Written by jozef martini   
Wednesday, 22 October 2014






E drejta morale e rikthimit tė gegnishtes

 

 

 

Shpėtim Kelmendi

 

Po, ky ėshtė titull i mirė, por njėkohėsisht dhe fillim i mirė pėr njė shkrim tė kėtij lloji. Kam vėnė re se tė gjithė individėt qė shkruajnė dhe japin ndershmėrisht mendimet e tyre nė lidhje me mundėsinė e rishikimit tė standardit tė sotėm gjuhėsor, pra tė gjuhės zyrtare shqipe, shihen si njerėz qė duan tė ēojnė ujė nė mullirin e armiqve tė kombit, si elementė tė rrezikshėm pėr ēėshtjen kombėtare,  si pėrēarės tė unitetit ndėrshqiptar, si armiq tė atdheut, etj. etj. Kėsisoj, rrezikun e tė shndėrruarit nė armik pėrballė psikologjisė sė kalbur tė disa kokave tė sėmura, po e marr parasysh. E di mirė se njė shkrim i tillė do guxim, por nėse njė njeri nuk ka guxim tė shprehė tė vėrtetėn, atėherė nuk e kuptoj se pėr ēfarė dreqin bėn hije mbi dhź.

Pyetja ėshtė: mbi cilin nga dy dialektet bazė duhet tė mbėshtetet gjuha jonė shqipe: mbi toskėrishten apo mbi gegėrishten? Kjo ėshtė njė pyetje e kahershme, sė cilės disa gjuhėtarė tė politizuar kinse ia dhanė njė pėrgjigje nė vitin 1972.

Dihet tashmė se pėrgjigja e kėtyre gjuhėtarėve nuk ishte shkencore, por thjesht e indoktrinuar, e ideologjizuar, e politizuar, e urdhėruar dhe e nėnshtruar, paēka se u amabalazhua mė sė miri me ca terma me pėrmbajtje atdhetare, kombėtare, panshqiptare,  etj. Pak a shumė, ideja ishte dhe mbetet kjo: pėrmend sa mė tepėr terma atdhetarie, lirie, dashurie pėr kombin, bėj hartime patetike, ngri zėrin kundėr atyre qė mendojnė ndryshe, dhe ke tė drejtė tė bėsh me gjuhėn shqipe ē’tė tė dojė qejfi. Sa pėr argumentet shkencore, gjuhėtarėt tanė as e vranė dhe as s’e vrasin mendjen. Nuk arrij ta kuptoj se si njė gjuhėtar s’ka pikė turpi qė, paaftėsinė e tij profesionale dhe mungesėn e argumenteve shkencore ta fshehė pas termave tė atdhedashjes, pas tymrave retorikė, hartimeve dhe ligjėratave patriotike. Sepse, mėnyra mė e shkėlqyer pėrmes sė cilės njė gjuhėtar duhet ta shprehė atdhetarizmin e tij, ėshtė padyshim vetėm puna me gjuhėn shqipe. Rastin madhor qė iu dha nė Kongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972 pėr tė shprehur atdhetarizmin e tyre, gjuhėtarėt tanė e nėpėrkėmbėn nė mėnyrėn mė tė turpshme. Kėsisoj, gjuhėtarėt qė morėn pjesė nė Kongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972, nuk kanė absolutisht tė drejtė morale pėr tė folur. Nė vitin 1972, treni i historisė u kaloi krejt afėr, por ata nuk patėn kėllqe tė hipnin mbi tė. Tashmė, heshtja do tė qe nė nderin e tyre.

Po cila ėshtė gjuha qė na lanė? Njė gjuhė tėrėsisht artificiale! Dhe e quaj artificiale pėr njė arsye fare tė thjeshtė: ėshtė gjuhė qė nuk flitet! Janė apo s’janė njė grusht njerėz qė e flasin. Por, pa mė thoni, sa gjasa ka tė zhvillohet e tė begatohet njė gjuhė qė nuk flitet? Ku e merr ushqimin njė gjuhė qė nuk flitet? Cilat janė burimet e njė gjuhe qė nuk flitet? A mund ta quajmė tė gjallė dhe organike njė gjuhė qė nuk flitet? Por, e forta fare ėshtė se kėtė gjuhė, as pėr ta shkruar nuk e shkruajnė mirė shumica dėrrmuese e shqiptarėve. Ka madje edhe gjuhėtarė qė as s’e shkruajnė e as s’e flasin mirė! Po tė tjerėt? Mos pyet! Po masat tona tė gjėra, mbi tė cilat po shtrihet dita-ditės hija e zezė e analfabetizmit?

Nuk dua ta besoj se kjo gjuhė ėshtė toskėrisht! Sepse prej njė gjuhe tė tillė nuk do mund tė kishim fare poetė tė mėdhenj si Naim Frashėri, Lasgush Poradeci, Ali Asllani, apo prozatorė shijehollė si Konica, Kuteli, etj. si dhe trashėgiminė e mrekullueshme epike dhe lirike tė trevave tė Jugut. Pra, po tė ishte modeli mė i mirė i toskėrishtes, askush nuk kishte pėr ta kundėrshtuar kaq energjikisht, sepse autorėt qė sipėrpėrmenda na kanė dhėnė prova tė shkėlqyera tė fuqisė sė saj shprehėse. Kjo gjuhė ėshtė nė tė vėrtetė aliazhi mė i palezeēėm i nėndialekteve toske, njė gjuhė stisur qė po tėhuajėsohet dita-ditės. Kjo gjuhė nuk ka asnjė shans tė nxjerrė prozatorė tė mėdhenj, sepse maksimumin e vet e ka arritur tashmė me Kadarenė. Por, letėrsia shqipe nuk quhet “Kadare” dhe gjuha shqipe nuk mbaron me tė. “Ta pasurojmė”- thonė disa. Po si ta pasurojmė? Nėse kėtė gjuhė e krahasojmė me njė godinė, e kuptojmė saora se kolonat i ka aq tė dobėta, sa nuk mbajnė. Leksiku i pafundėm dhe i larmishėm gegė, ėshtė i destinuar tė mbetet jashtė, sepse pėrndryshe kolonat shkėrmoqen.

Personalisht nuk jam specialist i gjuhės, por si shkrimtar gjuhėn e ndjej nė gjak, e kam frymėmarrje, e kam mėnyrė jete. Jam autor gegė, por gjuhėn qė pėrdor s’e quaj gegnisht; e quaj thjesht gjuhė shqipe tė njėsuar nė raporte tė reja. Nė gjuhėn standart mė tėrbojnė fjali tė tilla si:  “Do tė doja tė vija tė tė takoja, por kisha frikė se mos do tė tė shqetėsoja…”. Ose: “Tė tė them tė drejtėn, unė tė kam pasur inat, por tani e tutje tė premtoj se do tė tė dua pėrjetė!” Ose: “Tė jini tė sigurt tė gjithė se tė korrat do tė jenė tė mbara!”  A s’ju duken pak a shumė si krismat e njė pistolete TT? Sipas kėsaj gjuhe, njerėzit nuk duhet tė pinė “verė nė verė”, sepse s’ėshtė e qartė nėse je duke pirė stinėn apo lėngun e rrushit, dhe duhet t’i zbatojnė plotėsisht “vendimet e marra”, ēka se mund tė jenė edhe idiote. Skandaloze! Shembujt janė tė pafundmė. Pse kjo ėshtė gjuha shqipe?! Me tė vėrtetė besoni se kjo ėshtė gjuha hyjnore shqipe me rrėnjė pellazgo-ilire? Unė nuk besoj! Ose, ėshtė njė thėrrime e saj, po kurrė tėrėsia. Pjesėmarrja e gegnishtes nė kėtė standard, ėshtė minimale, ose thėnė ndryshe realizohet vetėm pėr tė mbyllur vrimat e ēatisė sė standardit, apo pėr tė suvatuar muret e saj tė rrjepura. Koha e sapunit qė shitet pėr djathė ka marrė fund tashmė. Duke mėnjanuar gegnishten, nė fakt kanė mėnjanuar gjuhėn shqipe, apo thėnė ndryshe, tri tė katėrtat e fuqisė sė saj ekspresive. Sigurisht, duke mos qenė specialist i gjuhės, nuk e kam tagrin shkencor pėr ta denoncuar me terma kėtė padrejtėsi tė turpshme. Por, nga ana tjetėr, na rezulton se mjaft nga ata qė patėn tagrin e duhur shkencor, nuk patėn tagrin e duhur moral pėr ta mbrojtur, sepse nėn sytė e tyre u masakrua gjuha jonė e bukur shqipe.  Gjithsesi, njė gjė mund ta bėj: mund tė flas rreth tė drejtave morale qė ka gegnishtja pėr t’u rikthyer nė skenė me tėrė autoritetin dhe pushtetin e saj, i cili shtrihet nė rrafshet historike, letrare, gjeografike, demografike, etj. Nėse ndonjė nga argumentet e mia mund tė trajtohet edhe si shkencor, aq mė mirė.

Caktimi i njė dialekti si bazė e njė standardi gjuhėsor, duam apo jo, duhet tė jetė i lidhur ngushtė edhe me ndihmesėn gjuhėsore e letrare tė individėve qė mund t’i pėrkasin kėtij apo atij mjedisi gjuhėsor, kėsaj apo asaj treve. Ja, pikėrisht me kėtė do merrem: me ndihmesėn qė kanė dhėnė gegėt dhe veprat e shkruara nė gegnisht, nė historinė e letėrsisė dhe gjuhės shqipe, por edhe nė formėsimin e vetėdijes kulturore e kombėtare. E di qė ėshtė temė delikate, por gjithashtu e di qė ėshtė njė temė e vėrtetė. Dhe e vėrteta duhet thėnė:

-Formula e pagėzimit mbėrrin deri nė ditėt tona falė kryepeshkopit tė Durrėsit, mikut  dhe bashkėpunėtorit tė Skėnderbeut, Pal Engjėllit. Meqė ishte kohė luftrash, kjo formulė u mundėsonte shqiptarėve qė t’i pagėzonin vetė fėmijėt e tyre, me fjalėt: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. Porosia pėr ta pėrdorur kėtė formulė, ėshtė  lėshuar nga njė kishė nė Mat dhe mban datėn 8 nėntor 1462. Kjo formulė ėshtė nė dialektin e Veriut dhe me shkronja latine, ndėrsa Pal Engjėlli ishte pinjoll i familjes sė ndritur tė Engjėllorėve tė Drishtit.

-Fjalori i Arnold Fon Harfit. Dihet se ky fjalorth prej 26 fjalėsh, ėshtė hartuar nga udhėtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) nė vitin 1496, gjatė ndalimeve qė bėri nė bregdetin shqiptar tė Ulqinit, Durrėsit e Sazanit,  rrugės pėr nė Tokėn e Shenjtė.  Qė tė mund tė merrej vesh me banorėt shqiptarė, ai  shėnoi 26 fjale shqipe, 8 shprehje, si dhe numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000, duke ua pranėvėnė edhe pėrkthimin nė gjermanisht. Janė fjalė tė pėrdorimit tė pėrditshėm, si: ujė,verė,bukė, mish etj. Vlen tė thuhet se me pėrjashtim tė ndoshta njė apo dy fjalėve, tė tjerat janė tė dialektit verior!

- Meshari i Gjon Buzukut 1555. Kolona e parė e njohur nė ngrehinėn e shqipes sė shkruar. Nuk ka nevojė pėr komente, por po citoj diēka nga Prof. Shaban Demiraj: “Tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nuk kish gjaa tė endigluom en sė shkruomit shenjtė”, ai iu pėrvesh me zell punės sė vėshtirė pėr tė shkruar njė libėr mjaft tė vėllimshėm nė gjuhėn amtare , i nxitur, siē na e thotė vetė, “en sė dashunit sė botėsė sanė”. E Pra, mė mbetet tė shtoj vetėm se, Gjon Buzuku, i biri i Bdek Buzukut, ishte nga treva e Tivarit apo e Ulqinit.

- Pjetėr Budi, autori i “Doktrina e krishterė” “Rituali roman” dhe “Pasqyra e tė rrėfyemit”. Njė nga poetėt e parė tė vargėzimit shqip. Pjetėr Budi ėshtė  jo vetėm njė nga figurat mė tė vetėdijshme dhe mė tė shkėlqyera tė shkrimit shqip, por dhe martiri i parė i saj.  Qarqet antishqiptare e mbytėn nė vitin 1662, teksa po kalonte Drinin. Ju kujtojmė se Pjetėr Budi ishte nga katundi Gur i Bardhė i Matit.

- Pjetėr Bogdani. Njeri me kulturė tė gjerė dhe me pikėpamje iluministe. Pėrmes leximit tė veprės sė tij, zbulojmė se, pėrveē gjuhės amtare, ai dinte italishte, latinisht, kroatishten, armenisht, greqisht, arabisht, hebraisht, dhe sirisht. Konsiderohet autori mė i shquar i letėrsisė sė vjetėr shqiptare, autor i “Ēeta e Profetėve” (Cuneus Profetharum) dhe njėkohėsisht njė poet i mrekullueshėm. Kujtojmė Sibilat. Le tė mos harrojmė se ishte nip i Andrea Bogdanit, kryepeshkop i Shkupit, i cili qe marrė me lėvrimin e shqipes, pati hartuar edhe njė tekst gramatike dhe pati hapur nė Kosovė njė shkollė ku mėsohej shqip.  Pjetėr Bogdani ishte nga Hasi i Kukėsit.

- Frang Bardhi. Ipeshkv i Sapės (Zadrimės). Njė tjetėr iluminist i madh e njėherėsh leksikograf, historian, folklorist e etnograf. Autori i “Fjalori latinisht-shqip” e i “Apologjia e Skėnderbeut”, si dhe hartuesi i parė i njė fjalori tė gjuhės shqipe. Frang Bardhi ishte nga Kallmeti i Zadrimės. -Pėrmendim kėtu njė tjetėr dokument shqip, 345 vjet mė tė vjetėr se Meshari i Gjon Buzukut, i cili ėshtė zbuluar para do kohėsh nga dr. Musa Ahmeti nė arkivin sekret tė bibliotekės sė Vatikanit. Nė njė farė mėnyrė, ekzistencėn e kėtij dokumenti, na paralajmėron edhe Eqerem Ēabejt, kur thotė: “Nė nėntorin e vitit 1940, N. Borgia, mė tregoi nė Grotaferata tė Romės se kishte zbuluar nė arkivin e Vatikanit njė dokument nė gjuhėn shqipe mė tė vjetėr se Buzuku. Kjo ėshtė e mahnitshme! E nuk ėshtė fare rastėsi qė autori quhet Teodor Shkodrani!

Disa argumente tė tjera:

- Rreth 70% e shqipfolėsve janė gegė, ndėrsa rreth 30% toskė. Pyetja ėshtė: Cili dialekt ka gjasa tė zhvillohet e tė begatohet mė shumė? Dialekti qė flitet nga 70%,  apo ai qė flitet nga 30% e popullsisė shqiptare? Pyetja ėshtė retorike, sepse tė gjithė ne ia dimė pėrgjigjen.

- Shkrimtarė tė shquar tė shekullit XX e mjeshtra tė dorės sė parė, pa tė cilėt letėrsia shqipe nuk qėndron mė kėmbė: Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Migjeni, Ernest Koliqi, Anton Pashku, Martin Camaj, Azem Shkreli, Zef Zorba, Beqir Musliu, Frederik Rreshpja, etj.

- Lėvruesit e parė tė romanit: Pashko Vasa, Ndoc Nikaj, etj.

- Bashkohėsia. Dihet se njė nga problemet e pandashme tė letėrsisė shqipe, ka qenė mungesa e kriterit tė bashkohėsisė, pra lėvrimi me vonesė i rrymave dhe i stileve letrare. Kemi patur e kemi artistė tė mirė, por me 50 apo 100 vjet vonesė. Gjithsesi, artistėt bashkkėkohor tė fjalės nuk na kanė munguar. Pėrmendim Mjedėn (i cili vargėzonte nė tė njejtin nivel dhe regjistėr me poetėt e mėdhenj italianė: D’Anuncio, Paskoli, Karduēi), Koliqi, i cili vijon tė jetė ende bashkėkohor, Anton Pashku, udhėrrėfyesi i prozės moderne nė letėrsinė shqiptare, etj.

- Studiues tė shquar tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe: Krist Maloki, Kolė Ashta, Justin Rrota, Selman Riza, Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, etj.

- Helenistėt dhe Latinistė e pėrkthyes tė mėdhenj shqiptarė: Gjon Shllaku, Henrik Lacaj, Pashko Gjeēi, Mark Demaj, etj.

- Humanistė shqiptarė me jehonė europianė: Marin Barleti, Marin Beēikemi, Gjon Gazulli, Leonik Tomeu, Andrea Aleshi.

Kėto argumente qė dhashė, ēka se pėr t’i pėrmbledhur tė gjitha nuk mjaftojnė as tri gazeta, krijojnė pak a shumė portretin e sė drejtės morale qė ka gegnishtja pėr t’u rikthyer, pėr t’u rivlerėsuar e pėr tė marrė vendin qė i takon. Nevoja e rishqyrtimit tė standartit nuk ka tė bėjė thjesht me ndonjė tekė apo trill, po me diēka tjetėr shumė tė rėndėsishme. Duke u mėnjanuar gegnishten nė njė mėnyrė kaq fatale, mėnjanohet Eposi i Kreshnikėve, trashėgimia folklorike e Veriut, Visaret e Kombit, Fishta me epikėn e fundit shqiptare, mėnjanohet Mjeda, Koliqi, Migjeni, Camaj. Qysh tashti, shumica dėrrmuese e nxėnėsve shqiptarė tė trevave tė Jugut, nuk janė nė gjendje t’i lexojnė autorėt e traditės gege. Mbas pak, kėta autorė nuk do tė jenė nė gjendje t’i lexojnė as nxėnėsit e trevave tė Veriut!

Nxėnėsit e shkollave tona shqiptare mėsojnė anglisht, frėngjisht, gjermanisht, spanjisht, por nuk mėsojnė gjuhėn e folur nga 70% e shqiptarėve, pra gegnisht!

Nė mbyllje, mė duhet tė them se para se ta nisja kėtė shkrim, disa miq mė thanė se mund ndokush mund ta trajtojė kėtė qėndrim si pėrēarės. Pėrgjigja ime ishte dhe mbetet: Pėrēarja ėshtė kryer tashmė qysh nė Kongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972. Ajo qė synohet tashti ėshtė bashkimi.

 

 


Prej arkivit tė Albanovaonline:


- Mustafa Merlika Kruja, Mendime mbi trajtimin e nji gjuhe letrare shqipe
- Genc K. Hoti,Tragjedia historike dhe politike e gjuhes shqipe
- Ledia Dushi, Gegnishtja sot dhe elbasanishtja
- Genc K. Hoti, Ēfare perfaqeson Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i vitit 1972?
- Daniel Gazulli, Mbi identitetin kombetar dhe shqipen e njesueme
- Mergim Korēa, Per shendoshjen e mushkerive te gjuhes shqipe
- Willy Kamsi, Gjuha e perbashket shqipe dhe gegnishtja

etj... Per gjuhen

 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."