Written by jozef martini   
Wednesday, 18 June 2014


INSTITUTI I PROMOVIMIT TĖ VLERAVE NĖ GJUHĖN SHQIPE ORGANIZON KONFERENCĖN E DYTĖ MBARĖKOMBĖTARE NĖ ELBASAN


 

 

Gegnishtja sot dhe elbasanishtja


 

Ledia Dushi

(diskutim mbajtun nė Konferencen e Elbasanit)

 

 

Tė nderuem zoja e zotnij,

Ju pėrshėndes dhe ju falenderoj pėr mikpritjen.

Nė fakt, lidhun me temėn e kėtij takimi, “Gegnishtja sot dhe elbasanishtja”, ka kohė qė poetėt dhe gjuhėtarėt e qytetit tim, e kanė konsiderue si tė njejtėn gja.

Kam ndigjue ndėr vite se ka prej atyne qė mendojnė se na nuk e njihkemi standardin, prandaj provojmė me shkrue n`gegė…

Asht i thjeshtė standardi, asht gjuhė pėr dokumente e shkresa, ndėrsa letėrsia, poezia nė veēanti, asht e madhe pėr me ndejė mbrenda thesit te standardit.  

Mė lejoni t`ju them dy fjalė nė lidhje me diēka qė tashma e konsideroj grimcė nga jeta ime. Sapo kisha fillue studimet ne universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, kur m`u botue libri i parė. Poezitė e mija ishin shkrue ashtu siē mė vinin, shut siē mė dritėsonin figurat mbrenda meje, unė thjesht i ndjeja n`atė mėnyrė. Fitova njė konkurs tė shpallur n`atė kohė nga Fondacioni SOROS, cili mė mundėsoi botimin e atij libri. Po i njėjti libėr, nji vit ma vonė u vlerėsue me ēmimin “Penda e Argjendtė” nė konkursin vjetor qė organizohet gjithnji nga Ministria e Kulturės nė fund tė vitit.. Nė motivacionin qė shoqėronte simbolikėn shkruhej ndėr tė tjera, “edhe pėr rigjallėrimin e gegėrishtes letrare”. Tė nesėrmen e nė ditėt n`vazhdim, kur prisja ndonje shkrim inkurajuas, nė nji nga revistat e kohės, shkruhej gjithēka tjetėr e tipit, shkruan gjuhėn e plakave dhe furrtarėve tė Shkodrės, po ndjek variantin e ndarjes ashtu si Pipa nėn ndikimin e serbėve etj., e kurrnji fjalė nxitėse a mbėshtetėse. Bahet fjalė pėr vitin 1998, kur isha thuajse 20 vjeē.

Mbeta e ēuditun dhe e topitun nga mllefi. E pėr ma tepėr, askush nuk shkroi dy fjalė mbrojtėse apo mbėshtetėse. E pėr ma tepėr ma tepėr, nji nga profesorėt e mij tė gjuhės, pra nji shkodran qė asht ba pėr “ndjesė paste”, pėrpara gjithė kursit tė studentėve u shpreh, “kjo nuk din gja mor, por e nxisin priftat…”

Pse gjithė ky tmerr e mllef n`lidhje me gegnishten?!

Njeni prej shkrimtarėve ma t`ndigjuem shqiptar shkroi se, nėse poezia asht e mirė, ē`tė keqe ka nėse shkruhet gegnisht. E kėshtu u mbyll ajo qė unė e quejta grimcė.

Sigurisht, ma vonė kam botue edhe dy libra tjerė. Personalisht nuk e kam marrė seriozisht shprehjen e motivacionit nė lidhje me “rigjallėrimin”. I kam njohun tė gjithė autorėt e kjo mėnyrė t`shkruemi, pėr mue, s’ishte ndėrpre asnjiherė. Nuk thashė asgja, thjesht rilexova Camajn e Pipen. Takova e fola eshe me ata qė mė kishin “fshikullue” e mė kujtuen, kinse pėr tė mirėn teme se, gegnishtja paska vdekun e nuk ka me m`lexue njeri… Por ket` gja nuk ma kanė thanė vetėm toskėt.

Rilindja Kombėtare pėrvijoi dy variante letrare, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. Kjo gja u shoqnue me pėrpjekje t`vazhdueshme pėr afrimin e tyne  dhe realizimin e gjuhės letrare. Shqipja shkruhej nė disa alfabete, si : latin, grek, turko-arab. Arritja e parė ishte krijimi i nji alfabeti. Ket` detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit. U banė shumė diskutime dhe u vendos ai alfabet qė pėrdorim edhe sot. E randėsishme asht tė pėrmendim se, kongresi e la t`lirė edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, tė cilin askush nuk e hoqi  por koha solli tė pėrdoret vetėm ai qė u vendos me shumė debat.

Mbas alfabetit, hapi ma i randėsishėm pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, ishte puna e qė u ba nga “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni zgjodhi mėnyrėn ma tė mirė dhe tė sprovueme nga modeli botnor lėvrimin e gjuhės letrare shqipe nėpėmjet zhvillimit tė letėrsisė shqipe. Komisioni kishte gjuhėtarė dhe shkrimtarė, tė cilėt filluen punėn pėr formimin e nji gjuhe letrare tė pėrbashkėt tue vlerėsue nji variant letrar tė mesėm, pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat duhet thanė se ndikuen nė njėsimin e shqipes sė shkrueme. Kongresi i Lushnjės (1920) i aprovoi ato. Duhet evidentue se ato u zbatuen deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Mbas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njėsimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarde) dhe tė drejtshkrimit tė saj, filloi tė konsiderohej si nji veprim politik. E organizueme nga Instituti i Shkencave i cili krijoi komisione pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit, tė cilat fillonin punėn me thirrje pėr partinė dhe “shokun  Enver”, kuptohet, kėtu nuk mund tė merrnin pjesė “armiqtė e popullit”,  nji pjesė e konsiderueshme e tė cileve, ishin punėtorėt ma tė mirė pėr zhvillimin e gjuhės letrare. Gjatė viteve 1948-1966 u hartuen disa projekte tė shoqnueme me nji fushatė anti-gege. Tė gjithė hajdutat, kriminelat e prostitutat flisnin gegnisht. Burgjet u mbushen me intelektualė, klerikė tė cilėt ishin veprimtarėt mė tė rėndėsishėm. Shumė prej poetėve, shkrimtarėve u shpallen armiq dhe veprat e tyne u bane t`pakenuna. Me 1967, u botue nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”.

Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, nė vitin1968, e udhėhequn nga parimi “nji komb-nji gjuhė letrare”, aprovoi projektin e 1967-ės. Simbas mendimit tim kjo ishte nji ēudi. E them ket`  sepse ishte gegnishtja ajo qė i bėri ballė pėr 13 shekuj me rradhė gjuhės serbe dhe kjo s’kishte pse t`i adresohej tosknrishtes. Harruen nji vepėr tė tanė tė Fishtės ngjizun n`mijra vargje grumbullue n`folklorin e malėsive.

“Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes” tė vitit 1967 u vendosen pa asnji diskutim public. U paraqiten pėr diskutim nė Kongresin ( pėr respekt tė Gjuhes Shqipe nuk u quajt as kuvend) e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipes, qė u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, u perzgjodhėn, ashtu si nė Kongreset e Partisė, delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipnisė, si dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, i cili pasi analizoi tė gjithė punėn e bame deri atėherė pėr njėsimin e gjuhės letrare, miratoi nji rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”, gjuhėn nė tė cilen flet edhe udhėheqėsi i Popullit dhe i Partisė. Kėshtu tosknishtja u ba baza e gjuhės zyrtare dhe s`e di se me ē’tė drejtė u quejt shpesh edhe gjuhė letrare.

Vit mbas viti u punue pėr largimin e gegnishtes deri ne propozime, ju kėrkoj ndjesė pėr fjalen, “injorante” si, ta kthejm nėpėr tekstet shkollore Migjenin tosknisht. Mėsueset “krenoheshin” se nxanėsit e tyne lexonin dom Ndre Mjeden si ma poshtė: Po shkrihet debora/ dimri po shkon/ bilbili i varfer/ pse po gjemon. Fishta u konsiderue si nji prift i “pa talentuar”. N`teatrin e Shkodres nji aktor me qeleshe thoshte n`dramė “si veni burra”. Poet tė talentuem i shkruen apo i kthyen poezitė e tyne n`standard tua lanė diku mbas vetes figurat e shkėlqyeme qė mund tėthuhen vetėm gegnisht. Kjo gja u shkaktonte dhembje n`shpirt e jeta e tyne ecte vshtirė nė ket` jetė ku grimcat e bukura t`poezive ngacmojnė andrren e sjellin nji jetė t`humbun.

Kujtoj kėtu me tanė forcėn e respektit Federik Reshpen e ma Zef Zorben e ma Primo Shllakun, Sandėr Geren, Anton Ēefen… Edhe sot, fatkeqsisht nxanėsit tonė nuk mund t`lexojnė me Fishten, Mjeden, Xanonin, Shiroken, Mosin, Koliqin, Camajn e deri tek ata qė i dhanė jetė gjuhės shqipe, Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin. Nuk mund ta kuptoj se ēfarė bahet, si mundet qė e gjithė pasunia shpirtnore shihet n`ket mėnyrė.

Dikush me tha se mos duhet ta harrojme Frashrin, Ēajupin, Asdrenin, Poradecin, t`mrekullueshmin Mitrush Kuteli. Askush nuk mund ta thotė ket` gja e tė quhet artist. Pse na vyen me u fut n`ket` diskutim kur na mund dhe duhet t`i mėsojmė tė gjithė nė shkollė nė orėt e mėsimit tė veēanta. Pse duhet me diskutue se cili asht me i miri.

Zoja dhe zotnij, unė thjesht tregova diēka, mendime e ngjarje pėr me fitue tė drejten qė me thanė diēka pėr grupin tonė. Gabimisht, ka njerėz qė mendojnė se ne duem me “vendosė gegnishten dhe me heq tosknishten”. Na jemi bashkue me dhanė kontributin tonė pėr gjuhen shqipe, pėr pasunimin dhe zhvillimin e saj. T`mendosh se mund t`zhvillosh gjuhėn tue pėrjashtue, n`ket` rast, gegnishten, ke mundue diēka qė nuk mundet me ndodhė.

Nji miku im pogradecar m`pati thanė se “nė tė vėrtetė poezia nė gegėrisht tingėllon bukur“, madje, tue kene pėr profesion actor, thuejse i vinte aftėsitė e veta n`prove tue thane batuta n`gegnisht.

Po, asht e vėrtetė, se poezia asht, pėr sa mundet, gjuha e shpirtit dhe shpirti asht gjallesa e kombit, prandaj n`shumė vende asht gjuha e poetėve ajo qė asht ngrite n`normė.

Asht i pafalshėm krijimi i nji mjedisi ku tė tretet gjithė ajo pjesė e shpirtit tė kombit punue e mbledhun n`ato treva ku “hapte flatrat e mnershme/ me thoj t`pėrharkuem/ qė i pėrshndrisnin/ Shqipja arbnore”.

Asht pjesė e shpirtit dhe e gjallnimit tė gjuhės shqipe, asht pjesė e kombit.

S’ishte as nė diskutim Kosova, kur shqipja jonė ishte me dy krena!

Ju falemnderės!

 





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."