PDF Print E-mail
Friday, 13 February 2015





Mospėrfillje e paralajmėrueme

 

 

Jozef Martini

 

U ba fort e pakandėshme e gjithė historia e propozimit pėr ambasadorin e Shqipnisė nė Vatikan. Aspak e hijėshme, por jo e papritun. Asgja s’bjen si rrufe nė qiell tė pastėr. Gjithēka e ka nji fillim, ka shenjat gjatė rrugės qė nuk e bajnė tė vėshtirė me konstatue pse ndodhin ngjarjet. E vetė kėto ngjarje bahen rruga nėpėr tė cilėn do vinė ngjarjet e ardhėshme. Pra asgja as nuk filloi kėtu e as nuk mbaron kėtu.

Ēka ndodhi? Imzot Frendo guxoi me mendue e aq ma keq, me u shprehė, se si ambasador i Shqipnisė nė Vatikan do ishte e mira tė emnohej nji i besimit katolik, tue argumentue se kjo do e ndihmonte nė kryerjen e kėsaj detyre tė veēantė e pėr kėtė do ishte e mira tė merrej edhe mendimi i Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare. Si guxoi me dhanė mendim?! Iu tha ekstremist, fondamentalist, cinik, arrogant, pėrēarės e shamje pafund , prej atyne qė u pritėte, por edhe prej katolikėve “tė rritun” (tue perdorė nji term prodian). U skandalizuen tė gjithė! Si mundet nji klerik katolik me dhanė nji mendim e me folė pėrveē se nė kishė?! Si mundet me kėshillue e mos me qenė nė nji mendje pėr gjithēka me qeverinė?!

Fatkeqsisht asht vetėm rrjedhoja ma logjike e gjithė asaj qe po pregatitej prej kohėsh e qė dha shfaqjen ma tė plotė pikėrisht nė nji ditė qė duhej tė ishte veē e hareshme pėr shqiptarėt e katolikėt nė veēanti, nji ditė gadi pesė muej ma parė.

Mospėrfillja e hierarkisė sė Kishės Katolike nė Shqipni nuk fillon me nji vogėlsi si kjo pėr kėshillim apo jo pėr nji ambasador nė Vatikan, por bash nė nji ngjarje tė randėsishme, nė organizimin e vizitės sė Papės Franēesku nė Shqipni. Papa i ardhun prej larg nuk e njihte aspak nji realitet aq tė parandėsishem nė nji vrimė dikund nė Europė. Intervista qė dha nė avion ndėrsa kthehej prej Koresė sė Jugut e ku tregoi se ishte i befasuem se si nė nji vend Ballkanik si Shqipnia kishin arritė sėfundi me krijue “qeverinė e bashkimit kombėtar”, tregoi se Shqipninė nuk po e njihte nėpėrmjet njerėzish tė besueshėm. Nė Tiranė tha se as qė e dinte se Shqipnia kishte pasė martirė tė fesė e nji shkallė tė tillė dhune. E mėsoi qė kishte pasė martirė, por nuk ia treguen se kishte pasė edhe kriminelė qė kishin shkaktue ato vrasje tė pėrbindėshme. E gjithė vizita u ideue e u organizue nė mospėrfillje tė plotė tė Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare. Presidenti i saj shkroi me gjysė gojet se vendi i vizitės sė Papės duhej tė ishte Katedralja e Shkodrės (e aty nė fakt kishte me qenė sikur ta pyeste kush). Iu tha se asht vizitė ditore e s’bahet, tue harrue se ditore ishte edhe vizita e Gjon Palit II me njimijė sėmundje nė trup e nė kushtet shumė ma tė papėrshtatėshme tė nji Shqipnie tė 21 vjetėve ma parė, kur ai e celebroi meshėn bash nė atė Katedrale afėr atij vendi ku u derdh gjaku i sa e sa martirėve. Shkurt muhabeti, Imzot Massafrėn nuk po e pyetėte kush. Vendimet ishin marrė tjetėrkund e nė konsultime me tjerė. Sigurisht, Bergoglio, nė ndryshim nga Wojtyla, njihte realitetin problematik e herė diktatorial tė vendeve tė Amerikės sė Jugut, por jo spėrdredhjen hipokrite tė njeriut tė ri, prodhim i komunizmit.

Pra, kur u kapėrcye krejt Konferenca Ipeshkvnore e relacionuesit u zgjodhėn tjerė, kur Ipeshkvijtė nuk u pyetėn as pėr ardhjen e Papės nė Shqipni, si mund tė pretendokan se po i merr mendim kush pėr nji ambasador mbas nji precedentit tė tillė?!


 

Para do kohėsh mė treguen pėr nji person tė moshuem se ishte familjari i vetėm ngelė gjallė i njenit prej martirėve, nji prej ma kryesorėve prej atyne me foto nė bulevard. Nuk e dija e me naivitet pyeta a ishte emocionue fort nė meshėn nė sheshin Nanė Tereza, bash para fotove tė atyne martirėve. Mora pėrgjigjen trishtuese: nuk ka qenė. Askush nuk i kishte dhanė nji ftesė. Nuk bahet fjalė pėr takimet me pėrfaqėsues te shtetit, por bash pėr celebrimin e meshės nė kujtim tė atyne martirėve. Gjashtėqind vendet e meshės i ishin rezervue (qysh kėtu anomalia) protokollit tė shtetit e po aq familjarėve e miqve tė tyne. Nji meshė qė me siguri theu rekordin e grumbullimit ma tė madh tė shpurės sė PK/PPSH/PS, me ia pasė lakmi tanė kongreset e Partisė sė kuqe mbledhė sėbashkut. Kishin rehatue prapanicat nė karrige ateistė tė bindun, ministra tė diktaturės, ata qė edhe nė ditėt e fundit tė diktaturės dojshin me i thye kafkat tė rinjve qė kerkonin mes tjerave edhe lirinė e besimit, ata qė mbas pak ditėsh do delnin me portrete tė Enverit, ata qė po ndėrtonin muze pėr mitin e Sigurimit, ata qė s’kishin lanė rrenė pa thanė, pasuni pa vjedhė, hapsinė pa pushtue. U jargavitėn tue puthė me ēimēakeza nė gojė Papėn e i treguen popullit e ma shumė katolikėve se edhe kėtu ia hodhėn, se nė Shqipni tė parėt mbesin tė parėt, se s’ka hapsinė pėr asnji jasht rrethit tė tyne apo pa ia dhanė ata aprovimin, bile as nė meshėn e shenjtė. Skishte vend pėr ata qė sakrifikuen jetėn pėr shkak tė besimit, pėr ata qė i shkoi jeta burgjeve e internimit edhe bash pėr arsye tė tė qenit katolikė. I kishin vendet e xanuna e as qė mund tė afroheshin ato gra heroina qė i shkoi jeta dyerve te burgjeve tue i ēue nji gjellė te vorfėn prindėve, burrave, vllazenve e bijve tė masakruem nė tortura edhe pėr shkak tė besimit. Nuk i takoi fėmijėve tė tyne me marrė nji bekim me nji tė puthun tė Papės nė ballė. S’kishte vend pėr ta. Ishin xanė.

E tash Imzot Frendo po pretendoka nji vend ambasadorit nė Vatikan tė rezervuem pėr nji tė besimit katolik?! Po a nuk e pa Imzoti se katolikėve nuk i lanė vend as nė meshė tė Papės sė tyne?!

Disa qarqe kėshtu veprojnė, me provokim. Po kaloi, u ba rrugė. E nė atė ditė shtatorit nuk kaloi mini nėpėr mjekėrr, por krejt tufa e elefantave tė kuq. Aty u vendos mospėrfillja finale pėr katolikėt e Konferencėn e tyne Ipeshkvnore e kjo fatkeqsisht pa largpamėsinė e atyne qė duhej. Finale apo iluzive mbetet me u pa ma tej, por tashma diēka asht e kjartė: Udhėheqjes sė katėr besimeve i asht rezervue veē roli i katėr dėrrasave tė nji kornizės. Dalja jashtė kėsaj hapsine tė caktueme per to ka ēmim, nė keqkuptime, nė dhunė verbale, nė gracka qė i venė edhe kundėr tė persekutuemve e mos ma keq pėr katolikėt, tė cilėt shohin ato qė duhej tė ishin inteligjenca e tyne, nė nji rreshtim shembullor nė pozita laiciste. Ipeshkvit sot po i urdhnohet qepja e gojės, po i hiqet e drejta me dhanė nji mendim, nji kėshillė apo mos me qenė dakord.

Tue u kthye nė fillim, nė ngjarjet qė janė veē pregatitėse tė asaj ēka ka me ndodhė ma vonė, kjo pėrplasje asht veē nji shembull e hapje e nji rruge. Nė se pėr kėshillėn apo kundėrshtinė parimore pėr nji post ambasadorit ne Selinė e Shėnjtė i urdhnohet Kishės me heshtė e mos me u pėrzie nė punė qė i vendos shteti (a thue se shteti s’asht i shqiptarėve), ēka ka me ndodhė kur nė parlament tė hidhen pėr me u vendosė ligjet pėr eutanazinė, familjen, gjininė?! Fort e kollajtė me u imagjinue ēka ka me u thanė, me u sha e me u urdhnue e se si ka me u pretendue mosfutja hundė e heqja e tė drejtės sė udhėheqėsave fetarė pėr mendim. E vetmja gja e paparashikueshme ka me qenė mėnyra si kanė me u justifikue intelektualėt katolikė, por munden me marrė shembullin e “katolikėve tė rritun” alla italianė.


 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >