PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 11 December 2012






Diktatura dhe grushti i shtetit me 1924

 

Genc K. Hoti

 

Jo rralle njeriu ka nje fat te cuditshem qe duhet te ndikoje mbi jeten e tij, ne kete rast mbi rrugen e historiografise shqiptare te mijevjecarit te ri. Duke shfletuar dosjet e pafundme te av. Dr. Vasil Dilos me rane ne dore dy dokumenta origjinale, e theksoj origjinale me firme e vule, te viteve 1921 dhe 1924 ku rezulton se ngjarjet e vitit 1924 nuk kane qene dhe aq demokratike sa na e konsideron avokat Ngjela figuren e Fan Stilian Nolit (apostull i demokracise shqiptare e ka konsideruar avokati yne figuren e diktatorit te pare shqiptar ne pushtet). Te dy dokumentat, njera e vitit1921 dhe tjetra e vitit 1924, jane te lidhura midis tyre me te njejten ngjarje dhe me te njejten figure njerezore; ato e trajtojne ngjarjen ne menyre te diferencuar fare hapur ku rezulton qe ngjarjet e vitit 1921 te kene qene me sfond demokratik europian, ndersa ato te vitit 1924 pararoja e diktatures komuniste te instaluar pas 1945. Duke marre per baze kohen e shkurter te ekzistences se grushtit te shtetit me 1924 dhe cfare paska bere brenda 5 muajve diktatori Noli rezulton qe emertimi si nje revolucion demokratik-borgjez i ngjarjeve te 1924 te jete jo vetem nje mashtrim politik, por, kryesisht, nje shtremberim i historise se fillimit te shtetit te shqiptareve. E gjitha kjo sa per nje hyrje te shkurter per ta azhornuar lexuesin me thelbin e ketij artikulli te shkurter.

Me 1921 ne Gjirokaster avokati i nderuar Dr. Vasil Dilo kishte hapur gazeten e tij “Omonia” e cila eshte botuar ne tre gjuhe (shqip, italisht dhe greqisht) sipas situates politike qe kalonte populli yne ne ate kohe, duke mbajtur ne korrent popullin e Gjirokastres mbi ngjarjet politike ne Europe dhe Shqiperine e Jugut. Nga nje leter e Ministrit te Brendshem te asaj kohe marrim vesh se kjo gazete luftonte per bashkim kombetar, problem teper i rendesishem per kohen dhe permbajtja e kesaj letra tregon se si e trajtonte shtypin qeveria e  Iljaz Vrionit (kryeminister 15 nendor 1920 – 01 korrik 1921; sipas librit te Kastriot Dervishit: Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ne 100 vjet, f. 12) dhe ministri i tij i brendeshem Mehdi bej Frasheri ( 12 janar 1921 – 11 korrik 1921; sipas librit te Hile Lushakut: Ministrat e Brendshem 1912 – 2007, vol. 1, f. 14). Letra ka kete permbajtje:

 

 

MINISTRIA E P. TE MBRENDESHME

Nr. 386. Reservat.

 

 TIRANE:  15/ 3 / 921.

 

 

Drejtoris se gazetes (OMONIA)

 

ne

 

G J I N O K A S T R E

 

 

Tue mare para sysh sherbimet e medha qe ben shtypi per bashkim kombetar, si nje ndihme shpenzimet e gazetes se Z. s’uej ketu mbyllun ju dergojme (2000)

dy mij L. Ital. dhe ju lutemi qi te kujdesoheni tue botue artikuj per te aritur ket qellim te shenjte.

 

 

 

MINISTRI  I  P. TE MBRENDESHME:

Vula dhe emri me dore: Mehdi Frasheri

 

 

             

(Dokumenti i dates 15.03.1921)

 

Per rrethanat e kohes avokati yne ishte i detyruar te transferohej ne Tirane ku dha nje ndihmese te madhe ne fushen e legjislacionit (ne kohen e Mbretit Zogu i Pare ai shkroi per here te pare Kodin Penal te Shtetit Shqiptar). U detyrua qe gazeten ta transferonte ne Tirane dhe emrin e saj ta ndryshonte duke e emertuar “Tirana”. Ne kete gazete jane te pershkruara ngjarjet e vitit 1924 ku avokati yne kerkonte qe gjerat t’i nenshtroheshin ligjeve te Parlamentit dhe jo deshirave te njerezve (avokat Dr. Vasil Dilo mund te jete i vetmi avokat ne Shqiperi qe pergjate gjithe kohes se ekzistences se tij ne brendesi te shtetit shqiptar (1912 – 1958) ka kerkuar me kembengulje zbatimin e ligjeve ne menyre korrekte qofte kur ka qene avokat, qofte gazetar, qofte zv/kryeprokuror pamvaresisht politikave te aplikuara ne shtetin e ri shqiptar). Keto artikuj u bene nje molle sherri midis qeverise se Fan S. Nolit (kryeminister 16 qershor – 24 dhjetor 1924, sipas librit te Kastriot Dervishit: Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ne 100 vjet, f. 18) dhe avokatit tone. Dhe cfare ndodh? Lexoni letren e meposhtme per te kuptuar se cfare perfaqesonte qeveria e Fan S. Nolit ne ate kohe dhe krahasojeni me te djeshmen komuniste dhe te sotmen demokratike, te pakten ne fushen e gazetarise:

 

 

KOMISERIA E POLICISE                                              

 

TIRANE

 

Nr   1457/I

 

 

 

Tirane me 1. IX. 924

 

Drejtories se Fletores “Tirana”

 

Ketu

 

                                                                    

 

 

 

Ju njoftojme se si mbas vendimit Nr 87/I. D 11 VIII.924, te Gjyqit Ushtarak te Shtet-Rrethimit fletorja “Tirana” qi botohet prej anes s’uej, sikunder ju asht njoftue dhe ma pare nga ana e kesaj komiserije se botimi i asaj fletorje asht rreptesisht i ndaluem.

 

Prandaj porositeni qi te respektoni vendimin ne fjale tue mos e botuem ma ate fletore

 

 

 

Komiser’ i Qendres.

 

Vula dhe emri me dore Sh. jareci

 

(germa "Sh" eshte transkriptuar me dyshim, GH)     

 

Firma

 

 

(Dokumenti i dates 01.09.1924)

Rendesia e ketyre dy dokumentave per mua qendron ne menyren se si eshte arsimuar Populli Shqiptar pergjate viteve 1945–1991 me perpjekjen per te ngulitur ne mendjen e gjithseicilit mendimin qe demokracia shqiptare ka ekzistuar vetem ne gjashtemujorin e dyte te 1924 dhe ne periudhen 1945-1991. Te pakten keto dy dokumenta tregojne se gjashte mujori i dyte i 1924 kaq qene teper  diktatorial ne raport me vitin 1921.

Por ato nga ana tjeter na tregojne perse historianet e regjimit komunist e emertuan grushtin e shtetit te 1924 revolucion demokratiko-botgjez. Emertimet e cdo epoke ne historine e Popullit Shqiptar pergjate diktatures enveriste jane sajuar vetem per nje qellim: te justifikojne, sipas menyren leniniste, ekzistencen ligjore te nje revolucioni socialist ne Shqiperi. A nuk ka ardhur koha te ndryshohet ky perfytyrim dhe kjo menyre e analizave historike dhe politike?

 

 

Tirane, me 10.12.2012




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >