PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Saturday, 07 February 2015





Dilema e pazbuluar e Historise:

Puna Prona Private Paraja!

po shqiptaret?

 

 

Genc K. Hoti

 

Eshte nje nder ekuacionet sociale me te lehte per t’u konstatuar, por me i veshtiri per t’u pranuar rigorozisht sipas hapsires. Te pakten per shqiptare kjo sot eshte evidente dhe eshte ky ekuacion qe po e mbyt sot politiken shqiptare me burim nga vetvetja, dmth nga padija. Sa do te peshtillen politikanet shqiptare, sado t’i premtojne Popullit Shqiptar neper fushata elektorale, sado ligje dhe refoma te ndermarrin, sido dhe sado ta arsimojne kete populll, ata kurre nuk mund te realizojne progresin e shoqerise sone, konform progresit evropian, po nuk moren parasysh dinamiken e ketij ekuacioni (ky eshte nje ekuacion tipik evropian; – produkt i botes heleno-romake, prej nga e mori i gjithe Njerezimi, por prejardhja e tij embrionale eshte aziatike dhe i takon botes shumere). Dinamika e ketij ekuacioni eshte e afte te argumentoje me bindshem se cdo ekuacion tjeter gjenezen e Racave, Popujve dhe Kombeve te Njerezimit, por dhe rrugen sipas kujt hapsire sociale kane ecur.

Brezi mbi 45 vjec sot ne Shqiperi ka dijeni per  kete ekuacion sipas filozofise bolshevike dhe e ka dhurate nga libri i Frederik Engelsit: “Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit”, f. 161, Tirane 1970. Pa dyshim qe eshte nje nder kryeveprat e mendimit filozofik boteror te shek. te XIX, por qe mbeshtetet ne dy gabimet e mendimit filozofik helen e per rrjedhoje eshte i pavlefshem per rastin e dinamikes sociale te Popullit Shqiptar, per te mos thene qe eshte krejtesisht i pavlefshem per praktiken politike te globalizmit ekonomik. Pikerisht me zberthimin e elementeve te ketij ekuacioni do te merremi ne kete studim, por do te ishte me e drejte te zbulohej se si lind ky ekuacion ne Shoqerine Njerezore, dmth kush eshte zanafilla historike e tij. Rendesia e kesaj qendron thjeshte ne ekzistencen hapsinore te gjithseicilit element jo vetem ne raport me te tjeret, por, kryesisht, ne raport me rendin social qe i pjell ato. Ne kete menyre paraprakisht duhet te pranojme qe Puna nuk ka lidhje as me Pronen Private dhe as me Parane. Ekonomistet pranojne qe Puna eshte burimi i cdo te mire materiale qe disponon sot Njerezimi, por e kane te veshtire te pranojne qe Puna eshte dhe burimi i vetem i lindjes se Prones Private dhe Parase. Keto dy elementet e fundit perbejne te gjithe strumbullarin e jetes politike ne Globin Tokesor, te pakten sot per sot. Per shqiptaret nuk ka qene keshtu dhe vazhdon te mos jete pike per pike sipas rrjedhojave te zhvillimit te ekuacionit tone. Shqiptari eshte i vetmi popull ne Evrope qe nuk i eshte grabitur Puna shekullore. Cfare fsheh ky ekuacion ne planin filozofik dhe historik?

Problemi eshte trajtuar ne planin filozofik nga F. Engelsi tek “Dialektika e Natyres”, f. 191, Tirane 1981, ku shqiptaret e shek. te XX-te mesuan nga filozofi se puna dhe te folurit e artikulluar jane dy elementet kryesore qe realizuan kalimin e atropomorfeve ne njerez. E sakte apo jo deri ketu ky problem eshte marre me mend dhe nuk eshte sterholluar me gjate. Pastaj ishte kaluar ne nje shkalle me te larte te problemit te Punes dhe u arrit ne perfundimin qe ndarja e punes ishte nje nder sukseset e Races Njerezore ne Toke. Por nuk u tha asnjehere qe filozofet e shek. te XIX, te cilet shqiptaret i kishin aq shume per zemer, na kishin shkruar: Ndarja e punės bėhet njė ndarje reale vetėm nga ēasti kur lind ndarja e punės materiale dhe shpirtėrore” dhe Marksi ka shėnuar anash: “Me kėtė pėrputhet tipi i parė i ideologėve, priftėrinjtė” (nėnvizimi i Marksit) - Marks-Engels, Ideologjia gjermane, f. 31. Dmth ndarja e punes (sipas Marksit) na kishte si bashkeudhetare qofte punen shpirterore qofte priftin. Por cfare rrjedh prej kesaj? Mos valle Marksi ne kete pike eshte shtremberuar dhe ne nuk e dime permasen e vertete te teorise se tij?

Problemi ishte trajtuar deri ketu (kjo ishte nje veper e materializmit bolshevik, tipikisht e V.I.Leninit) dhe kerkush nuk kishte guxuat ta sterhollonte ne drejtim te saktesise. Pastaj ishte kaluar ne drejtimin e lindjes se prones private pa mundur dot  te lidhej Puna me Pronen (cili eshte ekuacioni lidhes midis Punes dhe Prones? – kjo eshte dilema kryesore e Historise). Por letra e Engelsit drejtuar Meringut me 14 korrik 1893 eshte treguesi me i sakte qe autoret e marksizmit nuk ishin marre me problemin e menyres se lindjes te ideve fetare, politike, juridike, artistike, letrare dhe rrjedhimeve qe lindnin prej tyre, e detyrimisht pritej nje spekullim me vepren qe ata kishin shpalosur prej gjysem shekulli; gje e cila u realizua me 1917 nga Lenini me ate qe konsiderohet si revolucioni i madh i Tetorit. Te pakten konstatimi i Molotovit, dhene nje gazetari mbi rolin e fshataresise ne revolucion eshte treguesi kryesor se si bolsheviket e ndryshuan Marksin per interesat e tyre politike (shih Felix Tchouev, “Biseda me Molotovin”, 140 intervista me ish krahun e djathte te Stalinit, f. 165, Tirane ). Kjo ide pasurohet dhe me konstatimin e  Helene Carrčre d’Encausse, e Akademise Franceze, sipas se ciles “terrori si menyre qeverisjeje nuk ishte nje cmenduri staliniane, por thelbi i leninizmit” (po aty, f. 10) cka tregon qe ai revolucion as qe kishte ndonje lidhje me marksizmin e proletareve dhe segmentet e shkencave sociale. Une do t’u sugjeroja filizofeve dhe studiusve shqiptare ta lexonin medoemos kete leter te Engelsit pasi do te kuptonin se permasa e pozitivitetit te teorise marksiste nuk qendron atje ku na e kane mesuar neper shkolla (tre pikat e sugjeruara nga Engelsi), por ne metodiken se si duhet studiuar dinamika sociale e Botes Njerezore.

Duke u marre pikerisht me kete problem, dmth menyren se si lindin idete fetare, juridike, politike, letrare, artistike, etj, etj, studiuesi zbulon nje panorame krejt tjeter per tjeter e cila nuk mund te anashkalohet me nje te rene te lapsit duke folur ne emer te materializmit filozofik. Shkolla shqiptare e mendimit filozofik kishte realizuar nje manipulim te popullsise ne shkalle siperore pergjate 70 vjeteve te ekzistences se vet duke u fshehur shqiptareve (kete e kishte bere ne gjurmet e mendimit filozofik boteror) nje nder aspektet me decizive ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore: Rolin e Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit. Per dinamiken e shoqerise shqiptare kjo mangesi ne planin teorik ka ndikuar ndjeshem ne pergatitjen intelektuale te te gjithe shqiptareve pa dallim  profesioni, cka hedh dyshime serioze mbi pretendimet intelektualo-filozofike te klases se sotme politike shqiptare dhe te shtresave intelektuale qe merren me problemet e arsimimit te shqiptareve (te pakten ne fb gjej pikepamja pretenduese mbi ndjenjat ndaj Kombit dhe Fese pa e ditur cili eshte raporti midis tyre ne planin teorik dhe si eshte zbatuar per rastin shqiptar duke tentuar qe paditurine ta kthejne ne imponim). Ne te vertete shqiptaret e epokes komuniste e kishin bere nje shpikje reale ne fushen e mendimit politik: zevendesuan institucionin e mendimit historik me institucionin e mendimit bujqesoro-blegtoral; dhe me ane te kesaj shpikje i dhane suport zhvillimi shoqerise shqiptare. Sot, ne mijevjecarin e III Pas Lindjes se Krishtit, shqiptaret jane produkti me tipik i nje shoqerie te udhehequr nga mendimi enverist ne fushen e bujqesise dhe te blegtorise jashte konceptit te pronesise. Por shqiptaret nuk e njohin Pronen Private ne menyre autoktone dhe zhvilluese, ku dinamika sociale e tyre pergjate 500 vjeteve te fundit nuk ka ecur sipas ketij ekuacioni. Cfare ka ndodhur?

Nga pikepamja historike problemi sot shtrohet: Si i njohim ne fillimet me te para te Shoqerise Njerezore? Cili eshte rendi i pare shoqeror, kush e percakton kete rend, si “vdes” ky rend shoqeror? Cili eshte rendi i dyte shoqeror, kush e percakton kete rend, si “vdes” ky rend shoqeror. Nga pikepamja studimore keto probleme vetem merren me mend (detyrimisht qe nuk mund te jene te sakta) dhe nuk ka akoma deri me sot ndonje aparat filozofik t’i zbertheje ato sado pretendime qe ka pasur nga ana e autoreve te marksizmit filozofik. Ne thelb te problemit, shqiptaret duhet te deklarojne sot se jane absolutisht te paditur ne kete drejtim dhe e gjitha kjo per dy aresye:

1 – per shkak te permases se padijes qe mbizoteron ne teorine marksiste, me ane te se ciles jane ushqyer per 45 vjet te gjithe shqiptaret pa dallim moshe, profesioni apo shkalle intelekti.

2 – per shkak te nje GABIMI ne mendimin filozofik helen me ane te te cilit eshte ndertuar e gjithe struktura teorike e asaj qe konsiderohet si Shkenca e Njerezimit.

E kunderta e kesaj paditurie eshte kerkesa per te ndertuat nje metodike te re filozofiko-shkencore qe te mund te shpjegoje fenomenet dhe ligjet e Shoqerise Njerezore si nje variant zgjidhes ne Shkencat e Njerezimit (kjo formon ate qe eshte konsideruar nga materialistet e shek. te XIX-te si uniteti i materies pa dhene ndonje zgjidhje eventuale). Por kur i hyra kesaj pune, para rreth 40 vjeteve, vura re se mendimin filozofik helen kishte edhe nje problem tjeter, permasa e te cilit nuk ishte zgjidhur ne asnje forme. Gjetja ne menyre konkrete, dmth te shkruar, e ketij problemi (Zhane Hersh, “Habia filozofike”, Tirane ) me tregoi per rrugen e drejte kerkimore te asaj qe doja te zgjidhja. Kjo gje me coi ne perfundimin teorik se, PO, kishte “dicka” qe nuk ndryshonte ne te gjithe permasen absolute te ekzistences se Natyres dhe ky ishte nje raport qe e quajta Raporti Kohor-Hapsinor ose Teoria e Absolutizmit Analitik. Kjo me dha dore te arrija ne nje sere perfundimesh teorike qe vetem nje gje e vogel e ndante nga zgjidhja e problemit shqiptar. Dhe prej ketej zbulova aresyen perse Fridrih Hegel e kishte zbuluar Dialektiken ne boten e Njeriut dhe jo ne ate thjeshte materiale, dmth jashte saj. Kjo eshte e barabarte me zbulimin e aresyes te formimit te botes femerore nga vetvetja dhe te asaj mashkullores nga bota femnore duke kundershtuar qofte Biblen e qofte Kuranin ne kete drejtim. Fjala NENE rezultonte te ishte e barabarte, ne permbajtjen perfytyruese te njeriut, me ZOTIN; sepse fjala NENE nuk ishte fjale njerezore, - ajo ishte Hyjnore dhe ZOTI  ishte cfaqur per here te pare ne Toke dhe perpara Njerezimit me qenien e NENES. Por kjo do te thote te permbyset kritika afetare dhe te kalohet nga kerkesa per te zbuluar raportin midis Njeriut dhe Fese (ne kete rast ky raport zhduket, pasi nuk mund te jete ekzistent mė nė nje raport analitik edhe realja edhe irealja) ne nje stad me te larte dhe konkret. Besoj se nuk ka gje me konkrete se procesi i lindjes dhe kritika afetare deri me sot pikerisht kete nuk ka zgjidhur sakte ne asnje element.

Dy ishin perfundimet kryesore te ketij raporti (nga dhjete te arritura):

A – Koha e lindjes ishte ne raport te zhdrejte me shkallen e zhvillimit specifik te cdo produkti material-lendor-shoqeror; dmth Koha e Lindjes percaktonte shpejtesine e zhvillimit specifik dhe kjo kerkonte permbysjen e asaj qe ne kujtojme se dime sakte.  A nuk do te thote kjo se ky raport eshte zgjidhesi i unitetit te Materies dhe materializmi filozofik i shek. te XIX ishte teper larg ketij formulimi?

B – Baza teorike e zhvillimit te cdo produkti material-lendor-shoqeror ishte Shpejtesia e Zhvillimit Specifik (vetem shpejtesia e lidh kohen me hapsiren) dhe mbi kete baze rezultonte qe strukturat materiale-lendore-shoqerore me shpejtesi te vogel nuk mund t’i imponoheshin dot atyre me shpejtesi me te madhe ne menyre te domosdoshme (e thene me ndryshe forma me e ulet nuk mund te ndikoje domosdoshmerisht mbi formen me te larte). Ne kete menyre cdo forme shpejtesie nuk mund te kishte ndikim te njeanshem mbi kohen dhe kjo kerkonte medoemos permbysjen e pretendimit ajnshtajnian mbi ndryshimin e kohes ne objektin qe leviz (kjo e fundit eshte thjeshte nje menyre e gabuar interpretimi e kuptimit aristotelian mbi shkakun e levizjes).

Pas kesaj e pashe qe e kisha teper te lehte te zbuloje gjenezen historike te shqiptareve te sotem jashte cdo influence politike, por me e rendesishmja ishte zgjidhja e pikepyetjeve te problemit historik dhe kjo ka vlera per temen tone (problemi do te trajtohet me pak shpejtesi per efekt te vendit). Te gjitha keto nuk do te ishin te vlefshme ne qofte se nuk do te beja nje marreveshje me ata qe merren me Shkencen e Historise (gjithmone sipas kuptimit te derisotshem). Ajo qe quhet sot shkence e historise nuk eshte e tille per sa kohe qe merret per baze dokumenti. Keto te fundit jane te vlefshme vetem ne aspektin politik dhe sherbejne per te justifikuar veprimin e politikes mbi Historine. Shkenca Materialiste e Historise ndryshonte kryekeput nga ajo qe konsiderohet shkence e historise edhe vetem per kete fakt, pasi baza teorike e argumentimit ishte gjendja shoqerore qe e permblidhte vetem per nje rast ndikimin e politikes mbi Historine. Kjo do te thoshte qe duheshin zbuluar nje pafundesi ekuacionesh mbi menyren se si kishin lindur idete fetare, juridike, politike, letrare, shkencore, artistike dhe kushtezimin qe ato kishin me gjendjen ekonomike te Shoqerise Njerezore (problemi eshte jashtezakonisht me i komplikuar se rasti i shkencave te Natyres jo Njerezore). Ne te vertete historianet e mbare Njerezimit bejne nje spekullim te vogel kur i atribuajne dokumentit superrelativa fundore. Ka dy aresye qe nuk mund te pranohet dokumenti si argument bindes dhe fundor, e kjo per shkak te moralit individual te perdoruesit. Se pari, per shkak te mosperdorimit te te gjithe arsenalit dokumentar (te pakten kete rast e kemi shume te fresket ketu ne Shqiperi ku autorja Belina Budini ne punimi e saj: “Tri kohe te Shqiperise ne Time 1923-2013”, Tirane 2014, merr ne konsiderate vetem ate material qe i leverdis asaj; se dyti, per shkak te interpretimit te dokumentit ne menyre individuale per shume e shume aresye (kam parasysh librin e Ana Lalaj: “Dosjet e luftes”, Tirane 2014).

E gjitha kjo qe do te zberthej ne vazhdim ka ne themel nje postulat: - Padija nuk eshte argument. Kjo nuk eshte e vlefshme per kete rast, sepse nuk do ta perdor ne asnje menyre te vetme, por per kritiket dhe perdoruesit e materializmit filozofik mbi te cilet bie akuza e manipulimit te FAKTEVE dhe paraqitja si te vlefshme per aktin e kryer (me kete rast kam parasysh librin e Prof. Dr. Hulusi Hako: “Feja ne sociologji”, Tirane 2014; liber i cili eshte tej mases larg realitetit historik te perjetuar nga shqiptaret, por dhe teper larg bazave te materializmit historik. Autori ka ecur ne gjurmet e materializmit bolshevik duke e paraqitur, kete te fundit, si nje te vertete absolute).

Eshte pranuar qe rendi e pare shoqeror ne Historine e Njerezimit eshte rendi i Komunes Primitive ku Njeriu dhe Kafsha jane te barabarte. Por nuk eshte percaktuar akoma se kur fillon e mbaron ky rend i pare dhe ketu fillon loja me mendimin filozofik materialist te shek. te XIX-te. Perdoret termi PUNE, por nuk eshte diferencuar veprimtaria e Bletes nga ajo e Krijeses Njerezore ne agimet me te para te tij. Mos valle Bleta e sotme ka qene me inteligjente se Njeriu i asaj kohe (termi prodhim qe e diferencon nga termi mbledh (teza e Engelsit tek Dialektika e Natyres) ne kete rast eshte i pavlefshem)? Atehere, cfare e diferencon Krijesen Njerezore ne agimin me te pare te tij nga Bleta? Eshte pika ku eshte spekulluar ne menyren me te ndyre e te poshter dhe shqiptaret e sotem jane viktima pikerisht te padijes. Shume shpejt shqiptaret do te kuptojne se jane te paditur ne raport me gjysherit e tyre jo per faj individual, por per efekt te atij arsimimi antishqiptar, qe i ngrene lavde te pamerituara, duke perjashtuar mendimin inxhinjero-teknik.

Problemi veshtiresohet dicka me teper po te kihet parasysh postulati marksist mbi percaktimin e ndergjegjes nga qenia shoqerore. Ky postulat fut ne ngaterrese boten ekonomike me ate historike pasi eshte konstatuar me kohe qe qenia shoqerore nen organizimin komunar rezulton te kete dy ndergjegje fetare: kultet pagane dhe politeizmin (ne fakt kam konstatuar se jane munduar t’i perbashkojne ne nje forme te vetme dhe prej ketej te nxjerrin pozitivitetin e fese; - psh: Emile Durkheim, “Format elementare te jetes fetare”, f. 54; Henri Bergson, “Burimet e moralit dhe fese”, f. 82-165). Ky interpretim me coi shume shpejt ne dyshimin se analiza e rendeve shoqerore pergjate gjithe shek. te XIX-te nuk duhet te ishte e sakte dhe e plote. Aresyeja e mos zbulimit te menyres se lindjes te ideve fetare shume shpejt do te behej aresyeja perse kishte deshtuar dhe keqintepretuar materializmi i shek. te XIX-te (kam parasysh edhe librin e Bertrand Rusell: “Perse nuk jam i krishtere”, Tirane 2008). Kjo gje me pat detyruar qe pas formulimit te Raportit Kohor-Hapsinor (1977) t’i hyja nje pune dhe te zbuloja aresyet perse kishin lindur Idete Fetare ne Historine e Njerezimit. Ne kete drejtim gjeja e pare qe vura re ishte mungesa e respektit qe karakterizonte intelektualin historik per veprimtarine e Njerezimit. Intelektuali dhe studiuesi mund ta urrenin Fene per aresye personale, por per cdo shqiptar Feja dhe Atdheu ishin Nje (shqiptaret nuk e kane kuptuar akoma perse ne kete duet Feja eshte e para dhe Atdheu i dyti) dhe ne kete menyre kerkohej zbulimi i asaj qe ishte fshehur prej se paku 2000 vjetesh dhe per aresye politike. Ne kete menyre lindi ekuacioni evolutiv:

ZOTI Idete Fetare Institucionet Fetare

pa pasur absolutisht asnje lidhje midis elementeve te tij (vetem fakti e ekzistences kohore te gjitheseicilit element pa nevojen e tjetrit eshte argumenti suplementar i mungeses se lidhjes midis tyre). Cfare tregonte kjo? ZOTI krijoi Njerezimin, por Njeriu krijoi Fene dhe me kete merr fund tendenca filozofike per te krijuar nje rryme te re filozofike nen emrin e ateizmit shkencor. Problemi eshte tej mases i thjeshte, por POLITIKA, duke futur hundet atje ku nuk i takonte, i ngaterroi problemet me qellim duke ndryshuar permasat. Kritika afetare nen emrin e ateizmit rezulton te jete nje perralle dhe nuk ekziston me. Analiza e te gjithe ketij procesi me coi ne zbulimet e meposhtme (te jeni te sigurte qe asnjeri nuk mund te argumentoje me FAKTE te kunderten e kesaj; ja perse eshte i domosdoshem postulati mbi padijen):

1 – ZOTI eshte krijuesi i Njeriut (edhe vetem fakti qe te kunderten e saj nuk mund ta zbuloje dot kerkush eshte, ndoshta, i dyti argument i pranimit edhe pse te kunderten e kesaj nuk mund ta vertetoje dot kerkush. Por ka nje pike dhe nje moment ku njohja njerezore hesht perfundimisht dhe eshte e detyruar te fuse ne perdorim termin pamundesi njohje duke i dhene fund cdo gjeje), por qe karakterizohet nga keto dukuri: I Panjohshem, I Pafundem, I Perjetshem, Krijuesi i gjithshkafes. Per rrjedhoje ZOTI nuk eshte as i Pare dhe as Nje, sepse ne te kundert duhej konsideruar numer.  Per materialistin ZOTI dhe NATYRA jane e njejta gje. Materialisti e shtron problemin e ekzistences se ZOTIT vetem ne nje aspekt: A ndikon mbi Njerezimin si bashkesi, apo mbi Individin si Njeri? Ne kete pike ndahet materialiset nga idealisti; zgjidhja eshte kjo: per materialistin: ZOTI ndikon vetem mbi Njerezimin dhe jo mbi individin. Me fjale te tjera ZOTI eshte ligji i Nenes sone Natyre. Ja perse brenda ketij kuadri pranimi i ekzistences se ZOTIT nuk mund te konsiderohet padituri dhe te vetequajturit ateiste ishin thjeshte genjeshtare dhe manipulatore politike; ata kerkojne te pervetesojne punen e tjetrit, pikerisht ate qe kishin realizuar per mijera vjet idete fetare dhe institucionet e tyre. Ky eshte akti me i pare kriminal i Politikes edhe pse kjo e fundit eshte produkti me karakterstik  i dy te parave.

2 – Feja eshte veprimtaria e Shoqerise Njerezore qe tenton t’i afrohet gjithmone e me shume iluzionit te vet shpirteror: ZOTIT, por pa e arritur kurre ATE (ne te kunderten Njerezimi do te ishte i barabarte me TE). Por Feja ka kryer revolucionin me te madhe me Historine e NATYRES, jo te Njerezimit: Ka krijuar zbulueshem qellimin e ekzistences se Races Njerezore ne Toke qe lidhet me Besimin dhe Aresyen e te jetuarit dhe te ekzistences, dmth Njerezimi konsiderohet i tille vetem pasi te kete formuar idete fetare, ne te kunderten ai nuk duhet konsideruar i tille. Raporti midis Njeriut dhe Fese eshte i pavlefshem, pasi formula materialiste e problemit fetar eshte: Njeriu lind pa Fe, por vdes me Fe. Dhe ky eshte FAKTI universal dhe absolut i te gjithe racave dhe popujve te Njerezimit, pamvaresisht nga vendi dhe koha kur cfaqen ne Histori. Ky fat nuk i takon njeriut si individ dhe eshte kjo aresyeja perse ZOTI nuk ndikon mbi njeriun si individ. Por ky FAKT eshte parakaluar si inekzistent vetem per nje aresye te thjeshte: Njerezimi deri me sot nuk ka qene i afte te argumentoje aresyen perse lind Feja dhe si progreson ajo ne planin historik. Dmth mos dija eshte i vetmi argument i ekzistences se kritikes afetare dhe per kete eshte e pavlefshme ne planin filozofik.

3 – Institucioni fetar eshte organizimi shoqeror i produktit njerezor qe tenton te afroje Njerezimin me ZOTIN, por pa e realizuar kurre ate. Institucioni fetar eshte pergjegjes per krijimin e Civilizimit Boteror (kam parasysh permbajtjen e tij) per te gjithe koherat dhe per te gjitha rastet, pamvaresisht nga forma e cfaqjes. Raca Njerezore ne Toke dikur ka pasur nje udheheqes qe e ka drejtuar drejt te sotme dhe kjo nuk mund te anashkalohet nga deshirat e individit apo te politikes. Per rastin shqiptar Kleri Katolik Shqiptar ka qene udheheqesi shpirteror dhe material i tyre drejt Evropes pa asnje lloj komplikacioni social. Shikoni rastin e zhvillimit te Popullit Shqiptar pergjate shekujve XVI-XX dhe duhet te kuptoni perse politika nuk eshte e afte ta udheheqe ate drejt diellit te vet iluzor, sic paten vepruar Eterit e Shenjte te Kishes Katolike. Ne kete pike me eshte cfaqur kurioziteti: po Kadareja si e kishte argumentuar identitetin evropian te shqiptareve? Por me perpara eshte e domosdoshme t’u tregohet njerezve se cili ka qene roli i Institucioneve Fetare ne trinomin titullmbajtes dhe, me e pakta: a ka lidhje progresive.

Por te gjitha keto tregojne se nuk eshte Puna dhe te Folurit e artikulluar shkaktare te transformimit te atropomorfeve ne Njerez. Ne kete rast na rezulton se Puna dhe Besimi Fetar te jene shkaktaret e atij tranformimi dhe, ne saje te formes se Besimit Fetar dhe shkalles se zhvillimit te tij, te kemi dhe parametrat e shkalles se civilizimit te objektit social qe po analizojme.

Perfundimet e studimit mbi idete fetare ishin te shumta, por ne lidhje me qenien shoqerore, dmth me rendin shoqeror, roli i ideve fetare ishte percaktuesi themelor i faktit se: cdo rend shoqeror do te mbyllte syte me idete fetare duke prodhuar diellin iluzor fetar ne perputhje te plote, dmth absolute, me menyren e drejtimit te Shoqerise. Ishte kjo aresyeja e vetme qe conte ne zbulimin qe idete fetare lindin kudo ku kerkohet rritja e mireqenies, pasi menyra e organizimit shoqeror aktual nuk mund ta plotesonte me kete kusht. Pra Feja lind nga paaftesia e menyres se organizimit social per rritjen e mireqenies dhe detyrimisht kalohet nga puna materiale ne punen shpirterore duke mos e zgjidhur realisht kerkesen e kohes, por duke i dhene nje suport zhvillimi Shoqerise Njerezore nga nje stad me i ulet ne nje me te larte. Kjo eshte ajo qe nuk eshte kuptuar kurre nga materialistet e shek. te XIX-XX-te, qofte edhe jo ne Shqiperi.

Ishin institucionet fetare ato qe conin ne formimin e ekuacionit themelor te Races Njerezore ne Toke: Puna Prona Private Paraja dhe ishin pikerisht keto intitucione qe kishin shpikur POLITIKEN. E gjitha kjo i ishte mbajtur e fshehte Njerezimit dhe ishte rasti shqiptar qe conte ne zbulimin e kesaj te “panjohure” ne menyre te domosdoshme. Ajo qe kishte ndodhur me Popullin Shqiptar pergjate shekujve XVI-XX ishte nje perseritje pike per pike i asaj qe i kishte ndodhur Races se Bardhe pergjate mijevjecarit te II-te dhe te I-re Perpara Krishtit. Ne qofte se per rastin e pare kishim nje imponim politik, per rastin e dyte kishim nje vetezhvillim dhe kjo ishte harruar me dashje duke i fshehur Njerezimit thelbin e ekzistences.

Vetem pas kesaj ne na jepet mundesia te analizojme ekuacionin e mesiperm nga pikepamja kohoro-hapsinore, por edhe te zbulojme rendin social te pare dhe te dyte te Shoqerise Njerezore, menyren se si lindin dhe se si u zhduken nga Historia.

Duhet pranuar qe rendi i pare shoqeror eshte pavetedija e ekzistences dhe barazia e botes se ardheshme njerezore me boten zoologjike ne te gjithe permasen e vet. Une nuk e di se si mund te kete qene bota e Bleteve perpara dhjete milion vjeteve, te themi, por fillesa e Races Njerezore ne Toke duhet te kete qene shume here me primitive dhe e crregullt se bota e Bleteve sot dhe nuk ka asnje aresye qe studiuesi te gjeje qofte edhe vetem nje shkak te diferencimit njeri-kafshe apo insekt per ate kohe te sterlashte. Ne qofte se pranojme qe puna dhe te folurit e artikulluar (Engelsi) jane dy faktoret kryesore te kalimit te antropomorfeve ne njerez ne kete e marrim me mend, por te dy keto faktore jane reale ne nje faze te mevonshme te zhvillimit te Races Njerezore ne Toke dhe aspak ne fazen kalimtare brenda rendit te pare shoqeror (ketu Engelsi ka abstraguar nga FAKTI). Barazia e njeriut me kafshen ne fazen me te pare te ekzistences se Races Njerezore ne Toke eshte i vetmi argument qe Njeriu rrjedh nga antropomorfet, ne te kunderten lidhja nuk ekziston. E vetmja pike kohore dhe hapsinore qe Njeriu diferencohet nga kafsha eshte momenti i besimit fetar, por dhe momenti kur krijesa e gjalle i imponon vetes besimin per te jetuar dhe qellimin perse jeton. Eshte ky moment, dhe ka nje sterzgjatje kohore qindra-mijera vjecare, qe percakton ekzistencen e qenies njerezore ne Toke, por dhe ekzistencen e nje rendi shoqeror te barabarte me rendin e kafsheve per sa kohe qe nuk ekzistojne idete fetare (ekzistenca e punes ne kete rast eshte krejt e njellojte si per njeriun ashtu dhe per kafshen dhe insektin, dmth kane ekzistuar marredheniet me Natyren per hir te ekzistences biologjike dhe aspak per ato shoqerore). Deri ketu problemet merren me mend ne analogji me boten e kafsheve dhe e vetmja pike ku mund te kapet studiuesi per te percaktuar vazhdimesine e jetes njerezore eshte forma fetare, e cila ne kete rast ka percaktuar fundin e rendit te pare te Races Njerezore ne Toke. Ky rend eshte konsideruar si rendi i Komunes Primitive, por pa i percaktuar ne asnje rast aktin fundor te tij dhe ketu ka filluar spekullimi filozofik i te gjitha rrymave. Gjetja e llojit te formes fetare (kultet pagane) ne aktin me te fundit te Komunes Primitive eshte gjetja ne te njejten kohe e gjendjes shoqerore te bartesve te saj. A eshte i sakte apo i pasakte ky perfundim, ne fund te fundit e kemi gjetur nje mbeshtetje qe nuk eshte kundershtuar akoma edhe pse nuk pajtohem ne asnje pike me te. Gjitheshka fillon me Luis H. Morgan (1818-1881) dhe librin e tij “Shoqeria e lashte”  ku sistemi periodik ne parahistorine e njerezimit u nda ne tri epoka kryesore: egersia, barbaria dhe qyteterimi ku dy te parat i interesonin me teper dhe kalimi per ne te treten. Engelsi eci ne keto gjurma (tek “Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit”, f. 29) pa marre parasysh ekzistencen e dy ndergjegjeve fetare brenda ketij trinomi, diferencimin social midis racave dhe brenda nje race. Vini re se cfare ka shkruar Engelsi per kete rast:

 

“Deri tani ne mund te studionim proēesin e zhvillimit nė mėnyrė tė pėrgjithshme, si njė gjė qė ka vlerė pėr tė gjithė popujt e njė periudhe tė caktuar, pamvarėsisht nga vėndi ku rrojnė kėta popuj. Por me kalimin ne barbari ne kemi ardhur ne nje shkalle te tille, kur fillon te duket rendesia e ndryshimeve ne kushtet natyrore te dy kontinenteve te medha” (F.Engels, Origjina e familjes, e pronės private dhe e shtetit, f. 32-33).

Me kete pikepamje Engelsi ka dashur t’i shpetoje pozicionit te te paaftit kur vjen puna per te argumentuar diferencimet midis popujve brenda nje race dhe midis racave. Kushtet natyrore ne te dy kontinentet as qe kane te bejne me boten njerezore ne menyre direkte pasi problemet kane qene te paracaktuara qe ne fazen paraantropomorfe dhe e vetmja gje qe percakton argumentueshem diferencimet sociale brenda nje race dhe midis racave eshte Koha e lindjes se gjithseicilit.

Eshte pika ku bie ne sy gabimi ne mendimin filozofik helen dhe, prej ketej, ky gabim zgjatet e zgjatet pa fund duke mos ju pergjigjur pyetjes me te thjeshte: cfare i detyron popujt te diferencohen ne shkallet e zhvillimit social? Perse popujt me nje te kaluar te lavdishme sot ose jane zhdukur (pellazget, atlantet, inkasit, majat), ose heshtin per paaftesi zhvillimi (babilonasit, egjiptianet, helenet), ose nuk jane te afte qe te kene rilindje (si per rastin latino-italian)? Ne kete kontekst filozofik te Engelsit ka dy gabime, te cilat ndjekin te gjithe linjen filozofike te marksizmit edhe pse parimet metodike te tij jane krejtesisht te pranueshme. Se pari, nuk merret per baze faktori kohe ne lindje dhe zhvillimin e shoqerise njerezore (ky eshte nje gabim qe ndjek te gjithe linjen e Shkencave te Natyres); se dyti, nuk merret per baze bota e relacioneve qysh ne ato kohera te sterlashta mbi cbaze ndodh Tjetersimi i Historise se Njerezimit (ne fakt ne “Parimet e Komunizmit” (F. Engels, Tirane 1972), kjo merret per baze (pyetja-pergjigje nr. 15) si ngjarje, por pa u pergjithesuar ne te gjithe kontekstin analitik duke mos nxjerre dot ne pah boten e relacioneve si te vetmen dukuri shoqerore qe ka percaktuar te sotmen sociale te Bote. Bota e relacioneve, me te gjithe ekuacionet prezente, eshte pergjegjese per gjitheshka te ndodhur ne Toke, persa i perket Botes Njerezore, qe ndodh aktualisht dhe do te ndodhe ne te ardhmen. Gjetja e ketyre ekuacioneve perben detyren e ardhshme te shkences se Njerezimit, por dhe te panjohuren e madhe qe shoqeron shkencat sociale).

Ne kete menyre ne vetem mund te marrim me mend se permasa e relacioneve Njeri – Natyre (Puna) percakton dinamiken e ardhshme te Njeriut ne Toke, por kjo do te thote qe Njeriu ka lindur ne kohera dhe vende te ndryshme me permasa qe variojne ne disa miliona vjet duke perfshire dinamiken edhe brenda nje race (ne fakt me kete menyre te te kuptuarit te Historise se Njerezimit ne kemi permbysur te gjithe perfytyrimin qe kemi pasur deri me sot per rrugezhvillimin e Shoqerise Njerezore ne nivel globalist). Pranimi i ketyre variacioneve tregon se detyra historike e Njeriut eshte shume me e madhe se sa e perfytyrojme deri me sot, por ajo na jep ne dore armen per te shpjeguar jo vetem aresyet e diferencimit te racave, popujve dhe kombeve, por dhe menyren historike se si jane perbashkuar pa krijuar konflikte ne te kaluaren dhe perse sot Njerezimi ndodhet perpara nje rruge konfliktuale. Kjo do te thote qe faktori PUNE eshte i varur si madhesi pikerisht nga koha dhe vendi ku jane formuar njerezit duke formuar pikerisht dinamiken e zhvillimit social te Njeriut ane e kend Globit dhe kete na e jep sakte pikerisht analiza e ideve fetare, qofte edhe ne nje vend te vetem te Globit. Ne pamje te pare duket si nje loder e rendomte midis Njeriut dhe Natyres, por ne fakt kemi zbuluar shenjen dalluese te Racave, Popuve dhe Kombeve te ardhshem jashte konceptit racor. Fjala behet per shpejtesine e zhvillimit social si i vetmi parameter dallues i subjekteve te mesiperme. Eshte kjo shpejtesi qe varet nga koha e lindjes dhe percakton masen e relacioneve te Njeriut me Natyren, dmth masen e Punes. Raporti kohor-hapsinor na meson se popujt e lindur me heret, pamvaresisht nga vendi, e kane kete shpejtesi me permase te vogel ne raport me ato popuj qe jane cfaqur ne Histori me vone, cka do te thote se relacionet me Natyren kane qene shume me te vogla tek popujt e lashte dhe shkakun perse jane te prapambetur edhe sot, ne qofte se kane qene te afte t’i mbijetojne stuhive sociale (shqiptaret).

Ne funksion te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre dinamika e kesaj mbijetese fsheh nje nder deduksionet me te medha te raportit kohor-hapsinor: pamundesine per t’u relatuar kur shpejtesite e zhvillimit jane ne ekstrem. Keshtu qe merita nuk qendron ne menyre te drejteperdrejte tek banoret autoktone te gadishullit, por tek paaftesia e relatorit per te ndryshuar permasen e autoktonise. Vetem Pellazget kane pas mundesi te ndryshojne autoktonine, vetem se kjo u kushtoi atyre nje prapambetje 2000 vjecare ne raport me gjenezen e tyre (po te krahasohet Epi i Gilgameshit me Stelen e Lemnos). Ne saje te atij procesi gjigand te tjetersimit te historise, autoktonet e gadishullit kane parakaluar pjesen me rendesishme te rendit te dyte ne Historine e Njerezimit (rendi Fisnor) dhe paraqiten te vetedijshem perpara Historise ne rendin e trete shoqeror nen imponimin politik te Perandorise Romake. Eshte nje parakalim me pasoja teper te medha ne dinamiken sociale te vendasve deri ne ate mase sa duken here si shtet skllavopronar, here si principata feudale mesjetare te hershme, here si pashalleqe feudale te vona dhe here si nje shtet kapitalist, por kurdohere nuk u shkeputen dot nga tabani i tyre autokton duke e “ruajtur” shpejtesine e zhvillimit social si te vetmin dokument absolut te prejardhjes gjenetike nga nje bote e sterlashte qe Evropa e zhvilluar nuk e kishte njohur kurre, qofte dhe  teorikisht.

Marrja ne konsiderate e Punes, si faktor kryesor ne diferencimin e ardhshem te Botes Njerezore, nuk do te kishte asnje vlere ne qofte se nuk do te pranonim faktorin Fe ne fundin e te gjithe procesit te zhvillimit te Njeriut perpara se te behej ndarja e punes. Eshte pika qe ndan dy rende shoqerore cilesisht nga njeri-tjetri jashte kontekstit shteteror, ku faktori Pune ka percaktuar dinamiken e vete rendit te dyte. Rendesia e ketij fakti qendron ne kohen e cfaqjes se Fese per here te pare nder popujt e lashte. Postulati: - paraardhesit me te pare te shqiptareve jane krijuesit e Perendive dhe pastaj Perendia krijoi Njerezimin; - nuk eshte pa domethenie pikerisht ne moshen e sterlashte te tyre, por dhe ne prapambetjen sociale me permasa te tejskajshme. Ekzistenca e Kulteve Pagane deri ne shek. e XX-te, krahas monoteizmave historike, pa pasur ne asnje rast politeizem, na jep ne dore nje arme shume te forte per te percaktuar moshen absolute te shqiptareve dhe arsyen e prapambetjes mitologjike te tyre sot. E njejta gje duhet thene per familjen autoktone patriarkale deri ne shek. e XX-te, te Drejten Zakonore te Pashkruar e pranishme deri ne mesin e shek. te XX-te, Pronen fisnore akoma mbizoteruese ne shoqerine shqiptare e shume e shume qeliza sociale primitive qe vazhdojne te vegjetojne ne brendesi te shoqerise shqiptare dhe, me e rendesishmja, tendenca per t’i ruajtur ato ne te gjithe kontekstin e tyre primitiv ne perputhje me shpejtesine e zhvillimit social. Te pakten ekuacioni historik sipas KOHES: Statutet e Qytetit Kanuni i Lek Dukagjinit grup kanunet Diber – Lure – Laberi   na e jep te drejten te akuzojme vendasit autoktone si bartes te nje shpejtesie zhvillimi social qe nuk e ka kapercyer asnjehere limitin qe i ka paracaktuar Nena jone Natyre. Deri kur? Eshte pikerisht bota e relacioneve qe e prish kete finicion duke realizuar ndikimin e Njeriut natyror mbi Natyren e njeriut. Por kur? Ne fakt ekuacioni i mesiperm me baze juridike nuk ka gjasa te kete ekzistuar ndonjehere ne Toke, por per rastin shqiptar ai eshte prezent duke treguar se ne boten parashqiptare dhe shqiptare ka ndodhur “dicka” qe ka perbashkuar gjenezen autoktone te shqiptareve  dhe imponimin politik 2500 vjecar duke mesatarizuar zhvillimin social te tyre. Por ky FAKT e permbys te gjithe perfytyrimin qe kemi pasur mbi zhvillimin e Shoqerise Njerezore, te pakten ne keto 400 vjete e fundit. Mendimi Filozofik Boteror ne kete drejtim dhe ne kete fushe ka ecur ne menyre instiktive dhe te perafert pergjate gjithe kesaj kohe dhe krijimi i shkencave sociale eshte nje akt manipulimi qe nuk mund te perfshihet ne shkencat Njerezore (kjo gje coi ne shpikjen e termit: shkenca te sakta per ato te Natyres per te vecuar nga shkencat sociale, qe konsiderohen te peraferta).

Me pak fjale vendi ku jetojne sot shqiptaret duhet konsideruar si vendi me mikprites i Races Njerezore ne kontinentin Evropian dhe koha e cfaqjes se tyre duhet t’i kaloje vlerat milionavjecare. Lidhja e punes me idete fetare me te para ka vlera vetem per te percaktuar pozicionin e rendit te pare shoqeror dhe kohen kur u cfaq domosdoshmeria e ndarjes se punes, ku kjo e fundit ka ndodhur shume kohe pas lindjes se kulteve pagane. Ne menyre te permbledhur Puna dhe Feja perbejne dy kushtet me te rendesishme te evoluimit te Shoqerise Njerezore drejt rendit te dyte shoqeror, qe dallohet nga rendi i pare jo vetem pse permban ndarjen e punes, por, kryesisht, pse permban idete fetare dhe kjo perben esencen e ekzistences se Races Njerezore ne raport me kopete e qenieve te gjalla perpara se te behej ndarja e punes. Dhe kjo gje nuk eshte thene kurre, te pakten ne Shqiperi.

Rendi i dyte shoqeror pa asnje diskutim eshte rendi me i rendesishem i Races Njerezore ne Toke dhe percaktuesi i te ardhmes se Njerezimit. Pikerisht ky rend eshte anashkaluar dhe paraqitur si pjese e rendit te Komunes Primitive nen termat e barbarise (ekzistenca e dy formave fetare pergjate rendit komunar (nje ne fillim e njeri ne fund) na jep te drejten e ndarjes ne dy pjese ne funksion te cilesise se marredhenieve te njeriut me natyren). Ne funksion te kesaj ideje domosdoshmeria e rendeve shoqerore nuk qendron tek sasia e tyre (teza e Marksit                           tek Kapitali  Libri I, vėll. I, f. 20, Tirane 1968), por pikerisht tek rendi i dyte ku spikat ekzistenca e ideve fetare dhe ndarja e punes. Pa dy keto veprimtari sociale duhet harruar progresi social ne Racen Njerezore ne Toke dhe vete ekzistenca e saj. Ne qofte se eshte pranuar Puna si faktor i tranformimit te antropomorfit ne njeri, kjo e fundit nuk mund te merret per baze jashte ndarjes se saj ku ekzistenca e Fese eshte e padiskutueshme. Ne kete rast nuk ka rendesi cfare mendoj apo se cfare me pelqen mua si individ; studiuesi ne kete rast gjendet perpara nje FAKTI qe nuk mund te anashkalohet per efekt te ndergjegjes se tij. Lidhja e Njeriut me Natyren, me ane te punes, merr vlera efektive vetem kur bashkeshoqerohet me idete fetare, pasi ne te kunderten ai eshte ose Milingone, ose Blete. Por duhet nenvizuar fakti qe ne kete rend te dyte shoqeror PUNA ne asnje rast nuk ka shkuar dem dhe kesaj i duhet dedikuar te gjitha ato mrekulli qe sot kerkojne t’ja faturojne enigmes. Nuk ka asgje te panjohur, por uniteti NJERI – PUNE – FE ndodhet ne fazen e vet me produktive dhe kete rend shoqeror kane fantazuar utopistet franceze dhe ekonomistet britanike kur nisen rrugen e analizave historike.

Deri ne kete faze te analizes se veprimtarise njerezore ne dallojme vetem dy veprimtari te qelizave sociale: Punen dhe Fene. Ekuacioni titullmbajtes sapo eshte formuar ne elementin me te pare te tij dhe asnjehere nuk eshte thene qe ajo, PUNA, nuk ekziston pa FENE. Spekullimi materialist pikerisht ne kete ekuacion dhe ne kete stad te zhvillimit te tij eshte nderfutur duke i fshehur Njerezimit thelbin e ekzistences se tij, dhe ne kete rast shpiku ateizmin (ky i fundit nuk eshte shprehje e asnje rryme filozofike, aq me teper nuk eshte as shkencor, por ateizmi eshte shprehja me e keqe e karakterit te njeriut kundra civilimit dhe vetvetes). Materializmi i shek. te XIX-te duke mos zgjidhur problemin e shkakut te lindjes se ideve fetare e humbi shansin per te zbuluar rendin me te rendesishem dhe te domosdoshem te  Races Njerezore ne Toke, jetegjatesine materiale te tij dhe cfare detyre kishte rendi ne fjale (ai i dha rendesi nje faze te caktuar te shtetit ne nje pike te globit duke e pergjithesuar per te gjithe koherat dhe te gjitha vendet). Njeriu akoma nuk e ka marre vesh se cdo gje te mire apo te keqe qe disponon sot e ka dhurate pikerisht nga ai rend shoqeror dhe eshte ky rend pergjegjesi i lindjes se Civilizmit Boteror ne te gjitha shkallet e zhvillimit te tij. Por ky rend shoqeror ka pasur disa karakteristika, qe sot nuk ekzistojne, duke u trasnformuar nga forma me e thjeshte ne ato qe Ne i njohim sot. Dmth ekuacioni titullmbajtes vetem elementin e pare e ka te krijuar ne kete rend shoqeror, ndersa te tjeret ndodhen ne forma embrionale dhe te lindura ne kete rend shoqeror. Keshtu ne kete rend gjysemkomunar formohet prona e grupit deri ne formen e prones fisnore, qe me vone kalon ne prone private; per here te pare perdoret kembimi mall-mall, qe me vone kalon ne kembimin me para; per here te pare aplikohen format e konfrontimit me veglat e punes, qe me vone transformohen ne arme. Te gjitha keto qeliza perpara se te transformohen jane te paralelizuara me kultet  fetare pagane dhe me mijera vjet kane pasur zhvillimin e vet sasior (format fetare pagane kalojne nga forma bimore ne ate animale duke e mbyllur me formen kozmike dhe prej kesaj faze kalojne ne politeizem). Por ky rend shoqeror njeh edhe nje vecori tjeter: kur riprodhimi biologjik e kalonte permasen e prones se grupit domosdoshmerisht, atehere fillonte cvendosja njerezore drejt hapsirave te reja pa pronare ose te banuara nga krijesa njerezore qe akoma nuk e kishin arritur ate shkalle zhvillimi qe te impononte krijimi i pronesise se grupit. Ky eshte rasti i perplasjes se banoreve autoktone te gadishullit Ballkanik me pellazget e ardhur (ne kete perplasje nuk ka pasur konfrontim luftarak per shkak te ndryshimit te madh te shpejtesive te zhvillimit dhe nivelit teper te ulet social te vendasve. Vendasit ndodheshin prane ndryshimeve cilesore te marredhenieve Njeri-Natyre, dmth akoma nuk e kishin realizuar ndarjen e punes, ndersa te ardhurit e kishin parakaluar me kohe kete ndarje dhe, shume kohe pas ardhjes ne gadishull, kerkuan formen e re fetare duke tentuar kalimin ne nje stad me te larte. Ne kete menyre kaluan nga Kultet Pagane ne Politeizmin klasik me qender ne Dodonen Pellazgjike (kjo kohe pak a shume perkon pak perpara Luftes se Trojes (disa shekuj) me qene se ne ate kohe, sipas Homerit tek “Odiseja”, mund te dallojme edhe gjurmet e Kulteve te Diellit Pellazgjik). Eshte pika e pare dhe me e rendesishme qe diferencon boten autoktone nga bota pellazgjike, por dhe aresyet perse gadishulli Ilirik perpara 3000-2000 vjeteve duket me zhvillim social potencial dhe te lavderueshem. Studiuesit e sotem kur i dedikojne ilireve krijimin e qytet-shteteve, keshtjellava, apo nje stad te larte zhvillimi, nuk e kuptojne se u grabisin pellazgeve lavdine historike te cilen iliret nuk mund ta kene pasur ne asnje rast dhe ne asnje kohe. Do te ishte mire qe studiuesit ne kete rast te zbulonin aresyet perse politeizmi pellazg nuk u muar nga vendasit autoktone, por ai u be qendra ardhshme e mendimit filozofik helen. Studiuesi Oliver Jens Schmitt pikerisht kete nuk ka kuptuar dot kur perjashton mendesine e prejardhjes ilire te shqiptareve te sotem. Madheshtia e botes ilire, sipas pretendimeve te tij, eshte e rreme; ajo nuk u takon ilireve , por pellazgeve dhe ketu qendron manipulimi i Historise.

Lindja e politeizmit fetar pellazg shenon fillimin e nje epoke qe do te linte pa mend Njerezimin me produktin e vet shoqeror, por qe gjithsesi nuk e kaperceu dot elementin e pare te ekuacionit titullmbajtes. Kesaj faze duhet t’i perkase dhe lindja e te drejtes zakonore te pashkruar nder qytete dhe krahina me shtritshmeri kohore disa shekullore. Eshte periudha me e afert dhe percaktuese e periudhes kur lindin shkrimet e para, shkollat, kultura teorike, filozofia e shkruar dhe i gjithe civilizimi i mevonshem helen. Nuk eshte e rastit qe Homeri gjendet shume me vone se Lufta e Trojes, por me perpara se te formoheshin qytet-shtetet helene. Ky rast na sherben per te zbuluar rregullin ligjor te lindjes te te gjithe elementeve te mesiperm dhe kjo u duhet dedikuar prifterinjve politeiste, dmth Institutit te Klerikeve Fetare. Dmth kemi ekzistencen e shkrimit, shkollave, kultures teorike, civilizimin, por prona private nuk ekziston ne thelbin e saj. Ne kete pike na cfaqet panorama e shtrember e asaj qe na kane mesuar neper shkollat tona duke e paraqitur pronen private si epiqendren e zhvillimit. Praktika e Njerezimit ben fjale per nje menyre tjeter zhvillimi qe i ka paraprire formimit dhe zhvillimit te prones private te mevonshme pa na e thene ne asnje rast se kush ishin autoret e lindjes se prones fisnore apo te grupit. Pikerisht kete gje ne e gjejme tek paraardhesit e shqiptareve para 1000 – 1300 vjet; ate qe banoret autoktone nuk e kishin krijuar ne menyre drejtevizore nga prifterinjte politeist, e krijuan me ane te prifterinjve monoteiste shume-shume me shpejt se sa u ja lejonte dinamika e tyre autoktone. Eshte kjo aresyeja perse forma me e pare e pronesise mbi token cfaqet ne objektet fetare monoteiste qe ne shek. e VII-te ne Kishat e Veriut dhe ne shek. X-te ne Kishat e Jugut (flas gjithmone sipas kufijve te sotem shteteror). Eshte e vetmja pronesi private e dokumentuar ne trojet shqiptare qe ne ato kohera duke na treguar bashkejetesen e formave te pronesise ne ekstremet e zhvillimit te vet (pronen fisnore dhe pronen private), por dhe menyren se si eshte formuar prona private mbi token ne trojet e banuara nga shqiptaret e sotem.

Problemi ka si argument vertetues dy degezime, qe plotesojne njera-tjetren: a) shtritshmerine e institucioneve fetare monoteiste; b) shtritshmerine  dhe llojin e rendit etnojuridik. Jashte ketyre dy argumentave eshte e pamundur qe te gjejme gjurme te pronesise nder shqiptare, te pakten deri para 1468-es. Kjo te mos merret si nje arbitraritet imponues, pasi rasti shqiptar eshte i afte ta ridimensionoje teorine e lindjes se prones private ne nivel boteror per te gjitha koherat (ndryshimi qendron vetem ne llojin fillestar te institucioneve fetare).

Procesi i lindjes se prones private nder parashqiptare e shqiptare eshte i lidhur edhe me nje dukuri imponuese te pavarur nga banoret autoktone. “Nga fundi i shekullit te VI dhe fillimi i shekullit VII nga veriu depertuan fise te popujve sllave: bullgaret, serbet dhe kroatet, qe per nje kohe te shkurter pushtuan pothuaj tere Ilirine perkatesisht territoret ne mes Draves, Moraves dhe Vardarit duke dale deri ne brigjet e detit Adriatik56” (Ilirucum Sacrum, 10, Burime dhe Dokumenta, f. 40, Tirane 2007). Shtrirja e popujve sllave ne gadishull pat hasur perfundimin e fenomenit te kristianizimit te Ilirise nga pozicioni autokton pagan. Ky kristianizem “u nis padyshim nga dy qendra, te cilat njekohesisht ishin edhe dy kryeqendra te provincave Dalmaci dhe Epir qe ishin edhe pikenisje te rrugeve ushtarake nga Salona dhe Dyrrahioni. Pervec Dyrrahionit si seli ipeshkvore primare (deri ne vitin 602) ne Shqiperi duhet te konsiderohen edhe Doklea, Sarda, Skodra, Lissus, Skampa, Amantia, Apollonia, Bylis, Aulona dhe me sa duket edhe Ulcinium, ipeshkinjte e te cilave permenden shpeshhere gjate shek. III-V. Pushteti metropolitan ne mijevjecarin e pare shkoi pikerisht sipas spostimeve politike” (Dr. Milan fon Shuflai, Situata te Kishes ne Shqiperine paraturke, f. 28, Shkoder 2013). Kjo gje solli te domosdoshme formalizimin statutor juridik ne qytetet shqiptare te Adriatikut Lindor. Sipas te njejtit autor qe ne shek. VIII ne Dalmaci, ne Italine e Jugut dhe ne token e Durresit dobesohet autoriteti juridik i Bizantit. Autonomite qytetare krijonin nje formesim te ri shteteror duke i dhene fuqine paresore kryenepunesit te komunes qytetare (Rezana Konomi (Perolla), Nga Statutet tek Kanunet, f. 202, Tirane 2013). Ne kete menyre ne Veriun e sotem te Shqiperise ne gjejme pranine e pronave te tokes vetem nen juridiksionin Fetar dhe te atyre qytetare, bartes te Statuteve.

Kur analizojme shekujt e kaluar nder parashqiptare e shqiptare problemi veshtiresohet jashte mase pasi te gjithe komentet historik parakalojne gjendjen sociale te vendasve autoktone dhe marrin per baze imponimin politik mbi keta vendas dhe ne kete menyre fshehin gjendjen reale historike te tyre. Si pasoje shek. X-te, “duke bere realitet sjelljen ne kohe te se shkuares, nguliti, njekohesisht, edhe pozitat dhe funksionin e kesaj te shkuare ne arsimin e Bizantit. Eshte epoka e enciklopedizmit, qe lidhet me emrin e perandorit Konstandin te VII-te Porfirogjenetit (913-959)11, si frymezues dhe shprehes kryesor te humaizmit te hershem ne bizant, si dhe referuesit te enciklopedizmit12” (Katerungjilleshi i dekoruar i Korces, f. 17, Athine 2012), nuk tregon ne asnje rast shkallen e zhvillimit te banoreve vendas. Zhvillimi i Perandorise Bizantine as qe ka lidhje, qofte dhe vetem formale, me boten autoktone dhe ndikimi i saj eshte i padukshem po te mos kemi Kodiket e Korces si deshmitare te asaj qe ka ndodhur ne te kaluaren. “Kodiku me nr 93 qe ndodhet sot ne Arkivin Qendror Shteteror te Tiranes ne Shqiperi eshte nje nga 100 doreshkrimet bizantine dhe pasbizantine qe u rizbuluan nga mosdukja pas ndryshimit te regjimit ne kete vend. Behet fjale per kodikun e doreshkruar te shekullit  X, me permasa 153 x 120 mm, shkruar ne 308 flete pergamene te holle me gnjyre te bardhe dhe qe permban tekstin e kater Ungjijve, shoqeruar nga po kaq miniatura” (po aty, f. 11).

Ne kete menyre ne gjejme nder parashqiptare ekzistencen e prones private mbi token, por qe eshte eleminuar me shkaterrimin e qyteteve statutmbajtes. Ky fakt na con ne nje kerkese pyetsore: a perputhet shkalla e zhvillimit te shqiptareve me imponimin politik te aplikuar? Kjo eshte pika me e erret ne historiografine e Kombit Shqiptar sot pasi mbulon pikerisht perputhjen e botes ilire me boten arberore dhe ate shqiptare. Tentativa per te anashkaluar kete pike te erret me ane te gjetjeve arkeologjike te epokes skllavopronare heleno-romake te tjetersuara si ilire dhe perbashkimin e tyre me gjetjet mesjetare te hershme (Koman) si nje vazhdimesi kulturore eshte deshtimi tipik i historiografise enveriste qe ka mundur te mbijetoje pertej 1991-shit. Ekuacioni thelbesor i zhvillimit te Shoqerise Njerezore: Puna Prona Private Paraja nuk gjen zbatim pikerisht ne kete lidhje te pretenduar si historike duke e rrezuar pretendimin qe kultura materiale e gjetur (shek IV Para Kri. – shek X Pas Kri.) eshte e afte te vertetoje unitetin e fazave historike (ilir-arber-shqiptar). Keto ne rastin me te mire argumentojne menyren e imponimit politik 1500 vjecat mbi kete trinom historik duke mos u perputhur dot me shkallen e zhvillimit social te tij.

E njejta dukuri eshte edhe per Parane, si forme te kompesimit te pronesise. Eshte e pamundur te kemi parane jashte pronesise private dhe brenda rendit fisnor. Gjithashtu eshte e pamundur te kemi parane dhe pas nje fare kohe, shoqeria bartese e saj, te permbaje elemente primitive te pronesise (pronen fisnore). Prona private dhe Paraja perbejne nje unitet hapsinor dhe koha e lindjes se tyre eshte e lidhur me formen e re te organizimit social qe formon dhe formen e trete te ketij organizimi ne historine e Njerezimit. Teorikisht Paraja duhet te jete e barasvlefshme me Pronen Private dhe, kjo e fundit, e barasvlefshme me shumen totale te Punes te kryer nga Njerezimi qe nga koha e lindjes se Shtetit. Ne te vertete ekuacioni titullmbajtes na e jep te drejten e ketij perfundimi, por kjo nuk perben nje vlere absolute dhe te sakte jo vetem per efekt te saktesise teper relative. Bota e relacioneve ndermjet popujve me shkalle te ndryshme zhvillimi e perjashton barasvleren ekuacionale duke sjelle ne skenen politike spekullimin ne fushen e ekonomise. Te pakten rasti shqiptar e justifikon te gjithe manipulimin qe behet ne emer te zhvillimit ekonomik te Kombit tone.

Ky manipulim, kryesisht, ka baze historike, pasi gjetjet e nje seri monedhash ne Durrahium, Lisus, Bylis, Orikum, Klos, Skutari e ne shume e shume vendbanime te vjetra eshte justifikuar si produkt autokton mbi cbaze eshte ngritur teoria e shteteve te vjetra ilire. Por asnjeri nga pretedentet e kesaj teorie nuk ka qene i afte te argumentoje menyren e pranise se qelizave primitive ne shoqerine pasilire te afert (arberit) dhe pasilire te larget (shqiptaret) te cilat jane rrjedhoja formuese te percaktimit hapsinor te parase. E thene me fjale te tjera shoqeria shqiptare deri ne shek. e XX-te permban qeliza shoqerore qe jane nena e Parase dhe shkaku i formimit te tyre. Atehere si shpjegohet kjo?

Ekuacioni titullmbajtes nuk gjen shpjegim ne shoqerine shqiptare dhe, rrjedhimisht, ose duhet te pranojme qe shqiptaret nuk rrjedhin nga iliret,  ose duhet te pranojme qe ky ekuacion nuk eshte prezent ne shoqerine parashqiptare, por bota e relacioneve ka ndikuar ne zhvillimin e sforcuar te tij duke i dhene suport zhvillimi nje shoqerie qe nuk mund ta kishte nga pikepamja e zhvillimit autokton e vetme. Dmth shoqeria shqiptare e kishte nisur rrugezhvillimin ekuacional te vetvetes ne saje te botes se relacioneve ta pavullnetshme nga ana e saj dhe pikerisht kete rrugetim historik ndryshoi komunizmi enverist kur mori pushtetin me 1945. Eshte kjo aresyeja perse shkolla shqiptare pergjate epokes enveriste sajoi shtete ilire, shtetin arberor dhe shtetin kapitalist shqiptar; ne fakt kjo shkolle mbuloi krimin qe kishte realizuar mbi Popullin Shqiptar duke fsheur tjetersimin negativ te Historise se tij.

E thene me shkoqur format e parase te gjetura ne territorin ku banojne sot shqiptaret nuk jane produkte te drejteperdrejta te paraardhesve te tyre historike, por te relatoreve imponues te cilet i prodhuan per te grabitur Punen e vendasve autoktone pa ja arritur qellimit dhe per kete shkak u larguan nga ata. Kjo eshte aresyeja e vetme perse shqiptaret dhe paraardhesit e tyre i kane mbijetuar fortunave historike dhe sot paraqiten perpara Evropes me gjithe primitivizmin e tyre historik. Raportet e Punes me Pronen Private dhe Parane na e japin kete te drejte konstatuese dhe faktin qe shqiptaret e sotem duhet te kerkojne shume me teper nga relatat me Nenen tone Natyre perpara se te pretendojne nga Evropa.

Por nje analize e raportit te zhvillimit Evropian me zhvillimin imponues te Popullit Shqiptar sot tregon se popullata shqiptare eshte teper-teper larg Prones Private mbi mjetet e prodhimit (prona private kapitaliste) dhe e gjithe bashkejetesa midis Punes – Prones – Parase eshte vazhdimi historik i imponimit te politikave evropiane mbi popullaten shqiptare te tjetersuar prej me shume se 2500 vjetesh. Pikerisht ky ekuacion tripermasor duhet marre parasysh kur enderojme per Evropen e sotme, por dhe pamundesine socile per t’u perballur me te.

 

Tirane, 29 janar 2015

 





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >