PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Wednesday, 09 December 2015




Art me “A” tė madhe

 

J.M.

 

Ngjarjet e fundit nė Tirane nxorėn edhe nji herė ne plan tė parė diskutimin mbi artin. Atė me "A" tė madhe. Filloi me krijimin e nji vepre arti nė mes tė kryeqytetit, nji bunker i stėrmadh ex novo i stilit enverist. E vėrtetė qė publiku nuk e kuptoi dhe e kundėrshtoi qysh nė lindje, por artisti i vėrtetė, kryetar partie a jo, s’ka pse me kėrkue aprovimin. Pėr lehtėsi po e quejmė “Vepra A”. Shumė thanė se ishte nji marri a nji provokim, shprehje e arrogancės sė ndjekėsave tė nji “rryme artistike” si enverizmi, por vepra e artit e hodhi shtatin e saj hekurbetonit mbi truellin publik.

Mbas pak doli nji tjetėr kryetar partie qė organizoi nji protestė. Gjatė protestės u dogj “Bunkeri -Vepra A”. I thanė vandal. Por prap ishte nji keqkuptim. Djegia nė fakt ishte nji performancė artistike. “Pse nji pėrbindėsh betoni qenka art e shkatėrrimi i tij nuk qenka performancė arti”- pyeti i ēuditun. Thirri konsulencėn e nji kritiku tė huej arti i cili pa medyshje u shpreh se “Vepra B -bunkeri i djegun” ishte shumė ma e arritun artistikisht e bile edhe vlera monetare, kuotacioni nė tregun e artit ishte dhjetėfishi i “Veprės A”. Prej kėtu, artisti B po pregatit dokumentacionin pėr me kėrkue prej qeverisė, pronare e veprės, shpėrblimin pėr vlerėn e shtueme.

Flitet se kryetari i nji partie tjetėr, jo me ma pak pretendime artistike, po pregatit nji performancė tė re (data e ora nuk janė caktue ende). Don me organizue nji evokim historik. Nji performancė tjetėr artistike gjatė sė cilės do bajnė nė bunker pėr tre orė atė ēka shqiptarėt bajshin nė bunkerat nė 20-30 vjetėt e ekzistencės sė tyne.

I gjithi ky aktivitet i ethshėm artistik e ka kthye qendrėn e Tiranės si pikėn gjeografike kryesore mesdhetare pėrsa i pėrket shtresėzimit tė dėshmive artistike me nji dendėsi kaq tė madhe nė raport me territorin.

Kjo ka ba qė tė hapen edhe diskutimet pėr rivlerėsimin e tjera dėshmive artistike (tė pakuptueme pėr kohėn). Nė se me ndėrtue nji bunker asht art, thotė nji enverist, pse Enveri, me gjashtėqind a shtatėqindmijė vepra tė tilla tė mos njihet botnisht si artisti ma prodhimtar?! Pse mbjellja e Shqipnisė me  kėto pėrbindėsha tė mos konsiderohet si eksperimenti ma i arritun i Land Art ēka e ban Christo-n me qenė nji bubrrecė para tij?

Asgja s’paskan kuptue shqiptarėt. Edhe pak kanė me ia hapė horizontin e me ia spjegue se edhe burgjet, torturat, pushkatimet, internimet, kanė qenė eksperimente artistike, performanca qė bashkėkohėsit nuk i kuptuen. E gjitha vepėr artistash qė i ka ardhė koha me u vlerėsue e fatmirėsisht edhe nė jetė (nė fakt njimijė artistat e fundit duhej tė vlerėsoheshin prej ministrisė sė kulturės e jo asaj tė mbrojtjes). E pėr kėtė rrymė aq prodhimtare artistike historianėt e artit kanė gadi edhe termin: gjaksorizmi.

Ambicjet artistike nuk kufizohen vetėm nė tė kaluemen. Rryma tė reja lindin pėrditė nė Tiranė, megjithėse nė shumicėn e rasteve artistėt janė tė pakuptuem prej bashkėkohėsave aq sa shpesh mendojnė keq pėr ta. Asht nė fund tė fundit fati i artistave tė medhenj nė tė gjitha kohnat. Ma vonė kanė me e kuptue shqiptarėt se janė fatmirėsisht objekte tė nji eksperimenti tė vazhdueshėm artistik. Kanė me ardhė kohnat kur kanė me u krenue pėr artistat qė sakrifikuen jetėn e tyne. Kanė me u mburrė me pėrfaqėsuesit e korrupsionizmit, hajdutizmit, rrenizmit etj. etj. 

E gjitha asht art. Mos mendoni keq! Civilizohuni!


 

 
< Prev   Next >