PDF Print E-mail
Wednesday, 10 December 2014

 




 

Lojė e ndyet me tituj e medalje!

 

 

Jozef Martini

 

Ministria e Mbrojtjes sė Shqipnisė deklaroi se dha mbi 1000 Medalje Mirėnjohjeje pėr pjesmarrėsit nė Luftėn e Dytė Botnore nė kuadrin e 70-vjetorit tė atij “qė u quajt ēlirimi i atdheut” po tė pėrdorim fjalėt e kryeministrit (“hordhitė antinjerėzore dhe antifetare qė prodhoi ai qė u quajt ēlirimi i atdheut”, nė inaugurimin e Bunkartit)

Nga simbolet, medalja asht hija e gjatė e propagandės gėnjeshtare te PK/PPSH pėr Luftėn e Dytė Botnore. Paraqet nji detaj te Monumentit “Nanė Shqipėri” tė vorrezave tė dėshmorėve nė Tiranė, dorėn me dafinat e fitores e yllin me pesė cepa tė pėrdorun si simbol i komunizmit. Ka me thanė ndokush se ylli asht simbol i pėrdorun para komunizmit, si dhe jashtė komunizmit. Asht e vėrtetė, ashtu siē asht e vėrtetė se edhe kryqi i thyem nazist asht nji simbol i pėrdorun e krijuem shumė para nazizmit e krejt pėr tjetėr qėllim, por pėrdorimi nė kuadrin e dhunės ēnjerėzore i ban tė papranueshėm kėto simbole pėr bashkėkohėsit apo pėr nji rajon tė caktuem tė Globit ku kjo dhunė asht ushtrue, aq ma shumė kur plagėt rrjedhin ende gjak. Me e pėrdorė kryqin e thyem nė Nepal s’asht e njajta gja si nė Izrael a Gjermani, siē nuk asht e njajta gja me e pėrdorė yllin e kuq me pesė cepa ne USA apo nė Shqipni. “Nuk flitet pėr litar nė shtėpinė e tė varunit”. Viti i inaugurimit tė monumentit (1971; me autor Rama, Dhrami, Hadėri) s’len aspak hapsinė dyshimit. Si nė rastin e mozaikut nė ballė tė Muzeut nė qendėr tė Tiranės, kena pa asnji diskutim shtremnimin propagandistik tė historisė. Ylli me pesė cepa asht shprehje e arrogancės qė s’lejon nji vizion tė pėrbashkėt tė historisė. Simbolet e medaljes i vėnė edhe nji herė vulėn rrenės pėr Luftėn Nacionalēlirimtare dhe monopolizimit tė saj prej komunistave. Nė fakt, po tė shihen dekretet pėr dhanien e titullit "Dėshmor tė Luftės" kena me vue oroe se janė tė gjithė (me pėrjashtime tė papėrfillėshme numerikisht, si ai i vjetės 2000 pėr tė humbunit nė Prishtinė) dekrete tė vjetėve tė komunizmit e si tė tillė ka mungesė totale tė vlerėsimit tė tė ramėve prej krahut nacionalist. Po kėshtu, lista e veteranėve. Do mjaftonte me pa vetėm rastin qė janė me titullin dėshmor tė ramė nė 1945 (nė listėn 1939-1944!) nė malėsi tė Veriut kur me kohė s’kishte asnji kambė pushtuesit. Se kundėr kuj i kishin drejtue pushkėt e ēfarė urdhnash kriminalė po zbatojshin merret vesht fort kollaj. Qė janė ato nė listėn e dėshmorėve e jo Prenk Cali e dishmon fort mirė sa e papėrgjegjėshme dhe e pasaktė vazhdon me qenė kujtesa jonė.


 

Ēuditėrisht, opinioni u befasue kur Vito Kapo falendėroi publikisht qeverinė pėr medaljen tue prishė fshehtėsinė e dhanjes e tue nxjerrė nė dritė nji lojė tė panderėshme nė dy tavolina. U revoltuen mjaft njerėz qe ishte nderue nji prej figurave kryesore tė diktarurės. Por e keqja ma e madhe pėr nji qeveri asht tinėzia me tė cilėn asht ba ky nderim. Nė fakt, doli vetėm pse Kapo u deklarue publikisht, se prej atyne qė e akorduen medaljen s’kishte me u marrė vesht kurrė. Asht preokupuese ēka shkruhet nė shtyp: “Gazeta Shqiptare” i ka kėrkuar prej dy javėsh ministrisė sė Mbrojtjes vėnien nė dispozicion tė listės sė emrave por pėrgjigjia ka qenė “nuk e japim”. Kjo i shton edhe mė shumė dyshimet. Madje edhe pėr rastin e Vito Kapos ky dikaster refuzoi tė ishte transparent. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli si edhe Shefi i Pėrgjithshėm i ushtrisė, Jeronim Bazo refuzuan t’i pėrgjigjeshin pyetjes sė “GSH” nėse ishte dekoruar apo jo e veja e Hysni Kapos dhe pėr ēfarė meritash. I vetmi reagim ka qenė i zėdhėnėses sė Kodhelit. “Janė dhėnė medalje vetėm pėr veteranėt e kategorisė “A” dhe kategorisė sė Parė. Gjithēka ėshtė vendosur nga njė komision i cili ka bėrė shqyrtimin e detajuar tė personave qė duhet tė merrnin medalje. Listėn nuk e bėn ministri”, – thuhet nė reagimin pėr “GSH”, qė kuptohet qartė se ka patur pėr synim tė shmangė nga pėrgjegjėsia politike e kėtij akti, ministren Kodheli. Kėsisoj na u rekomandua qė personi qė mund t’i jepte pėrgjigje pyetjes pėr rastin e Vito Kapos, nuk ishte ministrja e Mbrojtjes por Drejtori i Pėrkujdesjes Sociale nė kėtė dikaster, Kujtim Kadzadej. “Nuk jam nė dijeni tė rastit, pyesni nė ministri”, – ka qenė pėrgjigjia e tij. Kėsaj “loje ping-pongu” i dha fund pohimi i ishanėtares sė Komitetit Qendror tė PPSH-sė: “Dua tė pėrgėzoj dhe njėherė qeverinė qė vendosi tė nderojė luftėn tonė por edhe mua personalisht pėr kontributin qė dhamė pėr Ēlirimin e atdheut”. (Gazeta Shqiptare, 06.12.2014)  

Si mundet nji Ministri me fshehė listat e mos me i ba publike?! Kuj ia fsheh? Popullit?! Si mund tė falet qė shqiptarėt s’kanė tė drejtė me u informue se kush nderohet nė emen e me shpenzimet e tyne?! A asht qeveria e delegueme prej popullit thjesht pėr administrim, apo asht padrone? Kush asht sovrani?  Kjo tė ban me dyshue se ne ato lista janė shumė tė tjerė e ndoshta edhe ma nalt ne kupolen kriminale tė PK/PPSH. Se me kėtė logjikė do ishte padrejtėsi me iu dhanė medalja Vito Kapos e jo p.sh. Nexhmije Hoxhės! Siē duket kanė shumė me fshehė e kjo asht shenja ma e zezė dhe e pafalėshme nė kėtė histori! Duhet me u kėrkue pa asnji mėdyshje lista e plotė se e ka pėr detyrė Ministria me e ba publike.




 

 

 
< Prev   Next >