PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Friday, 01 May 2015




1 Maji shqiptar

 

J.M.

 

Sa here vjen 1 maji shqiptarėt i drejtohen qofteve e rakisė e ne shtyp bahen tė njajtat komente. Ēuditen e sillen me gjetė shkakun se pse shqiptarėt e konsiderojnė veē si ditė pushimit e piknikut e jo ditė pėrpjekjesh pėr tė drejtat e punėtorėve si pjesa tjetėr e botės.

Arsyeja asht krejt e thjeshtė. Nė Shqipni nuk kishte klasė punėtore e si rrjedhojė as lėvizje tė tyne pėr te drejta atherė kur filluen betejat ne USA e Europė e as ma vonė kur veē u sajuen disa rrena per me justifikue “revolucionin” e pandodhun. Si datė e veēantė nė kalendar imponohet ma vonė prej partisė qė kishte marrė edhe emnin Partia e Punės, si festa kryesore e Shqipnisė, bash pėr me justifikue ekzistencėn, pushtetin diktatorial dhe dhunėn e saj.

Pra, 1 Maji hyn fuqishėm nė Shqipni qysh nė fillim i shtrembnuem. Hyn jo si shtymje e vetėdijėshme, por si i imponuem nė nji realitet, pa pasė as ma tė voglėn lidhje me zhvillimin social tė shqiptarėve. Hyn jo vetėm si huazim i pakuptimtė pėr nivelin e Shqipnisė, por, ēka asht ma e keqja, hyn edhe si rrenė. Prandaj s’arrin me krijue asnji lidhje shpirtnore tė vėrtetė me shqiptarėt (pėrveē ditės kur parakalohej e brohoritej para tribunės sė udhėheqėsit dje, kurse sot ditės kur rrihet pa punė, dilet me shetitė e nė Tiranė pihet ndonji birrė kodrave tė liqenit).

Kjo lloj hymjet e forcueme nė kėtė mėnyrė nė Shqipni ia pėrcaktoi edhe karakterin si “festė”. Nė rrenat e kohės realiteti paraqitej i tillė: “kllasa” punėtore kishte marrė pushtetin nė dorė e udhėhiqte vendin, kishte krye revolucionin e tash gėzonte ditėt e lumtuna. Ky ishte versioni zyrtar, dalja kundėr tė cilit tė ēonte nė burg a pushkatim si armik. Si rrjedhojė nuk kishte beteja pėr tė drejta me fitue, sepse ishin arritė tashma (betejat do tė ishin quejt veprim antirevolucionar i dėnueshėm me masa ekstreme). Nė versionin e PPSH shqiptarėt nuk jetonin nė realitetin e pėrpjekjes pėr tė drejta, por nė atė ku tė drejtat ishin fitue pėrfundimisht, pra s’kishte vend pėr beteja, por pėr festė. Punėtorėve s’u mbetej tjetėr veē me iu gėzue arritjes sė lumtunisė e me pėrqafue e falenderue "bamirėsin" paradave ku nxirreshin me zor.

Aty iu vue vula si festiv e jo si rrugė pėrpjekjesh e si i tillė vazhdon edhe sot kur punėtorėt s’kanė asgja pse me protestue, asgja pėr me kėrkue si tė veten, anji tė drejtė tė lindun (ndėrkohė qė Partia “e majtė”, ajo qė deri dje quhej e Punės, nė nji qeverisje “tė majtė”, fton financuesit e huej tue shpallė me hare se asht e leverdisėshme me investue nė tregun e punės nė Shqipni, sepse punėtorėt shqiptarė s’kane sindakata pėr me i mbrojtė).

Ky asht 1 Maji shqiptar. Tregues i nivelit tė ulėt tė zhvillimit shoqnor. I huazuem pa kuptimin origjinal. I pėrcjellun rrejshėm si celebrativ i fitores pėrfundimtare e i arritjes sė lumtunisė gjatė diktaturės komuniste. I vazhduem si i pakuptimtė nė nji shoqni pa asnji ideal a pa asnji forcė tė brendėshme reaguese dhe tregues i hipokrizisė sė partive qė quhen tė majta.



(Giuseppe Pellizza da Volpedo, “Il Quarto Stato”, 1901.)


 


 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >