PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 14 April 2015





Gjyqi special kundra fashist
ėve e tradhėtarėve tė vėndit

(Prill i vitit 1945)

kujtime si dhe konsiderata

 

Mėrgim Korēa

 

Ftesa e mikut tim z. Simon Mirakaj tė hidhja nė letėr kujtime si edhe mendime tė mijtė rreth atij qė u quajt e tashmė njihet si “Gjyqi Special kundra fashistėve si edhe tradhėtarėve tė vėndit ” i zhvilluar nga muaji Mars dhe pėrfunduar mė 15 Prill tė vitit 1945, doemos nga njera anė mė preku por ... edhe mė tronditi. Cilėsimi i parė kuptohet pa vėshtirėsķ. Kjo ėsht’e qartė. Kurse pjes’e dytė ngjalli nė trurin tim tamam si njė ciklon tė papritur nė vorbullėn e tė cilit ndiqnin njeratjetrėn ngjarje qė nga Komuna e Parisit, Revolucioni i Tetorit 1917, pohime duke filluar qė nga Marxi, Lenini, Stalini, Mao Tse Tungu dhe Enver Hoxha etj. qė nė vazhdim pastaj   pėrlesheshin njeri me tjetrin e né, spektatorė por tė interesuar  t’ia shuanim vrullin asaj vorbulle e t’i trajtonim faktet qetėsisht duke vėnė nė vėnd thėnjen madhore e cila thotė : Tė mėnēur janė ata qė dijnė tė pėrfitojnė nga pėrvoj’e kaluar!  

Kėsisoji ... kujtimet tona na kthyen nė tė largėtin vit 1944, e pikėrisht natėn e 17 Nėntorit kur njė grup partizanėsh trokitėn nė derėn e apartamentit dhe kėrkuan tė takonin Xhevat Korēėn si edhe Gencin, (tė birin), dhe ne vumė ré se mes tyre kishin futur edhe Bahri Omarin i cili banonte njė kat nėnė né. Me ata ishte edhe teto Fahrieja, (e shoqja e Bahri Omarit). Sapo dolėn im Atė me t’im vėlla, komandanti i tyre u tha se do t’i merrnin pėr nja dy pyetje nė komandė. N’atė ndėrkohė ndėrhyri teto Fahrieja, (e cila mė pas na tha se edhe dhjetė minuta mė parė tek e kishin marrė Bahri Omarin nė katin e dytė), ajo u kishte thėnė dhe e pėrsėriti sė rishmi, se ishte e motra e Enver Hoxhės dhe se do tė shkonte me ta nė komandėn e tyre e do tė priste derisa tė mbaronin pyetjet e tyre. Kėshtu i morėn qė tė tre, por nga qė me ta shkoi edhe e shoqja e Bahri Omarit, i ēuan tek Pallatet e Moscat-it, (ashtu thirreshin asokohe), dhe u njoftuam si familje se ku mund t’i gjenim tė nesėrmen. Ditėt nė vazhdim, dora-dorės mėsonim se si kishin pėrfunduar dhjetra thirrurit pėr njė pyetje nė komandė ... e qė kurrė nuk u kthyen mė nė shtėpit’e tyre, duke filluar nga publicisti e demokrati i madh Nebil Ēika, vėllezėrit Vesim e Mumtaz Kokalari, Lluka Xhumari, Anton Fekeēi, Nazmi Uruēi, Abdulla Saraēi, Muharrem Lleshi, tre Deliallisėt Kapllan, Jakup edhe Shefqet, etj., etj. (pėr tė cilėt e kemi brengė nė ndėrgjegje qė nuk i zemė dot nė gojė tė gjithė sepse lista e tyre ėshtė shum’e gjatė dhe del nga kufijt’e kėtij shkrimi), por kuptohet sipas pohimit tė Gogo Nushit bėrė Enver Hoxhės, ku del nė pah edhe pozicionimi i vetė sekretarit tė qarkorit tė P.K. pėr Tiranėn:    

“...Me hyrjen e forcave tona nė Tiranė, janė vrarė 60 vetė. Listėn e kemi. Unė mendoj qė asnjė nga ata nuk e meritonte kėtė dėnim. Jemi tė sigurtė se do tė kemi edhe tė tjerė. Numri do tė ketė kaluar edhe tė 100”. 

Kurse Tuk Jakova, nga ana e tij deklaronte : “... Shum njerz janė vra pa gjygj e pa faj ... Kėt  frymė e ka futė Dushan Mugosha. Kėshtu sot ushtrija duket sikur ka dalė t’a mysin popullin. Partizanėt vrasin vetė pa i ēue hiē njerzit pėrpara gjygjit...“

Kjo ishte vija qė mbėshteste komandanti Enver Hoxha, intelektuali i dėshtuar, tė cilit i vinte mbarė qė urdhėrat dhe direktivat qė jepnin jugosllavėt nė Shqipėri lidhur me zhdukjen nga themelet tė klasės intelektuale me pregatitje universitare perėndimore ... pėrputheshin me egoizmin si edhe cmirėn e tij!  

Doemos pėrgjatė kėsaj brazde u zhvilluan edhe seancat e Gjyqit Special, aksjoni i parė me karakter juridik nė Shqipėrin’e mbas luftės II-tė Botėrore ku, kryesin’e trupit gjykues e drejtonte gjeneral majori Koēi Xoxi, (ish teneqexhi e me ngritje intelektuale tė po atij liveli), e me prokuror i cili pėrfaqėsonte akt akuzėn, Bedri Spahiun,  pa asnjė njohuri juridike !  E kjo dyshe do tė pėrballohej me ajkėn intelektuale si edhe patriotėt e mirėfilltė qė pėrbėnin 58 tė pandehurit e Gjyqit Special !  Ēfarė komedije apo mė saktė, ēfarė farse e montuar !   Nga 58 tė pandehurit, 17 u dėnuan me vdekje dhe u pushkatuan, pra 29 % e tyre. Nė vazhdim, 39 u dėnuan me dėnime tė ndryshėme, pra 68 % e tyre u dėnuan nga burgim pėr jetė e poshtė e sė fundi 2 u liruan pėr mungesė provash, pra 3 % e tė pandehurve.  Kjo ka ndodhur nė Shqipėri. Sa pėr njė krahasim e ftoj tashti lexuesin tė nxjerrė pėrfundime tė ndėrsjella sa u takon pushkatimeve tė kryera nė Hollandė ndaj bashkėpunėtorėve tė nazizmit.  Atje janė pushkatuar gjithsej  4 kolaboracionistė, (shtet me njė popullatė tė atėherėshme nėntė herė mė tė madhe se Shqipėria)!

Ditėn e parė qė filloi Gjyqi Special, prokurori Bedri Spahiu iu drejtua tė pandehurve duke u thėnė:

“Tė pandehur ! Veprimtaria e juaj e kėtyre viteve ka pėrbėrė tradhėtķ ndaj fateve tė popullit dhe Atdheut. Ju keni pėrdhosur cilėsit’e larta patriotike tė vėndit duke e njollosur emrin tuaj me atė tė tradhėtarit ...!“ Kėsaj replike i u pėrgjigj nė fjalėn e tij Kolė Tromara, (njeri nga tė 17 tė pushkatuarit me vendimin e kėsaj gjykate), i cili shprehimisht mes tjerash pati thėnė: “Se kush ėshtė tradhėtar, heret apo vonė do t’a mėsojė populli “.

Ndėrsa Xhevat Korēa, (mbasi prokurori Bedri Spahiu kishte kėrkuar pėr tė dėnimin kapital, me pushkatim,  (si fashist e tradhėtar), nė fjalėn e tij tė fundit i u drejtua kryetarit tė trupit gjykues Koēi Xoxit dhe i thį:  “Mos ia vini ré se ē’thotė prokurori, por gjemėni njė fjalė timen thėnė publikisht pro fashizmit ose njė fjalķ gjithashtu nė favorin e fashizmit dhe ... dėnomėni me pushkatim!”  

E ftojmė tashti lexuesin tė na ndjekė tek e largojmė objektivin e aparatit tonė nga pėrqėndrimi ndaj Gjyqit Special dhe e zgjerojmė disi kėndvėshtrimin tonė.  Pjesa m’ e madhe e intelektualėve, gjeneralėve si edhe oficerėve madhorė qė u dėnuan nga ai trup gjykues vetėm pėr faktin se u radhitėn me anėn e kundėrshtarėve tė Partisė Komuniste Shqiptare, i kishin pjesė pėrbėrėse tė kulturės sė tyre pohime si edhe fakte historike ngjarjesh tė kaluara, duke filluar p.sh. me faktin se si Karl Marxi i cili tek Manifesti i Partisė Komuniste, (i vitit 1848), pohon:

“Ajo q’e shquan komunizmin nuk ėshtė  zhdukja e pronės nė pėrgjithėsķ, porse zhdukja e pronės borgjeze

E doemos, nisur tashti nga ky pohim madhor i Karl Marxit mbi t’ardhmen e pronės me t’u vendosur sistemi komunist, nuk mund tė heshtim e tė  mos tė vemė nė dukje disa fakte tė cilat, si gjurmėt e furēes piktorit, e pėrvijojnė tė plotė kuadrin e objektit rreth tė cilit pėrqėndrohemi.  Karl Marxi kurrė nuk ka drejtuar njė sipėrmarrje.  Asnjė herė nuk ka patur post politik. Ai kurrė nuk ka mbikqyrur analiza financiare. Kurrė nuk ka qen'i punėsuar, (asnjė lloj punėsimi). Pėrgjatė gjithė jetės i mbėshtetur ekonomikisht nga shoku i tij Friedrich Engels, (bir i njė fabrikanti tė pasur). KarI Marxi i konsideruar nga shumė njerėz si filozofi m'i madh politik, ekonomik dhe shoqėror i tė gjitha kohėrave por, kudo q'u zbatuan teorit'e tija an’e kėnd globit tokėsor, pėrfunduan me dėshtim!

Pėrgjatė kėsaj hullķje e ngushtojmė kėndvėshtrimin tonė tek zbatuesi konkret i teorive tė K.Marxit, Vladimir Iliē Lenini i cili ka pasė bėrė shumė pohime, prej tė cilėve po zemė nė gojė vetėm ndonjė ... nga mė thelbėsorėt. Ai ka pasė pohuar se:

“Me premtimin e lirisė do t’a tund botėn(Nuk ka se si tė mos nėnvizohet fakti madhor i ndryshimit themelor ndėrmjet premtimit si edhe garantimit tė LIRISĖ!)

Duke e ndjekur tashti kėtė brazdė zhvillimesh, mbasi Lenini e fitoi udhėheqjen e pakundėrshtuar tė lėvizjes revolucionare, kėrkoi nga bashkėsķt’e marxistė-leninistėve tė pėrjashtonin nga radhėt e tyre grupimet reformiste, tė ndėrronin emrin e tyre nė Parti Komuniste e tė bashkoheshin nė njė Internacionale tė Ré (e treta) e cila nė vazhdim u quajt Internacionalja Komuniste (shkurtimisht KOMINTERN). Kjo internacionale e ré, e pranon pakundėrshtim udhėheqjen e Partisė Komuniste (bolshevike) Sovjetike dhe zbaton versionin bolshevik tė marxizmit. Secila parti e cila donte tė bėhej pjes’e kėsaj internacionaleje duhej tė pranonte tė “Njėzet’e njė Konditat” e vendosura nga kongresi i dyt’i Internacionales ndėr tė cilat e dymbėdhjeta pėrcaktonte se  si partitė pjesėmarrėse duhej t’i nėnėshtroheshin parimit tė centralizmit demokratik duke e pranuar debatin e brėndshėm por qė ndalonte kategorikisht tė shprehurit jashtė partisė mendimesh jo konform vijės zyrtare tė saj!  

E pėr t’a mbyllur fluturimthi edhe me Leninin, nuk e lemė dot pa pėrmėndur faktin se si ai i drejtoi njė letėr K.Q.P.K.(b) tė B.S. tė cilėn e dorėzoi e shoqja e Leninit, Krupskaja, (sepse Lenini i pamundur mbas njė hemorragjije cerebrale), ku Lenini me 4 Janar 1923 shprehej tekstualisht:

“Stalini ėshtė jashtė mase arrogant dhe kjo mangėsķ nuk ėsht’e tolerueshme pėr personin qė mbulon njė post Sekretari tė Pėrgjithshėm. Prandaj u propozoj shokėve t’a shqyrtojnė mundėsķnė t’a largojnė Stalinin nga ky post duke e zėvėndėsuar me tjetėr person i cili kryesisht tė jetė mė tolerant dhe me njė temperament mė pak tekanjoz!”

Vazhdojmė fluturimthi, (pėr sa na nevoiten konkretisht lidhur me temėn qė trajtojmė), me radhitje faktesh kėtė herė sa i takon Stalinit. Letra e Leninit nuk i a arriti qėllimit dhe Stalini vazhdoi tė qėndrojė sekretar i pėrgjithshėm i P.K.(b) tė B.S. duke zbatuar njė politikė tė jashtme e cila pėrkrahte haptas lėvizjet kundra-fashiste sa kohė qė pozicioni i vetė Stalinit vijonte tė forcohej.  Por amį, kur Stalini nuhaste se interesat e tija e kėrkonin njė kthesė tė fortė, as qė stepej edhe lidhte marrėveshje si ajo me Gjermaninė naziste, (pakti Molotov – Ribentrop i 1939-ės), me pikėsynim ndarjen e Polonisė mes dy shteteve njeri i qeverisur nga Partia Komuniste Bolshevike e tjetri nga Partia Naziste !  E nuk mund tė lihet pa u theksuar fakti se Kominterni qé kthyer nė njė rrip transmisioni tė aspiratave tė drejtuesve sovietikė!  Cilido qė mbėshteste qoft’edhe njė tezė kundėrshtuese pėrndiqej, e dhuna e detyronte tė heshtė sepse ... emėrtohej tradhėtar! Dhe shėmbullin e kemi konkret tek nobelisti André Gide, i cili me tendencat komuniste qė kish, demaskoi shfrytėzimin kapitalist qė ndėrmarrjeve franceze u sillte fitime tė mėdhį. Kėsisoji humanisti dhe moralisti u ftua nė vitin 1936 tė vizitonte Bashkimin Sovjetik dhe kur u kthye qė andej botoi librin me titull “Kthim nga Bashkimi Sovjetik“ ku mes tjerave pohon:  “Unė mendoj qė nė asnjė vėnd sot, qoft’edhe nė Gjermanin’e Hitlerit, shpirti tė jetė mė pak i lirė, gjithashtu i terrorizuar dhe i skllavėruar se sa nė B.S.! Nga ana tjetėr kemi librin e shkruar nga Arthur Koestler me titullin “Errėsirė nė mesditė“ (1941), vepėr e cila vé nė dukje dhunėn e skajėshme tė ushtruar nga ana e Stalinit nėpėrmjet kampeve tė internimit!

Lidhur me gjykatat Stalini pati kėmbėngulur prerazi se si ato duhej jo t’i vinin pritė terrorit por pėrkundrazi t’a sanksjononin atė, (terrorin – shėnim i M.K.), si princip, qart’edhe shquar!  E sa pėr t’a shuar njė kureshtje eventuale, do tė rikujtojmė se si gjatė viteve 1936 – 38, (vitet e quajtura tė spastrimeve tė mėdha), gjatė vitit 1936 u pushkatuan 1118 udhėheqės partije. Gjatė vitit 1937 u pushkatuan 353074 kryesisht ushtarakė. Kurse gjatė vitit 1938 u pushkatuan 328618 persona qė Ezhovi, (kryetari i NKVD-sė i konsideronte armiq). Nė vazhdim edhe Ezhovi, me urdhrin e Stalinit u pushkatua ! Tė gjithė kėta tė dėnuar pėr krime kundra partisė edhe popullit i pėrmblidhte kapitulli 58 i ndarė nė 14 paragrafė qė parashikonin dėnimin me vdekje ku formulimi ishte shum’i pėrgjithshėm me qėllim qė si e si tė mbėshtetej akuza pėr dėnim kapital!  

E pėr t’a mbyllur edhe me Stalinin, pėr ata qė nuk e dijnė saktė ose nuk e dijnė fare, e shoqja e tij Nadjezhda Allilueva u detyrua tė vrasė veten mbas njė sherri tė madh me tė shoqin, tek ajo mundohej t’i shpjegonte se dėshmitarė pamorė i kishin treguar se si nė Ukrainė, nisur nga kondita tė tmerrshme mangėsķshė ushqimore, ishin vėrtetuar edhe episode kanibalizmi!

Sa i takon Enver Hoxhės, ai i prirė nga egoizmi i tij vetqendėrzues, jo vetėm qė i zhduku tė githė ata qė futėn ideologjinė komuniste nė Shqipėri duke filluar nga Llazar Fundoja pėr tė cilin dėrgoi me shkrim urdhėrin e torturimit deri nė vdekje, e duke vazhduar me Sejfulla Malėshovėn, Koēo Tashkon e Zef Malėn me shokė. (Krahasoni vrasjen e Kirovit nė Leningrad ku Stalini akuzohet si nxitės i atij krimi), e pėr tė cilin pastaj bėri krimet masive tė viteve 1936-1938), vetėm si e si tė pėrqėndronte pushtetin nė duart e tija. Manķja e vetėqendėrzimit tė Enver Hoxhės u zhvillua edhe ajo hap pas hapi. Nė fillim paranoja e tij e shtyri tė bėhej “beniamini” i Titos e ksisoji t’a siguronte pushtetin e tij mbi Shqipėri. Historianėt nuk e kanė thėnė kurrė, po a nuk qe Enver Hoxha me fjalimin e tij tė datės 15 Dhjetor 1947 nė Byronė Politike ku tha shprehimisht : “... Duhet t’a fitojmė kohėn e humbur e tė bėjmė  sa mė shpejtė bashkimin DE FACTO tė Shqipėrisė me Jugosllavinė nė tė gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipėria nuk mund tė qėndrojė si shtet i pavarur dhe aq mė pak tė ndėrtojė Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINĖ ...”.  Mirėpo kur B.Sovietik i prishi marrėdhėnjet me Jugosllavinė, Enver Hoxha pa asnjė mėdyshje i thirri mėndjes se duke e mbėshtetur B.S. ai vetė nuk kishte pse t’ishte drejtuesi i njerės nga republikat federative tė Jugosllavisė, (por gjithmonė nėn Titon), dhe ... e mbėshteti qėndrimin e B.S. !  E pėr t’a fituar besimin e kėtij tė fundit nuk u step aspak dhe mbajti qėndrimin tejet kriminal lidhur me ngjarjen qė njihet si “bomba nė ambasadėn Sovietike” e 19 Shkurtit 1951 pėr tė cilėn ngjarje u pushkatuan 22 intelektualė PA GJYQ!(?) E ky vendim u  muar asgjėkundi tjetėr por nė Byronė Politike!  Kėsisoji vazhdoi konsolidimi i miqėsisė shqiptaro-sovietike. Mirėpo kur Enver Hoxha krijoi bindjen se B.S. e kish tė plotė besimin nė besnikėrin’e Shqipėrisė, erdhi e papritura shum’e pakėndėshme pėr tė : vdekja e Stalinit !  Nė vijim, politika e Hrushovit drejtė riafrimit me Jugosllavinė e shto kėtu pastaj insinuatat e tija pėr zėvėndėsimin e udhėheqjes shqiptare me gjak tė ri, ishin pika q’e mbushi kupėn dhe Enver Hoxha, nisur nga egoizmi i tij i shfrenuar pėr pushtet, i prishi marrėdhėnjet me B.S. (1968) dhe iu kthye miqėsisė me Kinėn !  E kėtė nė njė kohė qė prijėsi m’i talentuar edhe zbatuesi mė besnik i idealeve tė Marxit, Mao Tse Tungu ishte shprehur se:

KOMUNIZMI NUK ĖSHTĖ DASHURI POR NJĖ PRESĖ PĖR TĖ SHTYPUR ARMIQTĖ!

Mirėpo nė vitet 1977-1978, nga qė Kina qé prirur tė bėhej m’e hapur me perėndimin, (doemos pėr interesat e saja duke u bėrė mė pragmatiste), nė njė kohė qė Shqipėria tashmė ishte izoluar krejtėsisht nga Europa, vėndi ynė u distancua edhe nga Kina dhe, falė egoizmit tė skajshėm tė Enver Hoxhės pėr tė qėndruar me ēdo kusht nė krye tė udhėheqjes deri nė fund, ekonomia e vėndit tonė u katandis nė njė autarki skajore ku sundonte parulla: Ēdo gjė me forcat tona!

Mbasi i analizuam tashti, ndonėse shumė fluturimthi, zhvillimet si edhe ngjarjet qė nga hedhja e idesė nga Karl Marxi se vendosja e komunizmit do tė qé shpėtimi i njerėzimit, e deri nė shkėrmoqjen e atij sistemi thuajse gjysėm shekullor nė vėndin tonė, e ngushtojmė sė rishmi kėndvėshtrimin tonė duke u munduar t’i lidhim zhvillimet me pėrvjetorin e 70-tė tė Gjyqit Special. Nė parim del e qartė, shpresoj ideja, se pse ndėr hapat e parė tė ndėrmarrė nga  qeveria e ashuquajtur demokratike, me t’a marrė pushtetin nė dorė, nxorri para trupit gjykues 58 persona nga mė intelektualėt e vėndit si edhe nga drejtuesit ushtarakė mė tė shquar. E ēvendosim tashti objektivin tonė dhe shikojmė se si diktatori i ardhshėm i vėndit, e filloi spastrimin e rrugės tij jo vetėm nga intelektualėt dhe atdhetarėt e mirėfilltė por, nisur nga paranoia e tij kė eliminoi mbas katėr vitesh? Mė 11 Qershor tė vitit 1949 u pushkatua njeri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Enver Hoxhės, pikėrisht ai Gjeneral Leitnant qė i dėnoi tė pandehurit e Gjyqit Special duke e kryesuar trupin gjykues t’atij gjyqi, Koēi Xoxi !  Cili cilėsor iu mvesh atij?  Agjent i jugosllavėve si edhe tradhėtar i atdheut!  Dakord. Mirėpo historianėt tanė tė nderuar qė i shėrbyen diktatorit me njė servilizėm dhe mungesė personaliteti tė pashok, mirė para vitit 1991 po pas kėtij viti si nuk u kujtuan t’a shkruajnė e zezė mbi tė bardhė formulimin qė bėri Enver Hoxha nė mbledhjen e Byrosė Politike mė 15 Dhjetor tė vitit 1947 lidhur me aneksimin e Shqipėrisė si republik’e 7-tė e Federatės Jugosllave ?  Mirė Koēi Xoxi u pushkatua si agjent i jugosllavėve, po Enver Hoxha q’e dha direktivėn e shkrirjes sė Shqipėrisė me Jugosllavinė, si duhet quajtur

Vazhdojmė pėrgjatė kėsaj hullķje dhe sjellim nė pah faktin se si prokuror nė gjyqin e Koēi Xoxit kush ishte caktuar ?  Po ai Gjeneral Major, Bedri Spahiu, i cili bėri edhe pretencėn pėr 58 tė pandehurit e Gjyqit Special !  E pikėrisht po ky prokuror mė 17 Qershor tė vitit 1955 arrestohet si armik i partisė dhe i popullit !  E mbasi Bedri Spahiu kaloi 36 vite nė burgje e internime, nė vitin 1991, duke i thirrur mėndjes e brejtjes sė ndėrgjegjes, shkruan nė gazetėn “Republika” tė muajit Qershor 1991 sa mė poshtė:

 “... Duke u krijuar kėto 46 vite terrori, (nga diktatura komuniste – shėnim M.K.), mizorķe e mjerimi qė ka kaluar populli im, mua mė vjen turp qė kam qenė prokuror i atij Gjyqi Special.  Nuk jam mė ai prokuror qė nxorri Lufta Nacional Ēlirimtare, as pėrkrahės i utopķsė komuniste mė tė lemeritėshme qė nxorri gjenerata e jonė ... “

Nuk mundemi t’a kalojmė pa e vėnė nė dukje edhe faktin se si nė trupin gjykues tė Gjyqit Special bėnte pjes’edhe Kolonel Beqir Balluku, ish komandant i Brigadės sė II-tė tė formacioneve partizane, anėtar i Byrosė Politike, Zv/Kryeministėr edhe Ministėr i Mbrojtjes e mė nė fund ... i akuzuar si puēist qė donte t’ pėrmbyste pushtetin popullor, pushkatohet mė 5 Nėntor tė vitit 1975.

Me kėtė rast nuk ka se si mos t’a rikujtojmė se si u shpreh Z.Kolė Tromara ndaj akuzės sė prokurorit Gjykatės Speciale, Bedri Spahiut ... pėr veprimtarķ tradhėtare ndaj popullit dhe atdheut ...Se kush ėshtė tradhėtar, heret apo vonė do t’a mėsojė populli !  E ne sot nuk kemi se si mos t’a vlerėsojmė kėtė pohim tė tė pushkatuarit me grupin e 17 vetėve tė Gjyqit Special ku tre nga anėtarėt e trupit gjykues, (njeri Kryetar, tjetri prokuror dhe i treti anėtar i trupit gjykues), dy syresh u pushkatuan si tradhėtarė dhe armiq dhe i treti (ish prokurori) u kalb burgjeve dhe internimeve !  Por, nga ana tjetėr, nuk ka se si tė kalohet nė heshtje edhe ē’i tha trupit gjykues tė Gjyqit Special i pandehuri,  i akuzuat si fashist e tradhėtar Xhevat Korēa, qė u tha:  “Mos ia vini ré se ē’thotė prokurori, por gjemėni njė fjalė timen thėnė publikisht pro fashizmit ose njė fjalķ gjithashtu nė favorin e fashizmit dhe ... dėnomėni me pushkatim! ” Sa i takon kėtij pohimi unė shtroj pyetjen :  A ka nė mesin e shkrimtarėve tė mėdhenj e tė shquar tė Realizmit Socialist e qė sot pretendojnė t’u jepet flamuri si disidentė tė flaktė pėrgjatė viteve tė diktaturės komuniste, tė cilėt jo njė fjalė tė thėnė botėrisht ose vetėm njė fjalķ tė shtypur, por kanė shkruar vargje mbas vargjesh si edhe poezķ mbas poezķshė e gjithashtu faqe mbas faqesh romanesh kushtuar diktatorit, mėmės partķ, diktaturės proletare tek né si edhe komunizmit nė botė?

Pėrgjatė kėsaj brazde, sado tė duam, nuk ka se si tė mos na kujtohen pohimet e profesorit tė nderuar Arben Puto i cili nė intervistėn e tij tė fundit tek zė nė gojė lėvizjen e studentėve kundra diktaturės komuniste ėshtė shprehur: “...E ndjeva se nuk mund tė rrija indiferent ... kėshtu u shkėputa nga veprimtaria e ime shkencore dhe i u pėrkushtova tė drejtave tė njeriut ... Shqipėria mė shumė se kushdo ka nevojė pėr guxim qytetar ...“ Dhe neve, krejtė natyrshėm na vjen nė mėndje t’a pyesim profesor Puton, harroji tė tjerat por thjeshtė pėqėndruar rreth kėsaj teme:  Si e ndjente veten profesor Putua i nderuar kur nė vitin 1959, Xhevat Korēa nė Burgun famėkeq tė Burrelit, pikėrisht se tė burgosurve u merreshin nėpėr kėmbė tė drejtat mė elementare tė njeriut, e filloi dhe e ēoi deri nė fund grevėn e shpallur tė urķsė? Mundėsitė janė dy:

1- Ose profesor Putua nė vitin 1959 ishte akoma nėn ndikimin (siē e ka pėrshkruar vetė) e tė qėnit krenįr se ishte anėtar i P.K.fillimisht e nė vazhdim i P.P.Sh. dhe vdekjen nė grevė urije tė tė burgosurit  Xhevat Korēa as qė e pėrfillte, pėrkundrazi e quante njė reaksjonar mė pak.

2- Ose i kishte ardhur keq pėr atė qėndrim si edhe veprim dhe mbas 32 vitesh, (e ē’ėshtė ky cak kohor pėr historinė),  guxonte tė ēfaqej si mbrojtės i flakt’i tė drejtave tė njeriut.

Kurse zonja Liri Belishova, nė njerėn nga intervistat e saja nga tė fundit, qe shprehur se tė dhėnat qė ata kishin, (ajo me shokė), ishin aq tė pakta sa qė ajo kategori nuk mund tė fajėsohej pėr faktin qė komunizmin e kishin konsideruar SHPĖTIMTARIN E SHOQĖRISĖ NJERĖZORE dhe kishin punuar aktivisht nė drejtim tė zhvillimit tė tij duke theksuar: “Si mund tė ngarkohemi me pėrgjegjėsķ pėr gjėra qė nuk i dinim?”. Kurse ne shtojmė se naiviteti i skajshėm i zonjės Liri Belishova duke u munduar tė justifikojė bėmat e tyre kriminale me mosdijen dhe zhvillimin e fakteve historike, na e bėn tejet mė tė thjeshtė pohimin se nuk e dijmė a kishte ndonjė person nga 58 tė pandehurit e Gjyqit Special i cili mos t’i njihte biografitė e Karl Marxit, Vladimir Leninit, Josif Stalinit, Mao Tse Tungut si edhe Enver Hoxhės si edhe pohimet e thėna nė vazhdimin e veprimtarive tė tyre? Me pak fjalė Liri Belishova bashkėpunimin me mish e me shpirt me luftėn e ashtuquajtur Nacional-Ēlirimtare tė transformuar nė Luftė Civile si edhe me vėnjen dora-dorės tė ēdo veprimtarķe nė dorė tė Partisė Komuniste i trajton n’atė mėnyrė qė ... vehten e nxjerr naive si edhe krejtė tė pafajėshme! Zoti e mėshiroftė!

Ja pra qė i erdhi radha edhe mbylljes sė kėtij shkrimi pėrgjatė tė cilit, me rastin e 70-vjetorit tė zhvillimit tė Gjyqit Special, u munduam tė hedhim drit’edhe rreth disa prej problemeve nga mė kardinalet qė kishin lidhje me shtrirjen e komunizmit nė Europ’e mė gjerė e doemos qė e pėrfshinė edhe vėndin tonė me mbarimin e Luftės sė II-tė botėrore e prandaj nuk rrijmė dot pa e kujtuar aforizmėn tashmė tė famėshme tė ish Presidentit tė Ēekosllovakisė Havelit qė thotė se: “Nuk ka kategori mė tė poshtėr se sa ish komunistėt e transformuar nė demokratėDhe me kaq mendova se i dhashė fund shkrimit! Mirėpo, mbas njė ore pushim, do ti e mė hipi edhe njė herė nė kokė t’a rilexoja ē’ishte shkruar. Nga rileximi, (e posaēėrisht nisur nga aforizma e Presidentit Havel), e kuptova se si kisha harruar pa i futur nė kornizėn e kėtij shkrimi edhe dy fakte tė fundit. Me 17 Prill tė vitit 2014 Presidenti Nishani, ish oficer i periudhės diktatoriale, dekoroi me titullin Nderi i Kombit ish Gjeneral Leitnantin dhe pėr 30 vite radhazi edhe fillimisht anėtar i K.Q. tė P.K.Sh. e nė vazhdim i K.Q.P.P.Sh. si edhe Hero i Popullit, Rahman Parllakun. Ky i fundit sė bashku me Ramiz Alinė ua kanė pasė dorėzuar jugosllavėve listat emėrore te 3447 bijve vullnetarė kosovarė tė cilėt i pushkatoi Brigada e X-tė malazeze nė Tivar.  Por nga ana tjetėr, po me kėtė titull tė lartė Presidenti Nishani dekoroi me datėn 24 Nėntor tė vitit 2014 edhe tre tė pushkatuarit nga Gjyqi Special Bahri Omarin, Kolė Tromarėn si edhe Gjeneralin Aqif Pėrmeti. Me pak fjalė u dekoruan me tė njajtin titull nderi si gjakatari e gjithashtu edhe viktimat!

 








Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >