PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Friday, 20 March 2015


Homazh per Mirash Ivanaj

 

 

        Dritan Spahiu

 

      Mirash Ivanaj ishte njė intelektual i shkėlqyer, me njė diapazon shumė tė gjėrė interesash, qė dallohej pėr vlera, virtyte dhe moral shumė tė lartė. Ishte njė patriot i pėrkushtuar qė e deshi me tėrė fuqinė e shpirtit tė tij Shqipėrinė. Ai ka lindur mė 12 mars tė vitit 1891, nė njė familje malėsorėsh trima, tė zonės sė Trieshit nė krahinėn e Plavės dhe Gucisė; vinte nga njė fis qė dallohesh pėr burrėri, menēuri dhe pėr tradita tė forta atdhedashurie,  qė i ruanin me dashuri dhe besnikėri doket dhe zakonet e bukura shqiptare. Nė njė mjedis tė tillė tė pastėr u rrit dhe u edukua Mirashi. Prindrit e tij nuk ishin tė shkolluar por ata donin qė fėmijtė e tyre, djemtė Mirashi dhe Martini tė arsimoheshin sa mė mirė. Nė shkollėn e mesme tė dy vllezėrit dėshmuan aftėsi tė shkėlqyera intelektuale dhe e mbaruan gjimnazin me rezultate shumė tė mira. Ata demonstruan prirje tė forta letrare dhe talent nė fushėn e poezisė; poezitė e tyre tė shkruara nė moshėn e adoleshencės janė vlerėsuar pėr nivelin e tyre kulturor dhe pėr pjekurinė me tė cilėn transmetohen mesazhe tė bukura botėkuptimore. Me mbarimin e shkollės Mirashi aplikoi dhe fitoi njė bursė qė jepte shteti Italian dhe nė nėntor tė vitit 1913 u rregjistrua nė Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė nė Universitetin Mbretėror tė Romės. Filluan keshtu vitet e bukura tė jetės studentore tė Mirashit nė Romė. Me dashuri tė madhe ai ndiqte leksionet dhe me njė pasion tė jashtėzakonshėm studionte pėr tė fituar njohuri sa mė tė plota nė fushėn e studimeve qė kishte zgjedhė vetė, atė tė letėsisė dhe tė filozofisė. Ai u dallua shumė shpejt si njė nga studentėt mė tė mirė tė Universitetit. Vėshtirėsitė ekonomike e kishin detyruar atė tė kufizonte argėtimet rinore tė kohės. Megjithėatė Mirashi kujdesej shumė pėr veshjen e vet si dhe pėr paraqitjen e tij tė jashtme qė ajo tė ishte e kėndėshme, e pastėr dhe e bukur. Me trupin e tij elegant e tė gjatė ai binte nė sy dhe ishte shumė tėrheqės. Por nė ato vite ai pėsoi njė dramė shumė tė rėndė, tė cilėn e vuajti pėr gjithė jetėn. Njė vajzė e bukur qė ai e dashuronte marrėzisht vdiq. Njė fotografi, pėrsipėr tė cilės kishte vėnė njė shenjė zie si dhe pak flokė tė saj ai e mbajti me vehte deri nė fund tė jetės sė tij. Dashurinė e fortė pėr kėtė vajzė zemra e Mirashit nuk mundi ta zėvendėsoi me asnjė tjetėr, kėshtu qė ai mbeti gjithė jetėn beqar.

      Puna e tij e zellshme, e pėrkushtuar prej 8 vitesh studimi intensiv dhe shumė tė suksesshėm u finalizua nė vitin 1921 me mbrojtjen e tezės (laura) me temė: “Nga historia e gjuhės shqipe nė marrėdhėnie me gjuhėt e vjetra”. Ky ėshtė rasti i parė kur gjuha shqipe bėhej objekt i diskutimeve shkencore universitare. Studimi i paraqitur nga studentit shqiptar u vlerėsua me maksimumin e pikėve 110 nga 110 pikė si dhe me lavdėrimet si njė punė e vėrtetė dhe e mirėfilltė shkencore (vero e proprio lavoro scientifico).

      Me gjithė suksesin e arritur pėr pėrfundimin e studimeve nė fushėn e Letėrsisė  dhe Filozofisė, Mirashi kishte ambicje tė tjera pėr tė kompletuar njohuritė e tij edhe nė fushėn e drejtėsisė. Me njė vullnet tė admirueshėm dhe punė tė palodhur ai arriti tė mbyllė studimet pėr drejtėsi nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Romės brenda dy viteve. Teza e tij e diplomimit ishte: “Kodi i Stefan Dushanit” qė i pėrkiste shekullit tė IV. Mbrojta qe njė sukses tjetėr madhor i Mirash Ivanajt. Ajo u zhvillua nė sallėn e Madhe tė Universitetit ku merrnin pjesė tė gjithė profesorėt e Fakultetit Juridik. Nė pėrfundim tė mbrojtjes kryetari i komisionit tė diplomimit deklaroi vlerėsimin maksimal 110 pikė me lavdėrime (cum laude). Lajmin e mbrojtjes sė diplomimit tė Mirashit e dha edhe gazeta e pėrditshme e Romės: “Il nuovo Paese”, e cila informoi lexuesit Italian pėr suksesin e merituar tė studentit shqiptar.

      Arritjet e studimeve tė tij nė Universitetin e  Romės e bėnė atė tė njohur nė rrethet intelektuale italiane. Kėshtu me mbarimin e studimeve atij i erdhėn disa herė propozime pėr ta emėruar si asistent nė Universitetin e Romės si dhe nė disa poste tė larta tė shtetit Italian. Por Mirashi e kishte marrė vendimin e tij tė prerė: do tė kėthehej nė Shqipėri. Ai thoshte: “Dėshira ime ka qenė dhe asht me i shėrbye me ēfardo mėnyrė atdheut, pėr tė mirėn e tė cilit nuk paraqes e as do tė paraqes kondita”. Kėshtu Mirash Ivanaj kėthehet nė Shqipėri nė korrik tė vitit 1923 me dy diploma universitare tė vlerėsuara shkėlqyeshėm nė Universitetin e Romёs, vjen nė atdheun e tij njė intelektual qė edhe vendeve mė tė pėrparuara rrallė se mund t’i vijnė njė herė nė disa dhjetėvjeēar. 

 

 

      Mirashi erdhi nё Shkodёr me bindjen dhe vullnetin pёr tё kontribuar pёr zhvillimin dhe pёrparimin e shoqёrisё shqiptare. Nё kёtё qytet banonte kushёriri i tij Nikolla Ivanaj, i cili kishte blerё njё shtypshkronjё, kёshtu qё Mirashi filloi menjёherё punёn pёr tё pёrgatitur botimin e njё gazete, nё tё cilёn ai paraqiti lirёshёm bindjet dhe idetё e tij pёr formёn politike qё duhej tё kishte Shqipёria e asaj kohe si dhe pёr problemet qё shqetёsonin shoqёrinё shqiptare. Shoqёria shqiptare nё atё kohё ishte nё udhёkryq: ajo ose duhej tё ishte tradicionale shqiptare ose duhej tё hynte nё rrugёn e modernizimit tё saj, duke pёrqafuar modelet e shoqёrive tё vendeve tё pёrparuara. Mirash Ivanaj kishte vendosur qё gazeta qё do tё botonte duhej tё paraqiste realitetin shqiptar mundёsisht me tё gjitha  problemet e tij si dhe do tё parashtronte idetё mё tё mira tё ndryshimit tё kёtij realiteti. Gjatё kohёs sё studimeve universitare ai njohu parimet republikane dhe ndikimin e madh qё patёn ato nё shoqёrinё italiane tё Xhuzepe Maxinit qё ishte njeri prej personaliteteve mё tё shquar qё ia kushtoi gjithё jetёn e tij lirisё dhe bashkimit tё Italisё nё njё shtet tё vetёm republikan. Ky patriot i madh i vendit tё tij, qё i kishin vёnё epitetin “Zemra qё rreh pёr Italinё”, pat hartuar parimet e lirisё dhe tё drejtave tё barabarta pёr tё gjithё njerёzit. Mirashi ynё u bё njё adhurues i zjarrtё i ideve tё republikanizmit tё Maxinit, tё cilat ai i shprehu nё gazetёn e tij. Nё tetor tё vitit 1923 doli numri i parё i gazetёs sё Ivanajve “Republika” me devizёn e Mazinit: “Republika ashtё e vetmja trajtё ligjore dhe logjike qeverimi”. Shumё shpejt gazeta u bё njё mjet i fuqishёm ku u shpalosёn idetё e lirisё, tё demokracisё dhe tё atёdhedashurisё nё realitetitn e ndёrlikuar shqiptar tё asaj kohe. Ajo tёrhoqi vemendjen e publikut shqiptar pёr nivelin e saj tё lartё intelektual, pёr tematikёn e ēeshtjeve qё trajtonin artikujt dhe pёr elegancёn e spikatur tё saj. Pёr gazetёn e vet Mirashi shkruante: “Lёvizja jonё do tё shёnojё nё historinё e popullit shqiptar  fillimin e nji kohe tё re, fundin e mistifikatorёve, e tё pazotёve, e tё kёqijve moralisht e politikisht”. Programi tematik i gazetёs pёrfshinte problemin e shkollave shqiptare qё duhej tё administroheshin vetёm nga shteti, modernizimin dhe riorganizimin e drejtёsisё dhe administratёs shtetrore, shfrytёzimin racional tё pasurive natyrore tё Shqipёrisё etj. Nё programin e gazetёs bie nё sy fakti se ēeshtja e arsimit ёshtё vёnё nё plan tё parё dhe trajtohet si njё problem jetik pёr shoqёrinё shqiptare, prandaj shteti duhet tё ketё tё drejtёn e plotё qё kujdesin pёr shkollёn kombёtare tё mos ta ndaj me askёnd. Nё njerin prej artikujve tё parё tё gazetёs lexojmё: “..ēashtja e shkollёs xen tё parin vend ..nji vend shumё ma tё naltё se ushtria a se drejtёsia”. Nё artikujt e saj kёrkohej njё shkollё kombёtare dhe laike, jashtё ēdo lloj ndikimi fetar dhe politik, qё do tё zhvilloj aktivitetin e saj me metodat dhe programet e vendeve tё pёrparuara tё botёs. Gazeta “Republika” u bё njё tribunё e fuqishme e ideve mё pёrparimtare qё duheshin tё udhёhiqnin mbrojtjen e interesave jetike tё Shqipёrisё. Por fatkeqёsisht gazeta shpejt ra nё vёshtirёsi tё pakalueshme dhe pa u mbushur akoma njё vit ajo u mbyll. Mirashi vendosi t’i kushtohej tёrёsisht punёs edukative dhe mёsimore nё shkollё.  

      Nё shkurt tё vitit 1925 mori detyrёn e drejtorit tё Gjimnazit Shtetёror tё Shkodrёs. Drejtori i ri e gjeti Gjimnazin nё gjendje shumё tё keqe, si rezultat i mungesёs sё disiplinёs si nga ana e nxёnėsve ashtu edhe nga ana e mёsuesve. Por ajo qё e shqetёsonte mё shumё Drejtorin Ivanaj ishte mos zbatimi i detyrimit ligjor pёr ēdo shkollё, sipas tё cilit nxёnёsi nuk mund tё rregjistrohet nё njё klasё mё tё lartё nё qoftё se nuk ka kryer klasat mё tё ulta tё shkollimit (njё rregull qё nuk ёshtё zbatuar as 80 e sa vjet mё vonё nё universitetet private qё kemi nё Shqipёri). Nё atё kohё nxёnёsit qё mbaronin shkollat e mesme mund tё merreshin si nёpunёs nё administratёn shtetrore dhe mos pёrgatitja e tyre e duhur do tё pasqyrohej menjėherė nё cilёsinё e dobёt tё nёpunsave tё shtetit. Shkelje tё tilla ligjore u pёrjashtuan pёr tё mos ndodhur kurr mё nё kёtё gjimnaz.

      Mirash Ivanaj i kapёrceu me sukses kёto vёshtirёsi  pёr njё kohё shumё tё shkurtёr. Vuri rregull dhe disiplinё nё shkollё, ngriti autoritetin e mёsuesve qё mё parё ishtё nёpёrkёmbur dhe e vuri punёn mёsimore dhe edukative nё rrugё tё mbarё. Me masa tё tilla tё forta gjimnazi hyri nё njё rrugё tё mbarё dhe pas dy vjetёsh Drejtori M. Ivanaj deklaroj: “Kjo drejtori nё kёtё vjet shkolluer ia mrrijti plotёsisht qёllimit.. qё nga pikёpamja e disiplinёs dhe e sjelljes sё nxanёsve tё mund tё pohohet se ky gjymnaz gjindet nё shkallёn e ēdo shkolle tё mesme europiane”.

      Me mbёshtetjen e Drejtorit M.Ivanaj, nё vitin 1926 nё Gjimnazin e Shkodrёs u krijua dega pedagogjike (normale) dhe nxёnёsit qё do tё mbaronin studimet nё kёtё degё do tё shёrbenin si mёsues nё shkollat shqiptare qё po shtoheshin vazhdimisht nёpёr Shqipёri.

      Puna e palodhur dhe e shkёlqyer e Drejtorit nё Gjimnazin e Shkodrёs u dёshmuan fare qartё nё provimet e lirimit, ose siē thuhet sot tё maturёs shtetёrore, qё u zhvilluan nё qershorin e vitit 1928 pёr degёn normale dhe njё vit mё vonё nё Gjimnaz. Ato zhvilloheshin  me shumё seriozitet dhe me njё ceremoni zyrtare qё mund tё merret si njё shembull shumё i bukur edhe sot. Nё librin ku janё mbajtё proces-verbalet e provimeve tё Gjimnazit tё Shtetit, Drejtori ka shkruar me dorёn e vet: “Nё mbarim tё vitit shkolluer 1928-29 pёr herё tё parё bahet nё Shqypni, nё gjuhёn shqipe e nё Gjimnazin shtetnuer, provimi i maturёs i Gjimnazit tё naltё. Tё jetё fatlum dhe fillim i mbarё ky hap, me tё cilin fillon indipendenca edhe nё fushёn arsimore tё kombit shqiptar”.

      Nё sajё tё punёs shumё tё lavdёrueshme tё Drejtorit tё Gjimnazit tё Shkodrёs, tё vullnetit tё tij tё fortё kjo shkollё vetёm pёr katёr vjet u ngrit nё nivelin e shkollave mё tё mira europiane tё asaj kohe. Nё vitin 1925 e mori drejtimin e Gjimnazit me 83 nxёnёs  dhe e la atё me 280 nxёnёs kur u largua nga Shkodra dhe shkoi si mёsues nё Gjimnazin e Tiranёs me kёrkesёn e tij. Por vlerёsimin mё tё lartё M. Ivanaj ia ka bёrё mbreti Zog kur i dha nё qershor tё vitit 1923 medaljen mё tё lartё “Kumandar i urdhёnit tё Skёnderbeut”.

      I kёnaqur me arritjet e tij nё Gjimnazin e Shkodrёs M. Ivanaj dёshironte qё tё jepte kontributin e tij nё fushёn e arёsimit nё nivel kombёtar, pёr ta nxjerrё atё nga gjendja skandaloze ku ndodhej, pёr ta ndёrtuar njё shkollё shqiptare laike, qё tё jap dije dhe kulturё bashkёkohore, pёr tё shpёtuar arsimin shqiptar nga ndikimet e politikave shoviniste qё bёnin shkollat e huaja private qё vepronin nё atё kohё nё Shqipёri. Kjo dёshirё e tij nuk vinte nga ndonjё ambicje meskine, siē ndodh me disa politikanё shqiptar edhe nё ditёt e sotme qё duan tё marrin njё karrike ministrore apo njё vend nё parlament, pёr ta shfrytёzuar atё pёr pёrfitime personale; pёr M. Ivanajn ajo ishte njё dёshirё fisnike pёr t’i shёrbyer me devocion Shqipёrisё nё fushёn mё tё rёndёsishme, siē ёshtё arsimi. Pėr M. Ivanajn pėrfitimet personale nga detyra ishin krejtėsisht tė huaja. Pėr kryerjen e detyrave qė merrte pėrsipėr ai gjthmonė pati si prijės vetėm drejtėsinė dhe ligjin. Ai dёshironte qё ta shėndėrronte arsimin shqiptar nė arsim kombėtar e laik, me vision prendimor, qė shkollat shqiptare tё shkёputeshin nga kleri fetar dhe ndikimi i tij, pёr tё mёnjanuar ēdo pёrēarje ndёrmjet qytetarёve nё kushtet e vendit tonё ku kishim tri besime tё ndryshme fetare. Ai dėshironte tė pastronte shkollat shqiptare prej imoralėve dhe e realizoi kėtė detyrė nė mėnyrė tė shkėlqyer. Kjo gjё u arrit me reformimin e plotё tё arsimit shqiptar, qё u krye me sukses nga M. Ivanaj kur ai mori detyrёn e Ministrit tё Arsimit nё vitin 1933.

      Reforma arsimore qё u pёrgatit qe e plotё dhe e thellё. Arsimi dhe edukimi i brezit tonё tё ri u  vu mbi baza bashkёkohore, tё ngjashme me ato tё sistemit europian. Shkolla jonё mori tiparet e duhura tё njё shkolle qё jep dije dhe kulturё qytetare; kjo reformё e shёndёrroi shkollёn tonё nё njё vatёr serioze e tё respektuar, ku do tё pёrgatiteshin qytetar dinjitoz e me viryte tё larta, qё i meritonte Shqipёria.

      Reforma e Ministrit Ivanaj preku tė gjitha problemet dhe shqetėsimet qė kishte nė atė kohė arsimi shqiptar. U mbyllёn tё gjitha shkollat private qё nuk pranonin autoritetin e shtetit shqiptar pёr tё kontrolluar aktivitetitn e tyre edukativ dhe mёsimor.

      Reformatori i madh i arsimit shqiptar Mirash Ivanaj mund tё merret si shembull se si duhet tё punojnё politikanėt dhe intelektualėt pėr interesat e mėdha tė kombit shqiptar. Ėshtė pėr tė ardhur keq kur shofim se si punojnė sot njė pjesė e politikanėve tanė, pėr papėrgjegjshmėrinė e tyre pėr tė kryer detyrat qė kanė marrė pėrsipėr. Ministri M. Ivanaj shkonte nė punė dhe kėthehej nė shtėpi me njė makinė tė vjetėr personale, pa pėrdorė makinėn e shtetit, punonte nė zyrė deri nė mesnatė me qirij, pa pėrdorė energjinė elektrike, pėr tė kursyer paratė e dikasterit tė tij qė t’i pėrdorte pėr tė rritur sado pak rrogat e mėsuesve. Nuk kishte vila nė bregdet e nė mal dhe pėr tė ishte e huaj ēdo gjė qė nuk ishte nė interes tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve.

      Vitet kur u pёrgatit dhe u realizua Reforma arsimore ishin mjaft tё vėshtira pёr Shqipёrinё, e cila vuante pёrkeqėsimin e gjendjes ekonomike. Qeveria shqiptare e ndodhur nė njė situatė tė tillė hyri nė traktativa me Italinė pėr tė nėnėshkruar njė marrėveshje bashkėpunimi, e cila u realizua nė mars tė vitit 1936. Nė kėtė marrėveshje u parashikua edhe mundėsia e rihapjes sė shkollave private italiane, por me kusht qė tė mos cėnoheshin interesat e shtetit shqiptar. Nė kėto kushte, duke parė se po cėnohej thelbi i Reformės sė tij, M.Ivanaj vendosi tė jepte dorėheqjen nga detyra e tij e Ministrit tė Arsimit, duke qenė krejtėsisht i bindur se po kryente njė detyrė patriotike. Duke e lėnė detyrėn ai dėshmoi qartė se nuk u bė Ministėr pėr tė siguruar pėrfitime personale apo pėr tė shijuar lavdėrime. Kur konstatoj se realizimi i parimeve morale tė punės sė tij po vihej nė rrezik dhe po pengohej ai nuk pranoi tė qėndronte mė nė kolltukun e Ministrit, megjithėse gėzonte respektin e qytetarėve tė vendit tė tij si personi qė vuri bazat e shėndosha tė arsimit kombėtar, tė cilin e lartėsoi nė njė shkallė tė tillė sa as kundėrshtarėt e tij nuk mundėn ta mohonin kurrėsesi.     

      Me dhėnien e dorėheqjes ai u emėrua nė Kėshillin e Lartė tė Shtetit si Kėshilltar i Mbretit dhe vonė iu besua detyra e  Kryetarit tė kėtij Kėshilli. Ky ishte njė institucion konsultativ dhe jo politik, qė kishte pėr detyrė tė hartonte projekt ligjet pėr funksionimin sa mė mirė tė shtetit.

      Prilli i vitit 1939 shėnoi fatkeqėsinė e madhe tė popullit shqiptar. Mė 7 prill 1939 Italia zbarkoi me forca tė shumta ushtarake nė territorin shqiptar, duke filluar kėshtu pushtimin e Shqipėrisė. Kjo ditė e zezė shėnoi njėherazi edhe fillimin e fundit tė Mirash Ivanajt. Qeveria e Mbretit u gjet e papėrgatitur ushtarakisht dhe me njė ekonomi tė rrėnuar pėrpara njė agresori shumė mė tė fuqishėm; nė kėto kushte ajo vendosi tė mos angazhoi kombin nė njė luftė ku disfata ishte e pashmangshme. Mbreti me qeverinė e tij e la Shqipėrinė dhe pranojė rrugėn e mėrgimit. M. Ivanaj nė kėto ditė ra nė njė dėshprim tė thellė, nė njė hutim tė plotė dhe kėtė ai e ka pėrshkruar vetė nė ditarin e tij tė titulluar: “Ne  qi shpėtimin e gjetėm nė tė ikun”. U detyrua edhe ai me dhimbje tė madhe tė largohet nga Shqipėria dhe pėrfundojė nė Stamboll ku jetoj vetėm me ndihmėn e bashkėatdhetarėve emigrant. Jeta e tij pa punė, e pension e rėndoi shumė jo vetėm ekonomikisht por edhe moralisht. Nė Stamboll, qėndroi deri nė fundin e luftės sė dytė botrore, deri nė vitin 1945.

      Nė luftėn e dytė botrore, Fronti Nacional-Ēlirimtar, i udhėhequr nga Partia Komuniste e Enver Hoxhės, u cilėsua si forca kryesore qė zhvilloj luftėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit, duke e renditur vendin tonė nė krah tė aleatėve qė luftonin kundėr nazi-fashistėve. Pas ēlirimit tė vendit kjo forcė politike e vetme formoj qeverinė, duke deklaruar se nė Shqipėri do tė vendoset njė rend demokratik republikan. Nė qeverinė e parė komuniste, nė krye tė dikasterit tė arsimit shqiptar u vu Gjergj Kokoshi, njė intelektual i shquar, qė kishte luftuar me armė nė dorė pėr ēlirimin e vendit. Duke qenė shumė optimist ai besonte fort nė ringritjen e Shqipėrisė, pėr tu bėrė njė vend i pėrparuar nė tė gjitha drejtimet. Me dėshirėn e tij ai donte tė tėrhiqte nė Shqipėri intelektualėt mė tė mirė shqiptar qė ishin nė mėrgim jashtė vendit. Kėshtu ai iu drejtua me njė letėr edhe M. Ivanajt, duke e garantuar se do tė jetė i mirėpritur nė Tiranė, sepse Shqipėria ka nevojė pėr intelektualė qė do tė punojn pėr rimkėmbjen e arsimit dhe kulturės shqiptare. Marrja e ftesės nga Ministri Gj, Kokoshi e gėzoi pa masė dhe me mallin e dėshirėn e madhe vendosi tė kėthehej nė atdheun e tij tė dashur. Ai nxitoi tė kėthehej nė Tiranė pėr tė banuar pėrsėri nė shtėpinė e tij qė kish ndėrtuar me tė vllanė, tė studjonte nė bibliotekėn e tij, qė ishte ndėr mė tė pasurat e asaj kohe.  Kėshtu nė njė kohė rekord arrin nė Tiranė mė 1 tetor 1945. I ngazėlluar pėr kėthimin nė atdheun e ēliruar, ai donte tė falenderonte me gjithė shpirt ēliruesit e vendit e me moralin e njė fisniku kėrkoi tė takohej me udhėheqėsin e forcave partizane, qė mbajtėn barrėn kryesore pėr ēlirimin e Shqipėrisė, me Enver Hoxhėn. Njė javė pas kthimit tė tij nė Shqipėri atė e priti E. Hoxha nė zyrėn e tij; Mirashi thotė se Enver Hoxha e priti sa “ska ma mirė, me butėsi,me kulturė e patriotizėm tė pamatė, ashtu si i ka hije njė kryetari tė zgjedhun prej 50 mijė shqiptarėve, shpėtimtarėve tė atdheut”. Por jeta e tij nė Stamboll, nė emigrim, e kishte privuar atė tė mėsonte se ēfarė kish ndodhur realisht nė Shqipėri gjatė luftės, se si Enver Hoxha kishte vra pa asnjė gjyq intelektualėt e mirėfilltė, se si ishin masakruar personalitetet e shquara; ai nuk kish arritur tė kuptonte se nė Shqipėri, pas  ēlirimit tė saj, po instalohej njė rregjim diktatorial komunist. Zhgėnjimi i tij erdhi shumė shpejt. Mirashi e ndjente veten tė turpėruar pėr veprimin qė kreu kur u detyrua tė largohej nga atdheu nė momentin mė tė vėshtirė historik. Kėtė gjė ai e ka shpreh vetė fare qartė, kur miqtė e tij kishin arritė tė bindnin udhėheqėsit e Frontit Demokratik, (qė ishte e vetmja forcė politike qė do tė merrte pjesė nė zgjedhjet pėr Kuvendin Popullor), qė Mirash Ivanaj tė ishte nė listat e zgjedhjeve pėr deputet. Ai e refuzoi menjėherė kėtė ftesė dashamirėse, duke thėnė se nuk e meritonte kėtė nderė kaq tė madh dhe se do t’i vinte turp para zgjedhėsve pėr arėsye  se nuk kish luftuar kundėr pushtuesve dhe nuk kish bėrė ndonjė gjė pėr ēlirimin e vendit. Por fakti se nė Kuvendin Popullor, qė ėshtė organi mė i lartė ligjėvėnės i shtetit, do tė kishte deputet vetėm nga njė forcė politike, siē ishte Fronti Demokratik, po krijonte te Mirash Ivanaj bindjen se nė Shqipėri nuk do tė mund tė instalohej kurrėsesi njė rend demokratik popullor siē pretendohej nga komunistėt, por demokracia popullore e komunistėve do tė ishte njė rend diktatorial, siē ndodhi nė tė vėrtetė.

      Ai nuk pranoi tė merrte asnjė detyrė shtetrore, as tė punojė nė Ministrinė e Arsimit, por pranoj me dėshirėn e tij tė plotė detyrėn e mėsuesit nė shkollėn femrore pedagogjike tė Tiranės, ish Instituti “Nana Mbretneshė” qė ai e kishte hapur vet nė vitin 1933. Por puna nė shkollė me rregullat e reja e zhgėnjeu, sepse ato ishin tė huaja pėr moralin dhe parimet pedagogjike tė M.Ivanajt. Nė pamundėsi pėr tė kundėrshtuar kėto rregulla, ai zgjodhi mėnyrėn mė tė thjeshtė: tė mbyllte gojėn. Por shkatėrrimin e plotė moral ai e mori kur mėsoi lajmin e arrestimit tė mikut tė tij tė ngushtė, luftėtarit  pėr liri e drejtėsi shoqėrore, tė Ministrit Gjergj Kokoshi. Ai ishte i bindur se Gjergj Kokoshi nuk kishte mohuar parimet pėr tė cilat kishte luftuar pėr ēlirimin e atdheut, se ai nuk kishte tradhėtuar idealet e lirisė, por tė tjerėt e kanė tradhėtuar Gjergj Kokoshin.          

      Nė shkollė ai dallohej si mėsues shumė i mirė dhe i ndėrgjegjshėm. Nuk pati ndonjė mik shumė tė afėrt dhe rrinte shumė i vetmuar; ishte krejtėsisht i pa pėrzier nė politikė dhe tė gjitha kėto krijuan dyshime se ai nuk kishte asnjė simpati pėr pushtetin e komunistėve. Kėshtu pas njė viti e gjysmė qė kur kishte ardhė nė Shqipėri, mė 15 maj tė vitit 1947 i vunė prangat dhe e pėrplasėn nė njė prej qelive tė burgut tė armiqėve tė popullit me akuzėn absurde pėr faje kundėr shtetit dhe popullit. Njė ndėr atdhetarėt mė tė mėdhej tė Shqipėrisė, inetelektuali i kalibrit europian, qė konsolidoi arsimin laik kombėtar shqiptar, pėrfundoi nė burgjet e diktaturės mė tė egėr qė ka pėrjetuar vendi ynė. Pas 9 muaj tortutash ēnjerėzore filloi proēesi i montuar i hetimit pėr ”krime” kundra pushtetit popullor. Me njė qėndrim burrnorė ai nuk pranojė asnjėrėn prej akuzave tė sajuara nga prokurorėt xhahilė. Me njė kompetencė tė spikatur nė fushėn e drejtėsisė ai hodhi poshtė me fakte dhe argumenta tė gjitha akuzat pėr faje tė pa kryera aspak prej tij; ai argumentojė se tėrė jeta e tij i ishte kushtuar plotėsisht ēeshtjes sė arsimit shqiptar dhe me kėtė qėllim ishte kėthyer nė Shqipėri nė vitin 1945. Pėrfytyroni ēfarė denigrimi i bėhet njė njohėsi tė shkėlqyer tė ligjeve, i cili dhunshėm ėshtė vėnė nė bangėn e tė akuzuarėve para aparatēikėve tė njė politike tė shėmtuar, qė nuk kanė asnjė pėrgatitje tė mirėfilltė profesionale juridike. Dėnohet me 7 vjet heqje lirie, me punė tė detyruar, konfiskim tė pasurive tė tundshme e tė patundshme dhe pas daljes nga burgu ai nuk do tė ketė tė drejta civile dhe politike pėr 5 vjet. U mbyll kėshtu egėrsisht prapa hekurave tė burgut tė egėr tė komunizmit njė njeri i ndershėm qė nuk kish bėrė asnjė padrejtėsi nė jetėn e tij, njė edukator i pėrkushtuar dhe reformatori i madh i arsimit shqiptar, njė shpirt i bardhė si dėbora.

      Jeta e mjeruar dhe puna shumė e rėndė nė burg si pėrkthyes sollėn degradimin e shpejtė tė shėndetit tė M. Ivanajt. Pėr tu kujdesė pėr tė vinte vetėm ish pastruesja qė pat shėrbye nė shtėpinė e vllezėrve Ivanaj para vitit 1939. Ajo i sillte cigare dhe ndonjė gjė tė nevojshme qė e blente me ato fare pak para qė fitonte Mirashi  me punėn e tij jashtė orarit nė burg. Thuhet se disa javė para ditės sė lirimit nga burgu ai i ka dėrguar drejtorit njė letėr ku i kėrkonte atij ta mbante nė burg se nuk kishte ku tė shkonte pėr tė banuar dhe nuk kishte asnjė tė ardhur pėr tė jetuar. Por, i dėrrmuar nga puna e rėndė dhe kushtet e tmerrshme tė burgut, mė 22 shtator tė vitit 1953, 12 ditė para mbarimit tė afatit tė dėnimit tė tij, ai mbylli sytė pėr jetė. E mbylli jetėn nė moshėn 62 vjeēare. Trupin e tij e dėrguan nė morg pėr ta pėrdorė pėr praktikat mėsimore tė studentėve tė mjekėsisė. Mė vonė ish pastruesja e shtėpisė mblodhi mbetjet e trupit tė tij dhe i varrosi. Nė kėtė mėnyrė Shqipėria humbi njė ndėr bijtė mė tė mirė tė saj.   


      

 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >