PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 19 December 2015




RIZGJIM TEJET I VONUAR

APO FASADA E RRADHĖS ?

 




Eugjen Merlika

 

Vizita e Kryetarit tė Shtetit nė ish kampin e punės sė detyruar tė Spaēit ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme, jo vetėm pėr faktin qė, pėr herė tė parė gjatė njė ēerek shekulli autoriteti mė i lartė “denjoi” tė shkojė e tė shohė rrėnojat e njėrit nga “ferret” e socializmit shqiptar, por edhe pėr fjalėn qė mbajti dhe dekoratat qė shpėrndau. Duke mbajtur parasysh faktin se z. Nishani pėrfaqėson shtetin shqiptar e nuk ka folur atje si qytetar i thjeshtė, duhet tė pranojmė se fjalėt e tij janė edhe zėri edhe mendimi i politikės shqiptare sot.  Do tė ishim tė lumtur tė besonim ne, ish tė dėnuarit e Spaēit dhe tė gjithė kampeve e burgjeve tė Shqipėrisė, se kjo ėshtė e vėrtetė. Faktet e gjithė kėsaj periudhe, t’ashtuquajtur tė kalesės, na lėnė dyshimin se edhe veprimi i fundit i Presidentit mund tė jetė thjesht demagogji.

Nuk kanė kaluar veēse pak ditė nga festimet e 29 nėndorit, pėrvjetorit tė ditės kur komunizmi mori pushtetin nė Shqipėri. Ajo ditė ishte fillimi i tragjedisė mė tė egėr tė kaluar mbi truallin shqiptar, pavarėsisht se  ajo ende sot serviret si ēlirim nga pushtuesit, tė cilėt u larguan vetė, si pasojė e humbjeve nė tė tjera fronte. Nė fakt ajo datė ishte robėrim, jo pėr tė gjithė, siē thuhet rėndom, por pėr njė pjesė tė popullsisė qė nuk u pajtua me diktaturėn. Nėse hymnizohet ende ajo ditė sė bashku me njerėzit me tė cilėt lidhet kujtimi i saj, nuk mund tė dėnohen veprimet e regjimit qė solli  ajo, pėrfshirė kėtu edhe kampin e Spaēit, si pasardhės i denjė i Orman-Pojanit, Bedenit, Vloēishtit, Vlashukut, Gjirokastrės, Burrelit, Tepelenės, Qafės sė Barit e sa e sa emrave tė tjerė, dėshmitarė, tashmė tė heshtur, tė diktaturės komuniste nė Shqipėri.

Nėse politika shqiptare dekoron 1000 ish partizanė, ish kuadrot e organeve tė dhunės, ish hetues, prokurorė, gjykatės, oficerė drejtues tė lartė tė  ish Sigurimit tė Shtetit, para njė viti fshehtas e pa bujė, ėshtė njė hipokrizi e papranueshme dekorimi i pak viktimave tė kampit tė Spaēit. Ndėrmjet dekorimeve tė para njė viti dhe atyre tė para dy ditėve, tė kryera nga i njėjti autoritet, Shteti shqiptar, cili i pėrgjigjet sė vėrtetės ? Pyetja ėshtė e ligjėshme edhe pėr logjikėn mė parake. E vėrteta ėshtė se Shteti shqiptar i kėtyre 25 viteve ėshtė i sinqertė kur dekoron ish kasapėt e diktaturės dhe shtiret kur dekoron viktimat e Revoltės sė Spaēit. Mbas dhunės sė 47 viteve tė regjimit komunist, fatkeqėsisht u pėrballuam me talljen e hapur apo tė maskuar tė tė ashtuquajturit Shtet demokratik. Tallja dhe hipokrizia janė njė tjetėr variant i dhunės, sepse respektojnė tė njėjtėn logjikė tė kėsaj tė fundit, raportin e forcave qė lejon ēfarėdo lloj qėndrimi.

Strategjia e Katovices, e kthyer nė program shtetėror nėpėrmjet fjalės sė Ramiz Alisė sė tetorit 1989, u zbatua deri nė imtėsi nė kėta 25 vite. Tė kujtojmė disa nga pikat e kėtij programi  tė pashpallur, por tė pėrqafuar fort nga e gjithė politika shqiptare pas komuniste :

1- “Shqipėrinė do t’a gėzojmė ne dhe fėmijėt tanė.”

2- “Brėnda dy-tri legjislaturave do tė arrijmė qė nga klasa komuniste tė krijojmė klasėn kapitaliste, e cila do tė na pėrjetėsojė nė pushtetin politik tė sė ardhmes, qė e kemi planifikuar dhe po e pėrgatisim vetė.”

 

3- “Neve na intereson karta e tyre morale. Kėta do t’i afrojmė e do t’u japim punė tė parėndėsishme, por kurrė nuk do t’i lėmė tė na e marrin pushtetin..... Nė zbatim tė tė drejtave tė njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin nė parą tė burgosurve politikė, t’i kompletojmė me komoditete banimi...”

4- “...Ndėshkime tė vogla, sa pėr sy e faqe ndaj nomenklaturės sė lartė komuniste... “

5 – “Tė burgosurit dhe tė persekutuarit janė tė moshuar, nuk kanė fuqi dhe janė tė parrezikshėm. Duhet tė kemi kujdes nga fėmijėt e tyre. Por kėta, duke u dhėnė nga njė pasaportė dhe duke u bėrė presion do t’i largojmė nga Shqipėria. Ata qė do tė pretendojnė, tė kundėrshtojnė apo tė kėmbėngulin, do tė lėndohen e do tė ndėshkohen. Pasuria e tyre na pėrket neve, sepse ne e bėmė.”

 

6-  “Pėrveē aleatėve ideologjikė, nėse do tė jetė nevoja, do tė kemi edhe mbėshtetjen e aleatėve tė tjerė nė Perėndim, me tė cilėt kemi ruajtur fijet e lidhjeve tė vjetra pėr hir tė interesave tė mėdha.”   

Sfidoj kėdo nga politika shqiptare tė mohojė vėnien nė jetė tė kėtij programi deri nė hollėsi. Madje edhe aty ku programi nuk ėshtė sendėrtuar, ka qėnė pika e dėmshpėrblimeve pėr punėn e papaguar tė periudhės sė dėnimeve. Si duket, parashikimi i Ramizit u quajt tepėr “bujar” nga pasardhėsit, sa qė e reduktuan kokoshin nė thelė. Prej 25 vjetėsh ėshtė dhėnė vetėm njė kėst prej tetėve pėr ata qė nuk janė mė nė jetė. Nuk e di nėse mund tė ketė njė tjetėr term, veē talljes dhe mashtrimit, qėndrimi i Shtetit shqiptar kundrejt ish tė pėrndjekurve politikė. Nėse Kryetari i Shtetit shfaq njė tjetėr qėndrim, nuk besoj tė jetė frut i njė evolucioni tė brėndshėm i cili tė ketė ndryshuar bindjet ndaj problemit. Ndoshta arsyeja duhet kėrkuar diku tjetėr : mėsohet se mė 27 tetor rrugėn e Spaēit e ka bėrė Donald Lu, ambasador i Uashingtonit nė Tiranė. Zoti Lu ka shkruajtur nė Facebook mbas vizitės : “Vizita nė burgun e Spaēit ėshtė njė dėshmi e gjallė e sakrificave tė atyre njerėzve qė luftuan pėr liri dhe kundėr tiranisė dhe qė shpesh humbėn jetėn gjatė kėsaj pėrpjekjeje.”

Ėshtė detyrė e njė ish banori tė kampit tė Spaēit tė falėnderojė pėrzemėrsisht ambasadorin e SHBA-s pėr kėto fjalė. Nė njė tė katėrt shekulli asnjė pėrfaqėsues i atij Vendi nuk ėshtė shprehur nė atė mėnyrė, madje nuk dij nėse ato janė frut i ndėrgjegjes vetiake, qė ka kaluar edhe vetė njė traumė tė tillė familiare, apo qėndrim zyrtar i politikės sė jashtėme tė Vendit tė vet. Sidoqoftė ato fjalė kanė shėrbyer si njė kėmbanė alarmi pėr klasėn politike shqiptare qė duhet tė japė idenė se vlerėsimi amerikan pėrkon edhe me tė sajin. Qė kėtej turri pėr nė Spaē, fjalimi e dekorimet. Nė lidhje me kėta mė bėri pėrshtypje fakti i mungesės sė dy emravet, tė cilėt, krahas Xhelal Koprenckės, duhet t’a kishin marrė me kohė vlerėsimin e Shtetit demokratik, nėse ky do tė kishte qėnė vėrtetė i tillė. Ata emra janė Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezha. Ata tė tre, pėr mendimin tim, janė heronj, sepse kanė shkuar drejt vdekjes, mbasi kanė plotėsuar njė detyrė qytetare dhe intelektuale kundrejt ndėrgjegjes sė tyre dhe Atdheut, duke i shkruar nga Spaēi Enver Hoxhės, pėr t’i thėnė me pak fjalė se politika e tij ishte antikombėtare dhe antipopullore.

Ndjesa e pakėrkuar ėshtė njė nga argumentat e trajtuar nė fjalėn e z. Nishani. Ėshtė njė argument i prekur me dhjetra herė nga ish tė pėrndjekurit, por pa asnjė farė efekti praktik, mbasi asnjė nga ish nomenklatura e kuqe, pėr mė tepėr nga organet e dhunės, nuk e kanė ndjerė si detyrė morale e njerėzore t’a kėrkojnė, sepse asnjėherė Shteti demokratik nuk e ka dėnuar seriozisht, por vetėm pėr formė atė dhunė. Sot, kur ambasadorėt e huaj po flasin me forcė pėr kėtė aspekt tė mjegullt tė demokracisė shqiptare, politika nxiton t’a nxisi atė dukuri e presidenti bėhet zėdhėnės. Kjo nuk bėhet pėr tė korigjuar njė domosdoshmėri morale tė shoqėrisė e tė shtetit, por pėr t’a fshehur mangėsinė mbas njė fasade, nė dukje tė pranueshme, duke gjetur njė kompromis nė kėtė drejtim me zėmėrgjėrėsinė e ish tė pėrndjekurvet.

Krahas kėrkesės sė faljes pėrmėndet edhe termi “drejtėsi” qė, pėr Presidentin, do tė thotė : gjetje e eshtrave, hapje e dosjeve, dėnimin ligjėrisht dhe sidomos moralisht tė kriminelėve gjakatarė etj. Tė gjitha kėto janė fjalė tė bukura, madje shumė tė vlefshme, por kush mund t’i besojė sendėrtimit tė tyre, kur pėr njėzet e pesė vjet nuk kemi ndigjuar asnjė rast, qė tė jetė proēeduar ndonjeri, dhe jo mė shumė se njė vit mė parė janė dekoruar pėr “veprat” e tyre.

 Drejtėsi do tė thotė proēedim penal pėr ushtruesit e dhunės dhe autorėt e krimeve, siē bėjnė nė botė edhe me 90-vjeēarė, ish roje tė kampeve naziste, tė mbijetuar deri nė ditėt tona. Gjetja e eshtrave dhe hapja e dosjeve janė njė detyrim, i lėnė tepėr gjatė pa u plotėsuar, pėr njė shtet qė kėrkon tė ndreqė imazhin e tij tė lyer me gjak. Ėshtė njė turp fakti qė, ende mbas njė tė katėrt shekulli, kėta detyrime nuk  janė plotėsuar, madje vazhdojnė tė shpalosen si “tė mira” qė u premtohen ish tė pėrndjekurvet, nė mėnyrė alternative, nga dy grupet e pushtetit nė rastin e fushatave zgjedhore.

Duke nxjerrė pėrfundimin e arsyetimit mbi fjalėn e Presidentit nė Spaē, mendoj se kemi tė bėjmė me njė tjetėr veprim fasade, qė i shtohet portreteve tė martirėve tė Kishės, nė rastin e vizitės sė Papės Franēesku nė Tiranė.

Zotėrinj qeveritarė, ju e dini shumė mirė se ēfarė duhet tė kishit bėrė pėr viktimat e regjimit qė ju e trashėguat paqėsisht. Besoj se nuk keni nevojė t’u a kėshillojė askush, por ju nuk do t’i bėni kurrė ato sepse pėr ju, sikurse pėr paraardhėsit tuaj nė pushtet, ata mbeten “armiq”, edhe se atė fjalė nuk do t’a pėrmendni kurrė, mbasi nuk jetoni mė nė “kėshtjellėn e pamposhtur tė socializmit nė botė”, por jeni nė NATO e kėrkoni tė hyni n’Evropėn e Bashkuar.

Duke qėnė tė vetėdijshėm pėr kėtė tė vėrtetė besoj se kemi tė drejtė t’u kėrkojmė vetėm njė “nder” : mos u tallni mė me ne dhe mos bėni fatkeqėsitė tona armė tė luftės suaj pėr pushtet!

 

 

Dhjetor 2015

                            

 

                               

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
Next >