PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Friday, 13 February 2015




PROJEKT – LIGJI PĖR TĖ DREJTĖN E INFORMIMIT

 

Eugjen Merlika

 

Mbas shumė vitesh pėrpjekjesh pėr tė miratuar njė ligj mbi trasparencėn nė dosjet e ish Sigurimit tė Shtetit na paraqitet nga Qeveria aktuale njė projekt-ligj “Pėr tė drejtėn e informimit pėr dokumentat e ish-Sigurimit tė Shtetit tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė”. 

Nė relacionin mbi projekt-ligjin, tė datės 6 janar 2015, thuhet : “Nėpėrmjet ndėrtimit tė njė rrjeti shumė tė madh bashkėpuntorėsh dhe tė pėrdorimit tė metodave antiligjore dhe antinjerėzore, Sigurimi i Shtetit ka mundur tė terrorizojė, tė manipulojė, tė dekurajojė, tė torturojė, tė dėnojė, tė internojė, tė ekzekutojė, tė shtypė dhe tė dhunojė tė drejtat elementare njerėzore tė qytetarėve shqiptarė.”

Ėshtė njė pohim shumė i rėndėsishėm, mbasi sjell njė tė vėrtetė tė pakundėrshtueshme mbi natyrėn dhe karakterin e regjimit komunist shqiptar, si njė regjim terrorist i cili, nėpėrmjet organit tė tij mė shprehės, Sigurimit tė Shtetit, e ktheu Shqipėrinė nė njė kamp tė stėrmadh, ku nuk ekzistonte asnjė liri individi apo e drejtė njerėzore e ku viktimat e dhunės, pėr frymė poullsie, kalonin shifrat e  secilit Vėnd tė Lindjes komuniste evropiane. Duke mbajtur parasysh se Sigurimi i Shtetit nuk ishte njė organizėm i huaj nė Shtetin komunist, por “dora besnike” dhe “syri vigjilent” i saj, gjithmonė nėn drejtimin epror tė partisė komuniste e drejtuesve tė saj me Enver Hoxhėn nė krye, pėrfundimi logjik ėshtė se ajo parti mbeti, deri nė fundin e saj, e njėjta parti terroriste, e themeluar nga Miladin Popoviēi e Dushan Mugosha, besnike e pėrjetėshme e parimeve diktatoriale tė komunizmit primitiv tė markės staliniane.

Historia e pėrpjekjeve pėr t’i dhėnė shqiptarėve njė ligj qė duhej t’i jepte mundėsi hyrjeje atyre nė sekretin e dosjeve tė ish-Sigurimit, ėshtė e pasur nė dėshtime, sa qė sot jemi i vetmi Vend ish komunist, krahas Rusisė, qė nuk e kemi. Shpjegimi duhet kėrkuar nė njė farė strategjie, qė i ka shėrbyer klasės politike pas komuniste pėr tė ruajtur kontrollin e plotė mbi jetėn administrative e politike tė Vendit, kryesisht nė shmangien e pjesėmarrjes nė to tė elementėve tė padėshiruar, tė cilėt mund tė frenoheshin nėpėrmjet vendimesh qė buronin nga “fshehtėsia e dosjeve”, para tė cilave qytetari ishte krejtėsisht i pafuqishėm tė mbrohej e tė nxirrte nė dritė tė vėrtetėn e tij.

Duke mbajtur parasysh kėto konsiderata mendoj se projekt-ligji qeveritar, nėse kthehet nė ligj, ėshtė njė hap i madh pėrpara, nė drejtim tė trasparencės, qoftė pėrsa i pėrket mundėsisė qė i jep viktimave tė dhunės sė ish Sigurimit tė njohin bashkėpuntorėt e tij nė fatkeqėsinė e tyre, ashtu sikurse i shėrben edhe imazhit tė Vendit, qė do tė rradhitej, edhe se i fundit, nė shtetet e tjera tė Evropės ish socialiste. Gjatė gjithė kėtyre viteve ėshtė pėrkrahur nga nismėtarė tė ndryshėm mendimi se ky lloj ligji duhej tė ishte njė mbiligj, i cili duhej tė pėrfshinte brėnda tė gjithė krimin komunist, tė personifikuar nė ish Sigurimin e Shtetit, zbardhjen e tij e njėkohėsisht edhe masat e penalizimit qė duhej tė rridhnin nga trasparenca mbi tė, nė drejtim tė Shtetit, institucioneve dhe personelit tė tyre. Trasparenca dhe lustracioni duhet tė shkriheshin nė njė ligj tė vetėm i cili, pėr arsye tė ndryshme, nuk arriti kurrė tė shohė dritėn. Kėmbėngulja pėr tė vazhduar pėrsėri me atė kėrkesė, pa vėnė nė dyshim vullnetin e mirė tė mbėshtetėsve, nuk mė duket se tregon realizėm politik, mbasi siē ndodhi nė 2008, pėrsėri mund tė pėsojė tė njėjtin fat, duke u hedhur poshtė nga Gjykata Kushtetuese e pėrkrahur nga Komisioni i Venecias. Njė gjė e tillė nuk i shėrben ish tė dėnuarve tė diktaturės, pėr tė cilėt ka mė shumė rėndėsi tė mėsojnė se cilėt kanė qenė ata qė i kanė “shitur” tek ish Sigurimi, duke ndihmuar nė pėrcaktimin e fatkeqėsisė sė tyre dhe tė familjeve, se sa nėse X apo Y janė nė ndonjė funksion shtetėror.

Lustracioni, aq shumė i lakuar nė kėta vite duhet tė ishte realizuar, sė pari, mbi ish kadro tė lartė tė fazės sė fundit kamaleontike tė regjimit komunist tė cilėt, nė projektin e kalesės ramiziane, u caktuan nė role drejtuese nė partitė e ndryshme. Emrat e funksionet e tyre janė tė njohur pėr tė gjithė, nga ish ministra tek ish kryetarė gjykatash, nga ish diplomatė tek ish funksionarė tė Sigurimit, por nuk mbaj mėnd ndonjė protestė tė veēantė pėr raste tė tilla. A kishte nevojė pėr tė parė dosjet e paqena tė tyre pėr tė kėrkuar largimin e tyre nga politika ?

Projekt-ligji qeveritar e shkėput lustracionin nga trasparenca. I parė nė kėndvėshtrimin e mėsipėrm ėshtė njė ligj gjysmak, i ngjan gotės sė ujit pėrgjysėm, qė pėr dikė ėshtė plot e pėr dikė bosh. Si ish i dėnuar i ndėrgjegjes, pa dashur tė pėrfaqėsoj askend, veē vetes, mendoj se plotėson kėrkesėn kryesore qė ėshtė : “tė gjithė qytetarėt e prekur tė njihen me pėrmbajtjen e dokumentave tė krijuara rreth tyre nga ish Sigurimi i Shtetit.”, thuhet nė relacionin shoqėrues. Nė tė njėjtin relacion, nė lidhje me mundėsinė e punėsimit nė funksione drejtuese tė ish bashkėpuntorėve tė Sigurimit thuhet shprehimisht : “ Nė ndryshim nga ligjet e mėparėshme me kėtė objekt, ndėrsa e zbardh tė gjithė veprimtarinė nė shėrbim tė ish-Sigurimit tė Shtetit pėr njė kategori tė gjėrė personalitetesh tė politikės dhe administratės shtetėrore, ligji nuk sanksionon nė mėnyrė esplicite papajtueshmėrinė e ish bashkėpuntorėve me funksionet aktuale pėrkatėse qė ata mund tė mbajnė nė administratė. Kjo nuk do tė thotė se ligji e lejon ushtrimin e funksioneve publike nga ish bashkėpuntorėt, por ai e le kėtė ēėshtje nė juridiksion tė akteve tė tjera ligjore dhe nėnligjore.” 

“ Duke iu shmangur dispozitave ndaluese, ligji e le nė dorė tė institucioneve pėrgjegjėse qė tė hartojnė legjislacion apo akte tė tjera rregulluese, nė tė cilat tė pėrcaktohen ndalesa eventuale pėr ushtrimin e funksioneve publike nga bashkėpuntorėt e ish-Sigurimit tė Shtetit.”

Ky problem mbetet pėr t’u zgjidhur nga njė tjetėr ligj dhe aktet nėnligjore pasuese. A ekziston tek ligjvėnėsi vullnet pėr tė pėrballuar problemin ? Askush nuk mund tė japė siguri nė kėtė drejtim, por kjo nuk do tė thotė tė mos pranohet ligji i parė, duke i vėnė kusht sine qua non  ligjin e dytė. Edhe nė rastin mė tė keq, mbas miratimit tė projekt-ligjit nė fjalė mund tė vazhdojė beteja pėr ligjin e dytė, atė tė lustracionit.

“Zgjidhja e parė radikale do tė ishte qė dosjet e Sigurimit tė hapen nė tėrėsinė e tyre pa asnjė pėrjashtim, qė do tė thotė se qytetarėt shqiptarė, tė cilėt e kanė arritur moshėn madhore t’i gjejnė diku kėto dosje dhe t’i lexojnė lirisht dhe falas, ashtu siē lexohen librat nė njė bibliotekė publike.” Hasa njė pohim tė tillė tė ēuditshėm nė njė shkrim tė ditėve tė fundit. Mos e dhėntė Zoti tė sendėrtohet njė mundėsi e tillė qė pėrfytyrohet nga autori i shkrimit. Ata dokumenta nuk janė romane pėr tė argėtuar lexuesit, por dėshmi dramash e tragjedish tė shumė mijra njerėzish. Si tė tilla nuk mund tė jenė objekte panairi nė shitje pėr kėdo. Mbi to duhet tė ruhet privatėsia, siē e parashikon projekt-ligji. Secili duhet tė jetė nė zotėrim tė sė fshehtės sė tij, tė cilėn vendos ai me ndėrgjegje tė plotė nėse don t’a bėjė tė njohur.

Por projekt-ligji a ka nevojė pėr ndryshime ? Nė tė gjej dy nene tė cilėt mendoj se duhen rishikuar. Neni 3, pika 4, gėrma “c” konsideron bashkėpuntor tė Sigurimit tė Shtetit cilindo qė “ka deklaruar gatishmėrinė pėr tė dhėnė informacione ish Sigurimit tė Shtetit”. Nė kėtė kategori, tė formuluar nė kėtė nen, hyjnė tė gjithė ata qė kanė firmosur njė deklaratė tė pregatitur nga oficerėt e ish Sigurimit. Ligjvėnėsi duhet tė mbajė parasysh terrorin fizik e psikologjik tė jashtzakonshėm qė ėshtė ushtruar mbi t’ashtuquajturit “armiq tė klasės”, apo dhe tė tjerėve qytetarė shqiptarė  pėr tė rekrutuar njerėz nė shėrbim. Nėse ajo deklaratė nuk pasohet nga njė veprimtari e ndėrgjegjėshme nė dhėnie informacioni, por mbetet vetėm njė copė letėr e firmosur kush e di se nė ēfarė kushtesh, nuk duhet tė pėrbėjė n’asnjė mėnyrė akuzė bashkėpunimi. Nė kėtė drejtim mendoj se ajo pikė duhet tė riformulohet.

Neni 22, qė trajton “E drejta pėr informimin e t’afėrmėve tė tė vdekurve apo tė zhdukurve, nė pikėn 5 thotė : “Ky nen nuk zbatohet nė rastet kur personi i vdekur ose i zhdukur ka shprehur, pėrpara vdekjes ose zhdukjes, me shkrim, vullnetin e tij pėr moszbulimin e informacioneve tė kėrkuara, ose kur ky vullnet mund tė provohet qartėsisht nga rrethana tė tjera.” Mė duket e pamundur qė njė njeri, para ekzekutimit, tė kujtohej tė linte me shkrim njė pohim tė tillė. Edhe se mund tė ketė pasur ndonjė rast tė tillė, pėrgjithėsimi nė ligj mė duket se le shteg pėr spekullime, prandaj mendoj se duhet tė rishikohet edhe kjo pikė e kėtij neni.

Kėto ishin dy vėrejtje qė mė ranė nė sy nė leximin e projekt-ligjit, miratimi i tė cilit do tė plotėsonte njė zbrazėti nė legjislacionin tonė pas diktatorial e do tė ngushtonte, sado pak, hendekun ndėrmjet klasės politike e qytetarėve, sidomos viktimave tė dhunės komuniste. Projekt ligji parashikon informimin e plotė me emėr e mbiemėr tė bashkėpuntorėve. Nėse ligji do tė ndryshohej, nė dobi tė pseudonimeve apo inicialeve, do tė ishte njė tjetėr mashtrim i madh, njė tallje e papranueshme. Nėse Kuvendi i ynė do tė merrte pėrsipėr njė turp tė kėtillė, do tė dėshmonte paaftėsinė dhe mungesėn e seriozitetit tė klasės politike pėr tė vepruar nė dobi tė njė zhvillimi qytetėrues tė shoqėrisė sonė, duke dekretuar dėshtimin e saj tė plotė e vazhdimėsinė me mendėsinė e diktaturės.


Shkurt 2015




Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >