PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Friday, 14 August 2015



Hir
ėsia e tij Baba Rexhebi

nė 20 vjetorin e ndėrrimit jetė tė tij

 

Mėrgim Korēa

 

Mund ta pohoj pa as mė tė voglėn lėkundje se si fillimisht njohjen, e pastaj nė vazhdim edhe miqėsimin me Hirėsin’e Tij Baba Rexhebin, tamam qė i konsideroj njė fat tė madh timin nė jetė !  Jam shprehur dėndur rreth filozofķsė Tij, doemos pėr aq sa kisha unė mundėsi t’a ndiqja e gjithashtu edhe t’i kuptoja pikėpamjet e Tija.  Ndėrsa sot, duke e kujtuar me njė gjėndje shpirtėrore tejet tė mallėngjyer, e lidhur kjo pse jo edhe me gjėndjen atmosferike sikur t’ishim pėrgjatė njė dite vjeshte tė shtyrė e me shiun qė i godet me furķ dritaret e shtėpisė, jam i prirur t’ia pėrshkruaj lexuesit q’e ka njohur dhe ka qenė edhe i afėrt i Baba Rexheb-it, duke ia kujtuar thėnjet madhore tė Tijat, (tė cilat vet’i kishin dėgjuar dėndur tė dala nga goja e Tij).  Ndėrsa pjesės tjetėr tė lexuesve, atyre qė nuk e kanė njohur por vetėm kanė dėgjuar rreth Tij, doemos qė e ndjej detyrė timen parėsore edhe t’ua pėrshkruaj filozofķnė e cila pėrcillej nga Baba Rexhebi nė vijim t’atyre thėnjeve madhore tė Tija ! 



 

Parimisht Bektashizma vé nė dukje se si egoizma ėshtė vėnja nė dukje e vetvetes !  Kurse Baba Rexhebi theksonte se si ky ves i keq, (egoizma), ngrihet si njė mal i lartė pėrpara syve tė njerėzimit duke mos u lejuar tė shikojnė Zotin e Madh e tė udhėhiqen nga mėsimet e Tij !  E kėtė ēfaqje Ai e krahasonte me ... hallkįnė vendosur nė hundėn e ariut, e cila e tėrheq atė, (ariun), sipas dėshirės sė epsheve !  E me kėtė rast dua t’ua kujtoj ish miqve tė Baba Rexheb-it se si Ai ua sillte me kėtė rast kujtimin se si kur Shejh Saadeddin Hameviu i hipur nė kalin e tij nuk e kapėrxente dot njė pėrrua tė vogėl me ujė se kali u ngul dhe nuk bėnte pėrpara nga qė ... shikonte nė ujė tė reflektuar pamjen e tij, (tė kalit), e cila e tėrhiqte shumė.  E me kėtė rast, I Madhi Baba Rexheb, shtonte “ ... Ndjekėsi i rrugės shpirtėrore duhet tė zhvishet fare nga fjalėt E IMJA, E JOTJA, etj. dhe tė jet’i pastruar nga ēdo gjė, sepse vetėm atėhere pasurohet me dashurinė e Zotit dhe ia mbėrrin sė vėrtetės, qė ėsht’edhe pikėsynimi i tij.  Pėrgjatė kėtij konteksti Baba Rexhebi shtonte se si, kur e kishin pyetur njė herė Haxhi Bektash Velinė se ē’ishte misticizma, Ai kishte thėnė : “ Misticizma si edhe mirėgjėndja nuk mund tė mblidhen bashkė pse baza e misticizmės ėshtė shkatėrrim i ēdo gjėje, veē Zotit. Pse ajo e hedh poshtė ēdo gjė veē Atij.”

 

Dhe krejtė natyrshėm mė vjen ndėrmėnd e doemos dua t’ua vé nė dukje lexuesve tė kėtyre radhėve, duke kujtuar mėsimet e baba Rexheb-it rreth atij vési qė quhet egoizma e njeriut, se sa aktual edhe fuqķshėm tingėllon ky mėsim tek ndjekim zhvillimet e vėndit tonė mbas shkėrmoqjes sė diktaturės !  E me kėtė rast tė gjith’atyre qė jo vetėm e kanė pasė fatin tė njiheshin me Baba Rexheb-in por edhe tė ishin tė afėrmit e Tij, patjetėr qė u kujtohet se si Baba Rexhebi theksonte se :  “ Ajo q’e ndan Zotin nga njeriu nuk ėshtė as qielli dhe as botėt. Ajo q’e ndan me tė vėrtetė ėshtė UNĖ-ja si edhe TI-ja ! ”

 

Vazhdojmė tashti me disa nga thėnjet e Baba Rexheb-it qė Ai i kishte mė pėr zemėr e qė dėndur i sillte nė qėndėr tė vėmėndjes me bashkėbiseduesit. Njera nga kėto e cila tė bėn tė mendohesh thellė edhe sa i takon filozofķsė qė mbart me vete, ėshtė pohimi : “ Tė mbahesh gji-thėnjė me shpresė pėr tė mirat qė ke bėrė dhe pėr dhuratat qė ke dhėnė, ėshtė tregėtķ. E Baba Rexhebi shtonte se ... Me Zotin veē tregėtķ nuk bėhet ! “ 

 

Rrij e mendohem dhe mė duket sikur jam pėrbrinjė Baba Rexheb-it edhe Ai ashtu qetė-qetė mė flet lidhur me mėsimet e Hynqar Haxhi Bektashit  rreth kėndvėshtrimit me tė cilin duhet shikuar Mistika Bektashjane, nga njera anė, si edhe rregullat e Fesė Islame, nga ana tjetėr ku, mėsimi i nxjerrė nga Baba Rexhebi si ndjekės i rrugės sė Mistikės Bektashjane ėshtė t’ua pėrcjellė besimtarėve mėsimin themelor se si pėr tė dyja palėt nė themel qėndrojnė rregullat e Fesė Islame e pastaj mistiku, mbasi t’i ndjek’e t’i zbatojė tė gjitha detyrimet Islame, t’u shtojė kėtyre tė veēantat e kėrkesave qė ka Bektashizma !  Pėrmbledhtas, Baba Rexhebi mbasi e zbatonte agjėrimin gjatė muajit tė Ramazanit si ēdo besimtar musliman, por ama si bektashi Ai mbante edhe Matemin, i cili mbahet dhjetė ditėt e para tė muajit hėnor Muharrem nė kujtim tė tė masakruarve me nė krye Imam Hysejnin dhe familjen e Tij nė Qerbelįnė Irakéne.  Ose se si p.sh. Baba Rexhebi u thoshte besimtarėve tė Tij se si duhej tė zbatonin faljen e tė pesė vakteve, ky detyrim si besimtarė muslimanė fillimisht e pastaj edhe si bektashinj.  Ose fakti qė Baba Rexhebi, nė Teqén’e themeluar prej Tij nė Detroit, nuk lejonte tė futeshin pije alkoolike ! 

 

Pėrgjatė kėsaj hullķje, p.sh. Baba Rexhebi ngulte kėmbė dhe theksonte “ Atė qė s’e shikon dhe nuk e zbaton nė veten tėnde mos ia urdhėro tjetrit ! “ Vėrtetė kjo porosķ nuk pėrbėn asnjė radhė tė plotė, vetėm pesėmbėdhjetė caqe gjuhėsorė e pėrbėjnė, por ē’mėsim u trashėgonte bashkėkohėsve atėbotė e sa i vyer ėshtė po ai mėsim edhe sot e kėsaj dite pėr bashkėkohėsit ! 

Baba Rexhebi pėrgjatė hullķsė filozofķsė sė Tij Mistike Bektashjane, ngulte kėmbė edhe theksonte njė moment tejet delikat nga pikėpamja ngushtė fetare, por ama skajshėm bindės i shikuar nga kėndvėshtrimi filozofik, gjė qė figurėn e Tij na bėn ta shikojmė tamam si tė njė  Mendimtari tė Madh, nė themelin e mėsimeve tė tė cilit zinte vėnd pohimi i Tij madhor se si :         “… Tė gjithė monotheistėt qė besojnė njė Zot tė Vetėm edhe Atij dhe i luten, nuk ka asnjė kuptim tė jenė tė ndarė nė besime tė ndryshėme fetare! Ata duhet tė jenė tė integruar nė njė besim fetar tė vetėm ! “  Dhe kėtu pastaj i ndjeri Baba Rexheb-i sillte si shėmbull Henrikun e VIII-tė tė Anglisė i cili donte t'ishte jo vetėm mbret i Anglisė por edhe udhėheqės i gjithė tė Krishterėve dhe egoizmi i tij e shtyu t'i ndante tė Krishterėt Anglezė nga Vatikani dhe sot e kėsaj dite, falė atij egoizmi, britanikėt janė tė besimit Anglikan

 

Pa hyrė fare nė diskutime pa lé nė krahasime mendėsķshė fetare karakteri filozofik,  nuk mundemi mos tė vemė nė dukje se sa gjithėpėrfshirės ėshtė mendimi si edhe kėndvėshtrimi filozofiko - fetar i tė ndjerit Baba Rexheb-it !  E kjo, duke krahasuar dy personalitete tė shquara fetare lidhur me gjerėsķn’e kėndvėshtrimeve tė tyre tė ndėrsjellė : njeri sa i takon vetėm njė besimi fetar tė tė gjithė monoteistėve an’e mbanė botės, kurse tjetri, (pozicionimi i Imzot Frendo-s ndaj emėrimit potencial tė shkrimtarit tonė tė madh Visar Zhitit si ambasador pranė Selisė sė Shėnjtė nė Vatikan), si pėrzgjedhje jo tė pėrshtatėshme. E kėsisoji secili lexues objektiv e bėn dallimin themelor ndėrmjet tė Madhit Baba Rexheb i cili kishte njė kėndvėshtrim tejet ekumenik, i krahasuar ky me kėndvėshtrimin skajshėm tė fetarit tjetėr tė reduktuar nė tė gjykuarėt e vetėm njė personi. 

 

E doemosdo me kėtė rast, para se t’i mbyll kėto radhė, nuk kam se si mos t’i vendos pėrballė njeritjetrit edhe pozicionimet e Hirėsķsė Tij Baba Rexheb-it, njė udhėrrėfyes fetįr tejet ekumenik, me t’ashtuquajturit luftėtarė tė Islamit q’e kanė shpallur veten e tyre si luftėtarė tė Shtetit Islamik tė Irak-ut si edhe tė Sirisė e qė po e terrorizojnė Lindjen e Mesme me krime nga mė tė shėmtuarit pikėrisht nėn kushtrimin e Fésė Islame ! 

 

Prandaj edhe i jap fund kėtij fluturimi krejtėsisht sipėrfaqėsor rreth mendimeve filozofike qė ishin edhe themelet e besimit tė Baba Rexheb-it me tė cilin Ai mbėshteste Haxhi Bektash Veliun edhe pohonte se pėr tė qenė njeri i madh nė kuptimin mistik tė fjalės :  

“ I madh ėshtė ai qė sjelljet e dukėshme i ka si tė gjithė tė tjerėt dhe tė padukėshmet i ka si tė njerėzve tė shquar tė Zotit ! ... E jashtmja e tyre ėshtė plot moral dhe tė padukėshmen e kanė shėmbėlltyrė tė moralitetit ! “    





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >