PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Monday, 04 May 2015



BREZI I DASHURISĖ SĖ NDALUAR

( Nderim kujtimit tė Liri Dori Kupi)

 

 

Eugjen Merlika           

 

“Dashuria pėrqafon gjithė jetėn e njė gruaje; dashuria ėshtė burgu i saj dhe mbretėria e saj qiellore: ajo qė pėrulėsisht flijohet duke dashuruar, shėrben e zotėron nė tė njėjtėn kohė.”

Adalbert von Chamisso (1781 – 1838) poet dhe romancier gjerman.

 

18 prilli 2015 qe njė ditė zie pėr shumė shqiptarė tė Nju Jorkut. Ishin ata qė vinin nga njė qėndrim i gjatė nė sektorėt e fermės sė Lushnjes, tė atij kampi tė madh internimi qė emėrtohej “29 Nėndori”, datė qė tingėllonte si njė ironi e fatit, mbasi shėnonte zanafillėn e fatkeqėsive tė tyre.

Atė ditė ata u mblodhėn tė gjithė aty, nė lagjen Forest Hills Quins, me fytyrat e zymta e tė ngrysura, pėr tė pėrcjellė nė banesėn e fundit tokėsore njė nėnė, njė grua, njė shoqen e tyre, e cila ishte bashkuar me ta nė njė ditė tashmė tė largėt tė gjysėm shekulli mė parė.

Sėmundja e pamėshirshme e rrėmbeu para kohe Lirinė nga gjiri i familjes, nga bashkėshorti i drobitur nė afėr gjysėm qindvjeti internimesh e burgjesh, si “armik i popullit”, si biri i “tradhėtarit”, edhe se babai xhelatėt e tij i quante “kalamaj” qė nuk dinin se ēfarė bėnin e nuk deshi tė luftojė kundėr tyre, sepse ishin “bij tė shqipes”, bashkė me tė cilėt duhej pėrzėnė pushtuesi nga toka shqiptare. Liria u nda nga fėmijėt, tashmė tė rritur e prindėr vetė, nga kunatat qė e pritėn si motrėn e tyre, kur ajo vendosi tė bėhej shoqja e jetės sė Fatbardh Kupit, mbiemri i tė cilit atėherė, ashtu si edhe disa tė tjerė, njėzet vjet mbas t’ashtuquajturit “ēlirim”, ishte sinonim i urrejtjes qė shoqėria duhej tė kultivonte kundrejt pjesės mė tė mirė tė saj. Liria atė ditė u la lamtumirėn edhe bashkėvuajtėsve tė saj, atyre shoqeve e shokėve tė sektorėve kampe tė Grabianit, tė Savrės, tė Gradishtit qė, pėr afėr tre dhjetėvjeēarė, jeta i bėri tė pėrballonin sė bashku fatkeqėsinė e tė qenit nė tė njėjtėn geto, lodhjen, shqetėsimet, ankthin e pėrditshėm, dhimbjet e ndonjė ēast gėzimi, siē ishin lindjet e fėmijėve.

Ata njerėz, ata burra e gra, pleq e tė rinj, tė mbijetuar kalvarit tė gjatė tė fushave tė Myzeqesė, nė atė ditė tė trishtuar, thellė nė vetvete i kanė njohur sė ndjerės, qė kishte emrin e konceptit mė tė bukur nė botė, njė meritė tė veēantė, tė tillė qė e kishin shumė pak prej tyre. Liria nuk lindi me njė mbiemėr tė njohur, me “mėkatin origjinal” qė, shumica dėrmuese e atyre qė quheshin “armiq tė klasės”, trashėgonin qė nė embrion si pasojė e njė ideje ogurzezė e fatale qė kasta drejtuese komuniste shqiptare kishte pėrvehtėsuar nga pėrvoja mė ēnjerėzore e kriminale e zbatimit tė doktrinės, sė cilės i kishin besuar jo vetėm bindjet e tyre, por edhe fatet e shqiptarėve. Liria kishte mbiemrin Dori, mbiemri i thjeshtė i njė familjeje nga Pėrmeti, e cila kishte menduar se e ardhmja e Vendit tė tyre duhej t’ishte e lidhur me “shpresėn” qė frymėzonin ca djem e vajza tė reja qė kishin marrė malet, duke vėnė nė kokė njė kėsulė me yllin e kuq pesėcepėsh nė ballė e qė kėndonin : “Bijtė e Stalinit jemi ne/ Qė derdhim gjakun anembanė/ Sa tė valojė pėrmbi dhe/ Flamuri drapėr e ēekan!”

Babai i Lirisė, xha Mitroja, nė punėn e tij si kamarier nė klubin e vetėm tė Lushnjes sė viteve 50 – 60, dukej se nuk e parapėlqente “luftėn e klasave”. Nė klubin e tij vinin shpesh djem tė rinj, qė kishin nė ballė njė vulė tė padukshme, por qė thithte mbi tė syrin “vigjilent” tė besnikėve tė regjimit. Xha Mitroja i trajtonte ata si gjithė tė tjerėt, madje shėrbimi ndaj tyre, nė normalitetin e tij, zbulonte njė simpati tė heshtur. Liria ishte fėmija e parė e, pėr t’i ardhur nė ndihmė familjes, i u bashkua t’atit nė punėn e tij. Kanė kaluar mė shumė se pesėdhjetė vjet nga ajo kohė, por fytyra e saj, mbas banakut tė klubit, mė vjen ende e gjallė para syve tė mėndjes. Ajo vazhdonte gjimnazin natėn sė bashku me mjaft djem nga Savra e Pluku, qė ishin tė internuar.

Mund tė tingėllojė si i ēuditshėm ky fakt qė u lejohej atyre djemve tė vazhdonin gjimnazin nė Lushnjen e udhėzimeve tė posaēme nga udhėheqja qėndrore e partisė. Ndoshta dyshja Nuēi Tira – Qemal Myrseli e lejuan atė shkollim, mbasi dhjetė vjet mė vonė, tė tjerė drejtues pėrjashtuan nga shkolla e mesme edhe vajza 15 – vjeēare.

Nė bangat e gjimnazit lindi dashuria ndėrmjet Fatbardh Kupit dhe Liri Dorit. Ishte njė dashuri e pastėr dhe e vetėdijshme pėr muret qė duhej tė shkallmonte nė sendėrtimin e jetės sė pėrbashkėt. Vajza, qė ende nuk kishte mbushur tė njėzetat, gjeti nė shokun e klasės, qė ishte pesėmbėdhjetė vjet mė i madh, njeriun e ėndrrave tė saj vajzėrore, “princin e kaltėr” qė i frymėzonte jo vetėm ndjenjėn fisnike tė dashurisė sė parė, por edhe besimin nė jetėn, atė siguri qė ēdo femėr kėrkon instiktivisht tė gjejė tek partneri pėr tė krijuar njė familje.

Ky ishte aspekti romantik i lidhjes sė tyre, dukuria qė ka lindur sė bashku me njeriun, mė fisnikja e mė e pranishmja nė fantazitė e veprat e shkrimtarėve dhe artistėve tė gjithė epokave. Epoka e enverizmit nė Shqipėri, duke huajtur nga pėrvoja mė e keqe botėrore e dasivet njerėzore konceptet penguese e kriminalizuese tė dashurisė, kishte krijuar tabł tė pathyeshme nė krijimin e familjes. Marredhėniet dashurore nuk mund tė dilnin nga kornizat e parapėrcaktuara tė pėrkatėsive “klasore”. Familja qė krijohej jashtė kėtij konteksti ishte e paracaktuar tė pėsonte gjithė “mėrinė e Akilit” tė regjimit, nėpėrmjet masave administrative siē ishte largimi nga puna apo internimi. Veēimi shoqėror, qė fillonte nga ai i familjes sė atij apo asaj qė kishte “pėrbėrje tė mirė”, pėr tė kaluar tek njerėzit e farefisit, tek shokėt e shoqet e shkollės apo tė punės, tek tė njohurit e thjeshtė ishte synimi kryesor i pushtetit dhe “organizatave” tė masave.

Le tė mos shkandullohet ndonjė e re apo i ri i sotėm, qė nuk mund tė konceptojė njė rend tė tillė gjėrash, nėse lexon historinė e asaj gruaje qė mbylli sytė para pak ditėsh nė Nju Jorkun e demokracisė. Sa drama tė tilla, herė herė tė kthyera nė tragjedi, ka pėrjetuar brezi i ynė, brezi i prindėrve tė tyre. Sa raste tė panumurta dashurish tė ndaluara kanė gjymtuar shpirtėrisht atė brez, sa dhimbje, sa lotė, sa brenga cfilitėse kanė shoqėruar vitet e rinisė. Sa e vėshtirė ka qėnė prova , nė tė cilėn u vunė shumė tė rinj e familje tė tyre, sa familje tė shkatėrruara, sa ėndrra tė varrosura nėn peshėn e “luftės sė klasave”, sa fėmijė tė rritur pa njė prind edhe nė rradhėt e atyre qė, deri nė ēastin e katastrofės vetiake, hymnizonin regjimin e pėrligjnin mizorinė e tij.

Qenė tė paktė, n’atė kohė tė ashpėr, ata apo ato qė dolėn fitues nė luftėn e tyre tė pabarabartė me pushtetin e dhunės e tė poshtėrsisė njerėzore. Liri Dori, qė mori mbiemrin Kupi , pėrmetarja njėzet vjeēare, qe njė nga ato, njė nga tė paktat. Ajo pati forcėn tė sfidojė gjithshka, mendėsinė e familjes, dhunėn e shtetit qė u shfaq nė tėrė shėmtimin e saj nė vitet e gjata t’internimit sė bashku me familjen e katėr fėmijėt qė mbushėn vatrėn krutane, mungesat,  indiferentizmin, madje edhe “dėnimin” e shoqeve tė fėminisė. Nė vend tė shkollės sė lartė e tė profesionit tė rehatshėm nė njė jetė normale  pranoi tė marrė shatin e lopatėn e tė punojė me dhjetra vite nėn diellin pėrvėlues dhe erėn e ftohtė dimėrore tė Myzeqesė. Jetoi nė njė kasolle majė kodrės sė Grabianit, pa u ankuar kurrė, pa hapur gojėn. Nuk kishte nevojė tė fliste, sytė e saj shprehnin mė sė miri gjithė botėn e saj tė brėndėshme, nė tė cilėn zotėronte vetėm dashuria, ajo sublimja, e pėrjetėshmja, qė bashkohej me respektin pėr familjen e burrit, pėr vlerat morale, pėr aftėsinė e flijimit pėr to.

Jeta e saj i shėmbėlleu asaj tė shumė shoqeve tė fatkeqėsive, qė regjimi u kishte paracaktuar mėnyrėn e jetesės ashtu si dikur njė tjetėr regjim kishte vepruar me hebrenjtė nė pjesėn mė tė madhe t’Evropės. Ato gra qė mbajtėn mbi supet e tyre peshėn mė tė rėndė tė diktaturės, duke ēuar pėrpara familjet shpesh pa burra, duke rritur fėmijė, duke respektuar e kujdesur pleqtė, janė krenaria e vėrtetė e rracės shqiptare. Ato janė heroinat e heshtura tė Shqipėrisė fisnike. Ato qė u rritėn kampeve tė internimit, qė u lindėn, jetuan e u plakėn duke pėrballuar ēdo ditė mizorinė njerėzore nė tė gjitha format e saj tė mundėshme, qė nuk morėn kurrė pėrkėdheli tė babait, sepse u rritėn pa baballarė, qė ditėn t’i dhurojnė dashuri e pėrkėdheli burrave e fėmijėve tė tyre, janė stolia mė e ēmuar qė shoqėria shqiptare ka nė trupin e saj. Emrat e tyre janė tė panumurtė, ashtu siē ėshtė e pamatėshme madhėshtia e shpirtit tė tyre, ashtu siē ėshtė i pakufishėm borxhi qė Shqipėria ka ndaj tyre, sepse gratė e virtytėshme janė pasuria mė e ēmuar e njė kombi.

Liria ishte njėra prej tyre. Lotėt e shoqeve, qė shoqėruan fjalėt e mbesės sė vogėl nė funeralin madhėshtor tė Nju Jorkut, ishin dėshmia e dhimbjes sė thellė, por edhe e nderimit tė posaēėm, tė veēantė. Ishte nderimi pėr gruan qė atė jetė privacionesh e sakrificash nė kufijtė e heroizmit, pėr tė krijuar e mbrojtur familjen, institucionin mė tė rėndėsishėm tė shoqėrisė njerėzore, pėr tė ruajtur e lartėsuar dinjitetin njerėzor, qoftė edhe me ēmimin e flijimit, ajo e zgjodhi vetė. E zgjodhi n’emėr tė ndjenjės sė dashurisė, t’asaj vlere qė e bashkuar me emrin e saj, pėrbėjnė njė dyshe tė pėrjetėshme, motorrin mė tė fuqishėm qė ēon pėrpara njerėzimin.

Shpirti i Lirisė sot ėshtė nė dritėn e pėrjetėsisė, ndėrsa pėr ne emri i saj mbetet njė shembull e njė simbol. Faleminderit Liri !




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >