Written by jozef martini   
Thursday, 16 January 2014






RRUGA E PĖRPJETĖ DREJT EVROPĖS SĖ BASHKUAR

 

 

Eugjen Merlika

 

Viti 2014 e gjeti  Shqipėrinė mes halleve tė pėrditėshme tė njė jete qė shtrenjtohet gjithėnjė e mė shumė nė njė Vend qė shkon drejt varfėrimit tė pjesės mė tė madhe tė popullsisė. E gjeti me njė Qeveri, tė re nė moshė e nė fytyra, e me njė Kuvend ku shumica i ka tė gjitha numurat pėr tė bėrė edhe reforma tė rėndėsishme. Por muaji i fundit tė vitit tė vjetėr solli me vete njė zhgėnjim tė ri, atė tė mospranimit nga ana e Kėshillit tė BE tė kėrkesės shqiptare pėr shoqėrizimin, mos pranim qė pėrsėritet, nė mos gabofsha, prej katėr vitesh.

Ndėrkaq, nė mjediset e Evropės, u njoftua se, mė 1 janar 2014, klubi i Euros u shtua me njė antar tė ri, Letoninė, njė  republikė balltike ish sovjetike, me pak mė shumė se dy mil. banorė, qė filloi ecjen e saj drejt Evropės nė tė njėjtėn periudhė me ne e nė kushte pothuaj tė pėrafėrta. Sot treguesit ekonomikė tė antarit tė 18-tė tė Eurozonės janė tė lėvdueshme, pėr t’u patur zili edhe nga themeluesit e BE. Rritja e PBB nė gjashtėmujorin e parė tė 2012, nė zemėr tė krizės globale, ėshtė nė masėn 5,9 %, pėrqindja e interesit tė bankave nė 3 %, raporti defiēit PBB 1,3 % e borxhi i brėndshėm mė pak se 40 %.

Nė 1 janar edhe qytetarėt rumunė e bullgarė panė dritėn jeshile pėr tė punuar pa asnjė kufizim nė BE.

Njė kuadėr i tillė i Evropės na le hidhėsirė nė gojė, ne shqiptarėve, qė mbetėm duke pėrtypur si “Legjendėn e misrit” tė kujtesės migjeniane, iluzionin e njė premtimi qė, me “bujari” tė jashtzakonshme, politikanėt tanė e ndonjė kuadėr i lartė i BE na e shėrbejnė, nė kėmbim tė njė dėshire tė madhe pėr tė hyrė nė rrugėn e integrimit evropian. Psikodrama e refuzimit tė Evropės ndaj kėrkesave shqiptare fillon tė ndihet e tė rėndojė mbi shpresat e qytetarėve tanė qė, prej mė se njė shekulli, e kanė lidhur pėrfytyresėn e Shqipėrisė me atė tė shteteve t’Evropės.

Njėqind vjet mė parė, Evropa, edhe pse krijoi njė shtet tė gjymtuar shqiptar, u pėrpoq tė marrė nė dorė drejtimin e tij, nėpėrmjet KNK-it e Princit Wied, qė do tė vinin gurėt e parė tė shtetformimit nė rrugėn perėndimore. Atėherė rebelimi filoosman i Shqipėrisė sė Mesme ndėrpreu proēesin e sapo nisur evropian dhe lufta botėrore plotėsoi kuadrin ogurzi tė shtetit mė tė ri tė kontinentit. Sot quhemi ende tė papjekur pėr tė hyrė nė Evropė, nė njė proēes qė na gjen tė vetmuar, nė shoqėri tė Bosnjės e tė Kosovės.

Duhet tė jetė njė ēast pėrsiatjeje tė thellė pėr tė gjithė ata qė i besojnė ende ėndrrės evropiane. Kjo pėrsiatje nuk mund tė kufizohet nė deklaratat e qeveritarėve e tė politikanėve, nė shtyrje afatesh, qė pasohen nga shpjegime tė thata e nė shkarkime pėrgjegjėsish. Ajo pėrsiatje duhet tė jetė kėrkesė madhore e shoqėrisė, njė kėrkim llogarie i pėrpiktė  atyre qė kanė drejtuar Shqipėrinė nė kėta 23 vjet kalese, me pėrfundime kaq tė varfėra. Si nė tė gjitha krizat e mėdha tė historisė sonė, edhe sot ngre krye njė prirje pėr tė shkarkuar mbi tė tjerėt, mbi “burokracinė e Brukselit”, apo forcat anti-sistem tė Vendeve tė ndryshme, pėrgjegjėsinė e dėshtimit pėr tė satėn herė tė proēesit tė shoqėrizimit, kur edhe Sėrbia, para 15 vjetėsh nėn bombardimet e NATO-s, sot e gėzon atė status. Ajo prirje ėshtė tepėr e dėmshme, sepse largon vėmėndjen nga thelbi i problemit qė ėshtė njė dhe vetėm njė : paaftėsia e mungesa e vullnetit e klasės politike shqiptare, pėr tė sendėrtuar ato masa qė do tė plotėsonin kriteret e pranimit nė BE.

Njė Ministri integrimi, qė prej vitesh punon pa asnjė rezultat, asnjėherė nuk na ka thėnė shkoqur e shqip se ē’duhet tė bėnim konkretisht pėr tė respektuar kriteret, dhe pėrse nuk veprohej n’atė drejtim. Ėshtė folur gjithmonė nė terma tė pėrgjithėshme e nė tone triumfaliste pėr tė mbuluar njė kėrkesė qė, siē duket, nuk shkonte mbas mides sė politikanėve shqiptarė, “pa dallim feje, krahine apo ideje”. Ideja e integrimit nė BE binte ndesh me krijimin  e shtetit mafioz, nė tė cilin, synimi kryesor i pushtetarėve nuk ishte shėrbimi ndaj interesave tė Vendit, pra plotėsimi i kushteve tė kėrkuara, por pasurimi vetiak, familjar, klanor, partiak me ēdo mjet tė ligjshėm e tė paligjshėm....

Autoritetet e Evropės na thonė se duhet tė luftojmė mė mirė korrupsionin e duhet tė gjejmė nė institucionet gjuhėn e dialogut. Nuk di a do tė mjaftonin kėto arritje pėr tė sendėrtuar synimin, mbasi duhet tė shoqėrohen nga treguesit ekonomikė. Por qoftė dhe tfillimi i atyre dy kėrkesave nuk le asnjė shteg pėr tė shkarkuar te tė tjerėt sado pak pėrgjegjėsi, mbasi mbetet nder dhe detyrė e politikės dhe institucioneve shqiptare. Fjala “korrupsion” ėshtė ajo mė e lakuara nė historinė politike tė kėtyre viteve. Ēdo fushatė zgjedhore ka patur nė qendėr tė propagandės sė saj paditėse atė fjalė “magjike”, veshur kundėrshtarit tė rradhės. Nė vitet e fundit fjala zhdukej nga qarkullimi, sapo krijoheshin “koalicionet” qeverisėse e njė amnisti e pėrgjithėshme ndehej jo vetėm mbi nivelet e larta tė politikės, por edhe mbi vetė konceptin.

Shqiptarėt i besojnė “profetėve” ( tė tillė mund tė quhen ata qė janė nė politikė prej njė tė katėrt shekulli) tė tyre e janė gati tė votojnė kėdo qė i premton mė shumė, edhe nėse kėta premtime tė pambajtura pėrsėriten nė pafundėsi, pa ēka se kėta shquhen vetėm pėr demagogji e pėr pasurim. Institucionet e kontrollit tė zbatimit tė ligjit, prokurori e gjykata, marrin bajrakun e paligjshmėrisė. Simbas ambasadorit amerikan, rreth 80 % e sistemit ėshtė i korruptuar e simbas gojėve tė “liga”, pėr ēdo antar tė Gjykatės sė Lartė posti paguhet me 500.000 €. Ka njė ligj pėr kontrollin e pasurisė sė funksionarėve shtetėrorė, por Komisioni i ngarkuar me atė detyrė, bėn njė gjumė letargjik, i kėrcėnuar s’dihet se si, apo i shpėrblyer po ashtu...

Qarkullojnė fjalė mbi vila prrallore e “pasuri” tė reja nė bregdet, tė ligjėruara nga pasanikėt e rinj, ndėrsa ata “tė vjetrit” vėrtiten me dhjetėvjeēarė gjyqeve e komisioneve tė kthimit tė pronave. Nė rastin mė tė keq nuk arrijnė tė marrin asnjė copė letėr qė t’u njohė pronėsinė e trashėguar e nė mė tė mirin i u duhet tė pėrballohen me policinė e shtetit, qė mbron selinė e PSD-sė, tė njohur si pronė nga gjykata pronarit tė ligjshėm, por jo si tė tillė nga kreu i partisė qė ende, mbas shtatėdhjetė vjetėsh, vazhdon tė teorizojė grabitjen e shtetit komunist.... Gjykatat arkivojnė krime tė ēdo natyre, duke i paraqitur si tė paqena, kur nė mes janė shtetarėt apo politikanėt apo bijtė e tyre e, si kompensim, pėr tė ruajtur formėn, bėjnė tė tringėllijnė prangat, edhe atėherė kur nuk ėshtė e nevojshme, duke dhėnė pėrfytyresėn e njė Vendi tė kthyer 40 vjet mbrapa, pėr tė shėrbyer si kornizė e njė portreti t’urryer qė ende shpaloset me mall edhe nė ceremonitė zyrtare...

Vendi jeton ēaste tė pafundme ankthi, si pasojė e pushimeve masive nga puna (vetėm nė njė ditė 80 vetė nė ministrinė e brėndėshme), qė lidhen me kėmbimin e administratės sė “depolitizuar” shtetėrore. Kjo praktikė ėshtė kthyer nė njė tumor asfiksues tė shtetit tė sė drejtės. Ka arsyet e saj objektive e subjektive tė tė qenit, si mungesa e njė ekonomie qė krijon vende pune, por ėshtė edhe pjellė e njė mendėsie tė trashėguar komuniste, qė e mbėshtet krijimin e kastės sė nėpunėsve mė shumė mbi kritere tė besnikėrisė partiake se tė meritokracisė. Zoti Rama kishte premtuar se do t’i jepte fund kėsaj praktike negative, duke kryer njė hop cilėsor tė lėvdueshėm nė afrimin e konceptit tė shtetformimit me atė tė mendėsisė liberale evropiane. Faktet po e pėrgėnjeshtrojnė dhe heqja e shumė nėpunėsve t’aftė e shumė tė aftė si Nevila Nika, pėr tė marrė njė shembull, nuk i japin imazhin e duhur kursit “tė ri” edhe se duhet pranuar se ka edhe prirje pozitive nė emrimin e kuadrove tė larta tė dikastereve. Dua tė pėrmend kėtu zv. Ministrin Radovani nė Turizmin e zonat urbane, apo zonjat Elira Kokona e Ledia Mirakaj nė Ministrinė e kulturės, emėrime qė pėrbėjnė njė fije shprese nė drejtimin e duhur.

U miratua njė ligj pėr Statusin e Nėpunėsit Civil, por Qeveria e mėparėshme e la tė mangėt, pa nxjerrė dekretet plotėsuese, kurse e reja shfrytėzoi rastin pėr tė pezulluar zbatimin.

Shqipėria, prej vitesh, ka qenė nė shėnjestrėn e Interpolit pėr trafiqet e paligjėshme drejt Evropės. Gjatė kėtyre viteve duket se ka njė pėrmirėsim nė luftėn kundėr tyre, por problemi nuk mund tė quhet i zgjidhur. Qėnia e Lazaratit, si shtet brėnda shtetit, ėshtė njė shkėmb i madh, i vendosur tėrthor nė rrugėn drejt Evropės e, ēuditėrisht asnjė qeveri shqiptare nuk ka guxim tė matet me atė problem e t’a verė nė rrugėn e zgjidhjes.

Borxhet e shtetit ndaj qytetarėve, sipėrmarrėsve, shtresave nė nevojė, ish tė pėrndjekurve politikė vėrtetojnė funksionimin e keq tė makinės shtetėrore. Tingėllojnė krejtėsisht tė pathemelta paditė e Opozitės pėr marrjen e borxheve, kur Vendi lihet nė njė gjėndje tė tillė. Akuzat e ndėrsjellta, mbi ēėshtje qė janė mjaft tė dukėshme, dėshmojnė mangėsitė e theksuara tė klasės politike. Pėrsėritja e qėndrimeve kundėr-shtet, si braktisja e Kuvendit, tregojnė se nuk ekziston njė vullnet i qartė pėr t’i shėrbyer projektit evropian. Miratimi i njė rezolute t’Opozitės, para vendimit tė Kėshillit tė BE, ėshtė njė flluskė sapuni qė mund tė bindė ndonjė sylesh nė Shqipėri, por jo qeveritarėt e Evropės plakė.

Pėrmenda vetėm disa prej problemeve tė Shqipėrisė, qė shihet e bllokuar nė rrugėn e saj nė ngjitje drejt Evropės. Janė tė gjithė pllaka tė njė mozaiku qė pėrbėn pėrfytyresėn e asaj qė ėshtė sot Shqipėria reale. Janė tė gjitha simptoma tė njė organizmi tė sėmurė, qė ka nevojė pėr terapi shoku, tė cilėn nuk besoj se janė nė gjėndje t’a zbatojnė ata qė e sollėn nė kėtė gjėndje. Duhet njė mobilizim i fuqishėm i shoqėrisė civile, qė tė shėrbejė si nxitje e shtytje kundrejt politikės, t’i detyrojė asaj kohėt dhe zgjedhjet, tė ndikojė drejt pėr sė drejti nė zhvillimet e saj. Pėrvoja e manifestimeve pėr armėt kimike mund tė jetė njė metodė pėr t’u ndjekur e pėr t’u pėrsosur. Shoqėria shqiptare ka sot njė rini universitare e njė klasė intelektuale qė duhet tė marrin nė dorė flamurin e Evropės. Duhet t’a marrin, pa u kushtėzuar nga ideja e rreme se Evropa ka paragjykime se jemi myslimanė. Nuk ka asgjė tė vėrtetė nė atė pohim veē prirjes pėr tė fryrė pjerrjet kundėr evropiane tė hershme e tė sotme. N’Evropė bashkėsitė myslimane gėzojnė tė gjitha tė drejtat e qytetarėve evropianė. Madje ato nuk janė vėnė nė diskutim, as mbas ngjarjeve tragjike tė atentateve terroriste nė Londėr e Madrid. Tė ndėrgjegjshėm se fatet janė nė duart tona, duhet tė shkojmė para me besim e siguri se, nėse duam, rezultatet do t’i arrijmė, nėse kėmbėngulim jo vetėm tė teorizojmė shtetin ligjor, por edhe t’a sendėrtojmė atė.

Do tė sugjeroja krijimin e njė organi kėshillimor, pranė Kryeministrisė, qė tė merrej vetėm me integrimin nė Evropė. Duhet tė jenė dhjetė burra e gra tė elitės sė shoqėrisė, pa asnjė lidhje me politikėn, me aftėsitė e kompetencat e duhura, me shtatin moral tė provuar, me dashurinė pėr Vendin e t’ardhmen e tij, me vullnetin e mirė pėr tė punuar pėr tė, jo pėr interesin e tyre. Do tė kishin njė rol tė pėrkohshėm, njė shembull kushtimi atdheut nė njė ēast tė vėshtirė, qė kėrkon ritme tė shpejta veprimi, sepse kohėn e kemi shpėrdoruar nė mėnyrė tė pafalėshme. Mund tė ishte njė mjet i dobishėm pėr tė ndihmuar proēesin, gjithėnjė duke i kėrkuar politikės mos t’a quajė si ndėrhyrje nė fushėn e kompetencave tė saj, por si njė ndihmesė nė atė rrugė tė pėrpjetė qė, pėr mungesėn e saj, po del mė e vėshtirė se sa parashikohej njėzet vjet mė parė.