PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 27 January 2015




DITA E HOLOKAUSTIT

AUSHVICI

 

Gazmend Krasniqi

 

 

 

1.
Muzeu

 

Si shkruhet historia?

Njė pyetje e ngritur dhe e diskutuar prej mijėvjeēarėsh dhe ende tingėllon sikur sapo tė jetė shqiptuar: asnjė histori e shkruar nuk i lė tė gjithė tė kėnaqur. Shqiptarėt e sotėm janė njė dėshmi e gjallė dhe reale e gjithė kėsaj: jemi tė rrethuar nga kujtesa e nxehtė e disa grupeve, por na mungon gjakftohtėsia e gjykimit tė fakteve (kur ato janė, apo kur mund tė biem nė njė mendje, siē ėshtė rasti i 28 e 29 Nėntorit).
Ndėrsa mendon kėshtu, vetvetiu tė vijnė nė mendje fjalėt e protagonistit tė njė romani tė Elsa Triolesė, i cili thotė:

Unė nuk besoj nė mundėsinė e verifikimit tė sė vėrtetės historike... Rrėfimet e dėshmitarėve tė drejtpėrdrejtė, bile rrėfimet e mė tė ndershmėve, nuk pėrputhen asnjėherė; ē’ėshtė e vėrteta tė gjithė ata janė dėshmitarė tė rremė...

Flet idealisti i historianėve.

Mirėpo nė Aushvic nuk ėshtė e domosdoshme tė lexosh, por tė shohėsh.
Nė vitin 1947, njė akt i parlamentit polak themeloi Muzeun Aushvic-Birkenau, aty ku ndodhen Aushvici I dhe Aushvici II, pjesė tė ruajtura tė kampit mė tė madh nazist tė vdekjes. Nė vitin 1979, Unesco e futi atė nė listėn e Trashėgimisė Botėrore.

Ky muze ėshtė vizituar deri mė sot nga mė shumė se 30 milion njerėz. Pas viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, ai vizitohet prej rreth 700,000 vizitorėsh nė vit.

Kėtu, shumėkush do tė bindet se njė muze flet mė shumė se qindra e qindra libra sė bashku.

A kemi ne muze tė tillė, ku faktet i ke parasysh?

A po duhet tė lidhemi pas disa librave, qė pėrfaqėsojnė vetėm kujtesėn e disa individėve apo grupeve tė caktuar?

Ja, njė pyetje qė sikur sapo ka lindur pėr ne!

 

2.
Historia e kampit

Po si qėndron puna me kampin qė fillimisht (po tė heqim rrethimin me tela) tė shtrihet parasysh me pamjen e zakonshme tė peizazhit polak: disa ndėrtesa nė njė peizazh tė pasosur fushor!

Nazistėt e hapėn kėtė kamp mė 1940, nė periferi tė qytetit Osvieēim, qė si shumė qytete polakė qe pushtuar nga forcat gjermane me shpėrthimin e Luftės II Botėrore. Godinat prej tulle, qė kishin shėrbyer pėr ushtrinė polake, por qė ishin ndėrtuar qysh nė kohėn e perandorisė austro-hungareze, qenė gati. Gjermanėt e ndryshuan emrin e qytetit nė Aushvic dhe ky u bė emri i njohur i kampit.

Nė vitet nė vazhdim kampi u rrit, derisa filloi tė pėrbėhej nga tri pjesė tė mėdha: Aushvic I, Aushvic II-Birkenau dhe Aushvic III-Monovic, si dhe mė shumė se 40 nėnkampe tė vogla. Fillimisht, kėtu burgoseshin polakėt. Mė vonė kėtu vinin tė burgosurit sovjetikė tė luftės, romėt dhe tė burgosurit nga vendet e tjera.

Nė fillim tė vitit 1942, kampi u bė skena e vrasjes mė tė madhe nė masė nė historinė njerėzore. Me krijimin e kampit nė Birkenau, pjesa mė e madhe e hebrenjve drejtoheshin drejtpėrdrejt nė dhomat e gazit. Ėshtė vlerėsuar se kėtu janė sjellė sė paku 1,100,000 hebrenj. Kėtu qenė sjellė rreth 150,000 polakė, 23,000 romė, mbi 15,000 sovjetikė dhe mbi 10,000 tė burgosur nga vende tė ndryshme tė Evropės. Pjesa mė e madhe e tyre vdiqėn kėtu.

Tė burgosurit silleshin me trena dhe qė nė fillim ndaheshin nė katėr pjesė:

- njė grup, rreth tri tė katėrtat, shkonin nė dhomat e gazit brenda pak orėve; kėtu pėrfshiheshin fėmijėt, gratė dhe pleqtė

- grupi i dytė pėrdoreshin si skllevėr pune nėpėr fabrika tė ndryshme. Mbi 1,100 hebrenj polakė i shpėtuan dėrgimit nė kampin e Aushvicit falė industrialistit gjerman Oskar Shindler, nė fillim pėr tė punuar nė fabrikėn e tij pranė Krakovit, pastaj nė njė fabrikė qė tashti ndodhet nė republikėn Ēeke.

- grupi i tretė shkonte pėr eksperimente mjekėsore nė duart e njė mjeku tė quajtur “Engjėlli i vdekjes”

- grupi i katėrt pėrbėhej nga gra qė pėrdoreshin pėr tė punuar
Nė fund tė luftės, pėr tė fshehur krimet, kėtu nė Birkenau nazistėt shkatėrruan dhomat e gazit dhe krematoriumin.

Nė janar tė vitit 1945, kur hyri Ushtria e Kuqe, nė kamp kishin mbetur rreth 7,000 tė burgosur, pasi njė pjesė e tyre, mė tė fortit, qenė evakuar, nė njė marshim vdekjeje, pėr nė Gjermani.

 

3.
Vazhdon historia

Si tė gjitha kampet e pėrqendrimit, edhe Aushvici u ndėrtua nga kreu SS Himler.
Siē thamė, ndėrtesat qė u pėrdorėn pėr kampin Aushvic I mė parė qenė kazerma tė ushtrisė polake, kėshtu qė nazistėt nuk u munduan shumė qė ta ngrinin atė: kuptohet rrethimi me tela u projektua nga fillimi. Ndėrtesat vazhdojnė tė jenė nė gjendje tė mirė dhe pikėrisht aty ndodhen eksponate tė ndryshme muzeale, ku pėrfaqėsohen vende tė ndryshme qė kishin tė burgosurit e tyre nė kėtė kamp.
Shqipėria nuk ėshtė. Ose nuk ka pasur pėrfaqėsuesit e saj nė kėtė kamp, ose ka pasur ndonjė numėr tė vogėl, pasi pėr Jugun kishte kampe tė tjera: edhe Jugosllavia e Austria bėjnė pjesė nė njė muze tė vetėm.

Porta e hyrjes nė Aushvic I ėshtė fotoja e njohur si ikonė e kėtij kampi, ajo qė ka pėrsipėr shkrimin ARBEIT MACHT FREI (Puna do t’ju bėjė tė lirė). Kėtu kalonin tė burgosurit qė niseshin pėr nė punė, shoqėruar nga tingujt e njė orkestre. Ndryshe nga ē’ėshtė pėrshkruar nėpėr disa filma, shumica e hebrenjve ishin nė Aushvic II dhe nuk kalonin kėtu.

Aushvic-Birkenau, me njė tjetėr ikonė tė paraqitjes sė kampit, atė tė quajtur Porta e vdekjes, do tė ndėrtohej 3 km mė larg. Nė maj tė vitit 1944, trenat e mbushur plot hynin deri brenda kėsaj porte. Ndryshe nga Aushvic I, ku ndėrtesat qenė me tulla, nė Birkenau shumica e barakave qenė prej dėrrase. Tė burgosurit e ndanin njė shtrat tip marinari me njė mesatare prej pesė vetash.

Dėshmi faktike tė asaj kohe janė kutitė boshe tė gazit Zyklon B, flokėt e grave, valixhet dhe kėpucėt e personave tė zhdukur.

Nė krematoriumin e Aushvic I llogaritej qė tė digjeshin 340 trupa nė ditė, ndėrsa nė kompleks, kur u ndėrtua edhe ai i Birkenaut (1943), mund tė digjeshin 4,576 trupa nė ditė.

Pas ikjes nga kampi, nazistėt, pėr tė humbur gjurmėt, i hodhėn ato nė erė, por dhomat e gazit dhe krematoriumi i Aushvic I dėshmojnė tė njėjtėn pamje.

 

4.
Pas Aushvicit nuk mund tė shkruhen mė lirika

Njė filozof tha se pas Aushvicit nuk mund tė shkruhen mė lirika.
Tė tjerė folėn pėr fajin kolektiv.

Sigurisht qė duke vizituar Aushvicin njeriu del tmerrėsisht i pėshtjelluar: qė nga mendja deri te rropullitė.

Komandanti SS i kampit Rudolf Hoess i ka bėrė njė pėrshkrim tė detajuar punėve nė kamp, gjatė pyetjeve qė iu bėnė mė vonė, si dhe nė autobiografinė e tij. Ai u var nė hyrje tė krematoriumit tė Aushvic I dhe trekėmbėshi i ekzekutimit mund tė shihet edhe sot.

Si mundėn tė bėnin veprime tė tilla njerėz qė kishin lexuar Geten, Rilken, qė kishin dėgjuar Moxartin, Shubertin? Kjo pyetje, pėr njerėzimin ende nuk ka gjetur pėrgjigje.

Ja disa emra qė kaluan nėpėr kėtė kamp apo u vranė aty:

Primo Levi, shkrimtar italian me origjinė hebreje

Robert Desnos, poet francez

Ana Frank, ditaristja e famshme

Imre Kertezh, shkrimtari nobelist i vitit 2002

Mu nė mes tė Evropės, gjithēka qe bėrė me fshehtėsinė mė tė madhe.
Forcat aleate kishin marrė disa informacione, por vrasjet masive i kishin parė si tė ekzagjeruara. Gjėrat ndryshuan kur raportuan dy tė arratisur nga kampi: forcat aleate filluan tė lidhen me tė vėrtetat e Aushvicit nė mesin e vitit 1944.

Pas kėrkesės sė njė rabini sllovak, nė maj tė vitit 1944, u ndėrmor njė fushatė pėr tė bindur forcat aleate qė tė bombardonin Aushvicin apo linjėn hekurudhore qė tė ēonte atje. Ēėrēilli urdhėroi qė tė pėrgatitej njė plan i tillė, por sqaroi se bombardimi i kampit do tė vriste tė burgosurit, ndėrsa bombardimi i linjės hekurudhore ishte i pamundur.

Nė vitin 1943, brenda nė kamp u organizua njė grup me qėllimin qė tė nxirrte jashtė kampit sa mė shumė informacione mbi ato qė ndodhnin aty. Ata groposėn tė dhėna tė ndryshme, me qėllim qė njė ditė tė zbulohej e vėrteta.

Primo Levit, shoku i tij i burgut i kishte thėnė:

... kampi ėshtė njė makinė e madhe e cila do qė na shndėrrojė nė kafshė, por ne nuk duhet tė bėhemi kafshė; ai qė do tė mbijetojė, duhet tė tregojė gjithēka, tė japė dėshmi; qė tė mbijetojmė, duhet, sė paku, tė ruajmė skeletin, konturet e dukshme tė civilizimit”.

 

5.
Pas rėnies sė Murit tė Berlinit

Para rėnies sė murit tė Berlinit, muzeu shquhej pėr lavdinė qė i thurte Ushtrisė sė Kuqe. Deri nė atė kohė pllaka memoriale e vendosur nga sovjetikėt, por e mbėshtetur edhe nga autoritetet polake, fliste pėr 4,000,000 tė vdekur, por hulumtimet e mė vona flasin pėr 1,100,000 tė vdekur, 90% e tė cilėve hebrenj. Pėrveē tė tjerash, tashti muzeu polak e shikon paktin gjermano-sovjetik tė mossulmimit si shitje qė i bėri Stalini Polonisė.

Numri i saktė i viktimave ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet me saktėsi, sepse para ikjes sė tyre, gjermanėt shkatėrruan shumė dėshmi: vetėm dėshmitė nė gjyqin e Nurembergut pėrpiqen tė bėjnė diēka nė kėtė drejtim. Rudolf Hoess, komandant i burgut nga viti 1940 deri nė vitin 1943, tha se dy milion e gjysmė hebrenj qenė vrarė nė dhomat e gazit, ndėrsa gjysmė milioni kishin pasur vdekje natyrale. Libri i tė Vdekurve nė Aushvic, i zbuluar nė arkivat sovjetike, flet vetėm pėr atė qė ėshtė regjistruar.

Nė vitin 1996, Gjermania e bėri 27 janarin, ditėn e ēlirimit tė Aushvicit, ditė zyrtare pėr pėrkujtimin e viktimave tė Nacional Socializmit.

Mė 2005, Parlamenti Evropian e kujtoi pėrvjetorin e ēlirimit tė kampit me njė minutė heshtje dhe me kėtė rezolutė:

27 Janari i vitit 2005, pėrvjetori i gjashtėdhjetė i ēlirimit tė kampit tė vdekjes Aushvic-Birkenau, ku u vranė mbi njė milion e gjysmė hebrenj, romė, polakė, rusė, si dhe tė burgosur tė vendeve tė tjera, nuk ėshtė vetėm njė rast i veēantė i evropianėve qė tė kujtojnė tmerrin e pafund dhe tragjedinė e holokaustit, por edhe pėr tė kujtuar rritjen e antisemitizmit nė Evropė dhe pėr tė hapur sytė ndaj rrezikut tė persekutimit tė njerėzve nė bazė tė racės, origjinės etnike, religjionit, klasifikimeve sociale dhe orientimeve politike apo seksuale.

 

6.
Kundėrshtitė

Mohuesit e holokaustit ndryshimin e numrit tė tė vdekurve nė pllakėn pėrkujtimore pėrpiqen ta pėrdorin pėr propagandėn e tyre. Pra, nėse historianėt nuk arrijnė ta ngulisin kėtė shifėr – thonė ata - si mund ta marrim holokaustin pėr tė besueshėm?

Libri i tė Vdekurve tė Aushvicit ėshtė pėrdorur nga mohuesit pėr tė njėjtin qėllim; meqė ky burim i veēantė pėrmbledh njė listė tė hollėsishme tė emrave tė viktimave, mohuesit kanė ardhur nė pėrfundimin se ajo ėshtė bindėse, megjithėse kjo rrėzon dėshmitė dhe zbulimet e historianėve tė nderuar tė holokaustit. Megjithatė, shumė dėshmitarė thonė se SS-ėt ishin skrupulozė nė regjistrimin e emrave dhe numrit tė tė aftėve pėr punė. Mirėpo, ata qė shkonin drejt e nė dhomat e gazit, nuk janė shėnuar.

Kohėt e fundit, media dhe Ministria e Jashtme e Polonisė kanė pasur kundėrshtime pėr pėrdorimin e shprehjes Kampi polak i vdekjes, kur flitet pėr Aushvicin, sepse iu dukej se fraza transmetonte gabimisht se polakėt (mė fort se sa gjermanėt) e ngritėn holokaustin. Me 1 prill 2006, zėdhėnėsi i qeverisė polake tha se i qe kėrkuar UNESCO-s qė ta ndryshonte emėrimin Kampi i pėrqendrimit tė Aushvicit nė Ish-kampi gjermano-nazist i pėrqendrimit Aushvic-Birkenau pėr tė theksuar se kampin e ngritėn nazistėt gjermanė e jo polakėt. Mė 12 korrik 2006, UNESCO pranoi tė bėheshin konsultime tė mėtejshme. Mė 28 qershor u shpall se emri i ri qe “Aushvic-Birkenau, Kampi gjermano-nazist i pėrqendrimit dhe i shfarosjes”.

Dy regjisorėve polakė u ėshtė dhėnė leje pėr tė xhiruar filmat respektivė nė Aushvic. Njėkohėsisht, disa miniseri televizive kanė xhiruar skena holokausti. Mirėpo, kjo leje iu mohua tė famshmit Stiven Spilberg pėr xhirimet e filmit tė tij Lista e Shindlerit. Pėr skenėn e arritjes sė trenit me gratė ėshtė “sajuar” njė kamp jashtė harkut tė Portės sė Vdekjes.

Nė shkurt tė vitit 2006, Polonia u mohoi vizat hyrėse disa studiuesve iranianė, tė cilėt kishin planifikuar tė vizitonin Aushvicin. Ministri i Jashtėm polak tha se do ta pengonte Iranin pėr gjurmimin e shkallės sė holokaustit, tė cilin presidenti iranian Ahmadinexhad e kishte cilėsuar si fals.

Nė Poloni propaganda kundėrshtuese ndaj holokaustit dėnohet me tre vjet e lart.

 

















 

 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >