Written by jozef martini   
Friday, 19 September 2014






ME RASTIN E VIZITĖS PAPA FRANCESKUT NĖ VAZHDIM T'ASAJ TĖ PAPĖS GJON PALIT TĖ II-TĖ

 

 

 

 

 






Atė Giovanni Fausti,

 

jo vetėm martir i principeve tė tij, por edhe

Mėndje Parashikuese Hyjnore !

 




Mėrgim Korēa


Po e fillojmė kėtė shkrim me si qé shprehur Papa Gjon Pali i II-tė gjatė vizitės sė Tij nė Shqipėri, me ē’rast pati thėnė : ... “ Historia ende nuk ėshtė njohur me ato qė kanė ngjarė nė Shqipėri ... kėsisoji tė dashur shqiptarė, nė dramėn tuaj duhet tė jet’i interesuar mbarė kontinenti Europian nga qė ėsht’e nevojėshme qė Europa mos tė harrojė.”

Nga ana tjetėr nuk ka se si tė mos e rikujtojmė pėrgjatė kėsaj hyrjeje pohimin madhor tė ish Presidentit Reagan i cili,  kur i paten drejtuar pyetjen se ē’ishte fuqija shtytėse e komunizmit, qe pėrgjigjur shprehimisht : … “ Ėshtė cmira e turmės sė paaftė.“

 

Lidhur me trajtimin e morķsė sė ēėshtjeve qė lidhen me kėta dy pohime kanė shkruar analistė si edhe studjues tė shquar me ē’rast, sa pėr tė cituar ndonjė syresh, nuk mund tė shmangemi pa i pėrmėndur faktet e panumėrta tė pėrjetuara nė vetė tė parė nga shkrimtari i shquar Visar Zhiti, ose dokumentacionet e pafund arkivale tė sjella nga Dr.Pjetėr Pepa, nga historiani Uran Butka, ose analistėt Agim Musta, Fritz Radovani, etj. etj. tė cilėt kanė sjellė nėpėrmjet kujtimesh personale si edhe kujtimesh vjelė nga pjesėmarrės aktivė nė ngjarjet e trajtuara ose dokumentash autentike arkivore,  tė vėrteta tė cilat ose ishin lėnė tėrėsisht nė hije e si vijim krejtėsisht nė harresė, ose ishin shtrembėruar me themel !  E doemos pėrgjatė kėsaj hullķje nuk mund tė lihen, sė paku pa u zėnė nė gojė, fakte qė ata vetė “ulėrijnė” se si historianė e gjithashtu edhe shkrimtarė pararojė dhe elitįrė tė dikurshėm tė t’ashququajturit Realizėm Socialist, e kanė pretendimin t’a rishkruajnė sė rishmi po ata vetė historin’e 47 viteve tė diktaturės gjakatare komuniste !  E si po mėtojnė ata t’ia arrijnė kėtij qėllimi ?  Nga njera anė duke i quajtur gabime tė rėnda ngjarjet si edhe politikat e shkuara pėr tė cilat ata vetė, si pjestarė tė forumit mė tė lartė partiak pėrgjatė votimit tė vendimeve kishin ngritur lart tė dyja duart nė shėnjė miratimi e sot, me njė pafytyrėsķ tė skajėshme e tė transformuar nė demokratė tė shtirė,  duan sė rishmi tė jenė nė krye tė atyre q’e shkruajnė historinė !   

 

 

Kėsisoji ajo e keqja e pėrcaktuar me cilėsorin egoizėm, tė cilėn mendimtari i madh Baba Rexhebi e quante e keqja nga mė tė mėdhat’e njerėzimit, ishte A-ja mbi tė cilėn u ndėrtua i ashtuquajturi pushtet popullor demokratik qė duhej t’a besonte bota por qė nga diktatori i ardhshėm quhej edhe diktatura e proletariatit !  Ēfarė absurditeti : ishte shtet demokratik apo diktaturė ?    

 

E pikėrisht rreth kėsaj cmire tė skajėshme qė kishte diktatori i ardhshėm si intelektual dėshtak qė ishte, i krahasuar me intelektualėt dhe patriotėt e mirėfilltė, e mėkuar kjo cmirė pikėrisht asaj turmės njerėzore tė paaftė, duke qen’e mbėshtetur nė faktin qė vėndi ynė ishte i shkelur nga kėmb’e huaj, nėn maskėn e s’ashtuquajturės Luftė Nacional Ēlirimtare, u kalua nė luftė civile. Pikėrisht objektivat pėr t’u arritur, mjetet e pėrdorura gjatė kėsaj lufte, rrjedhojat si edhe pasojat e tyre janė pėrshkruar nga analistėt si edhe studjuesit qė zumė nė gojė nė fillimin e kėtij shkrimi me shitjen totale nga ana e diktatorit tė interesave tė vėndit shteteve tė huaja filluar kjo me Jugosllavinė, vazhduar me B.Sovjetik e nė fund Kinės.  Krimet e pėrgjakėshme kryer vetėm me vetėm pėr t’a mbajtur pushtetin, e nė fund mjerimi ekonomik q’e pėrfshiu vėndin si pasoj’e tė gjithė kėtyre faktorėve qė u kulmuan me shkėrmoqjen e komunizmit  nė Shqipėri mbas shėmbjes sė Murit tė Berlinit, ēuan nė atė qė u quajt ekzodi popullor shqiptar, ēfaqje nga mė tė shėmtuarat q’i ngjau popullit tone : braktisja e Atdheut !   

 

 

Pėr tė gjitha kėto studjuesit e ardhshėm, duke lexuar shkrimet si edhe analizat qė zumė nė gojė, e duke i krahasuar kėto edhe me dokumentat arkivale, me aq sa do tė mund tė gjėnden, e duke i lexuar edhe ē’kanė shkruar edhe ish historianėt si edhe shkrimtarėt e realizmit socialist para 1991-it si edhe nė vazhdim, do tė dijnė nga ē’kėnd vėshtrimi dhe me ē’sy t’a gjykojnė periudhėn e diktaturės nė Shqipėri. Ky fakt, deri nė njė fare mase, na qetėson se e drejta dhe e vėrteta do tė dalin nė shesh.  Mirėpo ėsht’edhe njė anė tjetėr e medaljes e cila, duke qenė disi mė e padukėshme, ka tė ngjarė qė t’a mbulojė tisi i harresės. Pikėrisht rreth njerės nga kėto dukurķ do tė pėrqėndrohemi sot.          

 

 

Duhet tė kthehemi me mbrapavėshtrim nė muajin dhjetor tė vitit 1945.  Arrestohen Patėr Giovanni Fausti, Patėr Danjel Dajani si edhe Patėr Gjon Shllaku, ndėrmjet 39 tė arrestuarve tė tjerė.  As dy muaj hetime dhe me 31 janar 1946 fillon gjyqi i tyre. Gjyqi zgjat vetėm tri javė.  Si tė quhet … gjyq rrufe ? 

 

Megjithatė studjuesit e ardhshėm i gjejnė si shkresėn e cila kėrkonte miratimin e vendimeve tė marra, (shtatė prej tė cilėve me vdekje), e dates 26 shkurt 1946 e gjithashtu edhe shkresėn miratuese nga Tirana :

 

Gjykatės Ushtarake Shkodėr

 

Gjegje shkresės nr. 6-55 datė 26 fruer 1946, e cila miraton vendimet e marra, (me nja dy ndryshime tė vogla) dhe e nėnėshkruar nga :

 

Ministri i Luftės dhe Mbrojtjes Kombėtare

 

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha     

 

Po ashtu studjuesit gjejnė edhe Proces-Verbalin e mbajtur nga zv/prokurori Tonin Miloti mė 4 mars 1946, ditėn e hėnė ora 5 tė mėngjesit, ku shėnohet fjala e fundit e tė ekzekutuarve ku, ndėmjet tė tjerėve, Patėr Giovanni Fausti kishte pohuar :

 

“Jam kondend se vdekja po mė vjen t’u krye detyrėn tźme. Dėrgoni shėndet jezuitėve, xhakojve, apostolikėve dhe arqipeshkvit. Rroftė Krishti mbret.”    

 

Ky pohim madhor pak a shumė ėshtė bėrė nga tė gjithė klerikėt qė janė pushkatuar si pasoj’e gjyqeve tė montuara dhe gjakėsore pėrgjatė diktaturės komuniste.

Mirėpo, sė pakut me aq sa kam lexuar unė nga shkrimet e analistėve edhe studjuesve, ėshtė njė moment nga gjyqi i patėr Giovanni Faustit qė mungon pėr t’a bėrė mė tė plotė profilin e Tij madhor.  Mua dy pohime tė klerikut Jezuit m’i ka pasė rrėfyer vite mė vonė Ernest Dema, i dėnuar me tė njejtin grup 39 vetash tė arrestuar e unė po i rikujtoj :

 

“… Kur u zhvillue gjygji nė Kinema Rozafatin e Shkodrės, salla e saj ishte e mbushun plot me tė ftuem ku nė rresht tė parė kishin xānė vźnd familje dėshmorėsh e nė vijim funksjonarė shtetnorė e mandej salla ishte e mbushun plot me antarė tė partisė komuniste. Kurse jashtė mė kanė pasė thānė se kishin vźndue megafonė por qi i hapshin edhe i mbyllshin prej mbrźnda sallės simbas dėshirės vrojtuesve tė partisė.  Ditėn kur na tė pandehunit kishim m’e thānė fjalėn tonė tė mrāme, Atė Giovanni Faustin e prūne tue e tėrhjekė zharg (zvarrė) dy partizan se aj vetė s’muejte me ecė kah ia kishin thye gjūjt edhe kāmbėt nji natė mā parė nė tortura. Kur i erdhi rralla me folė Patėr Faustit Aj iu drejtue trupit gjykues mā s’pari tue u thānė : -- “ … Ju nuk keni m’e besue por mbrāmė, pėrgjatė tānė natės, un i jam lute Zotit me ju a falė mėkatet se sinqerisht jam i bindun se ju nuk dini se shka bāni !” -- 

 

Doemos ky pohim i thėnė publikisht nė sallėn e kinemasė adaptuar si sallė gjyqi si edhe fjala e fundit e Tij para skuadrės sė pushkatimit, pėrbėjnė dėshmķnė se si Patėr Giovanni Fausti shkoi drejt martirizimit tė Tij i ndėrgjegjshėm sa u takon principeve tė Tij.  Mirėpo nė vazhdim tė fjalės sė Tij tė mrāme, Patėr Fausti shprehu me zė tė lartė edhe njė pikėpamje tė Tijėn e cila sot, hiē mė pak por mbas 68 vitesh, pa asnjė lloj mėdyshjeje nuk do t’ishte e drejtė t’a quanim thjeshtė parashikim por, e thėnė nga Ai, thuajse ¾ shekulli mė pare, si edhe nė kushtet e Tij, mund t’a emėrtojmė njė vegim qė iu dha Patėr Faustit nga lart e qė sa mė shumė qė kaluan vitet vjen e merr pamjen e njė parashikimi hyjnor …  

 

 

Mbas pohimit tė pare lidhur me lutjet qė Patėr Fausti i kishte drejtuar Zotit sa i takonte faljes mėkateve tė atyre qė nuk dinin  se ē’bėnin, (sipas Patėr Faustit), Ernest Dema pati vazhduar e mė tregoi pohimin e dytė tė klerikut Jezuit Patėr Faustit : -- “ E kam bindjen se ju nuk dini se shka bāni kah shtegu t’cillit ia keni hye fillimisht āsht kah ju bān me veprue kundra intelektualve t’mirfilltė e s’bashkut me ata edhe kundra klerit katolik si kleri mā i ngritun nga ana intelektuale e prandej fillimisht mjer intelektualėt si edhe klerikėt ! Nė vazhdim mjer tė kįmunit !  Mbas tyne mjer klasa katundare se ē’ka me hjekė ! Nė vijim, shtegu juej ka me ju ēue drejt asaj qi pėr klasėn puntore t’cillėn keni m’e krijue, tė thuhet mjer ajo ! Pėrgjatė ksi shtegu mandej mjer e gjithė kategorija drejtuese e cilla e mbėshteti krijimin si edhe forcimin e shtetit tė diktaturės proletare e mandej si e verbėt ecte mbas gjurmėve tė diktatorit ! E s’fundit mjer i gjithė populli !                                

 

Pėr tė vėnė nė dukje se si gjyqi qė po trajtojmė rreth klerikėve nė Shkodėr i filluar me 31 dhjetor tė vitit 1945 ēonte nė vėnd flakė pėr flakė frymėn politike zyrtare tė P.K. Shqiptare tė asaj kohe ku, nė Plenumin e V-tė tė K.Q. tė P.K.Sh.-sė mė 21 shkurt tė vitit 1946, Enver Hoxha pati thėnė :

 

“ Nuk e kemi drejtuar popullin tone sa duhet drejt vėllazėrimit tė shėndoshė me Jugosllavinė, qė ėshtė njė konditė e domosdoshme pėr ekzistencėn e vėndit tone.”

Ja edhe zbatimi i kėsaj fryme sipas sė cilės prokurori Aranit Ēela u drejtonte akuza  tė pandehurve me ulėrima :

 

 “ Tė pandehurit kanė shkruar e bėrė thirrje pėr Shqipėrinė etnike ! “

 

Pra kėrkesa pėr bashkim tė trojeve shqiptare konsiderohej tradhėtķ dhe dėnohej me vdekje !(?)  

 

Ja edhe njė akuzė tjetėr e prokurorit gjakatar Aranit Ēela :

 

“ Kėte herė populli ka vėnė me shpatulla pėr muri dhe i kėrkon llogari njė pjese tė klerit katolik tė cilėt…Kanė zhveshur shpatėn e tradhėtisė kundėr popullit. “

U cituan kalimthi vetėm kėta pak fakte qė tė spikasė se si ne edhe sot mbas 68 vitesh, duke e njohur rrjedhėn e historisė, tamam qė ēuditemi me kthjelltėsin’e tė parashikuarit tė ngjarjeve nga ana e  Patėr Giovanni Faustit sikur faktet tė kishin ndodhur !  Ja edhe njė ilustrim akoma m’i pėrqėndruar.  Zoi Themeli ishte aso kohe Kryetar i Degės sė Brendėshme tė Shkodrės. Gjakatar dhe torturues i tmerrshėm. Ai me hetuesit e tij e katandisėn Patėr Faustin t’a tėrhiqnin zvarrė kur e futėn nė sallė se ia kishin thyer tė dyja kėmbėt me tortura.  E Patėr Fausti, nė ato kushte e shikonte si njė vizion se si Zoi Themeli do tė internohej familjarisht nga partija e tij komuniste e, duke qen’i internuar nė Ēermė tė Lushnjes jo vetėm qė iu vetėvar atje edhe e bija por ai sė bashku me ministrat e brėndshėm tė pushkatuar qė nga Koēi Xoxi e nė vazhdim … do tė katandiseshin  nė tė mjerė se ēdo t’i gjente nė tė ardhmen nga egoizmi i diktatorit !       

Prandaj, shikuar me sytė si edhe njohuritė tona tė sotme, jo vetėm qė na mahnit kthjelltėsija e drejtėpeshimit e nė vazhdim e parashikimit tė ngjarjeve nga ana e Patėr Giovanni Faustit sa qė, tė trembur se mos koha do t’a mbėshtjellė me njė tis harrese kėtė fakt e nuk do t’a radhisė mes fakteve historike, duam qė realiteti i pėrjetuar nga Ernest Dema me shokė tė trashėgohet. Kėsisoji studjuesit e ardhshėm t’a kenė edhe njė pike reference pėr atė periudhė ku mes atyre qė do tė pushkatoheshin, veē pėr hir tė egoizmit tė diktatorit,  martiri Patėr Giovanni Fausti, lidhur me qėndrimet e Tija, mund tė thuhet me plot gojėn, se qé njė Shėnjtor ende i pashpallur !  


_____________________________________________
Prej arkivit tė Albanovaonline:
-
Giorgio Silvestri, Giovanni Fausti (1899-1946)
-
Pjetėr Pepa, 4 mars 1946, pushkatohen At Gjon Fausti, At Daniel Dajani, Pater Gjon Shllaku, seminaristi Mark Ēuni...






 





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."