PDF Print E-mail
Written by Administrator   
Wednesday, 20 August 2008

 




Publikue ne albanovaonline.com me 22.11.2002



nga Prof.Dr. Tomor Osmani



 

 

Vdiq Prof. Dr . Simon Pepa
anėtar i kolegjiumit tė redaksisė sė "Phoenix"

 


Gjuhėtari Prof.Dr. Simon Pepa, pedagogu i gjuhės shqipe nė Universitetin e Shkodrės "Luigj Gurakuqi" prej 30 vjetėsh, lindi nė Shkodėr, mė 31 dhjetor 1936, duke e ndėrprerė jetėn nė njė klinikė tė qytetit tė Barit nė Itali, mė 10 maj 2002, nė moshėn 65-vjeēare.
Prof. Simon Pepa erdhi nė Universitetin e Shkodrės mbasi kishte shėrbyer pėr 19 vjet rresht si arsimtar nė fshatrat e Shkodrės, si nė Dajē tė Bregut tė Bunės (1954-1961), Boks-Dragoē, nėndrejtor shkolle (1961-1962), Mes-Myselim, drejtor shkolle (1962-1972), Shkodėr, drejtor i shkollės 8-vjeēare "Salo Halili" (1972-1973).
Mė 15 shtator 1973 Simon Pepa emėrohet pedagog i gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik, sot Universiteti "Luigj Gurakuqi".
Ndonėse nė moshėn 37-vjeēare, por i ri nė shkollėn e lartė, ai, me shpejtėsi tė veēantė, me vullnet dhe durim, arriti qė nė vitet e para tė punės nė kėtė institucion tė zhvillojė lėndėt: dialektologji e gjuhės shqipe, praktikum i gjuhės dhe metodikė e gjuhės shqipe. Dhe nė vitet e mėvonshme, duke filluar nga viti 1976-1977 do tė jetė titullar i lėndėve leksikologji dhe fonetikė e gjuhės shqipe, tė cilat i zhvilloi deri nė momentin e fundit tė jetės sė tij, deri nė ato ditė tė ftohta , kur vinte nė Universitet me makinė, se ecjen nė kėmbė nuk e pėrballonte dhe nė mėsim tėrhiqte zvarrė njė reflektor, mbasi nuk e duronte dot tė ftohtit e asaj periudhe.
Me krijimin e Sektorit Shkencor tė Albanologjisė, nė shtatorin e vitit 1995, Simon Pepa do tė caktohet punonjės shkencor i tij, ku me pėrkushtim tė veēantė, nė bashkėpunim edhe me kolegė tė tjerė, do t'i japė emėr kėtij sektori. Ai do tė jetė nė redaksinė dhe njė nga redaktorėt e botimeve tė kėtij sektori, si tė monografisė sė Prof.Dr, Kolė Ashtės "Leksiku historik i gjuhės shqipe", tė kolanės "Studime shqiptare" etj.si dhe njėri nga recensentėt e veprės madhore tė profesor Kolė Kamsit "Fjalor arbėrisht-shqip" etj.
Simon Pepa gėzonte disa grada dhe tituj shkencorė. Nė vitin 1989 ka marrė gradėn "Kandidat i shkencave", me disertacionin me temė "Leksiku bujqėsor nė gegėrishten veripėrendimore dhe njėsitė frazeologjike qė lidhen me tė", konvertuar nė vitin 1995 nė gradėn "Doktor i shkencave". Mė pas, nė prill tė vitit 1995 iu dha titulli "Asistent profesor" dhe mė 1999 "Profesor".
Prof. Dr. Simon Perpa ka njė veprimtari tė gjerė shkencore dhe pedagogjike. Ka shkruar dhe botuar me dhjetra artikuj e studime nė shtypin shkencor dhe periodik, si brenda vendit ashtu edhejashtė tij.
Ka marrė pjesė nė shumė veprimtari shkencore brenda dhe jashtė vendit. Ka kumtuar pėr tema tė veēanta nė Zagreb, Nju-Jork, Brozzo etj. Pėr shkėmbim pėrvoje nga fusha e gjuhėsisė ka qenė i ftuar nga Departamenti i Linguistikės i Universitetit tė Studimeve tė Padovės (korrik, 1996) dhe pėr kualifikim nė Universitetin e Studimeve tė Barit (maj-qershor 2001).
Simon Pepa ka qenė bashkautor i katėr teksteve mėsimore pėr shkollėn e lartė. Ai ėshtė autor i monografive "Gjurmime kulturore" (Shkodėr, 2000), "Tabu dhe eufemizma nė gjuhėn shqipe" (bashkautor, Shkodėr, 2000). Dhe pak ditė para se tė vdiste ua dhuroi kolegėve, shokėve dhe miqve veprėn mė tė mirė tė tij, njė punė e gjatė e autorit, por njėkohėsisht edhe njohės i leksikut tė gjuhės shqipe, veēanėrisht atij tė Veriut "Tradita bujqėsore nėpėrmjet thesarit gjuhėsor", nė dy vėllime, Shkodėr, 2002, 430 f., duke lėnė kėshtu njė mesazh tė gjallė kujtimit tė tij.
Nė letrėn e ngushėllimit,qė Prof. Shaban Demiraj i dėrgon familjes, i shkruan: "Ditėt e fundit mėsova me hidhėrim tė madh lajmin e vdekjes sė parakohshme tė bashkėshortit tuaj dhe mikut tim, Prof. Simon Pepės. Kjo ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen tuaj dhe pėr Universitetin e Shkodrės , ku ai ka punuar me pėrkushtim tė madh pėr njė kohė tė gjėtė, por edhe pėr albanologjinė nė pėrgjithėsi. Unė ruaj prej tij kujtimet mė tė mira dhe e kam ēmuar shumė punėn e tij si pedagog dhe hulumtues shkencor. Kam lexuar me shumė vėmendje, sidomos veprėn e tij tė fundit "Tradita bujqėsore nėpėrmjet thesarit gjuhėsor", qė mė pati mirėsinė tė ma dhuronte me nėnshkrimin e tij para do kohe
Me kėtė rast ju lutem tė pranoni ngushėllimet e mia mė tė sinqerta".
Simon Pepėn e karakterizonte fryma e bashkėpunimit, gjė qė ėshtė reflektuar nė disa shkrime e vepra, cilėsi e veēantė e tij.
Ai u shqua si pedagog i aftė, serioz, me vullnet, qė dha njė kontribut tė vyer nė pėrgatitjen e qindra mėsuesve dhe specialistėve tė gjuhės shqipe. Ishte pedagog i ndershėm, korekt i kėndshėm me atė humorin e tij tė gjetur dhe dashamirės me tė gjithė. Njė vend tė veēantė nė veprimtarinė e Prof. Simon Pepės zė ajo editoriale. Si anėtar i kolegjiumit tė redaksisė sė revistės "Phoenix", ai ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė ruajtjen e standarteve shkencore dhe nė vijėmisė e kėsaj reviste.
Prof.Dr. Simon Pepa u nda nga jeta , nė atė kohė kur kishte projektuar edhe vepra tė tjera. Rektorati i Universitetit tonė i bėri respektin qė i takonte, duke kryer pėr herė tė pėrė homazhe pranė arkivolit tė tij nė hollet e Universitetit.
Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e tij tė dashur dhe tė shtrenjtė, ndėrsa ne humbėm kolegun tonė tė dashur, njeriun e dhėnė jo vetėm pas gjuhėsisė, por edhe pas letėrsisė dhe kulturės shqiptare.
___________________________________________
Falenderojme:
© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė

http://www.phoenix-shkodra.de

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev