Friday, 24 January 2014






Edhe nji herė: Enver Hoxha, komandant 187 ditėt e fundit!

  

 

 

Albanovaonline

 “Pėrsa i pėrket kontributit tė Enver Hoxhės, tė komunistėve nė Luftė, ky ėshtė njė fakt dhe ne nuk duhet tė kemi hezitim qė kontributi i tyre ka qenė maksimal. Lufta ėshtė udhėhequr nga Partia Komuniste e Shqipėrisė” tha Kryetari i Parlamentit nė  nji intervistė (ēudi, nuk po perdoret ma termi “spiker*”) e jo nė fund tė viteve ’80 tė shekullit tė kaluem, kur nocionet e historisė disa i kishin vetėm prej propagandės sė filmave tė realizmit socialist, por bash mbramė, 23 janar 2014! Pyetja asht: nuk e din apo nuk don me e ditė tė vėrteten? Me qė s’shton asgja tė re, por veēse i shtohet rradhės sė atyne qė publikisht, pa e thanė drejtpėrdrejtė, punojnė pėr apologjinė e figurės sė Enver Hoxhės jemi tė detyruem qė kėtij insistimi me iu pėrgjigjė po me insistim. Asht vetėm ma i mrami ndėr nji seri qė thotė tė njajtėn gja, prandaj… po e ripėrsėrisim me tė njajtin formulim si pėr tjerėt:

... Si shpesh kohėt e fundit hidhej ideja prej nji grupi me nji prejardhje tė caktueme, simbas sė cilės jemi herėt pėr me e gjykue historikisht figurėn e diktatorit, ēka tregon nji pėrpjekje mjerane pėr me pregatitė apologjinė. Tashma kena arritė nė konfirmimin e vlerėsimit pozitiv. Kėtė fakt e vėrteton trajtimi i figurės sė tij bash simbas rrenave e propagandės sė vetė Hoxhės... Do ishte mirė qė Spikeri i Kuvendit, apo tjerėt, me e vėrtetue si kanė arritė nė kėtė pėrfundim qė "rastėsisht" asht konform propagandės enveriste! Mbi ē'studime?! Problemi s'asht se burimi janė vetėm fjalėt e Hoxhės, mbasi edhe ato kishin me e ēue nė pėrfundim tjetėr, por tė menduemit me kokėn e Hoxhės. 
Pėr raportin e Enver Hoxhės me Luftėn Nacionalēlirimtare po sjellim nji pjesė tė nji shkrimi ma te gjatė prej arkivės sė Albanovaonline me fakte numrash e jo fjalė boshe.


Fragment prej shkrimit "Enver Hoxha":

...Edhe pse nuk ėshtė ashtu, pėr tė pėrcaktuar pėrmasat e pjesmarjes sė Enverit nė kėtė luftė do tė pranojmė se PKSh u formua me 8 nėndor 1941 dhe Shqipėria u ēlirua mė 29 nėndor 1944.

Me rastin e 75 vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės u botua njė album fotografik ku, midis tė tjerash, jepej njė fotografi me diēiturėn: “Shoku Enver Hoxha, organizator, mėsues dhe udhėheqės i ushtrisė nacional-ēlirimtare”. Pikėrisht ky pėrcaktim u bė shkaku kryesor i nxjerrjes sė raportit tė Enver Hoxhės me luftėn e mėsipėrme, pasi arithmetikisht dihet se nga 2063 ditė qė zgjati pushtimi nazifashist, 946 ditė janė pa PKSh dhe 1117 ditė me tė. Nga ana tjetėr tė paraqesėsh si thelb tė tė gjithė luftės 2063 ditore 470 ditėt e ekzistėncės sė brigadave (15 gusht 1943 Brigada e parė) do tė thotė tė gėnjesh popullin tėnd duke i fshehur tė vėrtetėn se kush ka qėnė tehu kryesor i asaj lufte dhe cila ėshtė masa e pjesmarjes sė Enver Hoxhės nė kėtė luftė.

Lindja e ēetave tė Myslim Pezės dhe Haxhi Lleshit (kėta janė trajtuar si luftėtarė tė komanduar nga PKSh) nuk kanė asnjė lidhje me PKSh dhe figurėn e Enver Hoxhės; kėshtu qė nė etapat e para tė dukjes sė luftės (para 1941-shit) ne e pėrjashtojmė atė qoftė si organizator, qoftė si mėsues, qoftė dhe si udhėheqės. Kjo situatė, jashtė politikės sė PKSh, zgjati plot 946 ditė, ku populli shqiptar u ngrit nė luftė dhe komunistėt shqiptarė i pėrkisnin akoma modės politike. Me 16 shtator 1942 mbahet Konferenca e Pezės ku subjektet politike shqiptare vendosėn tė bashkojnė forcat kundrė fashizmit. Domethėnė vetėm pas 1258 ditėsh kemi tendencėn kombėtare kundėr pushtimit fashist dhe pėrsėri roli i Enver Hoxhės ėshtė zero. Bile nė atė konferencė, sipas tij, ai qe personi qė propozoi kryetarin e konferencės (nė kėtė detyrė ky qėnė patrioti Ndoc Ēoba, i cili nuk kaloi me Legalitetin, por u largua prej komunistėva shqiptarė, tė cilėt nė atė kohė bėnin totalisht lojėn e jugosllavėve pa asnjė veprimtari konkrete antifashiste). Domethėnė deri nė shtator 1942 roli i Enver Hoxhės ėshtė zero edhe pse ne pretendojmė se komunistėt nuk kanė qėnė nė atė mbledhje, nė tė kundėrtėn nuk kishte pse tė mbahej Mukja.

Sipas historisė sė PPSh-sė numuri i partizanėve deri nė fund tė vitit 1942 ka qėnė vetėm 2000 vetė, pėrveē njėsiteve guerile dhe ēetave tė fshatrave. Domethėnė pas 1364 ditėve pushtimi pėrsėri roli i PKSh dhe i Enver Hoxhės ėshtė i papėrfillshėm. Nė kėtė pikė historiografia shqiptare bėn gabimin e madh duke e quajtur konferencėn e Pezės si vepėr tė PKSh edhe pse nė atė kohė vetė partia e komunistėve tė rinj ishte e pa konsoliduar jo vetėm si forcė politike, por qoftė dhe si parti.

Me 10 korrik 1943 nė Labinot formohet Shtabi i Pėrgjithshėm i ushtrisė komuniste ku pėrsėri Enver Hoxha nuk shkon mė larg se propozuesi i drejtuesit tė mbledhjes (Mustafa Xhani); ndėrsa referatin e mban Ymer Dishnica. Nė atė mbledhje Spiro Moisiu caktohet komandant shtabi, ndėrsa Enveri komisar, gjithmonė sipas kėtij tė fundit. Atėhere ku ėshtė roli organizues, mėsues dhe udhėheqės i ushtrisė, tė paktėn deri mė 10 korrik 1943 i Enver Hoxhės? Deri mė tani ne kemi vėrtetuar, me fjalėt e tij, se ai ka qėnė vetėm vegėl nė duart e dikujt pėrderisa nė dy ngjarjet mė tė para, kryesore tė luftės nacional-ēlirimtare sipas komunistėve, ėshtė marrė me propozim “konkrete”.

Edhe viti 1943 mbyllet pa ndonjė bėmė nė lėmin ushtarak tė Enver Hoxhės. Por gushti i atij viti na jep njė informacion tė “ēuditshėm” mbi figurėn e kėtij njeriu jo vetėm nė sferėn ushtarake por dhe nė atė partiake. Nė mesin e gushtit, vendimtar pėr PKSh, mbahet nė Vithkuq njė mbledhje (me sa duket formimi i brigadės sė I-rė) ku bėhet dėnimi i marrėveshjes sė Mukjes (kjo e fundit 1-2 gusht 1943). Nuk na intereson dhe fort fakti i mbledhjes se sa renditja e personave nė atė mbledhje (kėtė fakt nuk e gjen nė asnjė botim tė propagandės sė PPSh-sė). Nė njė artikull me titull “Kush e vrau Mustafa Gjinishin?” tė botuar nė gazetėn “Bashkimi i Kombit” datė 31 gusht 1944, Nr 205, me autor Xhelal Staraveckėn (ish komandant i batalionit tė II-tė tė brigadės sė I-rė dhe i larguar nga ai post pėr tė njėjtat shkaqe si pėr rastin e Ndoc Ēobės), thuhet: “Nė krye tė mbledhjes Druzhe Miladini, nė tė djathtėn e tij Sejfulla Malėshova; mbas tij Enver Hoxha; nė krah tė Enverit Spiro Moisiu; mbas Spiros Dushan Gogozhani (kemi pėrshtypjen se duhet tė jetė Dushan Mugosha, GH)...”. Fakti qė Enver Hoxha ndodhet i treti nga njėri krah i kryetarit tė mbledhjes, pas Miladinit dhe Sejfulla Malėshovės, duhet tė tregojė se reputacioni politik i tij akoma nuk e kishte atė hapėsirė qė do tė merrte pas 1944-ės.

Viti 1944 ėshtė viti ku Enver Hoxha kalon nga kėrkushi nė gjithkushi dhe kjo jo vetėm pėr meritė tė tij, por edhe pėr shkaqe krejt tė tjera jashtė tij dhe tė panjohura akoma, tė cilat nuk janė dhe fort tė vėshtira tė zbulohen. Nė revistėn “Ngjarjet e muajit, vėll I, Nr 1 (botuar nga Zyra informative pranė Presidentit tė Sh. B. Tė Amerikės), Enver Hoxha del si komandant i ushtrisė me gradėn gjeneral-kolonel, kur nė Kongresin e Pėrmetit deri mė 26 maj 1944 komandant ka qėnė Spiro Moisiu. I gjithė tėrmeti politik nė gjirin e PKSh ka ndodhur pikėrisht nė atė kongres ku Enver Hoxha u “zgjodh” kryetar i Komitetit Antifashist Nacional-Ēlirimtar dhe i ngarkuar me punėt e Luftės e tė Mbrojtjes kombėtare. Domethėnė e gjithė veprimtaria e Enver Hoxhės nė lidhje me luftėn nacional-ēlirimtare ėshtė vetėm 187 ditė, baras me 9 pėrqind. A ėshtė e drejtė vallė qė pėr kėto 187 ditė ta quash Enver Hoxhėn prijės legjendar, organizator e strateg tė luftės nacional-ēlirimtare? A ėshtė e drejtė vallė qė pėr kėto 187 ditė ta konsiderosh Enver Hoxhėn si njeriun qė realizoi “Lirinė e pavarėsinė e atdheut”? Ja pėrse ne pretendojmė qė kongresi i Pėrmetit ka qėnė konkluzioni i fundit i skenave dhe prapaskenave politike pėr sundimin e Shqipėrisė. Ai ka qėnė fundi i vėrtetė i thelbit tė luftės nacional-ēlirimtare.

Si pėrfundim tė kėsaj pike themi se Enver Hoxha ka luajtur rolin e vet politik nė atė qė quhet luftė nacional-ēlirimtare vetėm 187 ditė kur dihen dy probleme mė tė koklavitura: pushtimi nazifashist nė Europė ishte nė dishezė tė plotė dhe ai nė Shqipėri (sipas pikėpamjes sė deritanishme) zgjati plot 2063 ditė. Lexuesi le tė konkludojė vetė mbi kėtė fakt kuptimplotė...


________________________________
Shkrimi i plotė:

Genc Hoti, "Enver Hoxha"


* (kjo terminologjia e pėrdorun prej sė majtės pėr tjetėr person nė tė njajtin rrol)