PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 24 March 2015




Elegji pėr Kalorėsin e fundit

 

 

Shpėtim Kelmendi

 

Kur tė dielėn e tretė tė atij gushti 2003 u ndala para trupit tė ftohtė tė mjeshtrit qė po flinte ma nė fund nė paqėn absolute, ēilembyll sytė pata ndjesinė se bashkė me tė po largohej kėso bote jo vetėm njė pėrkthyes i madh, jo vetėm diēka prej meje qė nuk do tė mė kthehej ma kurrė, por dhe nji pjesė e vetėdijes aė troshitun kulturore tė kėtij vendi fatkeq qė kurrė nuk diti me i njoftė pėrsėgjalli burrat e mėdhenj qė ka rritė dhe ka mbajtė nė gjinin e vet. Me vete thashė se nuk ka vdekė Gjon Shllaku, por ka vdekė nji nga majat kulturore shqiptare, ka vdekė latinishtja, ka vdekė greqishtja e vjetėr e sa e sa gjuhė tė tjera qė zor se do mund t‘ i pėrdorė ndokush tjetėr si ai, ka vdekė nji nga ata burra qė na ndihmuen tė mos kemi turp nga vetja; ka vdekė mundėsia jonė pėr t‘ iu pėrkulė qysh nė gjallje nji njeriu kaq tė madh; ka vdekė edhe ajo thėrrime vėmendje ndaj identitetit kulturor, pa tė cilėn nji popull s‘ ka kuptim. Lotėt dhe dhimbja qė patėm pėr mjeshtrin, nė tė vėrtetė ishtė dhimbje pėr veten tonė, dhimbje pėr dijen dhe kulturėn qė mjeshtri mori me vete nė heshtjen absolute. S‘asht e lehtė me besue se Gjon Shllaku ka vdekė, se ka vdekė kalorėsi i fundėm i ditunisė klasike, pėrfaqėsuesi po i fundėm i nji njė epoke tė papėrsėritshme kulturore dhe nji njeri i madh qė diti me jetue e me qenė i pranishėm nė nji mėnyrė qė zor se do mund tė krahasohet me nji tjetėr. Kam qenė me tė vėrtetė njeri me fat qė mjeshtri mė ka konsiderue nji nga miqtė e tij ma tė dashtun. Kishte mjaft pak miq. Jo se ai nė jetėn e tij kishte qenė kundėr miqėsisė me tė tjerė, apo kishte blue nė zemėr ndonji mėni karshi mėnyrave me tė cilat njerėzit kishin zgjedhė me qenė tė pranishėm, por thjesht sepse i pėrqėndruem nė punėn e tij tė pandėrpreme-pėrjashto kėtu raste sėmundjesh- nuk kishte kohė. Gjithmonė mė fliste pėr kohėn. Fatkeqėsisht as tė tjerėt nuk kishin kohė mė humbė me mjeshtrin, sepse na paskėshin pasė edhe ata dofarė idesh a projektesh qė mjerisht u harruen qysh me lindjen. Por Gjoni i donte tė gjithė dhe kurrėndonjiherė nuk e ndigjova me e thanė nji fjalė tė keqe pėr dikė. „ Mjeshtėr“-i pata thanė nji herė- “Ti i ngjan shumė nji peme…”

Me nji naivitet tė ambėl e njerėzor qė e kanė vetėm njerėzit e mėdhenj, tė pastėrvitun me biseda e tė pėrqėndruem kryekrejet nė botėn e tyne tė naltė, plot kureshtje, tha: „Ashtu?!“. Vijova: „Po! Sepse nėse tė tjerėt nuk kanė nevojė pėr hijen e pemės, aq ma pak ka nevojė pema qė dikush tė futet nė hijen e saj“. Qeshi me za atnor e vėrejti se ky vlerėsim tingėllonte disi i tepruem. Atėherė i thashė: “Tė lutem mjeshtėr! Nuk je ti ai qė ka nevojė pėr kėto fjalė, por unė. Ka nji jetė qė kėrkoj njeriun qė ia vlen ta respektoj me gjithė zemėr, e tash qė e gjeta, nuk e braktis ma.”

Ky njeri i mirė qė pėr tanė jetėn e tij, sikundėr pohonte edhe vetė , ishte pėrpjekė me respektue Dhjetė Urdhnesat e Zotit, kishte ecė me hap tė lehtė mbi kėtė tokė, e me vetėdijen e fshehtė dhe gjeniale se, edhe pse nji ditė trupi do t‘ i kthehej nė pluhun, vepra e tij do tė mbetej vlerė pėr tė gjallėt.
Teksa arkivoli me trupin e Mjeshtrit po zbriste nėn tingujt e pėrzishėm tė kambanės, nė dheun e mirė tė varrezės sė Rrmajit ku nė njė farė kuptimi asht varrosė jo vetėm historia e Shkodrės, por dhe nji pjesė e kulturės mbarėshqiptare, pata ndjesinė e pikėllueme se me bashkė me kėtė burrė po shuhej edhe qiriu i fundit qė hodhi dritė mbi identitetin e dikurshėm kulturor dhe atė qė kemi qenė njėherė moti. Kishte jetue tanė jetėn nė paqė me veten e me tė tjerėt, nė nji nga periferinat e pluhunosuna tė Shkodrės, pranė Kishės sė Madhe, -heshtjen solemne tė sė cilės e kish marrė nė zemėr-, kredhun nė nji botė kulturore qė shqiptarėt thuejse e kishin harrue qė egzistonte: nė atė klasike greko-romake. Duhej tė kishte bisedue bukur gjatė me mjeshtrat antikė dhe aq ishte afrue shpirtnisht me ta, sa kur i flisje pėr Homerin, Sofokliun, Eskilin, Euripidin Virgjilin, Lukrecin, Ovidin etj, mallėngjehej e i mbushej plot zemra e tij bujare, sepse i kishe pėrmendė jo pak por miqtė e tij ma tė ngushtė me tė cilėt kishte bisedue pėrgjatė tanė pranisė sė vet tetėdhjetėvjeēare mbi tokė. Dhe kur unė them miq, duhet tė keni parasysh jo kuptimin figurativ, por atė real qė pėrfshihet nė tė njejtėn pėrmasė gjeografike dhe kohore. Hijet e mjeshtrave antikė ishin prorė aty, dhe me pak vėmendje do tė vėreje se si nėn timbrin e ngadalshėm e tė madhėrishėm tė zanit tė mjeshtrit, ata pėrvijoheshin e konturoheshin pėrreth teje. Gjoni, nė njėfarė kuptimi ishte arratisė prej tė sotmes sė trazueme dhe nė mėnyrė intuitive kishte kuptue se prania e tij fizike nuk ishte e domosdoshme nė realitetin shqiptar e as ndėr mjedise po shqiptare ku vetėm flitej e flitet pėr kulturėn. Sa herė qė gjendesha e gjendem nė kėsi mjedisesh patetike, dhe mė kujtohej shpina tetėdhjetėvjeēare e Gjonit, e kėrrusun vitet e fundit mbi „Kangėt e Rolandit“ e sidomos mbi fjalorin latinisht-shqip prej 65.000 fjalėsh, nji punė vigane qė i hangri plot 14 vite jetė, vėreja e vėrej me dhimbje se nė ē‘ nivel poshtėrues kishte ra e po bie ēdo ditė fjala „kulturė“. Ai ishte ndėr tė paktėt burra tė Shqipnisė qė diti ta ruente termin „kulturė“ nga kolera e korruptimit, tue e vendosė atė nė nivelin ma tė mirė botėkuptimor tė epokės. Kjo, dhe sepse ai ishte njikohėsisht ndėr tė paktėt burra qė e njihnin ma sė miri misionin e jetės sė tyne, mision pėr realizimin e tė cilit duhej sakrifikue hiē ma pak se jeta. Gjon Shllaku ishte dhe nji atdhetar i naltė. E donte kėtė vend dhe pėr me e shprehė kėtė dashuni, ai iu shfaq shqiptarėve me pėrdorimin e shkėlqyer tė shqipes, tue ia rikthye kėsisoj identitetin nji pasunie tė tanė leksikore qė e shohim tė shpėrndame nė tė gjitha punėt qė duelėn prej dorės sė tij. Pra, kishte zgjedhė mėnyrėn ma tė shkėlqyeme pėr me e pohue dhe me na e ba tė prekshme kėtė dashuni. Marrė nė kuptimin e zakonshėm, mund tė thuhet se Gjon Shllaku nuk jetoi, sepse e gjithė ekzistenca e tij ishte vetėm nji mundim i gjatė, por marrė nė kuptimin ma tė naltė dhe fisnik, mund tė thuhet se ai jetoi ma mirė dhe ma bukur se tė gjithė ne. Gjonit nuk iu dha thuejse kurrė ajo qė meritonte dhe respekti qė mori nuk ishte asnjiherė nė nė nivelin e punės sė tij gjeniale, por kjo nuk e molisi e as s‘ e shndėrroi nė nji njeri tė dobėt e qaraman; pėrkundrazi kjo e bani edhe ma tė pėrcaktuem nė qėllimin e tij qė prorė mbeti fisnik.

Ky njeri, ishte ndėr tė paktėt shqiptarė qė e kishin mėsue se dashunia pėr vendin duhet me pasė kryekrejet fizionomi kulturore dhe pėrban tė vetmen mėnyrė qė nji komb me e ba tė prekshme egzistencėn e vet. Por ajo qė Gjoni kuptonte me fjalėn „kulturė“, ishte mjaft larg asaj qė kupton shumica e njerėzve qė rrahin gjoksin pėr gjithfarė bamash e trimnishė kulturore dhe e lakojnė kėtė fjalė me nji kollajllėk tė dhimbshėm. Jam i sigurtė se Gjoni as qė mund ta dinte se ēka kuptonin njerėzit pėrreth me termat “politikė kulturore“, “strategji kulturore“, “tubime kulturore“, “pikėsynime kulturore“, „vizione kulturore“, etj, mbasi ashtu i zhytun krejtėsisht nė kulturė, s‘kishte kohė me i mėsue. Kėsisoj, “harronte“ se bota shqiptare rreth tij kishte gjana ma tė randėsishme me zgjidhė. Gjonin as edhe njiherė nuk e ndigjova tė jepte mendime pėr punėn e tij, por ma sė shumti tė kallėzonte mbi vėshtirėsitė qė kishte hasė gjatė punės, e sidomos rreth kohės qė kishte harxhue pėr kėtė punė apo nji tjetėr. Pėr atė njeri, punėt e mėdha i kishin ba tė tjerėt. Vetė, rrinte i kredhun nė nji thjeshtėsi tė paqtė, mbas sė cilės me nji vėshtrim tepėr tė kujdesshėm dallohej silueta e vagullt e nji njeriu tė madh. Lavdėronte pėrkthimet e Alkajt, Nolit, Lacajt, Ēomorės, Haxhiademit, etj, tue shtue ma sė fundi: „Po, ata ishin mjeshtra tė mirė“. E asnji fjalė pėr cilėsinė e punėve tė veta. Asnji. E shihja qartė: ai njeri kishte jetue si burrat, e po si burrat po gatitej pėr vdekjen. Dhe e dinte mirė: do tė mjaftonte qoftė edhe nji fjalė, pėr ta prishė linjėn e pėrkryeme tė lėvizjes sė tij nėpėr hapsinė e kohė.

Ai gusht i vitit 2003, ishte i mbushun me vdekje e pėrkujtime vdekjesh tė randėsishme. Nuk kam pikė dyshimi qė tė gjithė kėta „punėtorė andrrash“-siē do tė thoshte Quasimodo-, e meritonin respektin qė morėn, tue pushtue gazetat, radiot e televizionet, si dhe vėmendjen zyrtare. Sigurisht qė duhen pasė nė konsideratė tė vdekunit tanė qė kanė ngjizė me aq sa kanė pasė mundėsi identitetin tonė kulturor, sepse kėsisoj kemi respektue veten tonė. Por asht e turpshme dhe e pafalshme qė vdekja e Gjon Shllakut, kėtij demiurgu me tė cilin pa asnji dyshim do tė krenohej sejcili nga vendet ma tė pėrparueme tė botės, pati kalue thuejse nė heshtje, ashtu siē kishte kalue nė heshtje e tanė jeta e tij nė nji nga periferinat e pluhunta tė Shkodrės. A thue se nuk bahet fjalė pėr kalorėsin e madh tė kulturės klasike qė qysh mė 1965, me Iliadėn e tij tė parė, na kishte mrekullue me fuqinė dhe pushtetin e jashtėzakonshėm tė gjuhės shqipe, na kishte ba tė ngazėlleheshim pėrballė heronjve tė eposit homerik, tue na e ndriēue kėsisoj terrin e zi tė diktaturės me dritėn e trandafiltė tė agimeve antike. Kjo indiferencė qė e pati shoqnue mjeshtrin nė tė gjallje e nė vdekje, asht nė tė vėrtetė indiferencė ndaj vetėdijes sonė kulturore qė mjerisht vijon tė mbetet e nėpėrkambun, asht indiferencė qė vjen nga injoranca kulturore e shtetarėve, e ofiqarėve, e gazetarėve dhe e trutharėve qė me “kulturė“ kuptojnė diēka qė mė vjen turp t‘a them.

Mė kujtohet koha kur lexoja sė pari Iliadėn, dhe mrekullohesha me heronjtė homerikė qė mė lėviznin tė gjallė nėpėr hapsinat e fantazisė, veshun me pamjen e heronjve tė moēėm shqiptarė.

Pėrgjatė tanė moshės sė rinisė, shihja tė endeshin pėrfytyrimit tim Akil hynerin, Hektor tarogzatundėsin, Odiseu dinakun, e mandej Eneun, Ajaksin, Diomedin, Sarpedontin e sa kreshnikė tė tjerė homerikė, por ai qė mė zgjonte nji ndjenjė tė fshehtė mistike, ishte emri i pėrkthyesit, shkrue ēuditėrisht me gėrma tė vogla. Asokohe nuk e dija se kush ishte ky emėr dhe se cili fshihej mbas tij, mbasiqė kurrė nuk dėgjova tė flitej pėr tė. Nga mesi i viteve‚ 90 rastėsisht mora vesh se ai ishte gjallė, por nuk u besova veshėve. Sepse, sėrish askush nuk fliste pėr tė. Burri i madh i Shqipėrisė vijonte ta banonte heshtjen. Kur e takova, pata ndjesinė se po takoja nji nga heronjtė homerikė tė fėmijnisė sime, veēse me nji pamje qetė prej babaxhani e nji buzėqeshje tė butė fėminore. Por jo, heronjtė e mi nuk paskėshin qenė Homeri, Akili apo Hektori, por ai plak i mirė qė kishte gjallnue nė skaj tė Shqipnisė e tė vėmendjes, i harruem nė madhėshtinė e tij tė pėrunjun, nji burrė i madh qė tashma ka vdekė fizikisht, pėr tė fillue me jetue vetėm nėpėrmjet veprės sė tij: Gjon Shllaku.



__________________________
Prej akivit tė Albanovaonline:
- Ridvan Dibra, Trillet letrare tė njė pėrkthyesi
-
Fadil Kraja, Profesor Gjon Shllaku, helenisti i madh




 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >