PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 17 February 2015




Justin Rrota (1889-1964)

 

Vinēenc Malaj

Justin Rrota lindi nė Shkodėr, mė 17 shkurt 1889, nė njė familje me tradita kombėtare e kulturore. Mėsimet e para i mori nė Shkodėr, kurse ato teologjike nė Klagenfurt, Austri. Mbėrrini tė bėhet studjues me kulturė tė gjerė. Zotėronte mirė gjuhėt klasike, latinishten dhe greqishten. Pėrpos shqipes, e dinte edhe gjermanishten, italishten, frėngjishten dhe sllavishten. Justini kishte dy vėllėzėr, Nikollėn e Simonin. I pari ishte profesor i Universitetit nė Vjenė, ndėrsa i dyti piktor e fotograf.

Justin Rrota ishte njė ndėr franēeskanėt mė tė shquar shqiptarė. Bashkė me Fishtėn, Gjeēovin, Bardhin, Prenushin, Kurtin e disa tė tjerė, qe edhe bashkėpunėtor i zellshėm i revistave Hylli i Dritės, Zani i Shna Ndout etj. Ai, me bashkpunėtorėt e vet A. Xhuvanin, E. Ēabejn etj, gjithė jetėn e vet u pėrpoq me mish e me shpirt pėr gjurmimin e gjuhės dhe tė literaturės shqiptare.

Megjithėse i paralizuar trupit, me kėmbėngulje dhe dashuri e flije tė jashtėzakonshme, punoi pėr shumė vjet si profesor i gjuhės shqipe dhe latine dhe si edukator i rinisė franēeskane. Me punėn e tij arriti tė ndriēojė thesare tė paēmueshme tė kulturės shqiptare.

Kontributi i Justinit ishte i shumanshėm, posaēėrisht pėr studimin e gramatikės shqipe, tė sintaksės, morfologjisė, tė historiografisė tonė letrare, e nė veēanti pėr njohjen dhe studimin e autorėve tonė tė vjetėr, sikuse pėr Buzukun, Matrangen etj. Ai ishte i pari qė mė 1929 solli nė Shqipėri tri kopje tė fotografuara tė Mesharit tė don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje qė ruhet nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit.

Patėr Justin Rrota ishte rregulltar tejet i durueshėm, i dashur dhe i pėrshpirtshėm, i dhėnė mbas punės e uratės. Vdiq dhe u varros nė Shkodėr mė 21 dhjetor 1964.

 

 



 

Bibliografia e Justin Rrotės 

 

1.Don Gjon Buzuku (1555), pjesė tė zgjedhura e tė komentuara pėr shkolla tė mesme, botuar nė Hylli i Dritės VI, pastaj nė Shkodėr 1930 dhe 1938, nė Shkrimtarėt Shqipėtarė Tiranė 1941.

2.Ma tė para kopje tė fotografueme tė Buzukut, Nėndori II, Tiranė 1941, n.3, faqe 76.

3.Hulumtime dhe shėnime mbi Gjon Buzukun, Buletin 3, Tiranė, 1956:173188.

4. Rreth gramatikologjisė shqipe, Shkodėr 1923, 1933.

5.Letratyra shqipe, Shkodėr 1925, 1934, 1936, 1944.

6.Analizimi i rasave t'emnit, Shkodėr 1931.

7.Sintaksi i shqypės, Shkodėr 1932, 1942, 1944.

8.Pėr historinė e alfabetit shqyp, Shkodėr 1936, Prishtinė 1968.

9.Don Lukė Matranga, shkrimtari ma i vjetri i italoshqiptarvet, Shkodėr 1931, 1939.

10.Rreth votrės I, novela shkodrane, Shkodėr 1945.

 

Justin Rrota ka botuar edhe libra tė tjera, fetare e pėrshpirtėrore, si dhe studime tė shumta filologjike e gramatikore nė fletoret e kohės Hylli i Dritės, Zani i Shna Ndout, Bijat e Zojės etj me emėr tė plotė. Nė dorėshkrim janė Gjuha e shkrueme shqipe (850 faqe), Monografia e plotė e gramatikės, leksikologjisė, fonetikės, e morfologjis nė gjuhėn shqipe (dorėzuar Institutit tė Gjuhėsisė nė Tiranė). Studimet janė botuar edhe pa emėr tė tij nga pseudogramatikologėt e kohės.

 

 

Ky shkrim ka qenė i publikuem ma parė nė nji faqe web tė shqiptarėve nė Malin e Zi e cila nuk ekziston ma (buzuku.cg.yu)

 

 

Prej arkivit tė Albanovaonline:

Kolec Ēefa, Elitė franēeskane, elitė kulturore; Pater Justin Rrota



 




 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >