajse te gjithe panoramen e kultures dhe shkollave shqipe ne Shqiperine e Veriut, eshte libri i At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: “Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi”, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999) i cili jep kete panorame hapsinore te dinamikes se shkollave shqipe:

 

faqe 12....... “Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres”.... “Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello  o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem.......Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare....Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?)”.

 

faqe 13 “Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose   kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg......”

 

“Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve”.

 

faqe 14 -15 -16 -17-19 “Keta mesuesa qene, qe me 20 Prill 1711, te ndihmuar e te nxitun prej Papes shqyptar, Klementi XI, ngrehen ne Rome ne kuvend te S. Pietro Montorio nji kateder per’ gjuhen shqype, per me i ba gati misjonaret e huej me mujte ma letas me i vlejte vendit tone; e njatehere kur se mendote kush per gjuhen shqipe e per zhvillim te saje, keta jane qe perpilojne ma te parat gramatika, fjalore e perkthime”.

 

“Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari   ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propagandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G;Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla  shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propaganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar”.

 

“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”.

 

“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume  me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”.

 

“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”.

 

faqe 21-22 “Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”.

 

faqe 23-24 “Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”.....

 

“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme  shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza”.

 

faqe 26: “Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder  te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj””.

Nga i gjithe ky material rezulton qe tradita e shkollave shqipe nuk ka ekzistuar kerkund tjeter vecse ne trekendshin Mat – Mirdite – Diber (sipas ndarjes se sotme administrative) dhe me vone ne qytetin e Shkodres duke filluar nga viti 1632 deri me 1944 dhe e gjitha kjo ne saje te politikave te ndjekura nga Selia e Shenjte dhe Perandoria Austro-Hungareze, me ane te Klerit Katoli Shqiptar, si instrumenti i kesaj politike. Vetem ne keto shkolla ekziston, pergjate kesaj periudhe, lidhja e tradites arsimore shqiptare me traditen e ideve letrare te prodhuara nga vete shqiptaret. Ja perse termi rilindje eshte shpikur per te grabitur kete tradite kater shekullore dhe per ta tjetersuar historine Popullit Shqiptar, e cila gjeti zbatimin politik pas 1945. Ja perse cdo produkt intelektual i shkolles enveriste nuk e ka te imprenjuar teresine tradicionale te ideve letrare shqiptare, duke perfshire tipikisht edhe Kadarene.

A nuk kemi te drejte te ngreme hipotezen qe intelektualet shqiptare te epokes enveriste nuk kane asnje lidhje me traditen e ideve letrare shqiptare nder kater shekujt e fundit (1632-1944)? A nuk kemi te drejte ta perjashtojme shkrimtarin Kadare nga krahasimi me shkrimtaret qe linden letersine e Kombit Shqiptar? A nuk do te thote se shkrimtari tradicional eshte krijuar per tjeter qellim dhe shkrimtari i realizmit socialist per tjeter qellim? A nuk kemi te drejte qe mbi kete bosht filozofik te percaktojme perfaqesimin e gjithseicilit ne planin historik (kjo perben thelbin e pikes C)

Por ka edhe dicka tjeter qe duhet vene ne dukje dhe kjo sherben per te pare thelbin historik te lindjes se ideve letrare ne vendin e banuar nga shqiptaret:  raporti i mendimit letrar boteror me mendimin letrar shqiptar nga pikepamja praktike.

Ky thelb ka vetem nje pamje: imponimin hapsinor te ideve letrare nga ana e politikes evropiane (me ane te Kishes se Shenjte me qender ne Rome) ne brendesi te dinamikes sociale te Popullit Shqiptar. Eshte kjo aresyeja perse zhvillimi i ideve letrare nder shqiptare eshte i lidhur vetem me pjesen katolike te tyre dhe jo ndryshe. Duhet vene ne dukje qe i gjithe ky proces social eshte ne perputhje te plote, nga pikepamja ekuacionale, me parimin e lindjes se ideve letrare ne Historine e Njerezimit duke perputhur shkakun me pasojen ne aspektin e dinamikes se ideve letrare jashte zhvillimit autokton te popullates shqipfolese. Dmth neqofte se do t’i benim nje analize te gjithe dinamikes se ideve letrare te zhvilluara ne brendesi te popullates shqipfolese do te vinim re se e gjithe kjo dinamike nuk perputhet me ate te zhvillimit shoqeror te shqipfolese duke futur ne kontradikte (per efekt te mosperputhjes) imponimin politik te jashtem me shkallen e zhvillimit autokton. Eshte kjo aresyeja perse pamja e pare duket sikur perputh shkakun e lindjes me zhvillimin e produktit autokton dhe kjo per te gjithe idete qe kane levruar shqiptaret nder shekujt. Keshtu qe per cdo rast qe do te marrim ne konsiderate, do te hasim mosperputhjen e shkalles se zhvillimit specifik me shkallen e zhvillimit social te shqiptareve dhe kjo perben fatkeqesine e tyre shoqerore nder shekuj, por dhe fshehjen e karakterit primitiv te tyre. Kjo ka vlere kur lidhur individi shkrimtar me boshtin qellimor te ideve aplikative letrare, teme kjo e pranuar me fjale, por jashte cdo realiteti historik.

Kjo do te thote qe idete letrare ne fazen e tyre me te pare (koha e Barletit, Buzukut, Bogdanit, etj.) nuk perfaqesojne shkallen e domosdoshmerise se lidhjes se ideve letrare me jeten sociale te shqiptareve, sic ndodhte nder popujt e tjere evropiane per ate kohe. Analiza e lindjes se kesaj domosdoshmerie eshte e lidhur me nje faze me te mevonshme kohore (e cila ka pergjithesisht tre permasa), por ajo tregon dhe aresyen e kesaj vonese, ku argumentohet qe njera permase ka luftuar per tjeter qellim nga dy te tjerat dhe vetem ajo ndikoi mbi Popullin Shqiptar domosdoshmerisht. Kjo gje i eshte fshehur Popullit Shqiptar pas 1945 dhe kjo u mbulua me forcimin e termit rilindje duke i dhene perparesi dimensionit otoman dhe atij ortodoks vlleh edhe pse ne realitet njeri luftoi gjate gjithe jeten e ekzistences se vet per t’a tjetersuar Popullin Shqiptar ne nje popull islamik dhe tjetri per ta komanduar ate pas largimit te ndikimit otoman. Ne zbulimin e te gjithe kesaj dinamike shkrimtari Kadare nuk ka dhene ndihmese konkrete me veprat e tij letrare.

c – Kemi arritur ne piken me kritike te analizes sone: Cfare perfaqeson shkrimtari ne raport me letersine dhe jeten e nje Kombi? Cili eshte raporti i rastit shqiptar me formen klasike? Cili eshte raporti midis ketij rasti dhe Kadarese?

Ne qofte se raporti i mendimit letrar boteror me mendimin letrar shqiptar nga pikepamja praktike e shtron problemin ne formen kolektive, raporti i shkrimtarit me idete letrare e shtron problemin ne menyre individuale dhe ky eshte nje problem i paditur akoma nga shkolla shqiptare. Ajo i ka bere bisht ketij percaktimi dhe kjo ka bere qe shume shkrimtare shqiptare pas 1991 ta ndjejne veten komod ne raport me te kaluaren komuniste dhe fallsitetin e lidhjeve te mundeshme me rendin e vendosur pas ketij viti. Se cfare nenkupton kjo lidhje nuk eshte veshtrire te nenkuptohet, por rasti Kadare e nxjerr te cveshur lakuriq dhe me permasa realiste.

Shqiptaret paten mesuar nga marksizmi bolshevik qe ndergjegjja percaktohet nga qenia shoqerore dhe ishte kjo e fundit qe percaktonte te gjithe produktin intelektual qe buronte nga ky rend. Per sa kohe qe kjo filozofi merrej brenda permbajtjes se vet sipas interpretimeve te shkolles bolshevike cdo gje ishte ne rregull, por ne momentin qe zbulon menyren se si lindin idete fetare, politike, letrare dhe kush eshte autori i tyre me i pare, raporti qenie – ndergjegje e humbet kuptimin e varesise dhe shumellojshmeria individuale qe perfshihet brenda ideve letrare e permbys kete raport dhe ne plan te pare del Bota e Relacioneve Universale midis popujve. Ne qofte se rasti i perfundimeve marksiste duhet konsideruar si ndikim i Natyres mbi Njeriun, mbi c’baze ekzistojne ligjet e zhvillimit te shoqerise, teoria qe merr ne konsiderate boten e relacioneve universale duhet t’i konsideroje perfundimet e veta si ndikim i Njeriut mbi Njeriun, c’ka kerkon nje metodike te re analitike. Por kjo do te thote qe individi per asnje rast nuk mund te merret si argument per te arrire ne perfundime te sakta; problemi duhet te lidhet me bashkesine njerezore qe ndikon mbi shoqerine me ane te ideve letrare dhe ketu duhet te filloje ajo qe konsiderohet Teori e Letersise, gje qe nuk ka ndodhur akoma. Por ne kete pike fshihet akti i manipulimit te praktikes dhe autoresia e lindjes se ideve letrare, qe cuditerisht e perputh rastin shqiptar te pas 1945 me rastin evropian pas Krishtit (ndryshon autoresia ne funksion te formes fetare, por parimi mbetet i njejte).

Analiza i shkrimtareve nder popuj te ndryshem dhe, sidomos, tek dy popujt e pare te civilizuar ne Evrope tregoi se shkrimtari ka shoqeruar formimin e shtetit dhe fazat e transformimit te tij duke ju larguar gjithmone e me shume maternitetit te vet, prej nga e ka prejardhjen historike. Ne kete pike qendron jo vetem zanafillla e ideve letrare dhe autoresia me e pare, por dhe aresyeja perse lind shkrimtari ne historine e Njerezimit. Formula perfundimtare e procesit permblidhet ne ekuacionin: shkrimtari dhe bashkesia e tij lindin si nje domosdoshmeri per te formuar dhe transformuar formen e organizimit te shoqerise, ne kete rast shtetin. Shkrimtari perfaqeson formen empirike te drejtimit politik te shoqerise, te huazuar nga krijuesi i saj: Institucioni Fetar; - ky eshte ekuacioni klasik dhe thelbesor i formimit te ideve letrare dhe levruesve te tyre.

 

Por dhe rasti shqiptar ne te dy permasat e veta; - njera historike dhe tjetra thjeshte politike-; i permban ne brendesi te vet kete finicion ne te gjithe hapsiren e vet ekzistuese: sot – dje dhe atehere, kur lindi per here te pare. Ka nje ndryshim, dhe te madh bile, midis ketyre dy permasave dhe kjo u eshte fshehur shqiptareve edhe pse ajo perputhet, per te dy rastet, me ekuacionin klasik. Ketu ka rendesi te kuptohet domosdoshmeria e rastit  historik (njera permase), ne raport me rastin antihistorik qe perkon me veprimin e politikes mbi historine (permasa tjeter). Zberthimi i ketij procesi duhet konsideruat teper i lehte dhe i dukshem me kusht qe ta kerkosh konkluzionin sipas kategorive filozofike. Rasti shqiptar eshte krejt i vecante, sepse ai eshte i paracaktuar nga veprimet politike te Evropes sipas nje stadi historik ne perputhje me ekuacionin klasik te formimit te shkrimtarit. Fillimi i te gjithe procesit shqiptar eshte i lidhur domosdoshmerisht jo me shkallen e zhvillimit te popullates autoktone, por te tendences politike te Selise se Shenjte dhe kjo perben hallkan e pare te perputhjes se ekuacionit shqiptar me ate klasik. Eshte tjeter pune pse i gjithe procesi ka dashur disa shekuj te konsolidohet dhe perfundimi formal i tij eshte realizuar vetem me 1912 dhe kjo me nje sforco historike te theksuar. Pamvaresia politike e shqiptareve dhe krijimi i shtetit te shqiptareve (pas 1920 me Kongresin e Lushnjes) i hapi rruge zhvillimit te pavarur te ideve letrare, por perseri me ndihmen e shkollave me te mira evropiane. Periudha 24 vjecare e ekzistences se shtetit politik te shqiptareve (1920-1944) perkon me te vetmen periudhe kohore te shqiptareve ku idete politike dhe ato letrare kane formuar dy fronte te ndryshme me qellim per t’i sherbyer zhvillimit te shoqerise shqiptare ne menyre te pamvarur dhe me nje ndikim formal kundrejt njera-tjeteres. Por veprat letrare te autoreve te meposhtem tregojne se idete letrare nuk kane qene ne unitet dhe nuk i kane sherbyer ne menyre te drejteperdrejte ideve politike te kohes dhe drejtimit politik te shqiptareve cka tregon argumentueshem se permasa hapsinore e zhvillimit shoqeror te shqiptareve, nga pikepamja thelbesore  e zhvillimit te  ideve letrare, per ate periudhe ka qene me e madhe se periudha e meparshme dhe e mevonshte. Eshte e vetmja periudhe kohore ku idete letrare paten zhvillimin e vet te pavarur dhe profesioni i shkrimtarit ndryshonte nga profesioni i politikanit. Bile duhet pranuar qe profesioni i shkrimtarit ka qene pergjithesisht oponent me profesionin e politikanit. Permend me rralle sipas grupveprimit: 

Zeri i Kombit Shqiptar Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D. Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci, Imzot Vincenc Prennushi, Ernest Koliqi, D. Lazer Shantoja, P. Anton Harapi, D. Bernardin Palaj, D. Donat Kurti, D. Marin Sirdani, P. Justin Rrota, P. Karl Prenushi, Gasper Pali, Filip Fishta, P. Zef M. Harapi, Kole Mirdita, D. Ndre Zadeja, P. Gjon Shllaku, etj, etj, por edhe Lasgush Poradeci, Kristo Floqi, Risto Siliqi, Mitrush Kuteli, Cajupi, Mihal Grameno, Petro Marko, Vedat Kokona, Nonda Bulka, Sterjo Spasse, Migjeni, Hamit Kokalari, Mehdi Frasheri, Mitat Frasheri, Faik Konica, Fan Noli, Asdreni, Xhevat Kallajxhi, Mustafa Kruja, Ali Asllani, Sotir Peci, Haki Stermilli, Nebil Cika, Manush Peshkopia, Lazer Radi, Arshi Pipa, Musine Kokalari e shume e shume te tjere.

Po te bejme nje permbledhje te te gjithe kohes se ekzistences se ideve letrare nder shqiptare, deri me sot, do te dallojme tre etapa kohore, por dhe tre pozicione te shkrimtarit kundrejt politikes qe vecojne rastin shqiptar nga ai klasik ne menyre tipike.

-               Etapa e kohes otomane (shek XV-shek. XIX-te), ku idete letrare ishin ne oponence me politiken e perandorise. Kjo lloj letersie duhet t’i dedikohet vetem Klerit katolik Shqiptar, pasi vetem vepra e tyre e realizoi qellimin per te cilin u shpik.

-               Etapa parambreterore dhe mbreterore (1920-1944), ku idete letrare ishin ne oponence me politiken e Mbretit Zogu i I-re. Kjo lloj letersie duhet t’i dedikohet te gjithe spektrit intelektual shqiptar ane e mbane vendit dhe eshte e vetmja etape ku individi shkrimtar ka formuar realisht nje bashkesi prefesionistesh ne fushen e ideve letrare.

-               Etapa e realizimit socialist dhe me pas (1945-2014), ku idete letrare ishin servile te politikes dhe mbi kete lloj procesi eshte ngritur e gjithe propaganda ne favor te shkrimtarit Kadare.

Keshtu qe mjafton te analizojme etapen kohore ku ka jetuar shkrimtari Kadare dhe do te kuptojme raportin e rastit shqiptar me te. Pergjithesisht kete etape kohore intelektualet e sotem shqiptare, sidomos shkrimtaret, kerkojne ta anashkalojne si inekzistente edhe pse ajo fsheh thelbin e ekzistences se gjithseicilit.

Pergjithesisht shkrimtari pergjate epokes se realizmit socialist ka shpikur nje gjendje moralo-emocionale ne perputhje me qellimin perse u vendos diktatura ne Shqiperi dhe perse pikerisht nen okelion e ideve komunisto-bolshevike. Pa dyshim qe ky ka qene problemi me themelor i propagandes enveriste dhe pikerisht kete problem kane trajtuar shkrimtaret e realizmit socialist ne veprat e tyre.Teresia e ideve letrare pergjate epokes enveriste ka qene nje konglomerat i vertete idesh ku asnjehere nuk eshte kuptuar se ku fillon dhe ku mbaron e verteta. Shkrimtaret e epokes enveriste ne menyre absolute nuk kane qene te afte te prodhojne panoramen reale sociale te Popullit Shqiptar dhe asnjehere idete e tyre nuk kane sherbyer per te zgjidhur problemet shoqerore qe cfaqeshin pergjate diktatures enveriste. Une e konsideroj kete aresyen kryesore perse shkrimtaret e kesaj epoke kane qene fillim e fund vegla te bindura te diktatorit dhe ne asnje rast te vetem idete letrare nuk kane paraqitur karakter oponent me te, pasi ne te kunderten u pritej koka.

Fakti qe akti me i pare i diktatures ishte asgjesimi i brezit historik te inteligjences shqiptare me prejardhje nga universitetet evropiane me te mira te kohes tregon fare mire qe idete letrare qe filluan te levroheshin ne ate kohe ishin te lidhura me pamoralin e rendit social dhe me krimet e enverizmit. Eshte kjo aresyeja perse ne faqet e shtypit te asaj kohe pasqyroheshin vetem justifikimet e krimit te kryer dhe perse idete letrare pasqyronin vetem jeten shoqerore te shqiptareve te lidhur me komunizmin enverist. Ne qofte se doni te shikoni permasen e realitetit shqiptar ne fushen e letersise lexoni veprat e viteve 1965 – 1985 dhe do te kuptoni se cili eshte realiteti letrar shqiptar dhe cili shkrimtar shqiptar i ka sherbyer me devotshmeri, apo ka qene kundra, rendit diktatorial te Enver Hoxhes. Permend me rralle sipas studimit te Robert Elsie-s : Sejfulla Maleshova, Dhimiter Shyteriqi, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Jakov Xoxa, Ali Abdihoxha, Aleks Caci, Mark Gurakuqi, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Luan Qafezezi, Llazar Siliqi, Kasem Trebeshina, Ismail Kadare, Sabri Godo, Naum Prifti, Dhimiter Xhuvani, Skender Drini, Vath Koreshi, Teodor Laco, Nasi Lera, Kico Blushi e shume e shume te tjere.

Mjafton te lexohen keta shkrimtare dhe kuptohet me lehtesi raporti midis tyre, por edhe raporti midis ideve letrare shqiptare dhe Ismail Kadarese. Per te kuptuar me hollesisht te gjithe ate proces gjigand qe ka shoqeruar profesionin e shkrimtarit ne raport me zhvillimin e shoqerise shqiptare pas 1945, jam i detyruar ta zgjeroj punimin ne analizen e vepres dhe figures se Kadarese, me qene se konsiderohet si perfaqesuesi i majes se zhvillimit te ideve letrare pergjate epokes diktatoriale.

 

                                  5 – Permbajtja e vepres se shkrimtarit Kadare

Vepra e Kadarese ka nje botim dhe disa ribotime shume provokues. Se pari ketu ne Shqiperi, ka nje botim sipas kohes se krijimtarise dhe ne vitin 1981-1983 ka nje ribotim te te gjitha punimeve qe ka pranuar Kadareja ne 12 vellime te Shtepise Botuese “Naim Frasheri” te renditura formalisht mbi bazen e kriterit gjinor e kronologjik (Vepra Letrare, 1, f. 3). Me pas vazhdon botimi perseri sipas kohes se krijimtarise dhe ne vitin 1994-2004 (sipas Shtepise Botuese “Onufri” ne vepren e plote te Kadarese me 20 vellime - vell. i pare - f. 5) ka nje ribotim te dyte te Shtepise Botuese “Fayard” ne gjuhen frenge dhe shqip me 12 vellime (por ne internet per kete botim flitet se eshte i filluar ne vitin 1993). Me pas vazhdon botimin perseri sipas kohes se krijimtarise dhe ne vitin 2007-2009 Shtepia Botuese “Onufri” i riboton vepren Kadarese ne 20 vellime (flitet per nje botim te vepres se Kadarese edhe ne Kosove ne 10 vellime, me 1980, sipas Shtepise Botuese “Onufri” ne vepren e plote te Kadarese me 20 vellime - vell. i pare - f. 5, qe konsiderohet si permbledhja e pare, por qe une nuk e kam hasur akoma me gjithe kerkimet kembengulese ne Kosove). Por duhet theksuar qe ribotimet seriale nuk ndjekin linjen kohore te botimit te pare ne menyre te perpikte.

Nga pikepamja e te shkruarit vepra e Kadarese duhet ndare ne dy etapa:

a - Periudha sovietiko-shqiptare (1954 – vjeshte 1990) ku figurojne 38 krijime te te gjitha gjinive, te botuara si me poshte:

1-Frymezime djaloshare, Lirika; Ndermarja Shteterore e Botimeve, Tirane 1954.

2-Enderrimet, lirika dhe poema; Ndermarja Shteterore e Botimeve, Tirane 1957.

3-Princesha Argjiro, poeme; Ndermarja Shteterore e Botimeve, Tirane 1958.

4-Shekulli im, vjersha dhe poema; Naim Frasheri, Tirane 1961.

5-Gjenerali i ushtrise se vdekur, roman; Naim Frasheri, Tirane 1963.

6-Perse mendohen keto male; Naim Frasheri, Tirane, 1964.

7-Vjersha dhe poema te zgjedhura; Naim Frasheri, Tirane, 1966.

8-Guregdhendesit, poeme; Naim Frasheri, Tirane 1967.

9-Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frasheri, Tirane, 1967

10-Motive me diell, vjersha dhe poema; Naim Frasheri, Tirane, 1968.

11-Dasma, roman; Rilindja, Prishtine, 1967.

12-Keshtjella, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1970.

13-Kronike ne gur, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1971

14-Linja te Largeta, shenima udhetimi; Naim Frasheri, Tirane, 1971.

15-Autobiografia e popullit ne vargje, studim, shenime kritike; Naim Frasheri, Tirane, 1971.

16-Dimri i vetmise se madhe, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1973.

17-Dimri i madh, roman. Naim Frasheri, Tirane, 1973.

18-Nentori i nje kryeqyteti, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1975

19-Perse mendohen keto male; Shqiponjat fluturojne lart; Enderr industriale, poema; Shtepia Botuese e Librit Shkollor, Tirane 1975.

20-Poema te zgjedhura per femije; Naim Frasheri, 1975.

21-Koha, vjersha dhe poema; Naim Frasheri, Tirane, 1976.

22-Poezi; Naim Frasheri, Tirane, 1976.

23-Emblema e dikurshme, tregima dhe novela; Naim Frasheri, Tirane, 1977.

24-Keshtjella dhe helmi, pjese teatrore; Naim Frasheri, Tirane, 1977.

25-Ura me tri harqe, novela, Naim Frasheri, Tirane, 1978

26-Ne muzeun e armeve, poeme; Naim Frasheri, Tirane, 1978

27-Poezi; Naim Frasheri, Tirane, 1979.

28-Komisioni i festes; Rilindja, Prishtine, 1980.

29-Gjakftohtesia, novela; Naim Frasheri, Tirane, 1980.

30-Buzeqeshje mbi bote, poezi e zgjedhur; Rilindja, Prishtine, 1980.

31-Prilli i thyer; Rilindja, Prishtine, 1980.

32-Koha e shkrimeve, tregime, novela, pershkrime; Naim Frasheri, Tirane, 1986.

33-Koncert ne fund te dimrit, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1989

34-Dosja H, roman, Naim Frasheri, Tirane, 1990.

35-Ftese ne studio; Naim Frasheri, Tirane, 1990.

36-Eskili, ky humbes i madh, studim; 8 Nentori Tirane, 1990.

37-Viti i mbapsht; Rilindja, Prishtine, 1990.

38-Perbindeshi, roman; Vreber, Prizren, 1990.

Kesaj periudhe i perket nje roman i panjohur, por qe konsiderohet edhe si romani i pare i autorit “Qyteti pa reklama” shkruar ne Moske ne vitin 1959, kur autori 23 vjecar ishte ende student. Pas testimit te bere me nje fragment te tekstit, i cili, fill pas botimit, me 1963, u kritikua dhe u ndalua, autori perfundimisht vendosi ta mbaje te fshehte romanin. Ai u botua per here te pare pas renies se komunizmit, pa as me te voglin ndryshim, sipas doreshkrimit te depozituar ne Arkivin e Shtetit Shqiptar (Kadare, Vepra, vellimi i pare, f. 31, Onufri, Tirane, 2007).

Por kur me 2014 doli romani Mjegullat e Tiranes, Kadareja deklaroi se pikerisht ky ishte romani i tij i pare dhe ka gjasa qe mbarimi i tij te perkoje me pergatitjet per te shkuar per studime ne Moske. Ky roman mbeti edhe me pas si nje veper e mohuar prej tij. Per te qene me i sakte, ky roman ishte pjese e jetes se tij njerezore, por jo e asaj te shkrimtarit (Nje roman i panjohur i Ismail Kadarese, Mjegullat e Tiranes, f. 10, 11, Onufri, Tirane, 2014).

 b - Periudha franko-shqiptare (1990-deri sot) ku figurojne 37 krijime te disa gjinive, te botuara si me poshte:

1-Enderra mashtruese, tregime dhe novela; Naim Frasheri, Tirane, 1991.

2-Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe, studime; 8 Nentori, Tirane, 1991.

3-Nga nje dhjetor ne tjetrin, kronike, kembim letrash, persiatje; Fayard, Paris, 1991.

4-Pesha e kryqit; Fayard, 1991.

5-Piramida, roman, Vepra, vellimi i pare; Fayard, Paris, 1993.

6-Shkaba, roman; Cabej, Tirane, 1995.

7-Spiritus, roman; Onufri, Tirane 1996.

8-Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tirane, 1996.

9-Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Peje, 1996

10-Pallati i Enderrave, roman, Dukagjini, Peje, 1996

11-Kusheriri i engjejve, ese; Onufri, Tirane, 1997.

12-Tri kenge zie per Kosoven, tregime; Onufri, Tirane, 1998.

13-Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete, ese; Onufri, Tirane, 1998.

14-Ikja e shtergut, tregim; 1999.

15-Ra ky mort e u pame; Onufri, Tirane 1999.

16-Vjedhja e gjumit mbreteror, tregime; Onufri, Tirane, 1999.

17-Kohe barbare, Nga Shqiperia ne Kosove, Biseda me Denis Fernandes Rècatala; Onufri, Tirane 2000.

18-Bisede permes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tirane, 2000.

19-Lulet e ftohta te marsit, roman; Onufri, Tirane, 2000.

20-Unaza ne kthetra – 2001.

21-Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut – roman – 2002

22-Pasardhesi – roman – 2004.

23-Dantja i pashmangshem – 2005.

24-Identiteti evropian i shqiptareve – 2006.

25-Hamleti, princ i veshtire – Sprove – 2006

26-Hija (roman) – 2007.

27-Ceshtje te marrezise – 2007.

28-Poshterimi ne Ballkan – 2007

29-Darka e gabuar – roman – 2008.

30-E penguara – roman – 2009.

31-Aksidenti – roman – 2010.

32-Ca pika shiu rane mbi qelq – poezi – 2010

33-Dite kafenesh – novele – 2010.

34-Mosmarreveshja, mbi raportet e Shqiperise me vetveten – 2010.

35-Stine e merzitshme ne Olymp, 2010.

36-Viti i mbrapsht – 2010.

37-Mbi krimin ne Ballkan. Leterkembim i zymte – 2011.

Por ne qofte se do te shikojme permbajtjen, stilin, menyren e ndertimit te vepres se Kadarese do te dallojme se ajo ka disa periudha, disa etapa dhe disa dinamika ku jo rralle ka nje prapaktheu dhe nje perparim cilesor te habitshem. Rrugetimi i vepres se Kadarese i ngjan atij kaloresi qe e fillon rrugen me shpejtesi ne disheze, me avashllek ne malore, dhe afer fundit, pasi ka shpartalluar te gjithe “kundershtaret” e vet, ndodhet perpara nje muri te cilin nuk di se si ta kaloje. Pozicioni i fundit eshte replika e te gjithe shkrimtareve boterore te te gjitha koherave me vetveten dhe ajo qe ata nuk kane zgjidhur asnjehere (asnje shkrimtar nuk i eshte pergjigjur pyetjes me te thjeshte: perse ka sherbyer vepra e tij; - edhe ne qofte se kane tentuar ta bejne kete i jane shmangur realitetit dhe te vertetes duke i meshuar idese se lidhjes se njerezve te se ardhmes me vepren e tij drejt frymezimit shpirteror); keshtu qe edhe shkrimtari Kadare nuk mund te beje perjashtim, aq me teper qe eshte dhe shqiptar, duke u perputhur perfekt me kete deduksion.

Vepra letrare e shkrimtarit Kadare ka nje fillim absolutisht klasik dhe te perputhur me figuren e cdo shkrimtari shqiptar pas 1945: lidhet me poezine. Edhe vetem ky fakt eshte i mjaftueshem per te hedhur poshte idene sikur “Vepra letrare e I. Kadarese eshte pjese e thesarit te kultures artistike te popullit tone e krijuar nga disa breza shkrimtaresh dhe artistesh” (Parathenia e Jorgo Bulos per vepren e Kadarese ne 12 vellime; Vepra Letrare, 1, f. 40, Tirane 1981), aq me teper kur autori i parathenies nuk na ka dhene asnje shembull tipik te ketyre brezave. Eshte shume e lehte te ndash fillimet letrare te shkrimtarit Kadare nga imponimi frymezues qe mund te shkaktoje poezie e tij e viteve 54-57 te shek. te XX-te; fillimet poetike te Kadarese nuk e kane ate force te pretenduar me vone dhe Atdheu lidhet formalisht me te (poezia “Ne kopshtin tim”, “Zogjte”, “Qetesi Nate”). Kur ne sot lexojme vepren fillestare te Kadarese e kuptojme fare mire se sa larg letersise inkadenshente te autoreve themelues te letersise shqiptare eshte ajo. Lidhja e vepres se Kadarese me veprimtarine letrare te disa brezave eshte nje ide qe nuk mund te pranohet nga kritika e sotme jo vetem nga permbajtja dhe menyra e te shkruarit, por kryesisht nga qellimi per te cilen eshte krijuar gjithsecila. Realisht vepra e Kadarese nuk ka asnje lidhje jo vetem me te kaluaren, por as me kohen kur eshte shkruar. Ajo ka lidhje vetem me personalitetin e shkrimtarit dhe analiza kohore e vepres pikerisht kete personalitet na zbulon. Qe ne ate kohe poezite e Kadarese kane tentuar t’i perafrohen politikes edhe pse ne menyre krejt hipokrite dhe pa asnje domethenie (poezia  “Lenini” me nje parafrazim nga Krupskaja). Pergjithesisht poezite e Kadarese, te botuara ne vellimin “Enderrime” (1957), nuk e kane ate force shperthyese te pretenduar nga kritika e ardhshme.

Por poemat e Kadarese e kane pase nje detyre kur u nis dhe i krijoi. Me 1958 Kadareja zyrtarizoi rotacionin e germes n me germen r per emrin e qytetit te Gjinokastres dhe realizoi tjetersimin e historise se atyre aneve. Per kete sherbeu poema “Princesha Argjiro”, e cila ka pase disa botime, por kryesisht u be nje tekst mesimor ne arsimin e detyrueshem shkollor duke qene objekt i shtepise botuese te librit shkollor (kam nje botim te vitit 1977). Permbajtja e poemes, nga pikepamja stilistike, nuk perben ndonje nivel kushedi se cfare, ndersa nga pikepamja historike lidhi keshtjellen e Gjinokastres me politiken otomane duke shpikur teorine e luftes se Popullit Shqiptar kundra tyre. Dhe kete e konsideroi si jeten e perditshme te shqiptareve (eshte kjo aresyeja perse sot shkrimtari Kadare e shikon politiken e Perandorise Otomane si nje politike antishqiptare, pushtuese dhe shkaktaren e prapambetjes sociale te Popullit Shqiptar pas asnje lloj argumenti teorik, pasi ne praktike ate qe Populli Shqiptar realizoi per 450 vjet nen sundimin politik te Perandorise Otomane do t’i duheshin mbi njemilion vjet t’i realizonte po te kishte jetuar i vetmuar).

Kritika hipokrite e trajtoi krijimtarine poetike te Kadarese si poezi te brezit te ri, jo ne kuptimin e brezit te poeteve qe hyne bashke me te ne jeten letrare, por ne kuptimin e gjenerates se re qe erdhi ne jete... e gjenerates qe po rritej bashke me Republiken e qe ndien mbi shpatullat e veta pergjegjesine per ta zhvilluar pa nderprerje revolucionin (parathenia e Jorgu Bulos per vepren e Kadarese ne 12 vellime; Vepra Letrare, 1, f. 13, Tirane 1981; pas 92 Jorgo Bulo mund te jete penduar per keto rreshta). Edhe vellimi tjeter me poezi (“Shekulli im” – 1961) nuk ka ndonje ndryshim thelbesor me vellimin paraardhes ku nuk eshte veshtire te dallosh perzierjen e ndjenjave, botekuptimit, dashurise se autorit per te afermit, edukaten e tij historike, por dhe pasigurine e lidhjes se poezise me trajtimet historike (poezia “Ikja e Moisi Golemit”).

Pergjithesisht poezite e asaj kohe te Kadarese, qofte nga permbajtja e qofte nga stili, nuk e kane kaluar permasen e poezise skolastike duke mos lene asnje gjurme tek lexuesi. Ishte e pamundur per ate kohe (1957-1961) te krijohej nje lidhje gjeneruese e shpirtit te poetit me ndjenjat e shqiptareve dhe detyrimisht poezite e asaj kohe do te karakterizoheshin nga formalizmi per te gjithe shkrimtaret e epokes enveriste. Ky problem duhet te kete rene ne sy te kritikes se kohes dhe jane munduar ta paraqesin si themeli i progresit poetik te Kadarese pas 20 vjeteve pa vene ne dukje, ne asnje rast, defektin poetik te autorit. Vini re se cfare ka shkruar para tre dekadash nje nder kritiket me me ze te letersise se realizmit socialist shqiptar per kete problem:

“Poezia e I. Kadarese terhoqi vemendjen qe ne fillimet e saj, pikerisht sepse ajo trasmetonte, pewrmes nje lirizmi te ndjere e spontan mbresa te gjalla nga jeta, ndjenja te sinqerta, te shprehura me nje gjuhe e figuracion konkret e te vetvetishem. Duke poetizuar fakte dhe imtesi te rendomta, brenda te cilave zbulonte anen poetike te jetes, I. Kadareja e afronte me tej poezine me jeten, e lidhte me ngushte me perjetimet dhe emocionet e njeriut te ri e sidomos te brezit te ri. I jepte poezise nje konkretesi e force me te madhe ekspresive. Poezia e Kadarese u zhvillua ne kete rruge duke lene shpejt pas ndikimet e leximeve, qe natyrisht u duken ne krijimet e tij te para, e duke formuar fizionomine e tij poetike (parathenia e Jorgu Bulos per vepren e Kadarese ne 12 vellime; Vepra Letrare, 1, f. 9, Tirane 1981).

Ne fakt kritiku kur i ka shkruar keto rreshta kishin kaluar mbi 20 vjet nga koha kur autori i kishte botuar per here te pare dhe gjate ketyre 20 vjeteve shkrimtari Kadare kishte bere hapa te medha drejt lavdise letrare duke e sfumuar thelbin real te poezise fillestare te tij me te gjitha defektet qe imponon fillimi dhe mosha.

Por pas tre vjeteve (1964) poeti Kadare ben nje hap serioz drejt lavdise poetike: boton nje nder kryeveprat e poemave shqiptare te epokes komuniste: “Perse mendohen keto male” (qe cuditerisht nuk botohet ne vellimin e pare te serise ku kishte pjese nga ky liber – f. 184-217). Kjo poeme ka nje stil me te vertete te vecante dhe krejt te ndryshem nga te gjitha poemat e shkruara nga autori. Ajo ka nje frymezim ekstrem dhe eshte ky ekstremizem qe me detyroi ta rilexoj per te njeqinden here ne moshen 60 vjecare. Ishte e pamundur per kohen kur ajo u publikua per here te pare te perceptohej domethenia e saj dhe kritika e kohes dhe e mevonshme nuk ka guxuar te vere ne dukje thelbin e permbajtjes se saj; ajo u kufizua vetem ne stilin dhe konfigurimin poetik te poemes duke i fshehur lexuesit shqiptar manipulimin historik qe komunizmi enverist kishte realizuar pergjate dy dekadave me arsimimin e detyrueshem dhe ku poeti Kadare e kishte ngritur kete manipulim ne nivelin me te larte te poezise se realizmit socialist. Qellimi vepres, pamvaresisht ne e pranon Kadareja sot, eshte vetem nje: t’u tregohej shqiptareve ne menyre te genjeshtert qe paraardhesit e tyre kishin bere namin kundra armiqve imagjinare dhe pushken e kishin pasur bashkeudhetar te jetes se tyre. Perbashkimi i ketij procesi ireal bashkeshoqerohet me simbolet e monoteizmave duke e ngritur manipulimin e historise ne permasa te paimagjinueshme dhe duke u fshehur shqiptareve faktin se ata nuk ishin pushtuar asnjehere ne jeten e tyre, por murtaja komuniste vendase dhe ajo pertej kufijve londineze ishin pushtuesit e vetem te tyre pergjate milionavjecareve te ekzistences historike. Propaganda komuniste i beri jehona te madhe kesaj poeme edhe vetem per faktin se ideja kadarejane e lidhi madheshtine e maleve shqiptare me Partine Komuniste (grupvargjet 23), por qe ne botimin e “Onufrit” jane hequr (vell. 7, f. 185). Qysh ne ate kohe dhe qe ne ate moshe poeti Kadare e kishte vendosur t’i sherbente Enver Hoxhes dhe komunizmit te tij shtatanik ne menyre te devotshme.

Me pas e gjithe poezia e Kadarese eshte nje perzierje midis shtjellimit te temave historike dhe servilizmit ndaj politikes se diktatorit shqiptar (libri “Motive ne diell” – 1968 dhe libri “Koha” – 1976). Ne kete liber te fundt pati kurajon t’i ngrinte diktatorit nje aereole poetike me rastin e fjalimit te 3 tetorit 1974 (Vepra, vell. 1, f. 361). Pati kurajon te kopjonte poete te lavdise komuniste duke trilluar poezine mbi Gjuhen Shqipe pa i vajtur ndermend se do te vinte nje kohe dhe shqiptaret do ta merrnin vesh se kush i kishte kenduar realisht Gjuhes se tyre. Eshte e pamundur te krahasohen autoret qe i kane kenduar Gjuhes Shqipe nder vite midis tyre, por gjeniu i realizmit socialist e beri nje loje: i atribuoji  vetes  te drejten per ta konsideruar Naim Frasherin si shpetimtarin e Gjuhes Shqipe dhe duke lene pas dore me qellim Njeriun qe legjitimoi Gjuhen Shqipe ne Kongres me 1908: Pader Gjergj Fishten. A ka valle poezi, strofe, vargje, qofte dhe veper letrare qe mund te krahasohet me vargjet e meposhtme per Gjuhen e nje Kombi:

 

Pra, mallkue njaj bir Shqyptari

 

Qi kete gjuhe te Perendise;

 

Trashigim qi na la i Pari,

 

Trashigim s’ia len ai f’mis;

 

Edhe atij iu thafte, po, goja;

 

Qi e perbuz kete gjuhe hyjnore;

 

Qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,

 

Flet e t’veten len mbas dore.

 

Ne gjuhe Shqype nanat tona

 

Shi prej djepit na kane thanun

 

Se asht nji Zot; qi do ta dona:

 

Njate qi jeten na ka dhanun;

 

Edhe shqyp na ka thane se Zoti

 

Per shqyptare Shqypnin e fali.

 

Se sa t’enden stina e moti,

Do ta gzojn kta djale mbas djali.

A mund te krahasohet 7-8 rrokshi kadarejan me 9 rrokshin fishtian per kete teme? A e kupton lexuesi se sa larg krijuesve te Gjuhes dhe Letersise Shqipe eshte poeti Kadare me krijimet e tija poetike? A e kupton poeti Kadare perse nuk mund te jete vazhduesi i atij brezi poetesh qe i kenduan Gjuhes Shqipe duke sakrifikuar edhe jeten per te?

Per fatin e tij te keq kulmi poetik i Kadarese duket me poemen: “Shqiponjat fluturojne lart” (shkruar me 1966) permbajtja e se ciles nuk le pike dyshimi qe i eshte kushtuar Partise Komuniste Shqiptare te Enver Hoxhes dhe vete diktatorit. Kjo poeme eshte botuar edhe ne nje liber me poezi nga Shtepia Botuese Naim Frasheri (f. 206-220, Tirane 1979) edhe ne serine e veprave prej 12 vellimesh( vell. 2, f. 149-162, Tirane 1981), por qe mungon ne botimin e “Onufrit” (vell. 7) ne serine prej 20 vellimesh. Kete mungese e kane justifikuar si “pjese te paperfillshme te krijimtarise, kryesisht shkrime te rinise se hershme dhe disa here krijime qe, sipas gjykimit te autorit, nuk plotesojne kriteret e duhura artistike” (Kadare, Vepra, vellimi i pare, f. 5, Onufri, Tirane, 2007). Por ne te gjitha rastet pronaret e shtepise botuese dhe vete Kadareja kane harruar se kryevepra e poetit Kadare eshte pikerisht kjo poeme dhe nuk ka asnje lidhje as me rinine (poeti ka qene 28 vjec kur e ka shkruar) dhe as me kriteret e duhura artistike. Realisht poema “Shqiponjat fluturojne lart” ka lidhje me ate qe ka dashur te fshehe autori dhe shtepia botuese me vone: lidhjet e krijimtarise se vet me politiken e diktatorit dhe suportin mbeshtetes qe diktatori i ka dhene pergjate kohe-ekzistences se vet (gje qe do ta shohim ne nje nenkapitull me vete). Duhet pranuar qe poema “Shqiponjat fluturojne lart” eshte ndergjegjja poetike e shkrimtarit Kadare dhe krijimtaria me nivelin me te larte artistik ne fushen e poemave pergjate gjithe rendit komunist te Enver Hoxhes per te gjithe shkrimtaret shqiptare te asaj epoke. Nuk ka asnje aresye perse autori dhe shtepia botuese “Onufri” te fshehin kete mrekulli te poetikes shqiptare, pasi ajo eshte njesia matese e veprave te mevonshem te Kadarese edhe pse ajo sot mund te paraqitet me ngarkesa negative kundrejt autorit.

Pas nje viti poeti Kadare, ne gjurmet e dishepullit te vet politik, shkruan poemen per femije “Gurgdhendesit” (1967), i cili nuk gjendet ne asnje botim te mevonshem dhe eshte i zhdukur nga arkivi krijues i Kadarese. Nuk perben ndonje nivel te larte dhe eshte me teper nje krijim rastesor ne perputhje me viziten e diktatorit ne qytetin e Beratit, me crast dhe u shkrua duke i deklaruar vetes nje doze servilizmi (f. 17 e poemes, Tirane, 1967).

Me 1977 shkroi poemen per femije “Ne muzeun e armeve” duke i injektuar qytetit te Gjinokastres memorialin e dyte, me c’rast dhe fitoi cmimin e pare ne konkursin e letersise per femije te shpallur nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri” ne vitin 1977, te cilin e botoi me 1978 (f. 2). Ne kete poeme i lidhi te gjitha fantazite e historise enveriste ne nje veper letrare duke krijuar nje imazh fantastiko-historik ileal dhe te pa kundershtueshem.

Me 1990 (perpara se te largohej nga Shqiperia) permblodhi krijimet e veta poetike ne nje kapitull me vete duke e bashkeshoqeruar me disa krijimtari poetike te famshme boterore nder shekuj dhe i bashkangjiti studimin kritik te vetin mbi mendimin letrar shqiptar dhe atij te huaj (“Ftese ne Studio”). Ky punim duhet konsideruar si autokritika e Kadarese mbi te gjithe ate qe kishte shkruar deri atehere dhe si vija ndarese e krijimtarise me ndikim bolshevik nga ajo me ndikim evropianoperendimor. Me kete punim shkrimtari Kadare ndahet perfundimisht nga diktatura dhe ndikimi i saj politik mbi vepren e tij.

Por ajo qe i dha emer dhe u perdor nga propaganda enveriste ishte proza e shkrimtarit Kadare. Duhet thene qe ne fillim se proza e shkrimtarit Kadare eshte ne perputhje te plote me interesat e diktatorit dhe te partise se tij komuniste, sipas stilit bolshevik. Dhe po te shikosh kete perputhje do te kuptosh qe stili i shkrimtarit nuk paraqet me interes dhe eshte i pakuptimte ne lidhje me permbajtjen e prozes se Kadarese. Eshte pikerisht kjo pike qe e rrezon nga piedestali i madheshtise absolute shkrimtarin e periudhes komuniste; dhe jo vetem shkrimtarin Kadare. Duke marre ne konsiderate shkrimtarin Kadare ne njekohesisht kemi konsumuar te gjithe produktin letrar te epokes komuniste ne kete drejtim, por nga ana tjeter kemi perjashtuar tiparin dallues te Kadarese ne raport me shkrimtaret bashkekohes; tani ky tipar nuk paraqet me interes dhe eshte i paperfillshem ne raport me historine e mendimit letrar shqiptar. Ne fakt vetem pas ketij tipari kane vrapuar te ashtequajturit kritizere te vepres se Kadarese dhe vetem kete tipar kane vene ne dukje pergjate gjysem shekulli. Meqenese kete tipar e kane vene ne dukje mbi nje duzine kritikesh te shkrimtarit Kadare e shoh te aresyeshme te merrem vetem me permbajten dhe stilin e ndertimit te prozes se Kadarese duke marre ne konsiderate faktorin KOHE te saj, por duke i kushtuar nje nenkapitull me vete.

 

Romani i pare dhe i propaganduar si me pompozi i shkrimtarit Kadare eshte Gjenerali i ushtrise se vdekur, i shtepise botuese Naim Frasheri, Tirane 1963 (ne serine e Vepres Letrare te Ismail Kadarese, Tirane 1981, eshte vellimi 3). Ne te vertete, per nje njeri qe ka qene rob i perjetshem i historiografise enveriste, ky roman ka nje bukuri te vecante: argumenton bindeshem triumfin e armatave partizane mbi korparmatat fashiste. Por per nje njeri qe guxon dhe hedh dyshime mbi vertetesine e asaj qe quhet “lufte nacional-clirimtare” shqiptare dhe merr ne konsiderate vetem dy data (10 korrikun 1943, si daten e formimit te Shtabit te Pergjithshem partizan, dhe 8 shtatorin 1943, si daten e kapitullimit te Italise Fashiste) ky roman nuk eshte i tille. Gjenerali i ushtrise se vdekur eshte ndoshta antiromani me tipik shqiptar qe pasqyron ne menyren me ireale dhe te pavertete nje lufte qe nuk ka ekzistuar kurre jo vetem me ato permasa qe pasqyron romani, por qofte edhe si ngjarje. Kur ne tashme kemi vertetuar se PKSh nuk eshte formuar me 8 Nentor 1941, por ne fund te Marsit 1943 (per kete shih Gazeta 55 dt. 18-19/11/2008), e kemi mjaft te lehte te bejme pyetjen: cila eshte lidhja midis ushtrise “se vdekur” fashiste dhe komunizmit shqiptar te Enver Hoxhes? Pra romani i Kadarese nuk paraqet nje realitet historik, por kerkon t’i imponoje lexuesit shqiptar nje mashtrim historik te shpikur me rastin e 20 vjetorit te fitores se antihistoricizmit mbi Historine e Popullit Shqiptar nga ana e diktatorit. Cfare vlere ka ne kete rast stili, bukuria e figurave letrare, apo bukuria e pershkrimit te ngjarjeve te shpikura? Mos valle shqiptaret duhet te pranojne kete bukuri relative dhe te imponuar perpara te vertetave historike? Per ta thene me hapur komunizmi enverist nuk ka asnje lidhje hapsinore me fashizmin italian dhe cfare eshte thene deri me sot eshte vetem genjeshter ne fuqi infinit.                                                                                                                                                    

Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frasheri, Tirane, 1967

Dasma, roman; Rilindja, Prishtine, 1967.

Keshtjella, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1970.

Kronike ne gur, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1971

Linja te Largeta, shenima udhetimi; Naim Frasheri, Tirane, 1971.

Autobiografia e popullit ne vargje, studim, shenime kritike; Naim Frasheri, Tirane, 1971.

                          Dimri i vetmise se madhe, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1973.

Dimri i madh, roman. Naim Frasheri, Tirane, 1973.

                        Nentori i nje kryeqyteti, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1975

Emblema e dikurshme, tregima dhe novela; Naim Frasheri, Tirane, 1977.

Keshtjella dhe helmi, pjese teatrore; Naim Frasheri, Tirane, 1977.

Ura me tri harqe, novela, Naim Frasheri, Tirane, 1978

Komisioni i festes; Rilindja, Prishtine, 1980.

Gjakftohtesia, novela; Naim Frasheri, Tirane, 1980.

Prilli i thyer; Rilindja, Prishtine, 1980.

Koha e shkrimeve, tregime, novela, pershkrime; Naim Frasheri, Tirane, 1986.

Koncert ne fund te dimrit, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1989

Dosja H, roman, Naim Frasheri, Tirane, 1990.

Ftese ne studio; Naim Frasheri, Tirane, 1990.

Eskili, ky humbes i madh, studim; 8 Nentori Tirane, 1990.

Viti i mbapsht; Rilindja, Prishtine, 1990.

Perbindeshi, roman; Vreber, Prizren, 1990.

 

 

1990-2014

Enderra mashtruese, tregime dhe novela; Naim Frasheri, Tirane, 1991.

Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe, studime; 8 Nentori, Tirane, 1991.

Nga nje dhjetor ne tjetrin, kronike, kembim letrash, persiatje; Fayard, Paris, 1991.

Pesha e kryqit; Fayard, 1991.

Piramida, roman, Vepra, vellimi i pare; Fayard, Paris, 1993.

Shkaba, roman; Cabej, Tirane, 1995.

Spiritus, roman; Onufri, Tirane 1996.

Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tirane, 1996.

 

Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Peje, 1996

Pallati i Enderrave, roman, Dukagjini, Peje, 1996

Kusheriri i engjejve, ese; Onufri, Tirane, 1997.

Tri kenge zie per Kosoven, tregime; Onufri, Tirane, 1998.

Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete, ese; Onufri, Tirane, 1998.

Ikja e shtergut, tregim; 1999.

Ra ky mort e u pame; Onufri, Tirane 1999.

Vjedhja e gjumit mbreteror, tregime; Onufri, Tirane, 1999.

Kohe barbare, Nga Shqiperia ne Kosove, Biseda me Denis Fernandes Rècatala; Onufri, Tirane 2000.

Bisede permes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tirane, 2000.

Lulet e ftohta te marsit, roman; Onufri, Tirane, 2000.

Unaza ne kthetra – 2001.

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut – roman – 2002

Pasardhesi – roman – 2004.

Dantja i pashmangshem – 2005.

Identiteti evropian i shqiptareve – 2006.

Hamleti, princ i veshtire – Sprove – 2006

Hija – roman – 2007.

Ceshtje te marrezise – 2007.

Poshterimi ne Ballkan – 2007

Darka e gabuar – roman – 2008.

E penguara – roman – 2009.

Aksidenti – roman – 2010.

Ca pika shiu rane mbi qelq – poezi – 2010

Dite kafenesh – novele – 2010.

Mosmarreveshja, mbi raportet e Shqiperise me vetveten – 2010.

Stine e merzitshme ne Olymp, 2010.

Viti i mbrapsht – 2010.

Mbi krimin ne Ballkan. Leterkembim i zymte – 2011.

(vazhdon)

 

Perfundime:

1 – Vete shkrimtari Kadare eshte produkt i keqarsimimit komunist shqiptar, cka do te thote se ai eshte edukuar t’i sherbeje partise se Enver Hoxhes dhe jo personalitetit te tij qofte si shkrimtar, qofte si studiues e qofte si njeri. Pa dyshim qe ka qene fati i tij me i keq; dhe kjo eshte gjeja me e lexueshme ne cdo personalitet te epokes enveriste, qofte politikan, qofte shkencetar (ne qofte se ka te tille ne Shqiperi), qofte shkrimtar e qofte cfaredo.

2 – Vete shkrimtari Kadare eshte produkt i nje ambienti social ku problemi kombetar shqiptar ka qene inekzistent; keshtu eshte e pamundur qe shkrimtari Kadare te zoteronte optiken analitike te problemeve shoqerore te Popullit Shqiptar sipas interesave te ketij te fundit. Kete pike e kane shfrytezuar te Marret e Madheshtise Shqiptare kur filluan te ndertojne teorine e tyre antishqiptare (“Ftese ne studio”).

3 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te fshehur krimin komunist. Eshte pikerisht shkrimtari Kadare qe me vepren e tij e transformoi rendin enverist kriminal ne nje rend shoqeror pseudohistorik (“Dimri i vetmise se madhe”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”) dhe shume politikane te mevonshem e kane kopjuar kete metode propagandistike. Ta trajtosh epoken enveriste si rend shoqeror do te thote te barazosh jeten sociale te shqiptareve ne nje kopesht zoologjik dhe per kete Kadareja ka punuar pa pushim me te gjithe sivellezerit e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Por ne vazhdim shkrimtari Kadare u krijoi shqiptareve, duke u mbeshtetur tek bota e baladave popullore, nje paraardhje shteterore (“Ura me tri harqe”, “Kush e solli Duruntinen”, “Dosja H”, “Emblema e dikurshme”) duke i hapur rruge ligjore komunizmit enverist sipas teorive bolshevike pa i shkuar ndermend aspak qe ne kete pike fillonte shtremberimi i Filozofise, Historise, Politikes dhe i te gjitha Shkencave Shoqerore, dmth keqdrejtimi dhe keqarsimimi i shqiptareve.

4 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te fshehur paaftesine e klases se sotme intelektuale, produkt i rendit diktatorial te Enver Hoxhes (“Mosmarreveshja”, “Mbi krimin ne Ballkan:). Ta trajtosh sot kete klase si te vetmen klase politike te shqiptareve (dhe kjo eshte e verteta) do te thote te fshish te gjithe historine e Popullit Shqiptar pergjate dy shekujve te fundit qe pergatiten ndergjegjen kombetare te tij dhe te mohosh karakterin evropian civilizues qe i kane imponuar Popullit Shqiptar e, nga ana tjeter, do te thote te pranosh se ky karakter mund te ndertohet nga politika e haurit dhe e krimit. Ne realitet ne Shqiperi pas 1991-shit lufta e klasave politikisht ka ekzistuar realisht midis te gjithe popullit shqiptar dhe klases se permbysur politike pas 1945; - rezultat ky i arsimimit tendecioz pergjate epokes enveriste, qe perkthehet ne nje karakteristike tipike te asaj diktature: sadizmi. Kjo lufte eshte e vetmja mbeturine sociale e trasheguar nga epoka e diktatures qe vazhdon te ekzistoje mirefilli edhe pse nuk permendet asnjehere hapur (trajtimi i te perndjekurve ne menyre perbuzese dhe mos kthimi i pasurive te te quajturve ishpronare eshte treguesi me i sakte i ekzistences se kesaj lufte, i kesaj trashegimie dhe i ketij karakteri).

5 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te fshehur keqarsimimin e shqiptareve ne te gjitha nivelet e shkolles shqiptare pas 1945-ses (“Frymezime djaloshare”, “Enderrimet”, “Kronike ne gur”, “Dasma”, “Nentori i nje kryeqyteti”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, “Dimri i madh”). A e di te verteten e historise se arsimimit te Popullit Shqiptar pergjate 400 vjeteve te fundit shkrimtari Kadare nuk e di, por e di shume mire qe autori i alfabetit te Gjuhes Shqipe trajtohet me frymen e poshtersise enveriste duka ja fshehur Popullit Shqiptar dhe, grigja e Abatit te Mirdites Imzot Preng Doçi, shihet me nje fryme poshtersie e nençmimi (Pirro Misha, “Arratisja nga burgu i historisë” ne adrese te mirditoreve) edhe pse ishin te vetmit luftetare te ceshtjes shqiptare pergjate 400 vjeteve te fundit te Historise se Popullit Shqiptar dhe, Mirdita, e vetmja krahine e banuar nga shqiptaret qe kishte prej 400 vjetesh pa pushim nje rrjet shkollash duke nxjerre nga gjiri i saj thelbin njerezor te Klerit Katolik Shqiptar dhe thelbin kombetar te Races Shqiptare (realisht Mirdita perben te vetmen krahine shqiptare me lavdi historike 400-500 vjecare). Cfare beri shkrimtari Kadare per trajtimin e kesaj ceshtje ne menyre sa me realiste ne perputhje me historine? Perse nuk e levroi kete ceshtje ne studimet e tij, por i la rruge te lire manipulatoreve te historise? Ne kete rast heshtje duhet konsideruar bashkefajtore me manipulatorin, ne te kunderten duhet konsideruar padituri te qellimshme. A nuk tregon ky rast thelbin e inteligjences shqiptare postenveriste?

6 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te mbuluar tjetersimin e Historise se Popullit Shqiptar (“Princesha Argjiro”,”Gjenerali i ushtrise se vdekur”, “Kronike ne gur”, “Dosja “H””, “Ftese ne studio”). Kalimi nga Gjinokastra ne Gjirokaster eshte nje poshtersi politike dhe e gjuhetareve, por kalimi nga keshtjella e Gjinit ne keshtjelle te Argjirose eshte veper e Kadarese dhe eshte pike me e pare ku shkrimtari Kadare ka dhene ndihmesen e tij per ndryshimin e Historise se Popullit Shqiptar. Pergjithesisht e gjithe vepra e Kadarese eshte sinonim i ketij tjetersimi.

 

7 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te mbuluar tjetersimin e Gjuhes Shqipe dhe te Letersise se Popullit Shqiptar. Puna ka mberritur deri atje sa kerkohet te manipulohet Populli Shqiptar me idete pyetesore sikur sot “Ne shtyp po hidhen ide dhe opinione se eshte mire te behet njohje zyrtare e dialekteve? Eshte kjo nje teze e pranueshme dhe shkencore? (Gazeta “Telegraf”, dt 11 korrik 2014, intervista me Akademikun Gjovalin Shkurtaj per gjendjen aktuale te gjuhes standarte dhe dialekteve, gjuhen artistike dhe ndikimet e gjuheve te huaja) pa i shkuar ndermend se kjo loje tregon nivelin  e gazetareve shqiptare dhe nivelin real te arsimit shqiptar sot. Por kjo tregon edhe nje gje tjeter: masmedia dhe niveli intelektual akademik shqiptar ose nuk kane kuptuar asgje se cfare po ndodh ne Shqiperi dhe se cfare kerkohet realisht  nga Gjuha Shqipe, ose ata po vazhdojne lojen  e vjeter te diktatorit per te fshehur manipulimin e historise se Popullit Shqiptar. Te nderuar akademike, gazetare, historiane, studiues, etj, etj, sot nuk kerkohet te njihen dialektet dhe as te ndryshohet gjuha standarte, por sot kerkohet qe Gjuha Shqipe te shprehe luften e madhe qe kane bare bartesit e saj per Liri, Pavaresi Kombetare dhe Civilizim ne te kaluaren dhe kjo te behet brenda kuadrit te te vertetes Absolute dhe jo te asaj politike, sidomos te asaj te diktatorit. Sot kerkohet te mesohen neper auditoret e arsimit shqiptar vepra fondamentale e Klerit Katolik Shqiptar ne te gjithe elementet e vet si e vetmja letersi qe i dha Popullit Shqiptar identitetin evropian. Nje gjuhe qe nuk eshte e afte te shprehe se cfare ka ndodhur ne te kaluaren me bartesit e saj tregon se ajo nuk ka lidhje me ta, por iu eshte imponuar atyre per te mos e mesuar kurre te verteten. Dhe thelbi i te vertetes historike te Popullit Shqiptar eshte lufta qe ai ka bere kundra armiqve biologjike te tij qe nga dita e pare kur keta te fundit u dynden ne gadishullim Ilirik prej shekullit te VIII e ketej. Pikerisht kete dhe kryevepren e letersise shqiptare, Lahuten e Malcis, akademiket, gjuhetaret, historianet, studiuesit, politikanet nuk duan t’ja mesojne Popullit Shqiptar, por mundohen me te gjitha menyrat ta ndersejne kundra mireberesit pese shekullor prej te cilit moren tabanin ekonomik historik. Keshtu qe problemet kane tjeter suport analitik dhe konkluziv nga ato qe shkruhen neper gazeta dhe studime akademike. Rendesi nuk ka se cfare po behet sot, por rendesia kryesore eshte se cfare ka ndodhur pergjate 200 vjeteve te fundit me shqiptaret deri me 1945 dhe cfare ka ndodhur pas 1945 deri me sot. Te gjithe NE sot jemi produkti i pas 1945-es, kur historia e Popullit Shqiptar eshte formuar deri me 1945-en, pas kesaj date ka vepruar antihistoria shqiptare.                    

Dhe ne kete drejtim roli i Ismalil Kadarese eshte antikombetar, njesoj si kumbari i tij Enver Hoxha me te cilin ngjason si karakter. Diktatorit i pelqenin levdatat dhe rrethohej nga nje tufe servilesh e hipokritesh; edhe shkrimtari Kadare nuk ben perjashtim. Diktatori i ndryshonte veprat e veta sa here qe ja donte interesi i propagandes dhe sa here qe kryente ndonje krim (p.sh. veprat 1 dhe 2 pas vrasjes se Mehmet Shehut); edhe shkrimtari Kadare nuk ben perjashtim (te pakten “Dimri i Madh” i transformuar nga “Dimri i vetmise se madhe” eshte bere fare hapur nga politikani Kadare dhe ne kundershtim me ndergjegjen profesionale te shkrimtarit Kadare). Ne kete pike fillon disheza e shkrimtarit Kadare drejt politikanit Kadare dhe kjo perben thelbin e kritikes se vepres se tij.

8 – Kadareja ishte shkrimtari i erresires enveriste; ai nuk mundi te behej per asnje cast te vetem dritetregues ne rrugen e Popullit Shqiptar drejt Evropes. Pretendimi i ekzistences se desidences politike ne vepren e tij eshte nje mashtrim i radhes qe kerkohet t’i imponohet lexuesit shqiptar. Ne Shqiperi  vetem perfaqesuesit e Klerit Katolik Shqiptar kane qene perfaqesuesit e desidences antikomuniste dhe kerkush tjeter (ne kete pika ia vlen te vihen ne pah nje karakteristike e njeriut: egoistet nuk jane ne asnje menyre desidente), por vete Kadareja eshte shprehur me kohe kundra Klerit Katolik Shqiptar dhe Poetit tone Kombetar Pader Gjergj Fishtes duke treguar jo vetem mungese profesionalizmi dhe dijesh ne fushen letrare, por dhe llojin e produktit intelektual; kesaj te fundit individi Kadare ka kerkuar ne te gjithe menyrat qe t’i beje bisht duke u fshehur pas shkrimtarit Kadare. Mjafton te lexohet “Ftese ne Studio” per te kuptuar se deri ku shkon urrejtja individuale kundra Popullit, Fese, Kultures dhe individit qe prodhon kete kulture duke barazuar 8 nentorin e 1462 me 8 nentorin e 1941 (e para nje realitet historik, ndersa e dyta nje fantazi e Enver Hoxhes, te cilen shkrimtari Kadare e ka perforcuar pa e mesuar kurre te verteten se ku, kur dhe kush e formoi PKSh te drejtuar nga diktatori, gje e cila ka mbetur akoma e erret dhe e manipuluar).

9 – Kadareja eshte i vetmi rast ne Boten Shqiptare, qe ju afrua Cmimit Nobel (ne qofte se eshte e vertete), nga brendesia e saj dhe ne kete pike ai duhet te reflektoje per te zbuluar aresyet e mohimit (cmimi Nobel u jepet te gjithe atyre njerezve qe lene gjurme ne jeten sociale te vendit te tyre duke ndikuar ne Kulturen Boterore. Si shqiptar nuk e besoj se e ka kryer kete rol, si Kadare ndoshta po). I urojme qe ta marre, por vetem pasi te konsumoje propozimin e qenies se tij si president i Shtetit Shqiptar (Letra e hapur e Nikolle Lesit drejtuar te Madhit Kadare me 27 Maj 2012, aq/shqiptarja.com). Por kjo e fundit do te tregoje se politikani Kadare duhet te luaje nje rol te dyte ne favor te atyre qe vendosen Enver Hoxhen ne krye te diktatures komuniste dhe me kete do t’i shtoje vetes edhe nje minus qe zmadhon figuren artificiale te politikanit Kadare. A do ta pranoje shkrimtari Kadare kete paterice?

10 – Por Kadareja ka nje merite te padiskutueshme: eshte i vetmi shkrimtar e epokes komuniste qe ka zbuluar qe politikanet shqiptare pas 1991-shit te te gjitha kraheve politike mundohen me lloj-lloj menyrash te fshehin krimet e komunizmit enverist (“Mosmarreveshja”, “Mbi krimin në Ballkan”) dhe kjo perben qendren e gravitetit historik te shqiptareve ne vazhden e kohes qe po jetojme duke qene ne unison me ta. Kam frike qe kete “zbulim” Kadareja e ka bere me nje sforco te brendeshme shpirterore te lidhur me interesin e tij politik dhe personal, pasi, ne kete kuader, Kadareja nuk u tha shqiptareve se keta politikane, si klase shoqerore, kishin prejardhje kriminale dhe sot ishin transformuar ne sadista dhe harbuta pergjate viteve 1945-1948, 1956, 1967, 1972 – 1976, 1981, 1982, 1985, 1991 – 1997 – 1998 – 2005 – 2014 (sadizmi dhe harbuteria vine si rezultat i keqformimit edukativ qe ne familje dhe kur kalojne ne arsimimin e detyrueshem, atehere sadizmi dhe harbuteria behen shteteror dhe kolektiv: nazizmi – fashizmi – enverizmi – postenverizmi; te pakten viti .97 i konfirmoi keto karakteristika te klases politike shqiptare). Politika e sotme shqiptare do te fitoje vlerat e Moralit Evropian vetem atehere kur te beje analizen e se kaluares komuniste dhe te percaktoje fajin dhe vlerat e gjithseicilit subjekt qe ka marre persiper t’i vihet perballe krimit enverist dhe dishepujve te tij (ose ka bashkepunuar me te ne dem te Popullit Shqiptar; - bashkepunimi me komunizmin enverist eshte shume-shume here me i rende se te gjithe bashkepunimet historike individuale apo institucionale te marre se bashku pergjate historise shekullore te shtetit te shqiptareve, pasi eshte i vetmi bashkepunim antikombetar ne historine e Kombit Shqiptar; - intelektualet postenveriste kete te fundit mundohen me te gjitha menyrat qe ta mbulojne duke akuzuar njerin-tjetrin per relata te parealizuara; dhe kjo perben fatin  e keq te shkrimtarit Kadare). Politika e sotme shqiptare po e kerkon me te madhe futjen e saj ne Evrope, por nuk i ka thene  akoma popullit te vet qe kjo kerkese eshte pikesepari e klases se saj politike dhe pastaj e Popullit Shqiptar, i cili ishte prej 500 vjetesh brenda saj me kryetrimin e Krishterimit Gjergj Kastriotin dhe vetem me 1943 e nxorren ne ankand per interesa te fshehta antishqiptare. Shkrimtari Kadare ka luftuar gjithe jeten qe kjo te mos zbulohet kurre dhe kam bindjen qe kete e ka bere me urdher te diktatorit (eshte kjo aresyeja perse me 1990 “tradhetoi” popullin e vet dhe shkoi ne Francen e Enver Hoxhes). Nje popull qe nuk di te verteten e jetes se tij nuk meriton te jetoje dhe komunizmi enverist kete kerkoi t’i imponoje per 50 vjet Popullit Shqiptar ku Kadareja dha ndihmesen e vet me gjenialitetin e tij letrar.

11 – Por thelle-thelle, duhet pranuar qe shkrimtari Kadare u pergatit per 30 vjet nga rregjimi i diktatorit per t’i sherbyer klases se re politike shqiptare te lindur pas permbysjes formale dhe kjo eshte e gjithe esenca e ekzistences se Tij sot. Eshte i vetmi shkrimtar i epokes komuniste qe permban ne brendesi te karakterit te Tij lavdine empirike te letersise socialiste dhe krimin thelbesor te politikes komuniste kundra Popullit Shqiptar si asnje tjeter. Ne kete kuader shkrimtari Kadare ben pjese ne ate klase politike qe i ka sherbyer diktatorit per te genjyer Popullin Shqiptar per hir te ekzistences individuale, ne nje kohe qe anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare sakrifikuan jetene tyre indivduale per hir te se Vertetes Kombetare dhe ky eshte i gjithe thelbi i tradhetise se Ceshtjes Kombetare Shqiptare ne funksion te krahasimit te ideve Letrare midis epokave historike dhe te atyre antihistorike.

12 – Por thelle-thelle duhet pranuar qe shkrimtari Kadare u favorizua edhe nga Evropa per 30 vjet per te bere dhe vazhduar nje loje ne favor te politikave evropiane. Eshte nje loje sa e vjeter per Evropen (2500 vjet e filluar me epoken helene) aq e re per shqiptaret (e filluar me shtetin modern shqiptar – 1924). Sipas Tij “Dikush e ka keshilluar qe, per te kuptuar kombin enigmatik te shqiptareve, te lexoje vepren e nje fare I. Kadare. Dhe ne kete pike Pierre-Bordeaux ben zgjedhjen perfundimtare. / Mendimet e tij per rishikimin e historise se gadishullit i shpreh ne radhe te pare ne revisten qe e drejton vete, pastaj ne letra, deklarata, forume, konferenca, nisma franceze ose europiane ne te cilat nuk mungon kurre. Ideja e tij eshte se, ndryshe nga c’eshte shkrua, menduar, shpifur et., etj., kombi shqiptar, pavaresisht nga pluhuri dhe guret, qe i kane rene mbi krye, eshte, ne mos me europiani midis popujve ballkanike, sic ngul kembe ai, se paku, nder me europianet. Rrjedhimisht, Europa duhet te mbeshtetet te ky komb per emancipimin e Ballkanit” (Ismail Kadare: Rome me 1967, bashke me Agollin shfrynim kunder shtetit, Gazeta Shqiptare, 11 gusht 2014, f. 10).

E citova te plote per lexuesin kete pasazh pasi zberthimi i tij na con ne keto perfundime shtese ku duket edhe roli i Evropes per te mbuluar defektet dhe gabimet e veta politike. Se pari vepra e Kadarese nuk mund te sherbeje ne menyre absolute per te kuptuar kombin enigmatik shqiptar, sepse per te bere kete sa pari duhet permbysur shkolla qe ka formuar Kadarene historikisht, se dyti duhen permbysur parimet teorike qe ndertojne te ashtequajturen shkence te historise ne nivel evropian. Mendimit filozofik boteror, qe lulezon prej 300 vjetesh se paku, i ka ardhur fundi dhe ai duhet permbysur. Se dyti, pa tentuar ta poshteroj, Kadareja nuk e njeh thelbin njerezor te Kombit Shqiptar, le pastaj Historine e tij zanafillore. Cfaredolloj shkolle te kete mbaruar dhe ne cfaredolloj shkolle te jete specializuar  Kadareja e ka te pamundur ta njohe kombin shqiptar edhe pse ka jetuar 54 vjet me te, le pastaj t’ua mesoje te tjereve. Se treti, Pierre-Bordeaux nuk ka pse rishikon historine e Ballkanit pa rishikuar historine e Njerezimit, e po te beje kete do Te kuptoje se eshte e pamundur te mbeshtetesh tek kombi shqiptar per te emancipuar gadishullin. Ballkani eshte ne kete gjendje per vetem dy aresye, njera prej te cilave eshte e lidhur vetem me Kombin Shqiptar edhe pse jo per faj te tij (ketu fshihet thelbi i shkences se HISTORISE dhe shkolla e sotme franceze nuk e pranon kete). Deri me sot Historia eshte kuptuar si nje haur ku kushdo individ mund te lere gjurme, por zbulimi i faktit qe ZOTI nuk mund te ndikoje mbi individin, por vetem mbi Bashkesine Njerezore tregon qe vlera e individit eshte e paperfillshme ne raport me vlerat ligjore te Popujve; dhe koha e Kombit Shqiptar NUK ka ardhur akoma, ndersa shqiptaret shkojne e vijne.

13 – Analiza e vepres se Kadarese tregon se kapaciteti i tij intelektual dhe personaliteti i tij individual jane rastesira qe nuk e arriten ne asnje pike domosdoshmerine ne kuadrin e zhvillimit te letersise. Vepra e tij nuk ka luajtur asnje rol konkret ne kete zhvillim, duke perjashtuar ndikimin formal te saj mbi politiken aktuale. Kjo e fundit tregon thelbin e rolit te letersise shqiptare dhe per cfare ka sherbyer ajo, te pakten nga viti 1945 e ketej. Te gjithe lakejte e tij i shmangen ketij roli dhe kesaj sherbese, duke na treguar permasen e formalizmit intelektual ne zhvillimin e ideve letrare te Popullit Shqiptar dhe, bashke me te, edhe te shkrimtarit Kadare.

 

 (vazhdon)

 

                                                         

Keto probleme filozofiko-historike jane te panjohura per Kadarene tone dhe shkollen e tij shqiptaro-bolsheviko-evropiane sado e madhe qe te jete.

 

 

 

Fushe Arrez,  1982-1985,

Lajthiz (Puke) – Dhermi, 1991-1993,

Tirane – Shengjin, prill-shtator 2014

 







Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.
strategic planning consultant  - albanovaonline - Genc K. Hoti - Shkrimtari, Letërs     |2017-04-12 03:27:46
Great web site. Lots of helpful information here. I am sending it to a few
friends ans also sharing in delicious. And obviously, thank you to your sweat!|
fascinators navy blue  - albanovaonline - Genc K. Hoti - Shkrimtari, Letërs     |2017-04-24 20:09:37
Magnificent beat ! I wish to apprentice while you amend your website, how can i
subscribe for a blog website? The account aided me a acceptable deal. I had been
tiny bit acquainted of this your broadcast offered bright clear idea

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."