PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 05 May 2015



PROFESORI YNĖ I NDERUAR
ARBEN PUTO,

TRADHĖTAR I IDEALIT TĖ TIJ, KOMUNIZMIT.

   

Mėrgim Korēa

Sado qė titulli i intervistės lėshuar nga profesor Arben Putua ishte njė titull i cili tamam qė mė ē’orientoi, megjithatė e lexova me vėmėndje tė madhe. Kjo shpjegohet pa as mė tė voglin dyshim me faktin qė sinqerisht isha i shtyrė nga kureshtja tė mėsoja se ē’e shtynte kėtė profesor, i cili kishte pėrjetuar deri nė vitin 1990 tė qėnėt anėtar i P.K.SH. e nė vazhdim i P.P.Sh. pėr thuajse gjysėm shekulli nė vazhdim, tė arrinte nė  pėrfundimin e bėrė publik se mė nė fund  e kishte tradhėtuar kėtė ideologjķ tė tijėn !  Ksisoji, braktisja e llogores sė kolegėve tė tij si historianė tė politizuar tė cilėt pėr 70 vite radhazi e kanė shtrembėruar dhe vazhdojn’akoma t’a shtrembėrojnė historinė duke pohuar gėnjeshtra si tė vėrteta ose, ē’ėsht’edhe mė keq, kanė fshehur fakte dhe tė vėrteta si drita e diellit, mė shtynė t’a lexoja me etje tė madhe intervistėn e profesorit tonė tė nderuar Arben Putos. Mirėpo zhgėnjimi im qé i madh ! Profesor Putua nuk ėshtė se sinqerisht donte tė denonconte bėmat kriminale e terroriste pėrgjatė periudhės diktatoriale komuniste, pėrkundrazi, ai desh t’arrinte e tė hidhej nga njéri kalė komunist nė vrap e sipėr, (por tashmė dukshėm ēalaman dhe humbės), nė kalin tjetėr kundrakomunist duke treguar se si ai qė nga fundi i viteve ’90-tė ... nuk mund tė qėndronte mė indiferent e tė mos u pėrkushtohej tė drejtave tė njeriut !  Dhe profesori e bėn kėtė hap duke iu drejtuar hiē mė pak por pikėrisht “Zėrit tė Amerikės” ku, pėrgjatė sistemit diktatorial tė partisė, vetėm fakti t’i dėgjoje nė radio emisionet e atij stacioni bėnte tė dėnoheshe me dhjetė vite burg sipas nenit tė mallkuar 55 pėr   “agjitacion e propagandė”, doemos duke mos pėrbėrė as burgosja pa lé vetė dėnimi asnjė shkelje tė tė drejtave tė njeriut, sipas mendėsķsė atėherėshme tė profesorit tonė tė nderuar !   Vazhdojmė mė tutje.

Jo se nuk kam patur rast tė njihja gjatė jetės sime personazhe tė cilėt e kishin filluar si “debatikas” ose “nacional ēlirimtarė tė vendosur”, por nė vazhdim, edhe nė qoftė se rrethanat si edhe terrori diktatorial q’e kishin  kapėrthyer  vėndin tonė i detyronin tė heshtėnin, nė rrathė tė ngushtė familjarė ata hapeshin dhe e tregonin se ē’ndjenin nė thellėsit’e shpirtrave tė tyre !  Por, e gjithėnjė ka njė “por”, arėsyeja pėrse ata qėndronin aq tė mbyllur kishte njė dhe vetėm njė shpjegim :  Ata ishin dhe mbeten njerėz tė ndershėm dhe me karakter !  Pikėrisht nisur nga kjo veēorķ e tyre ata, nga njera anė nuk dilnin dot hapur kundra sistemit diktatorial se merreshin nė qafė jo vetėm ata por edhe rrethi i tyre familjar me soj e me sorollop qė pėrfundonin nė burgje, nė kampe pune e internimi dhe nga ana tjetėr, edhe mbas shkėrmoqjes sė diktaturės, ata vazhduan tė qėndrojnė tė mbyllur nė veten e tyre  nga qė u vinte turp qė kishin qenė anėtarė tė P.P.Sh. e cila e pati katandisur vėndin nė njė kamp tė madh pėrqėndrimi rrethuar me tel me gjėmba, brez tė minuar si edhe klon elektrik !  Dhe ē’ėshtė m’e madhja, ky kamp i madh pėrqėndrimi e filloi rrugėn e tij fillimisht me dhunimin deri nė njė tė klasės intelektuale me kulturė perėndimore, objekt cmire skajore pėr diktatorin e ardhshėm, duke e pushkatuar edhe burgosur thuajse pa pėrjashtim atė kategorķ, e pastaj duke vazhduar kryesisht me Klerin Katholik, (si mė intelektuali mes klereve fetarė), por duke mos lėnė mė nj’anė as atė Muslimanin si edhe Sektin Bektashi edhe Klerin Orthodhoks !  Tė gjitha kėto masa merreshin pėr t’a siguruar pushtetin fillimisht pėr interesa grupi e nė vazhdim ... pėr interesa thjeshtė personale tė diktatorit  duke vazhduar e zhdukur pa mėshirė, njė e nga njė ose edhe me grupe, pikėrisht ata q’e ndihmuan edhe mbėshtetėn diktatorin e ardhshėm t’a ndėrtonte e nė vazhdim edhe t’a konsolidonte pėr thuajse 39 vite radhazi DIKTATIN E TIJ MBI POPULLIN SHQIPTAR !  E doemos pėrgjatė kėsaj hyrje tė shkurtėr,  nuk mund tė mos zihet nė gojė fakti se ky pushtet e kjo diktatur’e vendosur ndaj popullit, t’ashtuquajtura DEMOKRACI POPULLORE, e filluan rrugėn e tyre me triska dhe e pėrfunduan me tallona !

Profesori yn’i nderur Arben Puto, nė librin e tij tė fundit, e thekson pohimin e Mussolinit se : “FASHIZMI ĖSHTĖ NJĖ SISTEM NĖ TĖ CILIN ĒDO GJĖ ĖSHTĖ PĖR SHTETIN, ASGJĖ NUK ĖSHTĖ JASHTĖ SHTETIT, ASGJĖ DHE ASKUSH NUK JANĖ KUNDĖR SHTETIT ... “. Natyrshėm lind pyetja : a thua lexuesit tė vėmėndshėm nuk i shkon krejtė natyrshėm mėndja tek pėrcaktimi qė u bėhej nga ana e udhėheqėsve tė Partisė Komuniste e nė vazhdim pastaj P.P.Sh.-sė,  (parti tek  e cila militonte thuajse qė nė krijimin e saj edhe profesor Putua), cilėsorėve dhe atributeve qė i visheshin asaj partije nė fjalė duke filluar qė nga diktatori e deri tek anėtari m’i thjesht’i saj ?!  Sipas kėtij pėrkufizimi qė zé nė gojė profesor Arben Putua lidhur me fashizmin si sistem, a mund t’i gjejė ndokush qoft’edhe njė ndryshim minimal lidhur me pėrkufizimin se ē’ishte komunizmi i partisė si edhe i zotit Puto ?  Pa lé qė pėrgjatė viteve tė diktaturės komuniste, sa herė qė ka ardhur puna tek L.N.Ēl., profesori nė fjalė e mbėshteste préras faktin se gjatė luftės shqiptarėt, tė udhėhequr nga partia e tyre komuniste, kanė qenė pjes’e aleancės antifashiste me Sh.B.A.-tė, me B.S.-ik si edhe vėndet e tjera tė asaj aleance, (doemos duke e lėnė nė harresė paktin famėkeq Molotov – Ribbentrop tė 23 Gushtit 1939 tė cilin kemi dėshirė t’ia rikujtojmė profesorit tonė tė nderuar Arben Puto si edhe doemos lexuesit tonė). Ky pakt pati njė “PRECEDENT KUPTIMPLOTĖ” :  Stalini e shkarkoi si ministėr tė Jashtėm tė B.S. Litvinovin, (nga qė ishte hebré), dhe nė vėndin e tij emėroi Vjaēeslav Molotovin. Vijmė tashti tek vetė pakti i cili konsiderohet nga studjuesit historianė, (por  jo nga historianėt e politizuar, pėr sa kohė ishim miq pėr kokė me “Bashkimin e Lavdishėm Sovietik”), si njera nga faqet mė tė errėta tė Luftės sė II-tė Botėrore !  Stalini, gjithmonė sipas studjuesve historianė, kishte kohė qė synonte t’ia arrinte njė marrėveshjeje tė ndėrsjellė me Gjermaninė naziste.  Bilé Trocki, pikėrisht mė 24 Gusht, tė nesėrmen e nėnėshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje, shkroi : “ ... Qė nga viti 1933 unė vazhdoj t’a kem bindjen se objektivi kryesor i politikės sė jashtėme tė Stalinit ka qenė pėrfundimi i njė marrėveshjeje me Hitlerin ... Stalini i ka tradhėtuar principet e revolucionit :  Ai ndiqte njė politikė ekspansioniste ! “

Nė vazhdim, ndonėse unė vėrtet nuk jam historian, por mund t’i sjell profesor Putos edhe pjesė nga letra origjinale e Stalinit  drejtuar Hitlerit me datėn 21 Gusht tė vitit 1939, (mbėshtetur nė “ Nazi Soviet Relations 1939 – 1944 – Department of State – Washington 1948, faqe 69)”, ku Stalini shkruan :  “... Popujt tanė kanė nevojė tė ndėrsjellė pėr raporte paqėsore mes njėritjetrit. Pranimi nga ana e Gjermanisė qė tė nėnėshkruhet njė pakt mes saj edhe B.S. krijon bazat pėr mėnjanimin e tensionit politik si edhe vendosjen e njė klime paqeje dhe bashkėpunimi mes vėndeve tona. Prandaj, si i autorizuar qė jam nga qeverija, ju vé nė dijenķ se jemi tė mendimit qė Zoti Ribbentrop tė vijė nė Moskė me datėn 23 Gusht, (i vitit 1939 – shėnim nga M.K.),  J.V.Stalin

Z.Arben Puto ka shkruar gjithashtu nė librin e tij, (Lufta Italo-Greke, botim i vitit 2011, faqe 226), edhe se “... kanė qenė me mijėra kriminelė tė luftės qė janė fshehur nė atė botė tė pamatė”, (nė Sh.B.A.- shėnim i M.K.). Duke e lexuar kėtė  pohim shkencor, a nuk i vjen natyrshėm nė mėndje secilit lexues tė etshėm t’i mėsojė tė vėrtetat historike, se gjatė viteve tė Luftės sė II-tė Botėrore, partia e profesorit tė lartpėrmėndur pėr tė cilin ishte krenarķ tė qėnėt  anėtar i saj, (pohim i bėrė mbas shkėrmoqjes sė sistemit diktatorial nė Shqipėri, shėnim i M.K.), cili ishte pozicionimi i profesorit tonė tė nderuar, e kishte patur pėr mburrje qė kishim qenė aleatė me Shtetet e Bashkuara, apo kėta tė fundit, duke strehuar nė gjirin e tyre masa kriminelėsh lufte, e kishin nxitur profesorin nė fjalė t’i konsideronte Sh.B.A.tė si armiq imperialistė ? Sido qė tė jetė puna qė tė dy qėndrimet, diametralisht tė kundėrtė me  njeritjetrin, nė mos tjetėr e tregojnė profesor Puton ndjekės besnik tė vijės sė partisė sė tij tė punės, apo jo ?!  Kjo pak por e pakundėrshtueshme !  Po nga ana tjetėr, i krahasuar profesori yn’i nderuar me kolegėt e tij ish debatikas e nacional ēlirimtarė komunistė tė orėve tė para, (qė i zumė nė gojė mė lart), tė cilėt as pėrgjatė diktaturės por qė as edhe mbas shkėrmoqjes sė komunizmit nuk i lejonte karakteri i tyre tė shprehnin publikisht se ē’ndjenin, (duke e ndier veten tė turpėruar se ē’ideal kishin pėrkrahur), ē’kanė tė pėrbashkėt dhe ē’i ndan nga profesor Putua ?  Pa lé pastaj i krahasuar profesor Putua me Bedri Spahinė i cili fillimisht e mbėshteti Koēi Xoxin t’i dėnonte t’ashtuquajturit tradhėtar’e kolaboracionistė gjatė zhvillimeve tė Gjyqit Special tė mars-prillit 1945 e nė vazhdim pastaj kėrkoi si prokuror edhe dėnimin me vdekje me pushkatim pėr ish kolegun e tij Koēi Xoxin. Por, tė themi tė vėrtetėn, mbas dhjetra viteve kaluar nė burg dhe nė internime, sapo iu dha rasti, nė gazetėn “Republika” tė muajit qershor 1991 Bedri Spahiu shprehet si vijon :  “ ... Duke u krijuar kėto 46 vite terrori,  mizorķe e mjerimi qė ka kaluar populli im, mua mė vjen turp qė kam qenė prokuror i atij Gjyqi Special.  Nuk jam mė ai prokuror qė nxorri Lufta Nacional Ēlirimtare, as pėrkrahės  i utopķsė komuniste mė tė lemerķshme qė nxorri gjenerata e jonė ... “ 

Vazhdojmė mė tej, duke e ngushtuar rrethin sa i takon letrės, (e cila ėshtė dokument), qė profesor Putua i dėrgoi drejtorit  tė emisionit shqip tė Zėrit Amerikės, zotit Elez Biberaj, mė 27 gusht tė vitit 1990. Ja njeri nga pohimet e profesorit :  

“ Sigurisht Ramiz Alia nuk ėshtė ai diktatori i egėr siē ishte para ardhėsi i tij Enver Hoxha ... Por Ramiz Alia nė shpirt nuk ka qenė asnjėherė reformator e demokrat ... Si ēdo lider komunist, ai ėshtė i mbėrthyer fort pas pushtetit ... Me masa gjysmake e tė pjesėshme ai do qė t’ia ndryshojė imazhin e vjetėr e tė frikshėm tė Shqipėrisė ... “.  

Duke u nisur tashti thjeshtė nga analiza logjike e ngjarjeve i hedhim njė sy mbra-pavėshtrues se cila qé direktiva e dalė nga mbledhja e Byrosė Politike tė P.P.Sh. tė tetorit tė vitit 1989 ku Ramiz Alia u shpreh si vijon : 

“Sistemi ynė ka kapitulluar pėrballė atij Kapitalist, ndaj jemi tė detyruar tė ndryshojmė strategji”, u tha Ramiz Alia tė pranishmėve dhe vazhdoi : “Kjo strategji do tė synojė nė dy drejtime:

1) Nė respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe nė

2) Krijimin e pluralizmit politik.

Tė drejtat e njeriut janė diēka brenda nesh dhe mund tė abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do tė bėhet se s’bėn.

Do t’i nxisim tė krijohen parti sa tė duan; tė majta dhe tė djathta e tė qendrės, por gjithsesi kėto parti duhet tė kontrollohen e tė drejtohen nga ne, programet e themelimit tė kėtyre partive do t’i formulojmė ne

Nisur tashti nga fakti qė profesori yn’i nderuar Arben Puto pikėrisht nėntė muaj mbas konstatimit  nga ana e Byrosė Politike tė situatės atėherėshme duke pranuar se sistemi komunist kishte kapitulluar i krahasuar me atė kapitalist, si edhe direktivės dhėnė po  nga ajo  Byro Politike e P.P.Sh. lidhur me strategjķnė e cila duhej ndjekur nė vazhdim, jo vetėm qė i drejtohet me shkrim por edhe pranon tė intervistohet nga Zėri i Amerikės, dhe ē’ėsht’akoma m’e madhja, intervista e tij tė emėrtohet :

KUR  E  TRADHĖTOVA  KOMUNIZMIN

Sapo e fillon intervistėn profesori yn’i nderuar thekson faktin se : Tė drejtat e njeriut janė njė aspekt  i dorės sė parė i kthesės sė viteve ’90 ... E ndjeva se nuk mund tė rrija indiferent ... dhe iu pėrkushtova tė drejtave tė njeriut.  Doemos ky pozicionim i profesor Putos nuk ka se si tė mos na gėzojė skajshėm por ... natyrshėm na vjen ndėrmėnd njė pyetje tė cilėn duam t’ia drejtojmė profesorit tonė tė nderuar e cila, e formuluar krejtė sinqerisht dhe pa as mė tė voglin qėllim t’a vemė nė pozitė tė vėshtirė profesorin nė fjalė por, vetėm t’i hedhim dritė sė vėrtetės, na shtyn t’i themi :  Qė nga data 29 Nėntor’i vitit tashmė tė largėt 1944 e deri nė kohėn kur profesor Putua e merr me tė dyja duart guximin dhe bėn tė pamundurėn nė vitin 1990 qė tė vihet nė krye tė Komitetit Helsinkit Shqiptar nė mbrojtje tė tė Drejtave tė Njeriut, pėrgjatė atyre 46 viteve nė cilėn anė ka qen’i radhitur profesori yn’i nderuar, me dhunuesit e tė drejtave tė njeriut apo me vuajtėsit e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut ? Ose formuluar disi mė qartė, ata tė burgosur politikė pėr lirimin e tė cilėve, siē e thekson vetė  profesor Putua, ka bėrė pėrpjekje madhore tė liroheshin nga burgu, kush i kishte burgosur si edhe dėnuar, partija nė tė cilėn militonte vetė profesori yn’i nderuar pėrgjatė dhjetravjeēarėsh apo ndonjė forcė tjetėr politike?

I pėrqėndrohemi nė vazhdim njė kalimi tjetėr tė profesor Putos tek ai thotė shprehimisht :

“Historia tregon se populli shqiptar ka qenė i pėrgatitur, i pjekur, jo vetėm pėr jetė tė pavarur, por edhe pėr demokracinė. Pra rregullat e demokracisė e kanė bėrė provėn e tyre me sukses qė nė vitet ’20-tė kėtu nė vendin tonė. Kjo ėshtė njė traditė, njė traditė qė vihet nė njė radhė me vlerat e tjera tė mėdha tė popullit shqiptar. Kėtė vlerė duhet ta pėrtėrijmė. Po doemos, nė njė nivel mė tė lartė”.

Sinqerisht mė vjen skajshėm keq pėr profesorin tonė tė nderuar, zotin Puto, q’e kuptoi vetėm nė vitet 1990 realitetin shqiptar e qė ai e quan tė qėnėsķshėm qė nė vitet 20. Ēfarė tjetėr mund t’i thuhet profesor Putos veēse pėrgėzime qė mė nė fund e kuptoi realitetin shqiptar dhe pa as mė tė voglin dyshim, mė mirė me 70 vite vonesė, (e pensionist), se sa kurrė

Nė vijim profesor Putua pohon sė rishmi shprehimisht :  Por nė kėtė fazė tė ré duhet shkuar me guxim, duhet tė jemi konsekuentė. Dhe nė radhė tė parė unė mendoj se duhen marrė masat qė kėrkon momenti.  Dhe krejtė natyrshėm lind pyetja :  Sipas profesorit tonė tė nderuar, cili kishte me qenė ky moment Mos vallė ėshtė zbatimi i direktivave tė mbledhjes Katovicės nė kushtet e vėndit tonė dhe qė Ramiz Alia i zbėrtheu nė mbledhjen e Byrosė Politike tė muajit Tetor tė vitit 1989

Pak mė poshtė, po pėrgjatė intervistės, profesor Putua pohon se “ ... Njė tjetėr ēėshtje qė do tė thosha se i ka ardhur koha tė shikohet, ėshtė kjo qė t’i hedhim sytė sė kaluarės. Tė shikojmė ē’ėshtė bėrė e ē’nuk duhej bėrė !”

Tamam qė prekem sa i ndershėm, sa njerėzor dhe sa i drejtė qė paraqitet tashti profesor Putua yn’i nderuar,  i cili kėrkon t’a marrė flamurin e mbrojtėsit tė tė drejtave tė njeriut nė duart’e tija kur ... deri nė vitet 1990, mijėra te burgosur torturoheshin dhe vriteshin ne menyren me ēnjerezore  

Shtrohet pyetja :  Ē’bėnte asokohe profesor Putua ? Ai heshtėte. Po sot?  Me njė pohim se ē’nuk duhej bėrė,  propagandon tė drejtat e njeriut

Nga fundi i intervistės sė tij profesor Putua del me pėrfundimin se “ ... Amerika gjithėnjė, historikisht por edhe aktualisht, ka treguar sensibilitet sa i takon ēėshtjes shqiptare ...”.  E doemos ky pėrfundim i tij tė bind se me ē’teknikė prej profesori tė nderuar, zoti Puto shkėputet nga rrethi i sendėrtuesve tė “PARAJSĖS SHQIPĖRI SOCIALISTE”, nga e cila duhej tė kish mėsuar e gjithė bota dhe, si astronaut ia hipėn raketės, del nga fusha e tėrheqjes gravitacionale tokėsore dhe ... i gjykon ngjarjet si edhe situatat nga LAAAAART, TAMAM ASHTU SIĒ I TAKON NJĖ ISH HISTORIANI TĖ POLITIZUAR TĖ ISH SISTEMIT DIKTATORIAL ... mbasi ai sistem u shkėrmoq !

NĖ PRAG TĖ PĖRMBYLLJES SHKRIMIT – Me jo pak befasķ e lexova mbylljen e intervistės tė kėtij profesori e tradhėtari tė idealeve tė tij tė gjithė jetės i cili, edhe me atė rast, mundohet qė Manush Myftiun, ish anėtarin e Byrosė Politike, (e njėkohėsisht edhe kunati i tij – shėnim nga M.K.), i zgjedhur nė atė post nga gjashtė Kongrese Partije pėr njė periudhė 24-vjeēare; ish Kryetarin e Kuvendit e nė vazhdim ish zv/Kryeministrin komunist ose edhe ministėr pėr njė periudhe dhjetė vjeēare si edhe kryetar i komisionit aq famėkeq tė Dėbim – Internimeve, mundohet t’a nxjerrė edhe atė kritik tė komunizmit.  Pa dashur fare t’a ndikoj lexuesin e interesuar, po e radhis nė vijim pohimin e vetė profesor Arben Putos :

“ Manushi (Myftiu) mė mori mėnjanė nė kopshtin jashtė banesės, nuk mė bėri ndonjė urim por mė tha se “ky sistem ka falimentuar”. Njė funksionar i lartė i pati telefonuar atė ditė: “more, ai kunati yt ka rrjedhur”, por mori njė pėrgjigje tė thatė (nga Manush Myftiu – shėnim i M.K.) : “Nuk e besoj”. 

E tashti, tejet i befasuar nga i gjithė shtjellimi se si profesori yn’i nderuar zoti Puto i drejtohet zotit Elez Biberaj pėrgjatė letrės sė tij e doemos edhe nga intervista e tij se kur ai e tradhėtoi komunizmin, sinqerisht qė dua t’ia vé nė dukje qė ai tė nxjerrė njė pėrfundim koherent logjik se sa do t’a kishim  vlerėsuar pohimin e tij se kur ai e kishte tradhėtuar komunizmin, si unė e gjithashtu edhe shumė nga lexuesit eventualė, nė qoftė se ai, para se tė na ftonte qė t’ia vlerėsonim punėn e kryer pėr vite me radhė si kryetar i Komitetit tė Helsinkit pėr ruajtjen e tė Drejtave tė Njeriut, (po tė donte le tė mos shprehej   kategorikisht siē u shpreh nė shtyp ish prokurori Bedri Spahiu i cili veprimtarķn’e tij e quante tė turpėshme), por ama profesori yn’i nderuar tė kishte filluar qė nga vendosja e njė kufiri ndarės mes asaj qė ėshtė emėrtuar nga historianėt e politizuar tė periudhės diktatoriale si luftė nacional Ēlirimtare e nė vazhdim se si ajo nė fakt u transformua nė luftė tė mirėfilltė civile pėr marrjen e nė vazhdim edhe mbajtjen me dhunė, skajshėm tė egėr, tė pushtetit shtetėror !  E pėrgjatė kėsaj brazde pastaj, profesori yn’i nderuar Arben Puto, t’a kishte vėnė nė dukje hullķn’e lėnė nga pas nga veprimtarķa e partisė sė tij e cila dėndur ka marrė drejtime skajshmėrisht tė kundėrta si kahje, thjeshtė nisur nga interesat personale tė diktatorit, i cili zhduku lé atdhetarėt e skajshėm nė pėrkrahje tė interesave kombėtare tė para Nėntorit 1944, por nuk lį nė kėmbė thuajse asnjerin nga mbėshtetėsit e tij si gjatė luftės e gjithashtu edhe nė vazhdim !  E kjo e gjitha qė profesori yn’i nderuar zoti Puto t’a kuptojė shquar se shtysa pėr t’i bėrė njė analizė pohimit tė tij madhor “kur e tradhĖtova komunizmin”, qé nisur thjeshtė t’ishte pozitive dhe vlerėsuese ndaj autorit tė saj.  Por, nga qė ky qėllim nuk u arrit dot sepse vetė autori pėrzgjodhi tė ndjekė rrugėn q’e kanė pėrzgjedhur ish komunistėt pėr t’u treguar sot se sa demokratė qė janė, nuk kam se si mos t’a vé nė dukje edhe qershinė pėrmbi tortė, tė pėrzgjedhur nga profesor Putua yn’i nderuar, i cili na fton tė dilet nga izolimi dhe tė vendosen marrėdhėnje normale me shtetet e tjerė, veēanėrisht me Sh.B.A.-tė pėr t’a rikthyer traditėn.  E pikėrisht kjo thirrje e profesor Arben Putos na detyron t’u japim fund kėtyre radhėve me risjelljen para kujtesės sė lexuesit faktin se si z.Arben Puto nė librin e tij tė botuar nė vitin 2011 pohon se :  “... kanė qenė me mijėra kriminelė tė luftės qė janė fshehur nė atė botė tė pamatė. Dhe ne pohojmė :   Mirėse deri nė vitin 1990 zoti Puto nuk guxoi tė shfaqte se ē’mendonte thellė mėndjes sė tij. Dakord. Po thirrja pėr rivendosjen e marrėdhėnjeve normale veēanėrisht me Sh.B.A.-tė nė vitin 1990, vallė a pėrputhet me pėrcaktimin qė ai u bėn nė 2011-ėn Sh.B.A.-ve si strehues tė mijėra kriminelėve tė luftės ?

Pra bindemi akoma mė thekshėm se sa i goditur qė ėshtė pėrcaktimi i ish Presidenti Havel tek shprehet se :

Nuk ka kategori mė tė poshtėr se ish komunistėt e transformuar nė demokratė !       



  
   

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >