PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Thursday, 08 January 2015



NĖ KUJTIM TĖ  ATJON ZHITIT

 

                                             

KUMTET E ATJONIT

 

 

Eugjen Merlika

 

 

“Kur fati na ka hequr njė shok, nuk ka ilaē mė tė mirė se sa mundėsia pėr tė shijuar kujtesėn e tij e pėr tė rizbuluar atė qė ėshtė thėnė mprehtėsisht, apo trajtuar urtėsisht prej tij.”

Nikollė  Makiaveli

 

Kanė kaluar vetėm pak ditė nga ai mėngjez ogurzi i 20 dhjetorit 2014, kur bota shqiptare u trondit nga njė lajm i kobshėm, i papritur dhe rrėnqethės deri nė kufijtė e tė pabesueshmes, njė lajm i pėrhapur me shpejtėsinė marramendėse tė mjeteve bashkėkohore tė informimit : Atjon Zhiti, djali i vetėm 19-vjeēar i poetit e shkrimtarit, ndėr mė tė njohurit e tė respektuarit e saj, Visar Zhiti, u nda nga jeta. Gjėma e familjes Zhiti ishte nė vetvete njė tragjedi me pėrmasa tė jashtzakonėshme, qė kushtėzoi humorin e festave tė fund vitit pėr shumė shqiptarė nė tė gjithė globin, tė cilėt shprehėn hidhėrimin e afėrsinė shpirtėrore me familjen e tė ndjerit nė forma tė ndryshme. Kjo pjesėmarrje e opinionit publik, nė mėnyrė kaq tė ndieshme, nė tragjedinė e njėrės prej familjeve mė pėrfaqėsuese tė shoqėrisė shqiptare, dėshmoi njė vlerė tė trashėguar tė tij qė, fatmirėsisht, mbetet ende e pranishme. Ajo shprehu, sė pari, keqardhjen dhe dhimbjen e thellė pėr ndėrprerjen e njė jete Djaloshi, ende tė njomė, qė mbyllte rrethin e saj, mizorisht, nė njė aksident me motorr, kėtė vrasės bashkėkohor tė dhjetra mijra tė rinjsh nė tė gjithė botėn. Sė dyti shprehu solidaritetin kundrejt prindėrve tė dėrmuar nga pesha e stėrmadhe e humbjes, pėr tė cilėt jeta tjetėrsohet e largohet nga rrjedha e zakonshme, zbrazet nga kuptimi i saj normal, duke i u afruar njė gjėndjeje dėshpėrimi tė tillė qė gjen shprehjen e tij mė tė pėrshtatėshme nė vargjet monumentale tė Ēajupit. 

“Tani rroj pa shpresė, ndaj s’dua tė rroj 

Se dhe Perėndinė tani s’e besoj.”

Atjon Zhiti ndėrroi jetė shumė shpejt, nė njė moshė qė vetėm ndonjė gjeni i parakohshėm mund tė lerė vulėn e tij nė jetėn e shoqėrisė apo tė Vendit ku jeton. Studenti i filozofisė nė Universitetin Katolik tė Milanos e kishte nisur atė rrugė dhe, nėpėrmjet dy shkrimeve tė botuara nė tė pėrditėshmen MAPO nė shkurt dhe maj 2014, e tė njė tė treti, tė vėnė nė internet nga Balkan Web nė ditėt e fundit, kishte ravijėzuar portretin e tij nė fushėn e publiēistikės. Ai mund tė ketė patur edhe shkrime tė tjera, tė cilėt nuk i njoh, por pėr mendimin tim modest, edhe  kėta tre shkrime mjaftojnė pėr tė dhėnė profilin e njė publiēisti filozof, qė ka pak ose aspak tė ngjajshėm nė gazetarinė shqiptare.

Vlerat e vėrteta nė fushėn sociologjike apo letrare, nuk maten detyrimisht vetėm me vėllimin e prodhimit. Kritika botėrore ėshtė e njė mėndjeje nė vlerėsimin e poetit Edgar Allan Poe qė, simbas saj, do tė kishte patur vendin e tij nė letėrsinė e madhe, edhe sikur tė kishte shkruar vetėm poezitė “Korbi” dhe “Annabel Lee”. Tre shkrimet e Atjon Zhitit, pėrkatėsisht : “A jemi gati pėr atė qė duam?”, “Bota nuk ėshtė e rrumbullakėt pėr tė gjithė, varet nga drejtėsia dhe Shteti.....”, “Kur u shpik 1+1, mizoria qė lulėzon nga dobėsia”, janė artikuj qė do tė kishin nderuar edhe publiēistė tė shquar, madje edhe me dhjetra vjet veprimtari. Janė modele tė mendimit bashkėkohor mbi filozofinė e politikės dhe kanė njė kostante qė i pėrshkon e mbetet pėrherė e pranishme : ėshtė shqetėsimi pėr realitetin shqiptar, pėr anėt e tij t’errta, pėr sėmundjet e tij kronike, pėr rrugėn nė tė cilėn ecėn shoqėria dhe institucionet e saj. Analiza e Djaloshit filozof ėshtė sa e thellė aq edhe e gjėrė. Ajo merr jetė nga njė vėzhgim i mprehtė dhe i imtė i sė vėrtetės jetėsore, mbi tė cilėn pėrsiatja vepron katėrcipėrisht me thikėn e kirurgut, duke operuar mbi njė trup qė ka tė meta tė lindjes, por mė shumė tė edukimit, tė cilat Autori i ri  i vendos mirė nė kohė e qė pėrkojnė me 70 vitet e fundit tė historisė shqiptare.


 

Shkrimi i parė ėshtė tfillimi i njė pyetjeje qė djaloshi i drejton sė pari vetes e, mė pas, edhe mjedisit tė ngushtė e mė pak tė ngushtė tė bashkatdhetarėve tė tij : “ A ėshtė vėrtetė vendi i im i gatshėm pėr atė ēka aspiron dhe, a e ka kokėn midis shpatullave tė veta, tė cilat duhet tė mbajnė peshėn e pėrgjegjėsisė sė ambicjes dhe tė veprimit tė duhur, apo e ka zhytur mes reve nė njė qiell ėndrrash?”. Pyetja vjen si  pėrfundim i njė arsyetimi 360° mbi Shqipėrinė dhe botėn nė tė cilėn ajo hedh hapat e saj. Autori ka lindur mė 1995, nė periudhėn e pas komunizmit, ėshtė pėrfaqėsues i njė brezi qė nuk njeh “mėkatin origjinal”, i cili vazhdon tė ndikojė dukshėm atė shoqėri, tė cilėn Ai e kėrkon mė tė zhdėrvjelltė, mė tė urtė, mė tė moralshme, mė tė shėndoshė. Komunizmin Ai e njeh si dukuri shoqėrore mė shumė nga librat e ēmuara tė babait tė tij se sa nga “kujtimet e veteranėvet”, apo nga “veprat” e historishkruesve tė tij. Ai nuk merret me tė si dukuri historike apo shoqėrore, e quan tė kaluar, e hedh mbas krahėve e shikon pėrpara. Por perspektiva e njė Vendi, qė ecėn si kėrmilli nė njė botė qė vrapon, e bėn tė kthehet mbrapa nė kujtesėn historike, nė rrėnjėt, nė kohė tė lashta kur, nė kėtė truall lulėzonte njė kulturė e ardhur nėpėrmjet fuqisė sė armėve dhe fatalitetit historik, por qė kishte rezultatet e saj nė mėsimet qė jepte nė rrugėn e qytetėrimit. Qytetėrimi nuk ėshtė vetėm luftė pėr lirinė, ėshtė edhe pėrpjekje e vazhdueshme pėr tė ndėrtuar njė bashkėsi njerėzish qė tė mos jetė “pré e depredimeve tė barbarėve, pré e nepotizmit, pré e korrupsionit, pré e inkompetencės sė burokracisė dhe administratės, pré e njė demokracie fiktive, shpesh tė munguar.” Kjo ėshtė tablloja e shoqėrisė shqiptare sot, nė sytė e njė tė riu tė ndritur, qė ka ruajtur virgjėrinė intelektuale, si rrallė kush ndėr moshatarėt e tij, njė i ri qė ėshtė i vetėdijshėm pėr gjėndjen e atdheut, “njė rrethinė e errėt” nė “mega-qytetin” e dukurisė  sė globalizimit. Filozofi i ri e shikon me dhimbje kėtė tabllo e arrin nė pėrcaktimin e diagnozės sė njė gjendjeje, tė cilėn mendon t’a ndryshojė duke vėnė gishtin mbi plagėn mė tė majisur tė saj, korrupsionin. Me dhimbje vė ré se mungon “kujtesa kolektive”, qė duhej tė na bėnte tė nxirrnim mėsimet e duhura nga e shkuara jonė, pėr tė mos i pėrsėritur gabimet e saj sot e, aq mė tepėr nesėr. Shqetėsimi pėr kėtė gjėndje merr pėrmasa sarkastike, kur Autori, nė kontekstin e njė bote ku nuk mungojnė shembujt e luftės kundėr korrupsionit, vėren se nė Vendin e tij “mėkatarėt gjithashtu janė tepėr naivė pėr tė ditur se ē’bėnin e ē’bėjnė e jo mė pėr tė pranuar fajet e tyre.”. Mė shumė idhtar i filozofisė klasike e i parimeve tolstojane pėr ndryshimin e shoqėrisė, se sa i “gijotinės”, Atjon Zhiti arrin nė pėrfundimin se “Duhet tė ndėrgjegjėsohemi e sė bashku tė bėjmė njė kryengritje morale tė vazhdimtė.” Ėshtė  shprehje e njė strategjie tė qartė, nė tė cilėn tejduket roli i drejtuesit nė njė rrugė qė ėshtė pothuaj e pashkelur, nė pėrvojėn tonė si komb. A do tė kishte patur fuqinė dhe pėrkrahjen pėr t’i a dalė nė krye me sukses ? Mosbesimi bėhet i detyruar....

Shkrimi i dytė ėshtė njė traktat i shkurtėr mbi koncepte tė njohura si ligji dhe e drejta, si shteti, origjina dhe institucionet e tij, shoqėria dhe politika qė prodhon ajo, raportet nė format e ndryshme tė organizimit e tė mbarėshtimit tė marredhėnieve shoqėrore e tė mėnyrave tė ndryshme tė qeverimit. Duke anashkaluar pjesėn teorike tė shpalosjes sė koncepteve, hasim edhe nė kėtė shkrim konstatime, qė nuk janė gjetje tė fshehtash misterioze, por fotografime tė pėrpikta tė njė realiteti prej njė idealisti qė ruan me ngulm opinionet e tij, duke mos pranuar asnjė kompromis pėr hir tė rrethanave apo “llogarive” tė s’ardhmes. Pėr Tė Shqipėria politike, njė Vend ku “ligji e ligjshmėria nė kėtė tokė paradoksesh..... janė tė kundėrt e pėrplasen”, “ku tė gjithė ne kemi mundėsi tė barabarta tė pėrshtatim ligjin sipas njohjeve e mundėsive tona” , ku qytetari, edhe kalimtar, mbetet i “vrerosur ndaj mahnitjes karshi shėmtisė, shėmtisė jo vetėm konkrete”, me standartet e saj anadollake e komuniste, mbetet e papranueshme, duke paraqitur simptoma tė rrezikėshme qė kėrkojnė njė ndėrhyrje tė shpejtė.

“Pa dyshim njė Shtet i tillė meriton njė lloj asgjėsimi dhe ēdo element i tij pėrbėrės, pra qeveria, opozita, shtetarėt, shtetasit (prej indiferentizmit), institucionet”. Nuk kursen askėnd Djaloshi filozof e, para njė palėvizshmėrie alarmuese tė shoqėrisė, qė ėshtė gangrenizuar nė format e projektet fillestare tė ndryshimit tė regjimit, nė krijimin e njė polarizimi pasuror ku pushteti ėshtė kthyer nė njė oligarki, ku pasuria e paligjėshme ka pushtuar institucionet dhe rrezikon demokracinė, duke vėnė nė pikėpyetje moralin dhe vlerat e trashėguara, Ai thėrret nė ndihmė “revolucionin jo tė dhunshėm” tė Sokratit tė lashtė, por pėrfundon duke nxjerrė nė pah njė fragment tė Faik Konicės, mbas njė gjykimi tepėr lartėsues e subjektiv pėr tė. Fragmenti ėshtė njė seri pyetjesh nė lidhje me rolin e tė rinjve nė ndryshimet shoqėrore tė Shqipėrisė. Mbetet problemi i pėrjetshėm, ai i shpresės tek tė rinjtė, tek vrulli i tyre, tek pastėrtia e idealeve, tek gatishmėria pėr tė luftuar nė sendėrtimin e tyre, tek horizonti i hapur dhe mos pajtimi me “kėnetėn”, ujin e palėvizshėm. Autori ėshtė i bindur se duhet tė jetė brezi i tij qė duhet tė kėrkojė me forcė ndryshimet, larg demagogjisė e premtimeve tė pambajtura tė baballarėve tė tyre, “studentėve tė dhjetorit”, qė ēdo vit pėrkujtojnė, pa patur kurajėn asnjėherė tė bėjnė “mea culpa”, pėr gjėndjen e cila revolton Atjonin, e pėr tė cilėn kanė dhe ata njė pjesė pėrgjegjėsie....

Shkrimi i tretė “Kur u shpik 1+1, mizoria qė lulėzon nga dobėsia” me shumė dhimbje mund tė quhet “testamenti” i Djaloshit Zhiti. Ėshtė njė “lectio magistralis” mbi gjėndjen e Shqipėrisė e plagėt mė tė thella tė shoqėrisė sė saj, qė kanė nė qendėr tė tyre njė term qė pėrdoret, pa kursim, edhe nė shkrimet e tjera : korrupsioni. Ėshtė kjo sėmundja qė kėrcėnon t’ardhmen e Shqipėrisė, qė e mban atė jashtė proēeseve pėrbashkuese tė kontinentit, qė ēorodit funksionimin e institucioneve, duke filluar nga ata tė Drejtėsisė, qė krijon mosbesim nė Shtetin, brėnda e jashtė tij, qė mbjell pasiguri e skeptiēizėm tek ata, si Atjoni, qė e shohin t’ardhmen e tyre tė lidhur me atė tė Atdheut. Pyetjet vazhdojnė edhe nė kėtė shkrim, ėshtė njė bashkėbisedim i hapur e i sinqertė i Djaloshit me Vendin e tij, nė tė cilin Ai i ve njė pasqyrė para syve Atdheut. Autori sulet me tėrbim kundėr njė rendi gjėrash, nė tė cilin “seleksionohen tė korruptuarit dhe diskriminohen tė ndershmit”, ku rrezikohet kataklizma e shoqėrisė, mbasi “Kur politika nuk  dallohet mė nga rruga, pasoja e menjėherėshme dhe e pashmangėshme ėshtė njė mynxyrė”. Pėr tė shmangur kėtė rrezik “Urgjentisht duhet katalizatori i njė reforme intelektuale e morale”. Ai sheh nė njė prirje pėrtrirėse tė klasės politike, qė duhet tė ketė burrėrinė tė njohė mangėsitė e gabimet e saj “njė rreze drite qė na lejon tė dalim nga terri i shpellės sė injorancės tonė”. Djaloshi iluminist, qė kalon nė sitėn e parimeve tė gjithė spektrin e njohur tė shoqėrisė, vėren me keqardhje se “populli” ose “shoqėria” i qėndron larg, si kundrejt njė murtaje politikanit vizionar dhe ideologut idealist”. Shkrimi nė mbyllje pasqyron kėtė zhgėnjim, sepse ai sheh se ata qė mbajnė ”monopolin” e sė vėrtetės, qė drejtojnė politikėn janė bartės e propagandues tė “pseudo tė vėrtetave e pseudo vlerave” dhe shton : “Shėmbujt i kemi vazhdimisht pėrpara, prej shtatėdhjetė vitesh. Fasada ėshtė e bukur, plot shpresė, rrėnjėt janė tė njėjtat, tė kalburat....”

Kėta ishin disa nga kumtet qė na la Djaloshi filozof, Atjon Zhiti, qė dėshmojnė pėrmasat e personalitetit, tė karakterit e tė intelektit tė tij, ai i njė pararendėsi tė iluminizmit shqiptar, nėse do tė vijė ndonjėherė.....

20 dhjetori 2014 qe njė ditė e zezė jo vetėm pėr familjen Zhiti, sė cilės i shoi dritėn e syrit, por edhe pėr Shqipėrinė, qė pėsoi humbjen e njėrit prej bijve tė saj mė tė vlefshėm, njė pionieri tė palodhshėm tė pėrparimit, njė shprese, njė rreze drite, qė ndoshta do tė kishte qėnė njė nga pishtarėt ndriēues tė s’ardhmes sė saj. “Vdes i ri ai qė pėr qiellin ėshtė i shtrenjtė” shkruante 2200 vjet mė parė Menandri, athinasi i madh i komedise.

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i ėmbėl i Atjon Zhitit, sė bashku me idetė qė lėvrinin nė mėndjen e Tij e qė i shėrbenin gjithmonė tė njėjtit synim : lartėsimit shpirtėror, kulturor dhe moral tė shqiptarėve e tė Shtetit tė tyre e institucioneve tė tij, tė njė bote tė vogėl, me tė cilėn Ai ishte i lidhur nė njė dashuri tė sinqertė qė ushqente pėr tė.




 

Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >