PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 15 March 2016




Martirėt e ditėve tė sotme

 

 

Kjo asht nji ndėr letrat e fundit qė u publikue tė Misionareve tė Mėshirės, Urdhnit tė Nanė Terezės, tė pushkatueme bashkė me dymbėdhetė persona tjerė nė Aden (Jemen) para pak ma shumė se nji javet nė nji sulm nė kuvendin dhe shtėpinė ku kujdeseshin pėr tė vorfnit e moshuem. Befason pėr thjeshtėsinė me tė cilėn disa vajza vrapojnė nėn bomba pėr me iu gjendė pranė disa tė vjetėrve nė nevojė. Nė nji botė qė ushqen egoizmin, qė ban mos me pa ne sy as prindė e gjysha, kėto heroina japin jetėn pėr njerėz qė nuk i kanė as fis, as bashkėatdhetarė e me shembullin e tyne tregojnė se paqja nuk vjen me fjalė tė mėdha e boshe, por tue dashtė njeriun pranė tejet. Nji misionar salezian indian u zhduk pa iu ditė fati e katėr misionaret, Sr. Anselm prej Indisė, Sr. Marguerite e Sr. Reginette prej Ruandės e Sr. Judith prej Kenias bashkė me dymbėdhjetė civilėt ranė tė vdekuna nėn breshninė e armėve.  

 


Foto: Motrat
Anselm, Reginette, Judith, Marguerite.

 

“Sa herė bombardimet bahen tė randa ne gjunjezohena para te Shenjtit Sakramend e i lutena Jezusit me mbrojtė ne e tė vorfnit tonė e me i dhanė paqe kėtij populli.

Nuk lodhena tue trokitė nė zemrėn e Zotit, tue i besue qė ka me pasė nji fund e gjitha kjo. Ndėrsa lufta vazhdon gjejmė vedin tue llogaritė sa ushqim na ka mbetė e pyesim: A ka me mjaftue pėr sot? Bombardimet vazhdojnė, armėt shtijnė nė gjitha drejtimet e kena miell vetėm pėr kėtė ditė. Si do ia dalim me i ushque tė vorfnit nesėr?

Edhe kur bombardimi asht i randė, me besim dashtunor e dorėzim tė plotė, ne tė pesta vrapojmė drejt shtėpisė sonė tė pritjes. Strehohena kajherė poshtė pemėve tue i mendue si dora e Zotit qė na mbron. Mandej vrapojmė prap shpejt drejt tė vorfėnve tonė qė na presin tė qetė. Janė shumė tė vjetėr, disa tė verbėr, tjerė me handicap mendor e fizik. Menjiherė fillojmė punėn tonė tue pastrue, lae, gatue, tue pėrdorė thasėt e fundit tė miellit e shishet e fundit tė vojit, tamam si historia e profetit Elia e tė vejushės.

Zoti kurrė s’ka me na mungue nė zemėrgjanėsi deri sa tė rrimė me Tė e me tė vorfnit. Kur bombardimet randohen strehohena nėn shkallė tė pestat gjithmonė bashkė; bashkė jetojmė, bashkė vdesim, me Jezusin e Marien, nanėn tonė.”

 

 





 

 

 
Next >