PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Wednesday, 11 February 2015





DEDĖ GJOMARKAJ – NJERI E SIMBOL

 

Eugjen Merlika

 

Nė orėt e para tė 23 janarit 2015, nė kullėn e lashtė tė Gjomarkajve, nė qytetin e Shkodrės, ndėrroi jetė nė moshėn 94-vjeēe Deda, njėri nga djemtė e Gjon Marka Gjonit, Kapidanit tė Mirditės. Kjo familje, pasardhėse e njė shtėpie princore me njė histori shumė shekullore, kishte qėnė e pėrbėrė nga pesė djem e pesė vajza, pėrkatėsisht : Marku, Ndoi, Lleshi, Deda e Nikolli dhe Dava, Gjela, Marta, Dila e Bardha. Emrat e tyre pasqyrojnė njė pėrkatėsi tė rrėnjosur thellė nė traditėn arbėrore e nė psikologjinė shqiptare tė ruajtjes sė identitetit nė tė gjitha format e mundėshme.

Kjo familje u pėrball, si e gjithė shoqėria jo komuniste, me cunamin shkatėrrues tė fundit tė nėndorit 1944, nė Shqipėrinė tradicionale qė kishte filluar tė hidhte hapat e saj tė para nė njė botė qė, prej kohėsh, kishte lėnė prapa atė sistem vlerash e konceptesh tė lidhura me njė epokė tė shkuar. Ajo epokė kishte zanafillėn e saj nė legjendėn e madhėshtisė shqiptare tė Gjergj Kastriotit e kishte vazhduar nė shekuj, nėpėrmjet njė oazi tė mirėfilltė nė njė shkretėtirė pushtimi otoman, tė ruante trashėgiminė arbėrore. Nė kėtė vėshtrim, shtėpia e Gjomarkajve qe emblema e ėndrrės shqiptare pėr njė Shqipėri tė vėrtetė e tė pavarur, ėndėrr qė gjeti sendėrtimin e saj nė 28 nėndorin famėmadh tė vitit 1912.

Gjatė gjithė kėtyre shekujve ajo shtėpi e parė malėsore, e ngujuar nė kullėn e Oroshit, tė djegur nga partizanėt me yllin e kuq nė ballė, si simbol i njė bote tė re, tė themeluar mbi gjakun dhe dhunėn, kishte qėnė pika e riferimit e gjithė Malėsisė shqiptare tė Veriut. Burrat e asaj shtėpie kishin qenė interpretuesit e Kanunit, tė ligjit epror tė maleve tona, duke ushtruar ndėr shekuj funksionin e gjykatėsit, tė autoritetit mė tė lartė moral tė asaj bashkėsie fisesh tė pavarura, qė ishte shoqėria shqiptare e Veriut tė Vendit. Nė themel tė veprimtarisė sė tyre ishin vlerat e urtėsisė, tė ndershmėrisė, tė besės, tė gjykimit tė drejtė, vlera qė i siguruan asaj familjeje ndėr breza nderimin dhe respektin e malsorėve e tė gjithė shqiptarėve, nė gati njė gjysmė mijėvjeēari.

Familja e Gjon Markagjonit pati fatin e keq tė mbyllė tragjikisht sagėn e dinastisė princore tė Gjomarkajve, “ jo njė dinasti princash despotikė e tė korruptuem, por nji dinasti burrash tė fortė, t’urtė e tė pastėr, jo nji dinasti t’urryeme prej popullit tė vet, por tė dashun, tė nderueme e tė ndjekun prej sij me kambė e me krye.” (M. Kruja : “Kuvend letrash me miqtė” Vėll. I, F. 116) . Tragjizmi i fatit tė kėsaj familjeje fisnike shfaqet nė jetėt e ndėrprera nė lulen e moshės tė luftėtarėve tė lirisė Markut e Lleshit, nė tri shifrat e viteve tė internimit e nė dhjetra vitet e burgjeve tė pjesėmarrėsve tė saj, nė varret e shpėrndara nė dy kontinente, nė varret e paqena tė martirėve tė saj.

Nė kėtė kuadėr, i ndieri Dedė, biri i parafundit i Kapidanit Gjon Markagjoni, ze njė vend tė posaēėm. I takoi atij pesha mė e rėndė e pėrndjekjes sė diktaturės sė kuqe ndėrmjet tė gjallėve, tė provojė mbi shpinėn e tij 22 vite burg e 24 tė tillė internim, nė tiraninė e Shqipėrisė komuniste. Gjysma e jetės sė gjatė kaloi me paraqitjen ēdo ditė para tė ngarkuarit tė organeve tė dhunės. Legjenda e Mandelės, e trumbetuar me aq bujė nga shtypi botėror, zbehet para dramės sė Dedė Gjomarkajt qė, nė tė veēantėn e saj tė 46 viteve tė privuar nga liria, pėrmban njė trevjeēar tė llahtarshėm e, njėkohėsisht, heroik skajor nė kufijtė e tė papėrfytyrueshmes. Ishte njė trivjetėsh i kaluar nė njė qeli tė errėt, nė thonjtė e Sigurimit tė Shtetit. Askush, veē xhelatėve tė tij, nuk e dinin se ku ishte djali i ri. Sigurimi deshi t’a bėnte spiunin e tij, pėr t’a dėrguar nė mes tė luftėtarėve antikomunistė tė lirisė nė malet e Shqipėrisė, pėr t’i zbuluar bazat e tyre e pėr t’i dorėzuar ata nė duart e tij.

Deda qėndroi, nuk pranoi kėrkesėn, vuajti torturat e vetminė, duke u zbardhur i gjithi, edhe se nuk kishte mbushur ende tridhjetė vjet. Thinjat qenė medalja e artė e provimit mė tė vėshtirė tė jetės sė tij, asaj tė dinjitetit njerėzor tė ēuar deri nė provėn eprore, gati pėr flijim. Asnjėherė nė jetėn e tij nuk u mburr pėr kėtė shfaqje heroizmi. Pyetjeve qė i bėheshin pėr flokėt e bardha i pėrgjigjej me humorin e tij tė zakonshėm : “U zbardha se nuk munda tė skuqem”. Nė kėto fjalė tė thjeshta qėndronte e gjithė filozofija e jetės sė tij, nė to pėrmblidhej i gjithė morali dhe domethėnia e ekzistencės, lejtmotivi dhe kuintesenca e saj.

Dedė Gjomarkaj pėrfaqėsonte njė simbol tė dyfishtė shoqėror e njerėzor. Ai ishte njė copėz e asaj Shqipėrie katolike e tradicionale, qė kishte gjetur nė binomin “Fe e Atdhe”, tė trashėguar ndėr shekuj, qėllimin e ekzistencės sė saj e qė i qėndroi besnike motos sė saj edhe nė pėrballimin me diktaturėn e komunistėve shqiptarė, qė fenė e zėvendėsuan me kultin e njė krimineli dhe atdheun e bashkuar u a dorėzuan “vėllazėrisht” popujve “miq” tė Jugosllavisė. Por Deda ishte edhe simbol i njė brezi shqiptarėsh, qė cunami lirivrasės i 29 nėndorit 1944 i ktheu nė skllevėr e nė martirė pėr mė shumė se gjysėm shekulli. Ai brez pėrbėhej nga djem e vajza tė reja, me idealet e Shqipėrisė etnike nė zemėr, me projektet e Shqipėrisė evropiane nė mėndje. Fundi dramatik e tragjik i tyre qe edhe njė fund i atyre idealeve tė Shqipėrisė qė pėrfundoi e mbyllur nė bunkerin e saj tė terrorit, mjerimit, prapambetjes e ndarjes nga Evropa.

Si pėrfaqėsues i atij brezi, Dedė Gjomarkaj pėrballoi me dinjitet t’admirueshėm kalvarin e tij. Ai mbeti, deri sa u nda nga kjo botė, i pastėr nė shpirt e ndėrgjegje si bora e bardhė e maleve tė vendlindjes. Bashkėvuajtėsve tė tij, por edhe gjithė bashkatdhetarėve, u la njė mesazh nderi e respekti pėr vlerat e larta njerėzore, nė tė cilat Ai besonte me tė gjitha forcat e shpirtit tė tij, pėr qėndresėn ndaj sė keqes e ngadhėnjimin moral mbi tė. Ai mėsim triumfon sot mbi dhunėn e  verbėr  tė xhelatėve tė tij tė dikurshėm, ashtu sikurse mbi idhtarėt e sotėm tė tyre. Nė frymėn e atij mesazhi e tė shembullit tė Tij tė rrallė, ne sot nderojmė thellėsisht kujtimin e tij, atė tė njė njeriu tė vėrtetė qė dijti tė mbajė gjithmonė trupin drejt kundrejt rrebesheve tė jetės. E nderojmė dhe e respektojmė si njė model pėr t’u imituar, me tė njėjtin besim nė vlerat e trashėguara qė kishte Ai e me tė njėjtin vullnet pėr t’i mbrojtur e vėnė nė jetė ato.

Shkurt, 2015.





__________________________________________
Prej arkivit tė Albanovaonline disa prej shkrimeve pėr familjen e Markagjonit:
- Lek Pervizi, Pėr librin "Nė udhėn e veshtirė tė jetės"
- "Tregimi i hallės Martė" prej librit "Nė udhėn e veshtirė tė jetės"
- Mėrgim Korēa, Pėrjetime mallėngjyese...
- Tomė Mrijaj, Kujtime pėr Ndue Gjomarkun...
- Eugjen Merlika, Princesha e Mirditės...
- Tomė Mrijaj, Kapidan Markagjoni...
- Mėrgim Korēa, Lamtumirė Kapidan Ndou...
- Nue Oroshi, Veprimtaria atdhetare e Kapidan Ndue Markagjonit...
- Nue Oroshi, Kapidan Mark Gjomarkaj...





 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >