PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Monday, 18 May 2015




PARADA E MOSKĖS DHE ĖNDRRA  E PUTINIT

 

 

Eugjen Merlika

 

Mė 9 maj, nėpėrmjet njė parade tė madhe nė Sheshin e Kuq, u pėrkujtua pėrvjetori i 70 –tė i fitores historike mbi nazifashizmin. Ajo datė kujton gjithnjė aktin e kapitullimit tė Gjermanisė nė luftėn e dytė botėrore dhe emblema e saj mbetet, nė kujtesėn e pėrgjithėshme, ngritja e flamurit tė kuq me drapėr e ēekan nga ana e ushtarėve sovjetikė mbi Rajhshtagun gjerman. Me kalimin e kohės simboli u zbeh, sepse zhvillimet politike nė qendrėn e Evropės, mė 1989, pėrmbysėn vendimet e Jaltės dhe hovi liridashės i popujve tė Lindjes evropiane depozitoi nė muzeun e historisė sistemin komunist.

Megjithatė ajo datė vazhdon tė pėrkujtohet si “Dita e fitores”, e tė festohet me paradat tradicionale nė qendėr tė Moskės. Atė ditė parakaluan armėt dhe ushtarėt e Rusisė “demokratike”, ashtu sikurse veteranėt me medalje apo bijtė e tyre me portretet e luftėtarėve tė Ushtrisė sė Kuqe.

Para dhjetė vitesh festimi qe madhėshtor. Moska u bė pėr njė ditė kryeqyteti i botės jo vetėm komuniste. Atė ditė nė tė u mblodhėn 52 kryetarė shtetesh e qeverish, pėr tė marrė pjesė nė Sheshin e kuq, sė bashku me drejtuesit e Rusisė, nė gjashtėdhjetė vjetorin e fitores. Kėtė herė Vendet e Evropės nuk dėrguan pėrfaqėsues, me pėrjashtim tė ministrave tė jashtėm tė motrave tė mėdha latine, Italisė e Francės, qė u mjaftuan tė venė lule tė freskėta nė varrin e ushtarit tė panjohur, pa u rrjeshtuar nė  tribunėn e paradės. Qe ky veprim shprehje e njė qėndrimi dy faqesh, qė edhe dėnon qėndrimin rus kundrejt Ukrainės, por edhe nderon fitoren mbi nazizmin, duke i njohur Bashkimit Sovjetik meritėn e peshėn e luftės dhe sakrificat e popujve tė tij pėr tė.

70-vjetori i sivjetėm nuk qe njė pėrsėritje e 2005-s. Ai i ngjante mė shumė pėrvjetorėve tė regjimit, kur tribuna nė Sheshin e Kuq ishte njė shfaqje e hierarkive komuniste tė botės. Edhe kėsaj here, pėrkrah Presidentit rus e bashkėpuntorėve tė tij ishin drejtuesit e atyre pak Vendeve komuniste t’Azisė apo Amerikės Latine, me Kryetarin e Kinės nė qendėr, mbasi partitė komuniste nė Perėndim janė trasformuar ose janė tė papėrfillėshme. Shkaku duhet kėrkuar jo nė vullnetin e Rusisė pėr tė soditur vetminė e saj, por nė prirjen e pėrgjithėshme tė Evropės apo SHBA-ės, me ndonjė pėrjashtim si Serbia, pėr tė kundėrshtuar politikėn ruse n’Ukrainė.

Putin, nė synimet e tij tė fshehta, ka njė strategji qė priret tė rikrijojė Bashkimin Sovjetik.  Problemi ėshtė shumė kompleks e i ndėrlikuar dhe Kryetari i sotėm i Rusisė vajton faktin qė nė vitet e para 90 nuk ishte nė drejtimin e Kremlinit pėr tė ndaluar, simbas tij, “katastrofėn mė tė madhe tė shekullit”. Sot Ukraina ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr sendėrtimin e synimit, mbasi pėrbėn shtetin mė tė madh tė ish B.S., tė shkėputur nga ndikimi rus. Kėmbėngulja e Evropės dhe Amerikės obamiane, pėr tė mos lejuar njė rusifikim tė hapur e tė pėrgjithshėm t’ Ukrainės, i paraprin shmangies sė njė pėrpjekjeje tė Rusisė qė, nė t’ardhmen tė shtrijė strategjinė pėrbashkuese tė saj drejt Vendeve balltike, ku nuk mungojnė pakicat ruse, madje janė edhe tė bollėshme. Kjo hamėndje mund tė jetė mė pak reale, po tė mbajmė parasysh faktin se ato republika, tė integruara nė BE, kanė krijuar njė standart jetese, tė cilin ėshtė pak e besueshme qė tė ketė forca politike tė bindura pėr t’a kėmbyer atė me nivelin e jetesės nė Rusinė e Putinit. Veē asaj perspektiva e njė ndėrhyrje tė mundėshme n’ato Vende do tė paraqiste njė pėrqindje tė lartė rrezikshmėrie pėr paqen nė Evropė, duke qėnė ato anėtare tė NATO-s. Nuk dijmė hollėsitė e orėve tė gjata tė bisedimeve ndėrmjet Kryetarit rus dhe atij francez e Kryeministres gjermane pėr t’ardhmen e konfliktit n’Ukrainė, por angazhimi nė vetė tė parė i kėsaj tė fundit n’ato traktativa dėshmon peshėn dhe brishtėsinė e ēėshtjes.

Mendėsisė perandorake tė Rusisė, tė lindur shekuj tė shkuar, kur Pjetri I, Ekaterina, Aleksandri I dhe i II Romanov e reformonin, evropianizonin duke e pėrvijėsuar si fuqi evropiane e botėrore, i rrin shtrėnguar shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik. Periudha e luftės sė dytė botėrore qe ajo mė frytdhėnėsja pėr zgjerimin e Perandorisė  sė kuqe tė Carit gjeorgjian. E mikluar nga dy grupet ndėrluftuese, sė pari me Traktatin e Moskės Ribbentrop – Molotov e sė dyti me takimet e Teheranit e Jaltės, Rusia pa tė ligjėsuara kėrkesat e saj hegjemoniste nė pothuaj gjysmėn e Evropės. Ky ligjėsim u pagua shumė shtrenjtė, me vdekjen e 27 miljon njerėzve por roli i mbifuqisė, qė merrte me mbarimin e luftės, shpėrblente ēdo humbje njerėzore e lėndore. Mbifuqia shtriu kthetrat e saj nė tė gjithė botėn, nė Azi, Afrikė, Amerikėn latine e, madje edhe n’Evropė me kampin socialist dhe partitė komuniste tė Perėndimit.

Me kohė sistemi evoluoi nga njė regjim terrorist qė shkaktoi miliona viktima, nė njė shtet autoritar njėpartiak e nė njė shoqėri qė nuk kishte mė frikė tė kėrkonte disa liri e tė drejta nė vitet 80, kur nė drejtim tė partisė e tė shtetit u ngjit Mihail Gorbaēovi. Roli i tij, brėnda e jashtė B.S., nėpėrmjet “trasparencės dhe rindėrtimit”, qe mjaft pozitiv pėr demokratizimin e jetės sė brėndėshme dhe paqtimin e asaj ndėrkombėtare. Por edhe se Presidenti i fundit i shtetit sovjetik pėrpiqej, nėpėrmjet reformave liberalizuese, tė zgjaste jetėn e sistemit, ky u shemb nėn peshėn e dėshtimit ekonomik dhe aspiratave tė brezit tė ri pėr mė shumė liri e tė drejta nė planin vetiak e shoqėror, veē ndikimeve tė jashtėme, pėrfshirė edhe rolit tė Papės Gjon Pali II.

Pėrfundimi qe demokratizimi i Rusisė nė vitet e para 90, nėn drejtimin e Boris Jelcinit e tė njė shtrese intelektuale e teknokrate qė e konceptonte shtetin nė parametrat e liberalizmit perėndimor. Kjo frymė solli edhe shpėrbėrjen e shtetit shumėkombėsh, qė ishte mbajtur nė kėmbė nga drejtimi autoritar i Carėve e, mė pas, i diktaturės komuniste. Evolucioni lirisjellės i Rusisė, e mbetur e vetme nė mbarėshtimin  e trashėgimisė sė mbifuqisė, pati jetė tė shkurtėr. Si pasojė e dobėsisė sė Presidentit Jelcin dhe korrupsionit tė rrethit tė tij, nė drejtim erdhi Putin qė kishte qėnė drejtues i KGB-sė nė Gjermaninė Lindore. Sot Rusia ėshtė njė demokraci e brishtė, ku sundojnė ish kolegėt e Kryetarit Putin dhe oligarkėt e lidhur me pushtetin.

Mendėsia ėshtė kthyer, nė forma tė tjera, n’atė tė regjimit. Sot Rusia e Putinit luhatet mes dėshirės sė zjarrtė pėr tė rikrijuar perandorinė e humbur e vetėdijes sė rreziqevet qė, njė ndėrmarrje e tillė, paraqet nė marredhėniet me pjesėn tjetėr tė botės.  Bojkotimi i festimeve tė 70-vjetorit, nga Evropa dhe SHBA-s, ėshtė njė tregues i saktė i atyre luhatjeve. Megjithatė Rusia zyrtare vazhdon tė pėrkundė ėndrrėn e saj tė mbifuqisė, gjė tė cilėn e tregoi edhe nė paradėn e fundit, kur lloje tė reja armėsh bashkėkohore parakaluan, si dikur, nė Sheshin e Kuq. Ndoshta, ndėrmjet trupave ruse atė ditė kishte edhe ushtarė tė kthyer nga Ukraina, si dikur ata qė ktheheshin nga Berlini, nga Poznani, nga Budapesti, nga Praga, sė bashku me medaljet e tyre dhe “krenarinė” se i kishin shėrbyer “nėnės sė madhe Rusi”, “atdheut tė socializmit nė botė”.

Sot bota nuk ėshtė mė ajo e gjysmės sė dytė tė shekullit tė shkuar. Problemet e saj janė shqėndralizuar, janė bėrė tė ndryshme, janė mprehur nga pabarazitė, gjithnjė e mė tė dukėshme, mes Vėndeve tė zhvilluara dhe atyre nė zhvillim. Sot luftėrat lokale, nė tėrėsinė e tyre, krijojnė idenė e njė “lufte tė tretė botėrore”, nė se do mė lejohej tė parafrazonja Atin e Shenjtė. Sot jemi tė pranishėm, nė njė hapėsirė jo tė vogėl, tė njė mendėsie kriminale, qė shfaqet nė vrasjet masive, nė shpėrnguljet dhe terrorizmin kundėr tė krishterėve n’ Azi dhe n’Afrikė, tė kryera nga njė pjesė e vogėl “myslimanėsh”, tė cilėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt  me doktrinėn qė ka gati njėmijė e pesėqind vite jetė. Sot autoriteti i mbifuqisė nuk ėshtė mė vedimtar nė zgjidhjen e problemeve tė botės dhe organizmat shumėkombėshe janė tė pafuqishme tė marrin vendime, si pasojė e kundėrshtive tė brėndėshme e tė interesave tė ndryshme. Sot Kina, me fuqinė e saj ekonomike dhe politikėn e zgjerimit tė heshtur, po ndryshon gjithė barazpeshat e globit. Sot jetojmė nė njė mungesė tė theksuar “liderėsh” politikė nė nivel botėror, hasim nė personazhe mesatarė, apo mė poshtė se tė tillė, pa fuqi bindėse, robė tė interesave tė ēastit,  pa mė tė voglėn aftėsi pėr t’i parashikuar e aq mė shumė pėr t’i paraprirė apo pėr t’i parapregatitur ngjarjet.

Nė kėtė paralizė projektesh e vendimesh qė lejon amullinė e situatave e krijon pasigurinė nė shumė zona tė planetit, madje edhe rrezikun real pėr shumė bashkėsi njerėzish, ėshtė e pranishme edhe Rusia e Putinit, qė nuk vuan nga pavendosmėria, pėrkundrazi, me ėndrrėn e saj perandorake e me mallin pėr “madhėshtinė” e Vendit tė tij qė “Jo vetėm mbrojti atdheun por ēliroi njėmbėdhjetė Vende t’Evropės”. Mėkat qė Kryetari i Rusisė ende nuk e ka kuptuar se “ēlirimi”, pėr tė cilin mburret edhe mbas 70 vjetėsh, ka qenė i tillė vetėm pėr kastat besnike tė drejtuesve sovjetikė. Qytetarėt e Vendeve tė Lindjes ish komuniste, nė vend tė termit tė Putinit, shumė mirė mund tė venė atė “skllavėrim”, duke i rikthyer sė vėrtetės historike tė drejtėn e qytetarisė, tė mohuar prej shumė dhjetėvjeēarėsh.

Ėndėrra e drejtuesve rusė pėr tė pėrsėritur epopenė e “ēlirimit” tė ish domenave tė Moskės, ėshtė e paracaktuar tė mbetet e tillė, sepse ata popuj e kanė bėrė nė liri zgjedhjen e tyre.





 
< Prev   Next >