Written by jozef martini   
Monday, 24 March 2014






“Fjalor i Fotografisė” i Vrionit - Njė fjalor drite

 

 Astrit Lulushi

 

Jo mė shumė se dy dekada e gjysmė mė parė, nje aparat fotografik ishte send tepėr i rrallė, krahas njeriut tė lirė apo pas automobilit privat i cili nuk ekzistonte. Sot, ėshtė e tepėrt tė thuhet se fotografia konvencionale dhe ajo dixhitale, kanė hyrė kudo. Dhe njė fjalor teknik pėr tė shpjeguar sa mė shumė fjalė tė terminologjisė sė fotografise, shqipes i duhej.

Ky Fjalor i lypur vjen nga Qerim Vrioni, studiues dhe gjurmues, mbledhės i fotografise shqiptare, nxjerrės nė dritė i figurave tė saj;me librat e tij si “Fotografia njė grusht Diell” apo “150 vjet fotografi shqiptare”.  Synimi e fjalorit. i ēdo fjalori, ėshtė sa maksimalist dhe minimalist; “Fjalori.” i Vrionit ėshtė edhe pėrparėsor (mbi tė dyja), sepse; kalon n[ėr njė udhė tė pashkelur; mbulon rreth 600 fjalė  (jo pak pėr njė fjalor zhargon) tė fenomenit tė artit fotografik; dhe nėse lexohet faqe –pas-faqe mėson mbi procesin e prodhimit tė njė objekti nėpėrmjet veprimit tė dritės, rrezatimit apo ndjeshmėrisė sė saj, ku drita lė gjurmė, gdhend; “foto-grafi” “gjurmė-drite”, ky ėshtė kuptimi nė shqip.

 “Fjalor i fotografisė” dixhitale dhe konvencionale i Qerim Vrioni ėshtė udhėzues i rėndėsishėm pėr studentė e profesionistė njėsoj, sepse nė kėto kohėra zhvillimesh tė vrullshme teknologjike, dhe vende pa kufij tė mbyllur, fotografi sado me pėrvojė nė profesionin , bėhet brenda natės, i ri a student.

Fjalori (176 fq) ėshtė referencė e shkėlqyer, plot pėrkufizime tė termave dhe njohuri nė zgjidhjen e problemeve gjatė pėrdorimit tė njė aparati ose kamera dixhitale pėr tė fotografuar dhe retushuar nė mėnyrė dixhitale.

Fjalori i Vrionit ėshtė i llojit bifokal, sheh larg dhe afėr, maksimalist dhe minimalist, ndėrsa pėrpiqet tė mbulojė njė pjesė tė terminologjisė pėrkatėse. Fjalori i Vrionit ėshtė here-herė njė gjuhėsh, dy gjuhėsh, sqarues, analizues, i plotė, biografik, ku pėrdoruesit mund tė kuptojnė tekstet teknike nė shqip a tė pėrkthyera dhe tė prodhojė tekste tė reja. Bibliografia e pasur, tregon se autori ka kryer kėrkime disa vjeēare, siē e thotė edhe vetė, nė biblioteka tė shumta si nė Amerikė edhe nė Evropė e Shqipėri.

Gjuha shqipe ėshtė e re nė tė shkruar; alfabeti i saj i njėsuar u miratua rreth 105 vhet nga Kongresi i Manastirit; historia e fjalorėve tė saj ėshtė thuajse njėsoj nė moshė; ndėrsa ajo e fjalorėve teknikė ėshtė thuajse e re. Qerim Vrioni me Fjalorin e tij tė Fotografisė tė kujton amerikanin Noa Webster’ nė vitin 1806 Noa botoi njė Fjalor tė pėrmbledhur i gjuhės angleze me jo mė shumė se 20 mijė fjalė; sot Fjalori ka mbi 150-mijė fjalė e shprehje, dhe vazhdon tė botohet me tė njėjtin emėr, Webster’s Dictionary. Me kalimin e viteve, pėr hir tė shqipes,  tė njėjtin fat urojmė tė ketė edhe Fjalori i Vrionit

 

 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."