PDF Print E-mail
Saturday, 17 January 2015




Terrorizmi beson ne fe, por feja s'beson tek terrorizmi

 

Klodian Kojashi

Me duket gabim i madh me mendue se aktet terroriste ne France e Nigeri s'kane asnje lidhje me islamin. Po aq gabim sa mendimi se islami sjell dhunen. Jane te dyja, menyra per me iu shmang pergjegjesise se mendimit, kerkimit, deshires me pa e me kuptue ma shume. Personat qe kryejne aktet terroriste shpesh mundohen me perfaqesue disa parime te fese se tyne, ata shpesh bajne nje jete prej besimtari te mirfillte, luten rregullisht, njohin shkrimet, konsultohen nga afer me drejtues te fese, pra me thane se s'kane lidhje me fene asht absurde. Do ishte njesoj si me thane se Lufta e Dyte Botnore s'ka lidhje me Gjermanine. Nga ana tjeter, asht varferi e madhe me mendue se gjermanet jane popull kriminelash, mirpo historia e tregon se ne nje moment te caktuem, ne krye te shoqerise jane vendos njerez me ide te dhunshme, te cilet kane shtyp ata qe flisnin e mendonin per paqen, kane shtyp cdo mendim ndryshe dhe kane ushtrue dominimin e tyne. Mund te imagjinojme nje spital. Askush s'mund te thote se spitali asht vend i dhunes, aty shpetohen jete, ka perkujdesje te madhe. Mirpo imagjinojme qe ka nje roje qe te qellon me shpute sa here e pyet mbi oraret, ka infermiere qe te shpojne me gjilpera ne vend qe me ofrue nje sherbim, ka nje drejtor qe perdor sallat e operacionit me ba eksprimente me trupat e njerezve. Do ishte gabim me thane se keto njerez s'kane lidhje me spitalin, do ishte po aq gabim me mendu se spitalet duhen mbylle. Mjafton me pase kurajon e me gjete menyrat qe spitali te drejtohet nga njerez te drejte e qe mendjet e dhunshme te jene sa me jashte tij. E njejta gja, ndodh edhe me besimet fetare, kur i konsiderojme si bashkesi besimtaresh, jo si shfaqje hyjnore. Pasi, feja asht nje pervoje njerezore e perditshme, dogmat shkriftohen e shnderrohen ne botkuptime e pastaj ne sjellje. Edhe brenda Kishes Katolike ka nje debat te forte e shpesh te ashper ne lidhje me sfidat e reja etike dhe morale. Martesat gay, aborti, marredhanie me pasurine etj, perbejne nje beteje qe ka nise e qe ka me zgjate per shume vite. Ajo ēka po due me thane asht se sot bota, e gjitha, ka hy ne nje proces te pakthyeshem ndryshimesh te shpejta dhe do gjigande te medhenj e te ngurte si shteti apo feja sot s'jane ma aq te patundun. Kane krijue plasaritje ne format e tyne shekullore. Brenda ketyne plasaritjeve rriten e zhvillohen pervoja te ndryshme, nga te cilat, disa mund edhe te jene te dhunshme. Mirpo, nuk jane dicka jashte trupit te shoqerise apo jashte komunitetit fetar, ato rriten e zhvillohen brenda ketij trupi e do ishte e gabueme tendenca mos me i pa, mos me i konsiderue aspak. Njesoj si nje i semure qe thote se tumori qe ka s'asht pjese e trupit te tij. Personalisht, islamin e kam njofte permes njerezve qe me kane shoqerue ne jeten teme, ne familje, pune e shoqeri, e nuk kam gjete asnjihere dicka te dhunshme, perkundrazi, nje toke e madhe e frytshme ku paqe, mirsjellje e bashkejetese mund te mbillet e te lulezojne. Rasti i Shqiperise nuk asht aq siperfaqesor sa e konsiderojne disa. Komunitetet kane dite me u drejtue, organizue dhe me u dominue ne jeten brenda tyne nga njerez me aftesine e dialogut, qe kane mbajte hapun dhe kane perkrahe me force e me sakrifice vleren e paqes e bashkejeteses, aspekte te cilat kam pase rastin me i njofte nga afer gjate 4-5 viteve pune si kordinator ne Fshatin e Paqes ne Shkoder. Nuk ka nje konfrontim mes civilizimeve, nuk asht islami rreziku i Europes, por mendoj se vete islami rrezikohet nga grupet e dhunes dhe po perjeton brenda vetes betejen klasike mes besimtareve te ndergjegjeshem per nje bote ne paqe e ne respekt te jetes dhe nje grupi, qe per fat asht i vogel, qe e mendon besimin si arme dominimi pa kushte. Asht pergjegjesi e detyre e komuniteteve te besimtareve dhe drejtuesve te tyne me lane menjane ishujt e dhunes qe kerkojne me force me perfaqesue nje Zot qe nuk deshiron me u perfaqesu prej tyne. Kjo ka me kene nje beteje e veshtire e pasojat kane me u ndi edhe neper Europe, sepse nuk ka nje izolant qe rrethon kulturat, s’ka pase as dikur ne kohen e mureve e s’ka si me pase sot. Fundja, sfida mbetet klasike, mendimi i lire dhe i paqte ndaj mendimit te dhunes dhe racizmit, brenda fese, brenda komuniteteve, brenda shteteve, shpesh edhe brenda familjeve. Bishat i kena brenda mendjes tone, thote Gaber.





 

 
< Prev   Next >