PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 14 April 2015






Njė falenderim i vonuar

 

 

Tonin Tarnaku

 

Tek shkruaj kėto kujtime pėr mėsuesin tim tė nderuar zotni Nino Saraēin, rikthehem pas nė vitet e fėmijėrisė, nė vitet e fillimit tė shkollimit tim muzikor.

Mėsuesi im i parė i muzikės ka qenė Ēesk Ndreca, daja im. Duke vėrejtur interesin tim pėr muzikėn qė shfaqej nė forma tė ndryshme, familja ime i kishte kėrkuar dajės qė tė verifikonte nėse kisha prirje dhe tė jepte ndonjė mendim pėr kėtė. Daja jo vetėm qė konstatoi me kėnaqėsi qė kisha muzikalitet, por edhe u angazhua qė tė mė jepte mėsime.

Ndoshta ndokush prej lexuesve emrin e Ēesk Ndrecės e lidh me atė tė autorit tė teksteve tė disa kėngėve tė njohura tė muzikuara nga Mark Kaftalli si “Ndalu vashė”, “Lule t’bukra sjell pranvera”, etj. Po, ėshtė e vėrtetė qė daja ka shkruar tekste por pėrveē veprimtarisė nė kėtė drejtim ishte edhe muzikant. I binte fizarmonikės dhe kitarrės, nė Orkestrėn Sinfonike tė Shtėpisė sė Kulturės tė qytetit i kishte rėnė fagotit dhe kontrabasit. Edhe pse nuk ishte muzikant profesionist, daja Ēesk e njihte mirė muzikėn dhe ishte mėsues rigoroz dhe metodik.

Mė kujtohet qė nė bibliotekėn e tij ruante me xhelozi njė libėr me kapakė tė fortė qė na e tregonte duke thėnė si me mburrje «Ma ka dhanė vetė Preka». Libri nė fjalė ishte njė metodė fagoti e njė autori sovjetik. Kompozitori i mirėnjohur njėkohėsisht dirigjenti i orkestrės sinfonike tė qytetit Prenkė Jakova gjatė njė vizite nė Bashkimin Sovjetik kishte grumbulluar metoda, libra e partitura pėr t’i sjellė nė Shkodėr me qėllim qė tė zgjeronte organikėn e orkestrės sinfonike. Nė rastin konkret me kėtė veprim Prenka me largpamėsi mendonte qė t’i shtonte ndonjė instrumentist tjetėr dy fagotistėve tė orkestrės Nino Saraēit dhe Tonin Zadejės qė gjithnjė e mė shpesh aktivizoheshin nė detyra tė tjera. Nė veprimtaritė muzikore tė Shtėpisė sė Kulturės zuri rrėnjė edhe miqėsia ndėrmjet dajės sim dhe Nino Saraēit. Kėshtu, vite mė pas, kur unė nė klasėn e dytė fillore munda qė tė futem nė Shkollėn e Muzikės, ndėrhyrja e dajės bėri qė tė kaloja nė klasėn e zotni Ninos.

Shkolla e Muzikės nė atė kohė ndodhej nė ndėrtesėn qė mė pėrpara kishte qenė shtėpia e Dan Hasanit. Ruaj ende sot tė gjalla emocionet e asaj dite tek kapėrceva pragun e portės dhe u futa tek ai oborr hijerėndė (nga jashtė, nga rruga nuk e di pse mė kishte lėnė si fėmijė njė mbresė tė tillė). Duke ngjitur shkallėt u shfaq pamja e njė burri tė gjatė e tė hajmė, me flokėt pak tė thinjur tė prerė shkurt, me fytyrėn e zgjatur nė tė cilėn spikasnin syzet me skelet tė zi dhe mustaqet. Tek bėri njė lėvizje me dorė mė bėnė pėrshtypje pėrmasat e pėllėmbėve qė m’u dukėn tė stėrmėdha. Pasi shkėmbeu disa fjalė me dajėn, na ftoi nė klasėn e tij. Menjėherė sapo hyra nė tė vura re qė nė klasėn e zotni Ninos mbretėronte rregulli dhe nė mobilimin e saj ndihej edhe dora e tij. Nė mure zinin vend portretet e figurave tė shquara botėrore tė muzikės. Tė vėshtronte ngultas e krenar Bethoveni, ėndėrrues Shumani, disi melankonik Shopeni. Dy portretet e tjerė i mėsova mė vonė qė ishin tė Rihterit [1] dhe fon Bylovit [2], emra qė i dėgjoja pėr herė tė parė. Bashkė me vėshtrimet e kėtyre kolosėve qė tė shoqėronin nga muret, ndjeva nga afėr vėshtrimin autoritar e njėkohėsisht plot me dashuri tė atij qė do tė ishte pėr disa vite me radhė mėsuesi im i pianofortes, zotni Ninoja.

Nė kohėn kur ishte e detyrueshme edhe pėr fėmijėt qė t’i drejtoheshin tė rriturve me fjalėt “shok” apo “profesor”, Nino Saraēi hynte nė radhėn e atyre pak personave tė privilegjuar qė nga tė tjerėt vazhdonin tė mbanin emėrtimin tradicional shkodran “zotni”.

Nėn udhėheqjen e tij u hap para meje rruga e vėshtirė e pianistit. Me kėmbėngulje kėrkonte qė tė mė nguliste qysh nė fillim rėndėsinė e studimit serioz, me metodė. Asnjė orė mėsimi nuk fillonte pa bėrė mė pėrpara pėr minuta tė tėra shkallėt, arpezhet, akordet, ushtrimet teknike pėr zhdėrvjelltėsinė e dorės e pavarėsinė e gishtave tė Hanonit [3], tė Ēernit [4] e tė autorėve tė tjerė. Shumė herė ka qėlluar qė i ka kopjuar ato me dorėn e tij nė fletoret tona. Ishte kėmbėngulės nė kėrkesat pėr studimin e teknikės si bazė e pėrgatitjes sė ēdo instrumentisti. Me shumė kulture dhe thellėsi trajtonte veprat e repertorit: invencionet e Bahut, Sonatinat dhe Sonatat e Klementit, Moxartit, Haydnit e Bethovenit, pjesėt nga albumet pėr fėmijė tė Shumanit, Ēajkovskit, etj., e deri ato tė autorėve shqiptarė.

Po aq mjedis tė ngrohtė do tė arrinte tė krijonte zotni Ninoja edhe nė klasėn e katit tė dytė nė godinėn e re tė Shkollės sė Muzikės (aty ku gjendet edhe sot). Tek shkolla e re zotni Ninoja vinte gjithmonė me biēikletė qė e linte tė lidhur pėrballė dritares sė klasės. Kaq shumė e shoqėronim me imagjinatėn tonė kėtė lidhje tė pandarė tė njeriut me mjetin saqė vėshtrimi drejt biēikletės ishte bėrė pėr ne nxėnėsit njė sinjal pėr praninė e tij nė shkollė.

Pėr shumicėn e popullsisė nuk ishte e lehtė tė jetoje nėn diktaturė e sidomos e vėshtirė ishte pėr “tė prekurit“ (siē quheshin nė atė kohė ajo kategori njerėzish nė tė cilėn bėnim pjese edhe unė e zotni Ninoja). Megjithatė edhe nė ato vite tė rėnda dėshira, zelli dhe ndėrgjegja e shumė muzikantėve kėrkonte qė tė bėhej muzikė, shumė mėsues punonin me pėrkushtim pėr tė formuar brezat e rinj tė muzikantėve. Nė vend qė tė diskutohej se si tė pėrmbushej sa mė mirė kjo detyrė fisnike qė ėshtė misioni i ēdo institucioni shkollor apo pėr problemet lidhur me ngritjen e cilėsisė sė mėsimdhėnies, nė mbledhjet e mbyllura tė organizatės bazė tė Partisė do tė diskutohej pėr autorėt botėrorė qė nuk duheshin lejuar qė tė studjoheshin e tė ekzekutoheshin, pėr biografitė e mėsuesve e tė nxėnėsve, pėr pakėnaqėsitė e shprehura nėpėr bisedat e korridoreve a tė kafeneve, pėr barceletat e batutat djegėse plot humor kundėr regjimit, pėr flokėt e gjata e pėr pantallonat e gjėra. E masat ndėshkuese. Pėr ta kjo ishte e rėndėsishme.

Nė gjysmėn e dytė tė viteve ‘70 u dekretua largimi i zotni Ninos nga profesor i pianofortes principale (po shkruaj termin qė pėrdorte ai) nė pianist shoqėrues i klasės sė kantos. Kėtij lloj “deklasimi” i pėrkiste nė mėnyrė figurative edhe zbritja nga kati i dytė i sektorit tė pianos nė katin e parė, nė krahun e majtė tė tė cilit ndodhej klasa e kantos. Nė vėshtrim tė parė ky ndryshim do tė duhej tė shkėpuste marrėdhėniet shumė tė frytshme mėsues-nxėnės qė kisha patur deri atėhere me zotni Ninon. Megjithė situatėn e re tė krijuar, me shembullin praktik tė tij do tė mė jepte tė tjera mėsime tė vlefshme pėr tė ardhmen. Nė kushtet e reja zotni Ninoja shpalosi aftėsinė nė leximin “a prima vista” tė partiturave, muzikalitetin dhe raportet e qarta nė shoqėrimin pianistik, ishte kėrkues nė prova, transmetonte tek kėngėtarėt e rinj pėrvojėn e tij.

Zotni Ninoja ka qenė pėr vite tė tėra Koncertmaestėr  nė Shtėpinė e Kulturės dhe pianist i Orkestrės Sinfonike tė kėtij institucioni. Veprimtari qė ndonėse nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė kanė ndikuar nė mėnyrė ideale tek unė. E kam menduar kėtė edhe atėherė kur mė ka rastisur, pas shumė viteve, qė tė bėja pjesė nė grupin e atyre muzikantėve qė merreshin me pėrgatitjen e Korit tė Shtėpisė sė Kulturės dhe kur si tastierist kam marrė pjesė nė Orkestrėn Sinfonike.

Rreth njė vit e gjysėm pas kėtij ndryshimi tė detyruar nė karrieren e zotni Ninos, (kalimit tė tij si pianist shoqėrues), do tė dekretohej largimi im nga Shkolla e Muzikės. Pėr arsye politike nuk m’u dha e drejta qė pas mbarimit tė tetėvjeēares tė vazhdoja shkollėn e mesme aty. Zotni Ninos i erdhi keq pėr kėtė dhe pa fjalė por me vėshtrimin shprehės dhe me zemėr mė ka inkurajuar qė tė vazhdoja dhe tė mos tėrhiqesha. Mė ka bėrė ndonjė vizitė nė shtėpi, jemi takuar nė rrugė, ėshtė gėzuar kur pas shumė viteve munda tė marr pjesė dhe tė fitoj nė konkursin pėr pranim nė Akademinė e Arteve nė Tiranė. Mė pas kam vazhduar studimet nė Itali dhe nuk kam patur rastin qė tė bisedoj gjerė e gjatė me tė.

Gjatė kėtyre viteve shumė figura tė dashura qė kanė kontribuar nė formimin tim profesional nuk rrojnė mė. Ndjej mungesėn e mėsuesve tė mi. Mė mungojnė Ēesk Ndreca, Kol Gjinaj, Nino Saraēi, Hydajete Kaftalli, Tonin Daija, Gjon Kapidani, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Ēesk Zadeja, Gjon Simoni. Ndaj tyre dhe ndaj mėsuesve tė tjerė tė nderuar [5], qė janė gjallė dhe i uroj qė tė kenė jetė tė gjatė dhe shėndet tė plotė, ndjehem borxhli.

Mė vjen keq qė nuk kam mundur t’i takoj kur u diplomova nė Muzikė Korale dhe Dirigjim Kori, qė nuk munda t’u them qė u diplomova nė Kompozicion, qė nuk munda tė ndaj gėzimin me ta kur u diplomova nė Dirigjim Orkestre, qė nuk munda t’i falenderoj kur u diplomova nė Didaktikė Muzikore, qė nuk munda t’u shpreh sa duhet mirėnjohjen time tė thellė sepse nė kėto arritje ka ndikuar shumė edhe puna e tyre.

Mirėnjohjen dhe falenderimet ndaj mėsuesve tė mi tė nderuar po i bėj sot publikisht i bindur se lart nga qielli, aty ku janė, do tė jenė gėzuar shumė e mė kanė pėrcjellė bekimin e tyre.

 

 

Palermo, dhjetor 2009.

 



[1] Svjatosllav Teofiloviē Richter (20.03.1915 – 01.08.1997) pianist ukrahinas, njė ndėr pianistėt legjendarė tė shekullit tė XX-tė.

[2] Hans Guido von Bülow (08.01.1830 – 12.02.1894) dirigjent orkestre dhe pianist gjerman, nxėnės i Listit, i konsideruar si dirigjenti mė i madh i kohės sė tij. 

[3] Charles-Louis Hanon (02.07.1819 – 19.03.1900) pianist dhe kompozitor francez. Vepra e tij e njohur “Pianisti virtuoz” pėrdoret edhe sot nė ushtrimet e teknikės pianistike.

[4] Carl Czerny (21.02.1791 – 15.07.1857) pianist, kompozitor dhe didakt austriak. Nxėnės i Bethovenit dhe mėsues i shumė muzikantėve ndėr tė cilėt spikat emri i Listit. Iu dedikua didaktikės pianistike dhe shkroi mė se 1000 etyde qė edhe sot pėrbėjnė bazėn teknike tė mėsimit tė pianofortes.

[5] U jam mirėnjohės dhe falenderoj pedagogun e nderuar Albert Paparisto qė mė udhėhoqi nė punimet muzikologjike gjatė periudhės sė studimit nė Akademinė e Arteve nė Tiranė dhe mėsuesit e pedagogėt qė gjatė viteve mė kanė dhėnė mėsim apo me tė cilėt kam patur kontakte: Marita Vuksani, Zyliha Ēoēja, Adelina Grimci, Ridvan Karakaēi, Ilirjana Dema, Sandėr Ēefa, Tonin Zadeja, Ilir Polena, Zana Shuteriqi, etj

 







Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.
Markelian Kapidani  - dodecarmonia     |2015-04-14 08:47:16
Pėrshėndetje Tonin. Pergėzime per shkrimin ...
Marita Zimmermann   |2015-04-26 17:36:24
Te perqafoj fort,,Talenti,puna ,dhe dashuria jote,per Artin,jane baza,qe sot,jo
vetem une,jo vetem Shkodra,por mbare vendi yne ,krenohen me ty.Mbi te gjitha te
karakterizon,Humanizmi Intelektual,qe gjithmone do te coje perpara,te uroj nga
zemra gjithmone SUKSESE .

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
Next >