PDF Print E-mail
Written by jozef martini   
Tuesday, 30 December 2014






NJĖ  FOTOGRAFI  E  RRALLĖ  E  DE  RADĖS

 

 

Qerim Vrioni

 

Kjo fotografi e veēantė me shėnimin “J. De Rada me fshatarė arbėreshė“, tė shkruar me dorė nga prof.Dhimitėr Shuteriqi nė paspartimin prej kartoni, ndoshta ka shėrbyer si burim kryesor i imazhit tė De Radės, poetit tė madh tė Rilindjes Kombėtare, pėr portrete nė pikturė dhe skulpturė. Fotoja ėshtė pjesė e arkivit tė madh fotografik tė mbledhur nga prof.Shuteriqi, i cili ndėr tė tjera, njihte mirė mjaft fotografė shqiptarė tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Kėtė e ka mėsuar autori i kėtyre rreshtave nga njė bisedė e gjatė qė ka pasur me profesorin erudit nė vitin 2002.

Foton, pėr tė cilėn po shkruajmė, na e mundėsoi me fisnikėri tė veēantė (edhe pse nė kushte jo shumė tė mira shėndetėsore), z.Mynever Shuteriqi, Zonja e Profesorit. Sipas z.Mynever, fotoja ėshtė gjetur nė Kalabri (Itali) nė vitet ’30 nga Simon Shuteriqi, studiues dhe pjesėmarrės nė Kongresin e Alfabetit tė Manastrit (1911), i ati i profesor Dhimitrit. Po ashtu, Zonja e nderuar shtoi se De Rada ka qėnė autor shumė i pėlqyer pėr tė shoqin dhe se ai, ėshtė marrė mjaft nė studimet e tij me Arbėreshin e Madh .

Nė fotografi paraqitet Jeronim De Rada, autori i poemės sė njohur, “Milosao”, midis fshatarėve arbėreshė. Emri i tij ėshtė i shkruar edhe drejtėpėrdrejtė nė foto me dorė nga ndonjė pronar i hershėm arbėresh i saj. Ndoshta poeti ishte nė rrugėtim e sipėr, kur ka takuar bashkėkombasit e tij, tė cilėt mbase e kanė ftuar tė fotografohet me ata, dhe ai e ka pranuar me kėnaqėsi kėrkesėn e tyre. Nga fotoja duket qė poeti qėndron i qetė para  aparatit duke u mbėshtetur te njė shkop i gjatė (qė e ndihmonte nė ecje) dhe me kapelen nė dorėn e majtė, ndėrsa nga supi i tij i djathtė i varet njė ēantė e madhe (ndoshta me libra). Dy fshatarėt pėranash poetit janė fotografuar kokėzbuluar, ai majtas,  kapelen e hequr  e mban poshtė me dorėn e majtė, ndėrsa i djathti ėshtė pėrngrirė duke e hequr atė (ėshtė vonuar ai, ose shpejtuar fotografi). Ndoshta heqja e kapeles ishte shenjė tradicionale respekti e krahinės dhe kohės ndaj fotografimit… ndoshta. Poeti mban rreth qafės edhe njė kravatė modeste, e cila krijon njė farė diference statusi ndėrmjet tij dhe tė tjerėve, ndonėse njihen mirė marrėdhėniet e ngrohta tė tij me bashkėatdhetarėt arbėreshė, pavarėsisht rangut shoqėror dhe ekonomik.  Fotografia ėshtė realizuar para njė ndėrtese nė murin e sė cilės duket njė pjesė e njė dritareje tė vogėl rrethore. Gjithashtu, mesa dijmė, botimi kėtu, pėrbėn paraqitjen e parė tė kėsaj fotografie nė shtypin shqiptar.

Fotografia ka mbėrritur nė ditėt tona me pėrmasa relativisht tė vogla, pa emrin e autorit, pa pėrcaktimin e vendit tė fotografimit dhe pa shėnuar as vitin e shkrepjes, por kėto ulin fare pak vlerat e kėsaj fotografie tė rrallė dokumentare, ndoshta si imazhi mė i vėrtetė i Poetit tė madh tė Rilindjes qė paraqitet tani, nė mbyllje tė vitit 2014, Vitit tė Madh tė De Radės.  





Comments
Add New Search
+/-
Write comment
Name:
Email:
 
Website:
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.23 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >